Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 46
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë


    Engjujt nuk i sjelle koha por Zoti per kombin.Ata lindin çdo 50
    Vite!!!!!!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë





    Agim Çeku, nga gjenerali në “major”!


    “Po fillojmë sonte nga ky shesh betejën për fitoren e madhe të PDK-së, të Prishtinës dhe për Agim Çekun kryetar të Prishtinës.
    Ai ia ka bërë me dije se LDK-së se pas 3 nëntorit “flamuri i PDK-së do të valëvitet në kryeqytet”!

    12.09.2013 | 20:31
    Ish kryeministri dhe njëherësh ministër i FSK-së, Agim Çeku, ka pohuar se kandidimi i tij për kryetar të Komunës së Prishtinës nuk ka për qëllim karrierë politike, pasi që pretendon se grada e tij ushtarake pas 3 nëntorit do të ulet, “nga gjenerali në major”.
    Prandaj, ka siguruar kryeqytetasit se do të angazhohet vetëm për mirëqenien dhe zhvillimin normal të jetës së tyre.

    Bindjen për fitoren e 3 nëntorit, ish gjeneralit ia shton më shumë kryeministri Hashim Thaçi, pasi që deklaron se “me të njëjtin kanë fituar shumë beteja”, ndërsa shton se “Prishtina do të jetë fitorja e radhës”.

    Këto komente Agim Çeku i ka bërë të enjten mbrëma, në një takim që kishte me kandidatët e PDK-së për asamblenë komunale të Prishtinës. Ai ka falënderuar Thaçin për besimin e dhënë, duke shtuar se projekti i PDK-së është i duhuri për ta përmirësuar dhe ndryshuar gjendjen në kryeqytet.

    “Kur të bëhem kryetar i Prishtinës do të më quajnë major i Prishtinës. Kush e kupton mund ta dijë se grada e majorit është shumë më e ultë se grada e gjeneralit. Por, sidoqoftë edhe këtë sakrificë do ta bëjë për Prishtinën. Nuk është ky projekt i imi personal, është projekt i partisë më të madhe në vend, PDK-së, e pas angazhimeve historike që i ka bërë për vendin ka vendosur që të bëjë ndryshime edhe në Prishtinë”, ka pohuar ai, transmeton KP.

    Ai ia ka bërë me dije se LDK-së se pas 3 nëntorit “flamuri i PDK-së do të valëvitet në kryeqytet”!

    Thaçi nuk ka kursyer fjalë miradije për Agim Çekun. Ai e ka quajtur atë si personalitet me virtytet më të larta njerëzore, që tërë jetën, së bashku me familja e tij, i ka shërbyer vendit dhe qytetarëve të Kosovës. Prandaj, shpreson se kandidatura e tij do të jetë triumfuese edhe në Prishtinë.

    “Po fillojmë sonte nga ky shesh betejën për fitoren e madhe të PDK-së, të Prishtinës dhe për Agim Çekun kryetar të Prishtinës.

    Kryeministri Çeku dhe ministri aktual ka virtytet më të larta njerëzore, profesionale dhe kombëtare. PDK me mbështetje të shumë personaliteteve me ndikim në opinionin publik kosovar, i ka ofruar Prishtinës personalitetin që tejkalon kornizat partiake, kornizat e ngushta të fushëveprimit politik”, ka pohuar ai, duke shtuar se “Çeku do të ketë mbështetjen e plotë të qeverisë së Kosovës në realizimin e projektit të tij, për Prishtinën Evropiane”./standardi.info/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë

    Agim Çeku, porta evropiane e Prishtinës


    Agimi nuk është veç një eksperiment me kryeqytetin, por është një ofertë e vërtetë dhe serioze për Prishtinën dhe prishtinasit. Është një rast i ri dhe i mirë për ta bërë ndryshimin në kryeqytet. Është një portë dhe një dritare e vërtetë nga Prishtina evropiane

    Kandidimi i Agim Çekut nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës u përfol shumë dhe në mënyra të ndryshme. Por, duke e njohur nga afër personalitetin e tij dhe duke qenë, gjithashtu, një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të gjeneralit që u tregua po aq i suksesshëm edhe në politikë, mendoj se pakkush synoi elaborimin e duhur të kësaj kandidature. Janë të shumta argumentet që flasin se Agim Çeku është kandidati i duhur për udhëheqjen e kryeqytetit të Republikës së Kosovës.

    Me ministrin aktual të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku, pata bashkëpunuar ngushtë në shumë faza, si gjatë ashtu edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë. Që prej transformimit të UÇK-së në TMK e deri në bisedimet për dizajnimin e statusit final të Kosovë, energjia, vizioni dhe vendosmëria ishin karakteristikë e punës së tij prej lideri të vërtetë, në të gjitha këto procese, në të cilat ai pati rol parësor.

    Jo rastësisht, në luftë dhe në politikë, Agim Çeku është cilësuar si lideri i notës 10.

    Andaj, kandidimi i tij për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e 3 nëntorit përbën në vete një lajm, por edhe një mundësi të mirë për kryeqytetin, si dhe për vetë Partinë Demokratike të Kosovës, e cila në zgjedhjet e fundit lokale në vend, në garën për kryeqytetin kishte përjetuar “goditjen” më të madhe elektorale.

    Në të njëjtën kohë, kryeqyteti i Kosovës dhe qytetarët e tij kanë nevojë më shumë se kurrë për një “të fuqishëm” tjetër në krye të Komunës. Kanë nevojë, gjithashtu, për një vizion ndryshe dhe për një timonier që qytetin e parë të Kosovës do të dijë ta udhëheqë e ta përgatisë për rrjedhat e reja, pikërisht konform logjikës dhe modelit të funksionimit të kryeqyteteve të mëdha të Evropës.

    Pra, për Prishtinën, Agim Çeku është vërtet njeriu i Prishtinës evropiane.

    Jeta dhe përvoja e tij në qendrat e njohura të mëdha të Kroacisë, kultura dhe edukimi i tij nën frymën e një vendi që gjithmonë ishte ura apo porta midis Evropës dhe Ballkanit, e bëjnë po ashtu Çekun të duhurin e domosdoshëm për të qenë në krye të Prishtinës.

    Ndonëse është pjesë dhe i kandiduar i PDK-së, ai nuk i takon vetëm kësaj partie, por përfaqëson më shumë se kaq. Kultura e tij politike dhe e veprimtarisë, si tani ashtu edhe në të kaluarën, i kalojnë konturat e ngushta të përfaqësimit të vetëm një subjekti politik. Ai vërtet pati disa libreza partish, por këto nuk duhet parë dhe interpretuar ngushtë. Kjo rrugë e tij në politikë duhet parë më shumë si fleksibilitet dhe gjerësi e të menduarit të Agim Çekut, përballë ngjyrave dhe platformave politike të partive të Kosovës, të cilat edhe ashtu nuk dallojnë shumë njëra nga tjetra.

    Dhe në këtë dallueshmëri të vogël platformash, me një tubë kandidatësh e emrash për kryeqytetin, Agim Çeku natyrshëm që qëndron larg dhe mbi të gjithë.

    Agim Çeku, në të njëjtën kohë, përfaqëson edhe koloritin apo shumëngjyrshmërinë e njeriut që nuk paragjykoi sistemet. Ai ishte vetë pjesë e të gjitha sistemeve në të cilat, e pranuam ne ose jo, shqiptarët shënuan të arritura. Ai u takon edhe kohëve kur shqiptarët në ishJugosllavi, megjithatë, patën përjetuar ngritje në fushën e arsimimit dhe edukimit, në rritjen dhe formimin e kuadrove të shumta, qoftë intelektualë e akademikë, ashtu edhe të forcave ushtarake. Të gjithë këta më vonë u shfaqën për sublimimin dhe rrumbullakimin përfundimtar të asaj që u quajt kapitulli më i rëndësishëm e vendimtar i çlirimit të Kosovës nga Serbia, e më pas i ngritjes së shtetit sovran e të pavarur të Kosovës.

    Sot tingëllon banale të thuhet se Agim Çekut nuk i takon timoni i Prishtinës, vetëm pse ai nuk është i lindur e i rritur në Prishtinë. Ky është detaji më së paku i rëndësishëm për një kryetar të ardhshëm të kryeqytetit të Kosovës. Në asnjë mënyrë dhe asnjëherë Prishtina nuk duhet krahasuar me qendrat e tjera të Kosovës. Nëse Gjakovës i duhet në gjakovar, domosdo, ose Gjilanit një gjilanas, Prishtinës jo domosdo i duhet një i tillë. Ky element përbën vetëm njëpërqindëshin e një personaliteti apo figure të nevojshme për Prishtinën. Përvoja e s kaluarës, kultura, edukimi, vendosmëria, fuqia e profilit të tij, të dëshmuarit përgjatë CVsë së tij dhe vizioni i qartë proevropian - këto duhet t’i ketë oferta e ardhshme e kryeqytetit të Republikës së Kosovës.

    E të gjitha këto i ka Agim Çeku, mendoj unë.

    Pra Agimi nuk është veç një eksperiment me kryeqytetin, por është një ofertë e vërtetë dhe serioze për Prishtinën dhe prishtinasit. Është një rast i ri dhe i mirë për ta bërë ndryshimin në kryeqytet. Është një portë dhe një dritare e vërtetë nga Prishtina evropiane.

    (Autori është deputet në Parlamentin e Kosovës dhe ish-bashkëpunëtor i afërt i

    Agim Çekut)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë



    Agim Çeku: “Vizioni im për Prishtinën europiane bazohet në tri shtyllat kryesore të programit tonë për qeverisjen e Prishtinës: Shërbim, zhvillim dhe promovim!”
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë



    Jam prishtinali prej 99's, fushatën e nisi më 3 tetor


    24/09/2013 , 16:32

    Agim Çeku ka vendosur të mos e lë punën në Ministrinë e Forcës së Sigurisë dhe të kërkojë vota në Prishtinë, përderisa nuk nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 3 nëntorit.

    Kështu, kandidati i PDK’së për Kryetar të Kryeqytetit thotë se po e respekton ligjin, duke pritur ditën e fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet komunale.

    “Fushata ende s’ka filluar. Unë jam njeri i disiplinës dhe e respektoj ligjin. Fushata s’ka fillu. Nuk do të thotë se s’kam kontakte me njerëz, por ato s’janë mediale”, ka thënë Çeku për Gazetën Express, të martën.

    “Unë do të bëjë veprime politike atëherë kur të fillon fushata.Fushata fillon një muaj para zgjedhjeve dhe vetëm atëherë duhet të bëjmë fushatë. Tanimë jam duke punuar”, ka shtuar ai.

    Agim Çeku është nominuar për Kryetar të Prishtinës nga PDK në momentet e fundit, pasi ai asnjëherë më herët nuk ishte përmendur për një pozitë të tillë.

    Çeku është me prejardhje nga Qyshku i Pejës, ndërsa prej pasluftës shumicën e kohës ka jetuar në Prishtinë.

    Ai i ka quajtur të pabaza konstatimet se është shkelur ligji me kandidimin e tij në Prishtinë.

    “Ligji e thotë se kandidati për Kryetar duhet të jetoj së paku tri vjet në atë qytet. Unë kam jetuar shumë më shumë në Prishtinë. Nuk thotë në tri vitet e fundit, por thotë vetëm tri vjet. Unë prej vitit 1999 jetoj në Prishtinë dhe kam votuar në Prishtinë”, ka thënë Çeku.

    Ish-Kryeministri ka përmendur edhe emrat e pronarëve dhe lagjet se ku ka jetuar prej përfundimit të luftës.

    “Së pari, një vit kam flejt në Zyrën time në Shtabin e Përgjithshëm, adresën e kam pasur Zejunallah Emshiri, nr 1. Kam jetuar më shumë se dy vjet me qera te Shkelzen Lipovica, njëzet metra prej Shtabit. Prej aty kam jetuar përball “Pishave”, te pronari Agim Llalloshi. Prej aty kam banu mandej te Gardeni, te Ismet Shala. Prej Emshirit kam kalu në Fushë Kosovë në kohën kur kam qenë Kryeministër prej 2005-2008. Prej aty kam kalu në Veternik”, ka treguar ai.

    Kandidati i PDK’së për Prishtinë thotë përveç njëherë që ka votuar në Fushë Kosovë, herëve tjera ka votuar në Kryeqytet.

    “Në tri katër palë zgjedhjet e para kam votuar në Prishtinë. Është e vërtetë se një palë zgjedhje kam votuar në Fushë Kosovë”, ka thënë ai.

    Çeku ka refuzuar të komentoj deklaratat e kandidatit të LDK’së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se rivalët në Prishtinë janë “kafshatë e vogël” për të.

    “Unë nuk do të jem arrogant ndaj askujt. Nuk do të merrem me asnjërin prej kandidatëve, por do të merrem me qytetarë dhe do t’ju bëj ofertën qytetarëve. Në këtë garë nuk kam hyrë për të munduar atë ose këtë, por që të fitoj edhe t’ju shërbej të gjithë qytetarëve të Prishtinës”./express/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë



    Kush nga kandidatët për kryetar i ka borxh Ujësjellësit



    Publikuar: 25.09.2013 - 21:22
    Shpend Ahmeti i VV-së figuron me tri prona, dy nga të cilat në emër të prindërve të tij, që kanë borxh 260 euro.
    Besnik Tahiri i AAK-së, 252 euro

    Prishtinë, 25 shtator - Ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka kërcënuar kandidatët për kryetarë të komunave dhe këshilltarë komunalë në tetë komunat, sa furnizohen me ujë nga ky ujësjellës, se në qoftë se nuk i paguajnë borxhet, ajo do t’iu publikojë emrat, raporton KTV.

    Zyrtarë të ujësjellësi rajonal “Prishtina” kanë thënë se shfrytëzuesit e saj, që janë edhe kandidatë për kryetarë komunash, apo këshilltarë të kuvendeve komunale, kanë borxhe ndaj kësaj kompanie.

    Por, kandidatët për kryetar të Prishtinës kanë paguar ujin, po jo edhe mbeturinat. Për këtë shërbim komunal në kompaninë “Pastrimi” thonë se më së shumti borxh ka Besnik Tahiri i AAK-së, 252 euro. Në këtë kompani theksojnë se Shpend Ahmeti i VV-së figuron me tri prona, dy nga të cilat në emër të prindërve të tij, që kanë borxh 260 euro. Derisa Kaçusha Jashari, nga PSD-ja, e cila ka paguar të gjitha taksat për ujë dhe mbeturina, për tatim në pronë është minus 46 euro. Të qenët kryetar i komunës ia ka mundësuar Isa Mustafës të jetë më i kujdesshëm, ndaj në emër të tij nuk ka asnjë borxh. E, as me emër të të afërmve dhe as me emër të vetin, emri i Agim Çekut të PDK-së nuk figuron as për tatim në pronë dhe as për mbeturina.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 25-09-2013 më 16:03
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë


    PDK, me strategji për ta fituar Prishtinën!

    Publikuar: 27.09.2013 - 13:18


    “Si ta bëjmë Prishtinën vend të mirë për të jetuar”, është pyetësori me dhjetë pyetje kryesore, të cilin Partia Demokratike, dega në Prishtinë, e ka prezantuar sot.

    Agim Çeku,kandidatë për Prishtinën, nga PDK-ja, tha se do të ndahen 50 mijë pyetësor në çdo lagje të kryeqytetit ku qytetarët do të mund të njoftojnë për hallet dhe shqetësimet që i kanë në lagjet e tyre.

    Ata pasi që të përgjigjen në këto pyetje, përgjigjet do të mund ti dërgojnë pa bërë asnjë pagesë në “Agim Çeku” Fahu Postal 99 10000 Prishtinë. Në këtë konferencë, në pyetje e gazetarëve se cili është vendbanimi i Çekut , ky I fundit tregoi se është lagjja “Veternik”.

    Ndërkaq kjo parti u shpreh e bindur se në zgjedhjet e 3 nëntorit do të dalin në balotazh me LDK-në. L.C.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë




    PDK: Pyetësori u drejtohet qytetarëve, s’pret përgjigje nga LDK

    Publikuar: 30.09.2013 - 15:51

    Prishtinë, 30 shtator - Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, e cila ditë më parë ka lansuar pyetësorin “Si ta bëjmë Prishtinën vend më të mirë për të jetuar?”, në të cilin kërkohet nga qytetarët t’i rangojnë prioritetet e tyre dhe të pajtohen apo mospajtohen me disa prej pohimeve, pret përgjigje nga qytetarët e Prishtinës dhe jo nga selia e LDK-së, brenda objektit të politizuar të komunës së Prishtinës apo nga propaganduesit e devotshëm të saj.

    “Ne i falënderojmë për “vlerësimet përmbajtësore” strukturat dhe shërbëtorët mediaë të LDK-së, por e shohim të arsyeshme t’ua bëjmë me dije se nuk i kemi pyetur ata, ngaqë i dimë vlerësimet e tyre dhe i respektojmë bindjet e tyre politike”, thuhet në reagimin e PDK-së, i cili shton se “ Problemet e qytetarëve të Prishtinës dhe zgjidhja e tyre janë pjesë e programit zgjedhor, në alternativën qeverisëse të PDK-së për Prishtinën dhe qytetarët i falënderojmë për mirëkuptimin dhe gatishmërinë që janë duke treguar, duke ju përgjigjur pozitivisht pyetësorit që ju është dërguar”.

    Me këto komunikata, që po ua dërgojnë mediave, zyrtarët e LDK-së si subjekt politik dhe zyrtarët e komunës së Prishtinës, si institucion që do duhej të ishte në shërbim të qytetarëve të Prishtinës, po dëshmojnë që nuk dinë të bëjnë ndarje të përgjegjësive. Qeverisja në largim e komunës së Prishtinës, me këtë qasje vetëm po rikonfirmon se qytetarët e Prishtinës, përpos që i ngarkon me problemet e LDK-së, edhe i përdorë sa herë që ka nevojë, duke bërë thirrje politike në emër të tyre, thuhet më tutje në reagim të PDK-së.

    Sipas reaguesit, një qasje e tillë nxjerr në pah hutinë që e ka kapluar qeverisjen në largim të Prishtinës, e cila as si shërbyese publike më nuk po dinë të sillet dhe të tregojë edhe mënyrën e funksionimit të LDK-së, e cila nga një parti e votuesve ka mbetur vetëm parti e interesave të një grupi të caktuar brenda saj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë



    Së bashku do ta bëjmë ndryshimin

    Si ta bëjmë Prishtinën vend më të mirë për të jetuar? Është pyetësori me dhjetë pyetje kryesore, me të cilat Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, sot iu drejtua qytetarëve të Prishtinës.
    Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Agim Çeku, tha se përgjigjet dhe idetë e qytetarëve të Prishtinës janë shumë të çmueshme për programin zgjedhor të PDK-së dhe se ai, së bashku me ekipin e tij, tashmë janë të gatshëm të marrin përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve të përditshme të prishtinasve. “Sot jemi para një sfide të re, të cilën mund ta tejkalojmë së bashku. Kemi një vizion të ri për kryeqytetin tonë. Duam që Prishtina të bëhet kryeqytet europian, me shërbime cilësore dhe efikase. Kryeqendër, që mundëson rritjen e ekonomisë, ku të gjithë, banorë, punëtorë, studentë, vizitorë, mund të shfaqin dhe realizojnë potencialin e tyre”, tha Çeku.
    Ai theksoi se vizioni i tij për Prishtinën bazohet në shërbime të qasshme për të gjithë, zhvillim të hovshëm ekonomik dhe promovim efikas të vlerave. “Së bashku do ta bëjmë ndryshimin. Së bashku do të punojmë për Prishtinën europiane”, përfundoi Çeku.
    Të gjitha pyetjet e këtij pyetësori, i cili do të shpërndahet në mbi 50 mijë adresa, ndërlidhen me jetën e qytetarëve të Prishtinës, si p.sh. rangimi i 10 prioriteteve për të bërë më të mirë jetën e qytetarëve, si vende pune, kopshte, salla sporti, energji elektrike pa ndërprerje, transport publik më të mirë, administrim më efikas të qytetit, vende parkimi, 24-orë ujë, TV lokale, etj. Ndërsa, në njërën prej pyetjeve kërkohet edhe pajtimi apo mospajtimi i qytetarëve me pohimet se, Prishtina ka nevojë për më shumë policë në rrugë. Papunësia është problemi më i madh. Komunikacioni i stërngarkuar e ka ngulfatur Prishtinën. PDK-ja ka ndikuar më së shumti në europianizimin e Kosovës. Agim Çeku mund të sjell ndryshime gjenerale për Prishtinën, etj.

    ------------------------------------------


    Sot, të rinjtë e Prishtinës rrugëtojnë ndërmjet trajektores së optimizmit dhe pesimizmit për jetën. Sot, ata gjenden ndërmjet retorikës së komunës së Prishtinës dhe realitetit, që me përkrahje konkrete, ka filluar ta ndryshojë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Politika rinore e komunës së Prishtinës, duhet të harmonizohet me strategjinë nacionale për rininë dhe të fokusohet në programe që ndikojnë në edukimin, punësimin dhe ndërmarrësinë e të rinjve, duke stimuluar krijimin e bizneseve të reja. Ne, të rinjtë e Prishtinës, do t’i përkrahim në fushën e inovacionit dhe ideve kreative. Do të nxisim punësimin e tyre përmes përkrahjes së ndërmarrësve të rinj, në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe do t’i bëjmë pjesë e proceseve vendimmarrëse në hartimin e politikave rinore. Prishtinasit e rinj, do të kenë ku të zhvillojnë aktivitete kulturore, sportive dhe rekreative, sepse do të kenë edhe mjedise të pastërta, të rregulluara dhe të ndriçuara.
    Integrimi i rinisë në jetën shoqërore, ekonomike, kulturore dhe sportive, përbën prioritet për kandidatin tonë, Agim Çekun, sepse rinia jonë është ardhmëria jonë!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë



    Thaçi, 100 milionë euro për Prizrenin
    03.10.2013 | 18:58
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi ka premtuar të enjten se do të investojë edhe 100 milionë euro në Prizren.
    Këtë premtim Thaçi e ka dhënë në hapjen e fushatës zgjedhore të PDK-së në Prizren. “Qeveria e Kosovës deri më tash në Prizren ka investuar 90 milionë euro. Unë ju premtoj se në të ardhmen Qeveria e Kosovës do të investojë edhe 100 milionë euro në Prizren”, ka thënë Thaçi.
    Mijëra simpatizantë të PDK-së kanë marrë pjesë në Qendrën Sportive “Sezair Surroi”. Thaçi para tyre ka lavdëruar punën që ka bërë kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat i PDK-së, Ramadan Muja. Sipas tij, Muja në dy mandatet e kaluara ka bërë investime të mëdha në Prizren. “Muja jo që i ka realizuar, por i ka tejkaluar premtimet e dhëna”, është shprehur Thaçi.
    Ai ka ftuar të gjithë që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë sërish kandidatin e PDK-së, Ramadan Muja. “Muja do të jetë garanci e fitores së radhës në Prizren”, ka thënë Thaçi. Sipas tij, PDK-ja në zgjedhjet e 3 nëntorit do t’i fitojë shumicën e komunave në Kosovë. “Në mesin e këtyre komunave sigurt do të jetë edhe Prizreni”, është shprehur Thaçi, duke kërkuar që të bëhet një fushatë e qetë dhe me standarde demokratike. (Prizrenpress)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #31
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    Thaçi, 100 milionë euro për Prizrenin
    03.10.2013 | 18:58
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi ka premtuar të enjten se do të investojë edhe 100 milionë euro në Prizren.
    Këtë premtim Thaçi e ka dhënë në hapjen e fushatës zgjedhore të PDK-së në Prizren. “Qeveria e Kosovës deri më tash në Prizren ka investuar 90 milionë euro. Unë ju premtoj se në të ardhmen Qeveria e Kosovës do të investojë edhe 100 milionë euro në Prizren”, ka thënë Thaçi.
    Mijëra simpatizantë të PDK-së kanë marrë pjesë në Qendrën Sportive “Sezair Surroi”. Thaçi para tyre ka lavdëruar punën që ka bërë kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat i PDK-së, Ramadan Muja. Sipas tij, Muja në dy mandatet e kaluara ka bërë investime të mëdha në Prizren. “Muja jo që i ka realizuar, por i ka tejkaluar premtimet e dhëna”, është shprehur Thaçi.
    Ai ka ftuar të gjithë që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë sërish kandidatin e PDK-së, Ramadan Muja. “Muja do të jetë garanci e fitores së radhës në Prizren”, ka thënë Thaçi. Sipas tij, PDK-ja në zgjedhjet e 3 nëntorit do t’i fitojë shumicën e komunave në Kosovë. “Në mesin e këtyre komunave sigurt do të jetë edhe Prizreni”, është shprehur Thaçi, duke kërkuar që të bëhet një fushatë e qetë dhe me standarde demokratike. (Prizrenpress)
    Kur per deshiren e IMPERATORIT dhe familjes se tij organizohet ne arene lufta e glladiatorve me luaj, a e dini ju qe glladiatori duartrokitet vetem i vdekur kur te nxirret jasht arene, ne kete rast glladiatori Agim eshte nje paqavure per imperatorin e shtin ne loje te parabart qe tia humbe emrin e madhe qe kishte. Kaq eshte ''pompoziteti'' qe i ipet si kandidat per humbje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga sheneri : 04-10-2013 më 12:06

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë



    Thaçi: Prishtina është e jona
    05.10.2013 | 18:15
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka hapur fushatën zgjedhore në Prishtinë, me moton “PDK për Prishtinën Europiane”. Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, është shprehur i bindur se do të fitojnë zgjedhjet në kryeqytet.

    Thaçi e pranoi se është i emocionuar para se ta shpallë kandidaturën e Çekut për Kryetar të Prishtinës. “Prishtina është e jona, ne do të fitojmë. Çdo herë që kam pasur përgjegjësinë që të marr vendime bashkërisht me gjithë miqtë tjerë, të marr vendime për ta ngarkuar kryetarin Agim Çeku me përgjegjësi, çdo herë kemi fituar. Prandaj, jam i bindur se edhe kësaj radhe do të fitojmë”, ka thënë Thaçi, raporton lajmi.net.

    Thaçi ka thënë se Çeku e ka përgatitur shpalljen e pavarësisë. “Ai e ka përgatitur pavarësinë e Kosovës, ndërsa unë e kam shpallur”, ka thënë Thaçi, duke iu referuar periudhës kur Çeku drejtoi Qeverinë e vendit deri në fund të vitit 2007. “Prishtinën evropiane mund ta shndërrojë vetëm njeriu me idetë e reja, me vizion evropian, e ai është Agim Çeku”, ka thënë Thaçi.
    Kandidati për kryetar të Komunë së Prishtinës, Agim Çeku, u ka thënë prishtinasve se po fryn era e ndryshimit, duke aluduar në numrin 99 si numër të fatit të Kosovës, të PDK-së, dhe të Prishtinës. Ai për më shumë se 10 minuta ka premtuar për shërbime efikase, ndryshime infrastrukturore dhe zhvillim ekonomik.

    Çeku ka thënë se PDK-ja është skuadër që ka potenciale për të sjell ndryshime në vend. “Skuadër që i ka të gjitha potencialet dhe vlerat që garantojnë fitore më 3 nëntor, skuadër më të mirë të mundshme që mund ta ketë Prishtina, skuadër që do ta bartë barrën e qeverisjes dhe ndryshimeve që i duhen Prishtinës në katër vitet e ardhshme”, ka thënë Çeku.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë



    Rinia do të jetë motor i zhvillimit të Prishtinës


    Kosova ka shumë vlera europiane, por njëra prej tyre, me të cilën mund të mburret është edhe rinia. Kjo vlerë për kandidatin e PDK-së për kryetar të Prishtinës, Agim Çekun, është shumë e qartë. Sipas tij, rinisë i është dhënë hapësirë nga qeverisja e PDK-së në nivelin qendror dhe një praktikë e tillë, do të bartet edhe në qeverisjen e kryeqytetit. "Unë nuk do të eci para jush, por përkrah jush", u ka thënë Çeku qindra të rinjve prishtinas, në një tubim të organizuar sot në mbrëmje në "Sheshin 21". Ai para tyre ka premtuar projekte të shumta, të cilat ka thënë se do të jenë motor zhvillimi për qendrën përfaqësuese të shtetit të Kosovës, Prishtinën.

    Bashkimi Evropian, strategjinë e vet për rininë e bazon në 8 pika dhe këto pika, sipas Çekut, janë edhe plani që ai do të ndjekë në Prishtinë. Veprimi i parë ka thënë se është edukimi dhe trajnimet. "Për këtë ne kemi plane të qarta. Ne do të investojmë në hapjen e shkollave profesionale, që janë një model dhe praktikë shumë e mirë e plot vendeve. Përmes kësaj, ne do të edukojmë shumë të rinj në drejtime profesionale, që janë edhe kërkesë e tregut të punës", ka thënë Çeku.

    Në pikën që ka të bëjë me edukimin, Çeku rëndësi i ka dhënë edhe ndërtimit të një qendre inovative, e cila do të ketë për fokus trajnimin dhe punën e të rinjve në ide inovative që lidhen me teknologjinë. Vullnetarizmi, sipas Çekut, do të jetë një pikë e rëndësishme për përfshirjen e të rinjve në jetën publike, për të dhënë në këtë mënyrë edhe kontribut për shoqërinë. "Ne do të hartojmë një kalendar të aktiviteteve rinore apo nismave, të cilat do të menaxhohen apo organizohen nga të rinjtë në mënyrë vullnetare", ka thënë Çeku.

    Ndër këto pika për rininë, kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, theks të veçantë i ka dhënë edhe kulturës dhe kreativitetit. Ai ka thënë se do të organizojë edhe “Javën kulturore të rinisë”, ku në vende të ndryshme, p.sh. në teatër, do të ketë shfaqje të të rinjve, do të ketë ekspozita dhe shfaqje filmash. Gjithashtu, Çeku ka premtuar se do të krijojë hapësira edhe për shprehje artistike në rrugë, që është një trend në botë, qoftë me grafite apo skulptura të ndryshme postmoderne.



    Sa i përket infrastrukturës, ai ka premtuar se në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës do të ndërtojë qendrën rinore, terrene dhe salla sportive, si dhe ka përmendur projektin për qendrën sportive "Arena", e cila do të jetë e ndërtuar me arkitekturë në formë të katër plisave, e cila simbolizon njëherësh edhe tifozërinë e kryeqytetit, Plisat
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Lordlover
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Münster Germany
    Postime
    168

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    ketu eshte tregu shum i zgjut hasha..ke nuk e ka dashur prane vetes e ka djege ne kryeqytet..dy here ja theu turinjet fatmir limajt dhe ja ku perfundoj fatmiri..pastaj tjetrit dhe tani don tja ule koken edhe cekut..te jeni te bindir qe qellimisht e ka kandiduar cekun ne kryeqytet per kryetar bashkie..partia e tij eshte ne zgrip si cdo parti ne pushtet dhe e di mire qe kandidati i saj nuk fiton..pas zgjedhjeve nuk e le me agimin ti afrohet postit te tij..thjesht i peshperit ne vesh '' ty nuk te dashti kryeqyteti keshtu qe as partia nuk te do.. shihe mire ku ka perfunduar fatmiri dhe merr mend ''..
    bravo hashe...
    Un mendoj ndryshe nga ti . Thaçi e kandidoi Limajn në ate kohë per kryetar të Prishtines, jo për tia ulur koken sepse në atë kohë nuk ishte në interesin e ti kjo gjë. Por duke ditur popullaritetin e Limajt si njëri nga komandantet e sukseshem të UÇK-së permes ti ënderronte fitoren në Prishtinë, dhe fatmiresisht nuk ndodhi kjo. Mos harrojmë se ne kohen për te cilen ti po flet, Limaj ishte akoma argat i dreqit dhe ndër bashkpunetorët me te aferm te ti. Sa për Agim Çekun ai koken e ka të ulur qe nga koha kur hoqi uniformen e ushtrisê dhe ju fut politikës. E di edhe Çeku se i ka hyrë nje gare ku do del humbës. Dhe mendoi se ky do jetë fundi i ti. Thaçit nuk i ka mbet kush tjeter ta kandidoi per kryetar te Prishtinës sepse me Memli Krasniqin e rrugaqer te tillë nuk e fiton dot asnjë lagje e lermë kryeqytetin.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë



    Agim Çeku për Prishtinën Europiane
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #36
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë

    .....po po, ama rruga juaj per ne EU i bie nga serbia,

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë

    Citim Postuar më parë nga prishtina75 Lexo Postimin
    .....po po, ama rruga juaj per ne EU i bie nga serbia,;)
    valla spo te shiten hiq more prishtinali
    po qysh more po perpiqesh me i shit keto rrena qe si han as qeni
    ju qe gjat luftes bat pazare prej ma se te ndryshme me shkie
    e rrishi deri ne oret e vona te nates tuj pi me meze e raki
    po qysh jau zen goja me ju than ketyre qe luftuan
    se rruga e juaj per europ kalon per serbi.

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë



    Çeku: E sigurt fitorja e PDK-së në Prishtinë
    25.10.2013 | 17:45
    Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në takime “dorë më dorë” me qytetarë, ka kërkuar nga prishtinasit mbështetje masive për kandidatin e PDK-së, Agim Çeku, që Prishtina të shndërrohet në një kryeqytet evropian.
    "Bashkë me kryetarin e ardhshëm të Prishtinës, Agim Çeku, takuam banorët e lagjes ‘Dardania’. Jam jashtëzakonisht i kënaqur për mbështetjen që qytetarët e Prishtinës në përgjithësi po i japin Çekut. I inkurajoj që të dalin në mënyrë sa më masive dhe të votojnë Partinë Demokratike, të votojnë për Prishtinën evropiane", ka thënë Thaçi.
    Ndërsa, kandidati i PDK-së për Prishtinën, Agim Çeku, ka thënë se qytetarët po ia dëshmojnë se do ta ketë mbështetjen e tyre për të ndryshuar Prishtinën. “Këto takime me qytetarë janë mënyra më e mirë, më njerëzore dhe më e drejtpërdrejtë, për t'i përcjellë mesazhet më të mira te qytetarët. Dhe vërtet qytetarët po e mirëpresin. Kudo që po shkojmë, po e shohim se kemi mbështetjen e duhur nga qytetarët, po gëzojmë mbështetjen edhe nga rrethi i gjerë i tyre familjar”, ka thënë Çeku, duke shtuar se fitorja e PDK-së është e sigurt dhe qytetarët do të jenë pjesë e kësaj fitoreje.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #39
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë

    o llap..si ka mundesi qe komandantin general na e mundi edhe vetfundosja more..turp valla per pardtine demokratike te kosoves..qe nga perfundimi i luftes e deri me tash partia demokratike e kosoves i ka turperuar kandidatet e vet ne prishtine..nese me pare edhe i afroheshin deri diku lidhjes demokratike te kosoves ne keto zgjedhje jua dha nje shuplake te mire populli i prishtines dhe sidomos vetfundosja..turp..

    me kan si ti o llap nuk llapi ma ne kete forum pasi me duket se ti e ke kamben e keqe per PDK-ne..pdk-ja nuk fitoj as ne llapin tand keshtu qe kot llap ma..e ke mbushe forumin me shkrime nga me bajatet dhe perfundimi pdk po del me kepuce te kuqe..

    ik prej forumit pasi nuk i duhesh ma HASHIMIT..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Agim Çeku, kandidati i PDK-së në Prishtinë



    Thaçi: PDK-ja mori 230 mijë vota
    04.11.2013 | 00:43
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, rreth orës 00:02 minuta është shfaqur para simpatizantëve të kësaj partie në “Sheshin 21” në Prishtinë. Duke i uruar simpatizantët e PDK-së, Thaçi ka thënë se kjo parti në zgjedhjet lokale ka marrë 230 mijë vota.
    Thaçi është shprehur i kënaqur që partia e tij i ka fituar shumicën e komunave dhe që zgjedhjet janë mbajtur edhe në veri të Kosovës. Sipas Thaçit, Prizreni, Mitrovica, Ferizaj e disa komuna do të qeverisen nga PDK-ja.
    Lideri i PDK-së ka thënë se në këto zgjedhje ka pasur tri objektiva. “Kemi pasur tri qëllime në këtë proces elektoral. E para, Kosova ta kalojë testin evropian për zgjedhje të lira e demokratike; E dyta, pas 14 vjetëve zgjedhjet mbahen në tërë territorin e Kosovës. Nga sot kemi edhe integrimin e veriut. Objektiva e tretë ka qenë qe PDK-ja ta fitojë shumicën e komunave”, ka deklaruar Thaçi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •