Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Bekimi i Zotit dhe bekimi i prindit

    Bekimi i Zotit dhe bekimi i prinderve

    Kur une isha femije, perpara pallatit tim jetonte nje plake shume e moshuar. Sa here qe koha ishte me diell, plaka do te zbriste shkallet e pallatit e do te ulej ne nje stol ne hyrje te pallatit. Fqinjet do te dilnin e hynin ne pallat e do ta injoronin ate. As nuk i flisnin, e as ajo nuk fliste. Rrinte si statuje nga nje kohe e kaluar. Nje dite qelloi qe kur plaka zbriti per tu ulur ne stolin e saj, stoli nuk ishte ne kembe por ishte i rrezuar. Duke qene shume i rende per te ngritur nga vete ajo, ajo qendronte para tij pa bere ze. Qelloi qe une te isha duke luajtur para pallatit, dhe syte e plakes u puqen me syte e mi. Pa nxjerre asnje fjale nga goja, syte e saj po me kerkonin mua ndihme per te ngritur stolin ne kembe. Duke qene se une asnjehere nuk e kisha degjuar plaken te nxirrte ze nga goja, ne mendjen time ajo ishte memece. Shkova dhe e ngrita stolin ne kembe dhe plaka u ul ne te. Ajo qe ndodhi me pas, ishte cudia me e madhe per mua si femije: plaka nxorri nga goja fjalet: "Paē uraten more djale!" Habia ime ishte e madhe pasi ate dite mesova qe plaka nuk ishte memece, ajo dinte te fliste dhe e kish mendjen ne koke. Thjeshte fale moshes se thyer te saj, njerezit dhe shoqeria zgjidhnin ta injoronin.

    Ky episod ngeli ne kujtesen time si femije, nder shume episode te tjera femijerie. Kur ndodhi, nuk i kujtova shume rendesi fjaleve te plakes se mocme. Do te kalonin shume vite kur une te arrija moshen e pjekurise qe te kuptoja plotesisht domethenien e atij urimi te thjeshte. Ishte nje urim qe mbarte ne vetvete jo vetem falenderimin por edhe besimin. Plaka kish lindur ne nje epoke tjeter, ne nje epoke ku njerezit jetonin me friken e besimin e Perendise. Une u linda ne nje epoke ku njerezit jetonin me friken dhe besimin e Partise e Shokut Enver. Edhe sikur te doja te kuptoja brendine e urimit te plakes, une nuk mundesha pasi nuk njihja besimin, nuk njihja as historine e traditen e atij populli para ardhjes se komunizmit. Vetem kur epoka e demokracise dhe lirise erdhi, syte e mi u hapen jo vetem per te njohur besimin ne Zot por edhe per te mesuar per traditen fetare te popullit tim. Asaj tradite qe ajo plake e mocme meshironte dhe deshmonte per brezin e ri te lindur e rritur ne epoken komuniste.

    Urdheri i Zotit: "Ndero nenen dhe babane!"

    Gruaja e nje shqiptaro-amerikani te lindur ne Amerike vizitoi Shqiperine me burrin e saj. Kur u kthye e pyeta se cfare i kish bere me shume pershtypje nga vizita e saj. Krahas gjerave te zakonshme, bukurise natyrore dhe ushqimit, ajo zuri ne goje edhe nje pershtypje te vecante: "Me beri shume pershtypje se si femijet respektonin miqte e te moshuarit. Kudo ku vizituam njerezit e burrit (Berat, Tirane), femijet ngriheshin te me takonin e me jepnin doren. Ishin shume te edukuar mire. Dhe prinderit i degjonin shume." Gruaja krahasonte sjelljen e niperve e mbesave te saj ne Amerike, me femijet ne Shqiperi. "Sa here qe vizitoj shtepine e djalit, duhet te vete une te takoj niperit ne dhomat e tyre, e jo ata te dalin te me takojne mua."

    Perse Zoti na dha kete urdherim paksa te pazakonte? A nuk eshte afer mendjes qe ne duhet te nderojme nenen e babane, pasi tek e fundit, ata na sollen ne kete jete?! Eshte nje urdherim shume kuptimplote. Me kete urdherim, Zoti na ben te qarte qe vetem po nderuam nenen e babane biologjik, te cilet i shohim, prekim, fjalosemi dhe kemi shpenzuar nje jete, do te behemi te denje qe te tregojme nderimin e duhur per Atin ne Qiell, Atin e gjithe njerezimit dhe gjithckaje. Nje njeri qe nuk respekton as nenen e babane e tij biologjik, nuk ka se si te respektoje Zotin, Atin ne Qiell qe nuk e ka pare ndonjehere me syte e tij.

    Urdherimi i Zotit mbi prinderit, fsheh edhe nje dhurate te shenjte Hiri Perendie. Vetem duke nderuar prinderit do te mund te marrim kete dhurate te shenjte Hiri Perendie. Pasi Perendia i ka falur prindit Hirin e Shenjte qe bie mbi kryet tona me bekimin e prindrit per femijen. Ashtu si ai femije qe nuk degjon e nderon prinderit e tij, merr mallkimin e tyre qe nuk eshte gje tjeter vecse mosmarrja e ketij Hiri te Shenjte. Pas bekimit te Zotit per ne njerezit qe ne marrim ne Kishe nga dora e peshkopit apo priftit, bekimi i prindit eshte bekimi me i shenjte. Sa here qe prindi nxjerr nga goja fjalet: "Pac uraten e Zotit more djale/vajze!", ai prind eshte duke bere nje dhurate te shenjte packa se e padukshme per syrin.


    Tradita orthodhokse

    Ne traditen orthodhokse, te gjitha bekimet e Perendise dalin prej Kishes se Shenjte dhe Apostolike, Kishes Orthodhokse. Keto bekime shperndahen nga sherbetoret e Perendise qe sherbejne ne Kishe, peshkopet, prifterinjte, dhiaket. Bekimi vjen nga qielli por shpendahet me doren e djathte te peshkopit e priftit ne Kishe. Kjo eshte edhe arsyeja perse besimtaret e thjeshte orthodhokse puthin doren e peshkopit apo priftit. Dhe jo vetem kaq, por besimtaret e thjeshte kur ndahen me priftin zgjasin duart e kerkojne bekimin e tij.

    Nese Kisha Orthodhokse eshte "Kisha e Madhe", familja per ne orthodhokset eshte "Kisha e vogel". Shkojme ne Kishe qe te adhurojme Zotin dhe marrim bekimet e ushqimin tone shpirteror: Gjakun dhe Trupin e Krishtit! Keto dhurata i marrim ne trupin e shpirtin tone dhe do te jene me ne gjate gjithe kohes, jo vetem ndaj kohes qe shpenzojme ne Kishe. Ne familje ne vazhdojme lutjet, ndezim qirrinjte, mbajme ditet e kremte te kalendarit orthodhoks, kreshmojme, lexojme Ungjillin dhe jetet e shenjtoreve te ardhur para nesh. I bejme te gjitha keto pasi besimi per ne nuk eshte nje rit javor, eshte pjese e pandare e jetes sone, cdo dite, cdo ore, cdo minute, cdo fryme qe marrim. Me Zotin ne mendje, me lutjen ne buze, me flaken e besimit ne zemer, ne jemi me Zotin. Zoti Krishti jeton brenda nesh.

    Dhe kur nga buzet e prindit del ai bekim per femijet, nuk eshte prindi ai qe po bekon, eshte Krishti brenda tij qe bekon. Dhe kur ajo plaka e mocme bekon nje femije per ndihmen qe i dha, nuk eshte plaka qe bekon, eshte Krishti qe jeton brenda saj. Dhe kur ai femija lypsar ne rruget e Tiranes te bekon per ndihmen qe ti i dhe ne te holla, nuk eshte ai qe te bekon por Krishti qe jeton brenda tij.

    Bekimi ne vetvete eshte nje akt mirenjohje dhe perulesie si per ate qe e jep bekimin, edhe per ate qe e merr ate bekim. Nje njeri pa besim, me zemer te ftohte, ai njeri as nuk do te thote nje faleminderit te thjeshte e jo me te bekoje. Vetem njerezit qe njohin friken e Perendise dhe kane besim ne Zot japin bekime. E mira jeton brenda tyre dhe ata e njohin kete te mire, dhe e ndajne me te gjithe njerezit rreth tyre. Kurse ai njeri qe nuk e njeh te miren, nuk ka besim, eshte nje njeri i pushtuar nga fryma e keqe, nga fryma qe nuk jep bekime, por jep mallkime. Keta njerez nuk ndajne te miren por te keqen me njerezit rreth tyre.

    Goja nxjerr ate qe ruan zemra

    Kur isha heren e fundit ne Shqiperi, shkova ne Korce e hyra tek Katedralja e re ne mes te qytetit. Pasi ndeza disa qirinj dhe u luta, po soditja Kishen nga brenda. Nuk kish asnje njeri ne Kishe pasi ishte dite jave dhe personi i vetem ishte nje burre plak qe shiste qirrinjte e mblidhte leket qe njerezit jepnin per Kishen. Ne te dale, bera nje dhurate te vogel per Kishen. Shuma qe hodha nuk ishte e madhe per mua, por ishte e madhe per kushtet e Shqiperise. Nga goja e plakut dolen fjalet qe ngelen ne kujtesen time qe nga ai moment: "Ta shperblefte Perendia ashtu sic ke zemren!" Kur e degjova per momentin, me tingelloi si nje falenderim per dhuraten. Por urimi me beri shume pershtypje dhe ngeli me mua.

    Te nesermen me erdhi perseri ne mendje urimi i plakut. Urimi i tij fshihte brenda tij shume me shume se sa dilte ne siperfaqe. Se pari, ai e linte ne doren e Zotit qe te me shperblente per kete dhuraten time per Kishen. Se dyti, shperblemin e Perendise ai e lidhte me zemren time. Ku e dinte plaku se cfare fshihej ne zemren time? Asnje njeri nuk e lexonte dot zemren time. Por Zoti e lexon zemren time. Dhe urimi i plakut ne vetvete, ishte nje monedhe me dy koka: nese ne zemren time Zoti do te gjente miresine, Ai do te me bekonte e shtonte kete miresi. Por nese ne zemren time do te gjente te keqen, Ai do te me mallkonte ne perjetesi.

    Shpesh ne si njerez nxjerrim fjale nga goja qe lendojne njerezit rreth nesh. I nxjerrim per momentin dhe pendohemi shume shpejt qe i nxorrem ato fjale lenduese. Kerkojme edhe te falur per to por nuk duhet te ndalemi me kaq. Nese e keqja del nga goja jone, nuk eshte gjuha qe e nxorri kete te keqe, eshte zemra jone. Njeriu nxjerr nga goja vetem ato qe ruan ne zemren e tij. Dhe kur e keqja del nga goja, nje kambane e forte duhet te bier per veshet e besimtarit per te na bere te kuptojme qe e keqja ka depertuar ne zemren tone. Nuk duhet te ndalemi tek kerkimi i te falures njerezve te lenduar, por duhet te luftojme te keqen e ta largojme nga zemra jone. Kjo eshte beteja jone shpirterore. Kjo eshte lufta jone e shenjte. E luftojme te keqen duke rrefyer mekatet tona. Duke mbajtur kreshme per te disiplinuar pasionet e trupit. Duke u lutur pa pushim. Duke kerkuar ndihmen e keshillen e atit tone shpirteror.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-02-2015 mė 16:53

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Bekimi i Zotit dhe bekimi i prindit

    "Bijte e mi! Kemi humbur tokat e pronat tona, por kam besim qe nje dite qe ju apo femijet tuaj do t'i marrin perseri. Kemi humbur lirine dhe Arberia eshte pushtuar nga osmanet, por do te vije nje dite e do ta fitojme perseri lirine. Por po humbet besen orthodhokse te te pareve tane, dijeni se keni humbur gjithcka! Prandaj mbi te gjitha, te beheni te krishtere te mire!"

    Amaneti i Joan Muzakes per djemte e tij ne Itali ne vitin 1505



    Ky ishte amaneti i nje prej fisnikeve epirote per femijet e tij ne Itali, ku kish emigruar per ti shpetuar raprezaljes se pushtuesit turk. Joan Muzaka u shkruajti femijeve te tij nje liber qe ishte me shume nje amanet i tij per ta. Ne ate liber, ai u rrefen per historine e familjes, per pronat e familjes, per lidhjet e familjeve fisnike te kohes. Iu flet per historine e Konstandinopojes dhe renien e saj ne duart e turqve. Por per te, gjeja me e cmuar ne jete, gjeja me e cmuar qe ai trashegoi nga babai i tij, ishte besa orthodhokse e krishtere. Kjo bese ishte burimi i jetes dhe ekzistences se tyre. Cdo gje tjeter mund ta humbnin dhe ai u thote femijeve te tij qe te mos shqetesohen. Por po humben kete bese, humben gjithcka! Humben bekimin e Perendise. Humben bekimin e brezave te ardhur para tyre qe e ruajten e trasheguan kete bese me vetemohim. Humben esencen e te qenit epirot/arberesh. Ne vetedijen e fisnikerise mesjetare epirote, BESA kish dy dimensione te shenjta: Besa ndaj Zotit, besa ndaj te pareve tane! Kjo ishte edhe arsyeja perse fisnikeria epirote u ngrit ne lufte kunder pushtuesit qe ishte shume here me i forte e shume here me i pasur se ta.

    Gjergj Kastrioti: "Do te ngelem deri ne vdekje, miku i virtytit e jo i fatit"

    Shume shqiptare sot degjojne kete citat te heroit te tyre kombetar, dhe nuk e kuptojne ate sic duhet. Cili eshte virtyti ne kete rast? Cfare ka parasysh me fatin? Hiri i Perendise lind virtyte tek njerezit me besim. Fati eshte dhurata e njerezve me pushtet. Gjergji i provoi te dyja. Si femije ai u lind e rrit prane familjes se tij, nje familje me besim orthodhoks dhe me lidhje te dokumentuara mire me Malin e Shenjte, Malin Athos. Gjithcka qe ai ruante si te shenjte, si te virtytshme ne jeten e tij, ai e mesoi nga babai e nena e tij. Ne nje moshe te caktuar, atij iu desh te nisej per ne oborrin e Sulltanit ku do te shpenzonte shume vite te jetes se tij. Sulltani i merrte peng femijet gjithe familjeve fisnike arberore, si nje menyre per te garantuar qe ata nuk do te ngrinin krye kunder pushtetit te Sulltanit. Ne Stamboll Gjergji u njoh me "fatin" e tij. Ai mesoi se fati kish nje cmim. Cmimi ishte heqja dore nga feja e familjes se tij, feja orthodhokse, dhe marrja e fese se pushtuesit, fese islame. Besohet se ai u konvertua ne nje musliman bektashi, duke qene se kjo ishte rruga qe ndiqnin shume te krishtere te kohes qe detyroheshin te benin konvertime te tilla te pahirshme. Konvertimi ne Islam ishte cmimi qe Gjergji i pagoi Sulltanit per ti deshmuar besnikerine e tij. Ne kembim, Sulltani i dhuroi atij ofiqe, pushtet, fame. Dhe shkelqimi i Gjergjit ne fushen e betejes, beri qe Sulltani ta mbante shume afer e donte sic donte djalin e tij. Kemi edhe kronika historike qe flasin se Gjergji e i biri i Sulltan Muratit, Mehmeti, jane rritur bashke e ishin shoke te mire. Kjo deshmon se sa lart e sa afer ishte Gjergji me majat e pushtetit te kohes. Ai arriti te ngjitej ne krye te perandorise me te fuqishme ushtarake te kohes ne mbare boten. Ky ishte fati i madh i tij ne jete.

    Por Gjergji e flaku tej fatin e tij. Ai beri aktin me te paimagjinueshem per kohen e tij. Dezertoi ushtrine osmane te cilen udhehiqte dhe shkoi e u kthye ne kalane e familjes te tij. Me kete akt, ai nuk humbi vetem pushtetin qe i kish dhuruar Sulltani, nuk humbi vetem famen e respektin brenda ushtrise osmane e mbare perandorise, por ai u kthye edhe ne armikun numer nje personal te Sulltanit e perandorise. Sulltani nuk toleronte tradhetite me te vogla ne rradhet e ushtarakeve te tij qe perfundonin me prerje koke apo rrjepje te lekures per se gjalli, e jo me te nje tradhetie te ketij kalibri: njeriu qe ai kish rritur ne gjirin e tij, njeriu qe e besonte dhe donte si djalin e tij, e kish tradhetuar ate. Po perse valle Gjergji e beri nje gje te tille se bashku me disa qindra ushtare te tjere me origjine arbereshe ne rradhet e ushtrise osmane? Me cfare guximi bene nje gje te tille kur kjo u garantonte atyre vdekjen e sigurt?

    Historianet japin shume motive per luften e Gjergj Kastriotit, por asnjera prej tyre nuk eshte bindese. Gjergji e beri kete akt jo ne mbrojtje te "lirise" e as si "hakemarrje ndaj vrasjes se te atit", as per te "marre pronat e te atit" pasi Sulltani i kish dhene me shume prona e pushtet sec ofronte gjithe Arberia. Ai e beri kete akt e kete lufte ne mbrojtje te Beses Orthodhokse, ne mbrojtje te beses se familjes se tij, te beses se popullit e te tij dhe mbare popujve ballkanike qe iu bashkuan luftes se tij. Lufta e tij ishte nje lufte e shenjte, nje lufte qe behej ne mbrojtje te fese se te pareve te tij, kunder fese se pushtuesit. Dhe si lufte e shenjte njihej edhe nga Sulltani ne Anadoll qe mobilizoi gjithe ushtrine e tij per te shtypur kryengritjen e nje grushti arberish. Kjo nuk e ben Gjergjin thjeshte nje "kryqetar" dhe luften e tij nje "kryqezate". Perkundrazi. Ai luftoi dhe ishte gati te vdiste ne mbrojtje te fese se tij, pasi kjo fe ishte burimi i virtytete te jetes se tij dhe te mbare popullit te tij. Prandaj ai thote me lart se zgjedh te jete deri ne vdekje mik i virtytit, e jo i fatit. Besmbajtesi martir i Perendise qe zgjedh te martirizohet ne mbrojtje te atij besimi, se sa fatlumi i oborrit te Sulltanit!

    Dhe kjo nuk ishte thjeshte nje lufte personale e Gjergjit. Qindra ushtare jenicere me origjine arberore iu bashkuan luftes se tij. Mijera te krishtere orthodhokse nga popujt ballkanike iu bashkuan rezistences se tij. Ajo qe u jepte guxim e zemer ne kete lufte te pabarabarte ishte besimi ne Zot dhe kujtimi i prinderve e te pareve te tyre. Tradita orthodhokse shekullore ne te cilen u linden e rriten e prej te ciles ata merrnin identitetin e tyre si njerez. Por ne rastin e Gjergjit dhe te atyre qindra arberesheve qe dezertuan ushtrine osmane, lufta nuk ishte vetem nje lufte per besen e popullin e tyre. Te gjithe ata kishin bere mekatin e pafalshem, mekatin ndaj Shpirtit te Shenjte, mekatin e apostastise se besimit. Te gjithe ata ishin konvertuar ne muslimane duke hequr dore nga besa orthodhokse. Per ta kjo lufte, ky gjak i derdhur ne beteje si martire te besimit, ishte edhe shpagimi i mekatit te tyre ndaj Zotit. Ata ishin gati te derdhnin gjakun e tyre ne beteje si martire, per t'i deshmuar Zotit pendimin per mekatin e tyre. Kjo ishte nje praktike e kohes ne traditen e orthodhokseve te konvertuar ne fene islame: shpetimi dhe falja e Perendise per ta vinte vetem me nje vdekje prej martiri, derdhja e gjakut te tyre ne kryq, ashtu sic u derdh gjaku i Zotit tone Krisht.

    Ne kohen e tij, ne rradhet e ushtrise osmane qe u thye disa here ne fushatat e saj ne Arberi, u perhap mendimi se Gjergj Kastrioti nuk ishte nje njeri i zakonshem, ishte nje njeri qe e mbronte Vete Zoti! Nuk kish se si te ishte ndryshe, pasi asnje ushtri e perandori tjeter e kohes nuk mund ti bente dot balle ushtrise perandorake osmane, e jo me nje grusht arberish! Kjo krijoi shqetesim te madh tek Sulltani, pasi nuk ishte thjeshte nje njolle turpi per pushtetin e lavdine e tij, por ishte nje triumf i Kryqit mbi Gjysmehenen. Keto mendime ne rradhet e ushtrise osmane u kristalizuan me kohen dhe Gjergj Kastrioti ishte tashme nje legjende, e jo nje njeri i zakonshem. Vete emri i tij kallte tmerr ne zemrat e ushtareve osmane. Pas 25 vjetesh luftime te pasuksesshme per osmanet per te kapur apo ndalur kryengritjen e Gjergjit, vdekja natyrale e tij, perforcoi bindjen e osmaneve mbi natyren e mbinatyrshme te Gjergjit. Zoti e ruajti ate deri ne momentin e fundit, dhe vdekja nuk i erdhi nga shpata por nga Zoti. Kur osmanet pushtuan me ne fund Krujen, ushtaret osmane bene aktin me te cuditshem te kesaj historie: ne vend qe te shkaterronin varrin e tij ne Kishen e Shen Kollit, ata e nderuan ate. E nxorren trupin e tij nga varri dhe eshtrat e tij i varren ne qafe si hajmali. Ne mendjet e tyre, ai ishte nje njeri i shenjte, dhe per aq kohe sa ata do te mbanin eshtrat e tij ne trup, as ata nuk do t'i priste vdekja nga shpata, pasi Zoti do t'i ruante ashtu sic ruajti Gjergjin. Sulltani ia doli me sukses me ne fund qe te pushtoje Arberine e ta djegi e shkaterroje ate. Por per cudine e pakenaqesine e madhe te tij, vete ushtaret e tij osmane ishin te paret ata qe e nderuan Gjergj Kastriotin si shenjtor! Edhe ne vdekje Gjergji gezonte me shume nderim nga ushtaret osmane se vete Sulltani.

    Bekimi i Zotit ishte me Gjergjin!
    Bekimi i Babait e Nenes se tij ishte me Gjergjin!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-09-2013 mė 17:08

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Bekimi i Zotit dhe bekimi i prindit

    Si pjese e ndergjegjes dhe tradites orthodhokse te popullit shqiptar, nje tjeter shfaqje e bekimit te Zotit dhe bekimit te prindit, duket edhe ne raste vdekje.

    Kur dikujt i vdes nena ose babai, ne orthodhokset i drejtohemi ne Kishe me fjalet: "I perjetshem qofte kujtimi i nenes/babait!" Kjo eshte ne vetvete nje lutje, nje lutje qe Kisha si e tere dhe cdo pjesetar i saj, ia drejton Zotit duke iu lutur qe te meshiroje dhe fali jete te ameshuar sherbetorit/es se tij qe u nda nga kjo bote.

    Krahas lutjes ne Kishe, neper takime me femijet e te ndjeres, perdorim urimin si: "Nena/babai te te kete lene uraten!" E bejme kete gje, per te deshmuar se sa i rendesishem eshte bekimi i prindit per femijen e tij. Kjo vlere nuk eshte nje vlere fizike apo materiale, por nje vlere shpirterore: sa here qe prindi bekon femijet e tij, Zoti eshte duke derdhur mbi kryet e tyre Hirin e Tij te shenjte. Pra bekimi i prindit eshte nje bekim i dyfishte per shpirtin e femijeve te tij.

    Nje gje eshte e qarte: vetem njerezit me besim, dine te vleresojne sic duhet bekimin e Zotit dhe bekimin e prindit.

    Albo

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •