Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Marsel
    Anėtarėsuar
    20-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40

    Poezi nga Bardhyl London

    VETEM ITAKA MBETET
    Kane nderruar anijet.S'jane me si te Odiseut.
    Kane nderruar dashurite.S'jane me si
    te Manelaut.
    Grate ndyshe jane.S'i ngjajne me Helenes.
    Dhe prape do te nderrojne ne shekujt
    parparendes.
    Vtem Itaka mbetet.
    Itaka te femijea,Itaka te gjeniu
    ajo, e perjetshmia,
    enderra,
    dashuria,
    jeta,
    vdekja:
    Itaka-vete njeriu.


    AMANETET E POETIT
    Nese syte e tu do te qendrojne te menduar
    mbi keto vargje,
    une do te shoh
    nje enderr te bukur.
    Nese syte e tu do te dridhen sado pak
    nga keto vargje
    une i gjithi do t kumboj si nje kitare
    deri ne agim.
    Po nese syte e tu do te kalojne indiferente
    mbi keto vargje,
    atehere une do te kem vdekur.
    Mos harro te vish ne harrim.




    NE TREGUN E RREFUGJATEVE
    Ne tregun e refugjateve
    kepuce po bleve,
    ato do te te cojne vetem ne vise te trishtura
    Po bleve magnetofon, ai vetem do te qaje.
    Ne tregon e refugjateve ,
    tensioni do te te ulet.
    Ndaj mos harro,
    merr gjithmone nje te aferm
    nga krahu te te mbaje.
    Ne tregun e rrefugjateve
    mos bli kurre embelsira,
    vetem kafe bli, kafe te hidhur.
    Mos pyet kurre per cmimet,
    (si ta cmosh valle dhimbjen,lotin,mallin?)
    Dhe mos harro,
    sa here te kthehesh nga tregu i rrefugjateve,
    dy here puthe vajzen,
    dy here djalin.
    Kujdes kur te hedhesh hapat netregun
    e rrefugjateve.
    ngadale mbi zemra shkel
    mbi dashurine.
    Dhe mbi te gjitha,
    sa here te shkosh ne tregun e refugjateve,
    te lutem,
    mos harro te mbash ne xhep
    trinitrine...


    VETEN E VRASIM PERDITE
    Veten e vrasim perdite.Ne tavolina
    te pista kafenesh. Ne rrjeshta
    te ndyte gazetash. Ne qarqe
    prapesish, intrigash. Vritemi
    ne nje vdekje te ngadalte.Dhe, oh, Zot,
    s'arrime ta kuptojme vetvarsjen tone.
    Vjen pastaj nje cast. Merr revolverin. Kembeza
    nuk hiqet.
    Ke vdekur prej kohesh.I vdekuri nuk vetvritet.
    Nuk lejohen adresa faqesh ne firme vetem ne profil !

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Marsel pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2

    Bardhyl Londo

    Amaneti i Poetit

    Nese syte e tu do te qendrojne te menduar,
    mbi keto vargje,
    une do te shoh
    nje enderr te bukur.

    Nese syte e tu do te dridhen sadopak
    nga keto vargje,
    une i gjithi do te kumboj si nje kitare
    deri ne agim.

    Po nese syte e tu do te kalojne indiferente
    mbi keto vargje,
    atehere une do te kem vdekur.

    Mos harro te vish ne varrim.


    Eshte nje rruge ne Tirane

    Eshte nje rruge ne Tirane
    shirit i tendosur nen blinj,
    atje dhe kur kane ikur gjithe njerezit
    i vetem mund te rri gjer ne agim.

    Eshte nje rruge ne Tirane
    shtrire e gjitha ne dashurine time.
    Sa here marr nje gjethe nga blinjte,
    me duket se prek doren e vendlindjes.

    Eshte nje rruge ne Tirane,
    e shtrenjte si nje lirike intime,
    blinjte atje s'i kane rrenjet ne toke
    po thelle ne dashurine time.

    Eshte nje rruge ne Tirane,
    (do te ishte nje e tille patjeter)
    atje dhe pleqte dhe femijet ne karroca
    me ngjajne si te njohur te vjeter.

    Dhe pse kaloj ne te shpesh i vetem,
    kurre s'e dita c'do te thote vetmi.
    Eshte nje rruge ne Tirane
    qe me ben me teper njeri...


    Lasgush Poradeci

    Vdekja e kish harruar. E mahnitur
    kish humbur rrugen ne vargun e tij
    eremire.

    Ate dite qe mbylli syte
    gjoli i Poradecit nga habia

    si nje lot i madh kish ngrire...


    Ura dhe brigje

    Ne jemi si dy brigje te nje lumi,
    perjete perballe, perjete te ndare,
    naten ndertojme ne endrra nje ure,
    diten mbetemi te huaj si me pare.

    Ne jemi si dy brigje te nje lumi,
    (Fat te rende paskan, e dashur, brigjet!)
    Ne endrra qajme e qeshin bashke,
    diten te flas, ti s'me pergjigjesh.

    Dhe ne mos me pafsh nje dite ne vendin tim,
    perballe teje ne mos me pafsh nje nate,
    mos u beso fjaleve qe thone te kam harruar,
    besome mua: jam shnderruar ne Rozafe.

    Nje ure te ngre te lidhen brigjet,
    me dite e mia, me endrrat do ta mbaj,
    te vij te mbeshtes koken mbi supin tend
    dhe te hesht, te qesh, te qaj.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #3
    GRATE E POETEVE

    Syte e bukur mbyllin. Po gjumi
    nuk e di ku eshte merguar, nuk e di.
    Njera perserit me vete nje varg. Tjetra
    nje figure sjell nder mend...Si nje lirike dashurie
    ledhaton pastaj jastekun bosh ne krahet e saj.

    (...Valle me ke u martuan burrat tane,
    me ne, apo me ty, poezi?...)

    Nje fjale, nje rime,
    nje lume dashurie dhe pak xhelozi,
    Mesnata e krijimit capitet si plak i ngadalshem.

    Vone. Syte e bukur mbyllin.
    dhe ne endrra shohin vjershat e librave
    te ardhshem



    LOT TE KALTER (Dhjetor 1989)

    Ai vizatoi harten e botes,
    Mbi te
    nje qiell te paster, te paster.
    Pastaj qau me lot te kalter...



    ITAKA

    Itaka fle nen qiellin e shtatorit.
    Ullinjte si gra qe presin burrat e vonuar ngjajne.
    Mua me merr malli per shtepine larg,
    per nje grua qe s'do te mbylle syte kete nate
    ne Tirane.
    Me ndihmo, Odise! Flake tutje mantelen
    e legjendes!
    Me thuaj nje fjale te mencur, te ngrohte.
    Rruget fillojne, humbasin, vrapojne, zhduken
    me te ngaterruara se radhet e trikos
    se Penelopes.

    Rruge, rruge, rruge...
    Drejt lindjes, drejt perendimit,
    drejt Jonit, drejt Egjeut.
    Kohet vertet moderne jane
    po fillin prape mund ta humbasesh
    si ne shekullin e Odiseut.

    Cila, pra me con ne Itaken time?
    Cila fjale e qeteson gruan qe pret?
    Larg nga sirenat e detit qe prape klithin histerike,
    larg nga Circet e shekullit te njezet!

    Une kete rruge s'e humbas!
    Do ta gjej dhe ne qofsha i verber!

    Te gjithe jemi nga pak Odise;
    ne mos pacim Penelope,
    nje Itake e kemi patjeter!

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #4
    Dashuri

    Gjithcka si ne ankthin e Noes
    Si ne rregullsine pedante te nje manastiri gjithcka;
    Gjithcka e kristalte, akull. Gjithcka si krater vullkani
    ……………………………….rremuje
    Koken e ndezur te cigares shuaj ne nje gote uje


    Klithme

    Qielli i paster
    ke frike ta ndotesh me veshtrimin
    I kthjellet
    i kthjellet
    gjer ne dehje

    C’gjeme!
    Mermeri i kalter krisi,
    ne dysh u nda
    nga nje lehje…


    Kur perendite ndaluan vetvrasjen

    Kur perendite ndaluan vetvrasjen
    nuk ish deshira per te ruajtur njerezit

    Jo, ishte dicka tjeter
    frika mos mbeteshin pa skllever
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  9. #5
    Me vjen keq per perendite

    Veten e vrasin njerezit e thjeshte
    E vrasin gjenite

    Vetem perendite s'mund te vrasin veten.

    Te mjerat!
    Me vjen keq per perendite


    Vetem Itaka mbetet

    Kane nderruar anijet. S'jane me si te Odiseut
    Kane nderruar dashurite. S'jane me si
    ......................................te Manelaut
    Grate ndryshe jane. S'i ngjajne me Helenes

    Dhe prape do te nderrojne ne shekujt
    ...............................praparendes

    Vetem Itaka mbetet
    Itaka te femija, Itaka te gjeniu
    ...ajo, e perjetshmja,
    ......endrra,
    .........dashuria,
    ............jeta,
    ...............vdekja:
    Itaka - vete njeriu
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  11. #6

    Poezi

    Epitaf i shtatė ėndrrave



    ....
    Dola. Ēiftet e dashuruara
    putheshin qetėsisht nė park.
    Rendin rrugėt e periferisė
    buzėt tė takonin me bulevardin e madh.
    Natė e bukur, ēapitej ngadalė,
    diellin priste tė puthej nė mėngjes.
    Qyteti pėrqafohej me mallin pėrballė
    pa asnjė llogari, pa asnjė interes.

    Natė e bukur tmerrėsisht
    njė natė a vetė jeta ish?!

    Jetė njerėzore-fytyrė dashurish.

    " Nata jeton me pasionin e agimit
    e sotmja ėndėrron tė nesėrmen
    Vetė hapi i njeriut mbi tokėn time
    trajektore e pasioneve te ndershme
    Nga pasione te bukura njerezore
    lindin, vdesin, rilindin miliona dashuri.

    Do te vdes nga pasioni per te qene njeri!"

    " Te kam besur gjithmone si femija nenes,
    ty, force e pamposhtur e njeriut te mire,
    ēdo kohe fytyren e njeriut ka enderruar,
    koha ime ka fytyren e njeriut te lire. "



    Bardhyl Londo ka kohe qe eshte poeti im i preferuar

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Zani pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  13. #7
    E verteta

    Femije isha, lodra kerkoja. Nena vendoste.
    Une flisja i pari. Nena e dyta.
    Mesimin thoshja. Mesuesja vendoste.
    Une flisja i pari. Mesuesja e dyta
    Endrra shikoja naten. Dita vendoste
    Une flisja i pari. Dita e dyta.
    Isha me ty. S’doja te ikte dita. Nata vendoste.
    Une flisja i pari. Nata e dyta.
    S’doja ta lija atin te vdiste. Vdekja vendoste.
    Une flisja i pari. Vdekja e dyta.
    Nisesha djathtas, perfundoja majtas. Jeta vendoste
    Une flisja i pari. Jeta e dyta.

    Une flisja i pari. E dyta ish e drejte.
    Po c’numer valle kishte e verteta?
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  15. #8
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    VETEN E VRASIM PERDITE

    Veten e vrasim perdite.
    Ne tavolinate pista kafenesh.
    Ne rrjeshtate ndyte gazetash.
    Ne qarqeprapesish, intrigash.
    Vritemine nje vdekje te ngadalte.
    Dhe, oh, Zot,s'arrime ta kuptojme vetvarsjen tone.
    Vjen pastaj nje cast. Merr revolverin. Kembeza nuk hiqet.Ke vdekur prej kohesh.
    I vdekuri nuk vetvritet.

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar KoTeLja_VL pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  17. #9
    Platonic Lover Maska e EllaCaramella
    Anėtarėsuar
    16-12-2005
    Vendndodhja
    Ne ndjenjat e tij
    Postime
    113
    Shume poezi te bukura. Une nusen e shkrimtaret Bardhyl londo e kam pasur zyshe te anglishtes, e quanin Valentina. Ishte mesuse shume e mire, edhe shpeshhere njerzit mendonin se une isha goca e saj, pasi kemi nje mbiemer
    TY nuk te kam zemer, te kam shpirt, sepse zemra pushon nje dite, kurse shpirti svdes kurre.

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar EllaCaramella pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  19. #10
    Sapere Aude- Daretobewise Maska e Sharmja
    Anėtarėsuar
    10-11-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    30
    Sa here

    Sa here kaloj prane farmacive
    nje gjethe plepi jam qe dridhet ne vjeshte
    Oh ti mos hyfsh kurre e dashur ne to
    duart e tua mos mbafshin asnje recete

    Sa here kaloj prane spitalit
    nje tel i brishte jam qe dridhet ne harpe
    mos e shkelsh e dashur kurre kete rruge
    mos e kalofsh e shtrenjte kurre ate prag

    Sa here me kalojne prane ambulancat e urgjences
    dridhem mos ke hyre ti ne ate dere
    mos e degjofsh kurre ulerimen e tyre
    mos e provosh kurre shpejtesine ere

    Sa here kaloj prane varrezave
    ...............................................
    Prane varrezave nuk kaloj ASNJEHERE!
    "All you need in this life is: ignorance and confidence. Then succes is guaranteed!" --MARK TWAINE
    "If people talk behind your back, it only means that you are two steps ahead."-- JACK RENO.

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Sharmja pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  21. #11
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    BILANC

    Fitimtaret-
    fitimtare.
    Te mundurit-
    te mundur ne perjetesi.
    Ne qofte keshtu
    mos na ardhsh kurre demokraci !


    LETER POPULLIT TIM

    Populli im, buken e mengjesit nen sqetull,
    nje cigare tymzeze,
    sy rrathenxire nga pagjumesia.

    Ku po shkon kete fundshekull?

    Hapat e tu-. simfoni e nente bethoviane,
    mengjesi. dileme hamletiane,
    mesdita-. plak urt, femije rebel,
    ne c'enderr hyn, valle naten,
    nga c'enderr ne mengjes, valle del?

    Ti, i pasigurti si nje syth marsi,
    Ti, i sigurti si deti,
    me i urte se vete Buda,
    Me martir se Krishti,
    Me profet se Muhamedi.

    Lerme te t'i puth syte
    ......serish
    .........S
    .........E
    .........R
    .........I
    .........SH
    Syte, ah, syte,
    fole dhembjesh,
    arene tragjikomedish.

    T putha dhe putha gjithe pellumbat,
    Te qafova dhe qafova gjlthe detet.

    Ku po shkon, i bukuri im, kete fundshekull?

    Kudo shkofsh me merr me vete.

    Me merr ashtu thjesht,
    pa karrige, pa veture.


    Kjo eshte leterankesa ime e pare dhe e fundit.
    Firma : Bardhyl Londo
    Nendor 1990. E merkure.



    DITEN QE U FORMUA PARTIA DEMOKRATIKE

    Mbaruan duartokritjet
    thirrjet entuziaste,
    u ulen krahet me "V"-te e gishterinjve ne ere.

    Pastaj filloi shiu,
    si per te na kujtuar se kepucet na fusnin uje,
    e lata e druve duhej prere...

    Dhjetor, 1990


    REQUIEM

    Pasi i hengren te gjitha banketet
    Pasi i shijun te gjitha presidiumet,
    Pasi i moren te gjitha cmimet, te gjithe titujt,
    Pasi i bene te gjitha udhetimet jashte shtetit,
    Befas nje mengjes folen krejt ndryshe:
    Ate qe kemi puthur, ta peshtyjme tani.

    Dhe zgjaten duart prape drejt banketeve, cmimeve,
    titujve, udhetimeve...
    Rituali i ripertypjes filloi ne remaxhor:
    pertyppeshty, peshtypertyp...

    Zoti te ruajt, demokraci!



    Atdheu eshte dhimbje

    Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende,
    sa karrigia e zyres,
    sa dhoma komode

    A me degjon,
    ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
    per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?

    Atdheu s'eshte loje kalamajsh.
    Atedheu eshte dhimbje.
    O Zot,
    Dhembje!



    Demokratet Populiste

    Fryjne ererat. Perjet kane fryre keshtu.
    Ku mbaron valle muzika? Ku fillon zhurma?
    Ne kryqezim te koherave, nje pikepyetje e madhe
    pergjon e
    ngaterruar
    ku mbaron populli, ku fillon turma?

    Ja, dolen populistet demokrate,
    dallge ku perzihet uji dhe shkuma.
    Populli rri serioz, i heshtur, i matur,
    Shakara pa kripe mbllacit turma

    Dhe nisin tiradat, nisin zhargonet,
    burokracia eshte si lopa, demokracia si vetura.
    Populli ul koken poshte i skuqur nga turpi,
    "I madh", "i madh", cirret turma.

    Fryjne erera. Mirefryfshi erera!
    Kush ka veshe e dallon muziken nga zhurma.
    Koha ime, beju sa me pare popull,
    larg, koha ime, larg nga turma.

    Nendor 1990



    REMINACION

    - Mikut tim V.K. qe keto dite ish ne reaminacion-

    Ku po shkon keshtu fundshekull i cuditshem?
    Lindjeperendim, Perdndilindje. Perendolind. Lindperendo.
    iluzione qe vyshken, iluzione qe lindin per t'u vyshkur
    Iluzionet?
    R-e-m-i-n-a-c-i-o-n.
    Si po vdes keshtu fundshekull i krisur?
    Vdes apo vdekjen sfidon?
    Me c'rekuiem te Bahut ta percjellim murinn e Berlinit?
    Rekuiemet?
    Re
    ....mi
    .......nacion.

    Si po ndahesh keshtu fundshekull tragjikomilk?

    A duhet te besojme vertet se ulliri, gjelberon)
    Mbi harten e Evropes si mbi nje tabele shahu
    ekzaltime demokracish
    Shah. Mat. Shahmat. Matshah,
    Remi
    .......nacion.

    Si po per6ndon keshtu fundshekull Hamlet.?
    Evropa u hap "Rilindja" u mbyll,
    Largime ushtrish- Palestina gjakon.
    Portat e Brandeburgut, Qafeprush, KSBE, emigrant kllapi
    .................................................. .Rripi I Gazes
    segregacion
    Fundshekull
    shtetbashkues
    Fundshekull
    re
    ......mi(njsh)
    .................nacion
    ........................alshovinistesh.

    r...................................Re - mi - - na - ci - on

    Eja dalim nje fotografl, fundshekulli im.
    Me degen e ullirit- Me thiiken qe gjakon.
    Ke a s'ke zemer t,. fundshekull'i im?


    Fundshekull
    Pa
    R-e-m-i-n-a-c-i-o-n.

  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiori pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  23. #12
    Qėndrueshmėria e fjalės poetike: Bardhyl Londo, “Fluturim i korbave”

    Nė takimin e parė me poezinė e Bardhyl Londos krijohet ndjesia e filozofisė dhe perceptimit tė botės qė e shmang strukturėn e mbyllur tė komunikimit dhe shprehjen e ngarkuar gjuhėsisht. Nė librin mė tė ri “Fluturimi i korbave” pėrfshihen shtatė poema, tė shkruara gjatė dyzet vitesh, qė, si zhanėr i ndėrmjetėm letrar , sugjerojnė vetvetiu lehtėsim komunikimi pėr lexuesin. E megjithatė, edhe forma e poemės nė poezinė e Bardhyl Londos, edhe lloji i poezisė sė shkurtė, shquhen pėr prirjen e lirizmit refleksiv, qė bart nė vete ngarkesa thellėsish tė cilat si shtresime, edhe mund tė tė rrėshqasin nė leximin e parė…
    Meqė nė artin poetik letrar, lirikja, epikja dhe dramatikja, dallohen mes vedi veēorish tė qarta dhe tė sakta, megjithatė ato, nė tė gjitha llojet dhe zhanret, nė tė gjithė formatet tekstore letrare, janė prani e pleksur, e bashkėshkrirė. Pra kemi lloje, tekste ku shquhet njėra ose fryma tjetėr. Kėtė veēori kanė edhe shtatė poemat e Bardhyl Londos: emocionalja, kryesisht shquhet si shenja e parė e lirikės; edhe me kėtė rast perceptim- pėrjetimi i kohės dhe hapėsirės pa kufi, perspektivė nga e cila mėton ta fokusojė dhe ta trajtėsojė, ta bėjė prani konkrete objektin e frymėzimit nė poemat e veta, shfaqet si truall i sigurt i Bardhyl Londos. Lirikja dhe epikja, pėrplotėsohen dhe diferencohen njėkohėsisht, si prirje, gjatė tėrė ecurisė sė zėrit epiko-lirik nė poemat e tij: lirikja e sjell tė gjithėkohshėm emocionin, epikja e kornizon nė kohė dhe hapėsirė. Elementi lirik, pėrbėrės i sė pėrjetuarės, nė jetė, mėton ta evokojė botėn e vet, edhe nga perspektiva gjithėkohėse… Zėri i narrator-filozofit ndėrkaq, nė poezinė e Bardhyl Londos, mėton artikulimin e njė strukture, tė subjektit tė qėndrueshėm dhe tė identifikueshėm…
    Autori, duke i pėrfshirė brenda njė vėllimi shtatė poemat, bėn edhe rekapitullim tė rrugės sė vet krijuese, provokon qėndrueshmėrinė e fjalės sė vet poetike tė njė kohe me njė kohė dhe ndjeshmėrie tė ndryshme nga ajo e periudhės kur ėshtė zėnė e krijuar fillimisht; provokon fuqinė krijuese, nė rrethana tė ndryshme,sfidon kufizimet, lirinė e shprehjes, flijimet, pėr tė mos heshtur; provon dhe verifikon formimin e vet me pėrvojat… Dhe kėsaj here jo pėrmes botimit tė opusit krijues nė tėrėsi, por pėrmes vetėm njė segmenti zhanror tė rrugės sė vet gati dyzetvjeēare krijuese. Pra vė pėrballė, kėtė diskurs lirik tė zėnė nė dy kohė historikisht fare tė ndryshme lidhur me lirinė krijuese,dhe kufizimet e hapjes ndaj pėrvojave universale…
    Vepra “Fluturimi i korbave” hapet me poemėn “Vajzė e vogėl me jetė tė madhe” (1981) qė ka bartur tė fshehtė nė vete njė dhimbje tė heshtur dhe qė e sjell nė dritė teksti pėrcjellės, si pasthėnie e vetė autorit, ku ndėr tė tjerat shkruan: “ … Nė shkurt (1981) isha caktuar pėr tė shkuar nė Kosovė, nuk e mbaj mend ēfarė aktiviteti ishte. Takimi u shty pėr nė pranverė. E ngushėllova veten me tė ftohtin e madh qė bėnte ato ditė, duke pritur kohė mė tė ngrohta. Por pikėrisht atėherė shpėrthyen revoltat nė Kosovė, dhe ėndrra mė e veēantė e jetės sime pėr tė pare dhe prekur Kosovėn u realizua vetėm pas hyrjes sė NATO-s nė vitin 1999… Por Kosova ishte brenda nesh natė e ditė. Poema “Vajzė e vogėl me jetė tė madhe”, qė i kushtohet Kosovės, - dhunės sė ushtruar nga pushteti serb, fillon nga kėnga me titull “E pamundur”, si kėngė e dhimbshme dashurie me vargun “Po ti mos e ngri atė dorezė telefoni\ tė thuash nuk vij sonte”. Isha duke kaluar buzė Lanės, me plepat e atėhershėm tė zhveshur qė ngjanin si skelete anatomikė, dhe vizioni i Kosovės qė jetonte brenda meje intensivisht, m’u shfaq si njė dashuri e dhimbshme tragjike dhe e pamundur (sapo kisha marrė vesh pėrfundimisht se nuk do tė shkoja kurrė nė Kosovė pas atyre qė ndodhėn) por orientimi ishte i prerė:nuk mund tė shkruanim atė kohė pėr Kosovėn. Me sa mė kujtohet, vetėm “Zėri i popullit” e kishte kėtė tė drejtė… Atėherė vajzėn e vogėl qė e vranė nė Prishtinė, e mora dhe e vendosa nė Borovė (Kolonjė), ku nė tė vėrtetė nuk e di nė ka ndodhur diēka e tillė. Po kjo nuk mė shqetėsonte fare, sepse realisht kishte ndodhur nė Kosovė… Pasi e kisha mbyllur poemėn, shtova dy kėngėt e fundit… Tė dyja janė shkruar me akrostik: e para lexon Kosovė, e dyta Prishtinė. Natyrisht nė botimin nė revistėn Nėntori nuk janė me tė zezė, siē bėhet zakonisht nė kėto rate… Dy javė pas botimit tė revistės ku ishte poema, pothuajse nuk kam fjetur nga shqetėsimi mos i kapte censura zyrtare apo ajo vullnetare, sepse pėr fat tė keq ekzistonte edhe njė censurė e tillė… Censura shqiptare censuronte Shqipėrinė, censuronte shqiptarėt pėr shqiptarėt e Kosovės. A ka absurd dhe dhimbje mė tė madhe?”.”
    Ėshtė refleks, ndėrgjegje normale e njeriut, intelektualit, e krijuesit do tė thoshim, dashuria pėr vendin, pėr kombin, pėr gjuhėn, pėr historinė dhe traditėn shpirtėrore, kjo e Bardhyl Londos, apo ajo e Zija Ēelės tek tregimi “Mermeri qė pikon” dhe e autorėve tjerė pėr Kosovėn pėr tė pėrmendur poemėn “Kosova” tė Mitrush Kutelit, etj; ėshtė pikėrisht ky mishėrim i vėrtetė, rrahje dhe ritėm i brendshėm i kombit qė nuk kanė mundur ta heshtin, dhe ta zbehin as pushtimet e huaja as diktaturat. Nė krijimtarinė artistike pėrgjithėsisht, e nė letėrsinė tonė, sidomos dėshmi tė tilla, kur zėri i artistit triumfon mbi censurat ndėshkuese, aq tė rrepta dhe vrasėse si nė Shqipėrinė e kohės, ashtu edhe nė Kosovė, janė tė shumta…Zhgėnjimet ndėrsa, sidomos tė iluzioneve tona, lidhur gjithnjė me raportet Shqipėri – Kosovė pėr dhjetėvjetėshat e fundshekullit tė kaluar dhe deri nė ditėt tona, shfaqen dhe ikin, por tė pranishme, dritėhije…
    Poemthi “Faleminderit det”, i pėrfshirė nė kėtė botim mban datėn 1977, qė do tė thotė se ėshtė mė i hershmi, mbase edhe nė tėrė krijimtarinė poetike tė autorit, nė kėtė zhanėr. Ka gjithsej 12 kėngė dhe, ėshtė poema mė e realizuar artistikisht. Pėr mė shumė, veēmas me katėr kėngėt e para vjen pėrsosje estetike. Zėri lirik me kėtė rast, , nė depėrtim drejt vetvetes, thellimeve, arrin tė shkėputet plotėsisht nga tė gjitha gravitacionet e jashtme. Nuk ekziston botė, sy e veshė pėrreth, plotėsisht asgjė; ėshtė vetėm ai dhe e dashura dhe tėrė gjithėsia e tyre dhe pėr ta; ėshtė mbarė kaltėrsia, hapėsira pa fund qė shpirtėzohet dhe merr tė drejtėn e heroit tė tretė, tė barabartė nė kėtė poemė. I pranishėm ėshtė edhe qielli, mbi sipėrfaqen e paane tė detit, tė shndėrruar, nė nderim tė bukurisė sė gruas, nė pistė vigane, nė shtresė kristale, e ngrirė alabastėr, posa shkel kėmba e saj nė tė…
    Poemthi “Faleminderit det”, qė nė zėnie, insiston tė realizohet nė njė hapėsirė tė pafund, nėn zotėrimin sovran tė vetin, hapėsirė kaltėrsie me tension tė fuqishėm dehės, lumturonjės, vatėr rrezatimi e tė cilit ėshtė bukuria e gruas, pėrkatėsisht e zėrit lirik tė dashuruar qė e sodit tėrė kėtė mrekulli magjike para shikimit tė tij. Nė kėngėn e pare tė poemthit, nė kontakt tė pare tė gruas me detin, deti ngrin, i merret fryma, si nė poezinė e Safos, s’ka valė as rrudhė, ėshtė krejt rrafsh si qelqi. Dhe noton gruaja drejt thellėsive, drejt ndjelljes sė mjellmės, duke e mbushur hapėsirėn nėpėr tė cilėn pėrhap dhe shpėrndan gėzim dhe dashuri, edhe nė kėngėn e dytė, nė tė tretėn. Ndalet diku nė thellėsi, mbase tė prehet, tė marrė njė sy gjumė dhe deti, i qėndron gati me jastėk vale nėn kokė, dhe si gjyshe e mire, ndėr kėmbė i bie dhe i bėn roje…Kryesisht kjo ėshtė pamja e parė, e shtrirė brenda katėr kėngėve tė para tė poemės, “Faleminderit det” qė do tė ndiqet edhe nga tri pamje tjera…
    Tek kėnga e pestė ndodh thyerja e parė: a ėshtė e vėrtetė tėrė kjo qė po ndodh, - fanitet dhe shigjeton vetėtimthi dyshimi i zėrit lirik, dyshimi me frymėn e kanunit. E dashura ndėrkohė ka dalė nga deti dhe shtrydh flokėt e gjata, dhe fanitja tani bėn qė flokėt tė shndėrrohen nė ferexhe, qė ėshtė pamja e dytė, e pėrshfaqur nė kėngėn shtatė. Pamjet sakaq ndėrrohen me shpejtėsi dhe nė sytė e folėsit, vargu i stėrkalave kristalore tė ujit, brenda tė cilave ka hyrė dielli, shfaqet duvak nusėrie, pamje qė e mahnit tani zėrin dhe qė ėshtė pamja e tretė e poemthit dramatik… Pas kėsaj pason mbyllja deradiane do tė thoshim e kėsaj vepre:
    Ikim.
    Deti mes brigjesh
    Sy i bukur mes qepallave u tret.
    Mirupafshim det!
    Kush u tret? Deti nė largėsi, apo lumturia e syrit mes qepallave? Metamorfozimi ambivalent, mbulon e njėkohėsisht zbulon ēdo gjė, pėr arsye se ēdo gjė ka marrė fund, ėshtė tretur tutje deti, tretur lumturia njėditėshe nė syrin e sė dashurės, nė zėrin e heroit, bashkė me udhėtimin drejt realitetit, mbase edhe atij kanunor dhe atij tė pėrditshmit, brutalit…Njė pėrmbyllje e formatit tė madh, pėrmes pamjes sė katėrt tė poemthit, si njė pastėrti estetike e pėrsosur…
    Bardhyl Londo nė thelb ėshtė natyrė e poetit refleksiv. Atė e dallon prania e rreptė e gjykimit tė pėrhershėm, i cili, sa herė qė zė fill frymėzimi, arrin ta zbusė dhe fisnikėrojė emocionin. Edhe kur merr hov dhe s’pėrmbahet afeksioni, ai buron, vjen si ndėrgjegjėsim qė ushtron realiteti, nga mendja para sė gjithash dhe mė pak nga zemra.. Edhe tensionimi qė nė moment gufon ritėm i vargut, mė pare se buisje e papėrmbajtur e tensioneve shpirtėrore, del si prurje e stilit poetic tė veēantė dhe parimesh tė qarta estetike. I tillė ėshtė para sė gjithash nė lirikėn e pastėr, tė shkurtėr, qė si pohim mund tė duket paradoksal: poema ėshtė lloj pjesėrisht narrativ qė ka njė nxitės konkret dhe qė parapėlqen njė koncept paraprak, njė pėrmasė tė qartė nė kohė dhe hapėsirė, njė a mė shumė folės. Megjithatė, edhe tek poema “Ditė njerėzore”, edhe tek e pėrfolura “Faleminderit det”, emocioni dhe gjykimi refleksiv janė mė tė balancuara. Bardhyl Londo ėshtė liriku filozof, ėshtė poet qė sfidon paradokse dhe absurde tė jetės dhe botės ndėr mote dhe shekuj.
    Natyra refleksive e lirikut me gjykim tė rreptė, do tė shquhet si e tillė me dy poemat mė tė fundit, “Fluturim i korbave”, (1993), dhe sidomos me kryepoemėn “Dhjatė e pėrmbysur”, (2010).
    Dymbėdhjetė kėngėt e poemthit “Dhjatė e pėrmbysur”, nė rileximin tim, mė vijnė edhe si dymbėdhjetė ese poetike, eliptike, nė frymėn e filozofisė agnosticiste. Tingėllojnė meditime poetike pėr mirėsinė dhe ligėsinė, tė ndara dhe bashkė, nė armiqėsi dhe bashkėveprim tė pėrjetshėm; mė vijnė si rebelim prometeik ndaj pamundėsisė sė njeriut pėr njohje e vetėnjohje, pėr pamundėsinė qė tė vetėdijesohet pėr kėtė gabim tė krijuesit, pėr gabimin qiellor. Janė dymbėdhjetė ese poetike-filozofike pėr ekzistencėn e gabuar, pėr ekzistencėn si burim besimi dhe mashtrimi, shprese dhe zhgėnjimi, dashurie dhe urrejtjeje; kėshtu qė nga dhiata e kėtej e po aq para saj, njeriu pėrballė indiferencės sė Krijuesit pėr mizoritė e ligėsisė mbi njeriun e vdekshėm, tė pafajshėm e tė devotshėm, nė shpresė e besim tė pėrhershėm pėr drejtėsi qė, duket se nuk do tė mbėrrijė kurrė... Kėtė revoltė e rebelim qiellor, metafizik, mes shenjtėrve, poeti Bardhyl Londo e zbret mes realitetit tokėsor, e bart krahėve tė historisė dhe kohės sė pafund, e vendos mes pėrditshmėrisė sė njerėzve, sjelljes dhe moralit tė mjedisit, tė institucioneve, pėrmes pamjeve dhe situatave kreative, tė fuqishme estetikisht... Dhe kjo mbase mund tė jetė njė shteg leximi i kėsaj kryevepėrze. Akrostiku ndėrsa i kėngės sė trembėdhjetė (Falna Krisht amin), modelit tė poezisė sė madhe, tė shtyn, si lexues, edhe njė tjetėr shtegu, ecjes e pėrsiatjes gjatė tė cilit, tokėsori njeri sikur pranon se ėshtė mėkatar dhe, mund tė vazhdojė ėndėrrimin drejt pėrsosjes...Ballėpėrballė pra tokėsori dhe qiellori, ose dėshpėrimi i (pa)ngushėllueshėm i njeriut me gozhdėt nė shpirt, dhe indiferencės qiellore. Edhe kėtij shtegu, gjithnjė thellėsish tė hapėsirave tė pandriēuara deri nė fund qė i sjell parandjenjė tė artikuluar me pėrsosmėri artistike poezia nė tėrėsi, dhembje –klithja e njeriut jehon hapėsirės indiferente. Dhe mė vjen ta pėrfundoj leximin tim tė poezisė sė Bardhyl Londos me njė klithje tė Korneit: “Lumturi e vėrtetė ėshtė tė mos jesh i ndjeshėm ndaj shqetėsimeve, pėr asgjė tė mos shpresosh dhe nga asgjė tė mos kesh frikė”.

    Ali ALIU - Milosao
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  24. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  25. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Bardhyl Londo

    Gratė inatosen me gjithkėnd…!




    Bardhyl Londo



    Bardhyl Londo poeti i brezit tė viteve ‘89-tė ndėr tė vetmin lėvrues tė poemės, nuk rresht sė dhėni poezisė shqipe lirizimin itensiv, nė njė eter personal duke ju pėrgjigjur njė gjendje shpirtėrore tė ekuilibruar me materien. Poezi me metrikėn standarde, Londo vlerėsohet pėr jehonėn melodike dhe traditėn e pasur tė vargjeve Toskė





    edua

    Njė gotė verė nė Pargė



    Si njė pelegrin i rikthyer nė tempull

    etjedjegur nga rruga e largėt,

    nė kafenenė e parė buzė detit rrėkėllej njė gotė verė

    dhe pi Pargėn





    Prostitutat e qytetit tė madh



    Si do t’ia bejmė pėr njė flirt sonte, sepse

    pėr dashuri as qė bėhet fjalė. Nė hollin e hotelit Kosmos

    prostitutat presin nė radhė. Gjunjėzbuluar nėpėr kolltukė

    tė gatėshm tė fusin mes gjunjėve qytetin e madh. Jashtė



    dritat e makinave bien mbi dėborėn e pistė. Rrugėt e qytetit

    ndotin me llumėtirė menustracionesh. Menopauza

    kurrė s’do ta shterpojė kėtė qytet. Vetėm vetmia

    qenka e tmerrshme nė kėtė qytet tė zhurmshėm. Madje

    vetmia me kurvat pranė mė e zezė ėshtė

    se vetė varri. Vetėm vetminė ka tė madhe ky qytet. Vetė

    ėshtė aq i vogėl sa futet nė shalėt e njė prostitute. Por

    si do t’ia bėjmė pėr njė flirt sonte sepse

    pėr dashuri as qė bėhet fjalė.



    Vetminė vrite me kurvėn e parė. Nesėr

    do tė lindė njė qytet i madh si ky. Sepse

    vetėm nga flirtet, kurrė nga dashuritė, kanė lindur qytet e mėdhenj.





    Vasilika



    Dimėr edhe verė

    200 vjet nė shkallė

    pret Vasilika-psherėtima e bardhė e Ali Pashės.

    Pret e pret Penelopa moderne.

    Dimrit

    si njė e-mail vetėtimash Ali Pashaj i dėrgon njė buzėqeshje.

    Mėtonjėsit ikin tė tmerruar.

    Shtėpia nė Litharicė mbetet vetėm e Saj dhe e Ali Pashės.

    Verės

    trupi pa kokė i Vezirit plak

    nėpėrepos rrokulliset

    vargjet dhe kapitujt bėn katrahurė.

    Eposi mbetet vetėm i Trupit dhe i Vasilikės.

    Ditėn

    qan mbi trupin.

    Natėn fle me kokėn

    singrica me tokėn.

    Ngrica dhe Toka janė vetėm tė saja dhe tė Ali Pashės.

    Penelopa moderne as vetė nuk e di se ē’pret

    ditėt duke numėruar me gishta si tespije.

    Tė lodhur

    mėtonjėsit janė shpėrndarė prej kohėsh shtėpive publike tė Janinės

    pėlhura e endur netėve shitet nė tregun e Gabit.

    Pret Penelopa moderne.

    Me gishtat e bukur numėron ditėt si tespijet e bardha tė Ali Pashės.



    Mėtonjėsit u lodhėn.

    Tė pashpresė bredhin shtėpive publike tė Janinės

    pėlhura e endur netėve tė pritjes shitet nė tregun e Gabit.



    E zeza tragjike e Ballkanit



    Kanė ndėrruar shkrepat e Ballkanit. Autostradat

    si rripa tė stėrmėdhenj shtrėngojnė belin e gadishullit tragjik.

    Po prapė fastfudeve, kafeneve dhe restoranteve tė zhurmshme buzė autostradave

    kudo kam parė

    plakat me tė zeza.



    E verdha ėshtė e Van Gogut,

    bluja e Ticianit,

    e zeza tragjike e Ballkanit mitik.



    Gratė shfaqen mė tė ngrysura se e zeza qė kanė veshur,

    tė inatosura me gjithkėnd, por nuk e dinė pėrse,

    gati janė tė nisin luftėn, por nuk e dinė se kė kanė armik,

    mėrmėrisin fjalė qė nuk i kuptojnė as vetė

    ndonėse flasin nė gjuhėn e tyre,

    flenė dhe zgjohen me kujtimin e tė vrarėve nėpėr luftėra

    tė cilat nuk i dinė pėrse janė bėrė,

    I kanė harruartė gjitha rrugėt nga skleroza e pamėshirshme,

    vetėm rrugėn pėr nė varreza s’e ngatėrrojnė kurrė,

    ngrenė kėngė vaji pėr bij e bija qė kanė rėnė

    duke shkelur kufij pėr tė dalė nė njė botė tė madhe,

    duke kaluar dogana me njė koli cigaresh kontrabande

    sa pėr tė mbajtur fėmijėt me bukė,

    dridhen nga tmerri kur kujtojnė vajzat e vrara me pėrdhunė

    semaforėve tė kuq tė metropoleve evropiane.



    Impozante si perandorė spektėrrendė

    nuk e morėn vesh kurrė se ēfarė perandorie zotėrojnė,

    mallkojnė veten dhe fqinjėt,

    as vetė s’e dinė pėrse,

    vitet i masin me njė kalendar qė as ato vetė s’e kuptojnė:

    kur u vra filani,

    kur qėlluan filanin,

    kur iku djali i madh…



    Bijat dhe mbesat e tyre tani vishen krejt ndryshe,

    moda nga Parisi dhe NJu-Jorku mė shpejt vjen tek ato se kudo tjetėr

    Po prapė brenda tyre diku rri fshehur

    dhe ėshtė gati tė shpėrthejė

    e zeza e pikėlluar e Ballkanit.

    Marrė nga revista “Poeteka”, numri 17, vjeshtė 2010

    http://www.standard.al/grate-inatosen-me-gjithkend/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  26. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  27. #14
    i/e regjistruar Maska e G@briel
    Anėtarėsuar
    12-08-2014
    Postime
    15

    Bardhyl Londo: Kur Ramiz Alia kėrcėnonte Kadarenė pėr “Pallatin e ėndrrave”

    Londo: Kur Ramiz Alia kėrcėnonte Kadarenė pėr “Pallatin e ėndrrave”


    Kujtimet e shkrimtarit Bardhyl Londo nė librin “Jeta qė na dhanė” (botimet Toena), vazhdojnė tė Ismail Kadare 222 (1)mbeten nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Nė kėtė pjesė ai rrėfen pėr “pleniumet e Lidhjes”; kryqėzimin e Kadaresė pėr novelėn “Nėpunėsi i pallatit tė ėndrrave”, “gjyqin” dhe dėnimin e Koēo Kostės pėr novelėn “Ata tė dy dhe tė tjerė” dhe se si u pėrhap lajmi i rremė pėr vrasjen nė kufi tė Lazėr Stanit.


    Emri:  bardhyl-londo.jpg

Shikime: 3534

Madhėsia:  24.1 KB

    * * *

    Gjyqet qė zhvilloheshin nganjėherė nė Lidhje, pėr shkrimtarėt qė kishin bėrė “gabime” ideologjike ishin shumė mė tė ashpra, ose pothuaj po aq tė ashpra, sa edhe nė qendrat e tjera tė punės. Nė shumicėn e rasteve, kur ashpėrsia e kėtyre gjyqeve binte nė sy menjėherė, direktiva vinte qė nga lart. Ishin kėto instanca qė pėrcaktonin jo vetėm intensitetin dhe agresivitetin e ashpėrsisė sė gjykimit, por edhe masėn e dėnimit.

    I ashtuquajturi “plenum i Lidhjes” nė vitet tetėdhjetė qė u zhvillua nėn njė temė e cila shėrbente vetėm si ambalazh, por qė nė tė vėrtetė kishte si synim linēimin e novelės sė Ismail Kadaresė “Nėpunėsi i pallatit tė ėndrrave” apo ndoshta edhe vetė autorin e kėsaj novele, ėshtė njė nga kujtimet mė tė trishta qė dėshmon edhe sot e kėsaj dite se nė ēfarė fije peri varej fati i letėrsisė dhe i autorėve mė tė mirė tė saj. Raporti i kryesisė u dėrgua disa herė nė zyrat e komitetit qendror dhe prej andej vinte gjithmonė shėnimi kobndjellės “se materiali duhej forcuar”. Thoshin se me tė merrej vetė “i madhi”. Dhe raporti nė tė vėrtetė u shndėrrua nė njė pretencė prokurori. Epilogun e kėsaj pretence famėkeqe e formuloi me gojėn e tij vetė Ramiz Alia: nuk ka rėndėsi tė tė pėlqejnė tė huajt, rėndėsi ka tė tė pėlqejė populli yt… Gjithēka, nė mėnyrė fare tė hapur dhe kėrcėnuese, i drejtohej Kadaresė dhe modelit tė letėrsisė qė autori kishte paraqitur me “Nėpunėsin e pallatit tė ėndrrave”. Pėr fat tė mirė Kadareja kishte fituar tani njė status tė tillė brenda dhe jashtė vendit sa nuk mund ta preknin dot. Ēfarėdo dėnimi tė merrej ndaj tij, mė tepėr do ta trondiste diktaturėn se sa do ta ndihmonte.

    Paspleniumi ishte edhe mė tronditės. Ismail Kadareja, i zymtė, i trishtuar zbriti nė vetmi tė plotė shkallėt e pallatit tė kulturės ku u zhvillua plenumi dhe mori i heshtur rrugėn pėr nė shtėpi. Pothuajse askush, edhe nga ata qė u dhimbsej me tė vėrtetė fati i letėrsisė dhe modeli qė pėrfaqėsonte “Nėpunėsi i pallatit tė ėndrrave” jo vetėm nuk guxoi ta mbronte qoftė edhe tėrthorazi nė sallėn e linēimit, por nuk guxoi as ta shoqėrojė. Kjo mungesė guximi ishte njė plenum i dytė, po aq i rėndė sa ai qė u zhvillua nė sallė. Tė tjerėt, ndoshta shumica, fėrkonin duart dhe prisnin zhvillimet e mėtejshme, duke ėndėrruar shkallėt qė do tė ngjitnin nė rastin ekstrem tė dėnimit tė Kadaresė dhe tė vendit qė do tė linte ai bosh nė listėn e emrave tė cilėt pėrfaqėsonin letėrsinė shqipe dhe qė gjithmonė ideoheshin dhe projektoheshin nėpėr zyra.

    Vite mė vonė kur filloi problemi i hapjes sė dosjeve nė diskutim e sipėr pėr kėtė temė nė njėrėn prej kafeneve tė kryeqytetit, njėri prej nesh tha (atėherė nuk e njihnim mirė kėtė ēėshtje) se shkrimtarėt kanė ditur ta kapėrcejnė kėtė situatė. Kush, reagoi menjėherė njė prokuror i pranishėm nė bisedė, shkrimtarėt? Hapni plenumin pėr “Nėpunėsin e pallatit tė ėndrrave”, ai i gjithi ėshtė njė pretencė, njė kallėzim penal…

    Kur u zhvillua gjyqi ndaj Koēo Kostės, pėr novelėn “Ata tė dy dhe tė tjerė” sado qė nė kryesi pati edhe zėra qė u munduan ta lehtėsojnė dhe tė bėjnė njė gjyq formal dhe tė moderuar, masa e dėnimit kishte ardhur nga lart: novela do tė ndalohej si nė mesjetė, autorit do t’i hiqej e drejta e botimit dhe duhej tė shkonte pėr t’u riedukuar nė fshat . Para se tė nisej pėr nė Greshicė, fshatin ku duhet tė kryente internimin ose riedukimin, shkrimtarit iu bė edhe njė gjyq tjetėr: nė Fier ku punonte dhe banonte nė ato kohė. Gjyqi qė iu bė nė Lidhje ngjante si dasmė para gjyqit nė Fier. Artistė me emėr nga estrada dhe teatri i Fierit e kanė sulmuar shkrimtarin me njė egėrsi tė tillė, sa mund t’ua kishin zili edhe prokurorėt e gjyqeve politike. Ishte e ēuditshme dhe e pashpjegueshme kėnaqėsia qė arrinte deri nė sadizėm pėr ta parė kolegun e tyre tė kryqėzuar, madje mundėsisht nė turrėn e druve. Pas kėtyre dy autodafeve shkrimtari u nis pėr nė Greshicė, gjithsesi me njė ndjenjė lehtėsimi qė kishte shpėtuar vetėm me riedukim dhe me heqjen e sė drejtės sė botimit pėr njė kohė ta pacaktuar, se mund ta pėsonte dhe mė keq.

    Kundėr tė gjitha rregullave tė asaj kohe, rregulla qė ndonėse ishin tė pashkruara, kishin njė fuqi mė tė madhe se ligji, njė ditė duke ikur pėr nė Pėrmet ndala makinėn e gazetės dhe mora tė pėrpjetėn e Greshicės. Pas njė maloreje qė tė merrte shpirtin, nė qendėr tė fshatit pyeta pėr shkrimtarin. Nuk mund t’i harroj edhe sot e kėsaj dite armiqėsinė dhe agresivitetin e atyre fytyrave sapo u pėrmenda emrin e Koēo Kostės. Shumica prej tyre shfaqnin jo vetėm njė armiqėsi agresive, por edhe njė habi tė pashpjegueshme pėr trutė e tyre: ėshtė nė rregull nga trutė e kokės ky qė pyet dhe vjen tė takojė nė mes tė ditės njė person tė rrezikshėm tė dėnuar nga Partia?

    Pėr fat tė mirė timin, shkrimtari nuk ndodhej nė Greshicė, por kishte lėnė prapa vetes humorin e tij therės qė nuk e braktiste as nė situatat mė tė vėshtira. Ishte kohė korrjesh, por ishte edhe kampionati botėror i futbollit. Shkrimtarit i kėrkonin tė njėjtėn normė si ajo e fshatarit i cili kishte gjithė jetėn qė merrej me atė punė. Ti mė ke vėnė tė luaj me Brazilin, i ishte pėrgjigjur brigadierit qė i kėrkonte normėn, ka ekip qė pėrballon Brazilin? Qesha me kėtė humor therės, por kur u mendova mė vonė, i ēliruar dhe i ftohtė nga emocionet, e kuptova qė lajmi i vizitės time nė Greshicė do tė vinte shumė kohė pėrpara se unė tė kthehesha nė Tiranė. Kishte ardhur vėrtet. E vetmja masė qė mund tė merrja ishte tė njoftoja vetė Dritėroin, kryetarin e Lidhjes, pėr t’i dhėnė tė kuptonte se vizita ime ishte krejt e rastėsishme dhe se nuk do tė ishte njerėzore tė tė zinte rruga andej dhe tė mos takoje njė shok e koleg i cili ndodhej nė vėshtirėsi dhe mė tepėr se pėr ēdo gjė kishte nevojė pėr pėrkrahje morale dhe pėr njerėzillėk. Sapo i shpjegova Dritėroit vizitėn time e cila shumicės mund t’i dukej naive, kryetari nė stilin e tij origjinal dhe tė papėrsėritshėm mė tha: e, o, mirė bėre qė u ktheve. Devolliēja e tij ato ēaste mė tingėllonte si gjuha mė e bukur nė botė. Pastaj qeshi me pak dinakėri tė zakonshme nė kėto raste dhe mė la tė kuptoja se e kishte marrė vesh lajmin shumė kohė pėrpara se t’ia thosha unė. Nuk e di a e kishte marrė vesh lajmin nga dikush tjetėr, por fakti qė Dritėroi e dinte dhe ishte shumė i qetė dhe miqėsor, mė lehtėsoi pėrfundimisht dhe nuk mendova mė fare pėr tė.

    Rasti i Koēo Kostės ishte gjyqi ēnjerėzor qė i bėhej njė shkrimtari pėr t’ia nxirė jetėn, pėr t’ia mbyllur gojėn pėrfundimisht ose pėr ta detyruar tė mendonte dhe tė shkruante ato qė donin ata, pėrfaqėsuesit dhe drejtuesit e censurės. Kėta drejtues nuk pėrpiqeshin tė “orientonin” vetėm mendimet, por edhe jetėn personale tė shkrimtarit: duhej tė martoheshe me atė qė donin ata, ose ishte e pranueshme pėr ta. Shkrimtari Lazėr Stani, qė atėherė kishte botuar disa tregime shumė tė bukura dhe i ishte imponuar realitetit letrar shqiptar si njė shkrimtar “ndryshe” jo si tipi i shkrimtarit me tė cilin ishte mėsuar ky realitet qė e kishte formuar dhe pranuar censura, nė mėnyrė krejt tė natyrshme kishte filluar lidhjet me poeten Luljeta Lleshanaku me tė cilėn jeton edhe sot e kėsaj dite. Por Lazri, qė aso kohe punonte te gazeta “Zėri i rinisė” nuk duhej tė fejohej me Luljetėn, sepse ajo ishte mbesė apo fis i Abaz Kupit. Problemi kishte shkuar deri nė kupolėn e Komitetit Qendror tė rinisė. Lazri dhe Luljeta po “ shkatėrronin rininė e pastėr shqiptare”.

    Faruk Myrtaj vjen njė ditė nė njė gjendje sa tė kėpuste shpirtin. E more vesh, mė tha, Lazėr Stanin e kanė vrarė duke kaluar kufirin…Kisha ditė qė nuk e kisha takuar shokun tim, e njihja shumė mirė natyrėn e tij thellėsisht njerėzore, por dhe shumė tė ndjeshme dhe tė thyeshme dhe lajmin e besova plotėsisht. Siē kisha zakon atėherė sa herė merrja lajme tė kėqija, shkoja vėrtitesha vetėm, nuk doja tė takoja njeri, nė bulevardin nga Agjencia Telegrafike Shqiptare deri te cepi i hotel “Dajtit”. Atje e qava mikun tim…

    Pėr fat tė mirė, lajmi nuk ishte i vėrtetė. Lazri pėr shkak tė problemeve vėrtetė absurde qė i kishin hapur, ishte ngujuar disa ditė nė Pultin e tij, nė Dukagjin. Kur njė ditė u shfaq befas nė Tiranė, unė ngriva nė vend dhe me sytė qė filluan tė mė lotojnė, i thashė: Shėn Lazėr, (ishte tamam Shėn Lazėr) kur u ngrite nga varri? Lazri qė i kishte marrė vesh tė gjitha, qeshi dhe mė tha: ishte e rėndė rrasa e varrit, por siē e shikon, nuk mundi tė mė mbante brenda. Ja, pra, ku u ringrita… Qeshėm dhe shkuam tė festojmė diku, ose mė saktė pėr tė gjetur ndonjė vend tė lirė nė ndonjė lokal tė cilėt nė Tiranėn e atėhershme numėroheshin me gishta dhe nuk mund tė gjeje vend lehtė…



    * * * * *

  28. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar G@briel pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Tema tė Ngjashme

  1. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  3. Bardhyl Quku
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2004, 07:14
  4. Prof. Bardhyl Ēaushi
    Nga illiriani nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-04-2003, 17:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •