Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 35 prej 35
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,668
    Faleminderit
    20
    72 falenderime nė 57 postime

    Pėr: Cfare eshte Fotografia

    Per efekt info-je, une per vete, kur vjen puna tek teknika e shkrepjes, jam amator perfekt! Jam disi me i prirur te vleresoj/analizoj(pak a shume) nje "shkrepje" te dikujt tjeter dhe te arrij ne nje perfundim personal te rendomte, ashtu sic mund ta bente kushdo ne menyren, interpretimin e vet, sesa te realizoj nje shkrepje te llojit te vet.
    Mgjth, fotograf nuk eshte detyrimisht ai/ajo qe ndjek rregullat teknike/teorike me perpikmeri, megjithese rrit shanset per nje finalizim te suksesshem. Per mua fotograf i mirefillte, i afte, profesionist, i arrire etj, eshte ai qe zoteron nje bote "te brendshme" mjaft te pasur, te ndikuar fare pak nga "rryma" por ka edhe nje 'nuhatje vizuale' te asaj se cfare synon te arrije/riprodhoje permes nje imazhi. Mbase eksperienca eshte nje mates i mire i nje fotografi, mbase jo! Kam pershtypjen se syri, ose aftesia per te pare pertej asaj qe shohim dhe te qėnit "perhere" i gatshem perpara momentit deciziv i perbere prej nje harku kohor relativisht te shkurter, jane po aq te rendesishem per t'ju afruar sadopak ceshtjes: je Fotograf, apo thjesht imitues...!?

    p.s teprica(x) -/+ detajet(x) = balance = fotografi

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,931
    Faleminderit
    31
    170 falenderime nė 125 postime

    Pėr: Cfare eshte Fotografia

    Citim Postuar mė parė nga EXODUS Lexo Postimin
    Per efekt info-je, une per vete, kur vjen puna tek teknika e shkrepjes, jam amator perfekt! Jam disi me i prirur te vleresoj/analizoj(pak a shume) nje "shkrepje" te dikujt tjeter dhe te arrij ne nje perfundim personal te rendomte, ashtu sic mund ta bente kushdo ne menyren, interpretimin e vet, sesa te realizoj nje shkrepje te llojit te vet.
    Mgjth, fotograf nuk eshte detyrimisht ai/ajo qe ndjek rregullat teknike/teorike me perpikmeri, megjithese rrit shanset per nje finalizim te suksesshem. Per mua fotograf i mirefillte, i afte, profesionist, i arrire etj, eshte ai qe zoteron nje bote "te brendshme" mjaft te pasur, te ndikuar fare pak nga "rryma" por ka edhe nje 'nuhatje vizuale' te asaj se cfare synon te arrije/riprodhoje permes nje imazhi. Mbase eksperienca eshte nje mates i mire i nje fotografi, mbase jo! Kam pershtypjen se syri, ose aftesia per te pare pertej asaj qe shohim dhe te qėnit "perhere" i gatshem perpara momentit deciziv i perbere prej nje harku kohor relativisht te shkurter, jane po aq te rendesishem per t'ju afruar sadopak ceshtjes: je Fotograf, apo thjesht imitues...!?

    p.s teprica(x) -/+ detajet(x) = balance = fotografi
    ...ne shkolle merren bazat e fotografise, Gjon Mili u be fotograf i mire jashte Shqiperise, Marubi u be i tille ne Itali, pra qe dolen si fotografe te mire e kishin nje baze, kishin ndjekur nje fare shkolle gje qe ne vendin tone nuk egziston, vetem kurse fotografie.... Pra te themi qe teoria dhe pak praktike eshte e nevojshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elian70 : 29-11-2013 mė 09:04
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,931
    Faleminderit
    31
    170 falenderime nė 125 postime

    Pėr: Cfare eshte Fotografia

    Fat apo arsyetim?

    Tutoriale te ndryshme ne internet shpjegojne se si te perdorim makinen fotografike ne situata ku fotografi duhet te shfrytezoje aftesite e tij per te menaxhuar ne menyren me te mire pikerisht ate moment kur ai ben shkrepjen. Fokusimi, ekspozimi etj jane te gjitha nocione per te perftuar nje rezultat te mire. Me pas egzistojne te tjera tutoriale per te ashtuquajturen post produksion ku presim, sistemojme, rregullojme etj imazhet. Por ketu ka raste kur fotografi ne vend qe ta rregulloje e demton punene e vet. Per shembull ne fotografite HDR, qe eshte nje sistem ku i njejti imazh i nenshtrohet ekspozimeve te ndryshme per nje kontrast sa me te mire, tentohet te behen sa me spektakolare dhe per fotografin kthehet si nje lloj droge. Pra kur nuk punohet me kujdes, krijohet nje imazh falso i renduar per syte dhe shume larg nga realiteti. Ai qe fillon rrugen e fotografise duhet te dije se fotografia ka te beje me strukturen, kompozimin, manovrimet, projektet inovative etj, pra nje filozofi fotografike ku mendimi thjeshtezohet me shume shembuj. Zakonisht ai qe fillon ne fillimet e veta te fotografoje gjeja e pare qe ben eshte fotografimi i te afermve, miqve e me pas te huajve, lulet, pemet, detin, plazhin, lindjen e perendimin, ojekte te ndryshme dhe me radhe vazhdon te fotografoje gjithnje e me shume. Per ata qe kane krijuar nje fare eksperience fillojne te specializohen ne sektoret e tyre me te preferuar. Por celesi qe te con ne kenaqesite e shumta eshte qe te mos humbim deshiren per te fotografuar ne te
    gjithe sektoret e mundshem. Per kete duhen shume sakrifica dhe nje rruge e gjate eksperience ne menyre qe te kuptojme dallimin mes nje imazhi te mire dhe nje imazhi pa vlere, te kuptojme ate linje te holle, delikate dhe aq te thelle qe na con te koncepti te ideja. Duhet kuptuar qe nuk mjafton nje makine e mire per nje rezultat te larte. Makina eshte nje mjet qe duhet ditur te perdoret dhe duhet te pyesim veten se ku duam te shkojme. Nuk mjafton te arrijme nje imazh te shkelqyer nga ana e jashtme gje qe duke lakmuar kete lloj qellimi neglizhojme ne vete parimin e fotografise, qe imazhi duhet te kete nje permbajtje, sepse ne te kundert eshte nje imazh normal.
    Fotografia duhet te kete: subjektin, permbajtjen, rezultatin, leximin e tre te parave.
    Nje fotograf profesionist me nje makine shume te mire, kavalet dhe lente te mire fotografon nje shesh te qytetit me nje qiell me re, pra te themi cdo gje perfekte. Ta analizojme: subjekti dhe permbajtja eshte e njejta gje, rezultati i shkelqyer, leximi as qe egziston fare. Kemi nje imazh te mire per syte, por te varfer si permbajtje dhe kush e njeh tekniken e te disponoj te njejten "makineri" do te perserise te njejten gje, mire apo keq, fotografia e pare do kete nje imitim te dyte dhe e vetmja gje ne kete rast eshte teknika. Ky imitim mund te jete nje pune me e mire se i pari, por eshte perseritja e te njejtes gje. Fotografi duhet te kape momentin duke shfrytezuar eksperiencen e vet dhe duke analizuar nje cike, ku nje gje e vecante mund te percaktoje gjithe strukturen e vet te kesaj pune, por ne te njejten kohe edhe nje ndryshim kendi i vogel mund te "permbyse" gjithshka.
    Po si?
    Nje person tjeter me nje makine gjysem profesionale, pa kavalet, me makine te impostuar ne automatik, qendron ne fund te te njejtit shesh dhe kur ben shkrepjen fokuson nje top te kuq qe fluturon larte ne kete moment. Kemi nje tjeter imazh. Sheshi nuk eshte me bosh si me pare. Kemi nje objekt si nje pike e zeze (fotografi i pare), topin e kuq dhe mes ketyre nje femije. Kemi nje "melodi" tjeter. Permbajtja eshte sheshi; Subjekti eshte femija; Rezultati teknikisht jo i mire se i fotografit profesionist: Leximi shume interesant, por gjynah qe femija eshte larg dhe nuk i duket fytyra. Eshte si teatri me nje skenografi te mire, por qe duartrokitet skenografia dhe jo aktoret. Aktoret ne rastin tone jane topi dhe femija.
    Po ku eshte AUTORI?
    Do dal ne fundin e aktit te trete.
    Nje kalimtare ka nje celular dhe eshte nena e nje femije qe sapo ka qare dhe qe te dy qendrojne ne mes te sheshit. Ngre celularin dhe shkrep nje foto. Ne foto eshte fotografuar femija qe ka akoma lotet pasi i iku topi i kuq, por qe ka edhe nje buzeqeshje te vogel pasi e harroi historine e topit. Kur e pa qe fluturonte ne qiell u lumturua, pra lote e gezim ne te njejten fytyre. Ne nuk do ta dime kurre psene, kurse e ema e di dhe me nje shkrepje di se c'po ben. Ky moment gezimi eshte vetem i saj. Ndoshta foton e saj do jua tregoj shoqeve apo te afermve dhe do jua shpjegoje gjithe situaten e ndoshta dhe keta te fundit do te qeshin apo gezohen. Kjo foto nuk do te publikohet kurre. Kush do te jete i afte qe te jape shpjegimin??? Syri yne eshte ne mirino dhe kur shkrepim nuk jane 360 grade, duhet gjithnje te mendojme te kapim ate qe duhet pa nenvlehtesuar detajet, sepse detajet na japin strukturen e punes, sepse pa to kush do te lexoje nuk do te kete kurre nje vizion te kompletuar leximi. Me kete dua te them se para se te shkrepim vete duhet te lexojme punet e te tjereve e per t'a bere kete duhet te nxjerrim nga vetja gjithe ndjeshmerine tone.
    Pra ne fotografine e trete kemi:
    Permbajtjen - sheshin; Subjektin - femijen qe qan e qesh; Rezultatin - teknikisht te mire, por mund te behej dhe me mire. Leximi - nese nena do te kish kapur topin e kuq do te kish dale Autori nga prapaskena dhe do te kish plasur duartrokitja e madhe. Megjithate kjo foto e trete ka dicka me teper se dy te parat, por dicka mungon dhe ky eshte topi gje qe e dime shume mire qe pa te nuk do te kishim kete histori.
    Kush eshte fotografia me e bukur?
    Te treja na mesuan dicka dhe me e rendesishmja eshte se ne duhet te jemi fotografi i katert. E verteta eshte se nuk i mendojme te gjitha keto, por nese do te behej atehere do te ndjenim skenen para shkrepjes. Pra te lexojme momentin dhe te vendosim se ku do te fokusojme, qe domethene te kemi ate qe ndjejme, pa shpresuar tek fati.
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,931
    Faleminderit
    31
    170 falenderime nė 125 postime

    Pėr: Cfare eshte Fotografia

    Nje monak budist me emrin Thich Quang Duc vendosi te vdiste duke i vene zjarrin vetes ne nje zone shume te frekuentuar te Saigonit per te protestuar kunder regjimit shtypes. Gjate gjithe agonise se tij nuk levizi asnje muskul, kurse nje fotograf me emrin Malcolm W. Browne levizi vetem muskulin e gishtit per ta fotografuar dhe fitoi cmimin Pulitzer si dhe cmimin e fotos me te mire te vitit.
    Eshte nje foto ku budisti nuk "leviz asnje muskul", por personalisht duke e pare kete foto nuk arrij te kuptoj kete detaj. Po te kishim ndonje film mbase mund te ishte edhe ndryshe. Fotografi kapi nje
    moment te historise, nje sakrifice kunder regjimit, nje gjest fisnik etj, etj. Pyes veten: po te isha edhe une ne ate vend a do te beja te njejten fotografi? Dhe jo vetem une po kushdo do te kishte
    kurajon te bente shkrepjen... dhe si pasoje fitoi cmim pasi Malcolm u gjend ne kohen e duhur ne momentin e duhur me makinen dhe kurajon e tij. Sesili mund ta pershkruaj fotografine e tij me detajet qe ka, si p.sh indiferentizmin e njerezve per te fikur zjarrin, por keta ne plan te dyte. Po mendoja se nese do isha une mund te kapja edhe ndonje shprehje fytyre, ndersa tjetri eshte duke vdekur. Cinizem, nenshtrim, pranim, deshperim ka plote gjera qe mund te kapeshin dhe do te ishte nje pune e paqme. Pra ne kete menyre edhe pse do isha ne vendin e duhur do te tregoja dicka qe shume pak do ta kishin vene re, ate aftesi qe ca e quajne "syri i trete" apo e thene ndryshe permes analizes dhe ndjenjes se brendshme mund te fitojme kete aftesi. Pra nje nga rregullat kryesore te fotografise gjendet ne ndjeshmerine Tone. Teknika, fantazia, studimi, leximi jane gjera qe zhvillohen gjate eksperiences, por ndjenja vjen nga zemra, karakteri nga Uni yne me i thelle. Fotografia ne sinteze eshte nje perforcues i gjendjes sone shpirterore ku fotografi eshte nje torbe me emocione dhe qe eshte gjithnje ne kerkim te tyre. Fotografi duhet te emocionohet dhe te emocionoje te tjeret dhe kete permes imazheve qe na ofron. Me fjale te varfera, i varfri fotograf nuk lind me "syrin e trete", por e zhvillon kete me kohen. Mendoni sikur te jeni aty afer me nje fotograf tjeter afer. Secili do te kete idete dhe imazhin e vet dhe pse eshte e njejta skene. Shkrepni me mendje imazh pas imazhi dhe do te kuptoni kur do te arrije shkrepja e duhur me makine dhe mos u nxitoni. Imagjinoni gjithnje sikur keni fotografin tjeter rival afer jush dhe mos beni ate qe ai do jete duke bere, shkoni pertej cdo gjeje. E gjitha kjo do te thote qe ne duam te tregojme ate qe ne duam te tregojme dhe jo ate qe ndodh. Nje gje e tille me ndodhi edhe mua ne sheshin e flamurit (dy imazhet bashke) ku aty mund te fotografoja kengetaret, kercimtaret, pushtetin "popullor" etj. Por une shikoja ate qe me pelqente, aventuren e njerezve qe te lumturuar kerkonin rrugen dhe menyren qe edhe ata te ishin te pranishem ne ate shfaqje edhe pse indiferente mes tyre. Mendja te punon me njemije ne ore, madje parashikon edhe ato levizje apo shprehje qe do te pasojne me tej. Nuk mohoj edhe egzistencen e "agjenteve" qe si puna ime ishin indiferente ndaj ceshtjes kombetare, por s'kemi c'bejme, se mos jam fotograf une.





    Sot per shembull bera nje gabim pasi humba dicka te bukur dhe per kete "denova" veten duke e "hedhur" ne kosh (figura e dyte ne BW). Ndjenja paguhet me ndjenje!

    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  5. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Elian70 pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    PINK (07-12-2013)

  6. #25
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,737
    Faleminderit
    72
    260 falenderime nė 226 postime

    Pėr: Cfare eshte Fotografia

    haha, ca humbe o te humbte kamera (just kidding, se nuk eshte shaka me te humb kamera, heart attack menjehere)
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    694
    Faleminderit
    4
    7 falenderime nė 7 postime

    Pėr: Cfare eshte Fotografia

    Neqoftese fotografia ashte art , qeni im ashte artist
    1 meleon pelesher

  8. #27
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,931
    Faleminderit
    31
    170 falenderime nė 125 postime

    Pėr: Cfare eshte Fotografia

    Citim Postuar mė parė nga loni-loni Lexo Postimin
    Neqoftese fotografia ashte art , qeni im ashte artist
    ...na trego ndonje foto qe t'i japim ndonje kocke me fjongo si shperblim...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  9. #28
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,931
    Faleminderit
    31
    170 falenderime nė 125 postime

    Pėr: Cfare eshte Fotografia

    Jo vetem fotografi

    Nje koincidence me "frymezoi" te shkruaj dicka personale. Hotlani shkruajti diku: "Fjala mėsues nuk ėshtė e shenjtė, por puna qė mėsuesi e bėnė ėshtė e shenjtė". Ne te njejten kohe po lexoja nje shkrim diku qe me la nje shije te hidhur. Mu kujtua e kaluara, qe ne fillimet e mia me fotoshopin. Ne 2003 arrita nje shkalle shume te larte sa me ndodhen dhe ca "cudira". Megjithate me dukej se po ndiqja nje rruge i "vetmuar", por me vone nga leximet ne internet dhe praktika kuptova se kishte dhe te tjere qe ecnin si puna ime, e secili ne rrugen e vet. Fillova te kuptoj se rruga e duhur ishte puna, krijimi dhe perballja me te ashtuquajturen konkurrence, por nje konkurrence spaciale si Don Kishoti me mullinjte. E cudia me e madhe ishte kur "zbulova" qe edhe konkurrenca kishte te njejtat ide e mendime si te miat. Pra si ai fotbollisti i keq doja t'u "prisnjam kembet" kundershtareve dhe zgjidhja ishte te vishja kepuce prej hekuri qe e dija qe nuk do ishin komode, por sigurisht do te me mbronin. Madje kjo gje me mesoi qe edhe te rrija sa me i stabilizuar, pra me kembe ne toke. Po lexoja dhe po rilexoja "idete" e ketij personazhi te shkrimi i tij dhe me e bukura eshte se ky kujton se ka historine, lavdine, krijimtarine e vet si mesonjes, pra dua te them se sipas menyres qe ka shkruar ndihet nje lloj egoizmi dhe nje mizorie ku facebukianet e nxenesit e tij e duartrokasin. Nejse, e kisha provuar edhe une nje lloj shije te hidhur te tille kur nje konkurrent shahu me dha nje leksion qe do e mbaj mend per tere jeten. Ne thelb te pranosh si te tijat teknika qe kane te bejne ne vetvete me nje eksperience shekullore te shume artisteve fotografe ne te gjitha kohet kjo me ben nervoz dhe te ndjej neveri. Them nervoz sepse njerez te tille te ulet e egoiste e sfidues me bejne te ndihem keq. Ky zoteri une e di shume mire qe ka paguar nje sasi te madhe eurosh kur une nderkohe i dija dhe i aplikoja shume here me mire e pa asnje cent, por vetem pune. S'kam certifikata apo diploma per te ekspozuar, nuk jam ndonje "mjeshter", por kam pershkruar nje rruge kaq torturuese saqe tani mund te diskutoj dhe te jem ne dispozicion per cdo aspekt te asaj qe zoteroj. M'u kujtua teoria e monedhes. Nje shok italian dikur me tha: nese nuk arrin te kuptosh vleren e pese eurove nuk ke per te kuptuar kurre gje ne kete jete. E di shume mire qe kam nje monedhe edhe une ne xhep, por problemi eshte se si ta perdor. Te gjithe e kane nga nje monedhe ne xhep. Sigurisht qe idete nuk jane te tij, por edhe monedhen nuk e ka shpikur ai. Por sot kuptova qe
    ndershmeria intelektuale duhet edhe te paguaj. Pra ketu shoh lidhjen e trishtimin edhe me thenien e Hotlanit. E te mendosh qe ky e kuptoi ne 2013. Por neveria u konfermua akoma me shume ku ne nje konkurs eleminoi me "dhimbje" te madhe ne zemer ish-organizuesin e formimit te tij fotoshopian. E pra po ju kujtoj se mesuesi eshte gjithmone mesues. Detyra e mesuesit eshte qe nxenesi i tij te dale gjithmone me i mire se vete ai, por mos te harroje kurre mesuesin e vet.

    p.s. Bruce Lee pyeti mesuesin e tij: si te duket lineazhi im? Mesuesi i ktheu kurrizin. Proverbi kinez thote: Mos meso babain se si behen femijet.
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  10. #29
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,931
    Faleminderit
    31
    170 falenderime nė 125 postime

    Pėr: Cfare eshte Fotografia

    Te punojme ne 8 bit apo 16 bit... si, kur dhe pse!!!

    Cfare do te thote 8 bit apo 16 bit dhe cfare dobie sjell apo me mire cfare avantazhe mund te kemi nese punojme me nje fajl me "thellesi" 16 bit? Me "thellesi" nenkuptojme sa nendarje te toneve nga e zeza tek e bardha perdor programi. Sa me i larte numri i biteve aq me shume tone kemi, te cilat kthehen ne nje vazhdimesi dhe zgjerim me te madh te sfumaturave. Fillojme nga supozimi i analizes se nje imazhi ne bardhe e zi, megjithate edhe imazhet me ngjyra jane te formuara nga kanale, qe nuk jane gje tjeter 3 imazhe bardhe e zi. Atehere sa tone disponojme? Per t'a llogaritur duhet te zbatojme fuqine e dyshit. Si rrjedhoje:
    2 ne fuqi te tete (8bit) = 256 sfumatura
    2 ne fuqi te gjashtembedhjete (16 bit) = 65536 sfumatura
    Nje sasi shume e madhe e rastit te dyte qe nuk shfrytezohet gjithmone, sepse makinat fotografike regjistrojne mesatarisht sot per sot 14 bit apo 12 bit. Megjithate syri human nuk e percepton dot ndryshimin mes te dyve, pra pyetja eshte: per cfare mund te na sherbejne 65536 sfumatura qe kemi ne dispozicion kur realisht nuk i shfrytezojme? Pergjigja nuk qendron ne shikimin e thjeshte, por ne mundesite e perpunimeve.
    Imagjinoni tonet si shume kuadrata. Ne 8 bit sigurisht i mbushim te gjitha qe nga shkrepja. Por nese per shembull bejme ndonje rregullim si zbardhje, tonet nderrojne kuti duke u spostuar ne drejtimin e siperm. Problemi eshte se te gjitha kutite ne fillim ishin plote dhe kur njera spostohet ze vendin e tjetres, keshtu padyshim nje nga te dyja ehumbasim. Ky eshte shembulli qe konkretizon humbjet e informacionit gjate post-produksionit kur riperpunojme tonet e imazhit tone.
    Le te kalojme ne 16 bit, kemi me shume kuti ne dispozicion dhe shume shpesh nuk i mbushim pothuaj te gjitha (14 bit apo 12 bit te shkrepjes). Te paturit e kutive bosh apo shume afer eshte nje gje me shume interes. Nese spostojme tonet per te zbardhur imazhin, ndoshta ka ndonje kuti bosh me larte gati per te mirepritur tonin qe po spostojme. Ne kete menyre nje tonalitet nuk merr vendin e nje tjetre, por thjesht i rri ne krah meqe ka kaq shume hapesire.
    Pas kesaj teorie qe thame me lart le te praktikojme konceptin ne nje sfumature te thjeshte dhe shohim se cfare ndodh. Ne fotoshop krijojme nje sfumature nga e zeza ne te bardhe ne 8 bit. Padyshim me kete dizenjo do te mbushim te gjitha tonet qe kemi ne dispozicion.

    -shih Fig 2-

    Hapim rregullimin me nivel dhe e cojme sic tregohet, nivelet e output me 240. Ne thelb morem te zezen dhe e beme te behet gati e bardhe, duke i ngjeshur 255 tonet ne vetem 16 kuti nga 240 duke e perfshire dhe ate deri ne 255. Japim OK.

    -shih Fig 3-

    Me pas perseri hapim rregullimin me nivel dhe cojme kesaj here nivelet e input ne 240. I ricuam te zezes ate ton qe me pare kishim zbardhur. Ne te njejten kohe kemi zgjeruar 16 kutite pergjate gjithe sfumaturave ne dispozicion. Humbja eshte vizive edhe ne histogram, nje grafik kompakt i le vendin shume ndarjeve mjaft te distancuara nga njera-tjetra. Ne sfumature nuk shohim me nje vazhdimesi, por thjesht tone te grise kompakte, nese i numeroni jane pikerisht 16. Kjo ne tregon se ne 8 bit kur nje ton ze vendin e nje tjetri nuk mund te rikuperohet me.
    Fillojme nga e para. Krijojme nje sfumature ne 8 bit, do te kemi 256 sfumatura si me pare. Kalojme ne 16 bit nga menuja Image/Mode/16 Bits/Channel. Duket qarte qe do te ishte me mire te krijonim sfumaturen ne 16 bit dhe te kishim 65536 tone grije, por ajo qe duam te kuptojme eshte se si punohet ne dy menyrat duke u nisur nga te njejtat te dhena. Perserisim te njejten rradhe veprimeshdhe do te arrijme ne piken ku do t epercaktojme perseri nivelet e output deri ne 240, por pa bere OK. Ne kete pike duket sikur nuk ka ndryshuar asgje, i njejti rezultat, te njejtat tone te humbura dhe histograma e distancuar. Pergjigja qendron ne faktin qe preview-ja e nderfaqesave te ndryshme te rregullimit eshte gjithnje ne 8 bit. Llogaritja realisht aplikohet dhe te kthehemi te shikojme komplet histogramen me te gjitha tonet e sfumatures te ruajtura. Ato kutite bosh sherbyen te konservonin ndarjen e toneve dhe ti rivinin ne vendin e duhur kur shkuam t'i ripoziciononim. Eshte e qarte se te punojme ne 16 bit, mbi te gjitha kur jemi duke bere rregullime ka nje vantazh te madh. Por eshte edhe e vertete qe jo gjithmone e kemi te nevojshme. Nuk do te bejme kurre mbi nje imazh kete qe beme ne kete sfumature, ku qartesisht egzagjeruam per te kuptuar mekanizmin. Por sigurisht u sqrua qe fotoshopi apo programe te tjere qe punojne ne 16 bit arsyetojne dhe aplikojne llogaritjet ne te njejten menyre. Praktikisht nese duhet te bejme shume nderhyrje tonale ja vlen te punosh sa me shume ne 16 bit, perndryshe, nese limitohemi ne nderhyrje te vogla, 8 bit jane te mjaftueshem.

    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  11. #30
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,931
    Faleminderit
    31
    170 falenderime nė 125 postime

    Pėr: Cfare eshte Fotografia

    ...edhe pse ka shume fotografe qe nuk e konsiderojne fotografine art, shume piktore jane bazuar dhe kane shfrytezuar "ndihmen" e fotografise duke na detyruar te "pertypim" pikturat e tyre si nje art te jashtezakonshem dhe me nje vlere shume te madhe ne kesh. Nje website interesant qe po e ndaj me ju eshte:
    http://www.cultorweb.com/fp/f.html
    Mjafton te shihni figurat dhe s'ka nevoje fare per gjuhen ne te cilen eshte shkruar. Edhe une bera nje punim te vogel, por ndryshe nga keta piktore te medhenj perdora anen dixhitale, pra penela e mjete dixhitale. Ndryshimi im thelbesor nga keta artista eshte se une shfrytezova mundesine me te madhe te fotografise qe me dha nje rezultat modest edhe pse me mungonte nje pajisje thelbesore ku punimi do te dilte shume here me i bukur...

    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  12. #31
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,931
    Faleminderit
    31
    170 falenderime nė 125 postime

    Pėr: Cfare eshte Fotografia

    Dialog

    Fotografi:
    kjo eshte nje fotogafi qe s'e ben njeri dhe eshte shuuuuuuuuuuuuume e veshtire...

    Une:
    cfare ka ketu eshte fotografi;
    cfare nuk ka ketu nuk eshte fotografi;
    Ti ne nje rruge te erret perse i hap syte? per te pare me mire (detajet)...apo jo...ndryshe ecen si qorrat...
    cfare nuk ka ketu eshte e djegur, ose bardhe ose e zeze ose leter ose mungese detajesh...

    morali
    mos u merr me qorrat me tha ndergjegja..
    gabova
    fotografia nuk eshte per qorrat
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  13. #32
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Mosha
    38
    Postime
    1,222
    Faleminderit
    132
    49 falenderime nė 44 postime

    Pėr: Cfare eshte Fotografia

    Per mua fotografia eshte ajo qe pasuron ne syt e tu ate qe ti shpesh parakalon pa i dhen rendesi.

    P.sh ne rrugen tende te perditshme ti kalon afer nje statuje, nje varke te shkateruar etj dhe nuk jep fare rendesi. Por dikush mund ta nxjerr ate objekt nje foto (p.sh infrared b&w) dhe ti mos te ngopesh dot duke pare ate objekt qe nuk i jepje rendesi. Pra nje fot i dha kaq shume "pasuri" atij objekti. Nje foto e bukur te deyton te harrosh boten per pak, dhe te "futesh" brenda saj.

    infrared b&w

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar user010 pėr postimin:

    Elian70 (06-07-2014)

  15. #33
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,931
    Faleminderit
    31
    170 falenderime nė 125 postime

    Pėr: Cfare eshte Fotografia

    Sot nuk na sherbejne me prodhimet e perosura...klientet jane psikopatisht te interesuar te "ecin ne rrugen e te rejave"...Boll me! Kenaqesia e tyre eshte te ndjekin teknologjine dhe jo te prodhojne imazhe qe te tregojne ate qe kemi brenda ne zemer. Korporatat e dine fare mire se nga cfare semundje vuajme...Te njejtat cmime, makina fotografike te reja, nga ish-profesionale i quajne gjysem-profesionale...Cfare bastardesh!
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  16. #34
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,931
    Faleminderit
    31
    170 falenderime nė 125 postime

    Pėr: Cfare eshte Fotografia

    sRGB apo Adobe RGB

    Si duhet te vendos hapesiren e ngjyrave ne makinen fotografike?
    Eshte nje pyetje me nje pergjigje te thjeshte, por qe sic ndodh shpesh nuk gjendet kurre pergjigja e sakte. Nese ka nje te tille eshte plot me informacione te gabuara, me paragjykime qe nuk zhduken kollaj, me pergjigjet e te "zgjuarve" per t'u dhene shpjegime atyre qe jane me pak eksperte, te bejne qe t'u besosh qe e dine mire se cfare po thone, nderkohe qe per fat te keq nuk eshte keshtu.
    Makina fotografike shkrep ne dy menyra: ne RAW ose ne JPEG. Ka edhe nje menyre hibride duke perftuar nga shkrepja nje fajl RAW dhe JPEG njekohesisht. Menyra hibride eshte nje mbivendosje e dy te parave dhe keshtu mund te mos merremi me te. Le te fillojme nga menyra e dyte:
    Si ben makina fotografike per te prodhuar nje fajl ne formatin JPEG? Pergjigja: zhvillon ne brendesi nje fajl RAW. Kjo sepse nje fajl RAW diku ndodhet gjithmone, madje edhe ne makinat fotografike qe nuk i shfaqet perdoruesit. Te thuash qe nje makine fotografike super ekonomike nuk shkrep ne RAW eshte e gabuar. Nje makine fotografike mund te shkrep vetem ne RAW, pasi eshte ndertuar ne kete menyre. Thjesht, disa makina fotografike disponojne fajle ne kete format, te tjera e perpunojne automatikisht brenda makines, as me shume e as me pak sic bejme ne ne Adobe Camera Raw apo ne Lightroom, apo cdo lloj programi tjeter i kesaj natyre. Pra, kur nje makine fotografike prodhon nje fajl JPEG, e ben duke u nisur nga te dhenat RAW te kapura ne sensor dhe i perpunon sipas parametrave qe ne shumicen e rasteve perzgjidhen sipas deshires se perdoruesit. Pikerisht ne makinat fotografike ka edhe parametra automatike te vendosura nga fabrika si per portretet, natyren, naten etj. Ne makinat fotografike profili i ngjyres, qe normalisht perzgjedhim midis sRGB dhe Adobe RGB, eshte nje nga parametrat qe mund te zgjedhim per kete perpunim te brendshem. Por nuk ka te beje me fajlin RAW; fajli yne JPEG mund ta pranoje ne vetvete profilin sRGB apo Adobe RGB sipas rasteve, por mund edhe te mos e pranoje. Duhet te bejme dallimin. Nje fajl qe mbart nje profil ngjyre permban materialisht te dhena te profilit ne fjale. Per shembull, nese mbart sRGB fajli do te permbaje gjithe te dhenat qe karakterizojne hapesiren e ngjyrave standarte te quajtur sRGB. Ne realitet ndonjehere profili nuk mbartet nga fajli, thjesht ruhet nje i ashtuquajtur tag Exif, apo ndryshe nje informacion qe ne thelb thote: "kujdes, makina fotografike ishte e vendosur ne parametrin sRGB (apo
    Adobe RGB) kur u be shkrepja". Edhe ne mungese te profilit mund te mendojme t'i veme nje profil te duhur, meqe kemi te bejme me profile ngjyrash universalisht te disponueshem. Nuk eshte protokolli me i drejte dhe me i sigurt qe mund te imagjinojme (pra ai i duhuri), por te pakten kemi nje informacion. Nje menye per t'u bindur se si jane ne te vertete gjerat eshte ajo qe t'i themi Photoshop-it te injoroj tag-et Exif te lidhur me profilet kur nje dokument hapet. Nese nje dokument per shembull permban nje tag qe thote: "Adobe RGB", por nuk mbart profilin, Photoshop-i e tregon profilin si ekzistent edhe kur ne te vertete nuk ekziston. I vendoset imazhit profili qe tregohet ne tag dhe nese treguesit jane korrekte nuk ka problem; por nese tag nuk eshte korrekt, per cfaredo lloj aresyeje, do te kemi nje problem. E do kemi problem edhe sepse makinat fotografike nuk sillen te gjitha ne te njejten menyre, disa i vendosin profilet ne fajlet JPEG, te tjerat jo, por qe i shkrujane tag Exif-et, te tjerat e bejne sipas hapesires se ngjyres qe u eshte vendosur paraprakisht (vendosin Adobe RGB dhe jo sRGB e gjera te tilla te ngjashme). Praktikisht nje mish-mash i vertete. Ne realitet problemi shtrohet vetem kur makina fotografike prodhon nje JPEG (apo TIFF, sepse ca makina e kane kete opsion), por KURRE kur prodhohet nje fajl ne formatin RAW. Fajli RAW nuk permban profil ngjyre. Kur punojme ne Lightroom ajo ne te cilen punojme eshte nje imazh i konvertuar ne nje hapesire ngjyre te percaktuar dhe eshte ne te gjithe kuptimin nje imazh raster i ndertuar duke filluar nga RAW. Por hapesira e tij e ngjyres, qe eshte egzistente, nuk eshte ai me te cilin eksportojme me tej fajlin defintiv. Gjithashtu si parim as nuk na intereson se kush eshte profili i ngjyres ne te cilin punojme, sepse per ne eshte transparente deri ne momentin ne te cilin ne nuk vendosim te ruajme (save) fajlin apo ta hapin direkt ne nje program editimi si Photoshop. Se ne cfare profili ta perpunojme, kjo eshte zgjedhje e interesit tone dhe e bejme pa ndryshim ne Lightroom apo ne Camera Raw apo cdo lloj softueri tjeter te ngjashem.
    Me pak fjale:
    1. Nese shkrepim ne RAW, vendosja e sRGB ose Adobe RGB ne makinen fotografike nuk ka asnje rendesi.
    Hapesira e ngjyres se fajlit final vendoset ne modulin e zhvillimit.
    2. Nese shkrepim ne JPEG, vendosja e hapesires se ngjyres ka rendesi.
    Se cfare do zgjedhim varet nga ajo qe duam te bejme me fotografite si dhe nga fluksi i punes, por gjeja me e rendesishme eshte te jemi te ndergjegjshem per faktin se jo gjithmone profili i ngjyres te parazgjedhur mbartet ne fajl, ndonjehere shkruhet vetem tag Exif ne te, i cili eshte nje tregues i profilit, por jo vete profili. Natyrisht nese zgjedhim menyren e trete dhe perftojme fajlin Raw dhe JPEG njeheresh i pari nuk do te influencohet nga perzgjedhja, kurse i dyti po. Eshte paksa si bilancimi i te bardhes: nese gabojme shkrepjen JPEG do hame kos te thartuar. Nese gabojme shkrepjen ne RAW do jemi me mire se me pare, sepse mund te vendosim ne fazen e post-produksionit se cfare bilancim te bardhe mund ti vendosim, madje edhe nga te paraperzgjedhurit. Te shkrepesh tre imazhe te njejte ne driten e diellit, njeren te vendosur me bilancim te vene ne driten ditore, njeren ne inkadeshente, nje ne fluoreshente eshte e parendesishme (ne RAW). Kur vendosim ne Camera RAW apo ne programe te tjera te ngjashme "drite ditore" dy imazhet e "gabuara" behen te njejta me te paren.
    Atehere hapesira e ngjyrave ne te cilen vizualizojme imazhin fillestar ne RAW gjate perpunimit ne Lightroom apo Camera Raw, cila eshte? ... ndoshta ProPhotoRGB?
    Ne kuptimin e ngushte hapesira e ngjyrave ne te cilen "vizualizojme" imazhin fillestar te RAW eshte ai i ekranit. Hapesira ne te cilin imazhi perpunohet ne brendesi te moduleve eshte nje variant i ProPhoto RGB: ka te njejtat primare te kuqin, jeshilin dhe blune, por eshte nje hapesire lineare (gamma = 1.0, ndersa ProPhoto RGB ka gamma = 1.8). Ekziston nje variant i trete, Melissa RGB, qe ka primaret e ProPhotoRGB dhe gamen e sRGB, apo 2.2 (pervec nje segmenti te vogel linear tek hijet), perdoret ne Lightroom, por eshte me sa me rezulton, nje hapesire "vizualizimi": ne kuptimin qe ka lindur per te lexuar numrat dhe per te ndertuar histogramat.
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  17. #35
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    855
    Faleminderit
    32
    69 falenderime nė 63 postime

    Pėr: Cfare eshte Fotografia

    Ne Kosove esht peredorur me heret fjala turke syret (fotografi)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 06-07-2018 mė 13:16

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •