Ja disa këshilla për menstruacione të lehta

24 Gusht 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

Për të gjitha ato femra të cilat vuajnë gjatë çdo cikli menstrual për shkak të dhimbjeve që shkaktojnë, ne po ju sjellim disa këshilla të vlefshme për t’i kaluar sa më lehtë…

abdominal-pain1

menarheja

Menses

menstrual


Menstruacionet mund të jenë të dhimbshme. Në rastet më të shpeshta, kjo nuk është ndonjë shenjë për brengosje, por nuk është problem që nuk i duhet kushtuar vëmendje. Ndaj po ju paraqesim këshillat tona si më poshtë vijon…

1-Merrni lule gjembaçi (dy kapsula tri herë në ditë) katër ditë para dhe gjatë menstruacioneve. Lule gjembaçi e mbron mëlçinë dhe ndihmon për normalizimin e niveleve të estrogjenit.

2-Zhbllokojeni mëlçinë përmes përdorimit të agjentëve lipotropikë. Lipotropikët përshpejtojnë djegien e depozitave të dhjamit. Thënë thjesht, ato e zhbllokojnë mëlçinë, përmirësojnë funksionin e këtij organi dhe i ndihmojnë metabolizmit të yndyrave. Formula e duhur e mëlçisë duhet të përmbajë 1000 mg kolini, 500 mg metionin dhe/ose cistein.

3-Mungesa ose e magnezit ose e zinkut ndikon tek funksioni i mëlçisë. Për shembull, mungesa e magnezit rezulton në rritje të përthithjes së hekurit. Mungesa e magnezit është një faktor i rëndësishëm në sindromën paramenstruale. Edhe zinku është i rëndësishëm, sepse ndihmon në normalizimin e hormoneve. Kështu që merrni rreth 1200 mg magnez dhe 50 mg zink në ditë.

4-Shtoni sasinë e vitaminave B, përfshirë B6 (mungesa e magnezit mund të rezultojë në ulje të aktivitetit të vitaminës B). Mos e përdorni B6 veçmas, por B6 e merrni bashkë me kompleksin B ose me qumësht blete. Merrni 50-100 mg B kompleks çdo ditë, ose dy kapsula me qumësht blete tri herë në ditë.

5-Është dëshmuar se vitamina A zbut simptomat e TPM (tensioni paramenstrual). Mos merrni suplemente me vitaminë A nëse jeni shtatzëna.

6-Gjatë studimeve të mirëfillta shkencore është dëshmuar se vitamina E i ul simptomat e TPM (tensioni paramenstrual), pasi ajo rregullon nivelet hormonale.

7-Konsumoni një lugë gjelle me vaj liri çdo ditë.

8-Këto barishte mund të ndihmojnë disa ditë para ose prapa:

agnus castus, për dhimbje të gjinjve dhe balancën e hormoneve;

levore të tharë nga viburnum opulus (e ngjashme me thanën europiane); për dhembje të barkut jamball, mbajtja e ujit në trup.

9-Hani ushqimet e duhura. Hiqni dorë nga prodhimet e qumështit, të paktën dhjetë ditë para fillimit të ciklit. Do ta ndieni vërtet ndryshimin. Përdoreni spirulinën, ose algën blu të gjelbër bashkë me qumësht blete. Sa më shumë afrohet cikli, aq më shumë rriteni sasinë e këtyre ushqimeve.

10-Ushtrimet në masë dhe të rregullta gjatë të gjithë muajit ndihmojnë për rregullimin e hormoneve, largimin e toksinave, nxitjen e përthithjes së lëndëve ushqyese dhe për forcimin e organeve.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...ione-te-lehta/