Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,086
    Faleminderit
    64
    773 falenderime nė 633 postime

    Ylljet Aliēka

    Ylljet Aliēka, mes 10 shkrimtarėve mė tė mirė europianė

    Letėrsia shqipe e pėrzgjedhur nė projektin “10 shkrimtarė bashkėkohorė prezantojnė arritjet e letėrsisė sė sotme europiane”.

    Emri:  Ylljet-Alicka.jpg

Shikime: 305

Madhėsia:  39.7 KB

    Europa mund tė njihet mė mirė pėrmes letėrsisė. 10 shkrimtarė tė njohur europianė do tė bėhen pjesė e projektit ndėrkombėtar tė Bashkimit Europian “Net tė letėrsisė europiane 2012-2014”, i cili do tė hapė siparin e tij mė 21 shtator nga qyteti i Wroclaw pėr tė ndaluar mė pas nė Bukuresht, Dublin, Lisbonė, Vilnius dhe Pragė”. “Netėt e Letėrsisė Europiane” janė konceptuar mbi idenė se letėrsia mbetet medium i vetėm krijues qė pėrqafon zėrat e shkrimtarėve bashkėkohorė me vlerat e shoqėrive ku ata jetojnė. Qyteti i Wroclaw-it do tė marrė mė 21 shtator dhe statusin “Porta hyrėse e letėrsisė sė sotme europiane”. Shkrimtarėt e pėrzgjedhur janė emra tė njohur tė letėrsisė bashkėkohore nga vende si: Anglia, Gjermania, Spanja, Franca, Republika Ēeke, Irlanda. Kėtij grupi tė pėrzgjedhur me kujdes, i cili pritet tė kthehet nė njė rrugėtim letrar, ku do tė shkėmbehen eksperienca dhe do tė hidhen ide mbi atė ēfarė letėrsia reflekton sot, do t’i bashkėngjitet dhe shkrimtari shqiptar, Ylljet Aliēka. Ai ėshtė pėrzgjedhur si autori qė do tė pėrfaqėsojė letėrsinė shqipe nė kėtė eveniment. “10 shkrimtarė tė njohur bashkėkohorė nga vende tė ndryshme europiane, ardhur nga gjuhė e stile tė ndryshme, nėpėrmjet leximeve tė tyre publike, si dhe veprimtarive tė tjera promovuese do mundėsojnė audiencėn tė udhėtojė nėpėr Europė si dhe tė njihet nė njė formė tė re me vlerat e letėrsisė sė sotme europiane”, thuhet nė komunikatėn pėr shtyp tė kėtij aktiviteti. Britania e Madhe do tė pėrfaqėsohet nė kėtė aktivitet nga shkrimtarja e njohur, Zadie Smith, e cila ka qenė kandidate e ēmimit “Man Booker Prize”. Nga Gjermania do tė jetė shkrimtari Ingo Schulze, i cili i ka dhėnė jetė nė letėrsinė e tij, tė shkuarės sė dy Gjermanive. Spanja do tė prezantohet me shkrimtarin e ri, Harkaitz Cano, Portogalia me David Soares. Nga Franca nė kėtė eveniment do tė jetė shkrimtari dhe regjisori i njohur, Philippe Claudel, i cili ėshtė fitues i njė sėrė ēmimesh tė rėndėsishme letrare. Nga Lituania ėshtė shkrimtari dhe poeti Herkus Kuncius, nga Serbia do tė jetė shkrimtari Borislav Pekić, Petr Sabach nga Republika Ēeke dhe Colm Tóibin nga Irlanda. Colm Tóibin ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit mė tė denjė tė asaj ēfarė ndodh sot me letrat irlandeze. Ai ka qenė kandidat i ēmimit “Man booker prize” dhe novela e tij e fundit ka qenė nė listėn e 10 librave mė tė mirė tė vitit nga New York Times. Pėrveē letėrsisė ai merret dhe me kritikė letrare. Shkrimtari shqiptar, Ylljet Aliēka, ka nisur tė botojė letėrsi mė vitin 1996. Libri i tij i parė ėshtė njė pėrmbledhje me tregime. Mė vitin 2000 ai botoi romanin “Kompromisi”, i cili do ta rendiste ndėr autorėt interesantė nė letrat shqipe pas viteve ‘90. Aliēka ka botuar librat “Parullat me gurė” (2003) i cili do tė ekranizohej mė pas nga regjisori Gjergj Xhuvani, “Njė rrėfenjė me ndėrkombėtarė” (2006”. Librat e tij janė pėrkthyer nė frėngjisht, polonisht, anglisht, italisht, e sė fundi nė gjuhėn esperanto. Ai ėshtė autor i disa skenarėve me tė cilėt ėshtė vlerėsuar dhe me ēmime. Ēmimin e parė Aliēka do ta merrte nė njė konkurs tė tregimit ndėrkombėtar nė Itali mė 2000-shin, mė pas do tė vlerėsohej me ēmimin e dytė nė konkursin ndėrkombėtar “Arts et Lettres de France”, Francė, 2000; medalje bronzi nga “Academie Internationale de Lutece”, Francė, 2001; “Penda e Argjendtė”, nė prozė, nga Ministria e Kulturės, Rinisė e Sporteve, 2001; ēmimi i parė, si skenari mė i mirė, “Festivali i filmit shqiptar”, 2006, libri mė i mirė artistik i vitit, “Akademia KULT”, 2006.



    Ingo Schulze

    Ingo Schulze (lindur mė 15 dhjetor 1962) ėshtė njė nga shkrimtarėt mė tė njohur bashkėkohorė gjermanė. Ai ka studiuar filozofi klasike nė Universitetin e Jenės, pėr pesė vite, dhe deri nė Bashkimin e dy Gjermanive ka punuar si kėshilltar pėr artet dramatike nė Teatrin Kombėtar tė Altenburgut, 45 km nga Lajpcingu. Pas ngjarjeve tė vitit 1989, Schultze krijoi njė gazetė bashkė me miqtė e tij letrarė. Ajo ēfarė po ndodhte me Gjermaninė Lindore e frymėzonte atė tė bėnte shkrime tė ndryshme. Ai kaloi gjashtė muaj nė San Peterburg, muaj gjatė tė cilave ai iu pėrkushtua letėrsisė. Tregimet e shkruara gjatė kėsaj periudhe i botoi nė pėrmbledhje me 33 tregime tė shkurtra tė quajtur “33 momente lumturie” (1995). Ai ėshtė fitues i njė sėrė ēmimesh me romanet dhe tregimet e shkruara nė njėzet gjuhėt ku ėshtė pėrkthyer. Kėtė vit ai u nderua me ēmimin e madh letrar nė Gjermani” Bertolt-Brecht-Literaturpreis”.



    Zadie Smith

    Zadie Smith (lindur mė 25 tetor 1975) ėshtė romanciere, eseiste dhe tregimtare angleze. Gjatė vitit 2012, ajo ka botuar katėr romane, tė cilat janė pritur mirė nga kritika. Nė vitin 2003 ajo u pėrfshi nė listėn “Granta” mes 20 autorėve tė rinj mė tė mirė, listė nė tė cilėn u pėrfshi edhe gjatė kėtij viti. Ajo ėshtė fituese e ēmimit “Orange” nė fiksion mė 2006-n me novelėn e saj “Dhėmbėt e bardhė”. “Time magazine” e ka renditur kėtė libėr nė 100 librat mė tė mirė qė duhen lexuar nga 1923-2005. Nė vitin 2002 ajo botoi romanin “Burri i autografit” i cili do tė kishte njė sukses nė treg, pavarėsisht se kritika nuk e priti pozitivisht. Nė 2009-n ajo botoi njė pėrmbledhje me tregime “Tė ndryshosh mendjen”. Mė romanin “E bukura” ajo ishte mes shkrimtarėve kandidatė pėr ēmimin “Man booker prize” mė 2006. Zadie ėshtė e martuar me poetin dhe shkrimtarin irlandez, Nicholas Laird.



    Harkaitz Cano

    Harkaitz Cano ėshtė njė ndėr personazhet mė tė njohura nė letėrsinė bashkėkohore spanjolle. Pėrveē librave poetikė ai ka botuar dhe njė sėrė vėllimesh me tregime tė shkurtra. Novela e tij e fundit “Thikat e barit” ėshtė pritur mirė nga kritika dhe ka qenė njė ndėr librat mė tė shitur. Cano punon si skenarist nė televizion.



    Philippe Claudel

    Philippe Claudel ėshtė shkrimtar dhe regjisor i njohur francez. Pėrveēse shkruan ai ėshtė dhe profesor i letėrsisė nė Universitetin e Nancy-t. Nė vitin 2008 ai realizoi filmin “Tė desha kaq gjatė”, i cili fitoi ēmimin “Bafta” mė 2009-n si filmi mė i mirė nė gjuhėn angleze. Romani i tij mė i mirė konsiderohet “Shpirtrat gri” me tė cilin fitoi ēmimin “Renaudot” nė Francė dhe ka qenė nė shortlistėn e “American Gumshoe Award” dhe fitoi ēmimin suedez “Martin Beck”. Nė vitin 2003 ai fitoi ēmimin “Brodeck’s Report”.



    Herkus Kunčius

    Herkus Kunčius ėshtė prozator, eseist dhe dramaturg lituanez. Krijimtaria e tij letrare shpeshherė ėshtė mohuese e shumė formave letrare. Pėr shumė kritikė ai ėshtė njė prishės i letėrsisė lituaneze, pėr shumė tė tjerė ai ėshtė njė eksplorues i saj. Libri i tij i parė u botua mė 1996. Prej atij viti ai vijon tė botojė vazhdimisht romane dhe drama tė cilat janė shpirti i Lituanisė sė sotme.

    Shqip

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Ylljet Aliēkaj

    Valsi i lumturise

    Ylljet Aliēkaj




    Nė mbledhjen e radhės nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, pėrgjegjėsi i teknikės sė pėrgjimit shpjegonte me imtėsi gjithė ē’kishte bėrė pėr mbarėvajtjen e punės:

    - Po ta lėviz kamionin ca mė majtas, nuk dėgjohet asgjė, – shpjegonte pėrgjegjėsi i teknikės, – ėshtė vetėm drejtimi pingul me pemėn e madhe qė do lejonte funksionimin e saktė dhe efikas tė aparaturave. Jemi nė stinėn e pranverės, pra janė mbushur pemėt me gjethe… pra, ėshtė vetė natyra ajo qė na pengon, desha tė them se nuk ėshtė se kemi tė bėjmė me ndonjė sabotim tė mundshėm. Ja pra, pse unė pėr momentin nuk mund t’ju relatoj ndonjė informacion se ē’bėhet apo ē’thuhet aty brenda.

    - Natyra, natyra! – shpėrtheu zėvendėsministri, – po unė s’do pres vjeshtėn qė tė bien gjethet e pastaj tė realizojmė detyrat e ngarkuara nga Partia.

    - Po ē’t’ju them unė, ndoshta presim ndonjė stuhi tė fortė e t’i rrėzojė gjethet nė tokė, si ajo qė bėri pesė vite mė parė dhe nuk la gjethe nė kėmbė, desha tė them nė degė tė pemės… nuk e di…?

    - Tė presim deri sa armiku t’ia mbathė kur t’i dojė qejfi, kėtė na propozon zotrote?! Absolutisht jo, gjeni zgjidhjen e duhur, pyesni, konsultohuni me tė rejat shkencore, kualifikohuni mė mirė.

    - Po ēfarė t’u bėj unė gjetheve, shoku zėvendėsministėr? – mbrohej tekniku. – Ne s’mund tė dalim dot kundėr ligjeve tė natyrės.

    - T’i bėsh tė bien, kėtė tė bėsh! Fundja, konsultohuni me specialistėt e Institutit tė Kėrkimeve Bujqėsore.

    - Plotėsisht dakord, shoku zėvendėsministėr, – reagoi menjėherė tekniku.

    Tė nesėrmen, ai i kėrkoi takim drejtorit tė Institutit tė Kėrkimeve Bujqėsore dhe Sekretarit tė Partisė dhe u shpjegoi shqetėsimin e ministrisė sė tij: tė gjenden domosdoshmėrisht alternativat e rrėzimit tė gjetheve. Rrugė tjetėr nuk ka!

    Drejtori dhe Sekretari i Partisė i Institutit tė Kėrkimeve Bujqėsore u hutuan dhe e shpalosėn miratimin e tyre me lėvizje koke.

    - Dakord, po si? – guxoi tė pyeste drejtori i Institutit.

    - Atė e dini ju, – foli prerė nėpunėsi i Ministrisė sė Brendshme. – Pėr Partinė tonė nuk ka probleme, por vetėm zgjidhje problemesh, pėrfshirė edhe ato qė janė me shkencė. Mė duket e tepėrt t’ju kujtoj thėnien e Leninit qė shkenca ėshtė skllave e mendjes sė njeriut. Madje, ky qėndrim, apo hezitim i juaj mua po mė duket si njė lloj kapitullimi…

    - Nuk po kapitulloj, shoku Rrapo, thjesht ju thashė qė do tė reflektojmė, do ta studiojmė, – tha drejtori i Institutit, tek nuhati me intuitė rrezikun qė i kanosej nė rast dėshtimi.

    - Do ta studiojmė, – tha mė nė fund me zė tė prerė Sekretari i Partisė sė Institutit.

    - Studioni, bėni ē’tė doni! Ne nuk u dorėzuam nė luftėn kundėr armiqve nazifashistė e t’u dorėzokemi karshi njė… njė palo peme.

    Por pėr shkak se literatura shkencore nuk rekomandonte ndonjė gjė tė saktė nė kėtė drejtim, atėherė, pėr analogji me metodat e eliminimit tė kundėrshtarėve politikė, Sekretari i Partisė sė Institutit propozoi rrėzimin e gjetheve me helm.

    - Si me helm? Nė vesh, si Hamletit, a nė kafe, si Stalinit? – e pyeti drejtori.

    - Nė gojėn e tyre, pra, aty ku hanė e pinė pemėt, nė rrėnjėt e tyre.

    - Na thoni, si, ju lutem?

    - Nga nėntoka mėmė, – u pėrgjigj i vendosur Sekretari i Partisė.

    Tė nesėrmen, dy-tri punėtorė tė komunales u panė me kazma tė hapnin njė gropė pėr mbjellje pemėsh anash rrugės sė gjelbėruar tė Elbasanit. Thellėsia e gropės pėr mbjelljen e pemės la tė kuptohej se bėhej fjalė pėr pemė tė madhe. Aty, nga muzgu, pranė gropės, disa burra tė veshur me rroba tė komunales u afruan me njė shishe tė madhe qelqi nė dorė, lėngun e gjelbėr tė sė cilės e derdhėn fshehurazi nė gropė.

    Pas dy ditėsh, Sekretari i Partisė sė Institutit tė Studimeve Bujqėsore, shoqėruar nga drejtori i institucionit, inspektuan gjendjen e gjetheve tė pemės brenda ambasadės italiane.

    Gjethet ishin aty, dhe dukej sikur vallėzonin nga njė puhizė e lehtė. Sekretari i Partisė shtrembėroi buzėt.

    - Ndoshta duhet tė presim edhe ca, shoku sekretar, – psherėtiu drejtori.

    - Qartė, o qartė, vetėm njė gjė tė dish, – i tha shkurt Sekretari i Partisė, – kuptohet qartė se nga ato palo gjethe varet karriera jote dhe e imja bashkė!

    - Unė kėtė e kuptoj mirė, shoku drejtor, por do thosha qė tė bėjmė durim dhe dy-tri ditė, deri sa helmi, desha tė them solucioni, tė thithet gradualisht nga rrėnjėzat e mė pas nga rrėnjėt e pemės.

    Gjethet nuk u rrėzuan as tė nesėrmen dhe Instituti i Studimeve Bujqėsore bėri njė mbledhje urgjente tė organizatės sė Partisė me temė: “Zbulimi i elementit sabotues nė lidhje me disa probleme tė rėnies sė gjetheve tė pemėve nė pranverė”.

    Agronomi i ngarkuar me pėrgatitjen e solucionit helmues bėri autokritikė dhe pasi premtoi qė do tė thellohej nė studimin e veprave tė shokut Enver e tė klasikėve tė marksizėm-leninizmit, sqaroi se nga konsultimi me literaturėn pėrkatėse, rezultonte qė shkaku i dėshtimit ishte koncentrimi i pamjaftueshėm i solucionit toksik. Veēse kėtu lind njė problem tjetėr.

    - Ēfarė problemi? – pyeti vrazhdė Sekretari i Partisė.

    - Po ja, nėse shtojmė solucionin toksik, ne nuk mund tė kontrollojmė, apo diktojmė se nga do thithet ai mė shumė nė nėntokė e, pėr pasojė, rrezikojmė kėshtu tė na rrėzohen gjethet e gjithė pemėve tė asaj rruge, apo dhe mund tė ndodhė qė ato me kohė tė thahen krejtėsisht, pra, t’u marrim jetėn… si t’ju them unė…

    - Po s’e paskan shkulur me gjithė rrėnjė krejt ambasadėn me themele! Ne kemi detyrė Partie tė rrėzojmė gjethet e pemės, tė tjerat i di Partia.

    Atė mbrėmje, dy burrat e veshur me rrobat e komunales derdhėn njė shishe tjetėr me lėng blu nė gropėn e hapur pėr mbjelljen e pemėve.

    Gjethet e pemės sė ambasadės ranė pas dy ditėsh, pasuar nga rėnia e gjetheve tė njė numri tė madh pemėsh tė Rrugės sė Elbasanit.

    I pari qė u dha lajmin eprorėve, ishte polici i rojės brenda kamionit, i cili komunikoi: “Gjethi po bie me shumicė. Lėvizjet e armiqve duken nė pėllėmbė tė dorės. Aparatet e pėrgjimit, gjithashtu, funksionojnė normalisht”.

    Po atė ditė, u organizua mbikėqyrja me tri turne brenda kamionit, ku ēdo turn kishte nga dy mbikėqyrės: njė pėr kamerat e vėzhgimit tė lėvizjes dhe tjetri pėr pėrgjimin e bisedave tė familjes Tota.

    Por, nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, nuk mbetėn tė kėnaqur me raportimet banale tė kamionit, pasi mbikėqyrėsi i lėvizjeve me kamera raportonte se “armiqtė po pinė koka-kola”, “armiqtė po hanė drekėn me mish”, “nė brendėsi tė dhomės duket pjesa e sipėrme e njė frigoriferi dhe televizori me ngjyra”.

    Ndėrsa pėrgjegjėsi i ngarkuar me pėrgjimin e zėrave raportonte se “armiqtė po diskutojnė pėr lumturinė”, “mbi rolin dhe vendin qė zė pasqyra nė jetėn e femrės”, e mė pas “armiqtė po diskutojnė mbi vlerat dhe rėndėsinė e martesės”, “armiqtė shprehin pakėnaqėsinė ndaj ambasadorit italian”.

    Nė mbledhjen e radhės, nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, zėvendėsministri i konsideroi raportet broēkulla idiotėsh dhe mė pas u pėrqendrua nė raportet “Mbi veprimtarinė armiqėsore tė familjes Tota nė vite”. Nga raporti rezultonte se nė vitet ‘84-’85 kjo familje nuk kishte paguar elektrikun dhe ujin, ndėrsa sipas fqinjėve tė Totave pėr vite me radhė familja Tota nuk kishte blerė dru zjarri pėr ngrohje, ndėrkohė qė faturat e elektrikut mbeteshin pothuaj nė tė njėjtėn shifėr.

    - Sa pėr faturat e ujit, i bie sikur ata tė mos kenė pirė as edhe njė gotė ujė,- e mbylli drejtori i Drejtorisė sė Dytė.

    - Cila ėshtė diferenca me familjet e tjera? – e ndėrpreu zėvendėsministri.

    - Nuk ėshtė se ka ndonjė diferencė tė madhe, por nganjėherė faturat e familjes Tota janė mė tė mėdha…

    - Thuaj, pra, cili nen i kodit penal i pėrfshin?

    - Krimi i pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste, cili tjetėr?! Veē kėsaj, qė kur kanė hyrė nė ambasadė, ata nuk kanė paguar asnjė faturė dhe ėshtė qeveria ajo qė paguan. Nuk e di a mė kuptoni?!

    - Dėrgojani faturat Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, – tha zėvendėsministri. – Ata le t’ia pėrcjellin ambasadės italiane pėr t’i shlyer.

    Raporti mbi faturat e papaguara tė familjes Tota iu pėrcoll Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, e cila ftoi njė diplomat tė ambasadės italiane pėr t’i dorėzuar dosjen “Mbi veprimtarinė kriminale tė tė gjashtė tė arratisurve”, lėshuar nga Gjykata Shqiptare e Krimeve tė Rėnda.

    Pas marrjes sė dosjes, ambasadori italian informoi ministrinė e tij dhe, pasi mori pėrgjigjen se nuk do ketė lėshime ndaj diktatorėve shqiptarė, i komunikoi qeverisė shqiptare qėndrimin e prerė tė qeverisė italiane. Pas kėsaj, i humbi krejtėsisht oreksi.

    Pala shqiptare, nga ana e saj, u nervozua mė shumė nga ky reagim dhe ia pėrcolli ēėshtjen pėr vendim Byrosė Politike tė Komitetit Qendror tė Partisė, e cila nga ana e saj u detyrua tė mblidhej nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme.

    Nė diskutimin e tij, Sekretari i Parė i Komitetit Qendror, i bėri fillimisht apel mėsimeve tė ēmuara qė kishte lėnė udhėheqėsi i sapovarrosur i komunistėve shqiptarė, mė pas theksoi se zgjidhja e ēėshtjes do duhej kėrkuar te mėsimet e marksizėm-leninizmit dhe shokut Enver.

    - Kjo ēėshtje meriton njė reflektim, madje reflektim tė thellė, – i ftoi Sekretari i Parė i Komitetit Qendror shokėt e tij tė jepnin mendimin e tyre.

    - Unė e kuptoj, – tha ministri i Punėve tė Brendshme nė diskutimin e tij, – qė mėsimet e marksizėm-leninizmit na sugjerojnė maturi dhe qetėsi nė zgjidhjen e situatave tė ndėrlikuara revolucionare, por kėtė radhė kjo ngjarje i tejkalon parashikimet dhe se vetė populli na bėn thirrje tė mos rrimė mė duarkryq, por t’u japim armiqve pėrgjigjen e merituar.

    - Natyrisht, – ndėrhyri Sekretari i Parė, – ata synojnė tė fshehin apo demotivojnė popullin italian nga problemet dhe kriza e thellė qė ka pėrfshirė botėn borgjezo-revizioniste. Ndėrsa Partia jonė, me pjekurinė e saj marksiste-leniniste, ka dhėnė mesazhin e durimit, tė reflektimit, tė analizave tė thella, tė bisedimeve diplomatike…

    - Ne ishim pėr durim, – e mori fjalėn anėtari mė i moshuar i Byrosė Politike, – durim, por deri kur? Italianėt nuk dhanė asnjė reciprocitet, e dėrdėllisin jo tė drejtat e njeriut, jo tė drejtat e kafshėve… a pemėve qė u bien gjethet nė pranverė. Duket qartė qė Italia kėrkon ta zvarrisė zgjidhjen. Kėtė e dėshmon organizimi i manifestimeve gjoja spontane para ambasadės sonė nė Romė.

    - Durimi ka njė kufi, – pėrsėriti ministri i Punėve tė Brendshme. – Populli po na bėn apel pėr tė mos duruar mė. Dhe Partia nuk ia ka bėrė kurrė fjalėn dysh dėshirės sė popullit.

    - Atėherė, ju ē’propozoni? – pyeti Sekretari i Parė i Komitetit Qendror, i cili pėr natyrė kishte zakon t’ua linte tė tjerėve vendimet e mėdha.

    - Po flas hapur, shoku Sekretar i Parė, unė propozoj tė votojmė brenda Byrosė Politike alternativėn e fundit qė na mbetet: ndėrhyrjen e armatosur nė ambasadė.

    - Aha, dakord, – u pėrtyp Sekretari i Parė, – domethėnė ju mendoni qė situatat e sotme revolucionare dhe rreziku imperialisto-revizionist, i cili nuk ka reshtur sė kėrcėnuari arritjet e Shqipėrisė, pra, desha tė them qė historikisht… me njė fjalė, kjo situatė na dikton pra… veēse, – Sekretari i Parė u kujtua pėr diēka, – mė falni, por mė duhet t’ju kujtoj se ambasada italiane ndodhet nė territorin e blerė qė gjatė Luftės sė Parė Botėrore nga shteti amerikan dhe mos ndoshta njė sulm i tillė konsiderohet si njė sulm i hapur edhe ndaj imperializmit amerikan, ė, si thoni, flisni shokė, flisni, nuk janė gjėra kaq tė thjeshta kėto…

    - Italiane, a amerikane, – foli anėtari i moshuar i Byrosė Politike, – nuk qenka e njėjta gjė sipas jush, dua tė them ambasadė kapitaliste… Ato veē emrin e kanė ndryshe.

    - Jo, dakord, unė e kam fjalėn tė reflektojmė, tė marrim vendimet e duhura principiale, dua tė them parimore, nė momentet e duhura, duke pasur parasysh rrethanat revolucionare nė botė, e mė pas tė kalojmė nė aksione pėrkatėse revolucionare. Hė, ē’keni pėr tė thėnė nė lidhje me kėto? Flisni hapur, shokė, prandaj jemi mbledhur sot.

    - Nuk jam kondra atyre qė thoni, – foli byroisti veteran, – dhe unė ndoshta nuk ia them aq shumė pėr analiza tė thella teorike qė ju sapo bėtė, por unė nė diskutimin tim dua tė them se… se ne do bėnim mirė t’u binim kokės, se… se derri do plumb. Kaq di tė them unė.

    - Aha, qartė, shumė qartė, – foli si nė gjemba Sekretari i Parė, – atėherė, unė, nga ana ime, domethėnė, unė them qė ta hedhim, pra, nė votė: kush ėshtė pėr ndėrhyrje tė armatosur e kush jo?

    Anėtarėt e Byrosė Politike votuan nė heshtje dhe Sekretari i KQ-sė i hapi solemnisht letrat e votuara.

    - 7 me 6, – deklaroi ai.

    - Ēė, pėr kė? – pyeti byroisti i aksionit tė armatosur.

    - Domethėnė… – shpjegoi Sekretari i Parė, – shtatė anėtarė tė Byrosė janė pėr vazhdimin e negociatave diplomatike, tė bisedimeve… kurse gjashtė pėr ndėrhyrje me armė.

    - Oh, po kėsaj, nga anėt tona, i thonė prit gomar tė mbijė bar… – tha byroisti veteran.

    - Kurse unė, nga ana ime, – ndėrhyri Sekretari i Parė, – them se mesazhi qė del nga ky votim qenka i qartė: kemi ende nevojė pėr tė reflektuar mbi zgjidhjen e situatave tė ndėrlikuara revolucionare. Shokė, faleminderit pėr diskutimet dhe mirupafshim nė mbledhjen e ardhshme.

    Por ēėshtja e lirimit tė tė gjashtėve nuk njohu ndonjė pėrparim as me analiza dhe negociata diplomatike.

    Nė pritjen diplomatike tė radhės, qė bėri ambasada ēekosllovake nė hotel “Dajti”, zėvendėsministri i Jashtėm shqiptar nė pėrshėndetjen e tij deklaroi se “qeveria shqiptare po merr masat e nevojshme dhe sė shpejti do jeni dėshmitarė qė kjo situatė do zgjidhet me daljen e gjashtė kriminelėve nga ambasada italiane. Por dhe sikur 100 vjet tė rrinė brenda 6 tradhtarėt, ne do ta mbajmė 100 vjet tė rrethuar atė ambasadė! Kjo tė jetė e qartė pėr kėdo!”.

    - Falė Zotit, mandati im pėrfundon pėr njė vit, – i tha me zė tė ulėt ambasadori hungarez kolegut tė tij bullgar.

    - Nuk po e shoh kolegun tonė italian, – i tha ambasadori bullgar.

    - Unė dėgjova dikė qė ėshtė i sėmurė.

    - Njė gjė ėshtė e sigurt, marrėdhėniet Itali-Shqipėri kanė mbėrritur nė pikėn e tyre mė tė ulėt, – vazhdoi ambasadori bullgar, – me sa mė kanė thėnė, dhe nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore, atėherė kur ky vend u pushtua nga fashistėt italianė, urrejtja ndaj italianėve nuk ka qenė gjė krahasuar me atė tė gjermanėve…

    - Kjo ėshtė e besueshme, – u pėrgjigj ambasadori hungarez. – Ka njerėz, tė moshuar natyrisht, qė kujtojnė me nostalgji “kohėn e Italisė kur kishte tė haje sa tė duash”.

    Ambasadori bullgar qeshi aq sa e lejonte dinjiteti i diplomatit.

    Nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Italisė, ambasadori i Shqipėrisė nuk ndėrpreu dėrgimin e notave tė protestės ndaj qeverisė italiane, ndėrsa nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, ambasadori italian vazhdonte tė protestonte ndaj provokimeve tė policisė shqiptare, pasi veturat e Sigurimit shqiptar, tė lodhura nga mbikėqyrjet pa bukė, shumėfishuan taktikat e tyre “pėr tė poshtėruar sa mė ashpėr ambasadorin fashist”. Nė njė rast tė fundit, veturat e Sigurimit i dolėn pėrpara veturės sė ambasadorit dhe u pėrpoqėn ta verbonin me dritat e gjata shoferin e tij. Shoferi ia doli tė mbante drejtimin dhe njė veturė tjetėr e Sigurimit i kaloi pranė, nga ku u dėgjua dikush qė thėrriti me zė tė lartė:

    - Kurva italiane!

    Brenda nė makinė gruaja e ambasadorit nisi tė qante dhe ca ditė mė pas dhe ajo shfaqi shenjat e para tė depresionit.

    Ambasadori i rralloi daljet e tij me veturė, dhe i shqetėsuar pėr shėndetin e sė shoqes nisi tė dilte shėtitje nė kėmbė nė njė park pranė ambasadės, ku njė ditė disa tė rinj shqiptarė i kaluan si rastėsisht pranė dhe i pėshpėritėn:

    - Viva Italia! Bravo Italia!

    Ambasadori vazhdoi rrugėn sikur s’kish dėgjuar gjė.

    - E dashur, – i foli tė shoqes, – nuk t’u duk si njė rreze shprese nė kėtė situatė, nė pamje pa shpresė?!

    E shoqja nuk i dha pėrgjigje.

    Ngazėllimi i ambasadorit u shua shpejt tek futej nė portėn e ambasadės dhe pa dy veteranė qė kishin shpalosur haptazi gazetėn “Zėri i Popullit”, nė faqen e parė tė sė cilės shkruhej: “…fjala ėshtė pėr njė ambasador me njė tė kaluar tė qartė fashiste..”..

    Me tė hyrė nė zyrė ambasadori shfletoi gazetėn “La Repubblica” nė njė editorial tė sė cilės shkruhej: “Shqipėria e vogėl i bie fort me grusht tavolinės sė bisedimeve propozuar nga Farnezina… Italia e madhe nuk duhet absolutisht tė tolerojė fudullėkun e komunistėve shqiptarė. Duket se Italia ėshtė e gatshme ta shndėrrojė flamurin e tė drejtave tė njeriut nė njė pecetė pėr tė pastruar duart nga kjo ēėshtje..”..

    Ato ditė, nė parlamentin italian, senatori i “Lėvizjes sociale”, Mirko Tremalia, sulmonte ashpėr kryeministrin Kraksi dhe ministrin e Jashtėm Andreoti:

    - Pse nuk po reagon qeveria italiane pėrballė terrorit barbar tė autoriteteve komuniste? Ēdo vonesė e juaja ėshtė njė fyerje ndaj tė drejtave tė njeriut.

    Presidenti Kraksi iu pėrgjigj shkurt:

    - Ne jemi pėr zgjidhje paqėsore: – Djalli e mori, nuk ėshtė se po na kėrkon azil Sollxhenicini, apo Sakarovi, s’janė veē gjashtė anonimė, i pėshpėriti me tu ulur ministri i tij i jashtėm Andreoti, aty pranė.

    - Ē’do tė thuash? – e pyeti presidenti Kraksi.

    - T’i lėshojmė dhe tė marrė fund ky ankth. Kanė rėndėsi dhe marrėdhėniet me Tiranėn zyrtare. Kam informacion se ata po pėrpiqen ta rregullojnė me Anglinė dhe Gjermaninė.

    - Dakord, po si? Nuk e sheh qė s’po dimė nga t’ia mbajmė?

    - Bie fjala nėpėrmjet Kryqit tė Kuq italian, apo atij ndėrkombėtar, – sugjeroi Andreoti.

    - Me ē’mandat?

    - Pėrkeqėsimi i shėndetit tė tė gjashtėve. Asnjėherė nuk ėshtė e vėshtirė tė gjendet njė shkak.

    - Po ata nuk janė sėmurė? – pyeti Kraksi.

    - Po uji qė pinė?! Kaq e vėshtirė ėshtė t’u hidhet diēka nė ujė sa pėr tė zėnė shtratin… Le qė, nga informacionet qė kam, aq kohė sa po rrinė ata aty nėntokė, pa dalė, s’ka njeri tė mos bjerė nė depresion.

    - Nuk ėshtė kaq e lehtė, – tha Kraksi.

    - E di, – tha Andreoti, – por mjaft t’ju kujtoj se diplomacia jonė duhet tė respektojė dhe atė shtet qė ka ditur t’i shkulet Moskės, pikėrisht atėherė kur Hrushovi, gjatė vizitės sė tij nė Tiranė, i ka thėnė si me shaka ambasadorit tonė atje se i duheshin vetėm dy orė qė ushtria e tij tė ulej nė Taranto.

    - Ta mendojmė, – psherėtiu Kraksi.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •