Ndoshta mendimi i qendrimeve ndryshe nga mediat kryesisht te prirura te mos informojne publikun dhe nga kendveshtrimi ortodoks ka filluar ngadale pavaresisht territ informativ te diteve te para te ngjarjeve te Permetit ku u konfiskua Kisha e Shen Marise se Pazarit. Keto mendime sigurisht ndoshta per shumicen e shqiptareve do te duken si greke apo filo greke, por megjithate derisa te krishteret ortodokse jane nje minorance fetare dhe sot plotesisht te diskriminuar mediatikisht, publikimi tek kjo faqe e nje poeti te njohur z. Arben Duka ngjall shprese se jo te gjithe shqiptaret jo ortodokse duhet te mbajne qendrime si mediat kundrejt komunitetit ortodoks. Te shpresojme qe kjo poezi e thjeshte te sjelle nje mendim ndryshe dhe te hape pak perden e persekutimit ne vigjilje te festes se Hyjlindeses ku ende kisha e saj ne Kala te Elbasani ndodhet e pushtuar qe nga viti 1995 nga SHiku i asaj kohe per te krijuar nje konflikt me ortodokset por konflikt te cilin ortodokset u terhoqen pasi bene te kundertetn e asaj qe ata donin luften. Por kete here kur ata protestuan nese mund te themi luftuan kuptohet jo me arme sepse ne duart e tyre nuk kishte as nje objekt se po te kishte me patjeter qe do t'i kishin arrestuar e ngritur lloj akuzash te tjera por mgjth edhe te pa armatosur edhe pse ndaj tyre u hodh gaz lotsielles perseri ata ishin kriminele greke. Kjo tregon se komuniteti ortodoks nese hesht i marrin kishat, nese proteston eshte grek. Por le te leme poetin te flase:
Nderim për Anastas Janullatosin Fill pas ngjarjes së Përmetit,
ka plot zëra që thërrasin,
dhe kundër Krye Peshkopit,
domethënë Anastasit.
Gjuha vërtetë kocka s'ka,
po dhe kocka ajo bluan,
në të vërtetë Anastasin,
shumica këtu e duan.
Po flas për ne ortodoksit,
jo për gjithë shqipëtarët,
sepse neve na takon,
ta themi fjalën të parët.
Kur ai erdhi këtu,
gjithçka ishte e rënuar,
po tani pas njës njëzet' vjetësh,
shoh Kishën të lartësuar!
Atëherë qe krejt ndryshe,
s'kam arsye kot t'ja ngop,
dhe këtu brënda nuk kishte,
asnjë për Krye Peshkop!
Këtë fakt në të vërtetë,
e kish pranuar Tirana,
ndaj dhe zgjidhja e problemit,
erdhi nga Patriarkana.
Qesharake të mendohet,
që kisha greke e solli,
se koka e kishës sonë,
s'ka ikur kurrë nga Stambolli.
Greku s'ka ndonjë ndikim,
në krye të kishës sonë,
sepse ortodoksit janë,
treqind e ca milionë!
Nga Patriarkana varen,
dhe ortodoksit shqiptarë,
ndaj unë them se Anastasi,
është këtu një misionar!
Éshtë këtu një misionar,
dhe s'besoj të rrijë përhera,
ai ka Çuar besimin,
dhe në shumë vënde të tjera.
Gjykimin për atë burrë,
ne duhet t'ja lëmë kohës,
po për veprën që ka ngritur,
s'mund të jemi mosmirënjohës!
Kundër tij unë s'ja bëj fora,
se besimi nuk më lë:
"Bëre-Ç'bëre t'u lumtë dora,
tani ik-s'na duhesh më!."
Kjo do ishte imorale,
s'bashkohem me atë zë:
"Na bëre dhe katedrale,
po tani s'na duhesh më!"
Nuk po them se Arben Duka,
është i flakti besimtar,
por s'kam parë tek Janullatos,
asnjë gjest antishqiptar!
Kjo është akuzë mediokre,
s'vlen të diskutohet fare,
s'mund të jetë anti shqiptar,
një që ngrë kishën shqiptare?!
Sido që të komentohem,
unë e nderoj atë burrë,
sepse në themelet tona,
s'vuri një por mijra gurë.
Formimin e tij biblik,
s'e ka asnjë prift shqiptar,
sepse ne nga krishtërimi,
dyzetë vite ishim ndarë.
Krye Peshkop Anastasi,
një nder për ortodoksinë,
ai është një shërbëtor,
Krishti është Bariu ynë.
Zotin s'gjej tek Anastasi,
po frymën e tij e gjeta,
kush të dojë le të flasi,
po kjo është gjithë e vërteta.
Mua asgjëkund s'më djek,
që do flasin jam garant,
dhe po të më quajnë grek,
do jenë thjeshtë injorantë.
Pikërisht këtu kam shkruar,
këtu disa ditë më parë,
se jam ortodoks me shekuj,
dhe njëmijë përqind shqiptar! - See more at:
http://www.shqiptarja.com/blog_artic...#comments-form
http://www.shqiptarja.com/blog_artic...#comments-form
Krijoni Kontakt