Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 192
  1. #121
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Ilirian nuk është ashtu sikur mendon ti.Mos u merzit por duhet ta dish se para se te jesh besimtar i çdo feje duhet te jesh shqiptar Edhe kisha katolike ka pasur dhe ka probleme prone por askush nuk i ka rene këmbores se alarmit as në Shqipëri e as në Vatikan shtet i katolicizmit në bote.Kallmeti ka disa kisha dhe sigurisht nuk e ka marre gjithe pronen e saj të dikurshme sepse në 50 vjet doktature komuniste kanë nderruar aktoret e jetes, nuk kthehet kurre më prona 100% tek i zoti qe une jan pro kthimit.Albo apo Ilirian duhet te jesh i gjithanshem , ta shikosh lindjen e diellit në shumë drejtime.Sigurisht qe besimtaret kane dhe duhet të kene një kishe apo gjami për tu falur dhe kete duhet ta zgjidhin me bashkine e Permetit sepse nuk mund te te behet kush zot shtepie tek shtepia jote.Kam shume miq ketu në Jacksonville Florida nga Permeti dhe e di mire tealitetin e asaj kishe sepse nuk dergoj kot shkrime tek gazeta dielli por Greqia i ka futur hundet në Shqipëri me shume se duhet.Ti jeton si une në Amerike dhe e di fare mire ose po qe se nuk e di në historine e Amerikes Gadishulli i Ballkanit quhet Gadishulli ilirik dhe besoj se iliret nuk jane greke por shqiptare.Sigurisht nuk kam asgje personale as me popullin grek apo serb dhe një dite të gjithë do të pajtohemi se do te jemi pjese e familjes evropianë por një pjese e ekstremisteve greke shume shpejt do të hynë në listen e organizatave terroriste se te tilla janë jo vetem ndaj Shqiperise por edhe ndaj vete Greqise.Me vjen keq por duhet ta shikosh realiten sikur është jo sikur do ti apo dikush tjeter te jete.

    Gjithe të mirat nga Jacksonville Florida
    Lek Gjoka

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Mos e zgjate kaq shume aman se asnje nga shtetet ortodokse nuk nuk beri zhurme pervec shtetit te piste grekoqis.
    Ketu kemi lexuar ate cfare kane shkruar shqiptar te besimit ortodoks dhe poashtu "shqiptar te besimit orthodhoks".Keta te fundit nuk tingellojn shqip aspak.
    Une pershendes shqiptaret e besimit ortodoks dhe uroj qe sa me pare ta lirojne KOASH nga kthetrat e kishes greke.
    Vazhdoni te jeni i painformuar kuptohet me veteqellim. Ju argumentoni se nje njeri sepse ketu fjale behet vetem per nje njeri nuk mund te beje vepren e zotit. Persa i perket reagimeve, kane reaguar Kishat Ortodokse jo shtetet me shtetet ka ministri te jashtme Shqiperia, apo nuk je ne Shqiperi ti se ju desh ministrit mbi nje jave te pergjigjej deklaratave te ministrise greke, per arsyen qe vetem ata e dine. Ato qe i takojne qeverise i takojne asaj perse permend kot KOASH-in. Kisha Ortodokse e Shqiperise mban pergjegjesi per komunikimin me Kishat e tjera Ortodokse por jo me ministrite e jashtme se Shqiperia e ka nje te tille, pavaresisht se ministrat flene dhe pushojne me taksat tona.

  3. #123
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Unë që po ju shkruaj jam lindur e rritur në Përmet deri në moshën 18 vjeçare. Prej 17 vjetësh së bashku me familjen time kam emigruar në Amerikë. Po ulem të shkruaj pasi jam indinjuar jashtëmase me atë që po ngjet në qytetin tim të lindjes dhe është një ngjarje që nuk duhet të shqetësojë vetëm përmetarët, por gjithë shqiptarët paqedashës e liridashës, pa dallim besimi fetar. Një grup "policësh privatë" kanë dhunuar një godinë që shërbente prej 16 vjetësh si Kishë, kanë dhunuar fizikisht klerin që shërbente në atë Kishë, kanë dhunuar të gjitha objektet e shenjta në kishë, që nga Ungjilli, ikonat e deri tek enët e shënjta që kleri përdor gjatë Liturgjisë Hyjnorë. Janë dhunuar edhe njerëzit e mediave të vendit, që erdhën në vendin e ngjarjes për të marrë informacion mbi atë që po ndodhte nga njerëzit e "policisë private". Këta "policë privatë" pretendojnë se po vinin në vend një vendim gjykate që godina e Kishës ti kthehej në pronësi Bashkisë Përmet, edhe pse ky vendim ishtë marrë mbi 10 vjet më parë. Dita që zgjodhën për të kryer një dhunim të tillë, ishta dita që Kisha dhe gjithë besimtarët orthodhoksë në botë festonin Festën e Fjetjes dhe Lartësimit së Virgjëreshës Mari, në nder të së Cilës është ngritur edhe Kisha në Përmet. Arsyeja tjetër që mora mundimin të shkruaj ka të bëjë me faktin se është e paimagjinueshme për mua, se si ky sakrilegj kalohet pa vëmendjen e duhur të mediave shqiptare dhe pa reagimin e bashkëqytetarëvë të mi në Shqipëri e në botë. Nuk më takon mua të flas në emrin e Përmetit e përmetarëvë, qytetit me historinë më të lavdishme në historinë e Shqipërisë dhe me njërëzit më paqedashës e të kulturuar të vendit. Por më takon mua si qytetar i atij vendi, si qytetar përmetar, si besimtar i thjeshtë orthodhoks që të ndaj me ju reagimin tim për këtë ngjarje. Dhe uroj që ky reagim i imi të inkurajojë gjithë përmetarët, gjithë shqiptarët, të mëdhenj e të vegjël, që të gjejnë kurajon që të ngrejnë zërin e tyre si qytetarë të atij vendi, sa hërë që shkelen hapur liritë e tyre universale e kushtetuese si njërëz të lirë.

    E vërteta historike mbi Kishën e Shën Marisë së Pazarit

    Duke qenë së unë i përkas brezit të lindur pas "revolucionit kulturor" të 1967 në Shqipërinë komuniste, unë nuk kam mundur që të shikoj me sytë e mi Kishën e Shën Marisë, apo të mësoj mbi bësimin fetar. Në kohën që unë linda, ishte e ndaluar të përdorje fjalën "Zot" e nuk kish "kisha" apo "xhami" apo "teqe" në Përmet. Por ajo që unë di mbi këtë Kishë, është ajo që kam mësuar nga goja e familjes sime, brezit të gjyshit tim, lindur në fillim të shekullit të XX, brezit të babait e nënës sime, lindur pas çlirimit të Shqipërisë në 1944, të cilët e dëshmuan me sytë e tyre jo vëtëm praninë e Kishës në mes të qytetit, por edhe aktet transformuese që ndodhën me të më pas, me urdhër të rregjimit komunist të kohës në vitin 1967. Në kohën që unë kam lindur e jetuar në Përmet, godina njihej si "shtëpia e kulturës". Burimi tjetër historik që hedh dritë mbi historikun e kësaj kishe, janë dëshmitë e përmetarëvë të tjerë të vjetër që përkonin plotësisht me dëshmitë e familjes sime dhe librat e shumtë që janë botuar mbi historinë e Përmetit e përmetarëvë në këto 20 vitet e fundit. Këto libra, për herë të parë hidhnin dritë mbi historinë e vërtetë të Përmëtit e përmetarëvë, të çliruar nga diktati dhë frika e rregjimit komunist të kohës, që revizionoi jo vetëm historinë e Përmetit, por revizionoi siç i vinte për mbarë gjithë historinë e popullit shqiptar që nga gjeneza e historisë. Dhe burimi i fundit që hedh dritë janë dëshmitë e vetë Kishës Orthodhokse në Shqipëri që ka mbledhur dhe i ka servirur publikut në këto 20 vjet.

    Me rrënien e komunizmit, pas vitit 1990, ajo që njihej si "shtëpi kulture" e humbi jo vetëm funksionin e saj gjatë kohës së komunizmit, por u transformua në një godinë ku u hapën biznese private nga persona të caktuar që morën ambientet e godinës me qera. U hapën bilardo, lojra fati, lojra argëtimi për fëmijë me pagesë dhe salla e madhe e shtëpisë së kulturës u përdor vetëm për takime elektorale politike të partive politike të kohës. Lulishtet që rrethonin godinën u "pushtuan" po nga lokalet private. I shkruaj të gjitha këto, fakte që i njohin gjithë përmetarët që kanë jetuar në atë qytet, për të bërë transparëncën me publikun e gjerë shqiptar që ka lexuar shumë artikuj në media, por nuk i ka mësuar të gjitha këto fakte.

    E vërteta historike për mua është e qartë si drita e diellit: vendi dhe godina që në quanim "shtëpi kulture" ka qënë për 3 shekuj Kishë Orthodhokse, ngritur e trashëguar brez pas brezi nga vetë besimtarët orthodhoksë përmetarë. Nuk ka asnjë dilemë, asnjë hije dyshimi mbi të vërtetën historike. Kushdo që pretendon se nuk është kështu, apo se shteti ka "investuar" e "ndryshuar" strukturën e godinës, është ose duke gënjyer hapur, ose është duke u munduar të shtrembërojë të vërtetën me qëllim.

    Çfarë ishte "shtëpia e kulturës" në Përmet?

    Kur një diplomat amerikan vizitoi Përmetin në një mision fakt-mbledhës mbi problemin e Kishës së Shën Marisë, kur arriti para Kishës në Përmët, përkthyesi i tij shqiptar i thotë: "Kjo ka qenë shtëpia e kulturës në Përmet dhe tani e ka marrë Kisha". Diplomati ngriti vetullat dhe iu drejtua përkthyesit të tij shqiptar: "Shtëpi kulture?" Ishte mënyra e tij për të thënë që nuk e kuptoj se çdo të thuash. Përkthyesi i shpjegoi që në komunizëm ajo kish shërbyer si "shtëpi kulture". Diplomati nuk insistoi më tëj, por e shënoi togëfjalëshin "shtëpi kulture" në bllokun e tij dhe e mbylli atë dilemë me fjalët: "Nuk e dija që kultura kishte një shtëpi, tani e mësova!" Kur u kthye në Tiranë, merr në telefon një intelektual të nderuar dhe e fton për një kafe e bisedë. Misioni i diplomatit: Të zhbirrojë kuptimin e "shtëpisë së kulturës" në Përmët.

    Intelektuali shqiptar e sqaroi diplomatin se ato që shqiptarët njohin si "shtëpi kulture" nuk ishin gjë tjetër veçse vatra të indoktrinimit të popullsisë shqiptare me propagandën komuniste të rregjimit komunist. Ato u ngritën në Shqipëri në vitet 60 sipas modelit kinez të revolucionit kulturor komunist të Mao Cen Dun-it në Kinë. Në to nuk prodhohej art e kulturë. Ato shërbenin si vatra të indoktrinimit të fshatrave e qyteteve të vendit, nëpër të cilat kalonin gjithë popullsia e vendit, që nga fëmijët e vegjël në bankat e shkollave, e deri tek pleqtë pensionistë, ku duhet të mësonin "moralin e njeriut të ri komunist". Dhe nuk ishte rastësi që në shumicën e rasteve, këto "shtëpi kulture" u ngritën mbi godinat e objekteve të kultit të vendit, kishave e xhamive, pasi rregjimi komunist e kish të qartë që duhej të shkatërrohej tradita fetare e shqiptarëve para se shqiptarët të mund të indoktrinoheshin me ideologjinë e re komuniste. Morali i ngritur mbi traditën shekullore fetare të shqiptarëve u zëvendësua me moralin komunist. Ungjilli e Kurani ia lanë vendin "Veprave të Shokut Enver"! Frika ndaj Perëndisë ia la vendin frikës ndaj xhelatëvë të rregjimit komunist, që të vrisnin, burgosnin, internonin, spiunonin për një fjalë goje.

    Dhe njerëzit që drejtonin këto "shtëpi kulture" në Përmët e në mbarë qytetet e Shqipërisë nuk ishin njerëz dosido. Këta ishin njerëz të përzgjedhur nga Partia, shumë prej të cilëvë u dërguan edhe në Kinë për të mësuar nga "vëllezërit tanë komunistë kinezë" se si të bënim edhe ne një revolucion kulturor në Shqipëri. Se kush ishin këta përsona në Përmet, i njohin gjithë përmetarët dhë janë të njëjtët persona që mbushin faqet e gazetave shqiptare me artikuj nostalgjikë për të kaluarën komuniste dhe sulme ndaj Kishës Orthodhokse dhe klerit orthodhoks në Përmet e mbarë Shqipërinë. Kjo është mënyra së si ata ruajnë nostalgjinë për të kaluarën në të cilën, u lindën, rritën e thinjën. Dhe më vjen tmerrësisht keq të konstantoj nga larg, se edhe 20 vjet liri nuk kanë ndihmuar këtë kategori njërëzish që të çlirohen nga fryma ateisto-komuniste që propaganduan dhunshëm mbi 2 breza përmetarësh.

    Kultura komuniste, njollë e zezë në kulturën shqiptare

    Një tjetër aspekt që më irriton jashtëmase është kur lexoj nga përmetarë të ndryshëm, kryesisht nostalgjikë të së shkuarës komuniste, që përpiqen të barazojnë kulturën komuniste me kulturën e traditën shekullore të Përmetit e përmetarëvë. Zotërinj! Nuk ka ngelur kultura përmetare që të barazohet me kulturën komuniste! Përmeti është parajsa shqiptare! Për shekuj përmetarët e besimeve të ndryshme jetojnë në paqe me njeri-tjetrin. Nëse do të mësosh për bashkëjetesën e harmoninë fetare të shqiptarëvë, shkoni e vizitoni Përmetin, qytetin e kishave orthodhokse, xhamive muslimane, teqeve bektashije, bashkësive ungjillore. Revolucioni kulturor komunist i vitit 1967 ishte oguri më i zi në historinë e atij populli që nga gjeneza e tij! Më i rëndë se vetë pushtimi osman, pasi as osmanët nuk iu mohuan shqiptarëve lirinë për të besuar në këtë mënyre! Akte të tilla të dhunshme që ndodhin sot në Përmet nuk kanë se si të mos risjellin në mendjen e përmetarëvë e gjithë shqiptarëvë atë që ngjau me ta në vitin e mbrapshtë 1967. Me këto akte ju nuk po përdhosni një Kishë, ju po përdhosni kulturën përmetare, po shkatërroni bashkëjetesën e harmoninë fetare të qytetit e mbarë Shqipërisë.

    Përmeti është djepi i rilindjes sonë kombëtare që nxorri më shumë rilindas se gjithë trojet shqiptare të marra së bashku. Përmeti është qyteti i Naim Frashërit që i këndon Përëndisë në vjershat e tij dhe që ju u munduat t'ia redaktonit për t'ia përshtatur propagandës komunisto-ateiste të kohës. Përmeti është vendlindja e Jani Vretos nga Postenani, mikut më të mirë të Naim Frashërit në Stamboll, që i thosh mikut të tij në Stamboll: "As pema nuk lëshon gjethe pa bekimin e Perëndisë!" Çfarë do të thosh Naimi e Jani po të mësonin se përmetarët e tyre të dashur sulmojnë sot me dhunë shtëpinë e Zotit në mes të Përmetit?! Cila është përgjegjësia e këtij brezi përmetarësh sot, që të bëjmë sakrilegje të tilla ndaj Kishës dhe Zotit, apo t'i ruajmë e trashëgojmë këto brezit tjetër që vjen pas nesh?!

    Këto Kisha shekullore nuk janë vetëm prona të Kishës Orthodhokse dhe besimtarëvë orthodhoksë. Keto janë edhe kontributi më i madh kulturor shqiptar në kulturën universale të njerëzimit! Ato kishat e shenjta shekullore që gjejmë në Përmët, vizitohen jo vetëm nga përmetarët e vjetër në ditën e festave të tyre, por vizitohen edhe nga turistët e huaj të shumtë që vizitojnë Përmetin, të cilët mrekullohen nga afresket kishtare. Familjet e vjetra përmetare që kanë lëvizur në qytetet e tjera të vendit apo jashtë tij, nuk kthehen në Përmet për tu çmallur me "shtëpinë e kulturës", vijnë për të vizituar kishat e shenjta të qytetit dhe fshatrave përreth prej nga kanë origjinën. Dhe kjo nuk është vetëm një dëshmi e traditës së tyre fetare familjare, kjo është një dëshmi se shpirti i shqiptarit ishtë kalaja e vetme që komunistët nuk arritën ta pushtojnë dot. Përmetarët e gjithë shqiptarët po u rikthehen traditës së tyre fetare në liri të plotë. Atë që e mbolli dhuna, po e shkatërron sot liria!

    Për veshët e kujt bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Bie për veshët e besimtarëvë të thjeshtë orthodhoksë në mbarë Shqipërinë dhë në botë. Eshtë detyra jonë si besimtarë që të lutemi për Kishën, lutje drejtuar Zotit tonë Krisht e Nënës sonë të Tërëshënjtë, Virgjërëshës Mari. Duhet t'Iu lutemi jo vëtëm që të mbrojnë Kishën tonë nga i ligu, t'iu japi forcë e besim klerit orthodhoks, por duhet të lutemi edhe që të ndriçojë ërrësirën shpirtërorë të atyre njërëzve që bëjnë akte të tilla. Siç na mëson Zoti ynë Krisht, kush vë dorë mbi Kishën, kush vë dorë mbi shërbëtorët që Perëndia ka thirrur për të shërbyer në atë Kishë, kush vë dorë mbi besimtarët që mblidhen të adhurojnë Zotin në atë Kishë, ka bërë mëkatin që nuk falet e nuk njeh mëshirën e Zotit. Mëkatin ndaj Frymës së Shenjtë që gjen strehë në atë Kishë dhe që e shenjtëron e mbron atë Kishë, atë qytet, atë popull. Një mëkat që do të rëndojë mbi shpirtrat e tyre, mbi shpirtrat e familjarëvë të tyre, mbi shpirtrat e fëmijëve të fëmijëvë të tyre në përjetësi. Kjo është arsyeja pse besimtarët orthodhoksë hyjnë në Kishë me frikë dhe besim Perëndie. Nuk duhet të dëshpërohemi për këto që ndodhin pasi Perëndia është gjithmonë me ne! Asnjëhërë nuk ka braktisur dhë asnjëherë nuk do të na braktisi. Ky është dhe një test për besimin tonë, një test që Vetë Perëndia lejon të ndodhi, për të parë nëse ne do të jemi gati të dëshmojmë atë që besojmë jo vëtëm në kohë paqeje, por edhe kur e gjejmë veten nën sulmet e dhunshme të demonëvë me fytyrë njeriu.

    Bie për veshët e shqiptarëvë të të gjitha besimeve fetare në vend. Sot dhunohet një Kishë në Përmet, nësër do të dhunohet një xhami, pasnesër një teqe apo një bashkësi ungjillore. Ky nuk është një sulm vetëm ndaj Kishës Orthodhokse apo komunitetit orthodhoks, ky është një sulm ndaj lirisë fetare të gjithë shqiptarëvë që zgjedhin të praktikojnë në liri besimin e tyre. Të gjithë duhet të ngrejmë zërin së bashku, që nga krerët e komuniteteve fetare, e deri tek besimtarët e thjeshtë. Ky është një sulm dhe padrejtësi që nuk i bëhet vetëm Kishës Orthodhokse por gjithë komuniteteve fetare të vendit. Ka ardhur koha që të ngrejmë zërin të gjithë së bashku, për të mbrojtur liritë tona kushtetuese që kërcënohen nga i njëjti pushtet, nga të njëjtat gjykata që janë ngritur për të na mbrojtur ne qytetarëvë këto liri.

    Bie për veshët e gjithë inteligjencës shqiptare, si brenda edhe jashtë vendit. Të gjithë asaj inteligjence në vend që nuk ka kurajon të vrasi heshtjen pasi i tremben raprezaljes së njerëzve me pushtet që orkestrojnë akte të tilla. Po zgjodhët të heshtni, nuk jeni qytetarë të lirë, jeni skllevër të atij rregjimi e atij sistemi aspak demokratik. Dhe heshtja është thjeshtë një ftesë për rikthimin e tiranisë ateisto-komuniste në Shqipëri. Edhe inteligjenca shqiptare që jeton jashtë Shqipërisë nuk është pa faj, përfshi unë që po iu shkruaj. Jeta në mërgim me rutinat dhe problematikën e vetë na ka kthyer në indiferentë për atë që ngjet në Shqipëri. Eshtë detyra jonë që të ngrejmë zërin tonë për probleme të tilla dhe të mos mjaftohemi vëtëm me kaq, pasi jemi në pozita për të bërë shumë më shumë se ngritja e zërit. Injoranca triumfon vetëm në ato vende ku inteligjenca zgjedh të heshti.

    Bie edhe për veshët e gjithë shqiptarëvë të thjështë liridashës. Shteti e gjykatat janë ngritur për t'iu shërbyer ju, e jo ju atyre! Në komunizëm sovrani ishte diktatori dhe partia-shtet, në demokraci ne jemi sovrani. Secili prej nesh dhe të gjithë së bashku. Sa herë që shikoni sulme të tilla mbi liritë kushtetuese tuaja, sa herë shikoni padrejtësi ku prona nuk shkon tek pronari i ligjshëm por vidhet me dhunë, duhet të protestoni jo vetëm me zë por edhe me votën tuaj. Të gjithë ata pushtetarë që prishin paqen dhe dhunojnë hapur liritë tuaja për të besuar e praktikuar këtë bësim, të gjithë ata gjyqtarë të korruptuar që marrin vendime të tilla arbitrare me pasoja për gjithë shoqërinë, të gjithë ata burra shteti që zgjedhin të heshtin, meritojnë ndëshkimin me votën tuaj. Duhet t'iu shkruani letra e dërgoni email të gjithë përfaqësuesve tuaj për deputet, pushtetarëvë lokalë, që t'iu bëni të qartë indinjimin tuaj dhe humbjen e mbështetjes suaj me votë. Vëtëm nëse e bëjmë këtë gjë, klasa jonë politike dhe pushtetarët do të mësojnë se çdo të thotë të jetosh me frikën e sovranit, më frikën e votës së lirë.

    Po e mbyll me një lutje drejtuar Nënës së Tërëshenjtë të Zotit, Virgjëreshës Mari: Mbroje o Nënë e Tërëshenjtë Kishën Orthodhokse dhe ndiçoje errësirën shpirtërorë të popullit tim me lutjet e Tua drejtuar Zotit tonë Krisht!

    Ilirjan Papa

    * Autori është themeluesi e drejtuesi i komunitetit të parë e më të vjetër në gjuhën shqipe në Internet, Albasoul.com dhe ForumiShqiptar.com.

    Shenim: Artikulli me lart u eshte derguar per botim gazetave Shqip, Mapo, Gazeta Shqiptare, Panorama, dhe ato kane refuzuar qe ta botojne ne faqet e gazetave te tyre.

    Bie per veshet e qeveritareve tane dhe meqe se shpejti mblidhet Kuvendi edhe per parlamentaret tane,..qeverise se re i bie detyre nr.1, te abrogoje gjithcka te kaluar lidhur me "drejtesine" e korruptuar dhe te kuptoje mekatin teper te rende te kryer ne rastin e Kishes se te Tereshenjtes,..,dhe referuar detyrimeve nderkombetare dhe marreveshjen e lidhur me Kishen Orthodhokse,..te na kthejne Kishen 3 shekullore te Shen Marise se Pazarit..., sipas marreveshjes, shtepia e oficereve te kthehet shtepi kulture dhe te rikonstruktohet me fondet e KOASH-it..., tjeter zgjidhje nuk ka..
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Shtepite e kultures kane luajtur rol vertet ne propagandimin e komunizmit, por ne to eshte zhvilluar , ruajtur e trasheguar edhe kultura, tradita , doket e zakonet, kenget e vallet e te gjitha krahinave. Kete nuk e mohon dot as Ilirjan Papa, e as cdokush tjeter, Kam qene vet pjesmares ne keto shtepi kulture per shume vite dhe e di me mire se Ilirjani, me mire se i ashtuquajturi intelektual shqiptar i artikullit, e me mire se cdo diplomat i huaj. Ne ato shtepi kulture kenga dhe vallja popullore u bene te dashura per te gjitha brezat. Ndersa tashme, ndihet mungesa e nje institucioni te tille te mirfillte qe te merret me grumbullimin ruajtjen dhe promovimin e folklorit popullor dhe kjo pune eshte lene ne dore te fatit, ne dore te disa personave dashamires (apo dashakeqes) te cilet ne shumicen e rasteve e bastardojne kaq shume kete folklor, sa te vjen keq per nje jete te tere qe kemi investuar ne te dhe nuk vlen me per asgje.
    Kisha ka vendin e vet ne permet, ashtu sic e kane vendin e vet edhe teqeja edhe xhamija, por kulturen popullore pa keto shtepi kulture do e kishim haruar me kohe, ashtu sic po harohet sot.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #125
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin

    Familjet komuniste ne Shqiperi kane nostalgji per "shtepite e kultures". Kulturen e traditen permetare, une nuk e mora ne Shtepine e Kultures, qe e vizitoja vetem njehere ne vit, per Vit te Ri, ku na vinin ne rresht si femije qe ti kendonim kenge dhe valle Partise dhe xhaxhit Enver. Kulturen e traditen permetare une e hasa ne familjen time dhe ne familjet permetare qe e kane ruajtur ate kulture e ate folklor qe ti ze ne goje ne shekuj, e ruajne edhe sot e kesaj dite kur nuk ka "shtepi kulture", nuk ka Parti, nuk ka xhaxhi Enver. Ato kenge e valle karakteristike per Permetin e per cdo fshat te Permetit, nuk i mesova ne "shtepine e kultures" por ne dasmat e gezimet familjare te familjeve permetare me tradite.

    Shtepite e Kultures apo Shtepite e Pionierit ishin shtepi indoktrinimi dhe censurimi te rregjimit komunist mbi ate kulture dhe mbi ate tradite. Qe nga vjershat qe ne recitonim per Partine, e deri tek kenget qe kengetaret me ze te Permetit kendonin neper festivalet e vendit, duhet te aprovoheshin nga Partia. Ishte Partia ajo qe diktonte se cili folklor ishte i pranueshem e cili jo.

    Problemi juaj eshte se jeni njerez me trauma psiqike qe nuk keni as kurajon qe te beni paqen me shpirtin tuaj per ate kohe ne te cilen keni jetuar. Dhe kur ua evidentojne keto te verteta te hidhura te tjeret, ju iken truri nga vendi pasi nuk ju vjen mire te pranoni qe jeni viktima te atij rregjimi. Nostalgjia qe ruani per ate kohe e deshmon kete gje edhe pse keni 20 vjet qe jetoni si njerez te lire, edhe pse keni pare sot nje bote te tere me sy e nuk jetoni me ne bunkerin me emrin Shqiperi.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-09-2013 më 16:07

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    .............................
    Ndryshuar për herë të fundit nga 2043 : 03-09-2013 më 16:18
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    I dashur Albo. Nuk jam as viktime e as nostalgjik per ate rregjim . Madje pa modesti po te deklaroj se jam nga ata qe luftuan per ta permbysur ate rregjim, por smund te mohoj cdo gje te mire te se kaluares sone te keqe. Dhe nje nga keto te mira ishte edhe ruajtja , mesimi dhe percimi i folklorit, i kengeve dhe valleve popullore burimore.
    Nuk jam nihilist nga natyra . Kam derdhur djersen time per 14 vjet ne vallet popullore, kam ndjekur valltaret popullore virtuoze te fshatrave me te thella per te mare cdo detaj te mundshem nga folklori i tyre. Ne to nuk kishte vend as partia e as komunizmi. dhe une i kam trasmetuar kete folklor ne dhjetera skena, pavaresisht se koncertet zhvilloheshin nen kujdesin e rregjimit te asaj kohe e ne shume raste edhe ne festat komuniste.
    Por ti je i vogel e smund ti dish keto. Ti mendon bardh e zi, prandaj je thjesht viktime e demokracise per te cilen shoket e mij dhane jeten
    Mqs je marre me kaq zell per vallet popullore dhe folklorin perse nuk merresh dhe traditen e krishtere te ketyre fshatrave dhe lidhjen qe ka muzika jone polifonike me muziken bizantine kishtare dy muzika me shume zera. Keshtu qe mendoj se dhe komentet e tua ne nje faqe te krishtere nuk do te ishin vetem laike por do te kishin me shume interes, prandaj dhe kundershtia eshte pak a shume e madhe pasi ne nje faqe per besimin ti komenton gjera qe pak kane lidhje me besimin me pak fjale forumi ka nendarje te tjera per keto komente ku mund ta gjesh veten.

  8. #128
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Kur bien kembanat e antishqiptarizmit !..

    Kur bien kembanat e antishqiptarizmit !..

    Nje forum qe vetem emrin e ka shqiptar
    leshohen njerez plot inate si te marre.

    Nuk e di se dhe ketu pa nxitim
    ne Greker duan ta kthene ordodoksine

    Sigurisht kojshite duhet ti respektojme
    ne nje Europe te gjithe do te jetojme

    Kur kudo hundet fut kojshiu
    me shqiptaret s'luhet dot macja dhe miu

    Naim Frasheri te ish gjalle
    do kish dhene kujen
    gjume mos fleni shqipetare
    mos tiu nderrojne udhen.

    Duke pare qe diskutimet nuk kane cak
    sharje fyerje mes shqiptaresh pa merak

    Ca shqipfoles sigurisht duhet ta dine
    se shqiptaret e cliruan dikur Greqine

    Me mire rrine ne paqe e pa sherr
    se askush nuk ju pyet mos notoni ne terr

    Ky eshte thjeshte nje diskutim
    i thurin vagje
    them kjo teme te kete mbarim
    se ka vec percarje...

    Lek Gjoka
    Jacksonville Florida

  9. #129
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga neokastra Lexo Postimin
    Vazhdoni te jeni i painformuar kuptohet me veteqellim. Ju argumentoni se nje njeri sepse ketu fjale behet vetem per nje njeri nuk mund te beje vepren e zotit. Persa i perket reagimeve, kane reaguar Kishat Ortodokse jo shtetet me shtetet ka ministri te jashtme Shqiperia, apo nuk je ne Shqiperi ti se ju desh ministrit mbi nje jave te pergjigjej deklaratave te ministrise greke, per arsyen qe vetem ata e dine. Ato qe i takojne qeverise i takojne asaj perse permend kot KOASH-in. Kisha Ortodokse e Shqiperise mban pergjegjesi per komunikimin me Kishat e tjera Ortodokse por jo me ministrite e jashtme se Shqiperia e ka nje te tille, pavaresisht se ministrat flene dhe pushojne me taksat tona.
    Ju te "mireinformuarit" beni vetem loje fjalesh,asgje me shume.
    Nuk ka kisha greke dhe as qeveria greke asnje te drejte te nderhyjne ne punet e shtetit shqiptar.Por ato nderhyjne sepse Sali Berisha ua ka mundesuar kete qe nga viti 1992.Te kishim ne qeveri dhe ministri sikur duhej te ishin,kurre shteti i parangordhjes i quajtur Greqi nuk do te bente ze.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar unreal për postimin:

    violativo (07-09-2013)

  11. #130
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Ju te "mireinformuarit" beni vetem loje fjalesh,asgje me shume.
    Nuk ka kisha greke dhe as qeveria greke asnje te drejte te nderhyjne ne punet e shtetit shqiptar.Por ato nderhyjne sepse Sali Berisha ua ka mundesuar kete qe nga viti 1992.Te kishim ne qeveri dhe ministri sikur duhej te ishin,kurre shteti i parangordhjes i quajtur Greqi nuk do te bente ze.
    e cate verken e bete berecke per nje prononcim te greqise qe ne fund te fundit mire beri qe ngriti zerin, ashtu sic do ishte mire ta ngrinte dhe rusi te bente cicin qeveria.
    Mos nderhyje ne punet e brendhme ..thone.... Po ku ka ngelur vend perendimor pa futur hundet ne punet e shqiperise, nga menyra se si duhen te jene ligjet deri se kush do jete ne krye te qeverise.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  12. #131
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    ore ca pune ka greqia me kishat apo xhamite qe ndodhen ne territorin shqiptar?????!!!!!!!!!!!!! kete nuk kuptoj une , or nje mendje me thote , se keta mendojne se te tere ortodoksit jane grek , o jo me lale jo nuk eshte ashtu ka ortodoks grek e ka shqiptar etj etj qe ndodhe jetojne gezojne ne shqiperi si shtetas shqiptar , greqia ca ***** do qe lodh kot e me kot emigrantet ne kufi se gjoja i morem kishen ne permet, po pse na greqia me rrota e prune kishin ata halera qe bllokojne emigrantet , halera e kam per ata grek qe japin urdher bllokimi ne dogan jo per te gjithe greqine , se dhe vet kam jetur er 3 ao 4 vite ne greqi kam njoh me shume grek te mire sesa halera
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  13. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga Kallmeti Lexo Postimin
    Ilirian nuk është ashtu sikur mendon ti.Mos u merzit por duhet ta dish se para se te jesh besimtar i çdo feje duhet te jesh shqiptar Edhe kisha katolike ka pasur dhe ka probleme prone por askush nuk i ka rene këmbores se alarmit as në Shqipëri e as në Vatikan shtet i katolicizmit në bote.Kallmeti ka disa kisha dhe sigurisht nuk e ka marre gjithe pronen e saj të dikurshme sepse në 50 vjet doktature komuniste kanë nderruar aktoret e jetes, nuk kthehet kurre më prona 100% tek i zoti qe une jan pro kthimit.Albo apo Ilirian duhet te jesh i gjithanshem , ta shikosh lindjen e diellit në shumë drejtime.Sigurisht qe besimtaret kane dhe duhet të kene një kishe apo gjami për tu falur dhe kete duhet ta zgjidhin me bashkine e Permetit sepse nuk mund te te behet kush zot shtepie tek shtepia jote.Kam shume miq ketu në Jacksonville Florida nga Permeti dhe e di mire tealitetin e asaj kishe sepse nuk dergoj kot shkrime tek gazeta dielli por Greqia i ka futur hundet në Shqipëri me shume se duhet.Ti jeton si une në Amerike dhe e di fare mire ose po qe se nuk e di në historine e Amerikes Gadishulli i Ballkanit quhet Gadishulli ilirik dhe besoj se iliret nuk jane greke por shqiptare.Sigurisht nuk kam asgje personale as me popullin grek apo serb dhe një dite të gjithë do të pajtohemi se do te jemi pjese e familjes evropianë por një pjese e ekstremisteve greke shume shpejt do të hynë në listen e organizatave terroriste se te tilla janë jo vetem ndaj Shqiperise por edhe ndaj vete Greqise.Me vjen keq por duhet ta shikosh realiten sikur është jo sikur do ti apo dikush tjeter te jete.

    Gjithe të mirat nga Jacksonville Florida
    Lek Gjoka
    Kallmet ndoshta nuk je i informuar se fundmi ne Elbasan. Atje kishes katolike me vendim gjykate i humbte ndertesa e kishes. Dhe ishte pikerisht Papa Benedikti i cili reagoi fuqishem dhe shteti dergoi perfaqesuesit ne kete komunitet per te gjetur nje zgjidhje dhe zgjidhja u gjet shpejt pa shume zhurme duke premtuar se do ta zgjidhnin me nje vendim parlamenti mos prekjen e ndertesave te kishave, por Permetin ata e shkaterruan dy here, nje here ne komunizem dhe tani dhe ne te dyja rastet para pacavureve te organeve shteterore atje kishte kishe dhe ka dokumentacion te plote per kete gje, madje dhe foto madje dhe konfirmim te organeve te bashkise qe ka pasur kishe aty. Prandaj ji me i kujdeshem per ceshtjen e pronesise. Per sa i perket te tjerave ne kemi shtet dhe ministri dhe ministria jone e jashtme nuk mbajti asnje qendrim ndaj ministrise greke sepse atje nuk foli kisha e Greqise por foli ministria e jashtme e greqise dhe i takonte ministrise se Shqiperise. Kjo eshte gjithe ngaterresa qe ju qellimisht nuk e ndani.

  14. #133
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Pershendetje neokastra !..
    Sigurisht jo si katolik por si shqiptar duhet te respektojme besimet fetare te njeri-tjetrit.Besoj e di fare mire qe ishte At Gjergj Fishta qe lidhi me drita ne Shkoder Kishen e Madhe me xhamine qe tregon se ne jemi popull tolerant ku mbi fe kemi Atdheun dhe Greqia nuk ka fytyre ta dergoje problemin e diskriminimit fetar ne Keshillin e Evropes kur edhe ne Amerike Shqiperia eshte ne vend te pare per tolerancen fetare..Edhe problemi i kishes se Permetit duhet te ishte zgjidhur pa kaluar ne ekstremizem dhe perplasje ne mes kishes dhe shtetit qe grekerik akoma nuk e kane ndare kishen nga shteti ndaj shpesh here gabojne rende sepse ndryshon shteti nga kisha.Ku ndryshon?Kisha ka per baze Biblen ndersa shteti ka ligjet ndaj Bibla e ligjet kane ndryshim madhor..Nuk lexoj cdo informacion cfare ndodh ne Shqiperi dhe nuk e di rastin e Elbasanit por ndryshon nderhyrja e Vatikanit me nderhyrjen e Shtetit Italian sepse Vatikani eshte maja me e larte drejtuese e kishesh katolike ne bote ndersa Italia eshte nje shtet si gjithe shtetet evropiane.Sikur reagimi te kishte ardhur nga Patriakana e Stambolit maja me e larte e kishesh ortodokse ne bote sigurisht qe ka te drejte dhe i takon shtetit shqiptar zgjidhja por kur vjen nga Greqia problemi merr pamje nacionaliste antishqiptare dhe sigurisht shqiptaret nuk mund te rrine ne heshtje.Edhe reagimi i Ilirit apo te tjereve duke u munduar te mbrojne kishen ordodokse padashje apo me dashje kalojne ne anen antishqiptare dhe kjo nuk eshte ne te miren e Forumin Shqiptar qe Iliri e pagon me paret e tija.Sigurisht besoj qe kete teme eshte mire te mbyllet e te kaloje ne arshivim.

    Gjithe te mirat Lek Gjoka
    Jacksonville Florida

  15. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Ju te "mireinformuarit" beni vetem loje fjalesh,asgje me shume.
    Nuk ka kisha greke dhe as qeveria greke asnje te drejte te nderhyjne ne punet e shtetit shqiptar.Por ato nderhyjne sepse Sali Berisha ua ka mundesuar kete qe nga viti 1992.Te kishim ne qeveri dhe ministri sikur duhej te ishin,kurre shteti i parangordhjes i quajtur Greqi nuk do te bente ze.
    Sikur te kishim qeveri dhe drejtesi nuk do kishim problemin e pronave sot dhe as mediat bashke me ju qe vetem i akuzoni ortodkset e Shqiperise si greke kur ata ne Permet protestuan per Kishen para dhe pas komunizmit te cilen e ke te dokumentuar dhe me foto si dhe per perdhosjen e objekteve fetare nga policia. Kjo ishte ceshtja me shtetin, ceshtjen me shtetin tjeter nuk e ka komuniteti ortodoks por e ka komuniteti politik, nderkohe juve ju pelqen ta ngaterroni qellimisht me politiken ceshtjen e Kishes se Permetit dhe nuk i ndani asnjehere por e keni kollaj te akuzoni shqiptaret ortodokse se kunder grekut keni vetem fjale se kur shkoni atje ndrroni dhe emrat se ky eshte identiteti qe politikanet kane lejuar dhe fajin e kan praper shqiptaret ortodokse se kane te njejtin besim dhe emra te ngjajshem kur prape shtetin nuk ben punen e tij. Besoj se pas ca ditesh do jete prap faji i ortodokseve kur te mbaroje marreveshja e dy shteteve per toponimet e emrave te femijeve te lindur ne Greqi, pavaresisht se avokati i popullit tha qe ata qe bene certifikatat e kane gabimin besoj se nuk do harroni dhe do e ktheni urrejtjen prape ndaj ortodokseve shqiptare dhe besoj se do perdhosni ndonje kishe tjeter ne te njejten menyre ne emer te incidenteve politike shqiptaro greke.

  16. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga Kallmeti Lexo Postimin
    Pershendetje neokastra !..
    Sigurisht jo si katolik por si shqiptar duhet te respektojme besimet fetare te njeri-tjetrit.Besoj e di fare mire qe ishte At Gjergj Fishta qe lidhi me drita ne Shkoder Kishen e Madhe me xhamine qe tregon se ne jemi popull tolerant ku mbi fe kemi Atdheun dhe Greqia nuk ka fytyre ta dergoje problemin e diskriminimit fetar ne Keshillin e Evropes kur edhe ne Amerike Shqiperia eshte ne vend te pare per tolerancen fetare..Edhe problemi i kishes se Permetit duhet te ishte zgjidhur pa kaluar ne ekstremizem dhe perplasje ne mes kishes dhe shtetit qe grekerik akoma nuk e kane ndare kishen nga shteti ndaj shpesh here gabojne rende sepse ndryshon shteti nga kisha.Ku ndryshon?Kisha ka per baze Biblen ndersa shteti ka ligjet ndaj Bibla e ligjet kane ndryshim madhor..Nuk lexoj cdo informacion cfare ndodh ne Shqiperi dhe nuk e di rastin e Elbasanit por ndryshon nderhyrja e Vatikanit me nderhyrjen e Shtetit Italian sepse Vatikani eshte maja me e larte drejtuese e kishesh katolike ne bote ndersa Italia eshte nje shtet si gjithe shtetet evropiane.Sikur reagimi te kishte ardhur nga Patriakana e Stambolit maja me e larte e kishesh ortodokse ne bote sigurisht qe ka te drejte dhe i takon shtetit shqiptar zgjidhja por kur vjen nga Greqia problemi merr pamje nacionaliste antishqiptare dhe sigurisht shqiptaret nuk mund te rrine ne heshtje.Edhe reagimi i Ilirit apo te tjereve duke u munduar te mbrojne kishen ordodokse padashje apo me dashje kalojne ne anen antishqiptare dhe kjo nuk eshte ne te miren e Forumin Shqiptar qe Iliri e pagon me paret e tija.Sigurisht besoj qe kete teme eshte mire te mbyllet e te kaloje ne arshivim.

    Gjithe te mirat Lek Gjoka
    Jacksonville Florida
    Z. Gjoka
    Askush nuk tha se duhet te qendrojme ne heshtje ndaj nderhyrjeve greke dhe ndoshta ne kemi qene me te paret se vete shteti, kur Kisha e Shqiperise deklaroi mos perzierjen politike per kete ceshtje. Ne Greqi nuk foli perfaqesuesi i Kishes se Greqise por ai i Ministrise se jashtme, ndersa ne Shqiperi Ministria jone heshti dhe kete te gjithe e ngaterruan me komunitetin ortodoks ndoshta me padije por fatkeqesisht u desh mbi nje jave nga terri informativ qe te dilinin ne media dhe qendrimi i Kishes ortodokse ne media pasi ishin bllokuar e drejta. Keshtu qe Kisha u detyrua te postonte nje video shpjeguese ne YOUTUBE per informim kombetar dhe nderkombetar per ate qe ndodhte ne Permet. Kishat Ortodokse ne bote do te reagojne mos ndoshta kane reaguar, ndoshta dhe BE do te reagoje jo nga Greqia se ata i kane perfaqesuesit ne Shqiperi dhe shohin cdo dite se si vidhen Kishat ortodokse monument kulture dhe nuk i kthehen ortodokseve te pakten per ti shpetuar, as deren nuk u lejojne te perforcojne. Ju qendroni larg dhe jeni larg realitetit ketu.
    Edhe Kisha Katolike ka shprehur solidaritetitn per ate akt ne Permet, madje dhe komuniteti katolik me deputetin e ri z. Frroku u solidarizua per kete ceshtje me ortodokset e Permetit. Per kete gje duhet te informoheni me shume, besoj me lart ke dhe informacionin e duhur me video, foto, dhe studime shkencore per Kishen e Shen Marise se Permetit. Ne asnje rast ortodokset nuk kane pretenduar deri me sot nje gje qe s'ka qene e tyre dhe per kete duhet te shohesh se nuk ka pasur asnje konflikt per prona te tjera ndoshta te blera, por ne kete rast ay ka qene kisha dhe nje pjese e mureve jane ende ne ate ndertese, Nuk besoj se kjo ka nevoje me shume koment. Shqiptaret ortodokse kane treguar se jane po aq patriote sa dhe Fishta, Bumci, Kacorri, Mjeda, Bogdani etj. Ti i njeh me mire emrat e ortodokseve se kane nje komunitet te organizuar ne ShBA.
    Prandaj fatkeqesisht duhet te perseris qe nuk duhet te ngaterroni incidentet diplomatike Shqiperi Greqi me problemet e nje komuniteti fetar ne kete rast ortodokseve me shtetin. Shteti merret me Shtetin, por ortodokset e kane me shtetin shqiptar dhe kaq. Shteti shqiptar pastaj abuzon me ane te mediave me komunitetin ortodoks qe te mos mbaje pergjegjesi. Kjo eshte nje gje aq e thjeshte por fatkeqesisht e pashpjegueshme ndaj juve sepse historia shkruhet nga me i forti dhe ne kete rast korrupsioni eshte me i forti dhe patriotet me te medhenj ne keto raste hiqen ata qe keq drejtojne per te mbuluar problemet e thella ekonomike e politike te ketyre viteve vertet krize ne Shqiperi dhe ta dish se gjithmone ne raste krizash eshte gjetur nje armik kete here armiku per ta eshte brenda Shqiperise jane ortodokset sepse kane nje peshkop jo shqiptar.

  17. #136
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    I dashur Albo. Nuk jam as viktime e as nostalgjik per ate rregjim . Madje pa modesti po te deklaroj se jam nga ata qe luftuan per ta permbysur ate rregjim, por smund te mohoj cdo gje te mire te se kaluares sone te keqe. Dhe nje nga keto te mira ishte edhe ruajtja , mesimi dhe percimi i folklorit, i kengeve dhe valleve popullore burimore.
    Nuk jam nihilist nga natyra . Kam derdhur djersen time per 14 vjet ne vallet popullore, kam ndjekur valltaret popullore virtuoze te fshatrave me te thella per te mare cdo detaj te mundshem nga folklori i tyre. Ne to nuk kishte vend as partia e as komunizmi. dhe une i kam trasmetuar kete folklor ne dhjetera skena, pavaresisht se koncertet zhvilloheshin nen kujdesin e rregjimit te asaj kohe e ne shume raste edhe ne festat komuniste.
    Por ti je i vogel e smund ti dish keto. Ti mendon bardh e zi, prandaj je thjesht viktime e demokracise per te cilen shoket e mij dhane jeten
    Te gjithe njerezit qe u linden, rriten e jetuan nen komunizem jane viktima. Si ata qe u mbyllen burgjeve dhe kampeve te internimit, si ata qe u kthyen ne vegla qorre te rregjimit dhe vrane e prene per ate rregjim, si femijet e vegjel si puna ime qe kaluan femijerine e tyre nen komunizem. Dhe kjo ideja se ti more pjese ne levizjen per demokraci, nuk te ben ty imun nga plaget psiqike qe komunizmi la ne trurin dhe shpirtin tend. Dallimi mes meje dhe teje eshte se une kam menduar gjere e gjate per ate kohe dhe e kam analizuar ate, per te kuptuar jo vetem motivet e rregjimit por edhe pasojat e atyre politikave cnjerezore mbi mua, familjen time e popullin tim. Ti e shume si ty nuk e keni bere kete gje, dhe kur lexoni artikujt si ky i imi, kur degjoni komentet qe bejne te huajt, nuk ju vjen mire qe te perballeni me keto te verteta te hidhura qe ju vete i keni jetuar dhe njohur nga afer. Preferoni qe te ruani "nostalgjine" per ate kohe, sado mizerje apo e frikshme qe mund te ishte, pasi ishte sic ishte, ishte jeta per ju ne ato vite. Do shkruaj nje artikull tjeter se shpejti mbi kete teme pasi askush nuk e ka marre mundimin te shkruaje per te.

    Albo

  18. #137
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Pershendetje Ilir a Albo !..
    Mos u lodh me shkruajt kot sepse vetem harxhon kohe .Politikanet shqiptare ne Republiken e Shqiperise jane te vetmit qe nuk i kan denuar krimet komuniste ashtu sikur duhen denuar.
    Duhen te pakten dy breza te nderrohen qe te nderrohet kjo fryme ogurzeze qe la diktatura komuniste.Sa per Greqine nuk duhet te shqetesohemi kot sepse nuk ja ka kush me friken ndryshimit te kufijme me perjashtim te bashkimit te Kosoves me Shqiperine qe po deshi aktori numer 1 i botes do te realizohet, po qe se ai nuk do nuk behet.Influenca politike Ruse ne Europe tani eshte e paperfillshme .

    Ju uroj gjithe te mirat dhe mos bertisni kot sepse nuk po pyet kush ne Shqiperi jo Forumin Shqiptar por as TV prestigjoze kombetare, praja ka prishur njeriun , politikanin shqiptar.

  19. #138
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Shtepite e kultures kane luajtur rol vertet ne propagandimin e komunizmit, por ne to eshte zhvilluar , ruajtur e trasheguar edhe kultura, tradita , doket e zakonet, kenget e vallet e te gjitha krahinave. Kete nuk e mohon dot as Ilirjan Papa, e as cdokush tjeter, Kam qene vet pjesmares ne keto shtepi kulture per shume vite dhe e di me mire se Ilirjani, me mire se i ashtuquajturi intelektual shqiptar i artikullit, e me mire se cdo diplomat i huaj. Ne ato shtepi kulture kenga dhe vallja popullore u bene te dashura per te gjitha brezat. Ndersa tashme, ndihet mungesa e nje institucioni te tille te mirfillte qe te merret me grumbullimin ruajtjen dhe promovimin e folklorit popullor dhe kjo pune eshte lene ne dore te fatit, ne dore te disa personave dashamires (apo dashakeqes) te cilet ne shumicen e rasteve e bastardojne kaq shume kete folklor, sa te vjen keq per nje jete te tere qe kemi investuar ne te dhe nuk vlen me per asgje.
    Kisha ka vendin e vet ne permet, ashtu sic e kane vendin e vet edhe teqeja edhe xhamija, por kulturen popullore pa keto shtepi kulture do e kishim haruar me kohe, ashtu sic po harohet sot.
    Kisha e se Tereshenjtes e ka vendin e vet ne Permet dhe ky eshte vend i SHENJTE, i mbrojtur nga te gjitha marreveshjet dhe konventat nderkombetare,...ndersa "shtepia e kultures" ka "vjedhur" vendin e Kishes nepermjet drejtesise se korruptuar shqiptare. Gjoja shtepi kulture, sepse i gjithe qellimi i bezatit me ata qe i qendrojne mbrapa eshte trualli i lakmueshem dhe lakmia per ndonje pallat shumekatesh, apo kazino a qender biznesi fitimprures per politikanet ku dhe bezati lepin ndonje kocke,..,.., kjo eshte aresyeja qe nuk pranohet propozimi i Kryepiskopit Anastas, per financimin e nje shtepie te vertete kulture,..
    Duaje te afermin tend si veten

  20. #139
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    LEKË TASI

    Me shtytjen për më vonë të zgjidhjes, është rasti të numërojmë dëmet e vonesat e shumta që qeveritë, pra shteti, i ka shkaktuar vendit në fushën sensitive të fesë. Qeveritë tona kanë pasë përballë fqinj shumë më të organizuar, dhe për këtë detyra e parë që u imponohej do të ishte të tregoheshin të vëmendshme me kërkesat heterogjene të bazës. Ato i kanë trajtuar pa frymë bashkëpunimi, dhe kjo vazhdon edhe sot. Faktori i jashtëm, i përbërë nga shtete si Italia, Greqia, Jugosllavia, më herët (Turqia), u shndërrua për tri dekada në të ashtuquajturin rrethim borgjezo-revizionist (1960-90), kur plagët pulsonin dhe shtonin mahisjen nën pllakën e rëndë të luftës së klasave dhe kundra fesë; në 1991 u kthye përsëri ballafaqimi ballkanik, që pastaj do t‘ia linte vendin gati pa u ndier një rrethimi fqinjësh të largët, thuajse virtualë, por shumë autoritarë, megjithëse të ngadalshëm, që mbajnë emra si BE, NATO, ShBA, OKB, Gjyqi i Hagës, BB, FMN etj. Papritmas një fat shpresëdhënës, nëse i paraqitemi me dokumente të rregullta. Pikërisht këto na mungojnë. Po marrim njërin sektor si paracaktuam në titull. Kushdo që i ndjek me vëmendje punët, do të vërë re që këto organe ndërkombëtare, sa të durueshme tregohen me dobësitë tona, po aq të paapelueshme mbeten ndaj çdo dhunimi të të drejtave civile, dhe pranojnë denoncime për shkelje ngado që t‘u vijnë, aq më shumë nga anëtarët. Kështu, fjala e Greqisë për punë kishtare (ortodokse) mund të gjejë jehonë në nivel vendimmarrjeje tek ato. Kthehemi e bëhemi kështu pre e fqinjësisë ballkanike, por me gjyq në Europë. Kanë faj ortodoksët shqiptarë për këtë? Mos duhet të pranojnë një ortodoksi të veçantë për të qenë të pranueshëm si atdhetarë? P.sh., të falin pronat si bënë në 1962-shin që e dhuruan “me vullnet të lirë” kishën e tyre që të bëhej shtëpi kulture? Këto hipokrizi u kërkohen ortodoksëve? Të pranojnë që vërtet kanë firasur nga 20 e ca % në 7.8% që shpalli Censusi? Mos është kjo politikë çrrënjosëse e ortodoksisë formula që i duhet Shqipërisë? Përkundrazi, rruga për në Europë mëton të tregohemi të drejtë ndaj kërkesave të tyre, të ortodoksëve si të kujtdo – të romëve p.sh. ku po lëmë nam – në mënyrë që të shmangin mundësinë që ato të bëhen shkak për ankesa greke o të tjetërkujt në dëm të integrimit. Opinioni është ngritur peshë ditët e fundit pse po ndërhyn Greqia. E thjeshtë, se ajo është mëtuese si kushdo në garën e vazhdueshme Ballkanike, por shkakun e japim vetë me mendësinë shpirtvogël që na ka mbajtur mbrapa dhe prej së cilës nuk ndahemi dot as në “barkën” që rrezikohet. Skandali ndodhi sepse s‘janë kënaqur kërkesat e ortodoksëve, veçanërisht në Përmet (mosdhënie me dokument i pronësisë që njihej de facto për 15 vjet, dhe papritmas nxjerrja jashtë me përdhosje të shenjtash, pra provokim hapur). S‘do kish ndodhur, s‘do kish fare vend të ankohet tjetri, fqinji, kur ne plotësojmë rekuizitat kushtetuese deri në fund. Por, megjithëse bezdisemi që rasti konkret mori përmasa ndërshtetnore, çështja është fare e thjeshtë: prej 20 vjet po i mohohet qytetarit dhe çdo enti, mu nën hundën e Europës, e drejta e pronës! Kjo është në origjinë edhe të konfliktit në Përmet, dhe kjo zhduk çdo dallim, i majtë-i djathtë, privat-publik, kuadër ligjor–implementim dhe madje ateist-besimtar, ortodoks apo patriot siç duan disa, dhe e bën beli që është fryma e paqytetëruar komunisto-feudale ajo që s‘don të dorëzohet.
    PESE DESHTIMET E DEKLARUARA HAPTAS NGA VETE SHTETI
    1) Mbyllja e kishave, xhamive dhe teqeve në 1967-n, mbas burgimesh dhe ekzekutimesh dhe rihapja e tyre në 1991-shin nga vetë shteti, por në surdinë (Në surdinë, sepse s‘i vinte mirë edhe një pjese të popullit, pra përçarja nga anësore zgjerohej) 2) Trajtimi i ngutur i Autoqefalisë në 1922, dhe korrigjimi më 1929-n, me një zgjidhje gjysmake dhe më 1937 plotësisht. 3) Mbyllja e kolegjeve fetare në 1934 dhe rihapja po nga shteti më 1935 4) Projekt-kushtetuta, me detyrimin që Kisha të gjejë peshkopë vendës, e rrëzuar me referendum më 1994 dhe pranimi nga shteti i pavarësisë së Kishës në Kushtetutën e 1998-s, si dhe me Konkordat solemn në 2006. A nuk dëshmojnë këto raste se, sa herë përdorim dhunën shtetnore mbi fenë, do kthehemi mbrapsht detyrimisht? A ka më dyshim se liria e pronës, edhe e asaj të bashkësive fetare (madje u deklarua se atyre me prioritet), do të realizohet plotësisht para se Shqipëria të pranohet në Europë?
    Kjo hapje ndaj së drejtës së pronës sigurisht rri në antipodin e asaj që po shohim, një dhunë që siguron, veç truallit për ndërtim biznesmenëve, edhe ngrohtësinë e duhur duetit qeveritarë-elitë, dhe që kënaqet jo me të drejtën, por me britma “Rroftë!”-”Poshtë!” Mjerisht edhe sot reagimi i elitës mbetet konformist, në një kohë kur të flasësh troç nuk është më e rrezikshme si dikur.
    Duke përgjithësuar, mund të thuhet se dy dhunat që kundërshtojnë njëra-tjetrën, e brendshmja, krenare dhe grindavece, me të jashtmen, korrigjuese dhe flegmatike, kanë çuar rregullisht, pa asnjë përjashtim, në dështimin e asaj të brendshmes para diktatit të jashtëm, dhe përgjunjen pa ndonjë farë skuqje të kreut që i bie radha të hedhë firmën. Urtia ose maturimi i qeveritarit implikon një dorëheqje nga patriotizmi fals, që në çdo rast të lartpërmendur ka pasë marrë formë si diktat autarkik nga kreu dhe si bindje nga elita e joshur me ofiqe që të vihet në unison me ato që i jep “i zoti i kalasë”. Patriotizmi tjetër, ai që kërkon të na bëjë respektues të normave posi bota, por që bie ndesh me të zotin e kalasë, s`ka ithtarë. Nëse del ndonjëri dhe bën ithtarë të tillë, duhet demaskuar si “i grekut” ose tjetër, dhe në kohëra të “patriotizmit emergjent” duhet t`i kalojë burgut, plumbit ose harresës. Që të mbarojë kjo modë, është nevoja të braktiset guximi aventurist, në mënyrë që normat e patjetërsueshme, që bota i do dhe ne i kundërshtojmë inatçe, të mos i shpërfillim më, pra t`i respektojmë, edhe kundër orekseve të vjetra. Kjo kërkon rishikimin e tërë retorikës (që nga shkolla kalon te shoqatat, shtypi e deri te kafenetë) për temat historike, e sidomos ato fetare. Përndryshe, do të vazhdojmë t`i interpretojmë dështimet që inkasojmë, si “armiqësi të botës ndaj Shqipërisë”, armiqësi historike, keqdashëse për shekuj dhe jo si sinjale rutinore të monitorimit europian e botëror, që duan të sjellin në normalitet edhe këtë vend të izoluar, më tepër në mendësi sesa nga koniunkturat, dhe prandaj na i përsërisin pa u lodhur.
    Koncepti i të folurit praktikisht përfshin kryesisht personin e kryepeshkopit Anastas. E mbështeti bota e jashtme, e jo vetëm Greqia, fronëzimin e tij, duke mos përfillur frymën penguese të statuteve, d.m.th. të tutelës mbi komunitetin, siç u demonstrua nga ritiratat e lartpërmendura (1994-1998 dhe më parë 1922-1937). Përgjigjet që mëton Europa pragmatiste dhe e dalë prej luftërave fetare të Mesjetës, janë veç këto: A e do komuniteti? A rezultoi pozitive puna 20-vjeçare e tij? Vetëm këto kritere vlejnë për botën, jo klauzolat penguese të vendosura nën presion shtetnor. Të insistosh madje në luftën që i bëhet indirekt me anë peticionesh si ato për Përmetin, i çon ata (ndërkombëtarët me fuqi përcaktuese) në dyshimin që toleranca jonë fetare ka gropa serioze. Sepse ana fetare, ajo që ka rëndësi për ta, ka vetëm një drejtim, atë që u vërtetua qysh në krye, të Dishepujve që bëhen bartës të mesazhit në çdo anë të botës, qoftë se i dërgon Mësuesi. Prandaj thuhet qysh me profetët e Izraelit: “Të bekuara janë këmbët e atij që vjen në emrin e Zotit”. Mesazh baras mesazher – pra i ardhur.
    Akademikët dhe personalitetet e shquara që në 2006-n firmosën një peticion kundra kishës dhe në favor të Shtëpisë së Kulturës në atë truall, duhet ta kenë ditur (veçanërisht përmetarët) që kisha ka ekzistuar përpara Shtëpisë së Kulturës, dhe posedon edhe dokumente që e vërtetojnë këtë. Njihet lehtësia për të përmbysur një vendim gjyqësor te ne (të gjithë ankohen, përveçse në rastet kur janë vetë të përfshirë në manipulim, dhe është rasti…). Për përmbysjen e kollajshme mjaftojnë disa motive, e para interesa personalë, klanorë, dhe aq më tepër kur këtyre u shtohet edhe zelli patriotik, e antigrek. Por populli e mban mend kishën, fotot e provojnë, dhe vrojtuesit ndërkombëtarë e praktikojnë zakonin që ta pyesin (të kujtojmë Komisionin me Telinin dhe monedhat e hedhura kalamanëve). Pra, të mbështetësh shkelje të tilla me peticione, është si të pozicionohesh me të pavërtetën. Është një përgjegjësi jo e vogël kundrejt atdheut. Bota bëjnë punën e tyre, çështja është ne të mos përçahemi. Komuniteti atje, megjithse besimtarë ortodoksë, janë shqiptarë me gjithë klerikë, dhe e deklarojnë hapur, ndaj duhen besuar. Duhet të kthehemi në normalitet, t‘i besojmë njerëzit, se përndryshe, ky kapitull, ortodoksi, kisha ortodokse, besimtarë që identifikohen si ortodoksë shqiptarë, do të thjeshtohet vetëm në termin e dytë, disa kisha, që i kemi për të tërhequr turistë, sepse dy të tjerat qenkan në zhdukje e sipër… Shpresojmë të mos jetë ky synimi strategjik i krejt klasës politike, por shifra e turpshme 7.8% e Censusit dhe heshtja që e ka shoqëruar në tërë spektrin na detyron të jemi në pritje të shqetë.
    Ndërkohë, ortodoksët e thjeshtë nuk lëshojnë. Madje, kundrejt akuzave për greqizim, ata as çajnë kokën. Nga çfarë mund të tremben sot, mbasi kaluan “rreziqet” 20-vjeçare të Kishës së tyre pa u greqizuar? Veç kësaj, i ndihmon edhe fakti që feja e tyre i mëson të kënaqen me pak, pra të jenë në minimum konfliktual dhe shumë civilë e pajtues. Statistikat sociologjike, veçan ato të keqbërjes, e dëshmojnë këtë. Në të kundërt, shumë firmonjës të peticioneve tendencioze kanë nga se të tremben, sepse, duam s`duam, po vjen koha e transparencës së vërtetë, dhe nuk është e mirë të dalë se kanë qenë mbështetës të disa pozicioneve jo për bindje, por për oportunizëm. Ndaj i kuptojmë pse shprehen kundra autoqefalisë aktuale dhe s`e çmojnë fort as atë të 1937 dhe ngrenë lart atë “autoqefali” Made in Albania, pa peshkop në krye, ose me një sinod që njihej vetëm gjer në kufi, si dhe sot me një biçim prifti që merr për vete qiratë e shkollës të restauruar me paratë “e grekut”, dhe lëmoshat e plakave atje brenda Kalasë së Elbasanit. Si dhe tjetrin në Përmet, që qiratë e kulturës i merr nga bilardot e së vetmes shtëpi kulture të mbetur nga socializmi. Shkurt, duan të jenë me “atë që ka kalanë”.
    Sa për dhunën e priftërinjve, meqë po flitet, është vërtet jo e lejuar, të prishet qejfi pse të ndodhë, por edhe fyerja ndaj të shenjtave ishte e madhe. Ata deshën vetëm të mbronin ato të shenjta, mund t‘i kuptosh që deshën t‘i rezistonin asaj dhune sakrilegj, dhe do ta kenë ndier për nder gjakun në fytyrë. Veç asaj, dhe rasti e solli të ish e shtunë, ditë tradicionale pazari në Përmet, kështu u erdhi shansi të shfrytëzonin të vetmen dhunë në Ungjill, atë që vetë Zoti Krisht e përdori ndaj tregtarëve që përdhosnin shtëpinë e Atit të tij. S‘dihet, ndofta Zoti mund edhe t’ua falë…

    * Piktor, ish-i përndjekur politik
    Duaje te afermin tend si veten

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ilia spiro për postimin:

    Archon (06-09-2013)

  22. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Te gjithe njerezit qe u linden, rriten e jetuan nen komunizem jane viktima. Si ata qe u mbyllen burgjeve dhe kampeve te internimit, si ata qe u kthyen ne vegla qorre te rregjimit dhe vrane e prene per ate rregjim, si femijet e vegjel si puna ime qe kaluan femijerine e tyre nen komunizem. Dhe kjo ideja se ti more pjese ne levizjen per demokraci, nuk te ben ty imun nga plaget psiqike qe komunizmi la ne trurin dhe shpirtin tend. Dallimi mes meje dhe teje eshte se une kam menduar gjere e gjate per ate kohe dhe e kam analizuar ate, per te kuptuar jo vetem motivet e rregjimit por edhe pasojat e atyre politikave cnjerezore mbi mua, familjen time e popullin tim. Ti e shume si ty nuk e keni bere kete gje, dhe kur lexoni artikujt si ky i imi, kur degjoni komentet qe bejne te huajt, nuk ju vjen mire qe te perballeni me keto te verteta te hidhura qe ju vete i keni jetuar dhe njohur nga afer. Preferoni qe te ruani "nostalgjine" per ate kohe, sado mizerje apo e frikshme qe mund te ishte, pasi ishte sic ishte, ishte jeta per ju ne ato vite. Do shkruaj nje artikull tjeter se shpejti mbi kete teme pasi askush nuk e ka marre mundimin te shkruaje per te.

    Albo
    Analiza e asaj kohe nuk eshte vetem ne pronesine tende.
    Dallimi mes nesh eshte se une dua Shqiperine, ndersa ti do Greqine !
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •