Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 192 prej 192
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Ateisti-komunist Apostol Kotani e pranon rolin e persekutorit kundër besimit fetar Pë

    I paturpshmi Apostol Kotani e pranon vetë në një shkrim të botuar në revistën elektronike Drini se si ai, si sekretar partie i Komitetit Egzekutiv u a mori tokën dhe kishën Shën Maria të Përmetit K.O.A.SH.-it, dhe pa pikë turpi dhe brerje ndërgjegje e boton këtë si një `yner personal të tijin`, duke nënkuptuar se …`sa mirë i a paska bërë këtyre priftërinjve të atëhershëm sepse edhe ata (sipas tij) e pranuan që të jepnin pronën dhe kishën…` (e cila u prish me urdhër të tij pra si sekretar partie i komitetit egzekutiv që ishte).
    Kush lexon shkrimin e turpshëm të të ashtuquajturit Doktor Shkencash Apostol Kotani që na paska bërë 16 libra për historine (të miratuara sigurisht nga udheheqja komuniste, sepse të tjerët nuk mund të botonin në atë kohë nëse nuk bekoheshin nga sekretari i partisë apo komisari ushtarak) do të zhgënjeheni, kur të lexoni gënjeshtra dhe mashtrime historiko- sociologjike prej një ish-komunisti i cili ka tradhëtuar besimin fetar të prindërve të tij dhe të familjes së tij.
    Shkrimi i tij ``Mashtrimet e Janullatos dhe të vërtetat mbi Pallatin e Kulturës e kishën e qytetit të Përmetit`` botuar në Revista Drini me dt.2 nëntor 2013, shpreh qartë jo vetëm ateizmin e tij të brumosur nga mësimet e sh.Enver, por çfarë është shqetësuese dhe provokuese janë gënjeshtrat e tij plot fantazi perverse për historinë e Kishës së Përmetit duke e bazuar në doktoraturën e tij të marrë në kohën e PPSH.
    Lexoni se çthotë ky faqezi për historikun e Kishës së Përmetit sipas variantit diabolic komunist: `` Unë si dëshmitar okular, si përmetar, si Sekretar i Komitetit të Partisë së Rrethit, dhe sot si Doktor i Shkencave Historike, si autor i 16 veprave të botuara, të cilat janë vlerësuar nga personalitete vendase dhe të huaja, deklaroj nën përgjegjësinë time morale dhe penale se: Për të përgatitur qytetin për 20 vjetorin e Kongresit që i binte me 24 maj 1964, i kërkova Ministrit të Ndërtimit, Josif Pashkos që kishte ardhur për të parë gjendjen pas përmbytjes, që të na dërgonte një grup specialistësh për të bërë një planimetri. Në projektligjin e këtij grupi u parashikua që veç të tjerash në vendin ku ishte kisha karabina, të ndërtohej Pallati i Kulturës. Atëherë unë thërras mitropolitin e qytetit, Papa Harallambin me origjinë nga Catistra, dhe i kërkoj aprovimin, dhe ai e dha mendimin e tij pro, e shtroi edhe në këshillin kishtar ku bënin pjesë Çole Lolja kryetar, Mati Prifti, Thodhor Gulo dhe Rako Tasellari anëtarë, të cilët ishin dakord. Pastaj u mor edhe pëlqimi i Mitropolisë së Qarkut të Gjirokastrës dhe kryepiskopit Paisi Vodica Pashko``.
    Me vetë fjalët e tij pranohet se Kisha Shën Maria ka qënë që në atë kohë pronë e K.O.A.SH.-it, dhe shihet se si një pronë e Kishës e cila, nën presionin e Partisë së Punës, kalon pronësi shtetërore, për të ndërtuar një pallat Kulture i cili përfshin një pjesë të vetë ndërtesës së Kishës Shën Maria, por shteti ishqiptar i asaj kohe shtetëzon të gjithë sipërfaqen prej afërsisht 6000 e ca m2 pronë e kishës.
    Z. Kotani pranon se `u muar pëlqimi i priftërinjve të asaj kohe`. E si të mos pranonin ata priftërinj të shkretë porosinë e z. Apostol që ishte ashtu si e pranon ai- `një Sekretar Komitetit të PPSH së Përmetit`? Nëse ata nuk do të jepnin pëlqimin –ata do të kalbeshin në burg apo do të vriteshin; sidoqoftë ashtu si ndodhi pas shkurtit të 1967, këta priftërinj të shkretë përfunduan ose burgjeve ose u bënë kooperativistë duke mos i lejuar që të faleshin dhe të kryenin ritet fetare në kishën e tyre të shtetëzuar nga persekutori i fesë Apostol Kotani.
    Ky person është aq i pacipë, sa guxon të ngatërrojë historinë e kaluar që ka të bëjë me luftën e parë ballkanike dhe luftën e parë botërore me kërkesën e ligjshme për të kthyer pronën e Kishës së Shën Marië së Përmetit prej 6000 m2?!
    Ky person tregon haptazi fytyrën e tij prej persekutori komunist që i paska shpëtuar dënimit për shkak të persekucionit dhe presionit që u paska bërë në atë kohë klerit ortodoks të Përmetit duke i u rrëmbyer pronat në emër të PPSH- kur thotë pa brerje të ndërgjegjes se ..`` edhe për këtë, unë si sekretar i komitetit të partisë që kam transmetuar direktivën e partisë u them me përgjegjësi morale dhe ligjore se direktiva ka qenë kjo: “ndalohen predikimet fetare dhe baza e tyre materiale e kishave, teqeve dhe xhamive, duhet të grumbullohen, të inventarizohen dhe t’u dorëzohen këshillave me proces-verbal, ndërsa ndërtesat e tyre mund të përdoren vetëm shtëpi kulture, ose për magazina dhe jo për qëllime të tjera”.
    Ky person që i ka shpëtuar drejtësisë shqiptare, justifikon shtrembërimet historike si doktor I shkencave historike, duke e pranuar në heshtje që Kisha e Shën Marisë është nja 3 shekuj e lashtë (dhe themelet e vjetra duken edhe sot e kësaj dite,), por thotë se .. nuk kanë ç`i duhen Përmetit gjithë ato Kisha.
    Ky person i `lajthitur`, pranon që gjyshi i tij ka qënë një ortodoks i mirë, por mesa duket i ka ngelur hatri se përse Kryepeshkopi nuk paska rindërtuar kishën e Dardhasit....ja ç`thotë komunisti i vendosur Apostol Kotani kundër Kryepeshkopit Anastas:…`` përse nuk ndërtoni Kishën e Kendrefit, në krahun e djathtë të Urës së Dardhasit me një terren shumë të gjerë, ndërtuar nga gjyshi im Josif Kotani….``???!!
    Në apologjinë e tij ateisto-komuniste në të cilën vërehen dhe brejtje të ndërgjegjes së tij të çoroditur, ateisti-komunist Apostol Kotani përmënd Kristo Frashërin përsa i përket vendimit të Gjykatës kushtetuese për Kishën por nuk e di se ç`ka thënë Gjykata Kushtetuese për këtë problem, sepse Gjykata Kushtetuese i është shmangur problemit të pronësisë, dhe për më tepër që për Pronat e komuniteteve fetare është shprehur ligji shqiptar.
    Favorizimi i padrejtë që i është bërë Bashkië Përmet nëpërmjet një vendimi të dytë e të korruptuar të gjykatës (sepse i pari ka qënë në favor të K.O.A.SH.-it) , ngre përsëri pyetjen e drejtë: kush do t`ja japë pronat e vjedhura dhe të përvehtësuara të kishës nga shteti komunist - K.O.ASH.-it?
    Ish-Kryeministri Berisha pranoi që pronat janë të Kishës, dhe se zgjidhja do të jetë një kompromis duke i dhënë Bashkisë Përmet shtëpinë e oficerëve në këmbim të pallatit aktul të kulturës i cili është ndërtuar mbi pronën e K.O.A.SH.-it.
    Megjithatë, paranojat , dhe agresiviteti i disa ateistëve-komunistë me të ashtuquajtur tituj shkencorë, duke mbuluar padrejtësinë e rrëmbimit të pronave (me gjyqtarë dhe gjykata të korruptuara) të K.O.A.SH.-it me justifikime bajate dhe aspak koherente duke na kujtuar historinë e së kaluarës e cila nuk ka aspak lidhje me problemin e pronës, duke na `konfirmuar` me anë të disa historianëve të marrë fund të tipit Xhufi që shkruan nën emrin e 92 vjeçarit Kristo Frashëri, apo fallco-atdhetarë të tipit Danaj, apo pseudo-prifërinj të matufepsur dhe të sëmurë nga trutë e kokës si at Marku, duke ngatërruar pronat e K.O.A.SH.-it me problemet politike të shtetit shqiptar me Greqinë pao me Agimin e Artë - duhet të marrin fund.
    Sharjet dhe shpifjet e Persekutorit të kishës nga ateisti-komunist Apostol Kotanit nuk mund të ndalojnë kërkesën e drejtë të K.O.A.SH.-it për të marrë pronat e vjedhura nga shteti komunist.
    Rezoluta e 5 shtatorit 2013 e PE dhe e PPE për pronat e komuniteteve fetare, është një goditje kundër këtyre hienave të komunizmit që në këtë vënd anarkik si Shqipërisa guxojnë të flasin përsëri madje duke u krenuar për bëmat e turpshme dhe të kobshme që kanë bërë kur ata ishin drejtues të shtetit komunist.
    Turp. Z.Kotani që keni guximin e shani Kishën e të parëve tuaj. Duhet të merrnin një deoratë tradhëtie për këtë maskarallëk.
    Ju genjeni persa i perket historise.
    Ju genjeni kur thoni se kryepiskopi i atehershem pranoi qe te prishej Kisha sepse në fakt u detyrua nga ju si persekutor..
    Ju gënjeni kur ngaterroni problemet e konflikteve te luftes se pare boterore me pronat e Kishes.
    Prona prej 6000 m2 i perket Kishes. Ajo bazuar ne Ligjin e kthimit te pronave komuniteteve fetare, i perket K.O.A.SH-it.
    Kisha eshte e ndertuar qe ne shek e 17, dhe ka kaluar nje histori te rende ashtu si dhe besimtaret përmetare.
    Ju thoni qe s`ka nevoje per tre kisha Permeti.
    Po kush jeni ju z.Kotani? nje ish drejtues komunist pa fe e atdhe, qe derdh vrer dhe genjeshtra njëlloj si ne te kaluaren komuniste- kunder ish besimtareve ortodokse.
    Ju keni tradhtuar fene e familjes tende, prinderve te tu,- atehere perse t`ju besojnë mashtrimeve tuaja njerezit qe lexojnë keto trillime te paverteta te nje ishi-doktori shkencash komunist?

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,553

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga neokastra Lexo Postimin
    Ne fakt mqs ke porten e kalase te Elbasanit dhe duhet te jesh nga Elbasani. Shiko pak sa vjet ka qe gjykata ia ka kthyer komunitetit ortodoks ndertesen tek Kisha ne Kala te pushtuar nga niku, por pse permbarimi nuk ka nderhyre dhe atje?
    Ceshtja nuk qendron tek ky vendim gjykate, por tek menyra se si u veprua deri tek ky vendim gjykate. Komuniteti ortodoks i Permetit kerkon kthimin e kishes pasi aty ka qene dhe ende nje pjese e mureve te kishes jane ne ndertese. Ajo kishe nuk eshte shkaterruar plotesisht nga komunistet por u adaptua ne funksionin qe i interesonte shtetit te asaj kohe. Ajo iu kthye sipas kerkeses ortodokseve dhe perseri iu konfiskua me vendim gjykate, por me nje problem sepse kisha zoteron dhe dokumentacionin e duhur te pronesise. Dhe dicka per mos e zgjatur. Kur iu kthye kishes ajo nuk ishte me qender kulture por nje vend me lokale dhe bilardo. Sot po kjo tendence eshte por te kthehet ne kazino. Prandaj ortodokset pavaresisht te gjithave se ajo ndertese u takon me te drejte, perseri ishin te gatshem te paguanin faturen financiare per nje tjeter ndertese per qellime kulturore, por jo te lejonin qe kisha e adaptuar te perdhoset ende, pasi muret e saj jane ndertuar per vend lutjeje dhe jo bilardo apo lojra fati e vend alkooli.
    Gjirokastra, s'ke faj ti, as une, as te tjeret qe I bien kesaj teme verdalle. Kur ke nje shtet qe te le te deshirosh per menyren e qeverisjes e eshte 'pa shtylle kurrizore' eshte e pritshme qe c'do pale te spekulloj sipas terezise se vet.
    Pastaj te leme shtetin me nje ane, jemi edhe vete popull qe te leme per te deshiruar!
    80% e popullsise mezi mbyllin muajin e s'kane dy lecka per te veshur, por ama nuk shohin te kerkojne mireqenien e tyre por grisen e plackiten per te majten apo te djathten, per krishterimin apo islamimin e popullit! Eshte vertetete per te ardhur keq, sepse e verteteta e hidhur eshte qe une ne keto 20 vite tranzicion nuk kam pare asnje grup te organizuar qe te ngrihet e te bej protesta per nivelin e ulet te papunsise, per cilesine e ulet te standarteve te jeteses, per cilesine e ulet te sherbimeve publike, per kafsherine dhe jo-prodesionalizmin qe paraqet administrate publike neper zyrat 'shteterore' etj!
    Por I mbushim atobuzat plote e perplote per protesta partiake apo fetare! Jemi nje popull shume injaorant e jemi teper medioker! Per aq kohe sa bluajme per interesa partiake e fetare, qe momentalisht vetem na prishin pune, ne s'kemi per tu bere kurre popull!

    Kur te sigurojme nje jetese normale e me standarte, ashtu sic na takon si qenie njerezore qe jemi, atehere mbase do t'ia vleje te kalojme procesin e rafinimit per te kenaqur veten me teper duke vendosur per et majten apo te djathten per islamin apo krishterimin!

    PS. per sa I perket funksionit te sygjeruar per nderstesen ne fjale, s'ma do fort mendja se ky 'allcaku' qe eshte tani ne krye ka marre serish kazmen ne dore e po mbyll ato kazino e qendrra 'bixhozi' egzistuese e jo me te hap me reja (per keto kazinot s'me vjen hic keq qe po I mbyll, por po me dhimbsen ato ndertesa qe po I ul ne toke si me efekt domino)!

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga white_snake Lexo Postimin
    Gjirokastra, s'ke faj ti, as une, as te tjeret qe I bien kesaj teme verdalle. Kur ke nje shtet qe te le te deshirosh per menyren e qeverisjes e eshte 'pa shtylle kurrizore' eshte e pritshme qe c'do pale te spekulloj sipas terezise se vet.
    Pastaj te leme shtetin me nje ane, jemi edhe vete popull qe te leme per te deshiruar!
    80% e popullsise mezi mbyllin muajin e s'kane dy lecka per te veshur, por ama nuk shohin te kerkojne mireqenien e tyre por grisen e plackiten per te majten apo te djathten, per krishterimin apo islamimin e popullit! Eshte vertetete per te ardhur keq, sepse e verteteta e hidhur eshte qe une ne keto 20 vite tranzicion nuk kam pare asnje grup te organizuar qe te ngrihet e te bej protesta per nivelin e ulet te papunsise, per cilesine e ulet te standarteve te jeteses, per cilesine e ulet te sherbimeve publike, per kafsherine dhe jo-prodesionalizmin qe paraqet administrate publike neper zyrat 'shteterore' etj!
    Por I mbushim atobuzat plote e perplote per protesta partiake apo fetare! Jemi nje popull shume injaorant e jemi teper medioker! Per aq kohe sa bluajme per interesa partiake e fetare, qe momentalisht vetem na prishin pune, ne s'kemi per tu bere kurre popull!

    Kur te sigurojme nje jetese normale e me standarte, ashtu sic na takon si qenie njerezore qe jemi, atehere mbase do t'ia vleje te kalojme procesin e rafinimit per te kenaqur veten me teper duke vendosur per et majten apo te djathten per islamin apo krishterimin!

    PS. per sa I perket funksionit te sygjeruar per nderstesen ne fjale, s'ma do fort mendja se ky 'allcaku' qe eshte tani ne krye ka marre serish kazmen ne dore e po mbyll ato kazino e qendrra 'bixhozi' egzistuese e jo me te hap me reja (per keto kazinot s'me vjen hic keq qe po I mbyll, por po me dhimbsen ato ndertesa qe po I ul ne toke si me efekt domino)!
    Ke te drjte por mesa di une Elbasani i ka plehrat tek varrezat, keshtu qe filloni perjpekjen te hiqen nga aty sepse jane ne qytet, ndoshta qyteti i vetem qe i ka ne mes te qytetit se kur i ze zjarri qe me duket nuk shuhet asnjehere gjysma e qytetit mbyll dritaret.

  4. #184
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Gjykata e Rrethit Gjirokaster me vendimin nr. 461, dhe nr. akti 618, date 10.10.1997, ka marre vendim per kthimin e truallit te Kishes "Shen Maria e Pazarit" prej 4572 meter/katror dhe njohjen e pronesise ne pamundesi te kthimit edhe te 1612 meter/katrore te tjera te zena me rruge e trotuare. Pra, siperfaqja e pergjithshme e truallit te Kishes ka qene 6184 meter/katror dhe jo 25 meter/katror sic i pelqen frasherit, xhufit, nazarkos, kotanit,...& co. Nga ana tjeter Kisha "Shen Maria e Pazarit" nuk kthehet,.., por mbetet shtepi kulture dhe per pasoje te lind dyshimi se ndoshta kjo Kishe qendron ne ajer, duke mos u lidhur me truallin e saj..te tilla vendime qesharake ka marre sistemi yne gjyqesor i korruptuar....
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,553

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Citim Postuar më parë nga neokastra Lexo Postimin
    Ke te drjte por mesa di une Elbasani i ka plehrat tek varrezat, keshtu qe filloni perjpekjen te hiqen nga aty sepse jane ne qytet, ndoshta qyteti i vetem qe i ka ne mes te qytetit se kur i ze zjarri qe me duket nuk shuhet asnjehere gjysma e qytetit mbyll dritaret.
    Sa per plehra, po na I zene syte te gjithve!
    Per aq kohe sa populli Shqiptar te jete I mbytur nga injoranca, Shqiperia do te lundroj ne fatkeqsi te tilla!

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Akademia e Athinës në mbështetje të Kryepiskopit Anastas për ndodhitë e Përmetit

    Akademia e Athinës dërgoi kohët e fundit tek Fortlumturia e Tij Kryepiskopit i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë imzot Anastasit letrën e mëposhtme:

    “Fortlumturi duke kryer urdhërin e këshillit dhe Bashkësisë që ishte prezente në mbledhje, por dhe duke shprehur ndjenjat personale, ju transmetojmë mbështetjen e Akademisë së Athinës për të gjitha sa ndodhën në Përmet gjatë muajit Gusht.
    Akademia njeh veprën e madhe që keni kryer në Shqipëri gjatë viteve që jeni atje si Kryepiskop, vepër e cila megjithëse kishte si pikënisje rregullimin e çështjeve, punëve, të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, shtrihet në mënyrë të dobishme dhe konstruktive në të gjithë popullin shqiptar. Ndërtesat e reja të shenjta, rregullimi dhe mirëmbajta e kaq shumë institucioneve bamirëse, është pjesë e dukshme dhe e prekshme vetëm e veprës suaj. Më e rëndësishmja nga të gjitha është që gjatë ditëve që udhëhiqni Kishën Orthodhokse të Shqipërisë një frymë e re kulture dhe ngritjeje shpirtërore frymëzon njerëzit, vepër eksluzivisht e juaja.
    Akademia e Athinës që ka nderin që ju të jeni anëtar nderi i saj, ju mbështet në përpjekjet tuaja që kanë si synim vetëm rregullimin e të këqijave të së shkuarës dhe përparimin shpirtëror të besimtarëve të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar”.


    Theksohet që tek Anëtarët e Nderit të Akademisë së Athinës rradhiten, përveç Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit, dhe gjithë Shqipërisë,Anastasit dhe dhjetë personalitetet e mëposhtme që janë zgjedhur që prej krijimit të saj, më 1926, deri më sot:

    1.Dwight Eisenhower, ish-Presidenti i SHBA-ve (1953-1961).
    2.Jacques René Chirac,Presidenti i Republikës Franceze. (1995-2007).
    3.Gjeorgjios Papanikolau, mjek, profesor i Klinikës së Anatomisë. Zbuluesi i metodës së diagnostikimit të shpejtë të kancerit.
    4.Valery Giscard d’ Estaing. Anëtar i Akademisë së Francës. President i Republikës së Francës (1974-1981).
    5.Richard von Weizsacker. President të Republikës Federale të Gjermanisë nga 1984, më pas të Gjermanisë së Bashkuar deri më 1994.
    6.Kostandin Karamanlis, Kryeministër (1956-1963, 1974-1980). President i Republikës Greke (1980-1985, 1990-1995).
    7.Bartholomeu i 1-rë, Kryepiskopi i Konstandinopojës, Romës së re dhe Patrik Ekumenik (1991-)
    8.Kostandin Stefanopulos,President i Republikës Greke (1995-2005)
    9.Dhimitër Mitropulos Kompozitor, pianist, dirigjent.
    10. Miki Theodhoraki. Kompozitor
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 22-11-2013 më 07:54

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e MéLoDiE
    Anëtarësuar
    21-11-2013
    Vendndodhja
    Coming soon
    Postime
    130

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Kembanat bien per ata qe kane vesh !

  8. #188
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    "Permeti" mbetet nje plage e hapur. Deri me sot nuk kemi pare ndonje reagim nga ana e qeveritareve per kete problem. Falenderojme Akademine e Athines per mbeshtetjen morale qe na jep, bashke me te gjithe te tjeret qe jane prononcuar ne favor te Kishes se Perendilindeses ne Permet. Shpresojme se me ndihmen e Zotit Krisht dhe ndermjetimin e Perendilindeses, te na kthehet Kisha jone, qe te mos mbetet nje kujtim i se kaluares, sepse problemi mbetet realisht aktual, sic ishte me date 16 Gusht 2013.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    a hala po i mshoni kumones a?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #190
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Rama: Gilberto ‘xanxar’, por ai i PD ‘humbameno’. Basha s’i duhet dreqit, jo më Tiranës, s’bëri punë, fjeti me gërhima

    Kreu i qeverisë, Edi Rama duke ftuar përmetarët të votojnë të zgjedhurin e shumicës, Gilberto Jacen, ashtu si ëshët bërë e udhës në takime të tilla nuk ka kursyer etiketimet për kandidatët rivalë dhe për kreun e PD-së, Basha.

    Emri:  Rama_Permet_Gilbert_Jace.jpg

Shikime: 158

Madhësia:  44.6 KB
    Rama ne Permet


    “Gilberto është është pak xanxar po është njeriu i duhur dhe jam i bindur që me mbështetjen e fuqishme për Përmetin dhe planet e përbashkëta ne do t’ja dalim që fillimin e punës për rilindjen e Përmetit ta cojmë më tutje dhe ta bëjmë për të sa nuk është bërë në 20 vite të marra së bashku”- ka thënë Rama.

    Duke u ndalur në kandidatin përballë Jaces, Rama nuk ka thënë si zakonisht atë batutën e burrit të mirë, por ka theksuar që gjithsesi nuk vlen vota për të.

    “Nuk ia vlen fare, nuk ka rëndësi është burrë i mirë, apo jo, rëndësi ka një gjë, që është në sytë e të gjithëve, PD nuk e ka mendjen te problemet dhe zgjidhja e problemeve të qytetarëve, PD nuk po bën fushatë për këto probleme, por fushatë ku motoja është ‘ishim më mirë kur ishim më keq’. Me i mirë nga kandidatët që kanë ata është i Tiranës, që nuk i duhet dreqit, jo më bashkisë së Tiranës, 2 vjet fjeti gjumë me gërhima, dy vjet u zgjua sa herë i thoshim ne ore bëj ndonjë punë, ai thoshte me lini të fle”- tha Rama.

    Në fund Rama ka përsëritur thirrjen për të mos e çuar votën dëm, ‘ nuk është njësoj si të votosh për Gilberton dhe si ta japësh votën për atë tjetrin, humbamenon’.

    Panorama

  11. #191
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Gilberto Jaçe uron kandidatin e PD: U kërkoj ndjesë socialistëve

    Kandidati i PS-së në Bashkinë e Përmetit, Gilberto Jaçe ka marrë përsipër përgjegjësitë e humbjes dhe ka uruar kundërshtarin e tij i cili fitoi zgjedhjet e zhvilluara dje.

    Emri:  Gilbert_Jace.jpg

Shikime: 167

Madhësia:  47.4 KB

    “Te dashur bashkeqytetare! Ne radhe te pare falenderoj te gjithe ata qe besuan te alternativa jone dhe na mbeshteten. U kerkoj ndjese qe nuk arrita ti coj drejt fitores dhe marr persiper cdo lloj pergjegjesie per humbjen. Takova kryetarin e sapozgjedhur te bashkise dhe e urova per fitoren. Shpresoj shume qe ne keto kater vjet te kete sukses per te miren e te gjithe qytetareve permetare”, shkruan Jaçe në facebook!

    Gilberto Jaçe drejtonte Bashkinë e Përmetit prej dy mandatesh.

    Panorama

  12. #192
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Për kë bie kambana e Shën Marisë së Përmetit?

    Rezultati i zgjedhjeve ne bashkine Permet sipas KQZ:

    Emri:  Screen Shot 2015-10-16 at 12.01.58 PM.jpg

Shikime: 143

Madhësia:  26.5 KB

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •