Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 41
  1. #21

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Delvina mbushet me përmendoret e andartëve grekë që masakruan shqiptarët, reagon Arben Llala

    Ka reaguar historiani dhe njohësi i mirë i çështjeve greko-shqiptare, Arben Llalla, për vendosjen e disa përmendoreve të andartëve grekë në territoret shqiptare, të cilët kanë luftuar dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Përmendore të tilla ka në çdo fshat ku banon minoriteti grek dhe strukturat shtetërore shqiptare nuk kanë fare qasje në këto fshatra, bile gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe anashkalohet. “Është e vërtetë se më 15 Gusht 2013 sheshi qendror i fshatit Sopik në Gjirokastër u pagëzua me emrin e Mihal Zerva. Mihal Zerva ka lindur në Janinë, ai është njëri nga aktivistët e flaktë të lobit grek në SHBA që promovojnë greqizmin e jugut të Shqipërisë. Ai ka qenë disa vite kryetar i Federatës së Epiriotasve në SHBA dhe sot është kryetar i Fondacionit grek në SHBA. Është financuesi i aktiviteteve të ndryshme në aspektin propagandistik për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose siç i thonë grekët Autonomisë së Vorio Epirit. Por nuk është vetëm sheshi i Sopikut me përmendore të grekëve që punojnë dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë”, ka deklaruar Lalla. Ai ka shtuar se në shumë fshatra shqiptare, ku jeton minoriteti grek, janë ngritur përmendore për figurat kombëtare greke, të cilët kanë masakruar popullsinë shqiptare. “Në çdo fshat që jeton minoriteti grek ka nga një përmendore apo më shumë të figurave kombëtare greke, të cilat kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare. Ironike është fakti se në fshatrat e minoritetit grek gjuha shqipe nuk figuron fare në mbishkrimet e këtyre përmendoreve, duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë Një rast të tillë kemi në Kranë të Delvinës ku klasa politike e minoritetit grek më 2010 vendosën Përmendoren e njërit nga andartët më të rrezikshëm Thimi Lolis i cili më 1914 kreu masakra në fshatrat shqiptar në jug të Shqipërisë”, tha ai.

    Kush është Thimo Lolis

    Historiani Arben Llalla ka deklaruar se ka të dhënë që Thimo Lolis ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë, që gjenden në Kostur dhe Follorinë. “Ka të dhënë që Thimo Lolis më 1904 ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë që gjenden në Kostur dhe Follorinë. Për këto masakra, qeveria shqiptare më 1940 i kërkoi qeverisë greke arrestimin dhe ekstradimin e tij në Tiranë. Në vitin 1941 qeveria greke e arreston Thimo Lolin dhe ia dorëzon qeverisë shqiptare, të cilët e burgosin, por pas kapitullimit të Italisë fashiste Lolis del nga burgu dhe i bashkohet trupave të Napolon Zervës të cilët kryenin masakra mbi popullsinë shqiptare në Çamëri. Pra, për këto merita minoriteti grek i ngriti përmendore në Kranë Thimo Lolit më 2010”, tha ai.

    Kryetari i partisë MEGA

    Një fakt tjetër interesant është se më 2012, kryetari i partisë MEGA të minoriteti grek Kristaq Kiços, deklaroi përpara përmendores së Thimo Lolit se: “Çdo komb në botë ka heronjtë e tij, dhe për këtë kemi ardhur ne sot për të përkujtuar heronjtë tanë kombëtar të cilët luftuan për të drejtat e tyre, në tokën e tyre stërgjyshore, këtu në Vorio Epir(në Shqipërinë e Jugut). Është detyra jonë për të nderuar heronjtë e djeshëm dhe për të marrë shembull për luftën e sotme. Për të ruajtur arsimin tonë, pronën tonë, identitetin tonë kombëtar. Për të ruajtur gjithçka që gjyshërit tanë na e kanë lënë për të cilat luftuan dhe sakrifikuan. Të gjithë bashkë duhet ta kuptojmë se shkojmë për të arritur kombëtar...”

    Grekët bllokuan përmendoren për çamët

    Deklarata e Kiços është provokative duke ditur se ai e tha më 19 Shkurt 2012 në kishën e Shën Gjergjit me rastin e shpalljes së 98 vjetorit të Autonomisë së Vorio Epirit. Më tej Llalla bëri krahasimin me kryetarin e Komunës së Xarrës në Sarandë Dhimo Kote i cili pengon qëllimisht ngritjen e përmendores në kujtim të viktimave të genocidit grek kundër popullsisë çame. Ku ndër të tjera Llalla tha: Mesa kam informacion përfaqësues të shtetit grek dhe kishës së tyre i kanë kërkuar kryetarit të komunës së Xarës Dhimi Kotes që të pengojë me sa mundet ndërtimin e Monumentit në Kllogjer në kujtim të popullsisë çame të cilët vdiqën gjatë rrugës për në Shqipëri në vitin 1945. Në të njëjtën kohë Dhimi Kote në komunën që drejton ka lejuar ngritjen e përmendoreve shkruara vetëm në gjuhën greke në Mursio etj.

    Nipi i Napolon Zervës

    Një shesh i një fshati shqiptar ka marrë emrin e nipit të Napolon Zervës, arkitektit, ideatorit dhe orkestruesit të masakrës së kryer mbi popullsinë shqiptare në Çamëri, gjatë viteve 1944-1945. Ndërsa Greqia ende nuk ka kërkuar falje për genocidin dhe masakrimin e mijëra burrave dhe grave shqiptare, nipi i famëkeqit Napolon Zerva, nderohet, duke i vendosur emrin e tij fshatit Sopik në Gjirokastër. Pas aktiviteteve të fshehta për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, ky është provokimi i radhës që u bëhet shqiptarëve. Gjithçka ka ndodhur gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ku Greqisë iu falën edhe territore ujore, pavarësisht se këto pazare u hodhën poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Më konkretisht, në datën 15 Gusht 2013 sheshi i fshatit Sopik në Gjirokastër u quajt me emrin Mihal Zerva. Ky emërtim i një sheshi që ndodhet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë është një provokim i hapur, pasi Mihal Zerva është njeri nga ekstremistët grek në SHBA që promovon aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

    Adriatik Doçi

    Friday, November 15, 2013 - 08:43

    - See more at: http://www.sot.com.al/dossier/delvin....sT3M5hXr.dpuf

  2. #22

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Bollano regjistron minoritetin

    11/12/2013

    Minoriteti grek pretendon se numri i shtetasve me kombësi greke në Shqipëri është 5 herë më shumë se sa u raportua në cencusin e vitit 2011, që prodhoi INSTAT.

    Sipas përfaqësuesve të këtij minoriteti në Shqipëri, censusi kishte probleme politike dhe juridike çka beri qe te mos perfshiheshin të gjithe anetaret qe i perkasin minoritetit grek, ndaj organizata OMONIA ka realizuar vetë një regjistrim të këtij minoriteti.

    "Numri përbën 286 mijë, por rezultati del 5 herë më sipër. Ky nuk është census, është një regjistrim i anëtarëve të minoritetit etnik grek, kudo që ata ndodhen, sepse organizata do të dijë këto shifra, përderisa sipas mendimit tonë ne kemi bojkotuar censusin e vitit 2001 dhe atë të 2011, për arsyet e njohura, për problemet juridike dhe praktike se si u ndërtua ai census. Janë të njohura pozicionimet tona", tha Vasil Bollano, kreu i OMONIA-s.

    Përsa i përket besimit fetar, nga ky regjistrim rezulton se 90 për qind i përkasin besimit të krishterë ortodoks.

    "Sa i përket një elementi tjetër themelor në identifikimin e minoritetit etnik grek atë të besimit fetar, del se janë përgjigjur mbi 90 për qind, ose 259 mijë persona se janë të besimit të krishterë, ortodoks. Në procesin për deklarimin e gjuhës amëtare, 65 për qind, ose 146 454 persona deklaruan si gjuhë amëtare, greqishten", tha Bollano.

    Pyetësoret janë shpërndarë si në qytetet e Shqiperise ashtu dhe ne Greqi dhe vende te tjera te Europes. Ne kete proces eshte perfshire edhe diaspora e vjeter. Nga ky regjistrim sipas Bollanos rezultuar se 50 % e pjesetareve te komuniteti etnik grek kane qendrim te perhershem ne Greqi, por mbajne kontakte me vendlindjen, ndërsa 70% e tyre vizitojne me shume se tre here ne vit vendin e origjines.
    / Top Channel

  3. #23

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Shqipëri 2014.

    Fantazmat antikombëtare të të ashtuquajturit Epiri i Veriut do të shfaqen sërish, për të na rikujtuar skenat antikombëtare të vitit 1914.

    Kombi shqiptar do të vihet para një prove shumë të madhe.

  4. #24

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Grekët përkujtojnë “çlirimin” e Himarës

    Publikuar më 11.12.2013 | 13:04


    “Ushtria greke hyri më 22 dhjetor në Himarë. Bluja dhe e bardha valëvitet sërish në dritare, ndërsa njerëzit vërshuan në rrugë për të përqafuar dhe falënderuar ushtarët. Krishtlindja e vitit 1940 mbetet e paharruar për himariotët”. Kështu e përshkruan faqja informative greke “aftonomi.gr”, ditën përkujtimore të Betejës së Himarës.

    Beteja e Himarës ishte një konflikt ushtarak e luftës greko-italiane të ndodhur në dhjetor të vitit 1940, gjatë kundërpërgjigjes së ushtrisë greke që çuan në dështimin e Italisë për pushtimin e Greqisë. Pas fitores së ushtrisë greke në Himarë, diktatori italian, Benito Mussolini, pranoi se një nga arsyet e humbjes ishte morali i lartë i trupave greke.

    Beteja që zgjati nga 13 dhjetori deri më 22 dhjetor, rezultoi vendimtare për Greqinë. Ushtria italiane pozicionoi trupat në kufirin shqiptaro-grek dhe nisi sulmin ndaj Greqisë më 28 tetor. Pas dy javëve konflikt, Greqia zmbrapsi pushtuesit italianë. Më 9 nëntor, Greqia nisi një kundërsulm duke hyrë në territorin shqiptar të pushtuar nga Italia. Forcat greke hynë në Korçë më 22 nëntor, Pogradec më 30 nëntor, Sarandë më 6 dhjetor dhe Gjirokastër më 8 dhjetor.

    Ndërsa më 22 dhjetor forcat greke arritën të marrin edhe Himarën që u cilësua si sukses pasi tregoi se ushtria greke ishte në gjendje të shtynte edhe më tutje forcat italiane në veri të saj.

    shekulli

  5. #25

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    17 Shkurt 2014 - data kur Greqia do te organizoje bashke me "vorioepirotet", perkujtimin e 100 vjetorit te deklarates se shpalljes se autonomise se Epirit te Veriut, nga Zografi.

  6. #26

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Stërvitje e forcave ushtarake greke pranë Prespës në kufi

    Forcat greke të Reagimit të Shpejtë të sektorit verior dhe departamenti i komandove janë aktivizuar në një stërvitje në rajonin malor të Prespës, në kufi me Shqipërinë.

    Operacioni i quajtur “Pirpolitis 11/13” është zhvilluar duke u gdhirë e premte me qëllim identifikimin dhe neutralizimin e grupeve të armatosura të UÇK-së dhe UÇÇ-së brenda territorit grek.

    Forcat Speciale dhe komandot u zhvendosën me 4 helikopterë Chinook, të mbështetura nga 2 helikopterë Apache. Sipas informacioneve, ka prova se shqiptarët fusin në Greqi armë nga rajoni i Prespës, për të zhvilluar me to veprimtari të paligjshme.

    Në operacionin e urdhëruar nga shefi i Mbrojtjes, paralelisht me Forcën e Reagimit të Shpejtë të zonës veriore u aktivizua edhe sistemi i mbrojtjes ajrore të vendit. Merrnin pjesë të gjitha njësitë, por interesi ishte përqëndruar në sistemin e raketave anti-ajrore, S-300. Sipas burimeve nga Shtabi i Përgjithshëm, rezultatet kanë qenë mbresëlënëse.

    Në fillim të muajit në rajonin e Prespës në territorin grek u vranë dy shqiptarë dhe një polic grek, ngjarje pas së cilës kryetarët e komunave të zonës bënë thirrje që "ushtria të mbrojë banorët e zonave kufitare, që ndihen të kërcënuar nga kriminelët shqiptarë".

    Një stërvitje e ngjashme, me të njëjtin qëllim është zhvilluar edhe mëngjesin e 10 shtatorit të këtij viti pranë malit të Gramozit. Sipas burimeve nga shërbimet sekrete greke, UÇÇ ka 5000 persona të armatosur që janë gati për sabotime dhe luftë guerrile në Greqi. U tha se stërvitja kishte qëllim parandalimin e ndonjë veprimi të mundshëm ekstremist në dëm të interesave të Greqisë.

    (Balkanweb)

  7. #27
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Kësisoj stërvitjesh bënte edhe Enveri kur nuk kishim bukë të hanim !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #28

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Vasil Bollano caktohet shef për Vorio-Epirin, ja plani për aneksimin e Jugut të Shqipërisë në 17 Shkurt 2014

    14 Dhjetor 2013

    Ditët e fundit po flitet se kryetari i OMONIA-s dhe ish-kryetar i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano do të zgjidhet me votat e këshilltarëve shqiptarë të Qarkut të Vlorës, kryetar i këtij qarku. Shqetësuese janë zërat se nëse zgjidhet Bollano, do të ketë incidente në këtë qark sepse Vasil Bollano njihet si provokator që ka shkaktuar nxitje të urrejtjes etnike midis popullit shqiptar dhe atij grek. Vasil Bollano nuk është thjeshtë një emër, as një kryetar i një shoqate etnike të grekëve në Shqipëri, por ai është një njeri që përgatit kurthe kundër çdo gjëje shqiptare. Nëse vërtetë Vasil Bollano zgjidhet me votat e shqiptarëve të Vlorës, jam i bindur se ai do sjelli shumë provokime ndaj kombit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve që do drejtojë këtë këshill. Prandaj për politikanët shqiptarë që kanë vendosur të zgjidhin ekstremistin Vasil Bollano me votat e vlonjatëve në krye të këtij qarku po sjellim disa të dhëna nga aktivitetet antishqiptare ndër vite të Vasil Bollanos kur drejtonte Bashkinë e Himarës. Nuk ka qenë rastësi që Vasil Bollano vetëm 15 ditë përpara që Shqipëria të marri statusin kandidat për anëtarësim në BE, të deklarojë publikisht se në Shqipëri jetojnë të regjistruar nga OMONIA rreth 300.000 grekë.

    Si u ngrit në karrierë Bollano

    Ngritjen në karrierën politike, Vasil Bollano e filloi duke bërë aktivitete antishqiptare, duke deklaruar se jugu shqiptar banohet nga 300.000 grekë dhe duhet të shpallet Autonomia e Jugut të Shqipërisë. Vasil Bollano udhëtoi nëpër disa shtete për të krijuar lidhje me ekstremistët grekë. Me një greqishte të çalë, Bollano deklaronte se do shpallte Autonominë në Himarë, por populli i Himarës e dënoi më 2011 me votën e lirë, duke e nxjerrë në pension.

    Takimet

    Gjatë vitit 2008, Vasil Bollano bëri disa takime me Babis Harallambos, një politikan grek që i përket grupacioneve ekstremiste. Harallambis drejton që nga viti 1981 Shoqatën e Autonomisë së Vorio Epirit dhe organizon aktivitete për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Bollano ka qenë njëri nga mbështetësit e fortë të shoqatës ekstremiste të minoritarëve grekë, Rinia e Vorio Epirit, që e drejtonte Theofan Kaliviotis, ish-këshilltar në qeverinë Berisha 2009-2013. Më 26 shkurt 2011, Vasil Bollano zhvilloi një vizitë në Prefekturën e Thesalisë duke bërë disa takime me qëllim për të propaganduar Autonominë e Vorio Epirit. Ai, në mbrëmje bëri një takim me anëtarë të shoqatës Autonomia e Vorio Epirit “PIRRO”, ku mbi kryet e Bollanos qëndronte flamuri i Autonomisë së Vorio Epirit. Pjesëmarrja e Vasil Bollanos në aktivitetin antishqiptar ishte një veprim i hapur antikushtetues dhe një injorim që i bëhet Republikës së Shqipërisë për vetë faktin se Bollano ishte në atë kohë kryetar i Bashkisë së Himarës. Gjatë aktivitetit, Vasil Bollano mbajti edhe një fjalim patriotik për çështjen e Vorio Epirit.

    Vasil Bollano, shefi për “Vorio Epirin”

    Vasil Bollano nuk është vetëm kryetar i OMONIA-s. Ai mban disa poste në organizatat ndërkombëtare greke që punojnë dhe luftojnë për Autonominë e Vorio Epirit. Më 13 dhjetor 2009 është zgjedhur anëtar i Bordit Drejtues të Federatës Mbarë Epiriotase të Evropës, dhe është shefi për “Vorio Epirin”. Zyrat e kontaktit të shefit Bollano për “Vorio Epirin” janë në Sarandë, rruga nr.3 , tel. 003558522522, email v-ipiros@panipirotiki.eu. Gjithnjë shefi i “Vorio Epirit” Vasilis Bollanos kur e ka parë veten e tij se do përballet me ligjin për shkeljet në Bashkinë e Himarës dhe mund të përfundojë në burg për korrupsion mafioz, ai ka vrapuar në Amerikë, Australi dhe Gjermani për të kërkuar mbrojtje nga lobi grek. I akuzuar disa herë për përvetësim të pronave, korrupsion, shkeljen e Kushtetutës së Shqipërisë, Bollano ka ditur të përfitojë nga darkat dhe koktejet që organizohen nga lobi greko-amerikan për t’ju mundësuar ndonjë fotografi me personalitete botërore deri tek zëvendëspresidenti amerikan Xho Bajden. Për këtë takim me sekonda të shoqëruar edhe me një foto Vasil Bollano shfrytëzoi një mbrëmje të organizuar nga Patriakana e Stambollit më 4 nëntor 2009, për nder të Patriarkut Egumenik Bartolomeios.

    Akuzat për korrupsion

    Kur Vasil Bollano është dashur të dënohej nga Gjykatat e Shqipërisë për korrupsion, ai nxirrte gjithnjë nga portofoli i tij një foto që e ka bërë më 2009 me zëvendëspresidentin amerikan Xhon Bajden. Me këtë foto i bënte presion edhe Berishës si mik i Bajdenit, por e vërteta e asaj foto është krejt ndryshe. Më 4 Nëntor 2009, kisha ortodokse në SHBA shtroi një darkë, ku të ftuar kanë qenë mbi 2.000 persona, midis tyre Bollano dhe Bajdeni. Me këtë rast Bollano i shtrëngon dorën z. Bajden dhe dikush me telefon i bëri një foto mikroskopike që Vasil Bollano do ta shfrytëzonte ndër vite.

    Skenari i rrezikshëm

    Nëse Vasil Bollano zgjidhet kryetar i qarkut të Vlorës, a do ta shpalli Autonominë e Vorio Epirit më 17 Shkurt 2014 me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së saj nga ushtria dhe policia e Mbretërisë Greke? Kush na garanton se një gjë e tillë nuk do të ndodhi në Shqipëri, kur e dimë se kemi një shtet me struktura të brishta të zbulim dhe kundërzbulimit kombëtar? Kur shumica e deputetëve shqiptarë punojnë vetëm për xhepat e tyre duke shitur edhe ndonjë pjesë të Shqipërisë të tkurrur në shekujt e kaluar.

    Gazetari grek provokon DASH për “Vorio Epirin”

    Një nga personalitetet që e ka mbështetur Bollanon në Amerikë ka qenë gazetari grek, tashmë i ndjerë Llambros Papandoniu, i cili punonte gazetar i Greqisë pranë zyrës së informacionit të Departamentit Shtetëror Amerikan (State Department) si qindra gazetarë të vendeve të botës pranë këtij departamenti. Gazetari Llambro Papandoniu, gjithnjë me pyetjet e tij ka provokuar përfaqësuesit e shtypit në State Department rreth “Vorio Epirit”, Vasil Bollanos dhe pavarësisë së Kosovës. Më 28 shator 2007, në Brifingun ditor të Departamentit të SHBA, gazetari grek i parashtron pyetje ndihmësit të zëdhënësit, z. Tom Casey, mbi Shqipërinë. Llambro Papandoniu pyet: Gjykatat në Shqipëri vazhdojnë tu japin tokat dhe pronat e pakicës greke, shqiptarëve. Sot ka pasur shumë protesta në qytetin grek të Himarës. Z. Casey, meqë qeveria shqiptare nisi një fushatë të re kundër grekëve në Epirin e Veriut, a keni ndonjë koment në kornizat e të drejtave të njeriut, për të cilën SHBA është shumë e interesuar? Casey përgjigjet: Z. Lambros, nuk jam i njoftuar me incidentin specifik, të cilit i referoheni. Por do të kisha thënë gjithsesi, çfarëdo veprimi që ndërmerr qeveria e Shqipërisë apo ndonjë qeveri tjetër, pritja jonë do të ishte që ato veprime të ndiqen në bazë të ligjeve të atij shteti, të ndjekin normat dhe procedurat e vendosura dhe sigurisht që të jenë në pajtim me Kushtetutën. Nuk e kam lexuar Kushtetutën e Shqipërisë kohëve të fundit. Por me sa më kujtohet, ajo ofron një garanci të përgjithshme dhe të mirë për të drejtat themelore të njeriut. Në 18 Dhjetor 2007, përsëri gazetari grek Papandoniu provokon zëvendësin e zëdhënësit të Departamentit SHBA, z. Tom Casey me pyetje mbi Himarën dhe pakicën greke. Lambros Papantoniou pyet: Z. Casey, cila është politika e SHBA rreth pakicës greke në “Epirin e Veriut” në Shqipëri, me që ditëve të fundit i tërë rajoni i Himarës është nën sulmet e turmave shqiptare, që kanë shkatërruar 35 kisha greke dhe kanë terrorizuar grekët? Casey përgjigjet: Z. Llambros, nuk kam kurrgjë të re t’u ofroj për sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me integritetin territorial të secilit vend në rajon.

    Sigurisht, besoj se është me rëndësi që të gjitha shtetet e Ballkanit të kujdesen për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe lirive fetare. Është ky një parim i përgjithshëm të cilin e promovojmë. Nuk kam diçka specifike lidhur me këto incidente individuale”. Më 19 mars 2009, përsëri Llambro Papandoniu i parashtron pyetje provokuese zëdhënësit të Departamentit, z. Robert Ëoord mbi burgosjen e Vasil Bollanos. Llambros pyet: Z. Ëood, prefekti i Himarës në “Epirin e veriut”, Vasilis Bolanos është nën sulme të vazhdueshme nga ana e qeverisë shqiptare të Sali Berishës. Pa ndonjë arsye, z. Bollanos do të burgoset qartazi për arsye politike. E di që sekretarja Hillary Clinton ka mendime të ndryshme sa i përket gjyqësisë shqiptare. Do ti kërkojë menjëherë qeverisë të SHBA të ndalojë këtë plan politik jopopullor të Shqipërisë? Z. Ëood përgjigjet: Nuk kam dijeni për këtë çështje z. Llambros. Më vjen keq. Llambros pyet: Por a mund ti përgjigjeni kësaj pyetjeje? Meqë është e rëndësishme. Z. Ëood përgjigjet: Nuk jam i sigurt që është pyetje. Cila është pyetja? Llambros pyet sërish: Pyetja është që prefekti i Himarës do të shkojë në burg për çështje politike. Kërkoj ndërhyrjen tuaj për të ndaluar këtë lëvizje. Z.Ëood përgjigjet: Nuk do ti përgjigjem kësaj pyetjeje. Ju nuk parashtruat pyetje. Ju bëtë kërkesë. Llambros pyet: Jo, pyetja është se ai veç do të shkojë në burg për çështje politike. Z.Ëood përgjigjet: A më pyesni apo më tregoni çka të bëj? Nuk jam plotësisht i sigurt. Llambros pyet: Pyetja është që ai do të shkojë në burg për çështje politike. Kjo bëhet me gjykim. Dhe unë do të kisha dashur që ju të ndërhyni. Arben LLALLA

    sot

  9. #29

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Bollano, kandidat për kreun e qarkut të Vlorës

    12 Dhjetor 2013

    Kryetari i shoqatës së minoritetit grek “OMONIA”, Vasil Bollano, pritet të marrë kreun e Këshillit të Qarkut të Vlorës. Sipas gazetës “Panorama”, vendosja e Bollanos në krye të Qarkut duket se është pjesë e marrëveshjes PS-PBDNJ, e cila vjen edhe pas kritikave të Athinës dhe vetë PBDNJ-së për mospërfaqësim të kësaj partie në qeveri.
    Bollano ka drejtuar Bashkinë e Himarës për dy mandate, por humbi në zgjedhjet e 8 majit 2011 përballë socialistit Gjergji Goro.

    panorama

  10. #30

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Greqia rikthen ushtrinë në kufirin me Shqipërinë

    26 Dhjetor 2013 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip

    Që prej 1 janarit, kufiri shqiptaro-grek do të monitorohet prej Forcave të Armatosura të ushtrisë greke. Lajmi publikohet nga Ministria e Mbrojtjes së vendit fqinj, e cila njofton se pas ngjarjeve të kohëve të fundit në Prespë, ku një polic grek dhe dy shtetas shqiptare humbën jetën gjatë një perleshjeje të armatosur, por edhe tentativat e njëpasnjëshme të narkotrafikanteve ne pika te tjera te kufirit dypalesh, Athina zyrtare vendosi te dergoje ushtrine per monitorimin e kufirit.

    Burime prane kesaj ministrie tregojne se forcat ushtarake fillimisht do te dislokohen ne zonen e Prespes, ku do te hapen se shpejti dy posta vrojtimi dhe brenda pak diteve, pika te ngjashme do te ngrihen ne te gjithe vijen kufitare prej afro 600 kilometra mes dy vendeve. Ndonese ende nuk sqarohet menyra e funksionimit te pikave ne fjale, burime shpjegojne se roli I ushtrise do te jete I kufizuar.

    Informacionet qe do te grumbullohen prej postave kufitare do ti percillen ne kohe reale patrullave te policise,te cilat do te veprojne ne terren per asgjesimin e bandave te narko-trafikut. Gjithashtu,ushtaret do te monitorojne edhe shkaterrimin e pyjeve prej atyre qe presin pemet duke perfituar ne menyre te paligjshme lende drusore, si dhe do te parandalojne gjuetine e jashte ligjshme ne rezervatet natyrore te prespes dhe te malit te Gramozit.

    Zona e kufirit midis Shqiperise dhe Greqise eshte mjaft e izoluar. Ajo gjendet mes pyjeve dhe maleve te larta dhe shfrytezohet shpesh prej trafikanteve te armeve dhe lendeve narkotike per kalimin drejt Greqise, por eshte e pamundur te ruhet nga policite e dy vendeve per shkak te gjatesise dhe veshtiresise ne terren. Prej kohesh banoret e zonave kufitare jane shprehur te frikesuar per situaten e sigurise ne to.

    26 dhjetor 2013 (gazeta-Shqip.com)

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    26 Dhjetor 2013 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip

    Që prej 1 janarit, kufiri shqiptaro-grek do të monitorohet prej Forcave të Armatosura të ushtrisë greke. Lajmi publikohet nga Ministria e Mbrojtjes së vendit fqinj, e cila njofton se pas ngjarjeve të kohëve të fundit në Prespë, ku një polic grek dhe dy shtetas shqiptare humbën jetën gjatë një perleshjeje të armatosur, por edhe tentativat e njëpasnjëshme të narkotrafikanteve ne pika te tjera te kufirit dypalesh, Athina zyrtare vendosi te dergoje ushtrine per monitorimin e kufirit.

    Burime prane kesaj ministrie tregojne se forcat ushtarake fillimisht do te dislokohen ne zonen e Prespes, ku do te hapen se shpejti dy posta vrojtimi dhe brenda pak diteve, pika te ngjashme do te ngrihen ne te gjithe vijen kufitare prej afro 600 kilometra mes dy vendeve. Ndonese ende nuk sqarohet menyra e funksionimit te pikave ne fjale, burime shpjegojne se roli I ushtrise do te jete I kufizuar.

    Informacionet qe do te grumbullohen prej postave kufitare do ti percillen ne kohe reale patrullave te policise,te cilat do te veprojne ne terren per asgjesimin e bandave te narko-trafikut. Gjithashtu,ushtaret do te monitorojne edhe shkaterrimin e pyjeve prej atyre qe presin pemet duke perfituar ne menyre te paligjshme lende drusore, si dhe do te parandalojne gjuetine e jashte ligjshme ne rezervatet natyrore te prespes dhe te malit te Gramozit.

    Zona e kufirit midis Shqiperise dhe Greqise eshte mjaft e izoluar. Ajo gjendet mes pyjeve dhe maleve te larta dhe shfrytezohet shpesh prej trafikanteve te armeve dhe lendeve narkotike per kalimin drejt Greqise, por eshte e pamundur te ruhet nga policite e dy vendeve per shkak te gjatesise dhe veshtiresise ne terren. Prej kohesh banoret e zonave kufitare jane shprehur te frikesuar per situaten e sigurise ne to.

    26 dhjetor 2013 (gazeta-Shqip.com)[/QUOTE]

    Boll se na cave ...koken me keto lajme.Po ti lexonte nje njeri gjithe keto sjkrime copy-paste qe ke bere dhe qe nuk jeton ne ballkan do kujtonte se ketu po vete gjaku deri ne gju.Kush eshte mesazhi qe kerkon te kalosh me keto qe po shkruan?

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Boll se na cave ...koken me keto lajme.Po ti lexonte nje njeri gjithe keto shkrime copy-paste qe ke bere dhe qe nuk jeton ne ballkan do kujtonte se ketu po vete gjaku deri ne gju.Kush eshte mesazhi qe kerkon te kalosh me keto qe po shkruan?

  13. #33

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    PDIU - Vendosja e ushtrisë greke pranë kufirit tonë e papranueshme.

    http://www.gazetatema.net/web/2013/12/26/pdiu-vendosja-e-ushtrise-greke-prane-kufirit-tone-e-papranueshme/

    tema

  14. #34

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Himarë, shpërndau fletushka për Vorio Epirin, shoqërohet 28-vjeçari

    15 Shkurt 2014 | : Kryesoret,Politikë | Autor: Gazeta Shqip

    Sërish incidente në Himarë. Një i ri ka shpërndarë në qendër të qytezës disa fletushka me thirrje nacionalist për 100-vjetorin e shpalljes së autonomisë së Epirit të Veriut. Në fletushka ndër të tjera shkruhej: “Të parët tanë i shlyen detyrimet e tyre, po ne ç’bëjmë. Skllav është ai që pret ta çlirojnë të tjerët”. Fletushkat siglohen nga Komiteti “Vorio Epir 1914”.

    Sipas informacioneve policore ai është Filip Nestur Dhimojani, 28 vjeç, i lindur në Himarë. Policia ka sekuestuar automjetin e tij “Opel Astra” me targa greke “IMB 1263”, si dhe fletushkat e shpërndara prej tij.

    Ndërkohë lajmi është publikuar edhe në portale greke, në të cilat shkruhet: “ky veprim nga ana e policisë shqiptare, privon vorio-epirotët nga e drejta për të festuar në mënyrën e tyre këtë moment të veçantë për ta”.

    Ndërkohë raporti shton komentin se “në Greqi nuk u arrestua askush për fletëpalosjet, që shqiptarët hodhën në rrugët e Athinës, për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”.

    Në çdo 17 shkurt, qarqe të caktuara greke, përkujtojnë vitin 1914 kur ajo pjesë që ata e quajnë “Epiri i Veriut”, deklaroi autonominë e vet dhe krijoi një qeveri në Gjirokastër me kryeministër Jorgo Zografo. Protokolli i Korfuzit e njohu këtë tokë si njësi autonome nën sovranitetin e Shqipërisë, por ai u anulua nga Konferenca e ambasadorëve në vitin 1921.

    15 shkurt 2014 (gazeta-Shqip.com)

  15. #35

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?


  16. #36
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Ja ku e ke pergjigjen >

    Aksioni, FA pastrojnë 100 t mbetje Destinacioni i ardhshëm bregdeti
    pra jugu i shqiperise . Eshte e qarte qe mekanizmat shteterore jan ne vigjilence .

    Nuk e di kurre e kan me duket ne 28 shkurt , behen 100 vjet .

    Si rrjedhoje ka gjasa te medha per provokime . Kjo me sa duket eshte nje nga masat qe do merren . Une te pakten keshtu e perceptoj .



    Jam i sigurt se e gjithe kjo ceshtje ndjeket nga SHISH , Forcat speciale , si edhe policia .

    Jam gjithashtu i sigurt qe do kete provokacione .

    Me fjale te tjera ushtria do ndodhet ne Jug , ne kete perjudhe . Edhe kjo e pastrimit te mbeturinave , eshte thjesht preteksti .

    Sic thote edhe Mimi * Ne do ti kthehemi Bregdetit * . Provokacion nqs do kete , do kete ne qytezen bregdetare te himares ku populsia eshte rreth 35 % greke atje .

    P.S Ne sfond ,eshte spitali grek Hygeia ... ! Kush merr vesh nga gjuha e diplomacise e kupton ... !

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    2 dite me para shefi i Sherbimit informative Sekret TURK , ishte ne shqiperi ... !

    Me sa duket ka pasur informacione per dicka ne prapaskene .... qe Turqit e kan transmetuar te Shqiperia !!!

    Ja te shikojme , keto dite do jene interesante . Per kedo qe e konsideron veten shqiptar , duhet te jete ne vigjilence !!!

    Fatkeqsisht , kjo date perputher me faktin qe Greqia ka presidencen e EU keto 6 muaj , ne nje perjudhe qe shqiperia aderon te behet shtet kandidat ... !!!!

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin

    Nuk e di kurre e kan me duket ne 28 shkurt , behen 100 vjet .
    Me aq sa di une,100 vjetori eshte ne 17 shkurt,pra neser,por aktivitetet per perkujtimin po i bejne qe sot.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Me aq sa di une,100 vjetori eshte ne 17 shkurt,pra neser,por aktivitetet per perkujtimin po i bejne qe sot.
    ne wikipedia shpallja thuhet qe u be ne 28 shkurt ... !Tani ajo mund te jete njoja ne 28 shkurt , edhe 17 thjesht u be shpallja . Mua personalisht data 17 , nuk me figuron askund , prandaj ose eshte thjesht mjegullim i fakteve , ose eshte ajo qe thashe me para .

    Si do qe te jete le nje dritare 2 javesh , ku gjithcka mund te behet ... !

    Ka shume sinjale , do ta bej copy paste nga nje forum tjeter ku e kam filluar kete teme , per ta kuptuar me mire

    Kjo e mbeturinave eshte thjesht preteksti , per te patur arsye per mobilizim masiv te ushtareve pa bere shume buje ne media , ose pa alarmuar qytetaret !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga IllyrianPatriot : 16-02-2014 më 04:15

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    2 dite me para shefi i Sherbimit informative Sekret TURK , ishte ne shqiperi ... !

    Me sa duket ka pasur informacione per dicka ne prapaskene .... qe Turqit e kan transmetuar te Shqiperia !!!

    Ja te shikojme , keto dite do jene interesante . Per kedo qe e konsideron veten shqiptar , duhet te jete ne vigjilence !!!

    Fatkeqsisht , kjo date perputher me faktin qe Greqia ka presidencen e EU keto 6 muaj , ne nje perjudhe qe shqiperia aderon te behet shtet kandidat ... !!!!
    Ka shume gjasa qe Edvin Rama do e shesin jugun ashtu si shiti Enver Hoxha Kosoven.
    Te shpresojme qe Mimi me minifund do bej ndonje puc ushtarak per te kundershtuar edi ramen.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •