Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anëtarësuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europë
    Postime
    62

    Post Autizmi; legjenda e vaksinave që shkaktojnë autizmin

    Një shkrim origjinal dhe interesant që flet mbi pseudoteorinë sipas së cilës vaksinat shkaktojnë autizmin:

    Autizmi; legjenda e vaksinave që shkaktojnë autizmin nga Rinstinkt Blog

    Autizmi është një shqetësim i zhvillimit psikik që zakonisht lind gjatë fëmijërisë dhe sjell jo vetëm vështirësi të mëdha por edhe sakrifica të vërteta familjare, për shkak se nuk ekzistojnë struktura asistence të pregatitura.

    Nuk dihet me saktësi se nga çfarë shkaktohet autizmi, gjithsesi, shumë studime na drejtojnë drejt një përbërjeje gjenetike të shqetësimit.

    Zhvillimi i teknikave diagnostike dhe vëmendja e rritur mbi problemin e autizmit kanë rritur numrin e diagnozave, aq sa në vitet e fundit rastet e fëmijëve me autizëm duket sikur janë rritur me ritëm të shpejtë. Në realitet, shpeshtia (frekuenca) e autizmit është po e njëjta, gjë që tregon se nuk janë rritur rastet e autizmit po numri i diagnozave (pra, shpeshtia e autizmit në vite është e njëjta, por rritet numri i rasteve të diagnostikuara).

    Si lindi mashtrimi se vaksinat shkaktojnë autizmin?

    Gjithçka fillon në vitin 1998 kur Andrew Wakefield një ish mjek anglez, publikoi një studim në revistën me famë botërore, Lancet.[1]

    Sipas studimit në disa fëmijë ishte gjetur një lidhje mes problemeve intestinale, shqetësimeve të zhvillimit dhe faktorëve mjedisorë. Studimi, që në fillim, ngjalli skepticizëm për shkak të mostrës (kampionit) shumë të reduktuar, testeve të diskutueshme dhe përfundimeve deri diku të përdhunëta.

    (vazhdo leximin këtu: SHKRIMI ORIGJINAL)
    Ndryshuar për herë të fundit nga kriskulli : 19-08-2013 më 15:59

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •