Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Politika shqiptare dhe emigrantët nëpër botë

    Politika shqiptare dhe emigrantët nëpër botë


    Nga Lek Gjoka /Jacksonville Florida/


    Sigurisht nga ana shpirtërore Shqipërinë e duan më shumë emigrantët sepse vendlindja është mungesë, por vallë sa është lidhja e politikes shqiptare me qytetarët e vet që nuk jetojnë në Shqipëri ? Çfarë do të bëjë qeveria e re sociaste për to ? A do të mund të mendojmë që një ditë të kthehemi andej nga erdhëm? Sa është lidhja e saj kulturore, letrare artistike ? A do të asimilohen brezi i ri , fëmijet e emigrantëve ? Çfarë roli kanë mërgimtarët shqiptarë në politikën, kulturën, historinë, letërsinë e kombit shqiptar?

    Po kaloj pak nga pak në autostradën jetësore të jetës larg mëmëdheut.

    Politika shqiptare jo vetëm nuk i respekton qytetarët e vet që nuk jetojnë në Shqipëri por ju mohon edhe gjërat më elementare si p.sh., vota , e drejta për të zgjedhur ato që do drejtojnë qeverinë e Tiranës.Kush është fajtori ? Shqiptarët që emigruan dhe dërgojnë miliona dollarë e euro në Shqipëri dhe nuk kanë mundësi të kthehen për të votuar apo politika shqiptare që nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për një zgjidhje të përhershme? Sigurisht që politika sepse si qeveria demokrate ashtu edhe ajo socialiste nuk mban lidhje direkte me emigrantët? Si ka mundësi që mbi 35 % e qytetarëve shqiptare jetojnë në emigracion dhe nuk ka asnjë ministri emigracioni thjeshtë një drejtori që nuk besoj se shkojnë më larg se deri në Rinas dhe jo në vendet europiane apo në Sh.B.A.Përse? Qeveria socialiste duhet ti japë përgjigje sepse sovrani ta jep kusurin në dore sikur iu dha demokratëve që harruan përse ishin zgjedhur , harruan realitetin jashtë pushtetit që kishin, harruan se sikur jeta që është e përkohshme ashtu edhe qeverisja është e tillë ndryshë quhet diktaturë.

    Po lidhja e qeverisë më emigrantet në çfare niveli është.Sigurisht duke mos mohuar asnjëherë punën e madhe të konsullatave shqiptare nëpër botë edhe jashtë mundësive (Sidomos në Washington, New York, Athinë,Romë,Londër,Berlin etj..) për qytetaret e saj lidhjet e tjera janë si kapilare të bllokuar ku nuk kalon asnjë pikë gjak.Sa do të punoje qeveria e re socialiste apo si para ardhersit do të udhëtojë në një planet tjeter jashte realitetit? Sigurisht pa shtimin e një ministrie emigracionin as kjo qeveri nuk do të ndertoje dot autostraten e lidhjes më qytetaret e vet te merguar.

    Po lidhja e qeverise me artin,kulturen, letersine e shqiptareve sa është? Pothuajse zero.Asnjë lidhje direkte e qeverise më shoqatat shqiptare si Vatra në Amerike etj. qe mund të sherbejne neser si ura lidhje me diasporen .Letersia e diaspores është lenë në heshtje nga ministria e kultures, kujtohen vetem në rastet kur një shqiptar fiton emer e famë në Amerike , Itali etj.

    Po brezi i ri i emigrantave po shkon drejt asimilimit total? Fatmirsisht femijët e emigrantave megjithese nuk kane lindur në Shqipëri kanë një lidhje të admirueshme me te.Janë krenare qe janë shqiptare dhe ju flasin bashkëmoshatareve te tyre më plot krenari për historinë mijera vjeçare të kombit shqiptar. Por më kalimin e viteve do harrojnë gjuhën shqipe dhe kur harron gjuhen shpejt mund të asimilohesh.Ndoshta mund te pyesni valle çfarë do presin mergimtatet nga qeveri? Si gjithë kombet e tjera bashkëpunim më shtetet ku jetojnë mërgimtaret në hapjen e disa shkollave thjesht për të mësuar gjuhen shqipe .

    Cili është roli i emigranteve shqiptare në historine,letersinë, kulturen e kombit shqiptar në vendet ku jetojnë ? Është shumë i.madh dhe në disa raste vendimtar.Diaspora shqiptare është pasqyra e kombit shqiptar në bote ndaj kur këtë pasqyrë po nuk e mbajtë afer dhe ta pastrosh një ditë nuk ke për të njohur vetveten në zë, ndaj e dashur politike ktheje koken nga diaspora, ndërtoi lidhjet më to sepse një lidhje e forte më diasporen nuk është vetem në interes të emigrantave shqiptarë por në interes te zhvillimin të kombit shqiptar, në inteteres te një qeverisje me te mirë larg korrupsionit qe është një kancer i zhvillimit të një shteti .

    Gusht 2013..

    Shkrimi i mesiperm eshte marre ne gazeten Dielli te shoqates Vatra te diaspores shqiptare te amerikes dhe mund ta lexoni ne linkun e meposhtem autori i se cilit jam une Lek Gjoka qe ne Forumin shqiptar kam emrin Kallmeti ..

    Gjithashtu ju ftoj te diskutoni me teper per lidhjet e politikes shqiptare me ne emigrantet e perhershem shqiptare kudo neper bote , diskutime qe do ti sherbejne bashkpunimit me te mire te politikes se Tiranes me ne mergimtaret..
    http://gazetadielli.com/politika-shq...et-neper-bote/

  2. #2
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Politika shqiptare dhe emigrantët nëpër botë

    Pershendetje Kallmeti!

    E lexova me vemendje artikullin tuaj. Me vemendjen e nje emigranti qe ka dashuri ne zemer per vendin e tij, se kemi edhe nga ata qe ne fakt as koken s'duan te kthejne mbrapa. Gjithsesi s'dua te ngelem ketu.
    Shqetesimi yt eshte i drejte ne lidhje me perfilljen apo me mire mosperfilljen qe kemi nga qeveria e vendit tone ne lidhje me ndikimin tone si nenshtetas ne perzgjedhjen e me te mires per vendin nga vijme . Eshte shume e vertete qe brezi i dyte qe po lind apo po rritet ketej ka nje dashuri dhe atdhetari per t'u admiruar. Shumica e tyre kane lindur jasht shqiperise dhe as nenshtetesine shqiptare s'kane edhe shume shpejt do kalojne vitet e dashuria e tyre s'do te kete asnje rol ne ate qe ne fakt do te donim ne per pasardhesit tane shqiptare.

    Eshte vertet nje minus i madh per te ardhmen shqiptare kur dihet qe truri i vendit vazhdon te emigroje drejt vendeve me te fuqishme pasi jane te mirpritur dhe jemi te vetdijshem per suksesin e tyre sikurse eshte edhe bota. Nese per vendin tone inteligjenca nuk vepron ne zgjedhjen e asaj qe do te ishte me e mira per te gjithe, atehere do te kemi nje deshtim fatal ne mbarevajtjen e politikes. Ndoshta largimi i inteligjences ju shkon per mrekukulli mediokritetit politik qe ka zaptuar nje pjese te mire te kontrollit shteteror, jo vetem ne nje drejtim por ne dy, pasi emigrantet ndihmojne ekonomine shqiptare e si rrjedhim edhe xhepat e tyre.

    Per nje emigrant qe kerkon me deshire patriotike te investoje ne Shqiperi (duke qene i vetdijshem qe fitimin do ta kishte me te madh po te investonte gjetke), ka shume berryla, taksa, "gjoba" dhe mbi te gjitha nje poshtrim qe ndeshim shpesh ne theniet e perditshme ne Shqiperi ne tavolinat e zena me kafe e uje per pjesen me te madhe te dites , mes rese se duhanit dhe nenqeshjeve ironike " filani ka mbi 10 vjet ne amerike..ka merdhif me kohe " ....

    Shteti shqiptar duhet te na konsideroje te pakten per te justifikuar dashurine pa interes qe i dergojme nga viset me te largeta te rruzullit ...
    What goes around---comes around

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Politika shqiptare dhe emigrantët nëpër botë

    Populli Shqiptarë nuk e ka vëmëndjen e shtetit as kur jeton brënda RSH , e jo më ta ketë vëmëndjen e shtetit kur jeton jashtë tijë !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Për: Politika shqiptare dhe emigrantët nëpër botë

    edhe un pata kenaqesine ta lexoj kete artikull qe kam pershypjen per fat te keq do te bie ne vesh te shurdhet.si po shkojne punet ne Shqiperi e mira ime si emigrante eshte qe te mos ta kthej koken mbrapa po te rri ketu ku jam se ne Shqiperi nuk shof gje te hajrit nga kjo qeveri qe do te na udheheqi ne keto 4 vitet e ardhshme.deri tani jam munduar te ndihmoj familjen time dhe aty dy leke qe kam ruajtur me sacrifica i kam derguar te gjitha ne familjen time ne Shqiperi hallal me gjithe zemer por un nuk kam nder mend me te kthehem dhe as te ìnvestoj me asnje kokerr leku ne Shqiperi shpresoj me gjithe zemer te gabohem per te miren e Shqiperise e popullit qe jeton atje qe meriton te jetoje sa me mire se ka vuajtur shume ne diktaturen e Enverit

  5. #5
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Për: Politika shqiptare dhe emigrantët nëpër botë

    Ju falenderoj per pergjigjet.
    Ndoshta mund te bie edhe ne vesh te shurdhet por shkrimin e mesiperm e ka botuar edhe ne Gazeten Dielli ne New York(me emrin tim te vertete Lek Gjoka) , keshtu qe ne po iu themi politikane shqipttare se edhe ne emigrantat qe jetojme jashte Shqiperise e duam Shqiperine.Eshte me keq te heshtesh sepse nje femi qe nuk qan nuk i jep per te pire e ema.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •