Kur behet fjale per zhvillimet inovative sigurisht i kemi syte nga gjigandet e teknologjise. Vitet e fundit jemi surprizuar gjithnje e me teper nga idete origjinale te kompanive te ndryshme lidhur kryesisht me boten mobile, por cfare mund te presim vitin qe vjen?!

Ne mbledhjet e ndryshme qe ka organizuar kompania me zhvilluesit nuk eshte zbuluar ndonje risi persa i perket harduereve. Ajo cka mund te pritet vitin qe vjen do te jete versioni i perditesuar i sistemit Android 4.3. Gjithashtu pritet lancimi i tabletit Nexus 7 dhe ndoshta mund te prodhohet ndonje platforme lojrash.

Microsoft

Ne muajt ne vazhdim te ketij viti Microsoft pritet te lancoje dy produkte shume te diskutuara se fundmi: Sistemin operativ Windows 8.1 dhe Xbox One. Ndoshta vitin ne vazhdim kompania vendos qe te lancoje nje tablet Surface 2 me Windows 8.1. Persa i perket smartfoneve eshte e vertete qe Nokia Lumia ka pasur sukses se fundmi sidomos pas lancimit te Lumia 925 dhe 1020, por ndoshta Microsoft na surprizon vitin tjeter me prodhimin e nje telefoni te vete kompanise. Gjithashtu duke marre parasysh zhvillimet e fundit lidhur me orat “e mencura” (smartwatch) ndoshta Microsoft vendos te prodhoje ndonje ore te vecante.

Apple

Ne radhe te pare eshte e sigurt qe Apple do te permiresoje produktet ekzistuese duke ofruar keshtu per perdoruesit iPhone 5S, nje tablet me te lehte dhe me te holle iPad 5 si dhe permiresime te kompjutereve Mac. Se fundmi eshte diskutuar shume edhe prodhimi i nje iPhone-i ekonomik me disa ngjyra qe mund te ofrohet vetem ne tregjet ne zhvillim. Gjithashtu perflitet se mund te prodhohet nje iPhone me ekran akoma me te madh se ai ekzistues.
Keto ishin persa i perket produkteve ekzistuese ndersa persa i perket prodhimeve te reja pritet qe Apple te hedhe ne treg oren “e mencur” iWatch si dhe televizorin Apple HDTV.

fb.com/Kuriozitete.Enigma