Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Kosove : zbulohet nje mozaik me vlera te rralla i shek. II-III

    Gjetjet arkeologjike nė Dresnik, zbulimi mė i veēantė pėr disa dekada

    Qe nga viti i kaluar nje ekip germimesh arkeologjike zbuloi ne fshatin Dersnik i poshtem (komuna e Klines),ne vendin e quajtur Gradina nje momument me vlera te jashtezakonshme ,i vetmi i ketij lloji per momenetin ne territorin e Republikes se Kosoves.Ekipin e prin arkeologu Masar Valla,arkeolog ne Institutin Arkeologjik te Kosoves,kurse i angazhuar gjithnje aty ishte edhe arkeologu i ri nga Tirana Klodian Velo ,e here mbas here edhe arkeolog tjere.
    Arkeologu Valla sakteson se studiues si A.Evans,E.Cershekov ,ne baze te materialit te gjetur ne kete zone,kane hedhur idene se ketu ndodhet nje gender municipale e periudhes romake.
    "Nisur nga keto te dhena vitin e kaluar kemi bere nje germim kontrolli ,ku kemi zbuluar vetem nje pjese te vogel te mozaikut".thote arkeologu Valla.Nderkaq germimet vazhduan gjate kesaj Vere te viti 2013 te cilet dhane nje rezultat te mahnitshem dhe senzacional : U zbulua nje godine e karakterit shoqeror-publik shume luksoz.

    "Ky momument i zbuluar nuk i takon vetem trashigimis se Kosoves,por i takon edhe trashigimis evropiane dhe boterore.E vecanta e kesaj godine luksoze,qendron ne faktin se te gjitha hapsirat e zbuluara deri me tash,nga te cilat kemi hapur vetem 4,dyshemete e tyre jane te punuara me mozaik me motive gjeometrike te ndryshme dhe i perkasin shek. II-III pas eres sone...Ky monument eshte i vecante ne hapesirat e Dardanise antike dhe mendojme se germimet e metejshme do ti financoje Ministria e Kultures.

    Ekipi eshte i bindur se germimet do te japin me shume njohuri te reja per jeten sociale,politike dhe zhvillimin ekonomik te Dardanise,ku gjer me tani ka shume pak informacione nga autoret antik.
    "Ky monument eshte i vetmi ,i cili i ploteson kushtet per te qene ne mbrojtje te UNESKO-s ,dhe shume shpejt do te jete i gatshem dhe do te behet pika turistike me e vizituar ne Kosove ,shfaq entuziazmin e tij arkeologu Valla.Zaten me te drejte sepse kjo eshte kryevepra e tij jetesore prej arkeologu.




  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar semiku pėr postimin:

    iliria e para (18-09-2013)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Kosove : zbulohet nje mozaik me vlera te rralla i shek. II-III




  4. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Pėr: Kosove : zbulohet nje mozaik me vlera te rralla i shek. II-III

    Po ndonje shkrim eshte gjetur? Se me sa di une deri tani ne ate zone nuke eshte gjetur dicka e tille qe mund the na jape me shum informacione per popujt qe kan jetuar atje ne ate kohe.

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e agonny
    Anėtarėsuar
    02-08-2008
    Postime
    251

    Pėr: Kosove : zbulohet nje mozaik me vlera te rralla i shek. II-III

    "Ky zbulim pėr mua ėshtė njė histori e pashlyer. Ėshtė njė histori e vjetėr, e cila e tregon popullin shqiptar, se ėshtė tokė shqiptare, e jo tokė sllave, sepse sllavėt kanė ardhur prej Karpateve nė 600 vjet e kėndej, e nuk kanė qenė kėtu para 1000-2000 vjetėve” , nis rrėfimin e tij 73 vjeēi. Krist Matiqi.

    Zoti Matiqi kujton edhe tregimet qė kishte dėgjuar si fėmijė, e qė ishin bartur me gjenerata, pikėrisht pėr vendin ku po gėrmohet.

    “Nė atė kodrėn e vogėl, aty mė thoshin pleqtė se ėshtė djegur kisha. Pas gėrmimeve, aty mund tė konstatohet se a ka qenė kishė, a ēka ishte ajo. Aty pas lisave, kanė ardhur arkeologėt nė atė kohė! Mė kujtohet se isha 15-16 vjeēar! Kanė ardhur arkeologėt prej Beogradi, i ka prurė njė serb qė quhej Din Karaxhiqi, pėr tė zbuluar se ēka mund tė jetė njė pllakė. Si e kanė zbuluar, janė habitur edhe vetė, se pėrse ky gur kaq i madh, se si ėshtė e mundur tė jetė ajo pllakė nė kėtė rrafsh tė Dresnikut! Ata diēka kanė parė nė tė dhe e kanė mbuluar prapė".

    "Unė e kam parė atė pllakė, por shkrime nė tė s’kam vėrejtur. Shkrime kam parė nė kėtė anėn tjetėr, nė gjuhė latine, apo romake qysh kanė qenė. Ato i ka nxjerrė njė kushėri imi”, tregon plaku plot emocione, nga gėzimi qė po vėrtetohen gojėdhėnat se nė fushat e papunuara tė fshatit, po zbulohet njė qytet antik.

    Arkeologu Masar Valla, qė drejton ekipin e gėrmuesve nė Dresnik, shpjegon se njė muaj e gjysmė punė nė kėtė lokacion, ka nxjerrė rezultate tė mėdha.

    Gjetja e parė ėshtė bazamenti i njė bazilike civile, podiumi i sė cilės ėshtė i tėri i mbuluar me njė mozaik, me sipėrfaqe 220 metra katror.

    Por, kjo nuk ėshtė e tėra.

    “Ky ėshtė njė municipum i madh! Ky ėshtė njė qytet i madh, ėshtė njė qytet i kohės romake. Ky ka qenė vendbanim mė sė pari Dardan. Mandej me pushtimin e Romės, ėshtė futur arkitektura romake, urbanizmi romak. Domethėnė ka hyrė kultura romake dhe e ka ngritur qytetin nė standarde romake”, thotė Valla pėr Radion Evropa e Lirė.

    Themelet e bazilikės sė zbuluar, sipas arkeologut Valla, tregojnė se objekti ishte pjesė e njė qyteti tė shtrirė nė tė paktėn dhjetėra hektarė tokė.

    “Pesėdhjetė hektarė duhet t'i ketė pėrafėrsisht. Janė rrugėt, janė banesat, janė objektet publike. Tė gjitha ato... Ne jemi nė fillim tė gėrmimeve, edhe kėtė objekt ende s’e kemi hapur krejt. Kjo ėshtė njė godinė publike, e cila ėshtė e kthyer kah veriu! Objektet kishtare, ose bazilikat, zakonisht hapėsirėn e kanė kah lindja, kurse ky e ka nga veriu”, thotė udhėheqėsi i ekipit hulumtues nė Dresnik.

    Ai shpjegon se shtyllat e jashtme pėrforcuese tė objektit tė zbuluar, janė tė thella mbi 150 centimetra nėn tokė, kurse muret e jashtme janė 1 metėr tė trasha tė pėrforcuara me gėlqere dhe tullė tė bluar.

    Kurse, nė brendi tė objektit, arkeologėt besojnė se kishte murale tė vizatuara, pasi kanė dalluar njė pjesė tė fasadės qė pėrmbante ngjyrė tė kuqe.

    Nė bazė tė konstatimeve tė para, besohet se ky objekt ėshtė djegur, e mė pas ėshtė dėmtuar edhe mė shumė nga njė tėrmet.



    “Sipas parashikimeve preliminare, ne mendojmė se ėshtė njė objekt civil, i cili ka shėrbyer pėr nevojat e atėhershme tė qytetarėve tė kėtij qyteti. Zakonisht nė municipume tė periudhės romake, nė objektet civile, nė bazilikat civile, janė kryer shumė funksione, pėr probleme ekonomike, probleme sociale e juridike. Kėtu ėshtė mbledhur gjykata edhe ka dhėnė dėnimin pėr personat, tė cilėt kanė qenė nė ndjekje! Edhe pėr funksione tė tjera civile. Ka njė sipėrfaqe prej 220 metra katror, e cila ėshtė e tėra nė mozaik”, shpjegon Masar Valla.

    Ekipi gėrmues ka konstatuar 9 ngjyra nė kėtė mozaik, me figura me motive tė ndryshme.

    Mozaiku, siē shpjegon profesor Valla, ėshtė i rrethuar me njė kornizė nė formė zemre, e nė disa pjesė tė ndėrtesės shihen edhe svastikat.

    Por, pavarėsisht entuziazmit tė madh tė Vallės dhe Matiqit, nė Dresnik nuk po gėrmohet mė, qė nga 15 gushti.

    Fajin e ka mungesa e fondeve, pasi Ministria e Kulturės nuk i kishte dhėnė mė shumė mjete financiare Institutit tė Arkeologjisė sė Kosovės.

    “Pėr momentin nuk po punohet, sepse mungojnė mjetet financiare, mirėpo ministri i Kulturės na ka premtuar se shumė shpejt do tė zgjidhet ky problem dhe do tė fillojnė gėrmimet pėrsėri”, shton Valla.

    Meqė gėrmimet janė ndėrprerė, mozaiku ėshtė dashur tė mbulohet me njė mbėshtjellės tė pėrkohshėm, pėr ta mbrojtur atė nga ndryshimet klimatike dhe dėmtimi eventual.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •