Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Rama-Meta akuzat që duan të zhdukin

    Rama-Meta akuzat që duan të zhdukin
    Premte, 09 Gusht 2013 18:02
    Shkruar nga Erind KUÇI
    0 Komente




    Edi Rama dhe Ilir Meta vijnë në këtë koalicion qeverisës pas një historie akuzash për korrupsion, vjedhje, imoralitet, favorizime klanesh ekonomike dhe nepotike etj të bëra kundër njeri tjetrit. Duke qenë se këto akuza kanë qenë të shumta, Meta dhe Rama për të rregulluar imazhin e tyre kanë urdhëruar stafet e tyre të punësojnë kompanitë private që merren me instalime rrjetesh kompjuterike për të fshirë akuzat e bëra ndaj njëri-tjetrit. Jo më larg se disa muaj më parë, Rama dhe Meta disa herë kanë ngritur publikisht akuza për korrupsion ndaj njëri-tjetrit, por që tashmë nuk gjenden më në internet. Në faqen Google, kërkimi me fjalët “Meta akuzon Ramën për korrupsion” dhe anasjelltas nuk ka pothuajse fare informacion. Por Rama edhe Meta nuk janë ndalur, ata kanë zëvendësuar lajmet ku përblidheshin akuzat e tyre për njëri-tjetrin, me akuzat që analistë dhe qytetarë i bënë koalicionit të 1 prillit. Kështu, me një kërkim të thjeshtë në Google, nuk gjen dot asnjë fjalim të Ramës ku të gjendet shprehja e famshme “Iliri është patericë e Saliut”. Por interesant është fakti se në faqen zyrtare të Partisë Socialiste www.ps.al tek rubrika fjalime nuk gjendet asnjë fjalim, i cili kritikon Ilir Metën. Ndryshe nga Rama që i ka fshirë të gjitha fjalimet me kontekst negativ për aleatin e sotëm, Ilir Meta, në gjigantin e kërkimeve elektronike Google mund të gjesh deklaratën e famshme të Ilir Metës, i cili akuzon Ramën se nuk ka njohur atësinë e fëmijës së tij. Por nëse të deleguarit e Ramës dhe të Metës ia kanë dalë që ta vështirësojnë shumë punën e kërkimit të akuzave ndaj njëri-tjetrit në Google nuk ka ndodhur e njëjta gjë në YouTube që është e profilizuar për video. Në këtë faqe shumë të klikuar gjen akoma me zë dhe figurë akuza të Metës për Ramën dhe anasjelltas.



    Akuzat e rënda “shpërthyen” pas publikimit nga Rama të videos Meta-Prifti

    Por kulmi i mllefit politik arriti kur Rama publikoi një video kundër Ilir Metës, të cilën e quajti turpi i korrupsionit. Pas publikimit të videos, Rama do të deklaronte se, “Edi Rama, tashmë kryetari i sektit të spiunëve të Shqipërisë, kjo fundërrinë e pashembullt morale e shoqërisë shqiptare, ky njeri që mohoi atësinë e të birit në gjyq, ky njeri që akuzoi babain e tij si babain e djalit të tij, ky njeri i pander, i pafamilje, pa asnjë normë shoqërore dhe morale synoi të bënte një puç në Shqipëri përmes një përgjimi kriminal dhe të paligjshëm”. Nga ana tjetër, Rama gjatë një interviste televizive pyetjes së gazetares nëse do të bashkohej ndonjëherë me LSI-në iu përgjigj: “Në qoftë se pushteti me çdo kusht nënkupton bashkimin me çdo hajdut është një pushtet që nuk u duhet shqiptarëve dhe nuk më intereson as mua dhe nuk përputhet gjëkundi me vizionin dhe me misionin e PS”. Por këtyre deklaratave, Meta iu përgjigj me paralajmërimin se do të ndëshkohej në zgjedhjet lokale të 8 majit si një njeri i mafias. “Shumë shpejt të gjithë qytetarët shqiptarë do të shohin se njeriu që kërkon të vijë në pushtet përmes dhunës, përmes intimidimit të qytetarëve shqiptarë të lirisë dhe të drejtave të tyre është një montazhues i fëlliqur, është një njeri i marrë peng nga mafia dhe nga krimi i organizuar, është një njeri, i cili më 8 maj do të marrë verdiktin nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë si një fundërrinë morale, por edhe politike, duke pastruar jo vetëm qytetin e Tiranës, por edhe politikën shqiptare nga një monstër që bëhet garant i një veprimi kriminal”, do të deklaronte Meta në deklaratën e tij që përkonte disa ditë para vendimit ndaj gjyqit të tij. Por nuk vonoi kundërpërgjigjja e Edi Ramës pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e shpalli të pafajshëm kreun e LSI-së. Rama do të theksonte se, "Vendimi për Metën është një hap drejt vendosjes së regjimit të padrejtësisë në të cilin është zhytur vendi. E turpëruar ndjehet sot dhe Evropa, që dje e penguar nga drejtësia në përpjekjen për të kandiduar Shqipërinë në BE në vitin e pavarësisë".



    Meta: Rama, një njeri i pander, i pa familje, mohoi atësinë të birit



    - Edi Rama tashmë kryetari i sektit të spiunëve të Shqipërisë, kjo fundërrinë e pashembullt morale e shoqërisë shqiptare, ky njeri që mohoi atësinë e të birit në gjyq, ky njeri që akuzoi babain e tij si babain e djalit të tij, ky njeri i pander, i pafamilje, pa asnjë normë shoqërore dhe morale synoi të bënte një puç në Shqipëri përmes një përgjimi kriminal dhe të paligjshëm, por jo vetëm kaq... Përmes dhe një montimi kriminal dhe të pashembullt, duke përdorur si dëshmitar një fundërrinë tjetër të paparë, i cili e kishte akuzuar publikisht Edi Ramën përpara të gjithë shqiptarëve dhe përpara kamerave tuaja si një njeri, të cilin e kishte parë duke marrë kokainë në zyrën e kryetarit të Bashkisë, shprehej Meta. Montazhi i fëlliqur se titrat e vendosura nga Edi Rama, se mbivendosjet dhe keqvendosjet në funksion të një perceptimi negativ, se e gjithë kjo veprimtari kriminale dhe e paligjshme, se të gjitha shpifjet e bëra për shkak të detyrës do të demontohen në mënyrën më spektakolare përpara drejtësisë dhe përpara opinionit publik.



    Mendoni të jetë Rama kryeministër se ç’mund t’u bëjë qytetarëve shqiptarëve!



    - I them sot, Edi Ramës të heqë dorë nga shantazhet, nga presionet, nga kërcënimet fizike, nga thirrjet që i bën mafias për t’u bashkuar në aktivitete kundër shtetit, sepse nëse ka njeri frikacak në këtë vend, i pari, është Edi Rama dhe unë këtë e di më mirë se cilido tjetër. Besoj, se të gjithë jeni revoltuar dhe këtë e kam ndjerë edhe nga mesazhet tuaja. Kur keqbërës nën petkun e shoqërisë civile sulmuan selinë e LSI-së me porosinë e Edi Ramës dhe sipas platformës së Ramës të shpallur nga Mero Baze. Nuk ka ndodhur në Shqipëri në 20 vjet, që një parti politike të nxisë aktivistë të saj për të sulmuar një seli dhe për t’u përplasur me militantët e një force tjetër politike. Shqiptarët nuk do të lejojnë një bandë të marrë pushtetin me dhunë, të dhunojnë televizionet në mënyrë, që ata të dhunojnë qytetarët, në mënyrë që ata t’i vënë gjoba politikanëve, t’i vënë gjoba bizneseve, në mënyrë që ata të marrin peng të ardhmen e këtij vendi. Një njeri si Edi Rama, kjo kryeçimkë, mendoni ju sikur ky të jetë kryeministër se ç’mund t’u bëjë qytetarëve shqiptarëve, njerëzve që drejtojnë institucionet në këtë vend, se ç’mund t’u bëjë biznesmenëve shqiptarë. Ky kaq ka në dorë dhe shikoni se çfarë bën.





    Një njeri i marrë peng nga mafia dhe nga krimi i organizuar



    - Shumë shpejt të gjithë qytetarët shqiptarë do të shohin se njeriu që kërkon të vijë në pushtet përmes dhunës, përmes intimidimit të qytetarëve shqiptarë të lirisë dhe të drejtave të tyre është një montazhues i fëlliqur, është një njeri i marrë peng nga mafia dhe nga krimi i organizuar, është një njeri, i cili më 8 maj do të marrë verdiktin nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë si një fundërrinë morale, por edhe politike, duke pastruar jo vetëm qytetin e Tiranës, por edhe politikën shqiptare nga një monstër që bëhet garant i një veprimi kriminal, duke ndërhyrë në mënyrë kriminale, jo vetëm për të dëmtuar zëvendëskryeministrin dhe kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në mënyrë të paligjshme, në mënyrë të pandershme dhe duke përdorur manipulimin e falsifikimin, por duke dashur për të dëmtuar edhe kryeministrin e vendit, pikërisht në përpjekjet e tij për të rrëzuar në mënyrë puçiste një qeveri tërësisht legjitime.



    Rama: Iliri s’është as pozita as opozita, është depozita. Të mbyllim depozitën!



    - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shfrytëzuar promovimin e librit të tij "Kurban" në Sarandë, për të ironizuar kreun e LSI-së, Ilir Meta. Në lidhje me kreun e LSI-së, Rama tha se e beson që nuk e ka lexuar "Kurban"-in pasi sikundër pretendoi "ai nuk ka lexuar ndonjë libër në jetën e tij". Gjatë një bashkëbisedimi me të pranishmit Rama ka shkëmbyer me ta një batutë për kreun e LSI-së, Ilir Meta, ku u shpreh: "Tha njëri një të bukur: na ka gjetur halli se Iliri nuk është as pozita as opozita, por është depozita. Kështu që duhet ta mbyllim depozitën”.





    Meta është një pushtet që nuk u duhet shqiptarëve



    - Në qoftë se pushteti me çdo kusht nënkupton bashkimin me çdo hajdut (Ilir Meta) është një pushtet që nuk u duhet shqiptarëve dhe nuk më intereson as mua dhe nuk përputhet gjëkundi me vizionin dhe me misionin e PS.





    Europa e turpëruar nga mosfutja e Metës në burg



    - Vendimi për Metën është një hap drejt vendosjes se regjimit të padrejtësisë në të cilin është zhytur vendi. E turpëruar ndjehet sot dhe Evropa që dje u pengua nga drejtësia në përpjekjen për të kandiduar Shqipërinë në BE në vitin e pavarësisë. Unë e dyshoj shumë që dhe ata që brohorisnin në sallën e 5 me 0 e besonin këtë. Të tjera arsye e bënin të brohorisnin dhe unë ndjej keqardhje për ta. Unë nuk besoj në të tilla vendime, sepse pastaj do të duhej të mos besoja në dritën e syve të mi dhe shqiptarët nuk besojnë në të tilla veprime, se pastaj do të duhej të besonin në verbërinë e tyre dhe në një marrëzi që nuk e kanë, pavarësisht se kjo qeveri vazhdon t’i trajtojë si të ishin të marrë duke i thënë se atë që patë nuk e patë, atë që dëgjuat nuk e keni dëgjuar, atë që jetoni nuk po e jetoni, jeni të lumtur sepse ekonomia po fluturon drejt majash ku të tjerët po na shohin me zili.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Rama-Meta akuzat që duan të zhdukin

    nuk kane moral shqiptaret. jo vetem iliri dhe edi rama por edhe keta te tjeret.
    nuk u luftua korrupsioni sepse shteti ne shqiperi eshte i betuar te pasurohet ne kurris te shqiptareve. jo shteti por ata qe punojne per shtetin.
    nuk u legalizuan shtepite e shqiptareve te bere me aq shume mundime sepse keta qe drejtojne shqiperine kurre nuk duan qe shqiptaret te jetojne te lumtur dhe me dinjitet. shteti asdhtu si ne kohen e komunizmit mundohet t`ia veshtiresoje jeten sa me shume qytetarit.
    keshtu qe me llafet e edi rames dhe ilir metes mos u merni se ata per zot dhe atdhe kane vetem lekun.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Rama-Meta akuzat që duan të zhdukin

    e vetmja akuze qe duhet eshte se duhet te zhduken vete keta te dy....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •