Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

    Gjeologu dhe paleontologu i famshëm, Donald Prothero, në librin e tij të ri “zbulon” të vërtetën për njerëzit që nuk besojnë tek “e vërteta”, pra te versioni i pranueshëm në shkencë dhe pjesa më e madhe e shoqërisë. Njerëzit e tillë ai i cilëson si të rrezikshëm.

    Vaksinat dëmtojnë shëndetin dhe shërbejnë vetëm për kompanitë farmaceutike të cilat fitojnë të holla.
    Ngrohja globale është trillim, ndërsa teoria e evolucionit është konspiracion ateist për të minuar fenë.
    HIV-i nuk shkakton AIDS-in, ndërsa njerëzit kurrë nuk kanë zbarkuar në hënë... Këto janë vetëm disa nga teoritë më të njohura konspirative, që mohojnë ngjarjet dhe faktet e shkencës moderne.

    Libri "Reality Check: How Science Deniers Threaten Our Future" (Shqyrtimi i së vërtetës: Si e rrezikojnë të ardhmen tonë mohuesit e shkencës) i Donald Protheros, ish-profesorit të Institutit Teknologjik të Kalifornisë, merret me këto teori dhe njerëzit të cilët kanë të tilla dyshime.

    Është interesante se Protero është një nga skeptikët më të famshëm amerikan, që vitet e fundit ia ka kushtuar luftës kundër teorive pseudoshkencore të cilat, siç thotë në libër, mund të rrezikojnë të ardhmen tonë.

    "Në vitin 2008, i kam ndjekur nga afër zgjedhjet amerikane dhe kam parë një rritje eksplozive të mohimit të shkencës nga pozicionet e djathtiste, të tilla si përhapja e kreacionizmit (që kundërhston evolucionin) dhe mohimi i ndryshimeve klimatike, si reagim ndaj fitores së Obamas. Atëherë ndjeva se ishte e rëndësishme për të shkruar se si një pjesë e madhe e popullsisë, e cila e mohon njohuritë shkencore, kërcënon të gjithë ne”, thotë profesori i njohur amerikan, transmeton Telegrafi.

    Insistimin e disa njerëzve për të refuzuar fakteve dhe ngjarjet e pranuara, Prothero kështu e shpjegon: "Disa njerëz janë rivalë natyrorë që duan të perceptohen si persona të ndryshëm nga pjesa tjetër e popullsisë. Po ashtu, disa njerëz kanë një mendim të lindur konspirativ dhe gjithmonë duan të besojnë se ka diçka në prapavijë, siç ishte rasti i sulmit terrorist të 11 Shtatorit 2001, prapa së cilës thonë se qëndron një forcë tjetër. Megjithatë, në sfondin e mohimit të shumicës është një lloj ideologjie apo sistem fetar që pengon një person të pranojë realitetin shkencor apo faktik. Për shembull, të gjithë ata që mohojnë Holokaustin janë anti-semitë dhe neo-nazistë, kreacionistë ose fundamentalistë të të gjitha feve, ndërsa mohues të ndryshimeve klimatike janë libertarianët ose kapitalistët laissez faire”.

    /Telegrafi/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

    Po nese nje çifut thote se nuk ka patur holokaust? Si i bie te jete çifuti, anti-semit?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin

    Po dhe jo...
    Ka edhe shqiptar qe ishin ose jane anti-shqiptar, gjerman qe ishin ose jane anti-gjerman etj.

    Megjithate, autori nuk ka pohuar se te gjithe (pa perjashtime) qe shprehin skepticizem ndaj nje te vertete ose e kundershtojne ate, i takojne domosdoshmerisht njerit prej grupeve te permendura. Jane shumica ose shume dhe kjo eshte absolutisht e mjaftueshme per te arritur tek perfundimi i autorit. Askush nuk kerkon qe secili gjerman i epokes naziste te Hitlerit te kete qene me Hitlerin apo nazist per te arritur tek perfundimi se Gjermania e asaj kohe ishte hitleriste ose naziste. Edhe gjermani i asaj kohe ka mundur te ishte anti-naziste, ant-hitlerian ose edhe anti-gerjman.
    Perndryshe, edhe relativizmi eshte nje instrument i njohur i mohusve te Holokaustit, te evolucionit dhe te praktikisht cdo gjeje qe nuk ju pershtatet. Prandaj, nese do te argumentohej nga pikenosje rreptesisht realtiviste, atehere praktikisht asnje e vertete nuk do te vlente. Por, per autorin eshte me rendesi " ... versioni i pranueshëm në shkencë dhe pjesa më e madhe e shoqërisë", jo cdo verison dhe cdo perskeptive e mundshme.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

    Perseri kombinimi i dy gjerave si Evolucioni dhe Holokausti me duket pak si pa lidhje, njera eshte teori shkencore, tjetra eshte ngjarje historike...
    Pak si e dyshimte

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Perseri kombinimi i dy gjerave si Evolucioni dhe Holokausti me duket pak si pa lidhje, njera eshte teori shkencore, tjetra eshte ngjarje historike...
    Pak si e dyshimte
    Une do e ndryshoje titullin, por e postova ashtu sic ishte orgjinal...
    Por tani nuk mund ta ndryhoj ne "Njerëzit që nuk besojnë në evolucion - janë të rrezikshëm!" ose "Njerëzit që nuk besojnë shkece dhe evolucion - janë të rrezikshëm!"
    Paverasisht faktit se edhe pjesa dermues e atyre qe e mohojne Holokaustin jane gjithashtu te rrezikshem.

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Perseri kombinimi i dy gjerave si Evolucioni dhe Holokausti me duket pak si pa lidhje, njera eshte teori shkencore, tjetra eshte ngjarje historike...
    Pak si e dyshimte
    Duhet te rishikosh dosjet X pasi e ke diku aty te shkruar qe lidhja qendron
    te Biologjia,Darwini,qeniet me te dobeta dhe sekrete te tjera...lol
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Gjeologu dhe paleontologu i famshëm, Donald Prothero, në librin e tij të ri “zbulon” të vërtetën për njerëzit që nuk besojnë tek “e vërteta”, pra te versioni i pranueshëm në shkencë dhe pjesa më e madhe e shoqërisë. Njerëzit e tillë ai i cilëson si të rrezikshëm.

    Vaksinat dëmtojnë shëndetin dhe shërbejnë vetëm për kompanitë farmaceutike të cilat fitojnë të holla.
    Ngrohja globale është trillim, ndërsa teoria e evolucionit është konspiracion ateist për të minuar fenë.
    HIV-i nuk shkakton AIDS-in, ndërsa njerëzit kurrë nuk kanë zbarkuar në hënë... Këto janë vetëm disa nga teoritë më të njohura konspirative, që mohojnë ngjarjet dhe faktet e shkencës moderne.

    Libri "Reality Check: How Science Deniers Threaten Our Future" (Shqyrtimi i së vërtetës: Si e rrezikojnë të ardhmen tonë mohuesit e shkencës) i Donald Protheros, ish-profesorit të Institutit Teknologjik të Kalifornisë, merret me këto teori dhe njerëzit të cilët kanë të tilla dyshime.

    Është interesante se Protero është një nga skeptikët më të famshëm amerikan, që vitet e fundit ia ka kushtuar luftës kundër teorive pseudoshkencore të cilat, siç thotë në libër, mund të rrezikojnë të ardhmen tonë.

    "Në vitin 2008, i kam ndjekur nga afër zgjedhjet amerikane dhe kam parë një rritje eksplozive të mohimit të shkencës nga pozicionet e djathtiste, të tilla si përhapja e kreacionizmit (që kundërhston evolucionin) dhe mohimi i ndryshimeve klimatike, si reagim ndaj fitores së Obamas. Atëherë ndjeva se ishte e rëndësishme për të shkruar se si një pjesë e madhe e popullsisë, e cila e mohon njohuritë shkencore, kërcënon të gjithë ne”, thotë profesori i njohur amerikan, transmeton Telegrafi.

    Insistimin e disa njerëzve për të refuzuar fakteve dhe ngjarjet e pranuara, Prothero kështu e shpjegon: "Disa njerëz janë rivalë natyrorë që duan të perceptohen si persona të ndryshëm nga pjesa tjetër e popullsisë. Po ashtu, disa njerëz kanë një mendim të lindur konspirativ dhe gjithmonë duan të besojnë se ka diçka në prapavijë, siç ishte rasti i sulmit terrorist të 11 Shtatorit 2001, prapa së cilës thonë se qëndron një forcë tjetër. Megjithatë, në sfondin e mohimit të shumicës është një lloj ideologjie apo sistem fetar që pengon një person të pranojë realitetin shkencor apo faktik. Për shembull, të gjithë ata që mohojnë Holokaustin janë anti-semitë dhe neo-nazistë, kreacionistë ose fundamentalistë të të gjitha feve, ndërsa mohues të ndryshimeve klimatike janë libertarianët ose kapitalistët laissez faire”.

    /Telegrafi/
    Ky Kreacionizmi eshte infektues dhe direkt i lidhur me institucionet fetare,te cilet e perkrahin dhe ndihmojne sepse per to eshte shume i rendesishem per mbijetese ne te ardhmen.
    Kreacionizmi ne te ardhmen me siguri gjithnje e me shume do te rritet.Njerezit cdo dite ndegjojne Teori te ndryshme ,ndersa shumica jane laik dhe me me deshire do te pranonin Kreacionizmin sepse i eshte shume i afert me besimin e tyre ne Perendine - dhe me kete kane ndjenjen qe bejne mire,dic te vlefshme ,dic qe do i shpetoje.
    Marrdhenia e Kreacionizmit dhe Evulucionizmit sot eshte e njejte sikur marrdheniet e religjionit (besimi) dhe Shkences para 500 viteve ,kur Shkenca ishte ne Sulm ndersa religjioni mbrohej.
    SOT eshte e kunderta,dhe kjo i jep perparesi kreacionizmit SEPSE - ata vendosen ne poziten e Antitezes,duke mos ofruar asnje spjegim per Zotin dhe krijimin e tij,por kete ia pershkruajne planeve te tij misterioze."AI e di me se miri..".Kreacionistet nuk bisedojne per Perendine dhe konstrukteve filozofike te krijimit sepse ketu nuk kane material per te sulmuar...Jane kapur per Evulucionin si te dehur.
    Duke perparuar Shkenca ne te arrdhmen,me siguri qe do te jap forma te reja dhe do te ec para,por sa do te munde ta percjell kete perparim Kreacionizmi (duke e sulmuar dhe mohuar) nuk munde te dihet - POR cdo here eshte shume lehte te gjindet Antiteza !
    Problem i Shkences eshte qe Kreacionizmin nuk e llogarit si problem serioz ,dhe kjo pseudoshkence shtrihet dhe perqafohet ne shtresen e mesme (intelektualet e internetit).

    Zgjidhja munde te jete ne sistemin arsimor i cili do te ishte i afte te prodhoje gjenerata qe do te mendojne ne menyre kritike.Te pervetesojne mendimin logjik dhe metoden Shkencore,menyren e mbledhjes dhe kontrollimin e informateve ,menyren e interpretimit te tyre,...etj. Mendimin kritik duhet pervetesuar ne te gjitha segmentet e jetes se njeriut ,e jo vetem kunder ketyre sharllataneve pseudoshkencor,perkrahesve te teorive te konspiracionit.

    Cka ti thuhet njerezve qe i besojne Tarot karteve,thirrin ne Astro Tv,besojne ne Horoskop,HIV - AIDS,Holokausti nuk ka ndodhur,Vaksinat jane te demshme per njeriun,Njeriu nuk ka qene ne Hene ...etj.

  8. #8
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

    Mendime te tilla jan te rrezikshme, kur holokaustin e asocion me teorin e evolucionit dhe me pas, imponon besimin ne te dyja, jo-jo, je i "rrezikshëm" (oo…).

    Mua me pengon termi holokaust sepse perdoret vetem per çifutet, dhe e mbajn disi si "gjenocidi i gjenocidëve", viktima te perhershem !

    Kurse per teorin e evolucionit, spo futem fare n'ato perralla.

  9. #9
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792

    Për: Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Perseri kombinimi i dy gjerave si Evolucioni dhe Holokausti me duket pak si pa lidhje, njera eshte teori shkencore, tjetra eshte ngjarje historike...
    Pak si e dyshimte
    Xfiles, hitleri ne sterminimin qe beri me hebrenjte u nis pikerisht nga idete e darwin dhe teorise se evolicionit , pra te thuash qe skane lidhje me njera tjetren me duket paksa e nxituar ,persa i perket aids edhe mua me duket e dyshimte per te thene qe nuk besoj se ekziston nje semundje vdekjeprurse aids , me shume besoj se te semurve u vjen vdekja si pasoje e ilaceve qe marrin per te lehtesuar semundjen ...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    Xfiles, hitleri ne sterminimin qe beri me hebrenjte u nis pikerisht nga idete e darwin dhe teorise se evolicionit , pra te thuash qe skane lidhje me njera tjetren me duket paksa e nxituar ,persa i perket aids edhe mua me duket e dyshimte per te thene qe nuk besoj se ekziston nje semundje vdekjeprurse aids , me shume besoj se te semurve u vjen vdekja si pasoje e ilaceve qe marrin per te lehtesuar semundjen ...
    Pershendetje SaS,
    atehere nuk ka asnje fakt qe te mund te te beje te mendosh se Hitleri donte te shfaroste hebrenjte mbi bazen e teorise se evolucionit, ishte cdo gje arsye ekonomiko-politike.
    Por edhe nese e marrim te mirqene ate qe thua ti, i bie qe vete hitleri besonte ne teori evolucioni, dhe ne te njejten kohe shfarosi hebrenjete,
    kurse artikulli flet per kombinimin "nuk beson ne holokaust dhe nuk beson ne evolucion". Jane dy gjera qe sinqerish nuk arrij t'i bej lidhjen mes besimit ne holokaust dhe besimit ne evolucion.
    Une psh besoj ne evolucion dhe nuk besoj ne holokaust, si i bie tani, une jam apo nuk jam i rrezikshem, po sikur te besoja ne holokaust dhe te mos besoja ne evolucion si do isha?

  11. #11

    Për: Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Pershendetje SaS,
    atehere nuk ka asnje fakt qe te mund te te beje te mendosh se Hitleri donte te shfaroste hebrenjte mbi bazen e teorise se evolucionit, ishte cdo gje arsye ekonomiko-politike.
    Por edhe nese e marrim te mirqene ate qe thua ti, i bie qe vete hitleri besonte ne teori evolucioni, dhe ne te njejten kohe shfarosi hebrenjete,
    kurse artikulli flet per kombinimin "nuk beson ne holokaust dhe nuk beson ne evolucion". Jane dy gjera qe sinqerish nuk arrij t'i bej lidhjen mes besimit ne holokaust dhe besimit ne evolucion.
    Une psh besoj ne evolucion dhe nuk besoj ne holokaust, si i bie tani, une jam apo nuk jam i rrezikshem, po sikur te besoja ne holokaust dhe te mos besoja ne evolucion si do isha?
    si shumica e njerezve me mend...tentim shfarosjen e hebrenjeve nga ana e hitlerit mund ta argomentoje çdokush pasi qe ekzistojne fakte, derisa teorine e evoluzionit nuk mund ta argumentoje askush, as vet DarviLLI po te ishte gjalle...
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  12. #12
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

    Me duket pak tendencioze dhe jo e drejte menyra se si shitet kjo teme.
    Dicka qe besohet, eshte emocionale ndoshta dhe personale. Shkenca nuk ka nevoje per tu besuar, ajo eshte ashtu sic eshte. Ti, ose duhet ta mesosh ate ose te shkosh ne "..." sepse asaj nuk i behet vone fare se c'beson ti.
    Asnje nuk beson ne Evolucion, thjeshte ai eshte nje fakt shkencor ... dhe nje fakt shkencor nuk ka nevoje te besohet. Ai eshte FAKT. Pike
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  13. #13

    Për: Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

    Gazetat shqiptare te hapin barkun me gomarlliqet qe botojne. Ky i ashtuquajtur lajm ka mbi 3 vjet qe eshte llomotitur neper internet dhe Donald Prothero eshte nje nga ata "akademiket" debila qe nuk luan nga istikami dhe sikur t'i vesh faktin mu perpara surratit.

    Tema te tilla me te vertete mbushin forumin kot me budallalliqe.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •