Sherri me Bashkinė, shkrin Kastriotin

Skuadra e Kastriotit dje pasdite ėshtė kthyer nga faza pėrgatitore qė e ka zhvilluar pėr afro dhjetė ditė nė Pogradec, por stėrvitjet nuk do tė vijojnė mė. Drejtori teknik Ramadan Ndreu, ka pasur edhe njė sherr me Bashkinė e Krujės dhe konkretisht me kreun e saj dhe gjithēka ka tė bėj me aspektin financiar. Bashkia duket se nuk ėshtė treguar e gatshme pėr tė mbėshtetur ekipin e futbollit nė vijim. Skuadra ka mbetur mes “katėr rrugėve”, ndėrsa Ndreu, pasi ka marrė pėrgjigje negative pėr tė mbėshtetur skuadrėn nga Institucioni vendor, u ka thėnė tė gjithė lojtarėve qė tė largohen sepse nuk ka mė financa pėr t’i mbuluar shpenzimet e sezonit dhe kontratat e lojtarėve. Futbollistėt janė larguar, ndėrkohė qė tashmė kur kanė mbetur mė pak se tre javė nga starti i sezonit futbollistik 2013-2014, skuadra krutane me shumė mundėsi nuk do tė marrė pjesė nė kampionat. Kastrioti kishte ambicie, por duket se krisjet me Bashkinė e Krujės kanė bėrė qė krutanėt tashmė tė mbeten edhe pa futboll!