Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Venizelos: Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë nuk pret

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos, ka thënë se marrëveshja për kufirin detar me Shqipërinë nuk pret, duhet të ratifikohet sa më shpejt.

    “Me Shqipërinë, prioriteti ynë bazë është të rikthehemi në procesin e ratifikimit dhe sanksionimit të marrëveshjes për zonat detare, pas bllokimit nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë”, deklaroi Venizelos, para komisionit të politikës së jashtme dhe mbrojtjes të parlamentit grek.

    Në 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

    Greqia e ka vërtetuar se nuk heq dorë nga kjo marrëveshje e cila është temë diskutimi pothuajse në çdo takim që bëhet mes zyrtarëve të lartë të dy shteteve.

    Edhe më herët në deklaratat publike për mediat zyrtarë të lartë të shtetit helen kanë përsëritur apelin drejtuar Shqipërisë për të zbatuar marrëveshjen shqiptaro-greke të 27 prillit 2009 për delimitimin e zonave të firmosur nga ministrat e Jashtëm të atëhershëm, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis.

    Venizelos i është referuar dhe marrëdhënieve me Kosovën, për të cilat ka thënë se ato do të shqyrtohen në dritën e zhvillimeve të reja të dialogut Prishtinë Beograd, ndërsa ka deklaruar se jemi gati të presim në Athinë hapjen e zyrës tregtare të Kosovës. Shefi i diplomacisë greke, paralajmëroi një raund të ri bisedimesh për emrin me Maqedoninë gjatë muajit shtator të këtij viti.

    “Shkupi duhet ta shohë Athinën si partnere dhe si derë hyrëse drejt integrimeve evroatlanike”, theksoi Venizelos . Ai njoftoi se gjatë muajit shtator do të takohet me ndërmjetësin e OKB-së për emrin me Metju Nimic ku do të bisedohet për propozimin e fundit për zgjidhjen e kontestit të emrit.

    “Arroganca, shkelja dhe ofendimi i trashëgimisë kulturore greke, lëkundja e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, përfshihen në sferën e detyrimeve të përgjithshme të çdo vendi që aspiron të anëtarësohet në BE”, theksoi Venizelos sa për Maqedoninë.

    Marre nga Shekulli Online


    Une jam i bindur se deti do ti jepet Greqise pa shume diskutime packa se jam kundra Berishes, besoj se ne kete teme u tregua shume Finok, duke nxjerre me takt perpara Gjykaten Kushtetuese,

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Venizelos: Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë nuk pret

    Te shohim se si do e zgjidhi kete ceshtje i madhi Rama.Ndoshta me greve urie?

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Venizelos: Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë nuk pret

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Te shohim se si do e zgjidhi kete ceshtje i madhi Rama.Ndoshta me greve urie?
    Thjesht nuk do ta zgjidhe ose do ta zgjidhe ne DEM TE SHQIPERISE sepse ne menyre tjeter nuk ka mundesi te pranojne Greket

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Venizelos: Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë nuk pret

    Nqs bej gabim ma thoni, por qeveria shqiptare kishte nenshkruar marreveshjen me greqine per zonat detare apo jo?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Venizelos: Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë nuk pret

    Citim Postuar më parë nga MaqoKorca Lexo Postimin
    Nqs bej gabim ma thoni, por qeveria shqiptare kishte nenshkruar marreveshjen me greqine per zonat detare apo jo?
    jo , ishte marreveshje paraprake qe NUK u ratifikua . Me pas pasoj edhe anullimi nga gjykata kushtetuese .

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Venizelos: Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë nuk pret

    Citim Postuar më parë nga MaqoKorca Lexo Postimin
    Nqs bej gabim ma thoni, por qeveria shqiptare kishte nenshkruar marreveshjen me greqine per zonat detare apo jo?
    Maqo e nenshkroi por nuk u Ratifikua, dhe u zhvlerësua nga KUSHTETUESJA, pra me pak fjalë NUK EKZISTON SI ÇËSHTJE,por Grekët do tia gjejnë anën dhe do ta sjellin sërish në skenë, ka kaq shumë grekofilë në Shqipëri sa që besoj se do tia arrijë qëllimit

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Venizelos: Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë nuk pret

    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    Maqo e nenshkroi por nuk u Ratifikua, dhe u zhvlerësua nga KUSHTETUESJA, pra me pak fjalë NUK EKZISTON SI ÇËSHTJE,por Grekët do tia gjejnë anën dhe do ta sjellin sërish në skenë, ka kaq shumë grekofilë në Shqipëri sa që besoj se do tia arrijë qëllimit
    Grekofil le te jene sa te pelcasin ne 1000 cope ! 200km2 det ama shqiperia nuk ka per te falur , kaq shume sa eshte trumpetuar ceshtja , do kete vemendje specifike .

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Venizelos: Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë nuk pret

    obobo sa skzndaloz qe jane kete jevgjit, jane dhe shume qesharak, po dhe te poshter dhe deluzional.
    Edhe gjuhen e kane te shemtuar.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Venizelos: Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë nuk pret

    M. Pashaj replike me K. Krisafin mbi paktin detar me Greqine

    Pakti Detar, akt më i rëndë se pazaret e Zogut dhe dajës së tij.
    Rama nuk ka tagër mbi të

    Intervistë - Ksenofon Krisafi; intervistoi Xhevdet Shehu

    - Prof. Krisafi, ditët e fundit qeveria greke kërkoi rishqyrtimin e marrëveshjes detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, madje duke e konsideruar këtë si prioritet të qeverisë së Athinës në lidhje me qeverinë e re të Shqipërisë. Si ju duket ky qëndrim i qeverisë greke?

    - Qëndrimi i tanishëm i qeverisë greke kuptohet më mirë po të mbahet parasysh se ai vjen në vazhdën e një politike konstante, e cila ka nisur që nga 27 prilli i vitit 2009, kur në Tiranë ministrat e punëve të jashtme të të dy vendeve, Lulëzim Basha për palën shqiptare dhe Dora Bakojanis për palën greke, hodhën firmat mbi një dokument që u prezantua si “Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse te shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Menjëherë pas ceremonisë së nënshkrimit, Athina u shpreh e entusiazmuar dhe gati e ekzaltuar. Mirëpo nuk kaloi shumë kohë dhe doli në shesh se e ashtuquajtura marrëveshje kishte cenuar rëndë interesat e Shqipërisë, çka shkaktoi reagimin e rretheve të gjera të specialistëve, gazetarëve, politikanëve dhe të njerëzve të thjeshtë. Në vazhdën e përpjekjeve të tyre, me nismën e Partisë Socialiste dhe një grupi tjetër partish politike, çështja i kaloi Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, e cila me vendimin nr. 15, datë 15.4.2010, e hodhi poshtë në mënyrë unanime. U vunë në vështirësi si qeveria shqiptare, e cila, duke fshehur të vërtetën e asaj që kishte ndodhur, ia paraqiti popullit të vet si një sukses të madh, ashtu edhe qeveria greke, që, nëpërmjet gojës së ministres së saj të jashtme, Dora Bakojanis, fill pas hedhjes së firmës, e kishte cilësuar si një sukses strategjik. Pala greke, e kapur ngushtë, me Notën nr. 238 të datës 25.2.2010, bëri të njohur qëndrimin e saj për “respektimin e kësaj marrëveshjeje të nënshkruar në vullnet të mirë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. Në vijim, pothuajse të gjithë ministrat e jashtëm të qeverive greke do të përsërisnin kërkesën për domosdoshmërinë e respektimit të saj. Dora Bakoyannis në datën 28.01.2010 ka deklaruar: “Asnjëra nga procedurat e ndjekura për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, nuk mund të vihet në dyshim dhe gjithçka u realizua sipas ligjeve ndërkombëtare…”. Dhjetë muaj më vonë, sërish ajo shprehu keqardhje për prishjen e saj. “Duhet të them se kjo marrëveshje ishte ‘State of the art’. Kishim arritur të plotësojmë të gjitha qëllimet e politikës së jashtme greke, por njëkohësisht të bëjmë edhe një punë ndërmarrëse që ishte tërësisht e nevojshme për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Atëherë kishte kundërshti nga Partia Socialiste që doli me argumentin se i mori të gjitha Greqia dhe se nuk duhet të ishte nënshkruar me të tilla politika”, deklaroi Bakojani.

    - Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, tha më 1 gusht fjalë për fjalë “Me Shqipërinë, prioriteti ynë bazë është të rikthehemi në procesin e ratifikimit dhe sanksionimit të Marrëveshjes për zonat detare, pas bllokimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë”. Vërtet kemi të bëjmë me një bllokim nga Gjykata jonë Kushtetuse, apo ky mund të konsiderohet një kapitull i mbyllur?

    - Domethënia dhe konteksti i deklarimit të z. Venizellos dalin më qartë në se do të përmendnim disa pohime të tjera të shqiptuara nga funksionarë të tjerë të lartë greke, si ministra, zëvendësministra dhe sekretarë të përgjithshëm të ministrisë së punëve të jashtme.

    Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së greke Yannis-Alexios Zepos, në shtatorin e vitit 2010 tha se “qeveria greke është e shqetësuar për këtë marrëveshje, duke e vlerësuar këtë si një marrëveshje shumë të mirë e rigoroze dhe se pala greke shpreson që edhe për këtë çështje të arrihet në një zgjidhje sa më të shpejtë.” Më 7 prill të vitit 2011 ish Ministri i Jashtëm grek Dimitris Droutsas, u shpreh se ajo është një marrëveshje që mbështetet plotësisht në të drejtën ndërkombëtare, marrëveshje që u konsiderua nga të dy qeveritë si shumë e rëndësishme; një marrëveshje e drejtë dhe në favor të të dy vendeve… Fakti është se ekziston kjo marrëveshje. Udhëheqja shqiptare duhet të gjejë mënyrat e domosdoshme në mënyrë që të avancojmë me procedurat e duhura që të ketë mundësi të plotësojë edhe detyrimet që ka ndaj Greqisë, duke lënë të kuptohet se çështja e të ashtuquajturës marrëveshje, e shndërruar në një copë letër nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 15.4.2010, duhet të rivendosej në fuqi, duhet të ringjallej dhe të zbatohej në mënyrë të njëanshme nga pala shqiptare.

    Në shtatorin e vitit 2011, sukseduesi i tij, Stavros Lambrinidis, duke vazhduar në të njëjtën kërkesë për të zbatuar një akt të shpallur të pavlefshëm, deklaroi: “Ne kemi investuar shumë në marrëdhëniet e mira me Shqipërinë. Ne presim plotësisht që kjo marrëveshje e nënshkruar nga dy vendet e lira dhe demokratike të zbatohet. Kjo është ajo që ne presim dhe ne shpresojmë se kjo do të ndodhë shumë shpejt”. Autoritetet greke gjatë pothuajse katër vjetëve kanë përsëritur refrenin se “Greqia është në pritje të zgjidhjes nga Shqipëria, e cila duhet t’i dalë zot firmës që ka vënë përfaqësuesi i vet në tekstin e Marrëveshjes dhe se ajo i ka dhënë kohë qeverisë shqiptare të gjejë rrugët për të ricikluar Marrëveshjen dhe për ta vënë atë në zbatim etj”.

    Greqia, siç shihet, ka pretenduar gjithmonë zbatimin e një akti që nuk ekziston. Shqipërisë i kërkohej të shkelte parimin e ndarjes së pushteteve, një nga parimet themelore mbi të cilat ndërtohet një shtet demokratik. Sipas këtij parimi, legjislativi dhe ekzekutivi, nuk ndërhyjnë dhe nuk mund t’i diktojnë dot pushtetit gjyqësor mënyra të caktuara veprimi në vendimmarrjen e tij. Thirrjet e përsëritura që i drejtoheshin kryeministrit shqiptar që përfundon pas pak ditësh mandatin e tij, sikurse edhe ato që tashmë i adresohen kryeministrit të ri të sapozgjedhur, janë jo vetëm ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran, por edhe kërkesa arkaike të atyre kohëve, kur pushtetet vareshin nga një person i vetëm. Edi Rama, i cili katër vjet më parë kuptoi thelbin e reagimit të sinqertë të një grupi shkencëtarësh dhe specialistësh të së drejtës ndërkombëtare dhe i dha rrugë nismës për shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Kushteteuse, tashmë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë, jo vetëm që nuk mund të dalë kundër vetvetes dhe të kërkojë zbatimin e asaj që i kërkohet nga ekzekutivi i vendit fqinj, por nuk ka asnjë tagër për ta bërë këtë. Ai është vetëm kreu i ekzekutivit shqiptar dhe kompetencat e tij shkojnë deri të kufijtë e përcaktuara nga Kushtetuta dhe nga Ligji organik për Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka hyrë në fuqi dhe është i paapelueshën. Madje ai tashmë është zbatuar dhe ka prodhuar pasojat e veta juridike, duke e shndërruar të ashtuquajturën Marrëveshje në asgjë. Kërkesa e palës greke tingëllon hapur si presion dhe kërcënim ndaj qeverisë shqiptare për të shkelur kushtetutën e vendit dhe legjislacionin e vet, thjeshtë dhe vetëm për të sanksionuar nëpërmjet një akti juridiko-ndërkombëtar, cedimin e paligjshëm të një pjese të rëndësishme të territorit të saj.

    Në se vërtetë pala greke është e sigurt dhe e bindur që ajo që quhet prej saj marrëveshje është përfunduar në përputhje me dispozitat e së drejtës ndërkombëtare dhe në interes të të dy vendeve, me të drejtë shtrohet pyetja: pse kërkon prej katër vjetësh, zbatimin e diçkaje që nuk ekziston dhe nuk propozon e nuk shpreh gatishmërinë për të rifilluar bisedimet. Në se në “negociatat” e para gjithçka ka qënë zhvilluar në përputhje me parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare, të drejtës së detit dhe të drejtës së traktateve, përse nguron dhe përse i paragjykon negativisht negociatat e reja dhe rezultatin e tyre?! Normalisht edhe ato duhet të zhvillohen në të njëjtat rrethana, në respekt të parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare, që përmenden rëndom nga pala greke dhe do të prodhojnë një rezultat të pranueshëm për të dyja palët dhe jo vetëm për njerën prej tyre.

    - Në këto kushte, a duhet t’i rikthehet qeveria e re e Tiranës që merr detyrën në shtator diskutimit apo negociatave për një marrëveshje që cenon interesat tona kombëtare?

    - Siç e thashë më lartë, çështja e ka zgjidhjen e vet shumë më të thjeshtë nga ajo që kërkohet me insistim nga pala greke. Ajo varet nga autoritetet kompetente të të dy vendeve, të cilat duhet të bëhen shprehëse autentike të aspiratave të popujve të tyre. Ata dëshirojnë të jetojnë në paqe e në fqinjësi të mirë. Negocimi dhe arritja e një marrëveshjeje të re i ka të gjitha mundësitë dhe shanset për t’u realizuar. Nëpërmjet bisedimeve dypalëshe, duke patur parasysh aktet e së drejtës aktuale të detit, mund të përcaktohet vija e kufirit në zonën ekonomike ekskluzive dhe në shelfin kontinental. Kjo do të thotë se nuk mund dhe nuk duhet të preket kufiri në ujrat e brendshme detare as edhe në detin territorial të të dy vendeve. Ai është tashmë i përcaktuar këtu e 100 vjet më parë, nga akte juridiko-ndërkombëtare, nga vendimet e padrejta ndaj Shqipërisë, të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës dhe Protokollet e Firences, të viteve 1913 dhe 1925. Kjo kërkon qëndrime të urta e të matura, kërkon frymë bashkëpunimi, për të korrigjuar një anomali që solli turbulenca të padëshiruara në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Të dyja palët e kuptojnë se kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet rinegocimit nga e para të Marrëveshjes së anuluar, duke respektuar transparencën dhe parimet e barazisë dhe të interesit të ndërsjellë të palëve, tërësinë territoriale dhe sovranitetin kombëtar të tyre dhe kur përjashtojnë mashtrimin, dredhinë, imponimin e kushteve, presionet apo kërcënimet për të diktuar zgjidhje të papranueshme. Kjo arrihet kur të jetë punuar për të krijuar kushtet e duhura politike, kur nga fqinji ynë jugor të jenë kapërcyer paragjykimet ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, të cilët duhet të trajtohen si partnerë, mbi baza pariteti dhe sinqeriteti. Marrëveshja që kërkohet të arrihet nuk është për sot e për nesër, por për breza shqiptarësh e grekësh, që do të jetojnë pranë njeri tjetrit gjatë gjithë ekzistencës së universit. Prandaj politikanët e sotëm, janë të ndërgjegjshëm që të mos u lënë atyre farën e konflikteve, të grindjeve dhe fatkeqësive. Në se pala greke do të vazhdojë të sillet sipas frymës së deritanishme të deklarimeve të liderëve të saj, që ta presi zgjidhjen tek shpresa e ndonjë ndërhyrjeje çudibërëse antikonstitucionale nga kreu i porsazgjedhur i ekzekutivit shqiptar apo te ndonjë urdhër i tij juridikisht i pazbatueshëm, është e qartë se çështja do të shtyhet pafund, duke krijuar vështirësi të padëshiruara në marrëdhëniet shqiptaro-greke. E vetmja zgjidhje normale, morale dhe juridikisht e pakontestueshme është rihapja nga e para e negociatave dhe arritja e një marrëveshjeje në përputhje me legjislacionin kushtetues të të dyja palëve si dhe me parimet themelore të së drejtës së detit.

    Të dyja palët nuk duhet të nguten për të rifilluar me shpejtësi të papërligjur negociatat. Duhet patur parasysh se nga pikëpamja profesionale çështja është delikate dhe shumë e vështirë, është nga ato që shtete të tjerë i kanë zgjidhur pas shumë vjet negociatash ose nuk i kanë zgjidhur dot dhe ua kanë kaluar institucioneve ndërkombëtare gjyqësore apo arbitrale. Ajo nuk mund të përballohet me direktiva apo me porosi nga lart, as me lëshime për hir të marrëdhënieve apo nevojave të politikës së ditës, por vetëm me profesionalizëm të nivelit më të lartë, me përkushtim, me përgjegjshmëri, me qytetari të spikatur. Precedenti i të ashtuquajturave negociata dhe i të ashtuquajturës marrëveshje, që me të drejtë u stigmatizua si akt i pashembullt i sakrifikimit të interesave kombëtare shqiptare, duhet të shërbejë si një pësim për të dyja palët, për të nxjerrë mësime që shkeljet dhe gabimet të mos përsëriten.

    Çështja për të cilën flitet, që ngërthen interesa të gjithanshme me karakter politik, gjeostrategjik, ekonomik etj. nuk mund të trajtohet me amatorizëm, me pakujdesi apo nga një grup njerëzish inkompetentë. Kërkohet angazhimi i specialistëve më të mirë në këtë fushë (dhe të tillë ka jo pak, si brenda ashtu edhe jashtë vendit), pa përjashtuar edhe mundësinë e thirrjes së ndonjë specialisti të spikatur të huaj. Kërkohet fillimisht identifikimi i saktë i objektit të negociatave dhe, në vijim njohja e thelluar në të gjitha dimensionet e të tërë elementeve të saj. Lyspet, padyshim edhe koha e nevojshme për përgatitjen e nevojshme dhe të gjithanshme të një projekti të miratuar paraprakisht në parim nga organi kompetent, mbi të cilin do të zhvillohen bisedimet. Pala shqiptare gjithashtu nuk duhet të ngutet për të hyrë në negociata pa u rivendosur sërish situata normale që ishte sanksionuar në legjislacionin shqiptar për kufijtë shtetërorë, e cila u dëmtua nga Ligji Nr.9861, datë 24.1.2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”. (Që është restauruar pjesërisht para pak kohe). Nga ana e vet pala shqiptare duhet të mbajë parasysh se gjatë negociatave nuk mund t’iu shmanget dhe nuk mund të tejkalojë asgjë nga përcaktimet, nga argumentet dhe arsyetimet e fiksuara në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

    A ka ngjashmëri midis shitjes që Ahmet Zogu i bëri Shën Naumit dhe Vermoshit dhe paktit detar me Greqinë?

    Kjo që ka ndodhur kësaj here, është më shumë dhe më e rëndë se pazaret e Zogut dhe të dajës së tij, Esat Pashë Toptanit me Pashiçin e Serbisë, respektivisht në vitet 1914-15 dhe në vitet 1924-1925. Nuk duhet harruar se tani jemi një shekull më pas dhe pretendojmë se kemi ndërtuar një shtet demokratik dhe një shtet të së drejtës, të cilët nuk pajtohen me shkelje të tilla kushtetuese, me mungesë transparence dhe me cedim territorial në dobi të një shteti të huaj. Specialistët e fushës thonë se nëpërmjet të ashtuquajturës marrëveshje i kaloheshin Greqisë rreth 354 km katrorë territor shqiptar.

    Çfarë do t’i sugjeronit qeverisë së Edi Ramës në këtë drejtim?

    Si njohës i çështjes, nisur dhe nga përvoja e fituar gjatë drejtimit të delegacionit shqiptar në negociatat gati 10 vjeçare me Italinë, për ndarjen e shelfit kontinental dhe zonës ekonomike ekskluzive midis dy vendeve, do t’iu sugjeroja me shumë modesti, këshilltarëve të Tij që t’i kenë parasysh mendimet e mësipërme si dhe shumë të tjera, që kam prezantuar në një numër të konsiderueshëm artikujsh të botuar në organe të ndryshme të medias së shkruar dhe asaj elektronike. Mbi të gjitha duhet patur parasysh se nuk ka, nuk ekziston një marrëveshje për ndarjen e kufirit detar shqiptaro-grek, i cili nuk është zhvendosur asnjë milimetër. Ka mbetur atje ku e kanë caktuar aktet e Londrës dhe të Firences një shekull më parë. Ajo që quajt e tillë dhe që u pretendua ta kryente këtë rol është shpallur inekzistente nga Gjykata Kushtetuese.

    Prandaj përfundimi i kësaj marrëveshjeje në një klimë të përshtatshme politike duke respektuar parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, do të kontribuonte në qëndrueshmërinë e marrëdhënieve dhe në miqësinë ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve. Aq më tepër që tashmë në Greqi, ashtu sikurse edhe në Shqipëri janë në krye të vendit politikanë me vizione euro-atlantike. Ata duhet të dëshmojnë se dinë dhe duhet të punojnë për marrëdhënie cilësisht të reja të dominuara nga filozofia moderne e ndërtimit të një Evrope të integruar dhe të bashkuar.



    Opinion i trishtuar, por miqësor-Replikë me Krisafin
    Nga Myslim Pasha



    Sa shumë! Sa shumë universitete dhe departamente me emra të epërm, sa fakultete “planetarë”, “europianë”, “mesdhetarë”, sa institute studimore me “gjeo”, sa shumë agjenci kërkimore të hidrokarbureve dhe xeherorëve, sa shumë departamente për të drejtën ndërkombëtare dhe detare, sa shumë agjenci hulumtimi mjedisi për detin dhe valët, për peshqit dhe ngjalat, sa shumë kërkime për lagunat dhe gunat, sa “OJF” me dhëmbë e pa dhëmbë, sa shumë skafe dhe motoskafe, sa shumë turistë dhe kërkues shkrimesh në Grammata, në thellësi ku ka kanë rënë anijet antike dhe nja tre akademi shkencash (edhe të Kosovës, pse jo dhe atë të Tetovës), sa shumë “shkencëtarë” që merren me gjeofizikën e Remote Sensing të radarëve, sa shumë Krisafë (profesori në fjalë është kryetar i Akademisë së Re) me qendër në Universitetin Europian të Tiranës, sa shumë… dhe për lumë.

    Sa shumë dhe për lumë në Shqipërinë e lume! Dhe o zot sa pak, aspak, në firmë të fundit të përkushtimit studimor dhe të përgjegjësisë intelektuale shqiptare për objektivët madhorë, studimorë zhvillimorë të Shqipërisë në këtë dy dhjetëvjeçarë të greminës sonë, ku para syve të “shkencëtarëve” ndahej një det i historisë dhe pasurisë shqiptare dhe ndërkohë polifonia e ngjirur e thënë aty sipër “qesh në vedi” dhe mblidhet skrupull në vetveten e saj të dështuar.

    Dhe o zot sa pak… aspak dinjitet, në sy të këtij shteti, që u kap dhe ende është i kapur, që në hapësirë-kohën e dhimbjes së fatit kombëtar shqiptar ia nxjerrin sytë dhe ia shkëpusin me “shkencë” hapësirat detare siç ndodhi.

    Dhe prof. Krisafi, tani nga poltroni i tij studimor i epërm, zëdhënës dhe zëmarrës, ia merr këngës shqiptare për shtatë palë qejfe për të na thënë për të “ashtuquajturën marrëveshje”, e cila shkaktoi reagimin e rretheve të gjera të specialistëve, gazetarëve, politikanëve dhe njerëzve të thjeshtë…

    Sa e gënjeshtërt është kjo thënie përgjithësuese, kaq trishtueshëm dhe e pavend.

    Krisafi e di se në atë fillim dramatik të ububushëm për diplomacinë dhe krahun studimor shqiptar, nuk mund të kish akt më të turpshëm dhe unik në botë. Nuk u pa në skenë asnjë specialist, asnjë kontribut teknik, me përjashtim të mediumeve që dolën në natyrën e tyre të “isos” ndaj një fakti, por fakti dhe hulumtimi vjen prej agjencive hulumtuese që i ka shteti me shumicë… që mbyllën sytë e mbyllën gojën, lexuan gazetat dhe komentuan pranë filxhanit me kafe si fallxhorë dhe qëndruan spektatore. Dhe kryetari aktual i AKSH ngriti supet “se s’kish lidhje Akademia…”

    Heshtën në kokëulje dhe stepje shtetërore Instituti Gjeografik Ushtarak dhe Instituti i Gjeoshkencave të komanduar nga shteti.

    Opinioni duhet ta dijë se asnjë hartograf, hidrograf, topograf, gjeolog, hidrometerolog, jurist i të drejtës detare dhe ndërkombëtare (përveç profesor Pëllumb Xhufit (historian), profesor Lisen Bashkurtit (diplomat) në emisione televizive) …asnjë e asnjë tjetër për be nuk u bë i gjallë për të dalë në transhenë e dinjitetit studimor. Ndërkaq nuk mund të lihen në harresë dhe i ndjeri Veli Llakaj, po kështu gjeneral Vinçani, të cilët dhanë kontributin e tyre si ushtarakë.

    Ata na paskan qenë të shumtë, siç thotë Krisafi.

    Na duhet të flasim hapur, ndonëse hidhur prej këtij realiteti të gjymtuar, kur lëngu thelbor i përkushtimit studimor dhe kombëtar, ka mbërritur në cipën e tharjes, kur duhet të ishte kryefjalë.

    Dua të sjell më poshtë dhimbjen që kam përjetuar në tre raste kur në vetminë studimore të fushës sime, pata nevojën e konsultimit dhe të mbështetjes dhe për këtë iu drejtova profesorit tim të njohur, Agim Shehu. Në jo më shumë se tre apo katër orë në telefon ia mbërrin telefonata kërcënuese familjare e zërave qeveritarë që donin të përgënjeshtronin atë që profesori kish deklaruar. Kështu ai “u largua apo e larguan…” prej këtij fronti të përbashkët studimor dhe oponencial.

    Të dytit iu drejtova mikut tim, që është aktualisht sekretar i Akademisë së Shkencave, profesor S. Bushatit, duke i thënë se do t’i shkoja në zyrë. Po ai më dha shenjë se nuk kish punë “për atë çështje” në zyrën e tij.

    Të tretit iu drejtova një gjeodeti të njohur, Përparim Likaj, i cili më mbështeti me fjalë urimi, por nuk iu bashkua forumit që doja të krijoja.

    Ato ditë qeveria organizonte lektoriume të turpshme, siç ishte ai në Universitetin Europian të Tiranës, ku Krisafi është profesor, ku iu jepej argumenti madhor njerëzve që u bënë personazhe groteskë të marrëveshjes si Ferit Hoxha, diplomat i lartë në OKB dhe kundëradmiral Gervenit, që u bënë laborantë virusalë antikombëtarë sup më sup me Berishën e sundimit. Gjithçka në harmoni me vijën melodike e këngës së vdekjes në shtetin e kapur të turpit. Dhe sytë e “shkencëtarëve ndrinin …” nga ngazëllimi.

    Ndërkaq më pas u njoha edhe me profesor Krisafin, i cili ishte njeriu që bartte vlera njohëse shumë kompetente të së drejtës ndërkombëtare, kontributi i të cilit në materialin e përgatitur për Gjykatën Kushtetuese ishte themelor.

    E pyeta Krisafin përse vallë më parë se të shkohej në Gjykatën Kushtetuese, ai të dilte në arenën e argumenteve të hapur me qëndrimin e tij profesional, mbasi kështu edhe më mirë dhe do të dukej një front më i gjerë dhe më i besueshëm edhe në planin diplomatik. Por ai ma shprehu hapur se “ishte anëtar në disa borde… dhe ju e dini se… ç’ndodh në to…”, përfundoi profesori, i cili sot në mëngjes doli se paska pasur kaq shumë specialistë e shkencëtarë … të harruar.

    Pata rastin që të njihesha me dy juristë politikanë të rinj, Saimir Tahiri e Damjan Gjiknuri, të cilët para ca ditësh i pashë që të ishin në radhuan e bukur të qeverisë së re. Një predispozitë e lartë vlerësuese për këtë brez të ri, të cilët në jo më shumë se dy tre ditë dendësuese në grumbullimin dhe analizën e të dhënave me një përkushtim, lodhje dhe stres real, punëpaprerë, të pagjumë dhe të thellë, që të dy, bënë në GJK një nga mbrojtjet më të bukura dhe dinjitoze, të cilat do të shënohen në historinë e të drejtës ndërkombëtare dhe atë detare, por edhe në kontributin e tyre të paharruar.

    Më pas, asnjë nga institucionet apo “shkencëtarët” që gjasme janë me shumicë nuk ka marrë pjesë në debat, asnjë workshop apo lektorium i organizuar, me përjashtim të një referati të mbajtur nga profesor Krisafi në “show-n” themelues të Akademisë së Re të Shkencave, ku profesori tha po të njëjtën frazë “lapidare”: “Pazaret e Zogut dhe të dajës së tij, Esat Pashë Toptanit me Pashiçin e Serbisë… Vermoshi e Shën Naumi …etj”, që s’janë studim dreqi e mori; e po kështu edhe citimet që po sjell nga artikujt e profesor Krisafit nuk janë aspak profesionale e të vërteta :

    “Kurse sipas Protokollit të Firences së vitit 1925, në hapësirën detare që shtrihet nga piramida 79/III, kufiri detar ndjek perpendikularen që fillon prej saj dhe vazhdon në zonën e kanalit të Korfuzit në vijën e mesit midis dy brigjeve. Sikurse Shqipëria ka pranuar në heshtje gjerësinë e ujërave territoriale greke në masën e 6 miljeve, ashtu edhe Greqia, në të njëjtën mënyrë ka pranuar gjerësinë prej 12 miljesh detare të shpallur nga shteti shqiptar dhe përcaktimin e vijës së kufirit detar në zonën e Kanalit të Korfuzit tek mesi i tij”. (shiko:http://www..revistadrini.com/?p=29506 )

    Po kështu skandaloz është edhe citimi i mëposhtëm se “kufiri ka mbetur atje ku ishte deri para 27 prillit 2009 dhe nuk është zhvendosur as një milimetër, kurse territorit shqiptar nuk i është hequr asnjë milimetër kub tokë, ujë apo ajër. Ai duhet të shqyrtohet e të përshtatet me realitetet bashkëkohore dhe me parimet dhe normat e së drejtës aktuale të detit”. (shiko: http://www.gazetatema.net/web/2012/11/1).

    Autori i këtij shkrimi i ka dhuruar Krisafit një libër voluminoz studimor “Deti që nuk falet…” (Botimet MAX, 300 faqe), i cili u botua para tre vjetësh, duke kujtuar se për studime të ndërsjella kemi nevojë të diskutojmë së bashku, jo që të thurim ditirambe dikujt… por në radhë të parë të promovojmë studimet. Mirëpo heshtja, me sa duket, është pjesë e rrënimit që kanë agjencitë studimore të këtushme dhe narcizizmi i tyre foshnjor.

    “Kur do të hedhësh gurin, mate se ku deri të arrin…”.

    Guri që hodhi në këtë intervistë Prof Krisafi, nuk e arrin atje ku na duhet që të zhdrivillojmë se ç’po ndodh me këtë shtet të kapur, që edhe shkencën e ka po kësilloj “të kapur”, ku “shkencëtarët” (e fushës për të cilën bëjmë fjalë) s’kanë se me kë të lozin dhe hahen me vetveten e Shyqyrzotit. Amen!

    *Profesor në Universitetin Politeknik




    Replikë e detyruar ndaj një “Opinioni të trishtuar, por miqësor” të kolonelit në lirim, Myslym Pashaj

    Nga Ksenofon Krisafi*


    Lexova replikën e kolonelit në lirim, Myslym Pashaj me titull “Opinion i trishtuar, por miqësor”, ndaj intervistës sime të botuar pardje në gazetën Dita. Duke u përpjekur përmes fjalorit të tij folklorizues, me inflacion termash pa kontekst logjik, me “ububura, laguna e guna, objektiva madhorë, studimorë, zhvillimorë, departamente, universitete, fakultete planetarë, europianë, mesdhetarë etj, arrita të kuptoja se topografit Pashaj na i kishte mbetur hatri se kisha hyrë në parcelën e privatizuar prej tij, në çështjen e njohur me emrin pakti detar me Greqinë. E kishte prekur pohimi im që pakti detar u hodh poshtë si rezultat i reagimit të një grupi specialistësh, gazetarësh, njerëzish të thjeshtë dhe politikanësh. Qejfmbetjen e thotë shkoqur, kur shkruan: “Sa e gënjeshtërt është kjo thënie përgjithësuese, kaq trishtueshëm dhe e pavend. Krisafi e di se në atë fillim dramatik të ububushëm për diplomacinë dhe krahun studimor shqiptar, nuk mund të kish akt më të turpshëm dhe unik në botë. Nuk u pa në skenë asnjë specialist, asnjë kontribut teknik”.

    Zoti kolonel në lirim, duket qartë se gjithë shqetësimi juaj ka të bëjë me faktin se ti kërkon që gjithçka që u bë për hedhjen poshtë të marrëveshjes detare me Greqinë, të mbetet ekskluziviteti yt, si kopshti në shtëpinë e Kremenarit. Eshtë fakt se ti ke meritat e tua të padiskutueshme në debatin publik për sensibilizimin e opinionit, për mbrojtjen e çështjes së kufirit detar me Greqinë, të cilat nuk t’i ka mohuar askush, unë aq më tepër. Por ti nuk ke të drejtë që atë çështje madhore ta monopolizosh, ta privatizosh dhe ta mbash për vete, duke vënë në dyshim dhe duke mohuar kontributet e të tjerëve që bënë aq sa mundën dhe ashtu siç ditën. Ju nuk duhet që, jashtë kufijve të arsyes, të hidhni poshtë, madje me ilaritet mediatik, kontributin e atyre njerëzve, që çmuan se e rëndësishme ishte mbrojtja e kësaj çështjeje madhore kombëtare duke vepruar në kohën dhe në vendin e duhur.

    Përmendni në mënyrë selektive emrin e kolegut dhe mikut tim Pëllumb Xhufi, përmendni emrat e Armand Vinçanit, Veli Llakajt, Lisen Bashkurtit. Por këtyre ju duhen shtuar edhe emrat e prof. Arben Putos, të Agron Alibalit, Viola Trebickës, pa dyshim të kolegëve të rinj dhe të talentuar, Saimir Tahirit e Damian Gjiknurit, të politikanëve Sabit Brokaj, Erjon Braçe, Erjon Veliaj, Kreshnik Spahiu, Pajtim Bello, të ish- ushtarakëve Besnik Bakiut, Vladimir Beja dhe Qazim Lilaj, analistëve Fatos Lubonja, Aleksandër Çipa dhe Adri Nurellari, si dhe të dhjetëra të tjerëve, që iu bashkuan një fronti të gjerë njerëzish të ndershëm për të mos lejuar copëtimin e atdheut.

    Dalja në dritë e të vërtetës rreth paktit detar realisht nisi me një alarm të lëshuar nga gazetarët Anila Basha dhe Tedi Blushi, të cilët me preokupim të sinqertë investiguan me profesionalizëm të spikatur zbuluan të vërtetën përvëluese dhe e bënë publike në Gazetën Shqiptare, të nesërmen e nënshkrimit të marrëveshjes, më 28 prill 2009. Në këtë fushatë të paparë mediatike krahas tyre u angazhuan jo pak gazetarë të tjerë, djem e vajza të rinj, të talentuar dhe atdhetarë,të cilët gjatë një periudhe dy tre-vjeçare, shkruajtën mijëra faqe në mbrojtje të interesave kombëtare, kontribut që nuk mund t’ua mohojë dhe as t’ua përvetësojë askush dhe për të cilin meritojnë homazhe pa fund.

    Ti, zoti kolonel në lirim, përtej kornizave të etikës dhe racionalitetit të komunikimit publik, përpiqesh të sajosh të paqena e të pavërteta, rreth qëndrimit dhe punës sime në kohën e shqyrtimit të marrëveshjes në fjalë në panelin e Gjykatës Kushtetuese dhe më parë.

    Duket qartë se ne qëndrojmë në dy antipode. Ti kërkon të imponosh protagonizmin tënd në vlera artificialisht të shtuara apo të fryra, të lidhura edhe me ambiciet e tua politike, duke ju kundërvënë, injoruar dhe denigruar kontributet e të tjerëve. Unë, ndryshe nga ti, e ve veten në një radhë me ekipin që kontribuuam juridikisht dhe politikisht me përkushtim, përgjegjshmëri, atdhetari, energji dhe punë të jashtëzakonshme, në ato ditë e net të fundvitit 2009, që Gjykata Kushtetuese të merrte atë vendim historik.

    Ky është pretendimi im modest dhe aspak roli i protagonistit, të cilin, me sa po shoh sot, e rivendikon tërësisht ti, dhe kësaj here, pa të drejtë.

    Për dijeninë tënde, kam qenë i angazhuar në mbrojtje të interesave kombëtare që në ditët e para kur çështja e paktit detar u shfaq në publik. Marrëveshja u nënshkrua në fund të prillit 2009. Në ditët e para të majit i kërkova takim z. Bamir Topi, z. Sali Berisha dhe z. Edi Rama. U takova vetëm me këtë të fundit dhe pak minuta në një pritje me ish- presidentin Topi.

    Në një nga të përditshmet e asaj kohe thuhej shprehimisht: “Në mesin e muajit maj të vitit 2009 filloi të fashitej problemi i vijës kufitare detare për shkak të fushatës së egër zgjedhore. Pas denoncimeve të bëra nga mediat, në debat u përfshinë Pëllumb Xhufi, Ksenofon Krisafi, Arben Puto e shumë të tjerë, dhe në krye të kundërshtarëve të zellshëm, koloneli në lirim, Myslym Pashaj”.

    Edhe pse lista është e paplotë, ajo të përfshin edhe ty.

    Për angazhimin tim, në të ashtuquajturin “opinion të trishtuar” thua: “Ndërkaq më pas u njoha edhe me profesor Krisafin, i cili ishte njeriu që bartte vlera njohëse shumë kompetente të së drejtës ndërkombëtare, kontributi i të cilit në materialin e përgatitur për Gjykatën Kushtetuese ishte themelor”.

    Po të kujtoj se vlerësime të tilla, akoma edhe më superlative, m’i ke bërë që në dhjetorin e vitit 2009, në e-mailin me titullin Ra ky ratifikim dhe u pamë, që ma ke dërguar më 16 dhjetor 2009 në orën 1:22:52 PM.

    Aty thua: “I dashur Ksenofon, Ra ky Ratifikim dhe u pamë! Të uroj shumë. Konsiderata për këtë njohje të vonët, por në kohë të duhur, në këtë Shqipëri të çuditshme në të cilën jetojmë. Përkushtimi jot në çështjen e Detit dhe mbrojtjen e saj në Kushtetuese e dha një rezultat pa marrë parasysh se ç’vendim do të merret. Djemtë ishin “zhivë” se “zhivë” ishin dituritë dhe përvoja jote… Me respekt të epërm, Pasha”.

    Siç të kujtohet, e-maili ka të bëjë me zhvillimin e seancës në Gjykatën Kushtetuese, ku “djemtë”, që ishin Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri, përballuan me sukses të admirueshëm mbrojtjen juridiko-kushtetuese dhe juridiko-ndërkombëtare të çështjes tepër delikate e të vështirë, duke shpalosur aftësitë e tyre profesionale dhe duke u mbështetur në një material voluminoz të përgatitur nga grupi i punës i përbërë nga specialistët më të mirë të vendit, brenda e jashtë Shqipërisë, përfshirë edhe në të dy.

    Në intervistën, e cila të paska prekur aq shumë dhe që u bë shkaku i reagimit tënd nervoz, unë thosha në vija të përgjithshme se marrëveshja e nënshkruar më 27 prill 2009, u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese dhe për rrjedhojë është inekzistente. Prandaj, fatmirësisht vija e kufirit shtetëror shqiptaro-grek nuk është zhvendosur asnjë milimetër, ndryshe nga sa parashikonte e ashtuquajtura marrëveshje që e sillte 900 m nga bregu i Sarandës dhe që i cedonte Greqisë 354.4 km katror territor. Thosha se kërkesa e palës greke për ripërtëritjen e marrëveshjes dhe hedhjen poshtë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndarjen e shelfit kontinental dhe zonës ekonomike ekskluzive midis dy shteteve në detin Jon është ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit sovran dhe e papranueshme. Përsërisja se zgjidhja më e përshtatshme është rinegocimi i çështjes, duke respektuar rigorozisht parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe legjislacionet kushtetuese të të dy vendeve. Trajtoheshin edhe çështje të tjera, por këto përbënin thelbin e intervistës. A mund të thuash se cili është mendimi yt konkret për to? Ose më qartë, cili është kuptimi i “Opinionit tënd të trishtuar”?

    Zoti kolonel në lirim, duke iu referuar pjesës së dytë të titullit të replikës tënde, miqësisht mendoj se nuk kanë kaq shumë rëndësi gjërat me të cilat merresh më kot. Rëndësi ka që ne, një grup shkencëtarësh, specialistësh, gazetarësh dhe politikanësh, i shpëtuam Shqipërisë 354.4 km katror territor. Përsa të përket ty, me që e paske kaq shumë merak, ndoshta dikush mund t’i propozojë Presidentit të Republikës dhënien e ndonjë dekorate a medaljeje.

    Sa për punimet e mia, për të cilat me një fjalor të padenjë thua se “s’janë studim, dreqi e mori; e po kështu edhe citimet që po sjell nga artikujt e profesor Krisafit nuk janë aspak profesionale e të vërteta: “Kurse sipas Protokollit të Firences së vitit 1925, në hapësirën detare që shtrihet nga piramida 79/III, kufiri detar ndjek perpendikularen që fillon prej saj dhe vazhdon në zonën e kanalit të Korfuzit në vijën e mesit midis dy brigjeve. Sikurse Shqipëria ka pranuar në heshtje gjerësinë e ujërave territoriale greke në masën e 6 miljeve, ashtu edhe Greqia, në të njëjtën mënyrë ka pranuar gjerësinë prej 12 miljesh detare të shpallur nga shteti shqiptar dhe përcaktimin e vijës së kufirit detar në zonën e Kanalit të Korfuzit tek mesi i tij”, po të bëj me dije që pjesa e parë e citimit është marrë nga “Accord de Londres, 1913, Frontiere Greco-Albanaise, Protocole de Delimitation avec 5 Annexes, Florence, 1925, Commission Internationale de Delimitation des Frontieres de l’Albanie, Annexe III, Description generale de la ligne – frontiere”, p.13.

    Pak më poshtë me të njëjtën mënyrë dhe gjuhë të padenjë shfryn sërish pa asnjë shkak duke thënë: “Po kështu skandaloz është edhe citimi i mëposhtëm se “kufiri ka mbetur atje ku ishte deri para 27 prillit 2009 dhe nuk është zhvendosur as një milimetër, kurse territorit shqiptar nuk i është hequr asnjë milimetër kub tokë, ujë apo ajër. Ai duhet të shqyrtohet e të përshtatet me realitetet bashkëkohore dhe me parimet dhe normat e së drejtës aktuale të detit”.

    S’më intereson hiç se çfarë mendon një topograf si puna jote, se këto janë çështje që i kuptojnë dhe i shpjegojnë juristët. Dhe meqë nuk e di, mësoje se një marrëveshje që nuk ka hyrë në fuqi, që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e një vendi dhe që nuk është ratifikuar, nuk prodhon asnjë pasojë. Prandaj përsëris se vija e kufirit nuk ka lëvizur as një të miliontën e milimetrit. Ky është një fakt që nuk mohohet.

    Në rrëzimin e marrëveshjes detare me Greqinë nga Gjykata Kushtetuese kanë dhënë kontribute jo vetëm specialistë e personaliteteve nga fusha të ndryshme, por edhe jo pak nëpunës të përkushtuar të shtetit shqiptar, pa përjashtuar edhe shërbimet miqësore të aleatëve tanë të jashtëm. Ajo nuk është dhe nuk mund të jetë meritë e një njeriu të vetëm. Siç e dini, tashmë kjo çështje mund të hyjë në procesin e rinegocimit. Për të mos përsëritur gabimet e mëparshme vetëm kritikët dhe qëndrimet kritike nuk shërbejnë, duhen specialistë të spikatur dhe të përkushtuar.

    Dhe së fundi, si ta mbyll këtë replikë të detyruar për “Opinionin tënd të trishtuar, por miqësor”?! Me fjalët me të cilat më je drejtuar më 16 dhjetor 2009, “Me respekt të epërm”?! Jo, me zhgënjim dhe keqardhje të thellë.

    *Pedagog i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Evropian të Tiranës

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: Venizelos: Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë nuk pret

    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    Maqo e nenshkroi por nuk u Ratifikua, dhe u zhvlerësua nga KUSHTETUESJA, pra me pak fjalë NUK EKZISTON SI ÇËSHTJE,por Grekët do tia gjejnë anën dhe do ta sjellin sërish në skenë, ka kaq shumë grekofilë në Shqipëri sa që besoj se do tia arrijë qëllimit
    Kermill me pelqejne komentet e tua te sinqerta qe jep here pas here, me te vertet Shqiperia eshte demtuar shume nga politika e meparshme por rreziku si gjithnje mbetet te grekofilet ose me sakte te grekofilia ne politiken Shqiptare ku pa dyshim ne kete mes perfiton vetem Greqia, natyrisht ne dem te Shqiperise.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Venizelos: Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë nuk pret

    duhet te firmoset mareveshja qe u be ne kohen e berishes.
    edi rama nuk del dot mbi dr berishen.
    te firmoset dhe ti kerkohet falje partise demokratike. Partia socialiste eshte pergjegjse per humbje kohe dhe per mashtrimin e shqiptareve.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2013
    Postime
    77

    Për: Venizelos: Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë nuk pret

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    duhet te firmoset mareveshja qe u be ne kohen e berishes.
    edi rama nuk del dot mbi dr berishen.
    te firmoset dhe ti kerkohet falje partise demokratike. Partia socialiste eshte pergjegjse per humbje kohe dhe per mashtrimin e shqiptareve.
    bravo ziti. diskutimet mbaruan

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Venizelos: Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë nuk pret

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    duhet te firmoset mareveshja qe u be ne kohen e berishes.
    edi rama nuk del dot mbi dr berishen.
    te firmoset dhe ti kerkohet falje partise demokratike. Partia socialiste eshte pergjegjse per humbje kohe dhe per mashtrimin e shqiptareve.
    S'ka marreveshje te kohes se Berishes...
    Marrevshjet e pavlefshme jane te barabarta me zero.

    Aktualisht vlen kjo qe shkruan Ksenofon Krisafi:
    "...Mbi të gjitha duhet patur parasysh se nuk ka, nuk ekziston një marrëveshje për ndarjen e kufirit detar shqiptaro-grek, i cili nuk është zhvendosur asnjë milimetër. Ka mbetur atje ku e kanë caktuar aktet e Londrës dhe të Firences një shekull më parë. Ajo që quajt e tillë dhe që u pretendua ta kryente këtë rol është shpallur inekzistente nga Gjykata Kushtetuese."

    Ti nuk mund te pretendosh se je i martuar me gruan X, nese ajo p.sh. para altarit t'thote jo.

  14. #14
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Venizelos: Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë nuk pret

    Politikani i grevave te urise e djegjeve te gomave tani duhet te tregoje se ti me te vertete te beje politike. U zgjodh se fajin e paskerka pasur Saliu. Populli do zgjidhje tani dhe jo justifikime se keshtu apo ashtu ka bere Saliu ne te kaluaren. Ne kete rast, per c'fare na duhet Edi Rama?

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Venizelos: Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë nuk pret

    Citim Postuar më parë nga Doni-88 Lexo Postimin
    Kermill me pelqejne komentet e tua te sinqerta qe jep here pas here, me te vertet Shqiperia eshte demtuar shume nga politika e meparshme por rreziku si gjithnje mbetet te grekofilet ose me sakte te grekofilia ne politiken Shqiptare ku pa dyshim ne kete mes perfiton vetem Greqia, natyrisht ne dem te Shqiperise.
    Doni, problemi ynë është se këta Gomerët që duan të quhen Politikanë, nuk dinë as normat më elementare të Politikës dhe diplomacisë, Një Politikan dhe Dipllomat i zgjuar nuk do të Firmoste KURRË DIÇKA QË ËSHTË NË DËM TË TIJ,nqs se pozicioni i tij është më i vështirë se ai i bashkëbiseduesit të tij, dhe këtu hyn Dipllomacia e cila në raste të tilla duhet të jetë e Aftë të FITOJË SA MË SHUMË KOHË TË MUNDET në mënyrë që kur të vijë momenti për të firmosur një marrëveshje të Rëndësishme siç është kjo të dyja palët të jenë në të njëjtin nivel,dhe jo siç bënë këta AMATORËT TANË QË U GJENDEN FARE TË PA PREGATITUR NË MOMENTIN E FIRMOSJES, dhe megjithëate këta LANXHOT QË DUAN TË QUHEN POLITIKANË NUK MENDUAN ASPAK TA SHTYJNË FIRMOSJEN E MARRËVESHJES QË TË MUND TË PREGATITESHIN SIÇ DUHET NË TË TILLA RASTE.
    PRA NE S'KEMI AS POLITIKË AS DIPLLOMACI POR KEMI NJË TUFË INJORANTËSH TË PASHKOLLË QË MUNDOHEN TË MBUSHIN XHEPAT ME PARA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •