Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 86
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ndryshimet ne strukturen e qeverise duke futur tre ministra pa portofol, deshmon paaftesine e Rames per te udhehequr qeverine dhe mazhorancen. Nuk jam i zoti te shtyj axhenden e qeverise ne parlament? Emeroj Ilirjan Celibashin qe ta beje kete per mua. Nuk jam i zoti te merrem me problemet e pushtetit vendor, emeron Bledi Cucin. Nuk kam eksperience ne qeverisje, marr Niko Peleshin, kryetarin e bashkise Korce qe te jete zv. im.

    Gjeja tjeter qe bie ne sy, me perjashtim te Shkelqim Canit, gjithe te tjeret jane njerez pa eksperience ne qeverisjen e vendit. Por edhe Shkelqim Cani nuk e ndihmon dot Ramen pasi Rama flet edhe per gjera qe nuk i kupton apo i di mbi ekonomine e vendit. Rasti me konkret, komentet per "auditing nderkombetar" dhe INSTAT javen e kaluar.

    Te gjithe zagaret e Rames ne opozite, ku "poster child" eshte Tahiri, u shperblyen me poste. Qeverise i mungon vetem kryezagari, Taulant Balla. Nuk qeveriset dot vendi me njerez qe dine vetem te lehin e bejne gam-gam per ti bere qejfin kryetarit. Duhen njerez me integritet, eksperience ne qeverisje dhe profesionalizem. Por nuk mund te presesh nga nje njeri si Rama qe te zgjedhi njerez te tille.

    Albo
    Juve ne fakt ju duket cudi qe Rama e ndan pushtetin dhe detyrat sic duhen sepse jeni mesuar qe kryetari i partise eshte kryeminister, kryetar parlamenti, kryeprokuror, president, etj etj. Ju duket habi qe sistemi juaj totalitar modern do te shperbehet dhe do te ndertohet me model Europian.

    Ne te gjithe Europen ka ministra shteti te ngjashem me ata qe do te jene ne Shqiperi, mjafton ti hedhesh nje sy perberjes qeveritare Angleze, meqe dhe keshillimi I Rames do te vije nga stafi Tony Blair!

    Gjithesesi ju vazhdoni te lehni, karvani do te ece perpara!

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Që Ekipi i Rilindjes të mos drejtojë me një politikë Rokamboleske

    Realizimi i një ekipi drejtues egzekutiv i së majtës fituese është një fitore e madhe që tregon se më në fund nocioni i kompromisit dhe i logjikës politike (në se mund ta përdorim këtë nocion), dhe jo kompromiset klienteliste apo dallaveret politike, do të jetë nocioni i politikës shqiptare në të ardhmen.
    Marëveshjet politike dhe aktorët politikë si ministra të ardhshëm janë duke krijuar shpresa të reja popullit shqiptar se dicka do të bëhet ndryshe në Shqipëri, duke menduar gjithmonë efektet negative në shoqërinë shqiptare si ato të korrupsionit, militantizmit partiak, papunësisë dhe emigrimit masiv.
    Asnjë qeveri e pas viteve `90 nuk ka përmë ndur se përse nuk shkojnë punët mirë në Shqipëri, dhe se përse efektet negative të mësipërme nuk janë eliminuar, por vetëm janë theksuar.
    Kjo ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë: mospasja e vullnetit të mirë për të drejtuar sic duhet shtetin shqiptar, por ashtu dhe për shkak të vendosjes në plan të parë të idesë justifikuese se.. duhet krijuar klasa e pasur në fillim … për të ndërtuar kapitalizmin.
    Krijimi i klasës së pasur, i ka shkaktuar Shqipërisë jo pak andralla dhe trazira, dhe kjo
    përkufizohet duke patur parasysh thënien e famshme të Berluskonit.
    Kur e pyetën Berluskonin se si u bë kaq i pasur ai tha: …Mos më pyesni vetë m se si i fitova 100.000 eurot e para (pra se si veprova pë r tu bë rë i pasur në fillim), për të tjerat po….
    Argumentat dhe shpresat për një qeverisje europiane janë rigjallëruar përsëri duke patur parasysh të kaluarën rokamboleske të politikës shqiptare e cila si për inat të shqiptarëve dhe të votuesve të tyre, mund të zerë vëndin parë për keq-qeverisje dhe mashtrim të popullit, sepse pë r rreth 19 vjet e la Shqipërinë pa kryer dy detyrat kryesore të shtëpisë të lëna nga BE: rregjistrimin real të popullatës dhe të pronës; pra deri në 2011 Shqipëria egzistonte pa inventar populli dhe prone. Deri në 2007 Shqipëria kishte problem dritat, ujin, dhe rrugët, punësimin
    (i cili vazhdon edhe sot).
    Deri në ditët që po flasim, nga Shqipëria janë larguar 1.4 milionë njerëz (përfshihen edhe ata që kanë lindur gjatë këtyre viteve pas `90), pra një emigrim i paparë në ndonjë nga vëndet e tjera të Europës lindore dhe qëndrore gjë që tegon jo vetëm ashpërsinë e diktaturës por edhe keq manaxhimin e pa-parë të resurseve të vëndit dhe keq-drejtimin e paparë në egzekutiv; qëndror dhe lokal, duke e bërë Shqipë rinë një nga vëndet me të keq-përfolura të të ashtuquajturit ish-kampi socialist, keq-drejtim dhe keq-manaxhim i cili shkaktoi jë korrupsion të papare i cili zorr se do të korrigjohet edhe për shumë vite.
    Krijimi i kësaj `klase të pasur` për të zhvilluar kapitalizmin dhe ekonominë kapitaliste duke përdorur keq-qeverisjen dhe keqmanaxhimin shtetëror, shkaktoi gjithashtu shpërbërjen e strukturave shtetërore për shkak se në drejtimin e tyre nuk u përdor (nuk u përdor me qëllim) teknokracia, meritokracia, dhe hierarkia përkatëse e bazuar në ligj, por militantizmi partiak. Praktikisht Shqipërinë e kanë drejtuar deri tani pseudo-intelektualët e krijuar shpejt e shpejt ashtu si ata në kohë n e Enver Hoxhës, dhe individë nga ish-klasa puntore dhe ish-fshatarësia koperativiste, duke shkaktuar një anarki të paparë ekonomiko-sociale.
    Vetë m 4 - 5 vitet e fundit, u arritën disa standarte të cilat na kërkoi BE, por ka shumë standarte të parealizuara të cilat shpresojmë që t`i realizojë sa më parë maxhoranca fituese nëpërmjet qeverisë në pritje.
    Shumë kush mund të përmëndë faktin e njohur se, politika shqiptare ka shkatuar instabilitet ekonomik, social, politik, si p.sh., në `92, 97-98`, 2007, 2011; dhe në përgjithësi gjithmonë para dhe pas zgjedhjeve.
    Këto lëkundje politiko-ekonomike që kanë shkaktuar edhe anarki sociale, janë pikërisht nga pasojat e zbatimit fshehurazi të politikës së R.Alisë për të.. mos u a lënë pushtetin të tjerëve por vetëm anëtarëve të PPSH.
    Kjo vërtetohet edhe nga mos zbatimi i dy rekomandimeve: një të BB që në 1993 nga Camdesy i cili e këshilloj qeverinë shqiptarë të mos krijonte probleme të reja me pronat, por të zgjidhte ato të vjetrat dhe të ecnin përpara. Kjo nuk realizua; dhe i dyti, rekomandimi për të bërë ligjin e lustracionit, ligj i cili nuk u bë kurrë as sot e kësaj dite , sepse po të ishte bërë, shumë nga këta politikanë dhe deputetë që janë në këmbë dhe sot e kësaj ditë nuk do të ishin zgjedhur dhe as emëruar në detyra të rëndë sishme, detyra të cilat i realizuan shumë keq dhe për të cilat mbajnë përgjegjësi të rëndë sepse kanë vonuar tranzicionin për shumë vite, kanë keq-shpërndarë pasurinë e popullit në mënyrë nga më të këqiat e mundshme; sidoqoftë dihet që pasura e vëndit tonë ajo e `popullit`, mund të llogaritej nga 20-25 miliardë dollarë (dollarë të vitëve `92-`98), pasuri e cila nuk u shpërnda ashtu si duhej (sepse u tha që do të niseshim nga i njëjti start të gjithë , dhe se do të shpërndaheshin lerat me vlerë ose aksione sipas ndërmarrjeve) por u pë rvehtë sua dhe u largua nga vë ndi- duke zbatuar më së miri `porositë e PPSH` për mos lënien e pushtetit në duart e humbësve.
    Megjithë se politikat e zbatuara nga politikanët tanë hipokritë ishin aq të këqija sa shkaktuan konflikte sociale disa here.
    BE dhe SHBA, duke patur politika më afat-gjata dhe shumë të kujdesëshme për Shqipërinë, u kujdes brënda kuadrit ligjor ndërkombëtar të ndihmojë Shqipërinë, aq sa sot, rotacioni i pushtetit u bë paqësor dhe pa probleme serioze.
    E gjithë kjo periudhë i ngjan luftës së Rokambolës kundër armiqve imagjinarë, dhe politika e aplikuar në përgjithësi ka qënë rokamboleske, sepse po ta shohësh me kujdes, na del se Rokambola (personazh aventurier sipas autorit francez Pierre Alexis Ponson du Terrail), përfaqë sohet më së miri nga politikanët tanë të këtyre viteve, dhe më saktë nga ata 173 individë `të shquar` të viteve `90 që mblodhi Ramiz Alia në takimin e gushtit `90 për tu treguar gjëndjen dhe për tu lënë pushtetin.
    Rokambolat tona politikanë që duhet të simbolizonin personazhin pozitiv, u a kaluan Rokambolave të autorit francez sepse u treguan hipokritë `të përsosur`, duke gënjyer poshtërsisht BE dhe SHBA, por edhe popullin.
    `Njeriu i ri` i krijuar nga PPSH, na paskërkish qënë një nga njerëzit më të liq, intrigantë , hipokritë, i cili i a arriti të mbijetojë gjithë këto vite duke mashtruar, por se në vëndet e tjera të lindjes, dhe aq më pak në Europën perëndimore, këta Rokambola, do të ishin dë nuar një lloj si Berluskoni.
    Trashëgimia malinje që kanë lënë kë ta politikanë , ka ndikuar thellësisht në politikanët e rinj dhe ka deformuar shoqërinë shqiptare deri në anomalitet, dhe me sa duket përpara qeverisë së re Rilindase, në se do të paraqitet ashtu si e thotë ajo , do të ketë shumë punë .
    Sidoqoftë vetëm një rrugë ka: integrimi sa më parë në BE; integrim që të shpëtojmë nga shkelja e ligjit, integrim që të shpëtojmë ng papunësia, integrim që të shpëtojmë nga korrupsioni galopant, integrim që të shpëtojmë nga drejtuesit amatorë, militantët dhe intrigantët, integrim që të shohim të ardhmen në sy, integrim që brezat e ardhshëm ta ndjejnë vehten europianë dhe të mos grinden e zihen me fqinjët ashtu sic u grindem dhe u zunë të parët tanë , integrim që të shpëtojme vëndin nga shitja e sigurtë , integrim që të shpëtojmë vendin nga plehrat, spiunët dhe sigurimsat në drejtim.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Juve ne fakt ju duket cudi qe Rama e ndan pushtetin dhe detyrat sic duhen sepse jeni mesuar qe kryetari i partise eshte kryeminister, kryetar parlamenti, kryeprokuror, president, etj etj. Ju duket habi qe sistemi juaj totalitar modern do te shperbehet dhe do te ndertohet me model Europian.

    Ne te gjithe Europen ka ministra shteti te ngjashem me ata qe do te jene ne Shqiperi, mjafton ti hedhesh nje sy perberjes qeveritare Angleze, meqe dhe keshillimi I Rames do te vije nga stafi Tony Blair!

    Gjithesesi ju vazhdoni te lehni, karvani do te ece perpara!
    Kot sa merresh o xinxerfilli , keta kete pune kane . Propaganden edhe baltosjen . Te shkosh majtas do thone djathtas , te shkosh djathtas do thone majtas .....

    Keta edhe koncepte bazike , qe per cdo qenje njerezore me 2 qelliza na tru funksjonale jan mese normale edhe absolute , keta do ti kthejne ne dicka negative .

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Juve ne fakt ju duket cudi qe Rama e ndan pushtetin dhe detyrat sic duhen sepse jeni mesuar qe kryetari i partise eshte kryeminister, kryetar parlamenti, kryeprokuror, president, etj etj. Ju duket habi qe sistemi juaj totalitar modern do te shperbehet dhe do te ndertohet me model Europian.

    Ne te gjithe Europen ka ministra shteti te ngjashem me ata qe do te jene ne Shqiperi, mjafton ti hedhesh nje sy perberjes qeveritare Angleze, meqe dhe keshillimi I Rames do te vije nga stafi Tony Blair!

    Gjithesesi ju vazhdoni te lehni, karvani do te ece perpara!
    Kur Kuvendi ti kerkoje interpelance kryeministrit te vendit, kush do veje te beje interpelance ne Kuvend, Edi Rama apo Ilirjan Celibashi? Kur kryetari i bashkise Tirane apo Durres te kete nevoje te komunikoje me kryeministrin e vendit, me ke do te komunikoje, me Ramen apo me burrin e ish-gruas te Rames, Bledi Cucen?

    Kryeministri i vendit eshte politik-beresi numer nje i vendit. Edi Rama e tha me gojen e tij qe "nuk eshte politikan", qe do te thote se nuk di te prodhoje politike. Dhe tani pas shtatorit shqiptaret do te mesojne se ai nuk di as te qeverisi.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-08-2013 më 10:48

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Berisha: "Rama 1", 5 emrat e zhytur ne korrupsion

    Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar kabinetin e propozuar nga kreu i PS-se, Edi Rama per qeverine e majte, si me te korruptuarin ne historine e vendit. Ne nje postim te bere ne rrjetin social Facebook, Kryeministri ndalet ne 5 prej emrave te ministrave te qeverise se PS-se, duke se jane te akuzuar per afera. Berisha flet dhe per kreun e PS, duke e cilesuar si te vetmin Kryeminister ne keto 20 vite ne Europe, qe do te ulet ne postin e kreut te qeverise me pasuri qe kane burim te panjohur. “Te dashur miq, sot (dje) Piktori mblodhi ne zyren e tij kabinetin e vet qeveritar qe eshte dhe ekipi me i korruptuar qe eshte instaluar ndonjehere ne Shqiperi. Vete Piktori, pervec aferave si ish-minister i qeverise Nano dhe kryetar 20% i Bashkise se Tiranes, eshte i vetmi Kryeminister keto 20 vite ne Europe qe ulet ne karrigen e Kryeministrit me nje vile dhe nje pallat 5-katesh me burim financiar te panjohur”,- shprehet Berisha. Ai shton se ne kabinetin qeveritar do te jete Erjon Veliaj, i cili sipas tij ka ndertuar nje vile pa firmosur asnje here ne bordero. Duke komentuar disa prej ministrave duke permendur aferat e tyre, Berisha shprehet se ky eshte ansambli lukunia. “Ministri i Mireqenies Sociale, me mire te themi i mireqenies personale, Erion Veliaj eshte bere i famshem si njeriu qe me parate e Mjaft-it ndertoi nje vile per vete dhe nje vile per Velicen pa firmosur ne jeten e tyre ndonjehere ne bordero. Ai me pas per te zhdukur gjurmet e kesaj afere vodhi vete kompjuterin e financave te Mjaft-it. Keto ishin vetem disa nga aferat e disa prej anetareve te "ansamblit lukunia"! Ketij i thone ndryshim! Perpara drejt Kleptokracise!”,- shprehet Kryeministri, Sali Berisha. Ai komenton dhe emerimin e Shkelqim Canit ne postin e ministrit te Financave, duke u shprehur se eshte njeriu qe vodhi Thesarin e Shtetit. “Ministri i Financave, Cani eshte guvernatori qe pasi vodhi apo bashkevodhi Thesarin e Shtetit dhe pas zhdukjes se tij deklaroi se banka nuk ka patur ne thesar flori”,- tha Berisha. Gjithashtu, ai permendi dhe emerimin minister te Ilir Beqjas, duke u shprehur se i eshte hequr mandati per shkak te abuzimeve me tendera. “Ministrit te Shendetesise, Beqja eshte i vetmi qe iu hoq mandati i deputetit sepse me baxhanakun e Piktorit kishe bere kerdine me tendera ne Bashki. Ai ka falsifikuar mijera e mijera pensione per te cilat po ndiqet”,- shprehet Berisha. Kryeministri ka bere komente dhe per emerimin e Saimir Tahirit si minister i Brendshem, duke u shprehur se anetaret e familjes se tij jane arrestuar per kontrabande ilacesh. “Ministri i Brendshem Tahiri eshte i vetmi deputet me skaf dhe qe iu arrestua i ati ne flagrance per kontrabande ilacesh dhe e ema ndiqet per evazion fiskal ne shumen 80 mije euro”,- shprehet Berisha. Kryeministri permend si shembull te kleptokracise dhe emerimin e Arben Ahmetajt ne postin e ministrit te Ekonomise. “Ministri i Ekonomise, Ahmetaj eshte ne ndjekje per vjedhjen prej 10 milione euro qe i ka bere kompanise Albtelekom me kompanine e tij private Hermes”,- shprehet ne komentin e tij Kryeministri, Sali Berisha.

    Kabineti “Rama”

    “Piktori mblodhi ne zyren e tij kabinetin e vet qeveritar qe eshte dhe ekipi me i korruptuar qe eshte instaluar ndonjehere ne Shqiperi. Vete Piktori, pervec aferave si ish-minister i qeverise Nano dhe kryetar 20% i Bashkise se Tiranes, eshte i vetmi Kryeminister keto 20 vite ne Europe qe ulet ne karrigen e Kryeministrit me nje vile dhe nje pallat 5-katesh me burim financiar te panjohur”,- shprehet Berisha.

    KJ

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Rama takon ministrat e PS: Ngrini strukturat


    Pas publikimit te emrave te kabinetit te koalicionit te majte qe do te marre detyren ne muajin shtator, dje kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka zhvilluar nje takim me anetaret e kabinetit. Paraditen e djeshme, per rreth nje ore ne seline e PS-se, Rama ka diskutuar me ministrat e Partise Socialiste per ngritjen e administrates dhe kabineteve respektive per cdo ministri. Ne takimin e zhvilluar dje nuk kane marre pjese 5 ministrat e Levizjes Socialiste per Integrim, nderkohe qe 14 ministrat e tjere te PS, perfshire dhe zevendeskryeministrin Niko Peleshi kane qene te pranishem ne takimin me kryesocialistin. Zyrtarisht Partia Socialiste nuk ka dhene informacion per temat e bisedes, ndersa mesohet se Rama u ka dhene nje sere keshillash ministrave te tij. Mesohet se Rama eshte fokusuar me shume tek administrata e ardhshme e secilit dikaster qe do te drejtohet nga ministrat e PS, duke kerkuar nga ata qe te fillojne menjehere nga puna per ndertimin e struktures dhe zgjedhjen e eksperteve qe duan ne kabinetet qe do te drejtojne. Burime nga PS ben te ditur se takimi eshte pjese e konsultimeve qe kryeministri i zgjedhur Edi Rama do te zhvilloje me ministrat e kabinetit deri betimin e qeverise. Tema kryesore e takimeve eshte hartimi planeve per koordinimin e strukturave ne qeverisje dhe pergatitja per nisjen e detyrave me berjen e betimit nga ana e qeverise. Pergjate nje muaji, deri ne betimin e qeverise, pritet qe kreu i PS-se te zhvilloje dhe takime te tjera me ministrat e zgjedhur nga radhet e Partise Socialiste. Ndersa pritet dhe mbledhje koordinuese me ministrat e Levizjes Socialiste per Integrim. Dy dite me pare, kur kreu i PS-se beri te ditur emrat e kabinetit, u shpreh se qeveria do te pergatitet qe te nis zbatimin e programeve qe ne diten e pare te punes. “Ne duam qe qysh ne diten e pare te fillojme te qeverisim, jo te njihemi me punen qe kemi perpara”,- u shpreh Rama. Lidhur me takimet koordinuese, Rama te kabinetit, Rama eshte shprehur se ministrat duhet te njihen me punen qe i pret dhe te jane ne avance me ngritjen e kabineteve. “Eshte e udhes qe te gjithe ministrat te marrin detyrat paraprake dhe te njihen me permbajtjen e punes se tyre, te mendojne dhe pastaj te punojne bashkerisht per ato ndarje qe i duhen bere dikastereve ekzistuese”,- eshte shprehur kryesocialisti Edi Rama. Pjese e takimit te djeshem mes Rames dhe ministrave ka qene dhe dhenia e keshillave per sjelljen dhe komunikimin ne publik te anetareve te kabinetit.

    Programi qeverises

    Pas emrave te kabinetit qeverises qe do te marre detyren ne shtator, Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste per Integrim pritet te finalizojne brenda pak diteve dhe programin qeverises per 100 ditet e para te qeverise se re. Konsultimet kane nisur prej kohes mes PS-se dhe LS-se, sic kane deklaruar perfaqesuesit politik te dy partive eshte rene dakord per pjesen me te madhe te pikave qe lidhen me programin. Pritet qe ne ditet ne vijim, anetaret e kabinetit te kene kontakte me te shpeshta per hartimin e planit dhe projekteve qe do te realizohen me marrjen e detyres.

    KJ

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Rama mban 88% të punonjësve, por i “jep” Metës 78% të investimeve

    Ndarja e pushtetit sipas buxhetit dhe administratës, pesha e ministrave sipas funksioneve

    Edhe pse me 80% të peshës në qeveri, për deputetët që ka, PS do të kontrollojë 22% të investimeve

    “Investitori!” Haxhinasto - Do të mbulojë Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës (për LSI), me buxhet gati gjysmë miliard USD, më me peshë në qeveri


    Dy ditë pas prezantimit të qeverisë së re “Rama”, e cila pritet të nisë detyrën në fillim të muajit shtator, mund të themi se detyrat dhe funksionet e ndara mes dy forcave politike, PS dhe LSI, janë tepër interesante.

    Lëvizja Socialiste për Integrim siguroi 16 deputetë në zgjedhjet e qershorit, kurse Partia Socialiste mori 65 mandate, me një peshë në koalicion prej 80 për qind. Pavarësisht kësaj, duket se ministritë e LSI-së do të jenë “përcaktuese” në ecurinë e investimeve publike.

    Me pesë ministritë që ka në qeveri, bazuar mbi të dhënat e buxhetit të shtetit për vitin 2013, partia e Ilir Metës kontrollon rreth 78 për qind të investimeve publike. Nëse do të merrnim parasysh buxhetin e këtij viti, me vlerë 70 miliardë lekë, afro 47.4 miliardë lekë, ose 68 për qind e totalit do të kontrollohet nga Ministritë e Transportit, Infrastrukturës, Bujqësisë, Ujërave, Mjedisit, Drejtësisë dhe Integrimit. Në fakt, pesha kryesore e investimeve bie në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, e cila ka në varësi investimet në rrugë dhe do të drejtohet nga Edmond Haxhinasto. Ky ishte anëtar i kabinetit “Berisha” në mandatin e dytë, duke mbajtur poste kryesore, atë të zv/kryeministrit, ministrit të Jashtëm dhe më pas, atë të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Për Haxhinaston, sfidat janë të mëdha, pasi do të menaxhojë një buxhet me peshë, ku zakonisht prek gjysmë miliard dollarë në vit, dhe ku 90 për qind e fondeve prokurohen.

    Post të rëndësishëm, jo vetëm për nga funksioni, por edhe nga menaxhimi i fondeve është ai i Drejtësisë, me 2.4 miliardë lekë investime (kryesisht, buxhet), por do të ketë edhe sektorë të tjerë dhe do të drejtohet nga Nasip Naço, edhe ky, pjesë i kabinetit “Berisha”, me postin e ministrit të Ekonomisë dhe Tregtisë. Po ashtu, është edhe Ministria e Bujqësisë, me afro 3 miliardë lekë investime, e cila do të drejtohet nga Edmond Panariti.

    Pra, nga totali i investimeve publike, që do të menaxhohen nga ministritë, të ndara mes PS dhe LSI, forca politike e Ramës do të “kontrollojë” rreth 22 për qind të prokurimeve, kurse pjesa tjetër i “takon” Ilir Metës. Sa i takon buxhetit në tërësi, ministritë e PS-së zotërojnë rreth 60 për qind të fondit, në raport me totalin, kurse në raport me të gjithë buxhetin e institucioneve, zë një peshë prej gati 50 për qind.

    Nëse LSI ka marrë sakaq investimet publike, duket se ministrat e Ramës do t’i “gëzohen” faktit të influencës te punonjësit e administratës publike. PS do të ketë 14 ministri dhe së bashku me administratën e kryeministrit, kanë ndikim tek afro 74 mijë punonjës ose 88 për qind, në raport me LSI-në, kundrejt totalit, prej 87.7 mijë (shifrat e punonjësve për 2013-n).

    Megjithatë, edhe pse të “varfër” në dukje sa i takon menaxhimit të investimeve publike, ministrat e Ramës do të menaxhojnë sektorë me rëndësi për ekonominë, siç janë Ekonomia, Tregtia, Energjetika dhe Financat. Duket se më fatlumi do të jetë Damian Gjiknuri, i cili do të menaxhojë Ministrinë e Energjetikës dhe Industrisë, institucioni ky që kontrollon burimet natyrore, rrjedhimisht kontratat koncesionare dhe pronën shtetërore, e cila edhe pse me buxhet të vogël, i falet fatit të vlerës së licencave në disa miliardë dollarë.

    Këto janë prognoza bazuar mbi buxhetin e këtij viti dhe sipas ndarjes së posteve në ministri, por duke pasur parasysh ndryshimet dhe ndarjet e ministrive, ende mbeten të paqarta detyrat e reja për secilin.

    ARD KOLA

    Koncesionet

    Gjiknuri - Do të drejtojë Energjetikën dhe Industrisë (për PS), sektor që menaxhon burimet natyrore, koncesionet me vlerë disa miliarda USD

    Koka - Do të ketë Ministrinë e Mjedisit, me 1 miliard lekë investime, por disa herë më shumë ndikim në lejet që jep për licencat

    Beqaj - Ishte surprizë vendosja si ministër i Shëndetësisë, dikaster i cili prokuron (blen) mesatarisht çdo vit nga 20-22 miliardë lekë barna

    Cani - Merr postin e kreut të Financave, detyra më e vështirë, në kushtet e krizës, por më kryesori në firmosjen e çdo shpenzimi buxhetor

    Kodheli - Mund të etiketohet që tani si “gruaja e hekurt” e Ushtrisë, buxheti i së cilës, është rreth 20 miliardë lekë dhe me shumë prona

    Ahmetaj - Personi i “bizneseve” në PS do të mbajë postin e Sipërmarrjes Private, por mbetet e paqartë se cilat do të jenë detyrat konkrete

    Shqip

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ndryshimet ne strukturen e qeverise duke futur tre ministra pa portofol, deshmon paaftesine e Rames per te udhehequr qeverine dhe mazhorancen. Nuk jam i zoti te shtyj axhenden e qeverise ne parlament? Emeroj Ilirjan Celibashin qe ta beje kete per mua. Nuk jam i zoti te merrem me problemet e pushtetit vendor, emeron Bledi Cucin. Nuk kam eksperience ne qeverisje, marr Niko Peleshin, kryetarin e bashkise Korce qe te jete zv. im.
    ...

    Albo
    Nuk eshte zbulim i Rames dhe nuk behet ("vetem") per ato arsye qe ke permendur ti...

    Ne shume vende demokratike jane te njohur ministrat per ceshtje te posaqme apo ministrat e shtetit.
    Ne Austri dhe Gjermani p.sh. ekziston Ministri i Zyres se Kancelarit -dhe jo pse Kancelari/Kancelarja nuk jane te afte te qeverisin!
    Willy Brandt, Kancelar dhe politikan i njohur i Gjermanise, 1972-1974 kishte perkohesisht nje Minister qe quhej "Minister per Ceshtje te Zevendeskancelarit."

    Rama me siguri ka vepruar ne baze te keshillave te Tony Blair, pasi qe ne Britani te Madhe eshte tradite e njohur qe te krijohen keso poste ndermjetesuese dhe koordinuese. Prandaj, ky mund te jete motivi kryesor i Rames, jo shpekulimet tua.
    A eshte ide e mire apo e keqe, eshte ceshtje tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 02-08-2013 më 14:21

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Si puna e asaj deputetes 19 vjecare te Gjermanise apo jo? Une nuk e bazoj gjykimin tim se cfare bejne shtetet e tjera, une bazoj gjykimin tim ne qendrimet e sjelljet e Rames ne 15 vitet qe ai ka marre pjese ne politiken shqiptare. Dhe ndryshe nga ty qe te pelqen te komentosh fjalet e te tjereve pa thene dicka per lajmin vete, une artikuloj ne forum ate qe mendoj. Ne keto 15 vjet ne politike, ne keto 8 vjet ne krye te opozites, Edi Rama u be deputet vetem ne 2013! Dhe pasi u be deputet, doli me parimin "Kush merr pjese ne qeveri, duhet te heqi dore nga te qenit deputet". Dhe kete gje qe u kerkoi aleateve te tij qe duan poste ne qeveri, ai do t'ia aplikoje dhe vetes. Pra edhe pasi fitoi mandatin e deputetit pas 15 vjetesh, ai hoqi dore nga ky mandat deputeti per tu bere kryeminister. Dhe jo vetem kaq, por vendosi mes tij dhe Kuvendit te Shqiperise nje minister pa portofol, pasi hejbete, kryeministri yne piktor eshte shume i zene me pune te tjera qe te merret me Kuvendin e Shqiperise e deputetet e tij!

    Kur ishte ne opozite, Rama bojkotoi Kuvendin e Shqiperise pas zgjedhjeve te 2009 per 6 muaj, nuk zgjodhi opoziten parlamentare si cdo opozite ne bote, zgjodhi opoziten e rruges, opoziten e grevave te urise para kryeministrise, opoziten e bllokimit te rrugeve, sulmeve te militanteve ndaj institucioneve, bojkotimin e KQZ. Te gjitha keto, merren parasysh nga nje njeri me dy fara mend ne koke, per te peshuar e gjykuar nje person politik. Politikani nuk kapet vetem ne fjalet qe nxjerr nga goja per momentin, por matet nga gjithe qendrimet e tij gjate karrieres politike.

    Dhe mos me krahaso Shqiperine me Gjermanine e Austrine pasi Shqiperia eshte e madhe sa nje lagje e Berlinit e Vjenes. Dhe kjo nuk deshmon vetem antipatine e majmunit te cirkut per Kuvendin e Shqiperise, kjo deshmon edhe injorancen e tij kur vjen fjala tek qeverisja e vendit: Rama deshmon se ai nuk do te jete personi qe do te avancoje agjenden e se majtes ne qeverisje, por keto detyra e pergjegjesi te pushtetit, po ia kalon Ilir Metes e te tjereve. Eshte detyra e kryeministrit te vendit qe te perpiloje ligjet e politikat ne qeverisje, por asnje nga keto ligje nuk shikon driten e diellit, po nuk arrite qe te krijosh konsensusin e shumices ne Kuvendin e Shqiperise. Po nuk e aprovoi Kuvendi, projekt-ligji nuk behet ligj.

    Dhe mos na cudit me Tony Blair. Tony Blair dilte para parlamentit britanik cdo jave ne interpelance, per te mbrojtur politikat e qendrimet e qeverise se tij, nuk emeronte nje minister pa portofol qe te fliste ne emer te tij. Dhe Tony Blair dhe kompania e tij e konsulences private nuk eshte blere nga Rama per t'i mesuar majmunit te cirkut se si te qeverise, por eshte blere nga majmuni i cirkut me shpresen se do te rehabilitoje figuren e tij me kancelarite e botes se qyteteruar. Edi Rama dhe Ilir Meta, jane njerez te skeduar nga kancelarite e botes si politikane te korruptuar e te lidhur me krimin e organizuar. Dhe me piramidat mediatike qe Rama dhe klanet kriminale qe e mbeshtesin ate kane ne Shqiperi, mund te kontrollojne opinionin publik shqiptar per te, por nuk kontrollojne dot opinionin nderkombetar. Prandaj na duhet Tony Blair, qe do ta marri per dore majmunin e cirkut e do ta sjelli ne New York City muajin tjeter.

    Albo

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Ngjela: S’kam bërë marrëveshje për interes, por për shtetin


    TIRANË Spartak Ngjela theu heshtjen. Ai nuk doli në një konferencë për shtyp,por postoi një qëndrim në faqen e tij në Facebook lidhur me mospërfshirjen në qeverinë e re “Rama”. Në përgjigje të një miku të tij, i cili e shtyn të pranojë një post fiktiv në qeveri, Ngjela shkruan: “Nuk po analizon politikisht, por me një sens shoqëror. Politika është shkollë. Unë nuk kam bërë marrëveshje për të drejtuar shtetin, por për shtetin dhe kundër korrupsionit. Ti ndoshta nuk jeton këtu, dhe nuk e di se gjithçka që po i bën të vuajë shqiptarët, është korrupsioni. Heqja dorë nga posti i drejtësisë, donte të thosh për njerëzit se i kam hyrë rrugës së interesit material. Unë s’kam nevojë për një gjë të tillë. Shqipëria ka hyrë në një fenomen antikorrupsion, të cilin edhe ti, sikurse edhe Rama, nuk e kuptoke dot. Fenomenet nuk komandohen, atyre je i detyruar t’u nënshtrohesh. Unë e kuptoj, ju nuk dëshironi një përplasje time me Ramën, se je tifoz, ndoshta. Është e pashmangshme. Dhe jo për fajin tim, por për “faj të fenomenit”. Shqiptarët po vuajnë paaftësinë e injorancës që i drejton. Por kjo nuk do të zgjasë”,- shkruan Ngjela. Në argumentin e tij, Ngjela citon se “këtu nuk ka ekzistencializëm, ka besueshmëri në opinionin publik, dhe qartësi për qytetërimin”. “Unë s’kam bërë marrëveshje për interes, por për shtetin. Askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë me një parti të madhe, sikurse unë e kam bërë dy herë me të dyja partitë e mëdha. E para e bëri se donte të grabiste, për këtë tjetrën pritet ta shohim. Unë tjetër marrëveshje s’kam, se, personalisht nuk i kam këmbët në ujë, dhe kurrë nuk mund të çedoj kundrejt abuzimit. Ne nuk njihemi bashkë, dhe ti nuk e njeh familjen Ngjela, dhe më duket se dinjitetin e quan ekzistencializëm. Ekzistencializëm do të thotë që “ekzistenca përbën esencën”; kurse dinjitet do të thotë që esenca morale përcakton edhe ekzistencën. Qenkemi shumë larg me njëri-tjetrin, njëlloj si edhe me këta të famshmit abuzues të politikës shqiptare”, – shkruan Ngjela. “Në këtë prizëm, – sqaron ai, – pjesëmarrja ime në qeveri, siç m’u kërkua, nuk do të “plotësonte diversitetin”, siç thoni ju, por do të krijonte alibinë e korrupsionit. Një njeri rezistent, me akses në opinionin publik, e dominon një qeveri të korruptuar. Nënshtrimi nuk është politikë, është nevojë për një post. Por nuk është as posti dhe as paraja primare: është krediti që ke ti në shoqërinë tënde, kryesori”, – shkruan ai. Ngjela sqaron për pasojë se krediti i tremb qeveritë, dhe jo vota që hidhet një herë në katër vjet. ”Nuk e prish dot Rama marrëveshjen me mua. Kot arsyeton ti në atë formë. Nëse do ta prishë, gjendja nuk do të jetë shumë e mirë për të, sepse nuk do ta lejojë fenomeni. Unë kam në favor fenomenin, dhe besimin që kanë shqiptarët tek unë. Prandaj kjo është politika ime: nuk do të çedoj kurrë nga dinjiteti dhe angazhimi i moralshëm që kam përpara shoqërisë sime, të marrë prej meje, jo tani, por që në një kohë që Rama vetë ishte vetëm nëntë vjeç. E pra, ky nuk është ekzistencializëm, por dinjitet. Dhe në fund: dinjiteti është e vetmja liri interiore e individit, dhe unë kam fatin që ta kem. Por e kam arritur vetë, dhe me shumë mund madje”, – përfundon Ngjela.

    MAPO
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Qeveria e re, as përtej së majtës, as përtej së djathtës, as përtej Ramës

    Ngjarjet e kësaj jave kulmuan me shpalljen e kabinetit “Rama”, një mori ministrash të rinj në moshë dhe në eksperiencë . Mbi ç’parime e kritere është kompozuar sipas jush kjo qeveri? A krijon ky formacion ndonjë shpresë për të bërë ndryshime të rëndësishme në vend?

    Parimi bazë, kuptohet qartë, është ai i votës. Në 23 qershor, shumica e shqiptarëve zgjodhën të qeveriseshin nga PS-LSI dhe qeveria është PS-LSI, pa qoka, bishta, ndere apo lëshime të natyrës nostalgjike. Një parim tjetër është ai i qeverisë hije. Në tërësi, qeveria reale ka dalë nga qeveria- hije, të cilën Rama e ka paraqitur para dhe përgjatë fushatës elektorale në të gjitha konventat programore të PS-së. Natyrisht, qeveria- hije ka qenë më e madhe; në kabinetin real kanë hyrë edhe pesë ministra të LSI-së që kanë lënë jashtë pesë të PS-së. Por parimi që qeveria duhet t’i ngjajë fitores më duket se është respektuar në përgjithësi. Pavarësisht nga cilësia e produktit, që dikujt i duket i mirë e dikujt i keq, mendoj se respektimi i ligjësive politike duhet të bëhet një normë në jetën tonë politike dhe institucionale.

    Problemet për përbërjen e kësaj qeverie fillojnë sapo kalojmë nga parimet te kriteret. Shihet qartë se kriteri bazë i Ramës në përzgjedhje, brenda kontingjentit të qeverisë hije, ka qenë raporti vetjak apo konfidencial me ta. Për të përdorur një shprehje të Xhorxh Oruellit, disa kanë qenë “më të barabartë” se disa të tjerë në raport me kryetarin. Unë nuk e kam paragjykuar ndonjëherë prirjen e kryeministrave për të punuar me njerëz të besuar. Por koncepti i besimit nuk është koncepti i jesmenit, konformistit, servilit. Korniza reale e disiplinës është program i votuar. Në këtë kuptim besnikët e programit janë njëlloj të besuar. Por Rama nuk ka ndjekur këtë logjikë. Ai është dominuar nga mendimi i vjetër për besimin. Qeveria e tij e parë është pasqyra më e qartë e kurbës që ka ndjekur teza e tij e njohur “përtej së majtës dhe së djathtës”. Ai nuk është më as përtej vetvetes. “Qeveritë e kotecit, thoshte Indro Montaneli, duke shkruar për një qeveri të ish- kryeministrit italian, Betino Kraksi, nuk mund të jenë të suksesshme”. Për analogji, qeveritë që mbyllen në rrethin e besnikëve të ngushtë të kryeministrit vështirë se lënë gjurmë.

    Një grup politikanësh të spikatur për ADN-në e PS-së janë jashtë qeverisë. Ben Blushi, Pandeli Majko, Blendi Klosi apo emra të promovuar gjatë kohës së Nanos janë jashtë projektit “Rama 1”. Ç’mund të ndodhë me ta? Sa të mundshme e shihni krijimin e një grupi të pakënaqurish në PS dhe, a mund ta rrezikojnë ata Ramën?

    Në vijë logjike me sa thashë më lart për qeverinë-hije të promovuar përpara dhe gjatë fushatës, duhet ta pranojmë se disa prej emrave që keni ju dhe unë ndërmend në këtë moment nuk kanë qenë pjesë e këtij promovimi. Të rrimë shtrembër e të flasim drejt: Rama ka befasuar duke çuar fjala vjen Mimi Kodhelin te Mbrojtja dhe jo tek Ekonomia, apo Beqjen te Shëndetësia dhe jo te Mirëqenia Sociale, por nuk mund të them se ka befasuar duke mos përfshirë në qeverinë e re disa ish-ministra të qeverive të mëparshme socialiste. Nuk po them se këta nuk duhet të thirreshin. Po flas thjesht për paranjoftimin. Rama nuk i ka paranjoftuar në konventat e tij programore që kanë qenë edhe një lloj stërvitjeje e qeverisë së tij hije. Mësimi që duhet nxjerrë në këtë rast është të mos jetuarit me iluzione. Marrëveshjet politike me liderin duhet të jenë të qarta. Kur s’janë të qarta apo nuk ekzistojnë fare, lideri bën si t’i pëlqejë. Jam duke e shpjeguar këtë rast. Natyrisht nuk e justifikoj aspak injorimin e përvojave dhe ndërprerjen e karrierave politike në këtë mënyrë. Koha është investimi më i madh në politikë. Në partitë kryesore kemi një brez politikanësh që starton nga viti 1990 e këndej. Shumica dërrmuese e atyre që kanë mbetur në skenë përgjatë këtyre dy dekadave janë në kulmin e moshës dhe energjive për të shkëlqyer. Mënjanimi i tyre me lloj-lloj alibish është për mua një akt antikombëtar. Shpresoj dhe uroj që deputetët “e vjetër” socialistë, që në fakt janë ende në kulmin e pjekurisë si politikanë, të kontribuojnë për ndryshimin e gjendjes në këtë rrafsh duke luftuar për vendin e merituar dhe të pazëvendësueshëm të përvojës e dijes në politikë.

    Përkundër profilit të ministrave të Ramës, Ilir Meta mbajti në tri poste të rëndësishme ministrat e qeverisë “Berisha”. A është kjo qeveri me “dy kokë” dhe pse?

    Siç erdhën punët, do të ishte më e pranueshme të ishte me dy kokë, si dozhët e dikurshëm të Republikës së Venedikut. Unë kam frikë se do të kemi më të keqen: do të kemi dy qeveri në një. Ironia e madhe e kësaj qeverie, që do të lexohet si e tillë edhe në Bruksel, është se në Shqipërinë e damkosur nga pandëshkueshmëria, drejtësinë do ta ketë në dorë partia e zotit Meta.

    Ka zëra pro dhe kundër përfshirjes së aleatëve në qeveri. Lajmi brenda lajmit ishte dhe shkelja e marrëveshjes me avokat Ngjelën apo lënia jashtë kabinetit e PBDNJ-së, Vangjel Dule…

    Aleatët, miqtë e mi të ish-Opozitës së Bashkuar, Spartak Ngjela, Kurt Kola, Skënder Gjinushi apo Paskal Milo, nuk morën votat e pritshme dhe të merituara si opozitarë. Ata u përjashtuan pra nga një mori faktorësh, duke filluar me sistemin zgjedhor e duke kulmuar me përdorimin e pashembullt të parave për blerje votash nga partitë dhe kandidatët me shumë lekë. Ata besonin se do t’i fitonin votat e duhura me politikë, me opozitarizëm. U zhgënjen. Kishin harruar ose nuk e dinin mirë se kanë lindur në Shqipërinë e sëmurë nga mungesa e qytetarisë dhe virtytit zgjedhësit që të shohin nga duart; ka lindur edhe partia e tyre, që vjedh për të blerë vota dhe qeveris për të vjedhur, siç thoshte dikur Edi Rama, duke patur parasysh në radhë të parë LSI-në, që sot e ka aleate. Këta aleatë, më mirë të rrinë jashtë sesa të pretendojnë nga Rama “korrigjimin” altruist në favor të tyre të votës së qytetarëve. Jo, qeveria le të jetë ajo që kanë nxjerrë zgjedhësit. Shumica që ka dalë me para të pista le të bëjë qeverinë përkatëse të përfitimeve të pista. Opozita do të jetë në këmbë në betejën e saj ballore me korrupsionin, por vota e pistë nuk ka përse “zbardhet” me opozitarë të ndershëm që nuk janë votuar si të tillë. Ju e shikoni si “ lajm brenda lajmit” mospërfshirjen e Ngjelës. Së paku për të respektuar këtë rubrikë të gazetës “Mapo”, le të kujtojmë se rreth pesëmbëdhjetë ditë para zgjedhjeve unë kam argumentuar këtu se Ngjela nuk do të ishte pjesë e kabinetit “Rama”. Mund të shpikej ndonjë post gjysmë honorifik për të sa për të larë gojën, por pjesëtar me titull të plotë në një dikaster ku priten reforma nuk do të ishte. Unë e kisha ndjerë me kohë se ishim aq të ndryshëm sa nuk kishim vend në “skuadrën” ( sa term qesharak!) të Ramës. Kur erdhi Meta, e luta miqësisht dhe madje edhe publikisht Ngjelën të kthehej në shtëpinë e tij të së djathtës. Por ai, me sa duket, deshi ta testonte deri në fund natyrën e Ramës. Në këtë sens, lajmi tingëllues nuk është fjalëpreja eventuale e Ramës, por pamundësia e këtij të fundit për të bashkëjetuar politikisht në “skuadër” me njerëz që nuk janë si ai. Lajmi i dytë, por i pari nga rëndësia, është mospërfshirja e PBDNJ-së gjithashtu. Jam shumë i çuditur, Dule ka qenë një opozitar konstant, pakica greke në Shqipëri ka patur përfaqësim të merituar në qeveritë e çdo krahu.

    Në të djathtë, kryetari i PD-së, Lulëzim Basha ka realizuar daljet e para publike, duke kërkuar transparencë për zgjedhjet dhe akuzuar Ramën se ka përdorur segmente të krimit për t’i vjedhur ato. Qëndrimet kanë qenë në të njëjtën linjë me ato të Berishës, dhe shumë pyesin nëse do të arrijë Basha të dalë nga hija e Berishës…

    Opozitarët kanë qenë pothuajse të gjithë në një linjë në lidhje me transparencën e zgjedhjeve, pas rinumërimit të kutive në Lezhë dhe në Shkodër dhe pas daljes gjithnjë e më shumë në dritë të fenomenit të blerjes së votave. Pra nuk mund të thuhet se kryetari i zgjedhur apo të tjerët janë nën hijen e Berishës. Janë të gjithë në fushë të hapur, të gatshëm për të konceptuar një transparencë komplekse si pjesë e një aksioni politik jetik për të ardhmen e demokracisë dhe opozitës. E kemi thënë edhe më parë: ka ndodhur një gjë e padëgjuar. Opozita që është bërë shumicë, ka blerë e vjedhur vota. Imagjinoni çfarë zgjedhjesh mund të bëjnë nesër këta? Me besimin e ringritjes, kryetari Lulëzim Basha po udhëheq padyshim konceptimin e gjithë aksionit politik që nënkupton Fillimi i ri, i cili do të ishte i pamundur pa garancitë e votës së lirë. Duke qenë në një linjë dhe në ballë të gjithë demokratëve në këtë sfidë shumë të rëndësishme, Lulzim Basha është edhe vetvetja në mënyrën si flet, si i parashtron problemet dhe si e sheh zgjidhjen e tyre. Ai po afirmon dora-dorës lidershipin e tij, pa mbetur nën hijen e askujt dhe pa i bërë hije kërkujt. Është rruga e tij drejt suksesit.

    Disa javë pas dorëheqjes Berisha mbetet aktiv si gjithnjë në politikën e ditës. Si i vlerësoni ju reagimet e tij të shpeshta në Facebook për premtimet e pambajtura të Ramës, për ministrat e tij apo akuzat që lidhen me zgjedhjet?

    Ta nisim nga fundi. Berisha ka marrë një medalje të bukur, ndoshta më të veçantën e karrierës së tij, me rinumërimin e kutive në qarkun e Kukësit me kërkesë të LSI-së. LSI nuk u mjaftua me “aneksimin” e shumë zgjedhësve demokratë me mjetet e fituara në qeveri me ta, por u tundua ta shihte dhe të njollosur zotin Berisha, duke shkuar me mendimin se në qarkun e Kukësit dhe sidomos në Tropojë ishin bërë manipulime. Kjo kërkesë e LSI-së përkonte edhe me një opinion të përhapur me kohë nga media e qarqe politike të ndryshme sikur në Kukës dhe sidomos në Tropojë nuk votohet kurrë. Rinumërimi provoi se opinioni në fjalë paskësh qenë një Paragjykim me “P” të madhe. Në Tropojë, PD nuk kishte vjedhur asnjë votë. Përkundrazi: asaj i ishin marrë nja dhjetë vota nga të sajat. Kjo ishte medalja për Berishën dhe ministrin e tij të Brendshëm, Flamur Ndoka, që kryesonte listën e qarkut të Kukësit. Tani që ka humbur zgjedhjet, Berisha qëndron më i ngeshëm dhe më provokues përballë Paragjykimit me P të madhe të kundërshtarëve të tij për të dhe që nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet. Ai i ka kapur akuzatorët e tij duke vjedhur e blerë vota dhe nuk ka ndërmend t’ua heqë këtë gur nga qafa. Në stilin e tij të dikurshëm, ai gjen dhe evokon për Ramën dhe disa prej ministrave të rinj disa akuza të njohura e të konsumuara që janë ditur nga publiku kur ka hedhur votën. Unë jam dakord me qëndrimin e Berishës në lidhje me zgjedhjet. Si njeri i lirë, ai ka të drejtë të thotë mendimin e tij për ministrat, por akuzat që kanë për destinacion fantazinë dhe akuza të tjera që duhej të ishin zbardhur e stërzbardhur përgjatë tetë vjetëve të Berishës në krye të qeverisë dhe akuza si ajo për thesarin, që kur është bërë sefte ka patur në fokus edhe Ilir Metën, pra në kompleks kjo qasje riciklon një opozitarizëm të konsumuar, diferencues dhe plot kundërthënie, që nuk duhet të jetë modeli i opozitës së re. Publiku i kap fluturimthi kundërthëniet e kësaj qasjeje. Prandaj kam apeluar e apeloj me pastërtinë më të madhe për vendosjen e arsyes fitimtare në themel të aksionit opozitar.

    Kurse përsa i takon programit të PS-së, Berisha me sa kam dëgjuar unë, nuk po flet për “premtime të pambajtura”- ky është një spekulim i Ramës- por për “premtime të rishikuara”, të braktisura apo të riformuluara. Për një qeveri që s’ka marrë akoma detyrën, kjo është më e rëndë dhe më e pandershme sesa të mos mund t’i mbajë premtimet.

    Një tragjedi tronditëse dhe absurde si masakra e Vlorës ka krijuar sërish pasiguri për jetën në vend. Ç’ndjesi keni kur dëgjoni për krime të tilla e për jetë të humbura pa asnjë faj?

    Ndjesinë e fatalitetit të përzier me atë të të jetuarit në xhungël, ku rendin e mban zakoni dhe jo ligji dhe ku pjesëmarrja qytetare në parandalimin e krimeve të rënda është gati-gati në nivelin zero. Dëgjojmë në botë për të sëmurë mendorë që qëllojnë me armë në shkolla apo vende publike, por specifika në rastin tonë të Vlorës dhe në raste të ngjashme është lehtësia për të gjetur apo patur një armë zjarri, për me shumë, një kallashnikov. Është bërë pak për mbledhjen e armëve dhe akoma më pak kundër armëmbajtjes pa leje.

    MAPO

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Fatkeqsisht Albo si gjithmone ti mundohesh te besh fallxhorin te zgjuarin apo analistin por ti nuk e ke idene se perse flet.

    Ndarja e pushtetit ne disa hallka koordinuese per miremenaxhimin e shtetit eshte risi per Shqiperine ndaj dh nuk e dime se sa e sukseshme do te jete. Nese do pergjigje per pyetjet e tua do te duhet te presesh e te vezhgosh ecurine e qeverisjes dhe jo te hamendesosh duke veshtruar ne "globin tend magjik" sepse sic e kemi pare ne cdo teme qe na paske shprehur "mendimet" apo parashikimet e tua, ato kane qene kryekeput te gabuara...

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    nje pjese te pushtetit e ka tirana, pjesen tjeter e ka skrapari

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Ngjela thyen heshtjen: Pozicionohem kundër qeverisë së re



    Kreu i PLD-së paralajmëron se përplasja është e pashmangshme

    Nuk ka zgjatur shume heshtja e kreut te Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, pas refuzimit qe iu be nga kryesocialisti Edi Rama per te drejtuar postin e ministrit te drejtesise. Ne profilin e tij ne facebook, Ngjela paralajmeron pozicionimin e tij kunder qeverise se re dhe kreut te saj Edi Rama, kur shkruan se perplasja eshte e pashmangshme. “Heqja dore nga posti I drejtesise donte te thoshte per njerezit se I kam hyre rruges se interesit material. Une skam nevoje per nje gje te tille” shpjegon Ngjela. Sipas tij Edi Rama nuk kupton dot se Shqiperia ka hyre ne nje fenomen antikorrupsion. Faji I perplasjes mes tij dhe Rames eshte pikerisht fenomeni shkruan Ngjela.
    Pak dite para se te publikoheshin emrat e ministrave te rinj, Ngjela tha se kishte nje marreveshje me Ramen, sipas te ciles ai do te ishte Ministri I ardhshem I Drejtesise. Duket se Rama respektoi nje marreveshje tjeter, ate me Ilir Meten. Kjo parashikonte qe Minister I Drejtesise te ishte Nasip Naco. Me pas u mesua se Spartak Ngjela kishte refuzuar Ministrine e Marredhenieve me Parlamentin, e ofruar nga Edi Rama.
    http://www.botasot.info/shqiperia/23...everise-se-re/

  15. #35
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    ej nga budallai nuk i dihet se cfare mund te vij kshuqe eshte dhe puna me qeverrine rames derman do e shohim se ca do katranosi ka 4 vjet perpara lakuriqi
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë


    Ladies First!


    Vladimir Karaj

    Emri:  Capture.jpg

Shikime: 3638

Madhësia:  40.9 KB

    Një pjesë e mirë e shqiptarëve sigurisht janë provokuar/habitur kur në leximin e emrave të ministrave të rinj ai i Mimi Kodhelit, ishte përkrah Ministrisë së Mbrojtjes atje ku një pjesë as do ta kishin imagjinuar. Mes 6 pozicioneve qeveritare që u dhanë për ministre, ky dukshëm ka qenë ai më interesanti. Ai ka të bëjë jo vetëm me përfshirjen e një gruaje në qeveri, por dhënien asaj një pozicioni që për mjaft shqiptarë është burrëror, madje jo për të gjithë burrat. Kreu i socialistëve ndërkohë tregoi me këtë propozim dhe të plot 5 grave të tjera se në një farë mënyrë po tenton të ndryshojë vendin. Minimalisht duke paraqitur një qeveri me një imazh krejt ndryshe dhe në një farë mase kontravers, për një vend maskilist dhe me dhunë të theksuar gjinore. Ai në fakt është dalluar ta bëjë këtë që herët në karrierën politike, por ndërsa shumë njerëz e “akuzojnë” për bojatisës dhe kundërshtarët i referohen si “Piktori”, në përzgjedhjen e qeverisë kryeministri i ardhshëm duhet të ketë menduar më shumë se sa për imazhin. Në fakt të 6 ministret (pesë të propozuara prej Ramës dhe një nga kreu i LSI Ilir Meta) nuk janë emra me aq ndikim në skenën piolitike, por janë shquar në fushat e tyre edhe pse mbetet të provojnë këtë në qeverisje ku 3 kanë pasur rastin të jenë edhe pse në pozicione që nuk kanë qenë dhe aq në dritën e publikut. Sidoqoftë do të duhet kohë për të provuar se ky afrim rekord i grave në qeverisje nuk është vetëm imazh, por edhe një tentativë për të ndryshuar raportet gjinore në vend dhe nga ana tjetër duhet të shoqërohet edhe me një qeverisje të sukseshme.

    Më e reja Klajda Gjosha e propozuar në fakt nga LSI nuk ka shumë kohë që është shkëputur nga posti i zëvendësministres që kishte për sa kohë LSI ishte në koalicion me kryeministrin në detyrë Berisha. “Sa i takon mandatit si deputete nuk është se e mendova dhe aq gjatë. E vetmja gjë që më ka bërë të mendohem shumë, është çështja e përgjegjësisë së madhe që unë do të kem, duke marrë postin e ri si ministre e Integrimit, duke qenë në një moshë kaq të re”, thotë Gjosha në një intervistë një ditë pasi ishte shpallur në postin e Ministres së Integrimit. Gjosha që ka jetuar për një periudhë të gjatë në Angli ku ka kryer edhe studimet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka një master në Studime Evropiane, ka po ashtu një ekpseriencë më shumë se 5 vjeçare si drejtuese në pozicione që kryesisht janë lidhur me turizmin dhe punët sociale. Ajo ka qenë për disa kohë edhe drejtoreshë në zyrën e Turizmit dhe Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës në varësi të Lulzim Bashës, kreu të opozitës që do të ketë përballë si një nga ministret e ardhshme. Madje siç thotë në një intervistë Gjoshaj do të takohet tani për herë të parë me Ramën dhe pikërisht për të punuar me të si ministre në kabinetin qeveritar. Përtej gjithë kësaj Gjosha që është më e reja, kishte vetëm tre ditë që kishte mbushur 30 vjeç kur Rama e shpalli ministre integrimi, e një kabineti me një moshë mesatare 44 vjeç. Gjosha sidoqoftë nuk është e para që merr një post kaq të lartë në një moshë kaq të re. Kreu i LSI, i cili e ka propozuar atë, ka qenë thuajse në të njëjtën moshë kur mori përsipër të drejtonte vendin si kryeministër. I vetmi ndryshim në këtë rast është fakti që kemi të bëjmë me një vajzë. Sigurisht për aq kohë sa nuk do japë provat e një ministrje, ajo do të jetë më e paragjykuara në listën e grave të propozuara për ministre, pasi pjesa tjetër veç një moshës kanë arritur të ngrenë më herët karrierat e tyre në fusha të ndryshme. Ndërkohë veç Gjoshës pjesa tjetër e listës prej 5 grash është përzgjedhje e vetë kreut të Partisë Socialiste dhe me një pjesë të mirë prej tyre ai ka bashkëpunuar edhe më herët në postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

    Për shumë analistë përzgjedhja e Lindita Nikollës (e ngjashme me atë të zv/kryeministrit Niko Peleshi) duket se ka të bëjë me një besim të veçantë që ka kreu i socialistëve te administratorët. Nikolla është ish-kryetare e Njësisë Minibashkiake Numër 1, e zgjedhur për dy mandate edhe pse të dytin e ndërpreu për të kandituar si deputete, pozicion që duhet ta lërë për të marrë atë të Ministres së Arsimit dhe Sporteve. Në fakt Nikolla ka një lidhje të hershme me arsimin. Ajo është përpunuese tektesh shkollore për shkollat 9-vjeçare dhe njëkohësisht ka shërbyer për vite me rradhë si mësuese dhe drejtoreshë në një nga gjimnazet e Tiranës. Në politikë ajo duket se futet me këmbë të mbarë më 2007, duke rifituar për socialistët një zonë që e kishin humbur në 2005 ku deputet u zgjodh përfaqësuesi i Partisë Demokratike. Më 2011 ajo u rikonfirmuar në votime si drejtuese lokale. Vetë Rama kur e prezantoi si kandidate për deputete në 8 mars të këtij viti i atribuoi asaj si vlerë ndër të tjera edhe lidhjet që kishte me komunitetin. Asaj i është besuar ndërkohë të drejtojë një nga ministritë më të rëndësishme në vend atë të Arsimit, të cilës në formatin e qeverisë Rama i është bashkangjitur edhe Sporti. Deri tani ajo nuk ka pasur një profil publik të lartë dhe është shfaqur vetëm rrallë në media. Si ministre e shpallur e Arsimit Nikolla u zotua duke shkruan në profilin e saj në Facebook se do të mbyllte dyert e politizimit dhe korrupsionit në shkolla dhe do të rikthente dinjitetin e mësuesit, prindërve e nxënësve dhe se “do të hapim një faqe të re në arsimin tonë”. Në mesazh sidoqoftë ajo ka harruar të përmendë sportin, që i bashkangjitet kësaj ministrie menjëherë sapo të votohet në Kuvend, ndërsa ende mbeten për t’u parë reformat që do të ndërmerren në të dyja fushat. Fakti është që Arsimi ka qenë një nga pikat më të forta të fushatës së fundit për socialistët. Ata sulmuan qeverisjen aktuale për përdorim politik të shkollës dhe ulje të cilësisë së saj dhe korrupsion galopant në emërimet e mësuesve.

    Suprizë dhe habi ka qenë edhe propozimi për ministre Kulture të përkthyeses dhe pedagoges Mirela Kumbaro Furrxhi. Kjo e fundit ishte si një pjesë e mirë e qeverisë së shtatorit e palakuar në media edhe pse është një personazh i njohur dhe aktiv si publiciste dhe siç mësohet edhe shfrytëzuese e rrjeteve sociale për të shtuar mundësitë e komunikimit. Veç faktit që kemi të bëjmë me një intelektuale dhe një person të sukseshëm në fushën e saj, interesant në rastin Kumbaro është edhe një farë kundërshtie që ajo ka shfaqur me mazhorancën e re. Në postimet publike në Facebook duke ngacmuar fillimisht me ripostimin e një shkrimi nga blogu Respublica ku kërkohej trasparencë për marrëveshjen Rama-Blair. Më e ashpër ka qenë ndërkohë një ironi me pozicionin e njërit prej të zgjedhurve deputetë nga partitë aleate të PS. “Nëse kap një mandat deputeti mund të bëhesh edhe ministër dhe te karrigia e deputetit mund të lesh dezhurn vëllain, po qe se vëllai është diku jashtë per probleme ligjore, mund vendosesh një gur derisa të kthehet ai”, shkruante Kumbaro në 1 Korrik (Citimi i marrë pa lejen e autores). A do të jetë ajo vazhdimisht polemiste edhe pas emërimit në postin e Ministres së Kulturës, të cilës për t’i dhënë një zë më të fortë dhe më shumë vëmendje kreu i PS i ka hequr të gjitha prapashtesat (edhe pse të rëndësishme) që kishte deri dje si Turizmi, Sporti dhe Rinia. Dy të parat u kalojnë kolegeve gra të Kumbaros, Gjermeni dhe Nikolla, ndërsa e treta i bashkangjitet Ministrisë së Mirëqenies Sociale që do të drejtohet nga Erjon Veliaj. Përkthyese nga frengjishtja Kumbaro ka sjellë në shqip libra të Milan Kunderës dhe mjaft autorëve të tjera, ndërsa në një intervistë për Arta Markun ka rrëfyer se përkthimi mund të jetë edhe një shenjë dembelizmi. “… e ku ka më mirë se të rishkruash ide të shkëlqyera që e kanë kaluar tashmë provën e lexuesit!…ose ky është mbase edhe justifikim i dembelizmit! Por ka dhe një arsye të tretë e cila ka qenë motori i vërtetë i profesionit tim: dëshira e fortë për të ndarë me të tjerë leximet që më pëlqejnë…”, thotë Kumbaro. Si kolegia Nikolla të vetmin reagim për postin ajo e ka bërë në rrjetet sociale. “E di që sot kam hedhur një hap të guximshëm dhe jam shumë e prekur nga mbështetja Juaj, por sidomos nga entuziazmi dhe shpresa që keni treguar sot për qeverisjen e re dhe për detyrën që më është besuar në fushën e kulturës, të artit dhe të trashëgimisë kulturore”, shkruan ajo në një mesazh falenderimi për përshëndetjet që kishte marrë. E zgjedhur nga shoqëria civile Kumbaro ndër të tjera veç letërsisë është edhe në listën e përkthyesve zyrtarë me të drejta për të përkthyer edhe dokumente të sekretit shtetëror.

    Mirela Harito e kthyer rishtazi në Shqipëri pasi ishte larguar më 1991 për në Francë dhe e përfshirë po ashtu rishtazi në listat e PS si deputete e tashmë ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, është doktore shkencash në fushën e teknologjisë dhe për një kohë të gjatë ka qenë drejtuese në një nga kompanitë më të mëdha të telefonisë në botë Orange në Francë ku edhe ka marrë titullin doktoresh në Universitetin Paris (VI) “Pierre et Marie Curie”. Edhe pse pak e njohur në politikën shqiptare deri pak kohë më parë kur u prezantua si pjesë e stafit që përgatiti programin për qeverisje të PS Harito është një nga ministrat e propozuar që është sulmuar nga opozita e re. Kryeministri Berisha e quajti atë kohë më parë si “kryefshesare” dhe kushurirë e Edi Ramës duke aluduar për mbiemrin Koleka që i lidh të dy. Harito vetë ka sqaruar se është kushërirë e 6 e Ramës dhe stërmbesë në fakt e Spiro Jorgo Kolekës një nga firmëtarët e aktit të pavarësisë. Harito pritet të ketë si barrë ndërtimin e Administratës Publike, ndërsa ajo është ngarkuar tashmë me mbledhjen e CV-ve në fushatën që Rama nisi menjëherë pas fitores së zgjedhjeve dhe që pritet të shërbejë si dadabase për përzgjedhjen më pas të drejtuesve të rinj në vend. Harito i ka pasur të paktat daljet publike, ndërsa ajo ende nuk ka përcjellë ndonjë mesazh pas përzgjedhjes në postin e ministres, ku ndryshe nga shumë të tjerë është edhe në fushën e saj të ekspertizës. Ashtu si një pjesë e kabinetit të ri qeveritar ajo mbetet e paprovuar në politikë.

    Englantina Gjermeni është deputete e Partisë Socialiste që prej vitit 2009. Ajo iu bashkua kësaj partie pasi në krye të saj u zgjodh Edi Rama dhe ishte një nga përzgjedhjet e këtij të fundit në listën e deputetëve të 2009. Gjermeni fillimisht është votuar në listën e Tiranës dhe në 2013 u zgjodh deputete në listën e qarkut të Fierit. Ajo vjen nga një karrierë akademike, më herët ka qenë kryesisht pedagoge dhe lektore për barazinë gjinore dhe çështje të tjera sociale ndërsa ka qenë gjithashtu e angazhuar në shoqërinë civile dhe drejtorezhë e Aleancës Gjinore për Zhvillim për vite me rradhë. E propozuar si Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Gjermeni njëkohësisht ka parë në qeverinë e re edhe një “fitore” të fushatës së saj për barazinë gjinore përfshirjen në të të 5 kolegeve. “Kjo është një gjë që unë vazhdimisht e kam pasur shumë për zemër edhe ndjehem shumë mirë që modeli i qeverisë së re është modeli më demokratik dhe më përfaqësues për shoqërinë shqiptare, duke përdorur me efikasitet potencialet dhe kontributet e të dyjave gjinive, grave edhe burrave”, shkruan ajo në postimin në rrejtin social ku përshëndet ata që i kanë uruar përzgjedhjen si ministre. Posti i saj do të jetë ndërkohë një nga më të rëndësishmit dhe asaj do i duhet që në fillim të vërë në jetë programin qeverisë së re për bregdetin përfshi edhe premtimet për shkatërrimin e një pjese të mirë të ndërtimeve pa leje në këtë zonë. Gjermeni që ndërkohë ka shpenzuar një mandat deputeteje në parlament dhe do duhet të lërë mandatin e dytë për të shërbyer si ministre.

    Mimi Kodheli që do të jetë gruaja e parë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes është edhe përfaqësuesja më jetëgjatë në politikë dhe administratën publike në ekipin e grave që do të jenë në qeverinë e re dhe po ashtu një bashkëpunëtore e hershme e kryesocialistit Rama. Kodheli është përfshirë në politikë që para vitit 2005 dhe ka qenë kandidate për deputete në zgjedhjet e 2005 pasi kishte shërbyer ndërkohë si nënkryetare në Bashkinë e Tiranës dhe Prefekte e Qarkut Tiranë. E arsimuar në ekonomi dhe administrim në SHBA, Itali dhe Shqipëri Kodhelit nuk do i duhet në fakt të përgatisë ushtrinë për luftë siç edhe është imazhi i ministrit të Mbrojtjes edhe pse do i duhet të drejtojë një mori gjeneralësh e ushtarakësh. Në fakt puna kryesore që i takon asaj dhe prej ku edhe do matet suksesi do jetë mirëadministrimi i pronave dhe financave që ka ushtria shqiptare, të cilat po ashtu kanë qenë pjesë e debatit në fushatë. Ndërtimi i një ushtrie moderne duhet të jetë pjesë e prioritetve të ministres së re të Mbrojtjes, por kjo e fundit më herët duhet të zgjidhë problemet ekonomike të ushtrisë dhe t’i japë zgjedhje statusit të ushtarakut dhe ish ushtarakëve.

    Zgjedhja e saj dhe 5 grave të tjera në postet ministrore ka qenë edhe pika më e fortë e kabinetit të sapo shpallur, pavarësisht se çfarë do të arrijë ai. Emërimi i 6 ministreve impresionoi pozitivisht edhe kryeministrin në detyrë Sali Berisha, i cili ndërsa ironizonte kabinetin është detyruar të pranojë se përfshirja e grave në të ishte pozitive “e vetmja gjë pozitive” tha ai në mbledhjen e qeverisë që u zhvillua paralelisht me shpalljen e qeverisë së re.

    MAPO

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    PD: Zgjedhja e Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme, goditje ndaj shtetit ligjor

    Partia Demokratike ka vijuar sërish sulmet ndaj ministrave të kabinetit “Rama”. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Gerti Bogdani akuzoi ministrin e ardhshëm të punëve të Brendshme, Saimir Tahiri për lidhje me persona të kërkuar për trafiqe, pastrim parash e atentate ndaj uniformave të policisë.

    Sipas Bogdanit, qeveria e re nuk do t’i shërbejë qytetarëve, pasi në përbërje të saj është një person që në më shume se një rast ka qenë përgjegjës për shkatërrimin dhe destabilizimin e rendit dhe sigurisë.

    “Për vite me radhë Shqipëria e luftoi krimin e organizuar dhe asetet e tij dhe për arritjet e kësaj lufte iu akordua ftesa dhe anëtarësimi në NATO dhe shqiptarëve iu hoqën vizat. Me emërimin e Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm, jo vetëm zhbëhen këto arritje, për më tepër, përfaqësuesit e krimit rikthehen kërcënueshëm tashmë të veshur me imunitet parlamentar dhe me ndërlidhësin e tyre në qeveri, jo më pak se në postin e ministrit të Brendshëm; njeriun e lidhjeve të shkurtra me përfaqësues të njohur për INTERPOL-in dhe EUROPOL-in të trafiqeve, pastrimit e parave dhe atentateve ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Lidhje që e bëjnë të vetmin Ministër të Brendshëm në historinë e Shqipërisë dhe në mbarë Ballkanin pronar të një skafi”,- deklaroi Bogdani.

    Sipas tij Partia Demokratike do të mbrojë me vendosmëri institucionet e zbatimit të ligjit dhe shtetit në tërësi “nga çdo lloj revanshi anti institucional dhe me lidhje të qarta kriminale”.

    Shqip

  18. #38
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Dolen shpejt parashikimet e mia. Ju thashe qe Ngjela shume shpejt do atakoje qeverine e re, bile pa ardhur akoma ne pushtet. Flet filozofira ne emer te popullit,kur ne fakt populli i tije jane 2300 vota. Nje njeri qe do te kontiboje per vendin e tije mund ta beje kete shume mire dukeqene edhe mesues ne nje shkolle fshati, drejtor diku, apo zevendes minister. por jo, ky o minister o ska tjeter. jo se Rama eshte ndonje burre i fjales, por ne rastin e ngjales duket qarte tendenca e ketijte fundit per imponim. te njeten gje ka bere per 23 vjet. Dje bertiste kundra Berishes, pak jave me vone bertet kundra Rames. Megjithate, me mire te shikoja kete si minister sesa saimir tahirin. Kjo eshte nje tallje qe i behet shqiptareve. tahiri minister i rendit? Ju qofshi e rrofshi o shqipetaret e mi te mire.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Dolen shpejt parashikimet e mia. Ju thashe qe Ngjela shume shpejt do atakoje qeverine e re, bile pa ardhur akoma ne pushtet. Flet filozofira ne emer te popullit,kur ne fakt populli i tije jane 2300 vota. Nje njeri qe do te kontiboje per vendin e tije mund ta beje kete shume mire dukeqene edhe mesues ne nje shkolle fshati, drejtor diku, apo zevendes minister. por jo, ky o minister o ska tjeter. jo se Rama eshte ndonje burre i fjales, por ne rastin e ngjales duket qarte tendenca e ketijte fundit per imponim. te njeten gje ka bere per 23 vjet. Dje bertiste kundra Berishes, pak jave me vone bertet kundra Rames. Megjithate, me mire te shikoja kete si minister sesa saimir tahirin. Kjo eshte nje tallje qe i behet shqiptareve. tahiri minister i rendit? Ju qofshi e rrofshi o shqipetaret e mi te mire.

    ----


    murik, ngjela nuk ka per te kundershtuar..
    do bej pak ham ham e hum hum e kaq..

    do pranoj cfar ti thot shefi i tij.. edvini.. sikurse kicua bindej cfar i thosh enveri..
    kaq..

    21 janari do jet kandari..

    taku dhe edvini kan qen te dy ne shtabin qe e piketoj 21 janarin..
    ne 21 janar ata piketuan nje krim..
    dmth planifikuan te krijojn rrethana nga te cila do kishte ca te vrare 1 a 2 a 7 a 400.. kjo ska rendesi..
    keta te vrare do u duheshin per fushaten..
    do i thuhej saliut vrases e lulit vrases..
    pra me nji "gur" do vriteshin disa zogj..
    Ky eshte krim i paster..
    ne se do kishim gjykata e prokurori te nivelit euro-atlantik.. ky shtab do perfundonte ne biruc me denim shum te rende..

    sepse nje vrasje pa dashje e pa pritur e pa parashikuar denohet ndryshe nga nje vrasje e planifikuar..
    ne kte rast denimi eshte shum i rende..
    kte e di mire taku preci tahiri barja doshi sterku e paskali e dulja e mbi te gjithe e di mire edvini..

    pra keta shtabistet e projektimit e realizimit te 21 janarit do jen 120 vjet grusht celiku sepse jan ne "tave" dmth kan kryer sebashku nje krim te rende..
    shum shum edvini mund te lehtesoje cuarjen e antarve te shtabit ne dynjan tjeter e keshtu.. sikurse enveri i coj te vetet.. mbyll rrezikun e zbardhjes se krimit..

    pra ben mire taku e doshet ti ruhen njeri jatrit..

    po per te dal kondra nuku do dalin..


    ..

  20. #40
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    ishallah kokat hane plehrat se nuk ka gje te mire prej ketyre klyshave bolshevike. Ndoshta jam gabim, por me duket nje tallje ndaj shqiptarve kjo qeveri private e Rames. Tahiri,Veliaj, Ilir Hamit Liri Beqja rilindasit e Shqiperise, pike e zeze.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •