majk..
ky gjoni cfar e ka nji fric radovanin?
eshte per tu studiuar.. fenomeni MAQO..
keshtu po e quaj une..
dmth qe shum ish te shk dmth te perdhunum prek ppsh-se u ban vegla fanatike te ppsh-s mbas 90-tes..
psh tako ngjeli..
mirpo jan shum
me qindra e mijra te ketij llojit radovan..
ose ket bazhdar etjetj..
cfar ka ndodhur
kush diti kaq bukur ti perpunoj kta zhapiker..
..
u pa ne grev te qofteve te bandes se skender tufes kjo shum qart..
arriten sa me u vet-percellue disa prej ktyne per allate te edvinit te gramozit te rucit te altin arapit te hysni kapos se enverit..
e cuditshme..
bravo strategu edvin..
me than psh se ket bazhdari e ka pas baben 15 vjet ne burg te enverit e tash asht biljonere prej demokracis se berishes por hafije e edverit per shkoder..
bledush.. sa vite burg ka ba baba ket bazhdares..
??
Kur e lexova postimin deri ne fund qesha me te madhe sepse shikoj qe ke nisur prape nga fallxhorizmat.
Po ta nis pergjigjen nga fillimi.
Ti ke perseritur te njejten gje si une pasi ke lexuar cka thashe, por ngaqe e ke thene vete te duket sikur eshte ideja jote.
Ka ikur koha e politikes se vjeter dhe politikaneve te vjeter. Vendi ne qeveri merret sipas merites dhe aftesise me fushat perkatese. Duhet gjak i ri ne Shqiperi qe te largohemi njehere e mire nga kthetrat e komunizmit dhe korrupsionit.
Kodi i etikes qe ti e quan kod te heshtjes (je bere thjesht megafon i Berishes) ka te beje me pergjegjshmerine dhe etiken qe stafi ministror duhet te kete per te ruajtur profesionalizmin dhe per te shmangur gafat filozofike alla Ndoka dhe skandalet alla Mediu qe kemi pare shpeshhere keto 22 vitete e fundit. Ku kod eshte bazuar ne te njejtin kod etike qe ka qeveria Britanike i cili eshte adoptuar edhe nga ajo Kanadeze dhe Australiane. Ky kod eshte sugjeruar nga kabineti i keshilltareve te Blair, i cili ishte dhe i pari Kreyeminister i cili beri ndryshime rrenjesore dhe e titulloi "Kodi i Etikes Ministrore". Shpenzo disa minuta ta lexosh kodin dhe hajde na thuaj ku qendron censura.
Sa per punen e Metes kryeminister (LOL) po te them perseri se Ilir Meta nuk ka asnje arsye perse ta prishe marreveshjen me Ramen sepse i duhen votat e PS po aq sa i duhen PS votat e LSI. Per me teper kjo eshte nje maxhorance e forte e cila ka numrat e nevojshem per te marre reforma te thella administrative dhe kushtetuese (duke perfshire dhe Dash pijanecin). Nuk ka pse Ilir Meta te dale kunder vullnetit te popullit kur shume lehtesisht mund te ece perpara i pashqetesuar. Per me teper Rama dhe Meta kane bere marreveshje per ndarjen e pushtetit qekur ishte Meta kryeminister e Rama kryetar bashkie, marreveshje e cila nuk u prish ndonjehere por u pezullua nga makinacionet e Katarsisit te Nanos te cilat moren fund njehere e mire me deshtimin e tentatives se tij te fundit per rikthim.
Sa per te pakenaqurit, vetem Blushin pashe te mbante nje qendrim pak kritik, por kjo sdo te thote asgje, dhe ajo cka tregon eshte demkoracia dhe liria e fjales ne PS qe eshte e kunderta e papagajve qe lexuan te njejtin fjalim te pergatitur nga Berisha ne foltoren e parlamentit duke treguar sa e dobet eshte ne te vertete opozita rreth gishtit te nje matufi.
FP: A do mundet Rama të ndryshojë vendin
Mundet Edi Rama ta ndryshojë vendin e pashpresë duke u bërë ylli i kësaj emergjence?
Me këtë pyetje e nis një analizë të gjatë revista prestigjioze amerikane “Foreign Policy” për situatën në Shqipëri dhe qeverisjen e re të kryeministrit Rama.
“Një lajm i mirë nga një cep i botës. Të dielën e shkuar Edi Rama nisi punën si kryeministër i vendit”.
Kështu e nis artikullin me titull “Basketbollisti”, gazetari James Traub.
Fillimisht “Foreign Policy” në artikull sjell detaje nga karriera politike e kryeministrit 49-vjecar të Shqipërisë duke u ndalur në fitoren e thellë ndaj rivalit Sali Berisha.
“Rama ka jetuar në Paris, ish-pjesëtar i kombëtares shqiptare në basketboll, kjo një provë e inteligjencës së disafishtë. Për tre mandate kryebashkiak i Tiranës, udhëheqës protestash, një politikan i matur, me një mjekër të stilit bohemian, reformator i dedikuar, ndoshta gjëja më e mirë që i ka ndodhur Shqipërisë për një kohë tejet të gjatë”, kështu e përshkruan revista amerikane kryeministrin e ri të Shqipërisë.
Duke konstatuar problemet që ndeshet qeveria e Ramës gazetari James Traub shkruan:
“Vetëm Zoti e di nëse vendi mund të ndalet pasi Shqipëria është afër me vendet e Botës së Tretë”.
Artikulli analizon modelin e qeverisjes lokale kur Edi Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës duke vënë re ndërtimin e administratës bashkiake me njerëz të shkolluar jashtë që flisnin anglisht larg përvoja të mëparshme politike.
“Rama, i cili e përshkroi njëherë politikën shqiptare si “niveli më i lartë i artit konceptual’, u kthye në Vaslav Havelin e Tiranës”, thekson “Foreign Policy”.
Shkrimi citon Erjon Velinë, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, i cili ka deklaruar se: “Ne po përpiqemi t’i tregojmë shqiptarëve se duket qartë kur qeveria i shikon ata në sy dhe u thotë: Ne jemi në këtë përpjekje së bashku duke vendosur standardin e transparencës së buxhetit dhe financave të vendit”.
“Foreign Policy” analizon edhe veprimet e ish-kryeministrit Berisha kur thotë:
“Berisha, një adhurues i madh i tregut të lirë, jo vetëm që ftoi Steve Forbes në Tiranë, por e ktheu Shqipërinë një parajsë forbesiane duke vendosur taksën e sheshtë apo duke privatizuar shumë shërbime publike si energjinë elektrike dhe ujin”.
“Në të tilla kushte Rama ka bërë disa premtime si shëndetësi falas, investime në arsim etj,” thuhet në artikull, duke treguar vendosmëri në gjetjen e parave, vendosjen e taksës progresive dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit.
“Foreign Policy” e quan pozitiv faktin e sjelljes në Shqipëri të kompanisë konsulente britanike Agjentët e Kurorës, të cilët reformuan administratën fiskale në Bullgari.
http://www.botasot.info/shqiperia/24...yshoje-vendin/
ky gazetari i huaj qenka injorant.
c`rendesi ka zbukurimi qe ai i ben edi rames, (basketbollist, ka qendruar ne paris).
edi ramen populli i tiranes e provoi per 8 vjet. ai eshte nje hu i gjate gardhi. eshte i korruptuar. as plehrat nuk hiqeshin kur ai ishte kryetar bashkie. eshte nostalgjik i komunizmit. ai kurre nuk i kupton te mirat qe sjell liria per popullin, demokracia, shteti ligjor.
le ta leme 1 vit te livadhisin, me vone kemi per ta bere sklupture brenda kryeministrise.
Me vjen keq shoku "huri" po ti ke treguar injorance tende me kete qe ke shkruar. Rama mori 3 mandate ne Tirane dhe qendroi per 11 vjet so kryetar. Nderkohe qe i katerti u vodh pas makinacioneve te PD duke nisur qe nga kandidimi vecmas i Hysni Milloshit e deri ke shtimi artificial i votave, por edhe sikur ti harrojme keto Basha fitoi me vetem 100 e ca vota qe eshte rezultat teper i ngushte qe normalisht do kerkonte rinumerim ne nje qytet me 1.5 milion banore. Mos te harrojme qe Basha mori dhe votat e LSI, dhe qe humbja ne zgjedhjet vendore ishte katastrofike ne Tirane.
Gjithesesi edhe du vjet duhen nga zgjedhjet lokale do ta shikojme sa vota do mbledhe Basha me forcat e veta.
Oh, dhe sa per zbukurimet, ato jane pjese e cdo artikulli te nje reviste, sepse revistat hyjne ne kategorine e argetimit dhe zbavitjes dhe artikujt nuk shkruhen me te njejten gjuhe monotone si te lajmeve.
Gjithesesi ju PeDe-istat nuk jeni aq te zgjuar ndaj dhe nuk duhet te presim shume prej jush...
Krijoni Kontakt