Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 86
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    ‘Qeveria e re, gjurmë në modernizimin e vendit. Akuzat për spastrime? PD, rasti më shembullor’

    TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka shprehur sot mbështetjen e plotë për qeverinë e re, duke deklaruar se ajo do të lërë gjurmë shumë të rëndësishme në modernizimin e vendit.
    Në një konferencë për shtyp, Meta ka vlerësuar përfaqësimin e grave në qeveri, duke pranuar se ai do të vijojë në gjithë nivelet e qeverisjes.
    “Shpreh mbështetjen time më të plotë për qeverinë e re dhe angazhimet e saj për të përmbushur objektivat e rëndësishme të afirmuara nga Aleanca për Shqipërinë Evropiane. Kjo qeveri që vjen edhe me ambicie të mëdha do të lërë gjurmë në modernizimin e vendit, në përmirësimin e qeverisjes në vend, në efikasitetin e realizimit të objektivave dhe asaj kryesore për integrimin”- tha Meta.
    Ai ka vlerësuar përfaqësimin si asnjëherë tjetër të grave e vajzave. “Ky është mesazh kuptimplotë i një politike të re, evropiane dhe më humane se deri tani”- tha ai.
    Akuzat e PD per spastrime ne administrate
    “Se pari, Berisha ka nevojë për pushime malore janë më relaksuese, për spastrimet e kam dëgjuar vazhdimisht edhe nga kryetari i ri i PD që është duke përdorur një gjuhë të vjetër, nuk ka pasur rast shembullor se vetë PD apo edhe kryetari i bashkisë së Tiranës pas prishjes së koalicionit me LSI. Ne nuk jemi ankuar e nuk kemi ngritur ndonjë zyrë dhe vlerësimi është bërë me votë, për cdo lloj qëndrimi të padrejtë dhe hakmarrës”- tha Meta, duke deklaruar se vendit i duhet nje opozite e vertete qe ve interesin e vendit te parin.
    Meta ka garantuar se nuk behet fjale per spastrime, vetem per reforma konkrete.
    Ministrat e LSI
    Meta ka komentuar edhe postet e përfaqësuesve të LSI në qeveri. Sipas tij, LSI nuk ka marrë asnjë ministri nga ato që që ka patur në 4 vitet e kaluara, në funksion të transparencës.

    “Qeveria është e konceptuar si një e tërë, ka përfaqësues nga shoqëria civile. LSI nuk ka asnjë ministër në dikasteret ku është përfaqësuar në 4 vitet e kaluara, mendoj se ka qenë një zgjedhje e drejtë dhe në funksion të transparencës së ardhshme. Kjo ishte zgjedhja ime, që të krijoj mundësi për transparencë në ato institucione që drejtoheshin në 4 vitet e kaluara nga LSI. Kësaj qeverie i duhet fryma e ekipit dhe një koordinim sa më efikas”, tha Meta.

    Panorama

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Meta, takim me ministrat e LSI-së


    TIRANE- Kreu i LSI-se, Ilir Meta ka mbledhur sot ne nje takim ministrat e kabinetit te ri ‘Rama’, qe jane pjese e forces politike qe ai drejton.

    Takimi i tyre vje pak dite pasi Rama mblodhi ministrat e rinj te Partise Socialiste, ne te cilin nuk ishin te pranishem ministrat e LSI-se.

    Mesohet se takimi mbahet ne seline e LSI-se, por ne te nuk kane qene te gjithe ministrat, per shkak te periudhes se pushimeve.

    Panorama

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Rama mban mandatin e deputetit, ja si do e lënë 15 ministrat e tij

    Në seancën e parë të Kuvendit ministrat do të bëjnë betimin e deputetit si kolegët e tjerë dhe një seancë më pas do të miratojnë edhe qeverinë e re. Më pas, ndoshta pjesë-pjesë, do të heqin dorë nga mandatet. Nuk përjashtohet as plotësimi i KQZ në shtator, që do ta bënte shumë më të shpejtë zëvendësimin e deputetëve

    Edi Rama deri pak ditë më parë kishte deklaruar se ai vetë nuk e kishte problem ta linte apo ta mbante mandatin e deputetit. Pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, i pyetur në “Top Story” ai tha se “jam i hapur për të dyja variantet dhe se kjo është një çështje në diskutim”. Aleati i tij kryesor në qeveri, Ilir Meta ishte më i qartë, për të do të ishte mirë që Rama mos ta linte. Tanimë që qeveria është bërë dhe ministrat janë zgjedhur nga Rama dhe Meta, 15 prej tyre do të lënë mandatet e deputetëve, ndërsa vetë kryeministri, ashtu siç edhe pritej, mësohet se nuk do ta dorëzojë mandatin. Vendimi i Ramës ka ardhur pas disa konsultimeve që ai ka pasur me grupin e juristëve socialistë, si Damian Gjiknuri, Koli Bele, Bledar Çuçi dhe Ilirian Celibashi. Kjo për pjesën teknike të çështjes, pasi politikisht ka qenë vetë Rama që ka vendosur por ndoshta ka ndikuar edhe Meta. Por cilët do të jenë hapat që do të ndiqen për të pasur një qeveri pa imunitetin që të jep zgjedhësi dhe sa kohë do t’u duhet deputetëve të rinj të PS e LSI që të ulen në karriget e atyre që do të ikin nga salla e Kuvendit?

    Procedura

    Juristë nga PS-ja thanë dje për ‘Mapo’-n se, ndonëse nuk është definuar plotësisht si procedurë, pasi është individuale, heqja dorë nga mandati i deputetit do të bëhet pasi të miratohet qeveria e re në ditët e para të shtatorit. Sipas tyre, deputetët ministra do të bëjnë së bashku me pjesëtarët e tjerë të Kuvendit të ri betimin, do të votojnë qeverinë e re dhe më pas do të dorëzojnë mandatet për të cilat Kuvendi njofton KQZ-në. Deri këtu duket sikur gjithçka shkon vaj dhe nuk ka ndonjë pengesë apo afat kohor të gjatë që mund të nxjerrë probleme. Por fakti që KQZ nuk ka të parashikuar një afat kohor për të marrë në shqyrtim zëvendësimin e mandateve dhe për më tepër që është me katër anëtarë, është një mundësi për të zvarritur zëvendësimin e 15 deputetëve të PS-së e LSI-së. Në pamundësi për të marrë vendim, pasi duhen minimumi pesë anëtarë, KQZ-ja do t’ia kalonte në këtë rast çështjen Kolegjit Zgjedhor. Një zgjatje e tillë do të linte mazhorancën në sallën e Kuvendit me 68 deputetë, çka nuk do të ishte një fakt i mirëpritur për mazhorancën sapo të celebruar. Por në këtë skenar pritet të ketë surpriza. Nga PS hedhin idenë e plotësimit të KQZ si një nga aktet e para të shtatorit. Kthimi në ligjshmëri i KQZ, siç e quajnë socialistët, mund të bëjë që me një institucion zgjedhor të plotësuar me 7 anëtarë dhe me erën e pushtetit në favor, zëvendësimi i deputetëve të mos marrë kohën që duhet me KQZ-në aktuale. Gjithsesi, juristët e PS kanë përgatitur disa variante të tjera me qëllim që të mos ndodhë rënia e numrave të mazhorancës nën 71 në Kuvend. Një prej tyre është që dorëheqjet nga mandatet të bëhen pjesë- pjesë për 15 anëtarët e qeverisë. Fjala bie, në fillim të japin dorëheqjet pesë prej tyre dhe të tjerët, sapo të jenë betuar zëvendësuesit e tyre.

    Kushtetuta dhe Kodi

    Ligji themeltar parashikon se mandati i deputetit mbaron kur ai nuk bën betimin (s’do të jetë ky rasti i qeverisë ‘Rama’) dhe kur heq dorë nga mandati. Ndërsa Kodi parasheh se heqja dorë nga mandati nuk bëhet me marrëveshje apo deklarata paraprake individuale ose kolektive. Deputeti duhet të deklarojë në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit. Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës.

    Kushtetuta

    Neni 71


    1. Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve.

    2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit:

    a) kur ai nuk bën betimin;

    b) kur heq dorë nga mandati;

    c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3;

    ç) kur mbaron mandati i Kuvendit;

    d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend;

    dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

    Neni 72

    Para fillimit të ushtrimit të mandatit deputetët bëjnë betimin në Kuvend.

    Rregullorja e Kuvendit

    4. Deputetët që mungojnë në seancën kur kryhet betimi, betohen në seancën më të parë në të cilën marrin pjesë.

    5. Drejtuesi i seancës, në këshillim me Sekretarinë e Përkohshme, deklaron mbarimin e mandatit të deputetit kur ai nuk pranon të betohet ose i shmanget betimit dhe njofton menjëherë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Deklarimi i mbarimit të mandatit botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare.

    Kodi Zgjedhor

    Mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës. Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati. Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës.

    Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse.


    MAPO

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Qeveria në pritje, mbledhje nën drejtimin e Niko Peleshit


    Kryeministri i zgjedhur Edi Rama me katër nga ministrat e propozuar ishin dje në Athinë. Por porositë me sms duket se kanë bërë që në Tiranë, qeveria në pritje të mblidhet nën drejtimin e zv/kryeministrit Niko Peleshi. Në një prej ambienteve më të preferuara për socialistët dhe në veçanti të kryesocialistit, në bar-restorantin ‘Royal’ që ndodhet në katin e fundit të “Kullave Binjake”, u takuan dje ministrat e propozuar nga Rama. Takimin informal e ka drejtuar numri dy i qeverisë në pritje, kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi. Sipas të pranishmëve, ka qenë një rutinë për të parë dhe verifikuar hapat që secili prej tyre ka marrë nga takimi i fundit me Ramën në PS para disa ditësh. I gjendur në një vizitë disaditore jashtë vendit, fillimisht në Turqi e më pas në Greqi, Rama me këto mbledhje mesa duket kërkon të mbajë ritmin e kabinetit të tij ende të pazyrtarizuar dhe të modelojë mënyrën e funksionit të qeverisë; me shpërndarje detyrash dhe më pas me verifikim të tyre. Para nisjes në Turqi, ai mblodhi në PS ministrat socialistë, por jo ata të LSI. Ajo që u njoftua nga ky takim ishte fillimi i punës për ngritjen e stafeve dhe bashkëpunëtorëve të anëtarëve të kabinetit. Rama është shprehur disa herë se dëshiron që fillimi i shtatorit duhet ta gjejë qeverinë e re në punë dhe jo në fazën e njohjes me punën. Në këtë kontekst duket se edhe pushimet e verës për anëtarët e qeverisë në pritje do të ngelen për vitin tjetër, ose do të zëvendësohen me ato të dimrit.

    Po dje kreu i LSI, Meta takoi tre prej ministrave të qeverisë në zyrat e partisë. Zyra e shtypit e LSI njoftoi se takimi i Metës ishte me anëtarë të kryesisë dhe LRI. Menjëherë më pas, kryeministri në detyrë, Sali Berisha postoi në Facebook se “sot, nën shembullin e Piktorit u mblodh dhe qeveria Meta”.


    MAPO

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Berisha në FB: Përpara me dy qeveri

    Kryeministri Sali Berisha ka komentuar direkt pas konferencës për shtyp të Ilir Metës në faqen e tij në Facebook. “Mblidhet në selinë e LSI qeveria Meta! Të dashur miq, sot në selinë e LSI-së, sipas shembullit të Piktorit të disa ditëve më parë, u mblodh nën drejtimin e kryetarit të Parlamentit qeveria Meta. Ky është ndryshim! Përpara me dy qeveri!”, – shkruan ai. Pak kohë më parë, kryeministri Berisha akuzoi qeverinë e re se përbëhej nga emra ministrash të korruptuar. Megjithatë, në listën e emrave që përmendte, Berisha nuk atakonte asnjë prej atyre të LSI-së, kjo edhe për arsye se tre prej ministrave të ardhshëm të LSI-së kanë qeverisur deri në fillim të muajit prill edhe në qeverinë e drejtuar prej tij.

    MAPO

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Dosjet e pinjollëve ministra

    Dosjet e pinjollëve ministra


    Hëne, 05 Gusht 2013 16:25
    Shkruar nga Erind KUÇI





    Edi Rama, i biri i Kristaq Ramës, anëtar i Presidiumit të Kuvendit dhe anëtar i Komitetit Qendror.

    Firmosi dënimin me varje në litar të poetit Havzi Nela, në ditët kur diktatura komuniste po jepte shpirt. Në dokument duket qartë se, Kristaq Rama ka firmosur për dënimin me varje të poetit vetëm për faktin, se ai kishte shkruar poezi që nuk i pëlqenin regjimit. Ky ishte një vendim xhelatësh i firmosur nga Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, për dënimin me varje të poetit të njohur më datë 10.8.1988. Poeti Havzi Nela mori një dënim maksimal për fajin e vetëm, se në vargjet e tij kërkonte të drejtat e njeriut. Më 9 gusht 1988, familjarët e Havzi Nelës kërkonin faljen e jetës dhe anulimin e vendimit për ekzekutim me varje të të afërmit të tij, por Presidiumi i Kuvendit Popullor, pjesë e së cilit ishte edhe Kristaq Rama nuk e pranoi. Disa herë, familjarët dhe shtresa e të përndjekurve politikë kanë kërkuar pendesën e djalit të atij që firmosi dënimin me vdekje të Havzi Nelës, por Edi Rama edhe sot e kësaj dite nuk pranon të kërkojë ndjesë për krimin e të atit të tij.

    Ditmir Bushati

    Ditmir Bushati, ministri i Jashtëm në pritje të shtatorit është i biri i Sulejman Bushatit, sekretarit të Komitetit të Partisë në Shkodër, në Kukës dhe në Lushnjë, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së. Kur kanë kaluar 23 vjet nga rënia e diktaturës, bijtë e etërve janë ricikluar në politikë duke rimarrë postet më të larta në qeverisjen e vendit. Ditmir Bushati vjen nga një familje, babai i të cilit ka çuar para togave të pushkatimit njerëz të pafajshëm në disa qytete të vendit, si dhe ka firmosur internimet në gulagët e diktaturës për qindra familje. Një nga eksponentët më të lartë në hierarkinë e partisë-shtet.

    Ilir Beqja

    I biri i Hamdi Beqjes, një nga njerëzit më të afërt të diktatorit Hoxha. Konsiderohej edhe si njeriu, i cili përgatiste fjalimet e diktatorit. Në atë kohë ishte e njohur shprehja me të cilin Hoxha i drejtohej Hamdi Beqjes me “Hamdi të thomë”. Ka qenë një nga njerëzit më të privilegjuar të diktaturës dhe me mjaft ndikim në nomeklaturën e asaj kohe, pjesë e së cilës ai vetë ishte.

    Ilirian Celibashi

    Nuk është rastësi katapultimi i Celibashit nga Rama. Lidhja e tyre është e hershme, që nga koha kur Celibashi drejtonte KQZ dhe i dha fitoren në tavolinë Ramës në garën për kryetar Bashkie me Spartak Ngjelën në vitin 2003, duke manipuluar sipas raportit të ODIHR deri 70 për qind të qendrave të votimit në kryeqytete. Kjo lidhje është forcuar akoma më shumë nga origjina e të dyve. Celibashi është i biri i Hydas Celibashit, i cili ka qenë kryetari i Degës së Punëve të Brendshme gjatë regjimit diktatorial. Ky ka qenë institucioni më i tmerrshëm i diktaturës ku kryheshin pushkatimet, arrestimet, internimet, si dhe torturat ndër më çnjerëzoret. Në kabinetin e ri të Ramës edhe ky pinjoll i diktaturës mban portofolin e ministrit.

    Mrika Kodheli, (shkurt Mimi)

    Do të mbajë portofolin e ministres së Mbrojtjes. Ka një karrierë që nis nga afrimi fillimisht me Nanon pastaj me Ramën në Bashkinë e Tiranës. Ka ndryshuar disa dikastere gjatë qeverisjes së PS dhe prej katër vitesh është edhe deputete e PS. Nuk është e rastësishme ngjitja e Mimit, jo vetëm për besnikërinë e treguar gjatë procesit të 20% të lejeve të ndërtimit që ndante me krytetarin, por edhe se ajo është e bija e njërit prej anëtarëve të Komitetit Qendror të PPSH. Babai i Mimit dhe ai i Ramës kanë qenë në të njëjtin Komitet gjatë nomenklaturës komuniste dhe sot, bijtë e tyre janë në të njëjtën qeveri.

    Shkëlqim Cani

    Ishte një nga zyrtarët më të lartë të ekonomisë së PPSH në kohën kur në tregjet e vendit mungonte edhe lakra. Ishte një nga arkitektët e dështimit të sistemit socialist dhe që u vendos në krye të ekonomisë në momentet kur diktatura ishte në agoni. Mori një sërë detyrash të larta, por në të gjitha ato detyra tregoi se ishte një funksionar mediokër, gjë që e thelloi akoma më shumë krizën në ato ditë, duke vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e shqiptarëve. Sot është në krye të financave të vendit, ku do të mundohet që të implementojë edhe një herë ato praktika ekonomie, të cilat 23 vjet më parë e çuan vendin në buzë të greminës.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anëtarësuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europë
    Postime
    62

    Meidani mbi qeverinë e re Rama: Unë do përfshija edhe GJinushin, Milon dhe Ngjelën.

    Ja se çfarë thotë Mejdani për projekt-qeverinë e Edi Ramës:

    Ish Presidenti Meidani, interviste per gazeten “Panorama”: Unë kryeministër do përfshija edhe GJinushin, Milon dhe Ngjelën.

    Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, vlerëson kabinetin qeveritar të bërë publik pak ditë më parë nga Kryeministri i zgjedhur Edi Rama. Sipas tij, në përbërjen e qeverisë së re janë ndërthurur energjia, përvoja, mosha e re, por edhe respektimi i barazisë gjinore. I pyetur për mungesën e emrave të njohur të qeverisjeve socialiste në kabinetin e ri, zoti Meidani shprehet se ata do t’i shërbejnë qeverisjes përmes Parlamentit, duke forcuar karakterin parlamentar të Republikës.

    Për ishpresidentin e Republikës, Kryeministri i zgjedhur duhet të kishte pasur një konsultim paraprak me kreun e shtetit për emrat e disa ministrave që lidhen dhe me veprimtarinë e tij, siç janë Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes apo Ministria e Drejtësisë. Lidhur me mungesën e disa aleatëve të Partisë Socialiste në qeverinë e re, zoti Meidani shprehet se nëse do të ishte ai Kryeministër, do t’i konsideronte me përparësi disa politikanë me përvojë, kontribute të spikatura, apo me peshë individuale, si Gjinushi, Milo, Ngjela etj., veçanërisht për të ridimensionuar zërin e tyre, në mungesë të përfaqësimit përkatës në Kuvend. (Panorama)

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Berisha: Dosjet gati, ministrat e rinj nuk dinë të lexojnë

    Kryeministri Berisha ka orientuar ministrat që të bëjnë dorëzime dinjitoze. Dje gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ai ka porositur të gjithë anëtarët e kabinetit që pasardhëseve t’u lihen mbi tavolinë të gjitha dosjet e projekteve. “Jemi në mbledhjet e fundit dhe kërkoj në mënyrë të vendosur që pasardhësve tuaj t’u lini në tavolinë listën e projekteve në vazhdim dhe për çdo projekt në vazhdim, në drejtorinë përkatëse duhet të jetë dosja, të cilën duhet ta keni kontrolluar. Të mos harroni se në këto karrige ulen njerëz që nuk dinë të lexojnë as dosjet dhe mund të thonë se nuk gjetëm dosje”, – ironizoi më tej ai. Ai i porositi ministrat që të merrnin me vetë një kopje të dosjes sipas drejtorive përkatëse. “Me disiplinë të hekurt do të lihet lista e çdo projekti, në ç’fazë është, ku dhe sa duhet për t’u përfunduar. Një kopje të dosjes e marrin ata, dhe një kopje ministri, në mënyrë që ta ndjekim. Kjo është trashëgimia jonë, së cilës, po deshën t’i vënë vizë a kryq, të bëjnë si të duan, por ne kemi funksionuar në mënyrë që shteti të funksionojë, ekonomia të funksionojë, zhvillimi të funksionojë”, – tha kryeministri Berisha duke vënë theksin te fakti se janë mijëra projekte në vijim në të gjithë sektorët. Ai tha gjithashtu se qeveria dhe administrata nuk kanë pësuar shkrehje për zgjedhje, por e kundërta ka ndodhur. Kryeministri ka bërë një bilanc të zhvillimeve ekonomike në vend, duke e nisur nga plani i të ardhurave buxhetore për muajin korrik. Ai tha se të ardhurat fiskale u rritën me 7 për qind më shumë se në korrikun e vitit që shkoi. Doganat kanë mbledhur 16 për qind më shumë sesa në korrikun e vitit të shkuar. Në qoftë se doganat janë në 95 për qind të planit në tërësi, kjo sepse ka hyrë në fuqi ligji për heqjen e TVSHsë për të gjitha llojet e makinerive, për panelet diellore e për gjithçka që përdoret për prodhim në Shqipëri dhe megjithatë, krahasuar me vitin e kaluar, doganat janë në nivelin 16 për qind më shumë, tha Berisha, duke vënë theksin se akuzat e Ramës për shkrehje të administratës janë të pavërteta. Berisha cilësoi si zhvillime pozitive ato në tregun financiar në vend, ku bonot po blihen me interesat më të ulëta, rekord. “Inflacioni i muajit të kaluar ishte 0.8 për qind më i ulët se muaji korrik i një viti më parë dhe kjo jo se njerëzit kanë mbyllur gojën e nuk po hanë, siç shkruan shtypi i Partisë Socialiste, por se ka një prodhim të madh, të gjithanshëm, si rezultat i politikave të nxitjes së prodhimit”, – tha kryeministri.

    MAPO

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Qeveria, aleatët e PS në pritje të negociatave me Ramën

    Aleatët e Partisë Socialiste, pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 23 qershorit, janë në pritje të negociatave me Kryeministrin e zgjedhur Edi Rama. Për shkak të pushimeve të kryesocialistit, negociatat kanë mbetur pezull edhe për shkak se nuk ka pasur asnjë të mandatuar nga vetë Rama që të negociojë me aleatët e tij. I vetmi person që ka kontaktuar, por pa pasur mandatin e negocimit, ka qenë Gjet Ndoj, koordinatori i ri i tryezës së koalicionit, i cili do të mbajë lidhjet mes aleatëve dhe Kryeministrit të ri Rama. Aleatët kanë si synime të tyre tani që kabineti qeveritar është bërë publik, postet e zv.ministrave dhe prefektëve, por dhe drejtorive rajonale. Më të vështira negociatat për Ramën duket se do të jenë me PBDNJ-në dhe PKD, dy parti të koalicionit fitues që morën dhe mandat deputeti. Edhe pse në marrëveshjen parazgjedhore ishte përcaktuar se ato parti që marrin një deputet do të kenë të drejtë të përfaqësohen me ministër, të dyja këto parti mbetën jashtë kabinetit të ministrave. Paskal Milo, Skënder Gjinushi, Petro Koçi, Artur Dojaka, por dhe Zef Bushati, janë parti që pritet të marrin poste të rëndësishme në qeverisjen e vendit, ndërsa pjesa më e madhe e pushtetit do të ndahet mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

    Panorama

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Mendohet se ne politike, ka dy kategori te politikajve te medhej;-polikane qe hyjne per te fituar zgjedhjet dhe asosh- e burrave te shtetit,qe i hyjne kesaj pune aspak mirenjohese,me synimin per te krijuar shansa dhe mundesi per brezin e tashem dhe te ardheshem.
    Te ne shqiptaret,pak i kemi me keto dy karakeristika themelore....sidomos ne keto kohera.
    Ndoshta hsitoria do te jete objektive per secilin...Sali Berisha ka kandiduar fuqishem per kete te dytin.Rama dhe Basha jane politikaje qe tek po fillojne te shfaqin synimet e veta....Dhashte Zoti te pretendojne per kete kategorine e dyte !

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anëtarësuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europë
    Postime
    62

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Mendohet se ne politike, ka dy kategori te politikajve te medhej;-polikane qe hyjne per te fituar zgjedhjet dhe asosh- e burrave te shtetit,qe i hyjne kesaj pune aspak mirenjohese,me synimin per te krijuar shansa dhe mundesi per brezin e tashem dhe te ardheshem.
    Te ne shqiptaret,pak i kemi me keto dy karakeristika themelore....sidomos ne keto kohera.
    Ndoshta hsitoria do te jete objektive per secilin...Sali Berisha ka kandiduar fuqishem per kete te dytin.Rama dhe Basha jane politikaje qe tek po fillojne te shfaqin synimet e veta....Dhashte Zoti te pretendojne per kete kategorine e dyte !
    Nuk e di nëse u ka qëlluar të lexoni intervistën që Edi Rama u dha dy gazetarëve francezë pak javë më parë. Përtej frëngjishtes së dobët të Edi Rama ajo që ai u përpoq të thoshte ishte se: "Unë futem në politikë për të lënë emër...". Nuk futet pra në politikë për të qeverisur dhe për t'iu shërbyer atyre që e kanë zgjedhur. As për të punuar ndershmërisht për popullin. Por thjeshtë e vetëm për të lënë emër. Një qëllim tejet egoist, narçizist dhe aspak largpamës.
    Natyrisht ne të gjithë shpresojmë që emrin e tij ta lërë në vepra dhe në frymë demokratizimi të vendit, që ka aq shumë nevojë.
    Por nëse duam të jemi pak realistë, të paktën duke gjykuar nga deklaratat e derisotme kjo duket e pamundur.

    Shpresojmë, për Shqipërinë dhe shqiptarët, që Edi Rama mos të përsëriti të njëjtën dhunë që e ka të zakonit në jetën e vetë personale (ndaj femrave të jetës së tij)...
    Në republikën e mediokritetit gjeniu është i rrezikshëm

  12. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Ish zëvendësja e Ramës në Bashki, Vali Bizhga emërohet Drejtore e Kabinetit të Kryeministrit

    TIRANE- Nëpërmjet Facebook, kryeministri i zgjedhur, Edi Rama prezantoi, Vali Bizhgën në postin e Drejtores së Kabinetit të Kryeministrit.
    “Është kënaqësi dhe nder t’ju prezantoj Drejtoren e Kabinetit tim në kryeministri, Vali Bizhgën. Me Valin kemi punuar krah për krah për shumë vite në Bashkinë e Tiranës, ku kam pasur privilegjin ta kem zëvendësen time dhe më pas Drejtore të Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë. Por kemi ndarë së bashku edhe përpjekjet dhe emocionet e disa fushatave, ku Vali ka luajtur prapa kuintave rolin kyç të Drejtorit Ekzekutiv të fushatës. Një betejë më e rendësishme për të, ajo me një kancer të shfaqur befas në formë agresive, e shkëputi lidhjen tonë të punës për aq sa kohë iu desh Valit ta fitonte betejën më të vështirë të jetës së vet. Tashmë, ajo është rikthyer në fushën e kahershme të përpjekjes sonë të përbashkët për të bërë punë të mira për vendin e njerëzit, e do të mbulojë me profesionalizmin, pastërtinë dhe përkushtimin e saj të posaçëm në komunikimin me njerëzit, një detyrë ku pa asnjë dyshim do vendosë një standard të ri.”- shkruan Rama në Facebook.
    Pas 6 grave të prezantuara pak kohë më parë si pjesë e kabinetit të ri qeveritar, Rama vazhdon të shtojë numrin e grave në poste të rëndësishme.

    Panorama

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    EDI RAMA PREZANTON SANDER LLESHIN SI KESHILLTAR I KRYEMINISTRIT PER MBROJTJEN

    Sandër Lleshi do të jetë këshilltari i kryeministrit Rama për mbrojtjen në kryeministri. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kryeministri i ri në faqen e tij në FB, ku z. Rama shkruan:

    Emrin e Sandër Lleshit e kam dëguar për herë të parë nga Ismail Kadare, i cili ia sugjeroi palëve si një kandidaturë të spikatur për President të Republikës një vit më parë. Më vonë munda ta çmoj përmes mediave kur denoncoi publikisht rrënimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe degradimin e rëndë të drejtimit të ushtrisë sonë. Dhe njohja nga afër erdhi kur pas zgjedhjeve e thirra për ta dëgjuar lidhur me gjithë çka kishte denoncuar publikisht, si edhe me idetë e tij për të ardhmen e dikasterit qendror të mbrojtjes si edhe të vetë Forcave të Armatosura natyrisht. Pas disa komunikimesh kuptova besoj, arsyet pse shkrimtari i shquar e kishte menduar si president të denjë për vendin këtë gjeneral të panjohur. I edukuar në perëndim, njohës i mirë i historisë dhe bartës i modestisë intelektuale që karakterizon të diturit, zotërues i thellë i fushës jo vetëm nga librat po edhe nga rrugëtimi i një karriere të gjatë - nisur si fëmijë i një familjeje të varfër nga veriu në derën e shkollës së mesme ushtarake "Skënderbej" dhe ndërprerë brutalisht në pozicionin e zëvendës Shtabit të Përgjithshëm nga arroganca e injorancës së pushtetit në ikje -, Sandër Lleshi ka pranuar të jetë këshilltari im për mbrojtjen në kryeministri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 23-08-2013 më 08:59

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë




    Shqipëri- Kosovë, kalendar të njëhsuar kulturor

    Bota Sot | 24.08.2013 14:46

    Shqipëri- Kosovë, kalendar të njëhsuar kulturor

    Kryeminsitri i zgjedhur Edi Rama nga Prizreni ka premtuar një kalendar kulturor të njehsuar Shqipër- Kosovë.
    “Në Prizren me kryeministrin Thaçi me kolegë e miq, brenda kornizës së mrekullueshme të Dokufest, një aktivitet kulturor me përmasë europiane që vitin tjetër do mbështetet edhe nga qeveria e Shqipërisë. Një kalendar i përbashkët vjetor ngjarjesh kulturore do të jetë një nga risitë e mëdha të bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare”- shkruan Rama në Facebook. Ai ka ndare me ndjekesit e tij ne Facebook, edhe nje album fotografik. Te pranishem ne takim veç kryeministrit, Thaçi kane qene edhe ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku dhe ministri i Jashtem, Enver Hoxhaj. Rama eshte shoqeruar nga, Ditmir Bushati.

    Rama viziton festivalin Dokufest.
    Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet në Prizren, kur prej disa ditësh po mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër.
    Nga Twitter, Rama e cilësoi Festivalin të shkëlqyer, ndërsa premtoi se në edicionin ardhshëm qeveria e tij në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës do të japë mbështetje për aktivitetin.
    Siç duket edhe nga fotografite, Rama ka shijuar nje kafe me kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaçi dhe organizatoret e Festivalit.

    “Me Vetonin, drejtorin e Dokufest Prizren – Festival i shkëlqyer ndërkombëtar film&foto #Leksion per t’u marrë. Vitin tjetër edhe qeveria e Shqipërisë do mbështesë Dokufest në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës”- shkruan Rama.
    Festivali “Dokufest” është themeluar në vitin 2002, mbahet gjatë muajve korrik dhe gusht në Prizren. Në këtë festival vjetor filmat shfaqen dy herë në ditë në katër kinema. Tre prej tyre nën qiell të hapur (mbrëmjeve) dhe gjatë ditës në kinema të mbyllur. Festivalin e përcjellin edhe një numër i madh aktivitetesh si: punëtori, ekspozita DokuPhoto, kampingu i festivalit, koncerte e të tjera.

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Na jena populli ma kurve qe ka ballkani Afrika e azia
    te keni goje dhe te flitni per Ditmir bushatin qe krenohet nje shkoder e tan me te ash hall i madh
    gazetar bethqima shkerdhata kujtune se do kthehej shkodra ne dukagjin a si
    po normale se kafshet e sali berishes nuk kishe si me ju ba cv se babt e gjyshat kann ken mjelsa lopesh
    une se njof personalisht po di qe kush se thot nje fjale te keqe per bushatin dhe qe asht shume i kualifikum po kafshet e sales duhen ndry ne kafaz se perbejne rrezikshmeri per ndotjen e mjedisit
    JO SEKS PARA MARTESE

  16. #56
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Pritet që qeveria e re, të bëj më shumë se qeveria aktuale. Në fakt, një gjë e tillë pritej edhe para 8 vitesh !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Fate Velaj caktohet këshilltari i kryeministrit Rama për diplomacinë kulturore

    TIRANË-Kryeministri i zgjedhur Edi Rama bëri të ditur sot se këshillat mbi diplomacinë kulturore do i marrë nga z Fate Velaj, diplomat në Vjenë.
    Rama e bëri të ditur këtë fakt nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook ku bëri dhe një përshkrim të profilit të z Fate Velaj.

    “Para dy vitesh Presidenti i Parlamentit Europian nderoi me çmimin prestigjioz të Qytetarit Europian një shqiptar. Të cilit çmimi i posaçëm i Parlamentit Europian iu dorëzua për merita të veçanta në forcimin e bashkëpunimit dhe integrimin e mëtejshëm të vendeve në Bashkimin Europian, si edhe ndihmesën e dhënë në nxitjen e mirëkuptimit mes qytetarëve të vendeve të ndryshme të Europës përmes bashkëpunimit pa kufij. I ikur si shumë të tjerë nga Shqipëria në kërkim të Tokës së Premtuar, ky shqiptar emigrant nga Vlora bëri me jetën e tij prej endacaku ëndërrimtar nëpër Europe, një histori suksesi mes artit, kulturës e politikës. I diplomuar ne Universitetin e Arteve të Aplikuara ne Vienë për Menaxhim Arti e Kulture, Fate Velaj është organizator i shumë ngjarjeve kulturore nëpër Europë që kanë prekur vëmendjen e politikës si edhe padyshim, një prej promotorëve më shembullorë të imazhit pozitiv të Shqiperisë në Kontinentin e Vjetër. Ai mori për merita të spikatura disa vite më parë, të drejtën e dynënshtetësisë nga Qeveria Austriake dhe se fundi iu përgjigj pozitivisht ftesës sime për të qenë këshilltar i kryeministrit në funksion të ambicies sonë për të zhvilluar diplomacinë e shumëprapambetur kulturore”, shkruan Rama në Facebook.

    Emri i z Fate Velaj lidhet ngushtë dhe me historinë e ‘shkuljes së veshit’ të diplomatit Egin Ceka nga Edi Rama në Vjenë. Velaj ishte një prej organizatorëve dhe pritësve të të ftuarve të eventit me diplomatë ku ishte i ftuar Edi Rama.


  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2011
    Postime
    30

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Fate Velaj caktohet këshilltari i kryeministrit Rama për diplomacinë kulturore


    Këshilltari për kulturën, me shkollë të mesme natën!


    Written by Arben Shahini Tuesday, 03 September 2013 22:01



    Fatja i Ramës është një ekzemplar i rrallë në Europën e sotme. Do të këshillojë Kryeministrin e një vendi për diplomacinë kulturore, pa bërë asnjë vit shkollë të lartë, duke pasur diploma gjysmake të shkollës së mesme natën, dhe tetëvjeçaren në shkollën e fshatit.
    Pyetja e parë që të shkon në mendje është se, çfarë kulture ka ky njeri që të këshillojë një Kryeministër. Është e vështirë ta gjesh këtë shpjegim përmes vetë Fates. Ai nuk thotë asgjë për shkollimin e tij. E fsheh këtë kudo ku shkon dhe në të gjitha intervistat që jep.
    Kur flet për veten, ai ka delirin e sharlatanit. Pas incidentit të Vjenës kur Kryeministri që do e punësojë i shkuli veshin diplomatit Ceka, Fatja i bëri një intervistë vetes, ku ndër të tjera thoshte se, më në fund ia kishte dalë të bëhej i famshëm. Atë që nuk e kishte arritur gjatë gjithë jetës së tij e kishte arritur vetëm në një moment nga shkulja e veshit të diplomatit Ceka nga Rama.
    …Nuk isha bërë kaq i famshëm as atë ditë në Parlamentin Europian në Bruksel, ku unë në vitin 2001 hapa ekspozitën time personale “Vlora, Vjena dhe Brukseli”, duke paraqitur një Shqipëri tjetër, larg trafiqeve të njerëzve dhe drogës. As atëherë në 2003, kur mua në Kryeministrinë e Austrisë m’u dha medalja “Nder i Republikës së Austrisë”, as atëherë në 2006, kur mua qeveria e Austrisë më dha të drejtën e dyshtetësisë, as atëherë në 2011, kur mua Parlamenti Europian më dha çmimin “European Citizen”…”, thotë Fatja për veten. I pëlqen të flasë shumë për veten dhe ta reklamojë shumë.
    Vetëm në gazetën “RD” përpara 6 vitesh ka sjellë për gjashtë muaj rresht nga dyzet faqe ku shkruante për veten. Dhe këtë e bëntë thuajse çdo ditë për gjashtë muaj rresht me shpresën se ndokush mund ta propozonte si kandidat për Kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet lokale. Dhe kur arriti të përflitej si kandidat i mundshëm, atëherë e thërritën Faten dhe i thanë; na sill CV-në. Dhe Fatja solli piktura, solli shkrime, por nuk solli vetëm CV-në. Këtu Fatja u rrëzua. Fatja mendonte se, mund të propozohej kandidat për Kryetar Bashkie, duke mos pasur shkollë dhe duke paraqitur vetëm një vërtetim të një kursi që kishte kryer jashtë Shqipërisë. Prej nga ajo ditë, Fatja nuk solli më shkrime për veten e tij në gazetë.
    Fatja është ai që është dhe nuk është faji i Fates se ai është ai që është. Por, Rama mund të jetë i vetmi Kryeministër në botë, i cili emëron në një post si ai i këshilltarit për diplomacinë kulturore, një njeri të pashkolluar.
    “Gazeta 55” botonte dje dëftesën e Fates, i cili në vitin 2011 në moshën 48-vjeçare, është diplomuar në Universitetin “Kristal” për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pikërisht në atë Universitet që Rama dhe njerëzit e tij e kanë linçuar për shitjen e dëftesave, tani ai punëson në një post të lartë në Kryeministri një individ që sikurse mund të rezultojë nuk është më i ndryshëm se i biri i Umberto Bossit.
    Problemi me Faten nuk është vetëm tek diploma e shkollës së lartë, por edhe tek shkolla e mesme. Edhe këtë e ka për dreq. As këtë dëftesë, ai nuk e paraqet në publik. Fatja rezulton të ketë mbaruar shkollën e mesme natën, pa shkëputje nga puna dhe e ka përfunduar atë në vitet ’88-’89 në qytetin e Vlorës. Këtë shkollë të mesme, Fatja e ka kryer atë që njihej në atë kohë si Teknikumi i qytetit. Në të njëjtën kohë, Fatja punonte edhe si elektriçist. Ishin kokë të vështira për Faten dhe asnjëherë s’e kishte menduar në atë kohë se do të vinte një ditë e bardhë si e sotmja, kur Kryeministri i këtij vendi ta emëronte si këshilltar për diplomacinë kulturore edhe pa pyetur për shkollimin e tij.
    Arben SHAHINI


    Emri:  fate velaj.jpg

Shikime: 757

Madhësia:  123.6 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga tiranasi90 : 04-09-2013 më 11:00

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Kush di te na pershkruaje apo tregoje shkollat qe kane mbaruar antaret e kabinetit qeverises Rama? A ka mundesi te na i shkruani ketu tek kjo teme ineresante?

  20. #60
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Qeveria e re e Republikës së Shqipërisë

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Na jena populli ma kurve qe ka ballkani Afrika e azia
    te keni goje dhe te flitni per Ditmir bushatin qe krenohet nje shkoder e tan me te ash hall i madh
    gazetar bethqima shkerdhata kujtune se do kthehej shkodra ne dukagjin a si
    po normale se kafshet e sali berishes nuk kishe si me ju ba cv se babt e gjyshat kann ken mjelsa lopesh
    une se njof personalisht po di qe kush se thot nje fjale te keqe per bushatin dhe qe asht shume i kualifikum po kafshet e sales duhen ndry ne kafaz se perbejne rrezikshmeri per ndotjen e mjedisit
    ku i ka punu baba? n'fabrik te cigareve apo ke uzina e telave?

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •