Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 78
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Lajme - Njohuri - Tė Reja

    Themelohet Qendra pėr Zhvillime Strategjike “Ahmet Krasniqi”: Do tė zhvillojmė arsimin dhe kulturėn

    PRISHTINE, 31 mars - Sot nė Prishtinė u bė konstituimi i Qendrės pėr Zhvillime Strategjike “Ahmet Krasniqi”. Kjo organizatė rinore, jopolitike e joprofitabile, synon tė japė kontribut pėr zhvillimin e arsimit dhe tė kulturės dhe do tė mbėshtesė talentėt e rinj nė kėto fusha.
    “Aktiviteti i qendrės do tė orientohet nė ngritjen arsimore, shkencore e kulturore tė talentėve tė rinj kosovarė, pėrmes seminareve e programeve tė ndryshme”, tha Ermal Mehaj, themelues i qendrės pėr zhvillime strategjike “Ahmet Krasniqi”. Udhėheqėsit e kėsaj qendre bėnė tė ditur se kjo organizatė ėshtė certifikuar mė 12 shkurt tė kėtij viti, ndėrkohė qė po sot u zgjodhėn edhe organet drejtuese tė organizate.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 18-04-2003 mė 18:14

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Akademia e Shkencave tė Kosovės dhe ajo e Shqipėrisė nėnshkruajnė protokoll bashkėpunimi


    PRISHTINE, 21 shkurt - Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės dhe Akademia e Shkencave e Shqipėrisė nėnshkruan sot nė Prishtinė marrėveshjen pėr bashkėpunim kėrkimor-shkencor dhe artistik midis dy akademive. Protokolli i bashkėpunimit u nėnshkrua nga dy nėnkryetarėt e kėtyre institucioneve, Besim Bokshi pėr Kosovėn dhe Luan Omari, pėr Shqipėrinė.
    “Nėnshkrimi i kėtij protokolli do tė jetė shumė i nevojshėm pėr bashkėpunim tė ndėrsjelltė mes Shqipėrisė dhe Kosovės nė fushėn e shkencės dhe artit”, deklaroi para tė pranishmėve, nėnkryetari i Akademisė sė Shkencave nė Shqipėri, Luan Omari.
    Me rastin e nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshje mjaft tė rėndėsishme mes Akademisė sė Shkencės dhe Arteve tė Kosovės si dhe Akademisė sė Shkencės sė Shqipėrisė ishte i pranishėm edhe Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė Rexhep Osmani.

    Njė akt me tė vėrtetė pėr t'u admiruar!
    Shumė Nderime tė gjithėve
    drini.

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Presidenti Moisiu kėrkon rritjen e autonomisė sė universiteteve
    Lajmi i ores 7:35 PM

    SHKODER (18 Prill) - Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, kėrkoi sot gjatė njė takimi me pedagogė tė universitetit "Luigj Gurakuqi" tė Shkodrės, rritjen e mėtejshme tė autonomisė sė universiteteve tona. "Ka ardhur koha, tha Presidenti Moisiu, qė tė gjithė sė bashku e, nė mėnyrė tė veēantė ekzekutivi, tė punojnė pėr rritjen e pavarėsisė sė universiteteve tona". Ka ardhur koha, theksoi ai, tė veprohet konkretisht pėr zgjidhjen e disa problemeve qė kanė institucionet e larta arsimore tė vendit. Problem kyē, sipas Presidentit Moisiu, ėshtė heqja e kufizimeve per tė ndjekur shkollat e larta nga rinia jonė, njė e drejtė qė e garanton edhe Kushtetuta. Sigurisht qė ka probleme, por mendoj se ato nuk janė tė pazgjidhshme e tė parealizueshme, u shpreh Presidenti. Presidenti Moisiu kėrkoi mė shumė angazhim nga qeveria pėr sistemimin nė punė tė studentėve shqiptarė qė studiojnė jashtė vendit. "Njė armatė e tėrė tė rinjsh shqiptarė mėsojnė nė universitetet e perendimit, ndaj ėshtė detyrė e ekzekutivit tė mendojė pėr sistemimin e tyre, tė mendojė me kohė, nė menyrė qė ata tė mos mbeten rrugėve, por tė integrohen sa mė mirė nė administratėn publike. Ne kemi nevojė pėr njerėz tė ditur, me vizione europiane, kemi nevojė pėr njerėz qė kanė kulturė, dėshire dhe vullnet ta ēojnė Shqipėrinė perpara", theksoi Presidenti i Republikės nė kėtė takim. anjo/dxh (BalkanWeb)
    --------------------

    Njė nisėm pėr t'u pėshėndetur
    drini.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 18-04-2003 mė 18:26

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    SHKURT Prill 18, 2003
    Kushtetuesja ndryshon Procedurėn Penale

    Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dje njė nen tė Kodit tė Procedurės Penale i cili ndalonte avokatėt e tė dėnuarve nė mungesė tė apelonin vendimin e njė gjykate. Neni parashikonte qė edhe nėse i dėnuari nė mungesė do tė kapej nga policia, ai nuk do tė kishte tė drejtė tė riapelonte vendimin. Pas ankesave tek Avokati i Popullit, ky nen i Kodit ėshtė gjykuar si antikushtetues sepse shkel tė drejtat dhe liritė e njeriut.

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Ambasadori Xhefri viziton ambjentet e Gjykatės sė Faktit nė Tiranė

    Lajmi i ores 5:35 PM

    TIRANE (22 Prill) - Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Tiranė, Xhejms Xhefri, zhvilloi sot njė vizitė kortezie nė ambjentet e Gjykatės sė Faktit tė Tiranės. Qėllimi i vizitės sė diplomatit tė lartė amerikan nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė, ishte njohja nga afėr me gjendjen aktuale nė administrimin e drejtėsisė civile dhe penale nė gjykatėn mė tė madhe nė Shqipėri, pas investimeve tė dhėna pėr kėtė gjykatė dhe nga Agjencia e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID). Kryetari i kėsaj gjykatė, Sokol Ēomo, e shoqėroi ambasadorin amerikan Xhejms Xhefri, nė ambjentet e reja tė gjykatės si nė sallat e reja tė gjyqtarėve dhe tė gjyqeve, sallat e mbledhjeve, sportelet e shėrbimit, ndėrsa e njohu atė edhe me projektin pėr 'Automatizimin dhe Informatizimin e Gjykatės sė Faktit'. anjo/dxh (BalkanWeb)

  6. #6
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    6 Qershor, Themelohet Dekorata Lidhja e Prizrenit
    pėr tė tėrė artikullin lexo kėtu.

    Ditė shumė mallėngjyese

  7. #7
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Shqiptarėt e Maqedonisė tani me universitetin e tyre
    SHKUP 28 Qershor, 2003

    Universiteti i Tetovės ėshtė gati pėr tu pėrfshirė nė sistemin e arsimit shtetėror maqedonas. Qeveria e Shkupit e konfirmoi kėtė dje duke nėnshkruar projektligjin qė i hap rrugė legalizimit pėrfundimtar tė kėtij universiteti. Kėrkesa e ministrit shqiptar tė Arsimit nė qeverinė e Shkupit u mor parasysh nga kjo qeveri, e cila vendosi firmėn e saj nė draftin pėr arsimin e lartė, tė mesėm dhe fillor. Projektligji parashikon qė komuniteteve qė pėrbėjnė mbi 20 pėr qind tė popullatės u lejohet arsimi nė gjuhėn e tyre, gjė qė e zyrtarizon praktikisht Universitetin e Tetovės. Ēėshtja qė ishte zvarritur pėr rreth nėntė vjet qė prej krijimit tė kėtij universiteti u pėrfshi nė Marrėvshjen e Ohrit, tė nėnshkruar para dy vjetėsh. Megjithatė, ende nuk ishte gjetur njė zgjidhje praktike pėr legalizimin pėrfundimtar tė universitetit. Ministri i Arsimit, Aziz Pollozhani, tha se me miratimin e projektligjit pėr Arsimin e Lartė tregohet vullneti i kėsaj qeverie pėr tė hapur rrugė dhe pėr tė krijuar njė kornize ligjore, qė shqiptarėve t'u pėrmbushen nevojat pėr shkollim tė lartė. Qeveria pret qė Parlamenti ta miratojė paketėn e ligjeve tė arsimit deri mė 15 korrik. Sipas ministrit Pollozhani, kjo do tė krijojė hapėsirat qė sė bashku me strukturat e Universitetit tė Tetovės tė ndėrmerren tė gjitha masat ligjore pėr realizimin e kėsaj ēėshtjeje. Me projektligjin e qeverisė parashikohet financimi nga buxheti shtetėror i arsimit tė lartė i atyre komunitetieve qė pėrbėjnė mbi 20 pėr qind tė popullatės nė Maqedoni. Universiteti i Tetovės, ndėrkohė, ka formuar komisione pėr kontakte me qeverinė pėr tė zgjidhur problemin disavjeēar. Komisionet do tė gjejnė zgjidhje edhe pėr njohjen e diplomave tė atyre, qė janė diplomuar deri tani nė kėtė universitet dhe numri i tyre mendohet ėshtė mbi 400. Ministri Pollozhani nuk bėri tė ditur nėse studentėt e Universitetit tė Tetovės vitin e ardhshėm akademik do ta fillonin nė universitetin e njohur zyrtarisht nga shteti.

    (shkėputur nga gazeta Balkanweb)
    ---------------------------------------------------
    Hajde pra njė URRRAAAAAA tė madhe qė tė gjithė. Mė nė fund gjėrat po themelohen ashtu siē duhet!.

    drini

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    20 Korrik, 2003

    INSTITUCIONI I PARĖ PRIVAT ARSIMOR
    Hap dyert Universiteti Amerikan nė Prishtinė



    PRISHTINĖ - Studentėt kosovarė do tė ulen nė auditoret e Universitetit Amerikan nė Prishtinė nė muajin tetor. Universiteti ėshtė pėruruar dje nė kryeqytetin kosovar, por do tė nisė punėn efektivisht me fillimin e vitit tė ri shkollor. Institucioni i arsimit tė lartė do tė "ofrojė" studime universitare 2-vjeēare nė degėt biznes, ekonomi dhe elektronikė, sipas agjencisė sė lajmeve Kosovapress. Nė vitin e parė tė tij do tė pranohen deri nė 120 studentė, ndėrsa mė pas do tė shtohet edhe numri i studentėve me rinovimin e mjediseve tė universitetit nė periferi tė Prishtinės. Hapja e kėtij universiteti ėshtė mundėsuar nga Fondacionit pėr Universitetin Amerikan tė Kosovės. Drejtori ekzekutiv i fondacionit, Louis Sell, shpjegon se synimi afatgjatė ėshtė qė universiteti tė shndėrrohet nė njė institucion katėr-vjeēar tė arsimit tė lartė me njė gamė tė plotė programesh. Sipas tij, diploma e Universitetit Amerikan tė Kosovės do tė njihet si nė Kosovė ashtu edhe nė Shtetet e Bashkuara. "Fatura" qė studentėt kosovarė do tė duhet tė paguajnė pėr t'u shkolluar me metodat amerikane do tė kapė shifrėn e 5 500 dollarėve nė vit. Por, sipas drejtorit tė planifikimit akademik nė kėtė universitet, Andreė Gridinsky, kjo justifikohet nga programi mjaft i mirė, nė gjuhėn angleze dhe shanset qe universiteti do tė ofrojė pėr mė vonė. "Njė universitet amerikan, tha ai, nuk ofron vetėm njohuri. Synimi ynė ėshtė tė aftėsojmė studentėt tė zhvillojnė mendimin e vėrtetė kritik dhe tė mėsojnė tė paraqiten nė njė mėnyrė profesionale", thotė Gradinsky.

    (marrė nga gazeta Balkanweb)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    29
    Sipas nje njoftimi te gazetes Shekulli, te dates 16 Shtator 2003: "Qeveria maqedonase ..... miratoi propozimin e ligjit per themelimin e universitetit shteteror ne Tetove..... me kater fakultete.....per te cilin shteti do te shpenzoje rreth 2 milion euro ne vit......"
    nikshi

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Nė Republikėn e Shqipėrisė foshnjat e lindura nė 2004, me numėr identifikimi

    TIRANĖ - Qeveria miratoi dje vendimin “Pėr mėnyrėn e kodimit dhe strukturėn e numrit tė identitetit tė shtetasve”. Ky vendim sipas saj plotėson kuadrin ligjor tė shėrbimit tė gjendjes civile dhe krijon mundėsitė praktike pėr fillimin e procesit tė lėshimit tė numrit tė identitetit tė shtetasve, i cili ėshtė njė numėr zyrtar, personal, i papėrsėritshėm. Numri i identitetit ėshtė njė pėrbėrės i ri i gjendjes civile, i cili do tė jetė elementi kryesor i identifikimit tė shtetasve. Nė vendim pėrcaktohet teknikisht mėnyra e kodimit dhe struktura e numrit tė identitetit. Procesi i lėshimit tė numrit tė identitetit do tė realizohet fillimisht me dhėnien e kėtij numri pėr foshnjat e lindura nga data 1 janar 2004. Pėr personat e tjerė, ky numėr do tė lėshohet pas kompjuterizimit tė zyrave tė gjendjes civile dhe krijimit tė Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile. Numri i identitetit, si elementi kryesor i identifikimit, do tė jetė kyēi lidhės i bankave tė ndryshme tė tė dhėnave qė pėrdorin si tė dhėna bazė ato tė gjendjes civile. Dhėnia e tij do t’i hapė rrugė edhe lėshimit tė dokumenteve shqiptare tė identitetit tė standardeve europiane, si dhe do tė lehtėsojė punėn e njė sėrė organesh dhe institucionesh shtetėrore dhe private, si Sigurimet Shoqėrore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Sigurimet Shėndetėsore, organet tatimore, Shėrbimi i Gjendjes Civile, organet e drejtėsisė, rendit, prokurorisė, mbrojtjes, arsimit, tė regjistrimit tė pasurive etj.

    (marrė nga Shekulli)

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2006
    Postime
    4
    A keni degjuar per ate vajzen qe banon ne Amerike, quhet Masiela Lusha?
    Disa vite me pare ne kete faqe ishte dicka per te. Ajo eshte ne televizionin Amerikan, dhe kam degjuar qe ka shkruajtur nje liber te ri. Ju lutem, ne qoftese dini dicka me teper, postojeni ketu.
    Faleminderit

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2006
    Postime
    4

    Question Ku eshte ajo vajza qe quhet Masiela Lusha

    a mund te me gjeni nje fotografi te asaj?

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Botohet nė SHBA libri i Fatos Tarifės "To Albania, with love"

    Autori i Lajmit:
    24 ore
    Kėto ditė u botua nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės libri i Fatos Tarifės “To Albania, with love" (Me dashuri pėr Shqipėrinė) . I shoqėruar nga njė parathėnie e gazetarit tė mirėnjohur amerikano-shqiptar Peter Lucas dhe nje pasthėnie nga sociologu i njohur amerikan Jay Weinstein, ky libėr pėrmbledh njė dokumentacion shumė tė pasur mbi marrėdhėniet diplomatike tė Shqipėrisė me Shtetet e Bashkuara tė Ameikės gjatė periudhės prill 2001 - maj 2005.
    Botuesi i libri, University Press of America, ėshtė anėtar i konsorciumit tė madh botues Rowman & Littlefield Publishing Group. Libri “Me dashuri pėr Shqipėrinė” i Fatos Tarifės ėshtė vlerėsuar pozitivisht nė qarqe intelektuale dhe akademike nė SHBA.
    Nė kopertinėn e pasme tė tij lexon kėto vlerėsime pėr librin dhe autorin e tij: “Pasioni dhe pėrkushtimi i Fatos Tarifės ndaj vendit tė tij, siē demonstrohet qartė nė librin “Me dashuri pėr Shqipėrinė”, mund tė pėrshkruhen vetėm si xhefersoniane. Ai ėshtė njė intelektual novator demokrat i kohėve moderne” (Dr. Richard Cameron, Webster University). “Fatos Tarifa ėshtė nga ata individė, tė cilėt kanė aftėsinė tė mėsojnė tė tjerėt pėrmes shėmbullit tė tyre ndėrsa mbetet gjithnjė i pėrkushtuar ndaj vendit tė tij.
    Ka shumė arėsye tė cilat tė bėjnė tė jesh pesimist pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, por fatmirėsisht, Fatos Tarifa, me librin e tij “Me dashuri pėr Shqipėrinė”, mė ka bindur mua se tashmė ekziston njė shans pėr tė bėrė njė ndryshim tė madh nė historinė e ardhshme tė kėtij vendi” (Prof. Barbara Heyns, New York University). “Ėshtė thėnė se pėr shekuj me radhė Shqipėria ka qenė mė larg Europės se ē’ėshtė larg Europa nga Amerika.

    Kjo pėrsėri mund tė jetė e vėrtetė. Nėse ėshtė kėshtu, libri “Me dashuri pėr Shqipėrinė” bėn shumė pėr ta shkurtuar kėtė distance” (Peter Lucas, gazetar veteran per Boston Globe dhe Boston Herald).

    Libra tashme ndodhet per shitje ne versionin anglisht.

    Ai mund te blihet edhe tek blej. com, site e njohur e shitjeve per shqiptaret ne Internet.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    #VamosArgentina

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Zbulohet monedha, Kleopatra grua e shemtuar


    Autori i Lajmit:
    24 ore
    Kleopatra dhe Mark Antoni duket se nuk kanė qenė ai ēifti i bukur, qė kemi besuar. Pėrfundimi ka ardhur nga studiuesit, qė kanė analizuar njė monedhė argjendi romake 2 mijė vjeēare, ku shfaqeshin fytyra e mbretereshės egjiptiane Kleopatra dhe e tė dashurit tė saj, tė realizuara edhe nė filmat e Holivudit.

    Pamja nė monedhė tregon njė grua me mjekėr tė mprehtė, buzė tė holla dhe hundė tė mprehtė, ndėrsa i dashuri i saj shfaqet me sy tė dalė, qafe tė hollė dhe hundė jo tė drejtė.

    Monedha u studiua nga ekspertė tė Universitetit Newcastle. Studiuesit thanė se Klaopatra nuk ishte ajo femra e bukur joshėse, qė adhurohej nga gjeneralėt e Romės, por sipas tyre ajo mund tė jetė pėrshkruar nga shkrimtarėt romakė si njė femėr karizmatike dhe intelegjente, me tė joshės, por pa pėrmendur bukurinė e saj
    #VamosArgentina

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Njė pikturė e Rembrantit ėshtė shitur pėr 25,8 milionė dollarė


    Autori i Lajmit:
    L.K
    Njė pikturė e artistit holandez Rembrant e cila e paraqet apostullin Shėn Jakov mė tė Vjetrin i ėshtė shitur dje njė blerėsi anonim pėr 25, 8 milionė dollarė nė ankandin "Stobi" nė Nju-Jork, njoftoi shtėpia ankande.

    "Sotbi", piktura e Rembrantit prej vitit 1661, tetė vjet para vdekjes sė tij, e ka vlerėsuar prej 18 deri nė 25 milionė dollarė. Piktura ėshtė bėrė nė vitin 1656, nė periudhėn e veshtirė pėr Rembrantin. Bėhet fjalė pėr njė periudhė ku ai ka krijuar njė seri rolesh tė apostujve dhe ungjijve tė prezentuar deri nė gjysmėn nė madhėsi natyrore.

    Rekordi i ankandeve pėr Rembrant e mban pikturėn "Portret i njė gruaje 62-vjeēare" e cila ėshtė shitur nė "Kristi" nė Londėr nė dhjetor tė vitit 2000 pėr 28,7 milionė dollarė
    #VamosArgentina

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Filmi gjerman "Jeta e tė tjerėve" nominohet per Oskar


    Autori i Lajmit:
    24 ore
    Filmi pėr sigurimin e shtetit tė ish-Gjermanisė demokratike "Jeta e tė tjerėve" ėshtė nominuar pėr Oscar nė Los Angeles. Filmi i regjizorit Florian Henkel von Donersmark ėshtė njė nga pesė aspirantėt nė kategorinė e filmit joanglez.
    #VamosArgentina

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Helen Mirren mbretėreshė e Globit tė Artė


    Autori i Lajmit:
    L.M
    Mirren fitoi dy ēmime pėr role tė mbretėreshave. Aktorja britanike Helen Mirren ka dominuar nė ceremoninė e Ēmimeve Globi i Artė, edhepse filmat Babel dhe Dreamgirls fituan nė dy kategoritė kryesore pėr film. Ajo mori ēmim si aktore nė rolin e Elizabetės I nė mini-serialin televiziv me tė njėjtin titull, si dhe nė rolin e Elizabetės II nė filmin "Mbretėresha", i cili fitoi ēmimin si filmi mė i mirė. Martin Scorsese u cilėsua si regjisori mė i mirė i filmit "The Departed", ndėrsa Forest Whitaker, Sacha Baron dhe Meryl Streep fituan ēmime pėr interpretim. Whitaker i cili luajti rolin e diktatorit Idi Amin nė filmin "Mbreti i fundit i Skocisė" u vlerėsua si aktori mė i mirė pėr filmat dramatik. Baron Cohen e cilėsoj rolin e Boratit, nė parodinė e tij tė njė gazetari kazak, si njė eksperiencė unike. Pasi mori trofeun si aktori mė i mirė nė komedi, Borat falėnderoj tė gjithė amerikanėt qė nuk e kanė hedhur akoma nė gjyq. Helen Mirren u shpreh pėr BBC-nė se ishte njė natė fantastike pėr shkrimtarėt, regjisorėt dhe aktorėt anglez. Personalisht ajo e cilėsoi si njė nga netėt mė tė mrekullueshme tė jetės sė saj. Fituesit e Televizionit Filmi i Clint Eastwood-it "Letra nga Iwo Jima" u vlerėsua si filmi mė i mirė nė gjuhė tė huaj, ndėrsa komedia televizive "E shėmtuara Betty" mori ēmimin si komedia mė e mirė televizive ku aktorja kryesore America Ferrara u cilėsua si njė nga aktoret komike mė tė mira nė televizion. "Anatomia e Grey" u konsiderua si seriali televiziv dramatik mė i mirė. Filmat Vizatimor "Dreamgirls", e cilėsuar si komedia mė e mirė, mori tri ēmime duke pėrfshirė atė tė Eddie Murphy-t si aktori mė i mirė. Njerėzit nuk i kishin ofruar mė parė role tė kėtij lloji, megjithėse ai ka qenė gjithmonė nė pritje tė tyre, u shpreh ai. Viti 2007 solli pėr herė tė parė ēmimin e Globit nė kategorinė e filmave vizatimorė, i cili u fitua nga Cars i kompanisė Disney.
    #VamosArgentina

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Historia e ish-agjentit rus tė helmuar do tė kthehet nė film

    Autori i Lajmit:
    L.M
    Aktori amerikan Johnny Depp ka marrė pėrsipėr realizimin e njė filmi pėr helmimin misterioz tė ish-agjentit rus Aleksander Litvinjenko.

    E pėrditmshja e industrisė sė filmit Variety njofton se studioja kinematografike Warner Brothers ka blerė tė drejtėn pėr tė vėnė nė ekran njė libėr mbi kėtė agjent tė titulluar Historia e Sashės – Jeta dhe Vdekja e spiunit rus. Libri u shkrua pėr kompaninė e filmave qė zotėron Johnny Depp.

    Veriety njofton se aktori mund tė luajė vetė njė rol nė filmin e ri.

    Litvinjenko ishte njė kritik i hapur i politikave tė Kremlinit. Ai vdiq nė nėntor nga helmimi me lėndė radioaktive. Nė shtratin e vdekjes ai akuzoi Presidentin Putin se kishte organizuar helmimin. Moska i ka hedhur poshtė kėto akuza.
    #VamosArgentina

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pacolli blen ekzemplarin e librit tė Barletit pėr Skenderbeun


    Autori i Lajmit:
    24 ore
    Libri "Jeta dhe bėmat e Gjergj Kastriotit, tė quajtur Skėnderbeu – Princ i Epirotėve…", shkruar nga Marin Barleti dhe botuar nė Romė, latinisht, nė vitet 1508 - 1510, qė ndodhej nė Holandė, ėshtė sjellė nė Prishtinė dhe prej dy ditėsh ėshtė bėrė pronė e familjes sė biznesmenėve tė njohur Pacolli.

    Sipas pronarėve tė rinj, libri do mbahet nė bibliotekėn e familjes ose do t’i dhurohet ndonjė institucioni shtetėror, me kusht qė tė ruhet.

    Libri ėshtė me format 31X21 centimetra dhe ka 326 faqe.

    Disa nga faqet e para janė pa numėr rendor.

    Nė krye tė tij ėshtė portreti i Skėnderbeut, dy poezi dhe portreti i Marin Barletit.

    Historiani Zekeria Cana e vlerėsoi sjelljen nė Prishtinė tė librit kryemonument tė Skėnderbeut, si njė ngjarje me rėndėsi shumė tė madhe pėr kulturėn shqiptare.

    "Ekzemplarėt e kėtij libri janė shumė tė rrallė", tha ai tė shtunėn e kaluar, mė 2 korrik, duke pritur ardhjen e kėsaj vepre nė Aeroportin e Prishtinės.
    #VamosArgentina

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Njė film qė nxit debate mbi ekzistencėn e varrit tė Krishtit


    Autori i Lajmit:
    L.M
    Disa kineastė bėnė publike dy arkivole guri gėlqeror qė sipas tyre dikur kanė patur eshtrat e Jezu Krishtit dhe Shėn Mėrisė. Por disa studiues shprehėn skepticizėm lidhur me kėtė pretendim nė njė film tė ri dokumentar tė realizuar regjizori i filmit Titaniku, Xhejms Kameron.

    Kameron thotė se dy arkivolėt e vegjėl, tė zbuluara jashtė Jeruzalemit nė vitin 1980, mund tė kenė mbajtur eshtrat e Jezu Krishtit dhe familjes sė tij. Filmi i tij dokumentar thotė se njėri nga 10 arkivolet e zbuluara atje ėshtė gdhendur me fjalėt Juda, biri i Jezu Krishtit.

    Arkeologu i parė qė analizoi kėto zbulime, Amos Kloner, thotė se emrat e gjetur nė arkivole ishin popullorė mes hebrejve nė atė kohė. Njė nga besimet themelore tė krishtėrimit ėshtė ringjallja e Jezu Krishtit dhe ngjitja e tij nė Parajsė pasi trupi i tij u preh pėr 3 ditė pranė njė kishe nė pjesėn e vjetėr tė Jeruzalemit. Varreza e treguar nė film ndodhet nė njė zonė tjetėr tė Jeruzalemit.
    #VamosArgentina

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njohuri gjuhėsore dhe politike pėr arvanitėt
    Nga alfeko sukaraku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 18-12-2009, 11:37
  2. Nje pyetje per te gjithe ata qe kan njohuri ISLAME
    Nga Stentori nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-01-2009, 17:25
  3. Gjurmėt e civilizimeve tė zhdukura - Fingerprints Of The Gods
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 24-04-2008, 22:05
  4. Njohuri Mbi thesaret tona
    Nga rudi c33 nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-06-2006, 21:37
  5. Pranimet ne universitet per 2006-2007
    Nga helene nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 04:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •