Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Kosovë, hiqen nga tregu ilaçet Serbe

    Agjencia Kosovare për Produktet Mjekësore tërheq nga tregu të gjitha produktet mjekësore të importuara nga kompanitë serbe: “Hemofarm AD”, “FHI Zdravlje AD” dhe “Jugoromedia AD”.

    Emri:  ilacetqsut.jpg

Shikime: 369

Madhësia:  18.8 KB

    Ky vendim është marrë pasi INTERPOL, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka konfirmuar se asnjë nga këto produkte nuk ka çertifikatë të rregullt. Një gjë e tillë u bë e ditur në konferencën e përbashkët të AKPM dhe Doganave të Kosovës.

    “Më mirë vonë se kurrë dhe le të garantohet një herë e përgjithmonë se çdo produkt që hyn në Kosovë të jetë konform standardeve më të larta jo vetëm të rajonit, por edhe të Evropës edhe pacientët tanë kanë më pas qasje që çdo produkt në gjuhen e tyre që t’i dinë efektet anësore”, deklaroi Ilir Dushi, drejtor ekzekutiv i AKPM-së. Nga data 5 korrik, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, duke e parë si gjendje alarmante mungesën e kontrollit të detajuar të produkteve mjekësore, Agjencia Kosovare për Produkte Mjekësore ka vendosur inspektorë farmaceutikë në dy pika doganore.

    “Është vërejtur një mospërputhje e madhe me dokumentacionin e lëshuar nga AKPM-ja dhe pajisjeve medicinale të prezantuar për zhdoganim në këto pika doganore”, ka sqaruar Basri Rexha, inspector farmaceutik. Mungesa e udhëzimeve për pacientët në gjuhët zyrtare në disa produkte është problem tjetër me të cilin po përballet AKPM-ja. Nga ky institucion vjen premtimi se këtej e tutje asnjë produkt që nuk është i pajisur me udhëzimet përkatëse në gjuhët zyrtare nuk do të hyjë në Kosovë.

    / Top Channel
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Kosovë, hiqen nga tregu ilaçet Serbe

    Mire do ishte te hiqte nga tregu edhe te gjitha mallrat greke edhe nga ato shtete qe se njofin ende Kosoven si shtet te pavarur.
    Tip presioni ekonomik..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kosovë, hiqen nga tregu ilaçet Serbe

    Citim Postuar më parë nga Toffee Lexo Postimin
    Mire do ishte te hiqte nga tregu edhe te gjitha mallrat greke edhe nga ato shtete qe se njofin ende Kosoven si shtet te pavarur.
    Tip presioni ekonomik..
    nuk ja dilet me forcat tona si shoku enver.

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Kosovë, hiqen nga tregu ilaçet Serbe

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    nuk ja dilet me forcat tona si shoku enver.
    Po, por a nuk janë më cilsore dhe më me efekt ilaçet Europiane, Amerikane , Kanadeze ? Bëhet fjalë për shëndetin dhe jo për një palë pantallona apo bluzë që nuk ka shumë rëndësi nëse janë made in China apo Aramni. Pra, nuk është punë tarnallëku se si vishesh me firmato apo makina e celulari që ti mban dhe që ben diferencën mes klasave. Bëhet fjalë për shëndetin dhe shëndeti është i njëjtë për të gjithë dhe duhen zgjedhur ilaçet që kan efekt të menjëhershëm.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •