Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Situata ekonomike, Rama : Qeveria e re audit ndërkombëtar dhe INSTAT të pavarur

    Situata ekonomike, Rama : Qeveria e re audit ndërkombëtar dhe INSTAT të pavarur Fullani: Integrimi në BE mënyra më e mirë për të kaluar krizën

    Kryeministri i ri Edi Rama takoi sot Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe drejtues të bankave tregtare që operojnë në vendin tone. Në këtë takim u diskutua mbi shqetësimet me të cilat përballet sistemi bankar në vend dhe sfidat e së ardhmes. Rama bëri publike piketat e programit të qeverisë së re për konsolidimin e sistemit fiskal në vend.
    “E vërteta e ekonomisë tonë do të dalë në pah, pasi dimë vetëm gjysëm të vërtetën”, theksoi Rama, teksa përshëndeti nismën e Guvernatorit Fullani për të ngritur programin e vlerësimit të sektorit financiar me ndihmën e FMN-së dhe BB-së. Por, sipas tij, ky program nuk ezauron gjithë nevojën për këtë auditim. “Do të marrim edhe një hap për të kërkuar një kompani ndërkombëtare auditimi, që të na ndihmojë një orë e më parë të kemi në tryezë gjithë të vërtetën mbi financat publike”, shtoi ai. Sipas tij, ndër hapat e parë që do të ndërmarrë qeveria e re është edhe “konsolidimi fiskal, në mënyrë që të kurojmë me recetën e duhur, financat publike dhe të krijojmë hapësirën e duhur për të kredituar ekonominë. Stafi i INSTAT-it mund të binjakëzohet me stafin e një institucioni të statistikave të një vendi të ri të BE-së, me qëllim marrjen e eksperiencës. Stafi i institucionit të statistikave duhet të punojë i çliruar nga presioni politik. Pavërësimin e INSTAT që është një institucion i pabesueshëm dhe i kontrolluar nga kryeministër. Ne duam që INSTAT të shkëputet nga tutela e ekonomike dhe te kthehet ne institucion të pavarur. Të binjakëzohet me një instituti evropian për një periudhë 5 vjecare Shifra reale për menaxhimin e kriës së sistemit energjisë. E domosdoshme të njihet thellësia e saj”, tha Rama.

    Ai akuzoi qeverinë ‘Berisha” se ka mbyllur sytë përballë situatës ekonomike ku ndodhej vendi.
    “Ajo që kemi përballë sfidë që qeveria e Shqipërisë duhet të shihte ne sy dhe ta përballonte duke e ndarë hapur me të tjerët sot është koha për ta bërë, nëse duhet të kalojmë në një fazë të re. Kjo mund të ndodhë përmes një partneriteti dhe aleance mes individëve që e duan këtë. Ne kemi shprehur se duam të ndërtojmë një strukturë të ndërmjetme mes qeverisë dhe botës së sipërmarrjes,. Një Këshill Ekonomik Kombëtar ku pjesëmarrja e përfaqësuesve të shoqatës tuaj është i domosdoshme. Këshilli do të funksionojë ku sfida është e madhe në funksion të përballimit të krizës që e kanë rënduar gjendjen e ekonomike dhe financave shqiptarë”, u shpreh Rama. Guvernatori Fullani bëri një pasqyrë të situatës ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Ai tha se mënyra më e mirë për të përballuar krizën aktuale është Integrimi Evropian. “Prania e zotit Rama si kryeministër i ardhshëm i jep rëndësi të vecantë takimit. Sektori bankat është jo vetëm kontribuuesi më i madh dhe me efektiv për rritjen ekonomike të vendit, por dhe kursimtari i familjeve shqiptare dhe destinatori i fondeve në ekonomi. Tryeza i paraprin programit që do të ndjekë qeveria e re për buxhetin ekonomik dhe për qeverinë e ardhshme”, u shpreh Fullani.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Situata ekonomike, Rama : Qeveria e re audit ndërkombëtar dhe INSTAT të pavarur

    Auditi i borxhit, Koçi: Synojmë proces transparent. Shehu: Doni të krijoni konfuzion

    TIRANE - Nisma e kryeministrit Rama për një audit të huaj për borxhet që shteti u ka bizneseve ka qenë në qendër të bisedës në emisionin e sotëm “Të bësh ekonomi”, të gazetares Aurora Sulçe, në “News24”. Në panelin e të ftuarve: deputeti i PS-së, Ervin Koçi, deputeti demokrat Sherefedin Shehu dhe ekspertët e ekonomisë Enea Janko dhe Suzana Guxholli.

    Zoti Koçi, pse një audit i huaj për vlerësimin e borxheve ndaj biznesit?

    Ervin Koçi: Ne kemi zgjedhur një audit të huaj për të bërë një proces të besueshëm transparent. Borxhi është krijuar që nga vitit 2008-2009. Llogaritja e borxhit është një proces shumë kompleks.
    Pse jo një institucion shtetëror. KLSH është i pavarur si institucion....
    KLSH mund ta bënte këtë punë mirë, kur bëri auditimin e buxhetit të vitit 2011, por nuk e bëri dot. Duhet një arbitër i paanshëm, për të nxjerrë një borxh të qartë të saktë, për të hartuar politikat e nevojshme.

    Sherefedin Shehu: Ka një qëllim të mbrapshtë që synon përdorimin e emrit të kësaj kompanie për të krijuar një perceptim publik që financat publike shqiptare janë të paqëndrueshme, nuk japin informacion për publikun. Vetë kjo marrëveshje është modeli më i keq i transparencës. Manipulohet me titujt e ligjit dhe marrëveshjes. Mungon transparenca, kur marrëveshja shitet se po bëjmë transparencë. Tregohet një deficencë nga pikëpamja juridike. Nuk besoj se PS nuk ka juristë që të dinë si formulohet një marrëveshje. Kemi një marrëveshje të pasaktë nga pikëpamja formale, pasi është e pa firmosur. Nesër qytetarët nuk e dinë se çfarë marrëveshje do të jetë prapa këtij ligji. Qeveria i thotë kompanisë më bëj një raport që të jem i larë para publikut se pastaj numrat i rregulloj unë. Vihet në dyshim edhe misioni, edhe qëllimi i përdorimit të raportit. Në vend që të ftonte kompanitë dhe të negocionte me 4 kompanitë e mëdha që do ta bënin këtë punë, s’kishte pse ta sillte në parlament. E sjell në parlament për ti larë duart qeveria, sepse në parlament nuk ka përgjegjësi individuale. Qeveria synon të zhvendosë vëmendjen nga problemet reale. A gjetur një mënyrë e cila vetëm krijon konfuzion.

    Koçi: Besoj që gjithë ky pr/ligj është bërë që konfuzionin që krijoi qeveria e mëparshme ta bëjmë transparente. Nëse këta kanë qenë në shtet, pse nuk e kanë nxjerrë i kemi kaq borxh buxhetit. Ne nuk dimë sa është borxhi.

    FMN tha mbi 500 milionë, Banka e Shqipërisë tjetër shifër, biznesi tjetër shifër, a duhet sqaruar kjo shifër?

    Guxholli: Shifra ndaj bizneseve të kontraktuara dhe të papaguara është 100 milionë euro. Po flitet për një kontratë që kolegu im e quan pseudo kontratë pasi i mungon baza ligjore. Absurdi mua më duket që qeveria që e fillon qeverisjen e saj me prishjen e kontratave, baras me një shtet joligjor, baras me një figurë dhe imazh shumë i keq për investitorët që duhen tërhequr. Prish transparencën e cila është baza e çdo reforme dhe një element shumë i rëndësishëm për të vazhduar rrugën në BE. Ligji shqiptar nuk të lejon të kontraktosh kompani direkte, pasi nuk lejohet prokurimi i drejtpërdrejtë është në kundërshtim me ligjin. Është një hap mbrapa në këtë drejtim. Zv/ministri i financave tha se me këtë do të bëhet një fotografi e detyrimeve që shteti u ka bizneseve. Fotografi kaq e shtrenjtë, 85 mijë euro? Do ta bësh me një auditues të huaj, që nuk është gjë tjetër vetëm për të tërhequr vëmendjen nga problemet. Kanë shtetin në dorë, i kanë shifrat atje, kanë njerëzit për ti llogaritur është shumë e thjeshtë ti llogarisësh. Sa fatura ke pa paguar i ke të gjitha atje, mblidhi shumëzoji.

    Janku: E cilësoj shumë pozitive që që në fillim të qeverisjes kryeministri dhe qeveria merren me bizneset, duke e cilësuar si një nga masat për të dalë nga kriza. Kontraktimi i një kompanie të madhe e shikoj si një lloj mosbesimi që qeveria ka tek institucionet në fillim të qeverisjes. Jemi përpara hartimit të buxhetit 2014 dhe shifra e borxhit ndaj biznesit është shume e rëndësishme dhe për hartimin e buxhetit për vitin tjetër. Mund të bëni plotësime të pr/ligjit marrëveshjes, ministri i financave ju ftoi.

    Shehu: Bëhet kjo marrëveshje për të zgjatur problemin, për të larguar vëmendjen dhe për të mos e zgjidhur problemin.

    Si u përzgjodh Deloitte Touche?

    Koçi: Eshtë bërë kërkesë nga Deliotte pasi dëgjoi se qeveria do të kërkonte një audit. U negociua, u ra dakord. Ekonomia po lëngon, ne duhet ti japim oksigjen ekonomisë, e vetmja mundësi është të shlyejmë borxhet ndaj biznesit. Besoj vitin tjetër padiskutim ky detyrim do shlyhet, në mënyrë që të ndërtojmë një marrëdhënie tjetër me biznesin.

    Guxholli: Deloitte do të mbledhë në çdo ministri faturat e papaguara. Mbledhje zbritje, si do drejtoni financat e shtetit, kur nuk besoni në mbledhje zbritje.

    Koçi: E pranoni deklaratën e FMN-së që borxhi është mbi 400 milionë euro?

    Guxholli: FMN është thirrur nga qeveria shqiptare që në muajin shkurt të vijë të bëjë një kontroll të financave të shtetit siç e ka bërë në vitin 2005, pikërisht sepse i beson dhe ka patur besim në këto organizma. Ju mund të duronit të nxirrnit borxhin fiks, vjen FMN dhe BB që do të bëjë analizën. Për të mbledhur e për të zbritur 10 minuta duhen.

    Koçi: Ne e kemi zgjedhur këtë mënyrë që pas 30 nëntorit të hartojmë politikat, pasi do të kemi shifrat e sakta.

    Sherefedin Shehu: Meqënse po diskutojmë në parim, desha të theksoj dy gjëra: Thuhet marrëveshja e auditmit, por kompania nuk është kontraktuar për audtim. Në rastin konkret i ndalohet verifikimi dhe saktësimi i këtyre të dhënave.
    Tjetra, thotë nuk dihen detyrimet, detyrimet janë gjëja më e kollajtë. Muaj për muaj dalin shumat, këtë informacion e ka Ministria e Financave. Në borxh ka disa rregulla të tjera. Ka punime të kryera dhe nuk janë bërë situacioni. Duhet një listë kontratash me vlerën e kontratave. Qeveria po e shleu këtë pjesë është shumë e rëndësishme. Ndjekja e kontratës tregon se ka e shlyer detyrimin.
    Janko: Qeveria e ka bërë këtë si zgjidhje emergjente.

    Guxholli: Ftoj qeverinë të ma besoj mua bashkë me studentët e mi, për tu treguar se sa e lehtë është. Sillini dhe tua bëjmë. Po ju dorëzojmë një ekonomi në rritje, që i shpëtoi krizës.
    Zoti Shehu, ka një kërkesë publike nga Ministri Cani, a do të bëheni pjesë e grupit?

    Shehu: Unë jam politikan dhe këshillat i kam dhënë nëpërmjet komunikimit politik, në 2 vjet e gjysmë, e ritheksoj se nuk mund të rritet borxhi. Ministrit dhe kryeministrit i them se kontratat edhe nëse kanë këto pasaktësi, kur bëhet situacioni ato shënohen. Unë do të votoj pro nëse qeveria do të thotë se unë do të rris vetëm 1% borxhin. S’kishte nevojë për audit fare. I kam thënë qeverisë të shlyejnë detyrimet e njohura, të kontraktuara. Secili biznes ka pretendime por edhe qeveria ka pretendime ndaj biznesit.

    A është normale gjithë këto borxhe ndaj biznesit

    Shehu: Këto janë pjesë të ciklit të të bërit biznes. Në fund të çdo viti ka detyrime për tu arkëtuar. Në qoftëse ka padakordësi ka proçese le t’i drejtohen gjykatës.

    Janko: Borxhet që i ka qeveria biznesit është problemi kryesor i ngërçit të krizës dhe i gjithë kredive të këqia. Ne jemi në konfuzion në lidhje me borxhin. Biznesi pretendon të tjera borxhe qeveria të tjera borxhe. Është përgjegjshmëri, me interesat e biznesit nuk mund të bëhen eksperimente, vitet e fundit është luajtur goxha, mendoj që një orë e më përpara të zgjidhet kjo situatë, ne duam një kompani prestigjoze për ta zgjidhur këtë punë.

    Koci: Ka qenë deklaratë e Ramës në fushatë që do t’i shlyejmë borxhet ndaj biznesit, ai ka premtuar që pas nje viti do ketë një marrdhënie të re me biznesin.

    Zoti Koçi, rekomandimi që vjen nga BB është që nëse vendoset marrja e një auditi të bëhet praktikë për të kontrolluar edhe fondet e qeverisë, është menduar në këtë formë?

    Koçi: Unë jam që herë pas here të ketë audit. Padiskutim ne kemi dhe një projekt, këtë muaj besoj formohet këshilli ekonomik kombëtar. Duhet audit patjetër dhe unë jam personalisht. Për 9 mujorin që në krye ka qenë qeveria e mëparshme nuk ka patur performancë të ardhurash. Të flasim me këmbë në tokë. Ne kemi sfidë të disiplinojmë të ardhurat të luftojmë informalitetin.

    Zoti Koçi do bëhet shlyerje automatike, apo me verifikime në terren?

    Koçi: Do bëhet verifikimi në terren dhe me daljen e shifrës konkrete për çdo biznes. Do ngrihet një grup pune me inxhinierë me ekonomistë.

    Do ndikojnë këto verifikime në terren në uljen e faturës?

    Koçi: Kjo varet nga cilësia e punimeve, nëse nuk janë kryer punimet sipas kontratës që është firmosur, absolutisht po.

    Guxholli: Po ndiqen dy standarde. Nëse Deloitte do nxjerrë borxhin dhe do ngrihet një grup pune për të verifikuar punimet, pse se bën dhe me shifrat. Pse në këtë fazë beson. Deloitte nuk merr përsipër asnjë nga ato shifrat, ç’letër me kë dhënë ti unë do ti mbledh dhe shumëzoj. Opozita ka denomizuar borxhin tani i është kthyer borxhit. Dakord, borxhi është i domosdoshëm. Rregulli i artë është mos merr kurrë borxh për të shlyer një borxh. Borxhi merret vetëm për të investuar. Borxhi ynë është vlerësuar i shëndetshëm nga FMN sepse është marrë kryesisht për investime.

    Koçi: Ti po flet sikur je në kohën e shokut Enver.

    Guxholli: Eshtë ish-udhëheqësi i partisë tuaj, bëni mirë qe e kujtoni.

    Koçi: Zonja nuk e ka idenë se çfarë është borxhi.

    Shehu: Ajo është pedagogia jote, nuk ja paska idenë!

    Guxholli: Nervozimi është se nuk ke argumente.

    Koçi: Koston e shërbimit të borxhit e kemi 3.5% të GDP-së, ndërsa kostoja mesatare e vendeve te rajonit është 1%. E ke dy herë më të lartë se mesatarja e rajonit.

    Guxholli: Kur flet për vendet e rajonit duhet të shikosh ekonominë në tërësi.

    Shehu: Në kohën e qeverisë socialiste ka qenë 4.7%. Ajo që është e rëndësishme tek borxhi është deficiti primar.

    Zoti Shehu, do ta ulë faturën e pagesave ndaj biznesit verifikimi në terren, si e shikoni ju?

    Shehu: Nuk mund ti ulë detyrimet në terren, sepse detyrimet janë produkt i faturave të bizneseve. Verifikimi në terren është një term që vjen nga e kaluara dhe bëhet vetëm për propagandë, sepse nuk ka të bëjë aspak me çështje auditi. Është një mision i ndarë që nuk ka lidhje me këtë proces. Nëse ka dyshime për këto gjëra ne kemi një precedent që PD ka ngritur një komision parlamentar që vërtetoi se rrugët e Tiranës kanë cilësinë më të ulët. Këto janë procese të natyrshme, nëse ka të dhëna, dëshirë, krijo grupe pune në qeveri në parlament.

    Guxholli: Të gjithë në gjyq do përfundojnë këtu do jemi.

    Janku: Unë besoj se do vendosin kompanitë për të përmirësuar cilësinë e punimeve se sa do ulin faturën. Ato punime që janë kontraktuar të bëhen më cilësi.

    (er.nu/m.s/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3

    Për: Situata ekonomike, Rama : Qeveria e re audit ndërkombëtar dhe INSTAT të pavarur

    INSTAT duhet te merret cik me shume me statistika se shume shifra i ka akoma nga 3-4 vite me pare

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •