Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 74
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    24 July, 2013 | Filed under: Lifestyle | Posted by: T.O.

    Miqësia me gjininë e kundërt është si të ecësh mbi akull të hollë

    Janë të shumtë ata që thonë se meshkujt dhe femrat nuk mund të jenë “vetëm” miq. Por, disa të tjerë insistojnë në të kundërtën. Kufiri midis miqësisë dhe “diçkaje më shumë” është shumë i hollë. Në çdo moment mund të lindë dashuria, apo epshi midis këtij lloji të miqve. Për ta parë se ku qëndroni, duhet të shqyrtoni çështjet në vazhdim.
    Vërtetoni a gjendeni me të vërtetë në “zonën e miqësisë”!
    Nëse midis jush dhe mikut tuaj nuk ka “kimi”, atëherë nuk ka rrezik. Këtë e pohon edhe terapeutja seksuale, Liza Paz, e cila thotë se mosekzistimi i atraktivitetit është treguesi më i mirë se midis femrës dhe mashkullit mund të ketë miqësi. Por, nëse krijoni miqësi me personin që ju pëlqen në aspektin seksual, atëherë ruajtja e miqësisë do të bëhet sfidë e madhe.
    Motivet e femrave
    Ekspertët thonë se femrat vendosin që të krijojnë miqësi me meshkujt më së shpeshti në momentet kur kanë ndonjë pakënaqësi me lidhjen aktuale, apo me statusin e tyre emocional. Varësisht nga shkalla e pakënaqësisë, luhatet edhe niveli i miqësisë.
    A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?
    Motivet e meshkujve
    Meshkujt nuk lidhin lehtë miqësi me femrat. Shpesh, një miqësi të tillë e hasim kur femrës i pëlqen seksualisht mashkulli, por këtij të fundit jo. Por, në fund megjithatë kanë parë se kanë shumëçka të përbashkët, që mjafton për ta filluar miqësinë. Nënkuptohet, të paktën sipas “rregullave të miqësisë”, epshi i njërës palë do të duhej të shuhej.
    Vënia e domosdoshme e kufijve
    Në gjithçka duhet ta kemi një kufi të caktuar, duke përfshirë edhe daljet me mikun/mikeshën tuaj. Ju më së miri do ta vëreni kur daljet tuaja në kafene, apo këmbimi i sms-ve e kanë kaluar kufirin e miqësisë. Në një rast të tillë, duhet ta pyesni veten, çka doni në të vërtetë?

    http://www.tiranaobserver.al/2013/07...ene-vetem-miq/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    Sa jan beqar kjo eshte e mundur pa patur ndonje problem te madh eh mandej perzihen parfumet

  3. #3
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    Gjithcka shume e vertet.....per cdo gje nje kufi!
    Motivet e meshkujve
    Meshkujt nuk lidhin lehtë miqësi me femrat. Shpesh, një miqësi të tillë e hasim kur femrës i pëlqen seksualisht mashkulli, por këtij të fundit jo. Por, në fund megjithatë kanë parë se kanë shumëçka të përbashkët, që mjafton për ta filluar miqësinë. Nënkuptohet, të paktën sipas “rregullave të miqësisë”, epshi i njërës palë do të duhej të shuhej.
    Eshte per ty cuditur nga ky fakt,femra edhe nese e do nje mashkull seksualit por ai nuk e ka te njejten deshir per te,femra prap i qendron shoqe.Ndersa po te ishte anasjelltas,ku mashkulli do e pelqente femren dhe seksualisht,e femra jo,ai nuk i rri as shok....por largohet!

  4. #4

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    kjo sepse femrat jane me kembengulese dhe me cdo kusht deshirojne ta arrijne qellimin e vet. Mendoj se per kete arsye femrat vazhdojne miqesine me meshkujt edhe kur ata nuk jane te terhequr nga ato. Perkundrazi nese mashkulli nuk gjen shpejt nje indikacion se femra eshte e terhequr nga ai, lodhet shpejt dhe "grepin" do ta gjuaj diku tjeter.
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-03-2013
    Vendndodhja
    andej ketej gjithandej
    Postime
    145

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    per mendimin tim ska miqesi te paster midis 2 sekseve te kudnert sepse nga ana e dikujt do te kete gjithmone dicka me shume se miqesi!
    koha nuk sheron plaget, thjesht te meson te jetosh me to...

  6. #6
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    Citim Postuar më parë nga optimus.prime Lexo Postimin
    kjo sepse femrat jane me kembengulese dhe me cdo kusht deshirojne ta arrijne qellimin e vet. Mendoj se per kete arsye femrat vazhdojne miqesine me meshkujt edhe kur ata nuk jane te terhequr nga ato. Perkundrazi nese mashkulli nuk gjen shpejt nje indikacion se femra eshte e terhequr nga ai, lodhet shpejt dhe "grepin" do ta gjuaj diku tjeter.
    Dakort!
    Po ta hudh grepin,po pse se mban dhe tjetren shoqe?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    Dakort!
    Po ta hudh grepin,po pse se mban dhe tjetren shoqe?
    ti thu te kene edhe bakllava edhe kek me arra?

    jo mi goc se i ze diabeti,...lol

    si le bakllavaja me ngron edhe kek me arra,
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    se do ja hudh edhe asaj pastaj...ne njefare menyre, nuk ka asgje pa interes. Eshte veshtire edhe ne mes gjinise se njejte te kete miqesi te sincerte, lere me ne mes gjinive te kunderta.
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  9. #9
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    ti thu te kene edhe bakllava edhe kek me arra?

    jo mi goc se i ze diabeti,...lol

    si le bakllavaja me ngron edhe kek me arra,
    Aha...e kuptoj....gjithe problemi qenka te arrat,lol

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    Citim Postuar më parë nga optimus.prime Lexo Postimin
    kjo sepse femrat jane me kembengulese dhe me cdo kusht deshirojne ta arrijne qellimin e vet. Mendoj se per kete arsye femrat vazhdojne miqesine me meshkujt edhe kur ata nuk jane te terhequr nga ato. Perkundrazi nese mashkulli nuk gjen shpejt nje indikacion se femra eshte e terhequr nga ai, lodhet shpejt dhe "grepin" do ta gjuaj diku tjeter.
    Me nje fjale sipas teje mashkulli nuk mund ta shikoje dot femren vetem si shoqe? Po s 'pati terheqje seksuale largohet fare? Une them nuk ka me mire se te rrish me nje person per arsye te tjera dhe jo prej terheqjes seksuale. Je me i /-e cliruar, me vetvetja. Nuk ekziston ndjenja e zilise, konkurrences si midis dy femrave. Do desha te kisha thjesht nje shok te tille. Thuhet qe Meshkujt homo, jane shoket me te mire te nje femre.
    Feelings change - memories don't.

  11. #11

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    edhe une desha ta them qe me pare qe homoseskualet jane "shoqet" me te mire te femrave. Kurse sa i perket terheqjes, ajo eshte proces kimik jashte vullnetit te njeriut. Mundet shume rralle te ndodh qe dy persona te gjinise se kundert te kene marredhenje shoqerore. Dhe vet fakti qe thua "do te doja ta kisha nje shok" dmth se nuk e ke
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    Citim Postuar më parë nga optimus.prime Lexo Postimin
    edhe une desha ta them qe me pare qe homoseskualet jane "shoqet" me te mire te femrave. Kurse sa i perket terheqjes, ajo eshte proces kimik jashte vullnetit te njeriut. Mundet shume rralle te ndodh qe dy persona te gjinise se kundert te kene marredhenje shoqerore. Dhe vet fakti qe thua "do te doja ta kisha nje shok" dmth se nuk e ke
    Nuk e kam se te tilla i kam mundesite ne fakt. Punoj me shume me femra, plus qe jam e martuar. Nuk mund te ze shok cilindo qe takoj rastesisht ne rruge, apo diku tjeter.
    Feelings change - memories don't.

  13. #13
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    Nje pyetje kam per ju: çfare ju ben te mendoni se midis dy miqve nuk mund te kete seks??!!
    Jarigas

  14. #14

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    nuk mund ta jesh edhe shoke edhe te besh seks, ne mos per asgje tjeter qendron fakti se mund te lindesh femije me te, pastaj lind xhelozia, dhe thjesht seksi eshte pertej shoqerise.
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  15. #15
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    sa qejf i kane njerezit etiketimet...

  16. #16
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    Citim Postuar më parë nga optimus.prime Lexo Postimin
    nuk mund ta jesh edhe shoke edhe te besh seks, ne mos per asgje tjeter qendron fakti se mund te lindesh femije me te, pastaj lind xhelozia, dhe thjesht seksi eshte pertej shoqerise.
    Pyetja ishte per ata qe kur flas per "seks" e per "miqesi", e kuptojne fare mire se per çfare po flas!!Sidoqofte, flm per pergjigjen!!
    Jarigas

  17. #17

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    atehere shkruaju atyre ne privat sepse ne publik mund te japin çdokush mendimin e vet, te pakten mendoj ashtu.
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  18. #18
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    Citim Postuar më parë nga optimus.prime Lexo Postimin
    atehere shkruaju atyre ne privat sepse ne publik mund te japin çdokush mendimin e vet, te pakten mendoj ashtu.
    Doja te shprehja ne menyre elegante dhe jo-fyese se nuk ke kuptuar ate qe kam shkruar dhe megjithate te falenderova per mendimin tend!!
    Nese une flas per "seks" e ti flet per "lindje femijesh", flas per "miqesi" e ti ia keput per "shoqeri", duket qarte se ka nje problem komunikimi e , perderisa je ti ai qe ndryshon termat, nuk varet prej meje ky problem! Sidoqofte, meqe nuk "jam shprehur qarte" ne menyre te mjaftueshme per ty, po e perseris pyetjen sipas skemes tende: çfare te ben te mendosh se nese ben seks(le te themi se je i rritur dhe din te besh seks pa bere gomarlleqe) me nje femer me te cilen ke miqesi te ngushte(jo shoqeri hesapi), kjo pushon se qeni "miqesi"??!!
    Jarigas

  19. #19

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    atehere dmth se e ke "mike" per seks. Dhe nese mendon se me kete dukesh me evropian apo me i emancipuar, une jam kunder.
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  20. #20
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

    Munden ore, si s'munden!!

    Pas sheksit, kuptohet...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •