Google ka njoftuar se do mbyll shėrbimin e tij Latitude nė muajin e ardhshėm.

Gjėrat nuk duken edhe aq mirė pėr kėtė shėrbim pasi qė versioni i fundit i Google Maps nuk pėrfshin shėrbimin e vendndodhjes.

Google solli pėrditėsimet pėr Google Maps nė Android tė enjtėn dhe njoftoi se sė shpejti do vijnė edhe pėr iOS.

Latitude ėshtė njė shėrbim pėr tė treguar vendin se ku gjendeni dhe iu lejon pėrdoruesve tė shikojnė edhe vendin se ku gjendėn miqtė e tyre nėse edhe ata pėrdorin kėtė shėrbim.

Google njoftoi se do mbyll kėtė shėrbim duke iu derguar mesazhe nė e-mail pėrdoruesve tė tij. Latitude do mbyllet mė 9 Gusht bazuar nė mesazhin e dėrguar nga Google nė e-mail.

Kohėve tė fundit kompania shtoi funksionin tek Google+ pėr shpėrndarjen e vendndodhjes nė pajisjet me Android. Ky funksion do jetė nė dispozicion edhe pėr iOS sė shpejti, deklaroi kompania.

Google lėshoi Latitude si njė aplikacion tė pavarur nė iOS nė Dhjetor tė vitit 2010, dhe disa vite mė vonė solli edhe pėrditėsimet pėr kėtė shėrbim. Sidoqoftė, Google tani ka vendosur ta mbyll aplikacionin nė datėn e cekur mė lartė.