INTERVISTA/ Flet ish-regjisori Xhezair Dafa: Si filmova ngjarjet nė Qytetin Studenti: Rajmonda Bulku ishte rastėsisht tek monumenti, ja e vėrteta e Sabri Godos

Pėrshtypjet e mia pėr ministrat e Mbrojtjes, nga Mehmet Shehu deri te Imami, pse mė hoqi Eduard Selami pasi punova 3 vjet si operator i Berishės

Albert ZHOLI

Doli nė pension nė moshėn 53 vjeē, pikėrisht nė vitin 1993 kur ishte nė kulmin e energjive tė tij dhe kur dha aq shumė pėr demokracinė. Xhezairi do tė mbahet mend si regjisori qė filmoi gjithė lėvizjen studentore tė vitit 1990 dhe deri nė vitin 1991. Ato filmime janė bėrė vetėm nga ai, pasi operatorėt e RTSH, nuk i pranonin nė Qytetin Studenti, qė tė filmonin. Nė tėrė kėto filmime, ai nxjerr nė pah se Rajmonda Bulku ishte e rastėsishme nė atė qytet dhe qė foli para monumentit ishin tė tjera ato gra qė u lidhėn mė studentėt. Nė vitin 1990, Sali Berisha e merr si operator personal nė PD. Nė kėtė parti ai bėri plot 75 orė xhirime, ku Berisha ka takuar me qindra diplomatė tė huaj dhe eurodeputetė. Por pas 1993-it atė e lanė pa punė dhe askush nga PD-ja s’u kujtua pėr tė veē Genc Pollos. Ai s’ia harron Eduart Selamit largimin nga PD dhe daljen nė rrugė pa punė. Nė kėtė bisedė Xhezairi nxjerr pėr herė tė parė debatin mes Sali Berishės dhe Azem Hajdarit nė godinėn nr.15 tė Qytetit Studenti. Ai ėshtė autor i 5 filmave artistik dhe i mbi 50 dokumentarėve. Kam mbaruar shkollėn e mesme pėr topograf, ku kam punuar 4 vjet topograf. Mė vjen koha pėr tė mė thirrur ushtar. Atėherė e vendosa qė tė shkoj dhe tė konkurroj pėr dramė. Ishte viti 1961. Nė komision ishin disa nga regjisorėt tanė tė mėdhenj ishte njėkohėsisht dhe njė regjisore ruse, e cila mė vonė iku. Unė kisha lozur qė fėmijė nė moshėn 5-6 vjeē kur isha nė Lushnjė. Pra sapo kisha hyrė nė kopsht, parashkollorė, mė mori mėsuesja e mirė Sofie Kushi, motra e Heroit Vojo Kushi. Unė jam me origjinė nga Borshi i Sarandės, por babai na vdiq kur isha 1 vjeē dhe na mori njė dajė nė Lushnje. Sofia ka qenė njė mėsuese shumė e mirė, mė vonė ajo mė merr nė parashkollorė vitin tjetėr. Nė vitin 1950 ne erdhėm nė Tiranė.

Kur mbarove shkollėn pėr regji ku u emėrove?

U emėrova asistent - regjisor nė Kinostudio. U ndjeva mirė. Edhe nga ushtria shpėtova. Kinostudio kishte marrė formė.

Cili ka qenė filmi i parė qė ke marrė pjesė?

Filmi i parė, ku unė kam marr pjesė si asistent regjisorė ka qenė “Komisari i dritės”, regjisor kanė qenė Dhimitėr Anagnosti dhe Viktor Gjika, tė cilėt ishin dhe operatorė. Dhimitėr Anagnosti mbetet njė regjisorė. Ishte hapi im i parė, hapi qė mė bėnte me emocion. Filmi ėshtė njė magji. Njė magji qė s’tė besohet kur e shikon nė ekran. Nė mos gaboj ishte viti 1965.

Po Muharrem Fejzon kur e ke njohur?

Muharrem Fejzon e kam pasur pedagog na ka dhėnė “Histori Arti”, pasi kish mbaruar pėr skulpturė, mė vonė, kur unė isha regjisor, ai mbaroi pėr regji. Pra ai mbaroi dy universitete dhe pėr regji mbaroi vonė. E kishte pėr zemėr kėtė profesion.

Nė sa filma ke qenė asistent?

Kam qenė nė mė shumė se 15 filma. Mė vonė unė kam qenė regjisor nė 5 filma artistikė dhe i shumė filmave dokumentarė.

Me filmat artistikė kam filluar me “Odisenė e tifozėve” njė pantonimė me Skėnder Plasarin, “Duke kėrkuar 5-orėshin”, ‘Udhėtim i vėshtirė” me bashkėregjisor, “Kėshilltarėt” po “Kėshilltarėt e Hekalit”, ku dhe idenė pėr skenarin e kam dhėnė vetė kur lexova librin e Fatmir Gjatės. Skenarin e ka bėrė Kujtim Gjonaj. Ishte dhe njė film tjetėr qė skenarin e ka bėrė Sabri Godo qė ėshtė hequr si babai i Partisė Republikane. Gafurr Muēa ka qenė ai qė e ka krijuar Partinė Republikane bashkė me 6 shokė tė tjerė. Sabriu erdhi vonė. Gafurri ishte topograf dhe mė kėrkoi qė tė shkoja me tė pėr formimin e PR-sė. Unė i thashė s’i kam parė hajrin asnjė partie dhe nuk dua mė. Unė kam qenė komunist dhe kam bėrė 3 vjet stazh partie, qė s’merrej vesh pėrse bėhej ai stazh. Por unė bėja dhe fjalė me drejtuesit pėr filmat pasi s’mė jepnin filma artistikė. Je prerė pėr filma dokumentarė mė thoshin. Nuk e di se sa filma kam bėrė. Mė vonė mė kaluan regjisor i arkivit. Nė vitin 1985 deri mė 1992-n isha regjisor i arkivit. Nė vitin 1992 mė mori Sali Berisha nė PD pėr tė filmuar takimet e tij me gjithė ndėrkombėtarėt

Ku e njihje Sali Berishėn?

Unė nė regjimin komunist bėra njė film dokumentar pėr mjekėsinė dhe njė nga personazhet ishte Sali Berisha. Ishte shumė i shkathėt, energjik, por s’tė jepte vėmendje. Ndaj kur u ndėrrua sistemi, mė mori operator nė PD.

Ku xhiroje dhe si paguheshe?

Xhiroja tė gjithė takimet e tij me personalitet tė ndryshme botėrore qė vinin dhe e takonin. Kam plot 75 orė xhirime personale me tė. Natėn dhe ditėn, nė shi dhe nė borė, nė mitingje dhe nė fshatra.

Kam dėgjuar qė ju keni filmuar tė gjithė lėvizjen studentore 1990-‘91.

Po ėshtė mėse e vėrtetė. Unė atė kohė isha regjisor i arkivit dhe qė kur filloi lėvizja unė mora operatorin dhe shkonim nė godinėn 15 nė Qytetin Studenti dhe xhironim. Ditėn e parė kam xhiruar me Niko Trenin njė operator i talentuar. Shkuam ditėn e parė tek Viktor Gjika qė ishte Drejtor i Kinostudios dhe i thamė se do shkojmė tė xhirojmė nė Qytetin Studenti, pasi atė ditė mė erdhi djali nga Instituti Arteve, ku studionte dhe mė tha se e kishin rrahur policėt. E pashė dhe mė iku truri ishte nxirė si qymyri nga goditjet me kamxhik. I kishin rrahur pasi, kur zbritėn nga Qyteti Studenti i qėlluan. Ndaj shkova menjėherė pėr xhirim. Duhet ta dini se atėherė s’kishte kamera private, s’kishte as televizione private. Kamera pėr filmim kishim ne dhe televizioni shqiptar. Viktori mė tha qė kujdes kamerėn.

Po televizioni shqiptar a vinte pėr tė filmuar?

Jo. Erdhėn njėherė, por studentėt i dėbuan. Nuk kishin besim tek ata. I quanin ende njerėz tė partisė. Pra kur i thanė studentėt tė shkonin televizioni nuk u shkoi kėshtu qė ata mė nuk i pranuan. Ishte koha e lėvizjes studentore, kur ende nuk kishte filluar greva e urisė.

Kė takuat nė fillim nga studentėt?

Aty para se tė futeshim mes grupit takuam Arben Imamin, pasi e njihja mė parė. Mė pas i takova tė gjithė. Ditėn e parė kam shkuar tre herė nė Kinostudio pėr tė marrė filma dhe aty kishin shkuar nga Ministria e Brendshme dhe mė kėrkonin filmat. Shkuan dhe nė shtėpi dhe mė kėrkuan, por unė nuk shkova nė shtėpi. Erdhi pėrgjegjėsi i punės dhe m’i kėrkoi filmimet, i thashė qė nuk kam filmuar gjė, janė vetėm disa filmime nga larg as 20 metra film. Unė tė gjithė filmat ja dhashė djalit tė madh, qė e kishin rrahur. Tė gjithė filmimet i ēova me ‘tė nė Kinostudio. Ato i kam marr pas 6 muajsh.

Po mė vonė si tė lanė tė xhiroje grevėn?

Mė vonė ata u bindėn qė unė s’i kisha tradhtuar dhe filmova gjithė grevėn, gjithė lėvizjet nga fillimi nė fund. Pra jam i vetmi qė i kam filmuar kėto lėvizje dhe kėto, pjesė tė historisė. Ka filmuar dhe Bashkim Asllani me kamerėn e vet.

Po rėnien e monumentit kush ishte si operator?

Ilia Terpini ka filmuar tė gjithė rrėzimin e monumentit tė Enver Hoxhės. Atė ditė ka filmuar dhe live RTSH. Ishte hera e parė qė RTSH hidhte kėtė hap.

Si ndodhi me rėnien e monumentit, pėrse nuk filmove?

S’mė linte ushtria dhe policia. Ata kishin urdhėr tė mos filmonte asnjė, pėrveē RTSH. Ne shkuam sėrish nė Qytetin Studenti. Isha me operator Rudolf Radovanin kur po futeshim drejt qytetit dhe njeri nga sampsitėt i thotė shokut qėlloji mor ata. Nė atė kohė njė grup tė grave kishin vajtur tek Ramiz Alia dhe po vononin. Nuk po ktheheshin. U bėmė tė gjithė merak, por mė shumė studentėt. Gruaja ime i thotė ēunit tė vogėl qė tė shkonin nė qendrėn e zėrit dhe ti bėnin thirrje tė gjitha grave qė tė shkonin nė Presidencė. Gruan time dhe motrėn e Blendi Gonxhes nuk po i linte ajo turmė njerėzish, ishin mizė lisi qė tė shkonte tek qendra e zėrit. Kjo qendėr zėri ishte marrė nga Uzina Traktori. Ata shkuan dhe dhanė lajmin pėr tė bėrė thirrje. Ishte dita qė do rrėzohej monumenti. Aty afėr gruas time dhe motrės sė Blendi Gonxhes ishte Rajmonda Bulku. Njė nga studentėt i thotė qė mund tė flasėsh t’i nė qendrėn e zėrit qė tė shkojnė gjithė gratė nė Presidencė pasi nuk po vijnė gratė e para. Rajmonda Bulku gėnjen qė thotė ishte iniciatore e thirrjes, ndėrsa Rajmonda ishte aty rastėsisht, pasi sot e kėsaj dite thotė qė ishte iniciatore e kėsaj nisme. Pra ajo ishte rastėsi dhe ajo sot mburret. Me kėtė thirrje Rajmonda mori shumė merita mė vonė. Nuk ishte ajo iniciatorja e thirrjes pėr tėt shkuar nė Presidencė. Mė vonė pa dalė ende grupi i parė i grave nga takimi me Ramiz Alinė, u nis grupi i dytė nga ku u vėrtetua se grupi i grave tė para ishte shėndosh e mirė. Mė vonė ndodhi dhe rėnia e monumentit nė qendėr tė Tiranės.

Po aty Rajmonda Bulku foli pėrsėri?

Nuk foli Rajmonda, por i thanė fol, pasi e dėgjuan nė Qytet Studenti qė s’ishte iniciativa e saj. Sa gra kishin shkuar para Rajmondės nė Qytetin Studenti. Sa gra ishin tė parat pėr tek monumenti. Por disa herė ėshtė edhe me fat dhe jo me punė.

Po takimin e studentėve me studentėt nė Pallatin e Brigadave a e ke filmuar?

Jo, sepse mua nuk mė lajmėruan. Si duket shteti kishte marrė vesh punėn time nė gjitha filmimet dhe nuk mė besonte mė. Unė filmoja pa urdhrin e tyre dhe nė Presidencė ēdo gjė bėhej me urdhėr. Mua s’mė donin mė sepse i dekonspiroja. Mua mė kishin ndjekur dhe e dinin pak a shumė sa kisha filmuar dhe ku. Dihej shumė mirė tashmė qė nė Qytet Studenti askush nuk kishte filmuar, pasi o ne tė Kinostudios, o RTSH do filmonte. Di qė kam bėrė me qindra metra xhirime.

Po Enverin dhe Mehmetin i ke filmuar?

Po, por Enverin shumė pak nė njė dokumentar, disa herė nė ish-Bllok, ndėrsa Mehmetin e kam xhiruar disa herė. Ai ishte i vrazhdė dhe thoshte shpejt mbaroni punė se s’kemi kohė. Me fėmijėt e tij kam pas kontakte. Ladi ishte shumė komunikues, shumė i muhabetit, ndryshe Bashkimi qė erdhi nė Kinostudio, ishte diēka ndryshe, nuk komunikonte, rrinte larg, ftohtė. .

Ku punove pas PD-sė?

Mua mė nxori nė pension nė moshėn 53 vjeē vetė Eduard Selami. Ai mė hoqi nga puna nga PD-ja dhe unė ngela pa punė. Vjen Genc Pollo njė ditė dhe mė thotė hajde tė shkojmė bashkė tek doktori por nuk shkova. Pra qė atė ditė ngela pa tė ardhura. Ai e di qė mua mė kanė hequr i thashė. Ai vetė mė mori, vetė mė ofroi, s’dua ta bezdis. N.q.s do kujtohet vetė mirė.

Ku fillove punė?

Eh ku fillova. Si kamerier nė njė barakė qė bėnte kafe dhe pije, pasi kisha tre fėmijė qė ishin nė rritje pa punė. Unė i lashė nė fatin e tyre tė gjithė ata qė ishin nė PD. Pra unė lashė punėn nė Kinostudio dhe shkova tek PD, dhe aty kur PD ishte nė kulmin e vet mė la pa punė.

Ku janė sot tė gjitha filmimet e tua?

Besoj se janė nė arkiv tė Kinostudios, por di dhe kėtė qė shumė dokumente janė shitur nė vitet 1993-‘97, pasi i kam parė nė televizione tė ndryshme. E di se kush i ka shitur, por s’dua tė jap emra. Ai dikush me kėto materiale u bė milioner se i shiti nė Zvicėr dhe Gjermani, unė ngela pa bukė. Pra i ēova nė Kinostudio kur ra regjimi, pas 6 muajsh.

Ēfarė mban mend tjetėr nga filmimet nė Qytetin Studenti?

Nė tė gjithė xhirimet qė janė bėrė nė Qytet Studenti ėshtė njė histori e madhe mė vete. Askush nuk mund tė besoj se ēfarė thesaresh janė biseduar dhe diskutuar aty. Ato janė pjesė e historisė dhe duhet tė ruhen. Kam pyetur shumė, por nuk di tė them asgjė se ku janė. Mjafton qė ndihem i qetė, korrekt dhe i gėzuar qė i kam shėrbyer njė kauze, por mbi tė gjitha historisė reale tė atdheut tim.

Ndihesh i fyer pėr mosrespektimin qė tė kanė bėrė?

Jo!. Aspak. Unė kam bėrė punėn time. Secili bėn atė qė ndjen, atė qė i duket mė e mira. Mua mė thirrėn dhe u mundova tė hedh njė gur nė themelet e demokracisė shqiptare. Atė gur e kam nė sytė e mi, si shenjė respekti dhe vlere ndaj vetes. “Bė njė nder hidhe nė lumė, nderin qė tė bėjnė gdhende nė gur”, thotė populli. Dhe unė kėtė kam bėrė.

Po pse nuk i ke shkuar Berishės pėr punė?

Unė Berishėn e kam takuar para disa vitesh nė njė takim. Mė foli nė emėr, por nuk mė pyeti. Ai si mė mori ashtu duhej tė mė pyeste, ku je dhe ku punon. Nuk mė pyeti dhe unė s’ju qava kurrė. Ndihem mirė me veten time.

Filma artistikė

“Odisea i tifozėve”, “Duke kėrkuar 5-orėshin”, “Udhėtim i vėshtirė”, “Kėshilltarėt” etj..