Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatės
Vetėm nė stacionet kryesore do tė ndalojė,
Une ty s'do tė harroj.

Do tė kujtoj
Mbrėmjen e heshtur, tė pafund tė syve tė tu,
Dėnesėn e mbytur, rrėzuar mbi supin tim
Si njė dėborė e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjė e jashtėzakonshme,
Veē ndonjė nate
Gishtat e dikujt do tė mpleksen nė flokėt e tu
Me tė largėtit gishtat e mi, me kilometra tė gjatė...

Kam lexuar kete vjershe te mrekullueshme nga i madhi Ismail Kadare, do te doja te dija mendimet tuaja, dhe komentet rreth kesaj vjershe.
Do te me ndihmonte te kuptoja edhe me shume. Faleminderit