DURRES/ Shkak, tejkalimi i afatit pėr tė mbaruar rikonstruksionin.

Emri:  Muzeu_Arkeologjik_Durrës.jpg

Shikime: 443

Madhėsia:  21.1 KB

Muzeu Arkeologjik i Durrėsit nuk ėshtė gati kėtė verė pėr tė pritur vizitorėt dhe tė pasionuarit pas trashėgimisė kulturore. Muzeu ėshtė pjesė e pelegrinazhit turistik tė qytetit, por prej afro tri sezonesh qėndron i mbyllur. Njė grup turistėsh tė huaj, tė cilėt kishin ardhur nė Durrės, kanė mbetur tė zhgėnjyer kur mėsuan se nuk do tė kishin mundėsi pėr tė eksploruar Muzeun Arkeologjik, pasi ky i fundit ishte pjesė e guidės sė tyre turistike. “Vij pėr herė tė parė nė Durrės dhe jam i mrekulluar nga bukuritė natyrore, veēanėrisht nga monumentet historike e arkeologjike. Sapo vizituam Amfiteatrin dhe do tė donim shumė tė vizitonim edhe Muzeun Arkeologjik tė kėtij qyteti, pasi kemi dėgjuar se ka mjaft objekte interesante qė datojnė qė nga periudha ilire. Por na thanė se ai qėndron i mbyllur dhe nuk lejohet tė futemi brenda. Jemi tė zhgėnjyer, por do tė mundohemi tė rikthehemi nė Durrės pėr ta vizituar muzeun dhe objektet e lashta qė ka nė brendėsi ai”, shprehet Vitali, turist nga Ēekia. Muzeu qėndron i mbyllur pėr vizitorėt qė prej tri sezonesh. Shkak pėr kėtė janė bėrė tejkalimet e afateve nė punimet qė po kryhen pėr rikonstruksionin e tij, tė cilat kanė nisur nė korrik tė 2011-s dhe duhej tė pėrfundonin 140 ditė mė pas. Tejkalimin e afateve nė punime tri herė mė shumė nga ē’ishte parashikuar nė kontratė, drejtoresha e Drejtorisė Rajonale tė Monumenteve nė Durrės, Kejdi Sejdiu, e justifikon me vėshtirėsitė qė kanė hasur nė drejtim tė zhvendosjen sė objekteve dhe mungesės sė njė vendi pėr t’u ruajtur deri nė pėrfundimin e punimeve. “Mungesa e njė vendi pėr vendosjen e objekteve gjatė procesit tė rikonstruksionit bėri qė puna pėr restaurimin e muzeut tė bllokohej pėr mė shumė se 6 muaj, deri nė ndėrtimin e njė magazine, e cila mė herėt duhej tė ishte parashikuar nė projekt”, tha Sejdiu. Sipas drejtoreshės, pėr ndėrtimin e magazinės, Drejtoria Rajonale e Monumenteve tė Kulturės i kėrkoi njė fond shtesė Ministrisė sė Turizmit, e cila e lėvroi me 2 muaj vonesė, duke sjellė njė bllokim tė procesit prej afro 8 muajsh. Por sot, pas gati dy vitesh nga dita e fillimit tė punimeve, ashtu sikurse parashikohej nė kontratė, muzeu ende nuk ėshtė gati pėr tė pritur vizitorėt. Edhe pse godina brenda ėshtė restauruar plotėsisht, ekspozimi i gjithė inventarit tė muzeut ėshtė njė proces qė, sipas Sejdiut, kėrkon shumė kohė.

DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Panorama