Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dhunohen për herë të dytë varret antike të Valaresë

    Dhunohen për herë të dytë varret antike të Valaresë

    9 Korrik 2013 | : Kulturë | Autor: Gazeta Shqip

    Shkatërrohet pjesa e mbetur nga një varrezë antike, një gjurmë e historisë së lashtë të Luginës së Drinos në Valare të Gjirokastrës/ Të dëmtuara gjatë komunizmit ato janë rizbuluar sërish më 2008-n nga një ekspeditë arkeologjike



    Katër varre antike që ndodhen në fushën e Valaresë në Komunën e Lunxhërisë në Gjirokastër janë shkatërruar përfundimisht me ekskavator nga persona ende të panjohur. Varret i përkasin periudhës historike të shekullit IV-III para Krishtit, dhe janë dëmtuar fillimisht në vitet e komunizmit gjatë aksioneve “për hapjen e tokave të reja”, e janë rizbuluar në mars të vitit 2008 nga një ekspeditë arkeologësh. Sipas ish-punonjësit të administratës së Komunës Lunxhëri, Pashun Memishaj, problem i ndërhyrjes me mjete motorike gërmimi, në këtë zonë arkeologjike ende të pastudiuar plotësisht nga ekspertët e arkeologjisë, është bërë i ditur nga një këshilltar në mbledhjen e djeshme të këshillit të Komunës së Lunxhërisë dhe më pas ai ka njoftuar përfaqësuesit e medias lokale dhe qendrore ne Gjirokastër. Në vendngjarje dallohet qartë ndërhyrja me një skrap që ka kryer gërmime dhe ka zhvendosur pllakat e varreve të vjetra të përmasave 100 X 70 X 40 cm dhe në sipërfaqe të territorit dallohen qartë edhe pjesë të eshtrave të shpërndara midis dheut të gërmuar. Sipër dheut të gërmuar kanë mbetur rreth 7 – 8 pllaka të pjesëve anësore dhe të pjesës së sipërme të mbulimit të varreve. Shirat e dy ditëve të fundit kanë krijuar një sipërfaqe të lëmuar të dheut të gërmuar ndoshta 4-5 ditë më parë. Katër varret e mbetura nga një tumë varresh të vjetra ndodhen në qendër të luginës së Drinosit, në vendin e quajtur stallat e Valaresë rreth 300 metra në perëndim të zyrave të administratës së Komunës së Lunxhërisë në Rrethin e Gjirokastrës. Pjesa e mbetur e një tumbe të dëmtuar nga traktorët gjatë hapjes së tokave të reja ndodhen në fund të një parcele ndanë bregut të majtë të rrjedhës së lumit Nimica, një prej degëzimeve që pasi zbret nga shpatet e malit të Lunxhërisë, ushqen me derdhjet e tij lumin Drino. Rizbulimi i katër varreve antike të mbetura është bërë në vitin 2008 gjatë inkursioneve të një ekspedite informative të organizuar nga Sektori Arkeologjik i Butrintit, në bashkëpunim me Parkun Arkeologjik të Antigonesë, për të fotografuar dhe dokumentuar kështjellat, sitet dhe objekte të tjera arkeologjike që gjenden në Luginën e Drinos, ndërkohë që është ridokumentuar edhe nga ekspertët e Misionit Arkeologjik Shqiptaro-Italian pak kohë më pas.

    Ndërkaq, gjurmë të një vendbanimi antik me gurë të mëdhenj në formë paralelepipedi, të ngjashëm me gurët e banesave të qyteti antik të Antigonesë janë shfaqur edhe në territorin përpara oborrit të shkollës 9-vjeçare të Komunës së Lunxhërisë, rreth 300 – 400 metra larg vendndodhjes së varreve të dëmtuara.

    Burime zyrtare të policisë lokale thanë për gazetën “Shqip” se ata janë njoftuar për ngjarjen, por pas interesimit të tyre pranë ekspertëve të trashëgimisë kur kanë mësuar se ky objekt nuk përfshihet në listën e monumenteve të kulturës të miratuar nga MTKRS, nuk kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe autorët e kryerjes së saj.

    E.Serjani


    Varret u zbuluan më 2008-n

    Katër varret antike u zbuluan pesë vjet më parë nga një ekspeditë arkeologësh në qendër të luginës së Drinosit, në fshatin Valare. Ato i përkisnin periudhës historike të shekullit IV- III para Krishtit. Varret e vjetra ndodhen në fund të një parcele ndanë bregut të majtë të rrjedhës së lumit Nimica, një prej degëzimeve që pasi zbret nga shpatet e malit të Lunxhërisë, ushqen me derdhjet e tij lumin Drino. Zbulimi i grupit të varreve antike është bërë gjatë inkursioneve të një ekspedite informative të organizuar nga Sektori Arkeologjik i Butrintit, në bashkëpunim me Parkun Arkeologjik të Antigonesë për të fotografuar dhe dokumentuar kështjellat, sitet dhe objekte të tjera arkeologjike që gjenden në Luginën e Drinos. Sipas një prononcimi për gazetën Shqip, më 2008-n, prof. dr. Dhimitër Çondi, arkeolog i njohur, u shpreh se “fillimisht varret janë zbuluar në fillim të viteve ‘80 gjatë punimeve të mjeteve bujqësore për sistemimin e parcelave përreth ish-kompleksit të mbarështimit të gjedhit, por prej asaj kohe askush nuk ka treguar interes për gërmimin dhe studimin arkeologjik të këtij objekti të rrallë të lashtësisë”. Sipas tij, objekti monumental në luginën e Drinos, (bëhet fjalë për një varrezë antike me diametër rreth 30 metra), që si rezultat i ndërhyrjes brutale dhe shkatërrimit me buldozerë rreth 30 vjet më parë, tani i kanë mbetur vetëm 4 varre, dy prej tyre të plotë dhe dy të dëmtuar pjesërisht. “Kemi të bëjmë me 4 varre të rregullta të ndërtuara me pllaka monolite prej guri nga shtufi i zonës përreth, që janë pjesë e një varreze më të madhe në formë rrethore, e cila i përket periudhës historike antike, të cilët për çudi, as janë identifikuar nga strukturat e ruajtjes së monumenteve dhe as janë gërmuar deri tani nga ekspertët e arkeologjisë”, është shprehur arkeologu Dhimitër Çondi.
    Varret kishin një formë paralelepipedi të rregullt, ku çdo faqe e varrit formohet nga një gur i vetëm shtufi me dimensione që shkojnë nga 1,8 deri në 2,3 metra të gjatë dhe nga 0,7 deri në 1 metër të gjerë, ndërkohë që trashësia e gurëve varion nga 18 deri në 23 centimetra. Katër varret e zbuluara së fundi, të mbetur nga një varrezë e plotë, janë të vendosur në formë të harkuar gjysmërrethore me shtrirje nga lindja në perëndim, në një gjatësi rreth 18 metra. Varre të ngjashme monumentale janë ndeshur edhe në disa pika të tjera të luginës së Drinos, si në Antigone, Jergucat, Sofratikë dhe Melan. “Vlerësimi i këtyre varreve antike monumentale të Valaresë, paraqet interes të veçantë edhe për t’u kthyer në një pikë të vizitueshme, pasi këtë gjë e favorizon së tepërmi, prania e siteve dhe objekteve të tjera arkeologjike dhe historike në luginën e Drinos. Vendndodhja e tyre rreth 800 metra larg zyrave të Komunës së Lunxhërisë dhe sidomos fakti që varret ndodhen rreth 200 metra larg “Hanit të Xharave”, ku Ali Pashë Tepelena, masakroi burrat e Kardhiqit në fillim të shekullit të 19-të, e bëjnë pozicionin e këtij monumenti mjaft të përshtatshëm për t’u vizituar”, është shprehur më mars të 2008-s Ëngjëllush Serjani, drejtori i Parkut Kombëtar Arkeologjik të Antigonesë.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...e-te-valarese/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Dhunohen për herë të dytë varret antike të Valaresë

    po dhe te vdekurit s'lane rehat keta @@

    turp i madh

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dhunohen për herë të dytë varret antike të Valaresë

    Drrasa: Tuma 2400-vjeçare e Velaresë nuk është monument

    NGA: FATMIRA NIKOLLI

    TIRANE-Babëzia e ka bërë popullin shqiptar të dhunojë varret! Të dielën në mbrëmje ose mbase në të gdhirë të së hënës, persona ende të panjohur kanë dhunuar dhe shkatërruar pothuaj tërësisht, tumën antike të Velaresë. Varret 2500-vjeçare kanë rënë pre e keqbërësve që kërkojnë "thesare" a metale, duke humbur kështu mundësinë për tu bërë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore. Spartak Drrasa, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare të Gjirokastrës, rreth që përfshin edhe luginën e Drinos ku gjendej kjo tumë, ka deklaruar dje për "GSH" se ato nuk ishin monument kulture.

    "Pavarësisht vlerave që mund të kenë, për shkak të shekujve të jetëgjatësisë, kjo tumë nuk është shpallur monument. Ne nuk e kemi në inventarin tonë të pasurisë", thotë Drrasa, i cili ka qenë edhe personi që iu është drejtuar uniformave blu për të bërë denoncimin për ngjarjen. "Duhet thënë, -shton ai, - se shumë pasuri kulturore nuk janë shpallur monument, hap që ndërmerret pas një sërë studimesh serioze". Sipas tij, kishte shumë gjasa që kjo tumë të vihej në mbrojtje nga shteti, mirëpo pas dëmtimit fatal të së dielës, shanset janë zhdukur. "Unë bëra denoncimet në Policinë e Shtetit, duke e cilësuar si një objekt që do iu shërbente studiuesve dhe arkeologëve. Por, monument nuk është shpallur edhe sepse nuk është studiuar sa duhet. Nga studimet e pakta që kanë bërë arkeologët nuk kanë hasur në objekte që ti tërhiqnin për gërmime më të thella", -sqaron Drrasa.

    Ai thotë se keqbërësit mendohet të kenë përdorur mjete të rënda për të gërmuar në to. Sipas tij, ata kanë hequr kapakët e varreve, të cilët duke qenë tepër të rëndë, të bëjnë të mendosh se kanë qenë disa persona të pranishëm. "Për fat të keq, nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla. Keqbërësit kontrollojnë për gjëra me vlerë. Ata kanë lëvizur pllakat e tre varreve dhe pas kësaj duket se kanë kërkuar në brendësi për materiale me vlerë. Nuk kemi dijeni nëse kanë gjetur apo jo objekte", shpjegon drejtori i kulturës. Nga këqyrja e vendngjarjes, nuk rezulton të ketë gjurmë rrotash makine, për të përcaktuar mjetin e përdorur, megjithëse sipas Drrasës, për shkak të kohës së thatë, nuk mbeten gjurmë të dallueshme në zonën përreth. Në Shqipëri, nuk vidhen vetëm ikona e ikonostase, kisha, muze a galeri, pasi babëzia dhe mungesa e kontrollit, e mungesa e frikës nga ligji a nga shteti, i ka bërë njerëzit të dhunojnë edhe varret qofshin ato edhe antike.

    Kur u zbuluan varret
    Katër varret antike u zbuluan pesë vjet më parë nga një ekspeditë arkeologësh në qendër të luginës së Drinosit, në fshatin Valare. Sipas arkeologëve, ato i përkisnin periudhës historike të shekullit IV- III para Krishtit dhe ndodhen në fund të një parcele ndanë bregut të majtë të rrjedhës së lumit Nimica, një prej degëzimeve që pasi zbret nga shpatet e malit të Lunxhërisë, ushqen me derdhjet e tij lumin Drino. Zbulimi i grupit të varreve antike është bërë gjatë inkursioneve të një ekspedite informative të organizuar nga Sektori Arkeologjik i Butrintit, në bashkëpunim me Parkun Arkeologjik të Antigonesë për të fotografuar dhe dokumentuar kështjellat, sitet dhe objekte të tjera arkeologjike që gjenden në Luginën e Drinos. Më 2008-n, prof.dr.Dhimitër Çondi, arkeolog i njohur, u shpreh në media se "fillimisht varret janë zbuluar në fillim të viteve '80 gjatë punimeve të mjeteve bujqësore për sistemimin e parcelave përreth ish-kompleksit të mbarështimit të gjedhit, por prej asaj kohe askush nuk ka treguar interes për gërmimin dhe studimin arkeologjik të këtij objekti të rrallë të lashtësisë". Ai pati shtuar se objekti monumental në luginën e Drinos ( që shtrihet në një zonë rreth 30 metra), që si rezultat i ndërhyrjes brutale dhe shkatërrimit me buldozerë rreth 30 vjet më parë, tani i kanë mbetur vetëm 4 varre, dy prej tyre të plotë dhe dy të dëmtuar pjesërisht.

    "Kemi të bëjmë me 4 varre të rregullta të ndërtuara me pllaka monolite prej guri nga shtufi i zonës përreth, që janë pjesë e një varreze më të madhe në formë rrethore, e cila i përket periudhës historike antike, të cilët për çudi, as janë identifikuar nga strukturat e ruajtjes së monumenteve dhe as janë gërmuar deri tani nga ekspertët e arkeologjisë", është shprehur arkeologu, Dhimitër Çondi.
    Varret kishin një formë paralelepipedi të rregullt, ku çdo faqe e varrit formohet nga një gur i vetëm shtufi me dimensione që shkojnë nga 1,8 deri në 2,3 metra të gjatë dhe nga 0,7 deri në 1 metër të gjerë, ndërkohë që trashësia e gurëve varion nga 18 deri në 23 centimetra. Katër varret e zbuluara së fundi, të mbetur nga një varrezë e plotë, janë të vendosur në formë të harkuar gjysmërrethore me shtrirje nga lindja në perëndim, në një gjatësi rreth 18 metra. Varre të ngjashme monumentale janë ndeshur edhe në disa pika të tjera të luginës së Drinos, si në Antigone, Jergucat, Sofratikë dhe Melan. "Vlerësimi i këtyre varreve antike monumentale të Valaresë, paraqet interes të veçantë edhe për t'u kthyer në një pikë të vizitueshme, pasi këtë gjë e favorizon së tepërmi, prania e siteve dhe objekteve të tjera arkeologjike dhe historike në luginën e Drinos. Vendndodhja e tyre rreth 800 metra larg zyrave të Komunës së Lunxhërisë dhe sidomos fakti që varret ndodhen rreth 200 metra larg "Hanit të Xharave", ku Ali Pashë Tepelena, masakroi burrat e Kardhiqit në fillim të shekullit të 19-të, e bëjnë pozicionin e këtij monumenti mjaft të përshtatshëm për t'u vizituar", është shprehur në mars të 2008-s Ëngjëllush Serjani, drejtori i Parkut Kombëtar Arkeologjik të Antigonesë.

    (GazetaShqiptare/BalaknWeb)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: Dhunohen për herë të dytë varret antike të Valaresë

    "Pavarësisht vlerave që mund të kenë, për shkak të shekujve të jetëgjatësisë, kjo tumë nuk është shpallur monument. Ne nuk e kemi në inventarin tonë të pasurisë", thotë Drrasa, i cili ka qenë edhe personi që iu është drejtuar uniformave blu për të bërë denoncimin për ngjarjen. "Duhet thënë, -shton ai, - se shumë pasuri kulturore nuk janë shpallur monument, hap që ndërmerret pas një sërë studimesh serioze". Sipas tij, kishte shumë gjasa që kjo tumë të vihej në mbrojtje nga shteti, mirëpo pas dëmtimit fatal të së dielës, shanset janë zhdukur. "Unë bëra denoncimet në Policinë e Shtetit, duke e cilësuar si një objekt që do iu shërbente studiuesve dhe arkeologëve. Por, monument nuk është shpallur edhe sepse nuk është studiuar sa duhet. Nga studimet e pakta që kanë bërë arkeologët nuk kanë hasur në objekte që ti tërhiqnin për gërmime më të thella", -sqaron Drrasa.

    Sa njeri i mjerê na qenka ky..duhet jo vetem te perjashtohet nga detyra por edhe te futet ne burg, skandaloze ! si nuk ka turp ?
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •