Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    TV franceze kritikojnë TV shqiptare: Na vidhni pa pikë turpi!

    PARIS - Megjithëse falsifikimi i prodhimeve franceze nuk ka goditur sektorë luksi, por mediat, televizionet franceze kritikojnë ashpër dhe ironizojnë mediat shqiptare se si "pa pikë turpi" vjedhin siglat e emisioneve të televizioneve në Francë.

    Ato kanë përmendur disa kanale televizive nga Shqipëria dhe Kosova, si: “Klan Kosova”, “Vizion Plus” apo “ABC News”, të cilat nuk hezitojnë të bëjnë hapur plagjaturë gjenerike (në sigla) nga disa emisione të famshme franceze. Plagjaturës së disa kanaleve televizive shqiptare nuk i ka shpëtuar as TF-1 apo M6, transmeton komentet zhurmuese në Francë agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

    Këtë mëngjes në France 2, “Télématin” komentoi situatën, pasi zbuloi se sigla e saj ishte bërë plagjiaturë në një prej kanaleve të televizioneve shqiptare në Kosovë e Shqipëri. Gazeta Zaping komentoi: “Télématin” tallet me plagjaturën shqiptare të siglave (“Zapping: “Télématin” raille le plagiat albanais de son générique”).

    Këtë javë, kolegët francezë kanë zbuluar se disa televizione nga Ballkani, kryesisht në gjuhën shqipe, nuk hezitojnë të bëjnë plagjiaturë nga emisionet e kanaleve të mëdha televizive franceze. Ndër programet e prekur është edhe “Télématin”, i drejtuar nga Ëilliam Leymergie çdo ditë, që nga viti 1985.

    Pas publikimit të këtij lajmi, ekipi i France 2 në mëngjes u përgjigj edhe ai shpejt. Atë mëngjes, Natanaeli në lajme citoi kopje me pamje nga televizionet shqiptare të “Télématin”.

    Sipas puremedias.com, kolegët francezë reagojnë, por duket fillimisht butë: “Ne do t’u dërgojmë atyre një e-mail me rozë apo blu? duke iu ofruar mundësi për të shqyrtuar këtë.” Madje, duke folur rreth kësaj plagjiature flasin disa fjalë në shqip si “Mirëdita” apo emrat e emisioneve të kopjuara nga kolegët shqiptarë në Kosovë apo Shqipëri, duke propozuar t’ju shkruajnë atyre një letër, një vërejtje kolegëve te televizioneve shqiptare mbi të drejtën e autorësisë.

    “Kur kanalet e huaja haptazi plaçkisin televizionin francez” (“Quand des chaînes étrangères pillent ouvertement les télévisions françaises“) është ky titulli tjetër i shkrimit të kanalit TV France-2, ku thuhet se “disa kanale televizive në Shqipëri dhe Kosovë nuk hezitojnë të bëjnë plagjiaturë paturpësisht me siglat e emisioneve të njohura franceze.” (En Albanie et au Kosovo, certaines chaînes n’hésitent pas à plagier sans vergogne les habillages et génériques des grandes émissions françaises). -

    SHQIPTARJA.COM




  2. #2
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924

    Për: TV franceze kritikojnë TV shqiptare: Na vidhni pa pikë turpi!

    S'paska shumë fakte bindëse; http://www.ozap.com/actu/zapping-tel...nerique/447572

    Përshendetje

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: TV franceze kritikojnë TV shqiptare: Na vidhni pa pikë turpi!

    O sa turp!!

    ((( ))))
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: TV franceze kritikojnë TV shqiptare: Na vidhni pa pikë turpi!

    TV shqiptare vertet jane skandaloze. Nuk e di per vjedhje, por duket hapur qe nuk jan aspak origjinal edhe transparent si i takon te jete c'do burimi te medias.
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: TV franceze kritikojnë TV shqiptare: Na vidhni pa pikë turpi!

    Imagjinoni cduhet te thone TV italiane,gjithe emisionet qe jane kopjuar dhe jo me pastaj sigla

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: TV franceze kritikojnë TV shqiptare: Na vidhni pa pikë turpi!

    TV Shqiptare apo TV qe shikojne shqiptaret ????????

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: TV franceze kritikojnë TV shqiptare: Na vidhni pa pikë turpi!

    pse merni kot
    ai prezantusi francez ndihej shume i kenaqur per kopjimet qe i behen nga televizioni shqiptar. ne fund edhe ai vet thote qe kane te drejte qe e bejne nje gje te tille, megjithate ne fund ai shton qe eshte gjynah (qe ndoshta nuk kane imagjinaten e tyre).

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: TV franceze kritikojnë TV shqiptare: Na vidhni pa pikë turpi!

    Plagjiarizmi nga stafi i kanaleve shqiptare qe vjedhin tregon per
    1.Stafit televiziv shqiptar i mungon Kriativiteti(aftesia per te krijuar vete dicka te bukur, artistike, te shijshme)
    U mungon kjo aftesi pasi nuk kane trajnimin e duhur profesional per te krijuar,kane boshlleqe
    ne njohuri teknike per te krijuar dicka artistike, ose ju mungon talenti per krijim.

    2.Shkak tjeter i mundshem eshte se jane shume dembele.
    Artet e bukura nuk krijohen asnjehere kollaj,kerkojne shume eksperimentim dhe durim shume pune dhe lodhje.
    3.Shkak tjeter eshte ato bejne vjedhje qe te mos bejne krijime vete.
    Berja e krijimeve vete do te rriste shume shpenzimet e kanalit televiziv
    Keshtu qe kanali televiziv per te mbajtur shpenzimet ne minimum dhe fitimet ne maksimum
    i bie shkurt,vjedh nga Franca krijime te gatshme.
    4.Per te mundur konkurrencen nga kanale te tjera televizive dhe rritur numrin e teleshikusve kanali televiziv
    vjedh krijime shume te sofistikuara terheqese shume artistike nga kanale franceze.

    Akte qe flasin per mungese origjinaliteti.Kopjimi ne art pa lejen e autoreve eshte
    akt kriminal dhe gjithashtu akt majmunlliku(aka plagjiarizem)
    Per ju Francezet nje keshille.
    Pse nuk ankoheni te greket per shqiptaret? lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 13-07-2013 më 19:15
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: TV franceze kritikojnë TV shqiptare: Na vidhni pa pikë turpi!

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    pse merni kot
    ai prezantusi francez ndihej shume i kenaqur per kopjimet qe i behen nga televizioni shqiptar. ne fund edhe ai vet thote qe kane te drejte qe e bejne nje gje te tille, megjithate ne fund ai shton qe eshte gjynah (qe ndoshta nuk kane imagjinaten e tyre).
    Kjo është e gjitha, Televizionet Shqiptare nuk kanë ekspertë që të krijojnë skenat dhe emisionet e tyre, ju mungon fantazia.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •