Kosova shtet laik, sekular apo ateist
Autor: Mr. Amir Ahmeti
Duke analizuar debatet e shumta tė dy-tri javėve tė fundit rreth disa ēėshtjeve fetare, iu qasa seriozisht punės pėr tė hulumtuar burimin e kėsaj enegjie negative tė disa politikanėve dhe pseudointelektualėve ndaj religjionit. Ata, nė mėnyrė direkte apo indirekte dhe jo rrallėherė kanė fyer ndjenjat fetare tė besimtarėve nė vendin tonė. Antiteizmi i tyre shprehet qartė, veēanėrsiht kundėr islamit dhe sa herė sulmojnė religjionin, prijėsit fetarė ose besimtarėt, fshihen prapa nenit 8 tė Kushtetutės sė Kosovės e cila pėrcakton Kosovėn si vend laik. Ndėrsa nėse i pyet ata se ēka nėnkupton me termin laik, laicitet apo laicizėm; se kur ėshtė pėrmendur pėr herė tė parė kjo fjalė; ose nėse e dinė kuptimin etimologjik dhe terminologjik tė saj; stepesh nga injoranca e tyre, ngase ballafaqohesh me pseudointelektual tė mentalitetit marksisto-leninist qė nuk dinė dhe nuk duan tė dinė por vetėm fyejn, madje edhe me barriera tė ndryshme mundohen tė pengojnė besimtarėt pėr tė praktiktikuar besimin e tyre.
Kėto qėndrime i kemi trashėgim nga sistemi i kaluar, por tani qė po ndėrtojmė institucione demokratike ėshtė e udhės mos tė ndjekim hijet e venitura tė komunizmit i cili konsideronte fenė opium e shkaktare tė tė gjitha tė kėqijave. Pra tė mos lejojmė qė edhe sot dikush ti jap tė drejtė vetes qė nė emėr tė shtetit tė dhunojė tė drejtat fetare.
Kjo trashėgimi nga sistemi i kaluar po na kushton ēdo ditė e mė shumė. Madje edhe nė kushtetutėn e parė tė Kosovės sė pavarur dhe demokratike nuk kemi mundur ti ikim kėsaj trashėgimie. Ndėr tjera kemi edhe provizionin kushtetues qė lirisht mund tė cilėsohet si tendencioz, sidomos pėr mėnyrėn se si ėshtė pėrpiluar. Fjalėn e kam pėr nenin 8 tė kushtetutės sė Kosovės i cili pėrcakton vendin tonė si vend laik: Republika e Kosovės ėshtė shtet laik dhe neutral nė ēėshtje tė besimeve fetare.
Ky provizion kushtetues konsideroj se nuk ėshtė i pėrshtatshėm as pėrafėrsisht me traditėn dhe kulturėn e vendit tonė dhe duke u bazuar nė praktikat evropiane pėr pozitėn dhe respektin e veēantė qė gėzon religjioni nė vendet e BE-sė, e sidomos trajtimit tė fesė si vlerė e patjetėrsueshme e qytetarėve tė secilit vend, ėshtė njė shembull i mirė pėr vendin tonė, aspiruese e integrimit evropian, qė tė ndryshohet ēasja institucionale e Kosovės karshi besimit/religjionit tė qytetarėve tė vet. Kjo mė sė miri shihet nė kushtetutat e secilit vend tė BE-sė, veē e veē.
Pra, duke u bazuar nė tė gjitha kushtetutat e vendeve anėtare tė BE-sė, gjejmė njė ēasje shumė pozitive se si ėshtė e trajtuar feja e qytetarėve tė secilit vend dhe si qėndrojnė raportet ndėrmjet shtetit dhe fesė sė atij vendi apo tė komuniteteve tjera fetare. Kėto kushtetuta pėrcaktojnė mėnyrėn e ndėrtimit tė raporteve tė shtetit me bashkėsitė fetare nė bazė tė respektit tė ndėrsjellė tė autonomisė sė tyre si dhe tė pavarėsisė sė secilit nė sferėn e vet. Poashtu se kultet fetare duhet tė jenė tė pavarura nga shteti por njėherit tė kenė edhe pėrkrahje nga ai, duke pėrfshi edhe asistencėn fetare nė ushtri, spitale, burgje, etj. Ndėrsa asgjė prej kėtyre pėrkufizimeve nuk i gjejmė nė kushtetutėn e vendit tonė!
Vazhdova analizėn time qė pas pėrfundimit tė saj ti propozoja komisionit pėr ndryshimet kushtetuese amandamentimin e kėtij neni tė kushtetutės, ose qė komisioni pėr legjislacion tė jap vlerėsimin vet. Kėtė e bisedova edhe me disa kolegė deputet tė Kuvendit tė Kosovės, me propozimin se termi laik do tė ishte mirė tė zėvedėsohej me atė sekular. Por, pas pėrfundimit tė hulumtimit dhe analizės sime rezultatet e nxjerra tejkalonin pritjet e mia.
Kėshtu para se tė filloja pėrpilimin e propozim-amandamentit duke shpresuar se ndryshimi i kėtij provizioni kushtetues do tė ndryshonte edhe ēasjen e shumė njerėzve ndaj religjionit, fillimisht i hulumtova dhe analizova termet laik dhe sekular.
Edhe pse mendohet se janė shprehje me tė njėjtin kuptim ato dallojnė shumė nė esencė. Kėshtu, pėr tė njohur kuptimin e laicitetit e sekularizmit dhe dallimit ndėrmjet tyre ėshtė shumė e rėndėsishme tė dimė etimologjinė e kėtyre dy fjalėve. Kur u pėrdorėn pėr herė tė parė? Pėr ēfarė arsye? Ēka ngėrthejnė nė vete dhe sidomos tė njohėsh terminologjinė e tyre nga vetė pėrdoruesit, sepse kjo e definon edhe kuptimin e sotėm tė dy fjalėve/termeve.
Ndėrsa te ne nė Kosovė, laiciteti, nga disa politikanė e pseudointelektual, po definohet si diēka dominuese mbi fenė, sikur ajo po iu lejon atyre qė tė demonizojnė fenė. Por, definicionet e tyre nuk kanė kurrfarė baze dhe janė sa tendencioze po aq edhe cinike. Me kėto definicione thumbuese, ata po mohojnė shumė tė drejta fetare pėr besimtarėt nė emėr tė laicitetit. Tek e fundit, ndarja e fesė nga shteti nuk do tė thotė qė shtetit ti lejohet tė dhunoj tė drejtat fetare ose tė diskriminojnė besimtarėt.
Laiciteti si terminologji, pėrmendet kah fundi i shekullit XIX-tė nė Francė si pėrpjekje pėr tė shmangur apo larguar ndikimin e kishės mbi institucionet publike dhe nė vitin 1905 merr trajtėn ekzekutive me ligjin e ndarjes sė kishės nga shteti. Ndėrsa krejt e kundėrta, sekularizmi, ka ardhur nė shprehje si mėnyrė e ndarjes sė shtetit nga feja, pėr tė mbrojtur besimtarėt nga persekutimi shtetėror, siē ka qenė rasti i protestantėve nė fillimin e pėrhapjes sė tij.
Atėherė, pse Kosova tė veēohet me njė provizion tė tillė kushtetues, duke shtuar se edhe vendet nga regjioni, asnjėra nuk janė pėrcaktuar i vende laike, as edhe shteti amė Shqipėria. Por sa mė shumė qė thellohesha nė studimin e kėsaj teme befasia ishte edhe mė e madhe..
Ėshtė interesant se asnjė vend evropian, pėrveē Francės, as ato anėtare tė BE-sė e as ato nga rajoni, nuk pėrcaktojnė me kushtetutė se janė shtete laike. E kur ceka mė herėt se gjatė studimit befasie ishte edhe mė e madhe, e kisha fjalėn se asnjėra nga kėto vende nuk ishin tė pėrcaktuara as si shtete sekulare, pėrveē Sėrbisė. E rezultati del se vetėm dy vende me kushtetutė pėrcaktohen si shtete laike, Franca dhe Kosova, Serbia pėrcaktohet si sekulare, e tė tjerat as nuk e pėrmendin fare nė kushtetutat e tyre kėtė pėrcaktim!!!
Aq mė tepėr sipas kushtetutave tė vendeve mė tė zhvilluara evropiane, feja ėshtė pjesė pėrbėrėse e shtetit, si nė rastin e Britanisė sė Madhe, Suedisė, Danimarkės, Norvegjisė (edhe pse jo anėtare e BE, e kam marrė shembull si vend mjaft i zhvilluar), etj.
P.sh. nė Britani tė Madhe Mbretėresha bashkon pushtetin politik dhe atė fetar njėherėsh duke qenė edhe mbretėreshė e vendit edhe shefe supreme e kishės angleze, e poashtu ēdo mbret apo mbretėreshė detyrimisht duhet tė jenė tė besimit protestant. Njėherit, peshkopėt e kishės Angleze, kanė ulėse tė rezervuara nė Dhomėn e Lordėve tė cilat vende iu takojnė pa qenė tė votuar.
Poashtu edhe nė Suedi kemi situatė tė ngjashme ku me aktin e suksesionit mbreti duhet ti takoj rendit Lutherian (tė krishterimit). Ndėrsa nė Danimarkė, neni 4 i kushtetutės pėrcakton se Kisha Ungjillore Lutheriane ėshtė kisha e shtetit dhe si e tillė, ajo do tė mbėshtetet nga shteti. Kurse neni 6 specifikon fenė e mbretit i cili duhet tė jetė anėtar i Kishės Ungjillore Lutheriane. Situatė tė ngjashme kemi edhe nė Norvegji ku neni 4 i kushtetutės pėrcakton se mbreti duhet tė jetė i besimit Evangjeliko-Lutherian dhe neni 16 pėrcakton Kishėn Norvegjeze dhe Kishėn Evangjeliko-Luteriane si kisha tė shtetit. Ėshtė interesant se asnjėra nga kėto vende demokratike nuk shquhen si teokratike edhe pėrkundėr pėrcaktimit fetar tė shtetit, sepse feja ėshtė vlerė e qytetarėve tė secilit vend. Vallė, pse te ne duhet tė kuptohet feja ndryshe nga vendet tjera.
Besoj nuk e teproj me mėdyshjen time kur e shtroj pyetjen: Kah po shkon Kosova? Dhe a ėshtė kjo njė pėrpjekje qė gradualisht Kosovėn ta shpien kah ateizmi?! Nėse jo atėherė: Pėrse politikanėt tanė para pesė viteve zgjodhėn pikėrisht variantin e shtetit tė vetėm evropian qė Kosovėn ta quajnė shtet laik, e kjo mendoj ka ndodhur pa i shikuar rrethanat tė cilat kanė ēuar Francėn qė ti pėrmbahet asaj shprehje dhe pa krahasuar me rrethanat dhe traditėn e vendit tonė. Madje ėshtė pėrdorur edhe njė hile juridike gjatė pėrpilimit tė kushtetutės. Nė versionin anglisht dhe serbisht Kosova ėshtė pėrcaktuar si shtet sekularė ndėrsa nė versionin shqip shtet laik. Tani qė dallimin e kėtyre dy termave e bėmė tė qartė ėshtė normle por dhe kam tė drejt tė shqetėsohem. Pse ndodhi kjo, rastėsisht apo qėllimisht?! Nuk besoj se rastėsia ndodhė kur pėrpilohet njė dokument kaq i rėndėsishėm.
(Autori ėshtė magjistėr i shkencave juridike, njėherit deputet i pavarur nė Kuvendin e Kosovės)
mesazhi/com
Krijoni Kontakt