Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip). « më: 28-11-2007, 14:43:47 »

    Filologu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, botoi si rezuitat të punës së tij kërkimore - shkencore 40 vjeçare, një vepër kapitale nga fusha, e shkencave i filologjike, të cilës i vuri një titull mjaft interesant: THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip).

    Është hartuar në italishte në formë proze dhe poezie, madje në italishte dhe arbërishte. Siç shihet nga vepra, autori, për studimin e vet delikat dhe të vështirë, është mbështetur kryesisht në veprat e shkrimtarëve antikë dhe në përmendoret e egjiptianëve, hititëve, grekëve dhe romakëve të vjetër, respektivisht edhe në shkrimet e ilirëve - shqiptarëve të lashtë. Duhet theksuar që në fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos janë në harmoni me pohimet e shumë filologëve, historianëve dhe arkeologëve anglezë, francezë, turq, arabë dhe shqiptarë. Qëllimi im themelor është që me këtë shkrim t'ua prezentoj lexuesve tanë një vepër vërtet me rëndësi kolosale, e cila i dedikohet kulturës së lashtë të ilirëve shqiptarëve. Nga ana tjetër, shpresojmë se kjo do ta nxisë kritikën shkencore në këto fusha të dijës, e cila për fat të keq, deri në ditët tona nuk ka arritur të jetë në nivel të duhur. Sipas mendimit të Catapanos, shqipja, më drejtë, ilirishtja, po u flitka më se 12000 vjet, ndërsa sipas Horald Whitehall-it, profesor i linguistikës anglo gjermane në universitetin Indiana (SHBA), shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar. Kemi lexuar dhe dëgjuar për hieroglifet e egjiptianëve të lashtë, të cilët si skalitje të shenjta, janë krijuar para 4000 vjetëve para e.s., por deri në ditët tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kanë domethënie shqipe. Këtë dukuri na e zbuloi filologu Giuseppe Catapano në veprën e vet "Thoti - Tati fliste shqip". Po kush ishte THOT - i ? THOT-i (ose TOT-i) (lat., gr. Thoth; egjip. Tehuti) ishte përëndia e mësimit, e shkathtësisë së të shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup të njeriut e me kokë të ibisit, përkatësisht të shqipes (shqiponjës). Ndërkaq, sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i, i cili e "fliste shqipen", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare" - në gjuhën shqipe.
    Jo vetëm kaq, konstaton Catapanoja - nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat tjera, ato të shqipes (të cilat njihen si shkronja latine, shih tabelën, të hebraishtes, samaritano - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe të greqishtes. Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kuturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë. Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim "lajmëtar i zotave" (messagero degli dei). Për më tepër, emri Thot, në gjuhën shqipe ka edhe domethënien: me i thënë, të gjitha dituritë (urtësitë) e Atlantidës Atlasit - Atlashit, e cila, poashtu, shpjegohet, nga autori në fjalë, me shqipen: AT = at - baba, dhe LASH(TË) = i vjetër, që do të thotë: stërgjysh. Por, çfarë paraqiste Atlantida? Ajo sipas Platonit (427 - 347 p.e.s.) ishte vend i madh dhe i fuqishëm, i cili, 9000 vjet para tij, ishte mbytur në Oqeanin Atlantik. Sipas G.Catapanos, Atlasi - Atlantida ishte një nga vendet më të zhvilluara të stërgjyshëve të shqiptarëve të sotëm, të cilët, pas zhdukjes së saj (Atlantidës) para 12000 vjetëve, atlantidasit e mbetur gjallë kaluan në luginën e Nilit, ku e krijuan një kulturë të re, kulturën e egjiptianëve të lashtë, e cila, si duket, qe vazhdim i kulturës së Atlantidës. Në të mirë të këtij mendimi flasin edhe rezultatet shkencore të punës shumëvjeçare të G.Catapanos, i cili, përkitazi me këtë çështje, thotë: Atlantida quhej edhe Borei, d.m.th. e bardhë, nga fjala iliro shqipe: borë. Kjo fjalë përdorej te egjiptianët e lashtë në formë borea; në frëngjishte të vjetër si bore, kurse në italishte si borea. Nga ana tjetër borea në Egjiptin e lashtë identifikohej me sfingën. Sfinga në Egjipt ishte një amblemë guri, adhurues i DRITËS, që e personifikonte Zotin. Prandaj Thoti, sipas gjykimit të Catapanos, nuk i takonte erës egjiptiane, por asaj të boreo-s, d.m.th., të erës së Atlantidës. Sepse Thoti konsiderohej krijues i doktrinës VERBALO - DRITËS, që u manifestua në Tokë. E DIELLI, ishte simbol i NJË PERËNDIE, ATUM ose TEM, terma këto që kanë shpjegim iliro - shqip:

    AIN A,a BROF B DORË D GATH G FJERË F HJETË H
    KUFË K MIRË M GJI GJ NU N U PLIS P QULL Q
    BUZË R STOL-i S SIXHIR S TËRË T TËRË T ISË I
    ASHIM A, O ZVARANIK Z,ZH SHI SH

    • AT = at = at (babë) • U = unë • M = më = mëmë • T = tatë = babë • E = e • M = më = mëmë

    Edhe G.Catapano është i mendimit se emri ilir rrjedh nga i lirë, dhe shqiptar nga shqiponja, d.m.th. ashtu siç e shpjegon tradita shqiptare, sepse shqipja (shqiponja) e simbolizon DRITËN, THOTIN, ZOTIN. Kështu edhe hierogiifi i parë >>>>, të cilin Thoti e quajti shqip AIN = IBIS = SHQIPE, e simbolizon vet THOTIN, d.m.th. ZOTIN, dhe ka këtë shpjegim në shqipen:

    • A = ATË, fillimi premierës; Zot! At i përjetshëm
    • I = fjalë (folje) krijuese (themeluese) e fillimit: Zot krijues
    • N = (N = NU = në ujë) materie e parë (uji) për të gjitha krijesat; Zot i përhapjes së dashurisë.

    AIN-i, pra, ishte simbol që tregonte edhe lindjen, vitalitetin e burrërisë, i cili frymëzonte krijesën Në të vërtetëë Thoti, me këtë hieroglif, i cili qe i pari dhe më i rëndesishmi në sistemin e hieroglifeve, e simbolizoi vetveten, sepse ishte krijues i tij, pra ishte përëndi - Zot. Ky hieroglif në alfabetin e shqipes paraqitet me A.
    • Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti me fjalën shqipe BROF, me kuptim në kembë, paraqiste tingullin e germës shqipe B. Tregon qëndrimin karakteristik të njeriut inteligjent krijuar nga periudha në pozite drejtë, me kokë lart, i cili është duke e ruajtur fuqinë lart në qiell e në mënyrë të përhershme. Tregon se ky qëndrim është njelëzor e vet njeriu, si qenie, është i përsosur. Fjala brof në shqipen e sotme ka këto kuptims: Ngrihem menjëherë në këmbë. Brofi ne këmbë. U ngrit (u çua) brof.
    • Hieroglifi ; të cilin Thoti e quajti DORË, si simbolikë paraqiste punën e dorës së njeriut, apo të gjitha intervenimet e njeriut për pronësi, me qelli që puna të jetë e begatshme e dobishme për njeriun. Ky hieroglif në shqipen mori formën D.
    • Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti GATH (GARDH), e si simbolikë paraqiste ndalesën - pengimin - gardhin në afërsi të faltores, në alfabetin shqip e mori formën G.
    • Hieroglifi të cilin Thoti e quajti FJERË, paraqiste shlingën ose neperkën, gjarpërin helmues, me kokë të shtypur në trajtë trekëndëshi, me dy dhëmbë në gojë dhe bisht të shkurtër. Edhe sot e kësaj ditë nepërka quhet FjERË, në Malësi, në dialektin gegë. Në shqipen mori formën F.
    Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti HJETË, d.m.th. ashtu siç e quajnë edhe sot arbereshët bishtalecin e flokëve, thurrjen, nyjën, lidhjen. Në shqipen mori formën H.
    • Simbolin , Thoti, në sistemin e hieroglifeve, e quajti KUFË, d.m.th. nga shqipja KOFË (KOVË), e cila si simbolikë paraqiste enën ku bëhej përzierja e fuqisë për krijimin e materies. Në shqipen mori formën K.
    Është në interes të vihet në pah edhe një dukuri. Shkronja KAF e arabishtes, jo vetëm që ka ruajtur formën dhe shqiptimin e hieroglifit KUFË, por çdo pjesë (sure) e Kur'anit fillon me germën KAF ( çfarë supozohet se KAF - at paraqesin vet Kur'anin, d.m.th fjalët e përëndisë - Allahut.
    • Hieroglifin , Thoti e quajti GJI, emërtim shqip i gjinjve të femrës, nga i cili u lind shhronja GJ në shqipen.
    Ndërkaq, hieroglifin Thoti e quajti NU, fjalë kjo e përbërë nga: NË UJE. Nga ky hieroglif doli shkronja N. Shqiptari kosovar fjalën NË UJE e shqipton N'UJË ndërsa këtë shkronjë hebreji e shqipton NUM, e arabi NUN, d.m.th. nga shqipja: N'UJË. Poashtu në Biblen e shenjtë thuhet: "Në fillim përëndia mori frymë n'ujë". Do te thotë krijesat u krijuan në fillim n'ujë, në dete. Kjo filozofi e stërgjyshëve të shqiptarëve aprovohet nga shkencat bashkëkohore. Në të vërtetë, hieroglifi NU simbolizonte materien e parë, Zotin dhe përhapjen e dashurisë.
    • Hieroglifin Thoti e quajti U. nga shqipja unë, kështu që edhe në shqipen mori formën U.
    • Thoti hieroglifin quaiti PLIS, që në shqipen do të thotë: tullë copë e madhe dheu që ngre pllugu kur çan tokën; copë e tillë dheu me bar, e prerë me bel a me ndonjë mjet tjetër; plisat e arës; plis me bar. Në shqipen mori formën P.
    • Sipas Thotit hieroglifi quhej QULL, nga shqipja: materie pa formë, brumë, baltë, lloq, materie kjo që mund të transformohet me përzierje nga puna e njeriut. Ky hieroglif në shqipen mori formën Q.

    • Thoti hieroglifin e quajti BUZË, për tingullin R. sepse buzët, me këtë rast, përfaqësonin gojën, respektivisht, buzët që bënin rojë, ruanin "fjalën, gjuhën, dhëmbët.
    • Ndërkaq, për tingullin S. Thoti përdori dy hieroglife:, të cilin e quajti STOL, STOLI, dhe , të cilin e quajti SlXHIR term ky që përdoret edhe sot e kësaj ditë te shqiptarët gegë në formë singjir, apo zingjir.
    • Edhe për tingullin T, Thoti përdori dy hieroglife; dhe nga fjala shqipe TERË, me kuptim fitim.
    • Për tingullin I dhe J Thoti përdori hieroglifin , të cilin e quajti ISË, që do të thotë DRITË, e me kuptim: FILLIMI I JETËS. Simbolizon DIELLIN, i cili rrezaton forcë kreative. Shkronja I qe emër i parë që iu dha përëndisë së njeriut; PERËNDIA E DRITËS SË PËRHERSHME. Nga fjala ISË doli emri; IDISË - simbol i dritës. Kështu, pra, shkronja i te shqiptarët hyn në tingullin e fjalëve që shpreh dritën, bukurinë, stolinë. Pra kjo urtësi ISIAKE (isiakë = nga isë = DRITË), në arbërishte do të thotë DRITË.
    • Hieroglifin ,Thoti e quajti ASHIM nse ASHËR, me kuptim degë, filiz dru i çarit (i plasaritur, i ndarë). Hieroglifi në fjalë paraqet veprimin ose aktivitetirl e njeriut në natyrë. Zaten edhe në gjuhën e sotme të shqipes flala ASHËR do të thotë ashkëll dru i vogël, i çarë për zjarr. Copë druri i çarë si dërrasa e hollë, që përdoret si petavër ose për të mbuluar çatinë, pullazin. Çati me ashra. Çaj (bëj) ashra. Me fjalë të tiera hieroglifi "ashër" i paraqiste tingujt â,tinguj këta që janë guturalë, por të zhdukur te toskët. Në shqip mori formën à.
    • Për hieroglifin , Thoti e përdori shprehjen shqipe ZVARANIK ose ZHVARANIK = zvarranik i tokës. Simbolizonte vuajtjen e shfrenuar, por zvarraniku konsiderohej frymezim i tërbuar e sentimentai. Hieroglifi në fjalë në shqipen dha tingullin Z dhe Zh.
    • Kurse hieroglifin e fundit , Thoti e quajti me fjalën shqipe SHI. Si hieroglif paraqiste një liqe me ujë të shiut origjinal. Për më tepër, jeta, vdekja, rilindja, gjithmonë janë të lidhura me ujin "NU" ose "SHI", sepse në "NU" krijohet jeta. Nga ky hieroglif u krijua shkronja shqipe SH.

    Është shumë interesant edhe dukuria e kësaj shkronje, meqë në hebraishte dhe arabishte quhet SHIN dhe forma e tyre është e njëjtë me hieroglifin SHI; "bazeni me pika të shiut", që do të thotë se gjuha, kultura dhe prejardhja e shqiptarëve, hebrejve dhe e arabëve është identike, si duket, është nga ilirët e lashtë, apo nga stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm.

    Mendimi mbi prejardhjen e njëjtë të shqiptarëve, hebrejve dhe arabëve është vallë fakt historik, apo fantazi? Në vështrim të pare duket si endërr, por nëse merren parasysh burimet historike, kërkimet arkeologjike, të dhënat gjuhësore dhe Bibla e Kur'ani, atëhere mund të bindemi mjaft edhe për këtë pohim jo aq të zakonshëm.

    Këto lidhje të shqiptarëve me popujt më të lashtë të Afrikës dhe të Azisë së Afërme janë shumë të hershmë, më të hershmë se sa është menduar deri tash, çka tregon fakti se përëndia THOT (stërgjysh i shqiptarëve), e barti, pas katastrofës së Atlantidës, që ndodhi para 12000 vjetëve, kuLturën ilire - shpiptare në Afrikë, sigurisht edhe në Azi. Kurse, para 6000 vietëve Thoti e krijoi edhe sistemin e hieroglifeve në bazë të ilirishtes - shgipes, sistem ky që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera të alfabeteve, si ai i shqipes, që gabimisht e njohim si alfabet latin, i hebraishtes, samaritaro - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe i greqishtes! Ky fakt tregon se ilirët, si stërgjyshër të shqiptarëve, nga gjuha e zakonet shtriheshin që moti, jo vetëm në gjithë Siujdhesën Balikanike, por edhe në Siujdhesën Apenine, në ishujt e Detit Mesdhe, Egje, ne Azinë e vogël, në Siujdhesën Arabike, në Gadishullin e Pirinejeve. Shkurt, kultura iliro - shqiotare, Si kulturë e qytetërimit të parë të këtij ambienti, shtrihej nga Irani në lindje, deri në Atlantik në përëndim dhe nga Alpet në veri, deri në Afrikën Veriore në jug.

    Në këtë pjesë të vështrimit tim - nënvizon Catapanoja - u demonstrua vetëm THOTI, i cili e krijoi alfabetin hieroglifik fonetik, me çelës të shqipes (të ilirishtes - S.R.), që u muar për çdo hieroglif te tingulFit të parë, vokali ose konsonanti, të qenies së emrit shqip kuptim ky që zbulon shpjegimin e sigurt, i cili nuk mund të mohohet:

    1. Që origjina ilire na shpie në kohe më të vjetra, histori kjo e cila na mahnit, apo histori që na shpie në neolit (koha e re e gurit). Ndoshta origjina e civilizimit neolitik fillon me zhdukjen e Atlantidës (para 12000 vjetëve), epokë kjo qe solli nevojën e krijimit të THOT-it në Egjipt, si mënyrë e shpjegimit të fillirnit të punës.

    2. Ky studim, si pohim i së vërtetës, korrigjon datën e historisë, korrologjisë (disciplinë që studion ndarjen gjeografike), etnologjisë dhe filologjisë.

    3. Rishikimi i Thotit zgjeron kufijt e shkencave që deshëm s'deshëm ndikon në metafizikën e cila është me rendësi për njeriun dhe njerëzimin sepse arrihet rishtazi në kuptimin e mendimit së ndjenjës së të vërtetës për jetën që është vërtet natyre shpirtërore, është erë e vërtetë e shkëlqimit të lavdishem të DRITËS SË PARË, përfundon G. Catapano.

    Rezultatet shkencore të arkeologëve anglezë, amerikanë, gjermanë dhe turq (J.E. Gauter më 1894, R. Campbell - Thompson më 1910, E. Pitard më 1927, Kurt Bittel më 1831, Shevket Aziz Konsu, Kiliç Kokten, Enver Bostanci, Muzaffer Shanyurek, Fikret Ozansoy, që nga viti 1936 e tutje, Halet Çambel John Brandwood më 1968, etj.) pasqyrojnë në mënyrë plastike në veprat e tyre ketë çështje. Sipas mendimit të këtyre dijetarëve kuptojmë:

    -se vala e parë e furishme e dyndjes së hititëve të cilët përfaqësonin, një fis të veçantë të ilirëve, ose i takonin njërit nga fiset e shumta të dardanëve, u shpërngulën, kuptohet në disa faza nga Ballkani i Epërm, apo nga Dardania, kah brigjet përëndimore dhe veriore të Detit të zi, kah Kaukazi për në Anadollin Qendrore;

    - se kjo shpërngulje u bë në kohën e paleolitikut, mezelitikut, neolitikut dhe halkolitikut;

    - se hititët e sollën teknologjinë e xehetarisë dhe të metalurgjisë nga Ballkani në Anadoll;

    - se kah 2000 - vjetshi para e.s. filloi periudha historike në Anadoll, e cila nga shkencëtarët u quajt "periudhë e hititëve" (2000 - 700 parae.s.);

    - se në shekullin XII para e.s. përmenden tre perandorë me emrin Arnuvanda l,II,III, prej të cilit emër si duket, u krijua, sipas ligjit të metastezës, njëri nga siononimet për shqiptarët - arnavudë;

    - se në vitin 3000 para e.s. shkaktohet; vala e dytë e furishme e dyndjes së ilirëve dardanë, prej të cilëve u krijua Troja, dhe me emrin e dardanëve u emërtuan: njëra derë e Trojës Dardanos. ngushtica detare mes Anadollit dhe të Ballkanit - Dardanelet, dhe një qytet Dardania apo Dardanos në veri të Trojës.

    - se m; 1200 para e.s. ndodh vala e tretë e dyndjes së ilirëve frigas nga Dardania e Ballkanit, prej të cilëve u krijua Mbretëria Frigase (750 - 546 para e.s.) në Anadollin Përëndimor;

    - dhe se, me sa duket, nga koha e dyndjes së hititëve daton historia e një krahine në Kaukaz, e cila quhej në kohën antike ALBANIA, kurse banorët e saj albanë, sigurisht nga emri i një fisi të ilirëve të Ballkanit, të cilët quheshin albanë.

    Tani për tani do t'i vë në pah edhe disa fjalë hitite që kanë lidhje me shqipen e sotme, fjalë këto që janë zbuluar në plisat (tullat) e pjekura, të cilat kanë shërbyer si mjet për të shkruar, me shkronjat e veta karakteristike kunjore dhe hieroglifike

    kapakuiaee8[1].JPG (154.15 KB, 480x640 - E shikuar 183 Herë.)

    fundiwf1.jpg (65.04 KB, 480x640 - E shikuar 187 Herë.)

    74zz8.jpg (54.81 KB, 480x640 - E shikuar 167 Herë.)

    75lf9.jpg (83.16 KB, 428x640 - E shikuar 175 Herë.)

    216ml6.jpg (69.15 KB, 480x640 - E shikuar 154 Herë.)
    E identifikuar
    bilderberg



    THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip).
    « Përgjigju #1 më: 28-11-2007, 15:03:08 »
    Sipas G. Catapanos edhe vet Moisiu e ka folur shqipen e Thotit dhe se emri hebrej- jevrej, për izraelitët rrjedh nga shqipja iliro hitite: JHVE = Tl JE VET: JE VE(T). H e cekur, në hebraishten e vjetër është shqiptuar edhe si E.

    Disa historianë arabë mendojnë se shqiptarët dhe arabët kanë prejardhje të përbashkët qysh nga kohët më të hershme. Kurse Elvia Çelebiu (1611 - 82) vë në pah se nga fisi Kurejsh, nga i cili rrjedh Muhamedi, profeti i islamizmit, rrjedhin edhe shqiptarët. Mirëpo, origjinën e përbashkët të shqiptarëve dhe të arabëve, nëse këto pohime kanë bazë shkencore, duhet kërkuar qysh nga koha e lashtë ilire, së paku para 4000 vjetëve, d.m.th. qysh nga koha e profetit Ibrahim, prej të cilit, thuhet në botën arabe e hebreite, rrjedhin arabët dhe hebrejt. Ndërsa Willy Borgeaud-i thotë se palestinezët (filistinët) kanë emër ilir, dhe se Argolida dhe Elida në Greqi janë vatra të rëndësishme ilire në pjesën e Mesdheut. E sipas mendimit të Faik Reshit Unatit, palestinezët (filistinët) u tërhoqën nga Kreta për në Palestinë rreth vitit 1200 para e.s. Palestinezët ishin banorët e ish qytetit ilir Paleste - Palasa e sotme në Himarë.

    Në fund do t'i vë në pah edhe disa konstatime të Giuseppe Catapanos lidhur me lashtësinë e gjuhes shqipe. Sipas tij, kërkimet e ndërgjegjshme apo studimi komparativ i gjuhëve të vjetra të llojilojshme, na shpien te "ESKUERA" baskisht (E - SHKUERA, që në shqipen do të thotë gjuhë e shkuar - e kaluar), d.m.th. na bien te shqipja, hititishtja, hebraishtja, arabisht- ja, arameikishtja (gjuhë semite perëndimore e folur në kohën e lashtë në Siri, Mesopotami, Palestinë) dhe koptishtja - gjuhë liturgjike e të krishterëve të Egjiptit, që do të thotë gjuhë e THOTIT.

    Këtë e dëshmojnë edhe faktet që vijojnë:

    - Shprehja PAN - AMEN, përbëhet nga Zoti Amon, emër i përbërë nga fjalët shqipe:
    A = AT = babë
    M = MË = mëmë
    ON = Onë = Yn = Yni (joni)
    -mos të harrohet se është NJË ZOT

    Kjo shprehje përdoret te të gjithë popujt dhe në të gjitha gjuhët në dy forma: AMEN ose AMIN.
    - THOTI, që është atribut i të gjitha shkencave antike, nga Nili e shtriu dritën në gjithë botën, sepse në Egjipt u krijua civilizimi i përparuar.
    - Prania e ilirëve në Egjipt mund të datohet para 12000 vjetëve, peridhë kjo që përputhet me zhdukjen e Atlantidës, e cila u përshkrua nga Platoni në dialogun e "TIMEO"-s dhe të "CRIZIA"-s.
    -Shqipja flitej para 12000 vjetëve, jo vetëm në tokën e Nilit, por edhe gjetiu, duke qenë se:
    1. Ilirishtja ishte shumë më e vjetër se sa që mendohej deri më sot.

    2. Kultura e lashtë e POPULLIT TË LIRË (ilir) në Egjipt ishte e vjetër, së paku 12000 vjet.

    - Emri POSEIDON, emërtim i zotit të deteve dhe të tërmeteve i cili qe vëllau i Zeusit (ZOTIT), shpjegohet me shqipen: PO Sl - E - DON = me kuptim: shumë e dëshiron.

    - Emri FARAON, me kuptim I NJERËZISHËM, poashtu rrjedh nga shqipia: FARA - JONË.

    - THOTI është lajmëtar i perëndive.

    - THOTi konsiderohet gjithashtu si personalitet më i ditur, "më i urti prej të urtëve" i të gjitha kohëve më të vjetra, nga doktrina e të cilit dolën fillet e mëdha të humanizmit, sikurse RAMA, KRISHMA, MOISIU, ORFEU, PITAGORA, PLATONI, të gjithë: lajmëtarë, sub velo, të DRITËS SË ARDHSHME, ekzistues të përhershëm, DIVIN LOGOS FIGLIO di DIO (ARSYEJA HYJNORE BIRIT TË ZOTIT), që do të mishërohej për çlirimin e njeriut dhe shpëtimin e botës.

    THOTI është themelues i religjionit të DRITËS dhe i shkencave sekrete (okulte) të mistereve dhe është gfithashtu në përgjithësi shpikës i shkrimit.

    Prandaj, bazuar në shënimet e sipërshënuara mund të konkludohet:

    - se pellazgët - ilirët ishin stërgjyshët e shqiptarëve;

    - se pellazgët - ilirët, me emra të ndryshme, d.m.th. me emra të fiseve pellazgo - ilire (gegë, toskë, albanë, arbër, arnautë, dardanë, maqedonë, hetitë a hititë, trojanë, ejiptianë, etruskë, etj. etj.) jetonin në një sipërfaqe shumë më të gjerë në tri kontinente: në Evropë, Afrikën Veriore dhe në Azi, deri në Iran dhe Indi;

    - se ilirishtja - shqipja, si degë më e vjetër e familjes së gjuhëve indoevropiane, është çelës i qytetërimit njerëzor;
    - se nga gjiri i ilirëve dolën shumë perëndi, profetë, perandore e dijetarë;

    - se stërgjyshët e shqiptarëve, pellazget-ilirët, me kulturën e tyre të lartë kontribuan jo vetëm në civilizimin e popujve tjerë, të cilët i sundonin, por, me anë të vetë asimilimit, kontribuan në krijimin e shumë kombeve dhe kulturave (feve, gjuhëve, shkrimeve) të veçanta në tri kontinente;

    - se shkatërrimi i pellazgëve - ilirëve të shumtë dhe të kulturuar u shkaktua jo vetëm nga katastrofat natyrore, por edhe nga luftat e brendshme që u zhvilluan mes fiseve të tyre, luftë kjo që vazhdoi, tradicionalisht, deri në ditët tona;

    -se nga bërthama e pellazgëve -Ilirëve shumë të lashtë - vetëm shqiptarët mbetën pa u shkrirë në popuj apo kombe të tjera - në grekë, hebrej, arabë, italianë, austriakë, sllavë të jugut, turq, etj.;

    - se vetën gegët, në një masë të konsiderueshme, e kanë ruajtur shqiptimin e ilirishtes - shqipes së lashtë;

    - dhe se fjalën vendimtare, përkitæi me çështjet e shtruara, duhet ta japin, në radhe të parë, filologët, arkeologët dhe etnologët.

    76tw3.jpg (62.89 KB, 480x640 - E shikuar 161 Herë.)

    77np3.jpg (63.37 KB, 480x640 - E shikuar 116 Herë.)

    78if2.jpg (53.19 KB, 480x640 - E shikuar 139 Herë.)

    79ci6.jpg (64.92 KB, 435x640 - E shikuar 100 Herë.)

    80qu4.jpg (97.19 KB, 424x640 - E shikuar 111 Herë.)
    E identifikuar
    bilderberg



    THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip).
    « Përgjigju #2 më: 13-05-2008, 21:02:01 »
    Dalja e nje libri te ri ne kushte e sotme nuk shenon ndonje ngjarje te vecante, por, kur libri eshte i nje specialiteti te caktuar per studiuesin e asaj fushe shenon pa dyshim nje gezim. S'e mohoj se u vura ne gjendjen e nje femije qe blen nje loder, ne nje ekspozite kur gjeta librin e ri "Zotat dhe mitet e Egjyptit te lashte". Befasia me e kendshme sic do ta shofim dhe me poshte eshte pika e takimit te emrave toponim, te miteve dhe te zoteve te Egjyptit me gjuhen shqipe.

    Dinastia e Mehmet Aliut, camit nga Kavalla, s'ishte e para e shqipetareve ne Egjypt. Lidhjet midis dy brigjeve ekstreme te Mesdheut na vijne edhe para edhe pas Aleksandrit te Madhe. Informacionin e pare per keto lidhje kryesisht te njohura e morren nga libri i mrekullushem nga prof, te Sorbones - France, izrealiti Zahar Majani "Fundi misterit Etrusk" (FME 1973). Tek kapitulli "Libri i Mumjes", i 19-ti, faqe 350 - 390 ben fjale per fashe rrobe, me te cilen eshte mbeshtjelle nje mumje ne Egjyptin e lashte e cila i ka sherbyer mumjes si carcaf. Fasha, dhe pse e demtuar duke perdorur shqipen si celes i del kuptimi i permbatjes se shkrimit. Ne hyrje te librit flet per pushtimin e Egjyptit nga Hiksoses (ikesit) fis Iliro - ballkanas rreth vitit 1300 p.e.r qe zgjati 150 vjete. Na njofton per zyrtarin e larte Anten Tursha (etrusku) ose In - en - Tusha qe fitoi poste teper te larte ne faraonite e Egjyptit, poste qe ishin ndaluar per te huajt. Mesojme per sherbimet e orrbotarit Josif Ilirjanit.

    Po tek libri i Majanit lexojme se egjiptologu Gernajt identifikoi turshet e Gurobit me tiren sit e Ramsesit II 1290 - 1224 si dhe etrusket ne oborrin e Ramsesit III 1198 - 1166. Majani ne librin e (FME faqja 37) na jep rrugen neper te cilen kaluan palasasit deri ne themelimin e Palestines. Michael Grant tek libri "Qyteterimi mesdhetar" shkruan: Filistinen - palasasit, palestineze kane lene mjafte gjurme ne gjuhen e vendit. Kjo mund te konstatohet duke veshtruar nje harte gjeografike te Izraelit ku gjenden emra qe kane kuptim vetem ne gjuhen shqipe. -shenon Nermin Vlora tek libri "Pellazget... Iliret faqe 74". Ne faqet e librit "Zbulime ne shkretetiren e Judes" i ruseve Kovale e Kabllanov ermat qe shpjegohen me shqipen bertasin. klithin, kendojne majekrahu ose ja marrin labce. Tek librat e shenjte Ungjilli e Kurani;te lindur ne nje truall, nje studius i lashtesise se shqipes nuk e ka te veshtire te studioi rolin e saj tek emrat e njerezve e vendeve.

    Po c'te re sjell libri "Zotat dhe mitet..."? Do te ishte naivitet nese ne hipotezat dhe analizat qe do te pasojne do te shprehnim siglen matematikore, por, perderisa ne cdo fushe ekziston ligjerisht e drejta e hipotezes pse mos e shtrijme ne fushen e gjuhesis? Dhe sic thote Buzuku "...kush te te jete me i dijshem se u(ne) le te jape nje mendim sa me afer te vertetes te miroitfjebse te hedhe posht me fakte dhe analiza shkencore kete hipoteze. Ne hapesirat e nje materiali gazete mund te ndjekim dy rruge. Ose do te japim mendim pa u thelluar ne argumentin shkencor te termave shqiptaro - egjyptiane ose do te analizojme fjalet per te dale ne nje perfundim. Kete kendeveshtrim na e ben me te lehte dalja e librit "Shqipja dhe sanskritishtja" i Petro Zhejt i cili bashke me punimet e Clirim Xhunges, idete e R.d. Anzheli. AristiLKoles dhe libir i Xhuzepe Katapanos "Toti fliste shqip" perbejne revolucion ne gjuhesin shqiptare dhe boterore.

    22 vjete me pare ne 1984 italobreshi Katapano botoi librin e "Toti fliste shqip". Eshte fatkeqesi e neglizhence qe lexuesit dhe studiuesit shqiptar nuk e kane as ne shqip as ne italisht. Ne 8 faqe e-mail te profesor Skender Rizajt nga Prishtina behet permbledhja e ketij libri nepermjet internetit, argumenton se simbolet e heroglifet egjyptiane mbeshteten teresisht ne koncepte e elemente e materiale te gjuhes shqipe. Kufiri kohor i Katapanos na con 12000 vjet me para. Keto njohuri na bejne te shofim terminologjine e miteve, emrat e zotave, te njerezve dhe vendeve me elemente dhe nen driten e shqipes.

    1 - Delta. Nuk mund te thuash qe lidhet vetem Nilin. Tasjime ajo eshte fjale nderkombetare por eshte po aq e vertete qe lidhet me Nilin prej dimesioneve qe kane ky lumUcur takohet me detin. Fjala delt eshte plotesisht shqipe, e sakte dhe pa hipoteze. Eshte simbol i koncentrimit kuptimor qe ka pasur kjo gjuhe ne zanafillen esaj te hershme vecanerisht tek foljet. Nga folja dal krijojm-dajlan, vendi ku del peshku, diell qe do te thote me dal, rrjedhimisht e djela, eshte folja del me te cilen. bariu nxjerr delen nga vatha, eshte fiksuar tek emrat Dalmaci, Delminium dhe tek Delta e Nilit., Delf, Del=Del-minium=Dalmaci

    2 - Ra. Thote autori i librit, faqja'22: Perendia Ra eshte moterzim i perendise diell dhe arti egjyptian e paraqet shpesh me nje disk diellor, nje rreth i vizatur mbi kryet e hyjnive. simbolizon diellin. Forma grafike e diellit eshte e barabarte me formen e tingullit O qe u kthue ne simbolin e tij. Autori i kushton 17 faqe perendise egjyptiane (62 - 78). Tre pozicionet e diskut te diellit quheshin ne mengjes Khepri, ne mesdite pak parasarke

    7 - Dukuria e tabuse eshte trashegim nga lashtesia. Per fjalet dreq, shejtan, diavolo per te mos zgjuar nga gjumi spse na sjell prapesira edhe sot perdoren shprehjet qofte largu ose i paudhi. Per vdekjen e njeriut dhe eresiren qe e shoqeron ne varr egjyptianet e lashte (kohe e lane ishte) perdornin termin Tuati sic e pame me larte. Po ti marnm si elemente te vecante verejme se funksioni i ndajfoljes tu=tek sic perdoren dhe sot e kesaj dite ne malesine tone te veriut perdoren dhe ne anglisht to be continued = ta besh vazhdimin. Per pjesen ati s'ka nevoje te nxjerrim pashaporte shqiptare. Madje dhe turqit e gjeten ne territorin qe kane sot te mbjelle nga banoret paraardhes dardano-iliro-pellazget dhe Mustafa Qemalin e quajten ati i Turqise jo babai i Turqis sic do te shkonte turqisht. Kulti i atit eshte i pranuar boterish si kult iliro-pellazgo dhe simboli i tij eshte Enea i dardaneve te Trojes qe mbajti mbi shpine te atin plak qe nga muret e tymosur nga vellezerit e nje gjaku iliro-pellazhget te ballkanit perendimor deri sa erdhi e themeloi qytetin e Buthrotit (Butrintin) para se te themelonte Romen. Fjales at pjesa um eshte shtes e mevonshme greko-latin ne Egjypt. Pra fjala Tuati ose Atum eshte nje eufemizem ose tabuja per te mos permendur fjalen vdekje.

    8 - E kam ndeshur dhe me pare ne libra te ndryshem njoftimin se pas faraonit (fara jone) Tutenk(h)amon ka ardhur faraoni Ai. Nuk eshte rastesi fonetik por perkundrasi lidhet me peremri ai ne shqip. Ne nje artikull gazete mund te njoftojme se etimologjia eshte si veza e Kolombit. Kur gjuha kishte vetem karaktier simbolik dhe jo analitik, sipas Petro Zhejt, simboli i njeriut mashkull ishte falusi, faliku - ai qe falet - pra organi seksual mashkullor dhe ne Egyptin e lashte statujat ne nderim te organit te pjellshmerise mashkullore beheshin ne formen e tij dhe shkruheshin e formen e germes se madhe -/- qe do te thoshte =eshte burre, eshte mashkull. Dhe rolin e foljes e luan shqipja A. Pra A=foIje + I organi mashkullor = AI, te cilin ne e perdorim ne rolin e peremrit te vetes III, njejes. Ne ndryshim te tijorgani qe fekondohej, organi i lindjes tek femra ishte e shprehur me simbolin e rrethit O dhe peremri per femren eshte AO= eshte grua= eshte AJO. Mund te kujtojme qe deri ne vitet '60 - "70 te shekullit te kaluar gruaja shqiptare nuk e theriste burrin ne emer por ne vazhdim te tradites mijravjecare e quante AI= burri.

    9 - Thuhet se niveli me i larte i zhvillimit te nje gjuhe eshte arritur kur koncentron dhe shkurton fjalet. Shqipja krahas fjaleve mirupafshim, tunjatjeta. lamtumire, trashegon nga lashtesia perla koncentrimi: dal, ik, ha, pi, fie, ec, shko etj. kryesisht tek foljet.
    Te kapitulli 12-te i librit, "Tri perendite e pjelloris" as autorit, as perkthyesit ne shqip s'u ka shkuar ndermend hymnit qe i thurin Nilit (guxojm, ndoshta nga shqipja nje yll) egjyptianet. Simboli i perteritjes se jetes, N'ili eshte permasur si perendi qe mbart jeten e banoreve. Ne hymnin kushtuar atij faqja 208 lexojme:
    Nderim per ty o Hapi
    Ti ujit tokat qe ka krijuar Ra
    Ti u jep te pine papushim tokave
    Ti je miku i te ngrenit e te pirit
    Ti je hambari i te lashtave. Le te dale nje egjiptolog ne te gjithe pallton e globit tokesor dhe te thote se perendia Hapi nuk vjen nga dy folje shqipe Ha + Pi. Ne faqen 209 lexojme: perendia Hapi pikturohet si nje burre me floke te gjate dhe me gjoks te renduar si te nje gruaje te moshuar. Kjo forme androgjene eshte ndrimi i gjinise. L.M.) nderthurte burrin dhe gruan si forca te krijimit te jetes. Ndersa simbolika dhe praktika e lidhin Ha = te ngrenet kur gruaja vecanerisht eshte shtatezane dhe Pi = cilesi dhe nevoje e mashkullit per energji. Po foljet flasin shqip dhe perendia egjyptiane Hapi ka si nun - emer venes gjuhen shqipe.

    10 - Mati- perendia Egjyptiane (Z.M.E. faqe 173) perfaqesonte vertetesine dhe drejtesine ne mitoligjine egjyptiane. Ne konceptin mitologjik sansktrit - indian, perendia e drejtesise ishte Radamanti. Myslimano-arabet i bene metaze emrit. nderruan vendet e germave dhe e kthyen ne Ramadan. Iliro-pellazget perendine e drejtesis e quanin H-ak, ndersa egjyptianet e quanin me fjalen shqipe Mat. C'thone studiuesit per Mat-in:
    Ziegfried Morenz: "Mati eshte orientimi i drejt ne natyre e shoqeri, cfare eshte e drejt, e sakt, korrekte, ligjore, e rregullt, sistematike eshte drejtesi dhe e vertete eshte Mat" (faqe 186).
    Rafael Emerson: "Drejtesia te con ne rregullsi dhe prania e perendise Mat vendosi e vulosi rregull mbi kaosin ne castin e krijimit te gjithesisht" (po aty)
    E.A. Wallis Budger: "Mat perben konceptin me te lart moral e fizik te ligjit dhe te rendit te njohur ne Egjypt (faqe 187).

    quhej Ra, kur dielli varcj nc horizont dhe ne mbremje Atum. Germa, tingulli H eshte pa vlere fuksionale, shpesh nuk lexohet si ne shume gjuhe indo - europiane si ne Egjyptin e lasht. Khepri lidhet me shprehjen tone ne dialektine e veriut me baze fjalen Prin - heq udhe ose drejton. Pozicioni i dyte ne shqipen e sotme ka dy vlera. Ne fjaline ngrehu se ra dielli merr kuptimin e renies se rrezeve ne nje pozicion gjeografik fillestar dhe kuptimi i dyte kur dielli varet drejt pemdimit, pra ra pas malit, pas horizontit apo ne det. Pavaresisht se me cilen nga keta dy kuptime eshte i lidhur eshte e tepert te komentojme faktin qe perendia Ra lidhet me foljen shqipe ra. Simboli i perendise Ra me O-ne mbi koke eshte faktori mbi te cilen eshte formuar fjala shqipe. O-ra si simbol i matjes se kohes dhe me vone send, sahati qe mat kete kohe. Pozicioni i 3-te i kevizjes se diellit Atumi ose Tuati lidhet jo rastesisht me emrin at dhe ne mitologjine e vjeter eshte shpjegim komplet i nocionit te vdekjes ndonese te perkoheshme. Tuati ose Atumi do te thote dielli shkoi atje ku shkojne etrit perpara femijve.

    3 - Ne trevat tona dhe sot organi i shikimit, ne te folur dhe ne te shkruar ndeshet me ndryshimet dialegtore. Keshtu Gjirokastra, Cameria dhe ndonje zone e vogel ne veri thone siri dhe kjo eshte shprehje e formes se vjeter me te cilin emerohet ky organ. Por eshte aq e vertete qe syri i njeriut per hire te formes i detifikohet me "syrin e diellit" dhe per shkakun se eshte burim i informacionit sic eshte dielli burim i jetes. Ne faqe 95 te librit marrim nje njoftim - gur te cmuar qe konfirmon idene e Katapanos dhe ngroh radhet e ketij shkrimi: "Shume prej simboleve qe jane gjetur ne mitologjine egjyptiane kane origjine jo vendore, dy prej tyre, syri dhe shtylla djed.... Dhe pse kjo shtylle shoqerohet me Osirisin ka te ngjare qe kjo te jete me e lashte dhe tu perkase koheve parahistorike te Egjyptit". Pas perendise Toti, prendesise Ra = diell miti mbi Osirisin eshte nga me te bukurit e legjendave te Egjyptit dhe nuk eshte rastesi dhe sot shqiptaret pjesene erret te syrit e quajne iris. Vlen te kujtoj kundershtimin tim, ndoshta te vetem me idete dhe faktet te Spiro Kondes qe emrin - shtet Siri ose Asiri i sjell nga fjala shqipe shur - zhur. Emrat e ketyr dy vendeve jane te lidhur pazhgjithshmerisht me syrin-fjale shqipe dhe me dukurine mijravjecare te foljes shqipe, a = folja jone =eshte ne dialektit te veriut.

    4 - Studiuesit e mumjeve faraonike te Egjyptit kane vene re se ne procesine e mumifikimit te trupave elementi mbeshtjelles eshte rroba e lirit. Edhe ne vargjet e Homerit heronjt pellazgo - ilir ne dy anet e ballorit te luftes se Trojes visheshin me rroba prej liri. vecanerisht ata qe vini nga vendet fushore. Nuk mund te themi te njejten gje per zonat Hire ku rriteshin te leshta si Laberi, Theprotia, Molo&ia. Po fija e linit (lirit) te kultivuar e perpunuar sipas nje teknologjie tashme ka perenduar. Isis - thote autori faqe 85 - pastaj nxori trupin e te shoqit nga druri dhe e mbeshtolli me nje pelhure te holle liri. Kemi emrin e nje sendi qe s'ka ndryshuar ne shekuj e fiksuar dhe tek emrat Liban, Libi dhe Libofshe. Pjeset e dyta te secilit emer shpjegohen po me shqipen ban (ben), bi - bej dhe per te treten deshiroraj bo(e)fsh. Nese do te mbeshtetemi tek algoritmi simbolik i Petro Zhejt (libri epok. Shqipja dhe saskritishtja) do te propozoja qe fjala li ta quajme shqipe edhe pse emeron dy vende Arabe prane
    Egjypti.

    5 - Zahar Majani ne kapitullin "Etrusket (fisi vella iliro - pellazg) ne Egjypt", faqe 31-38 na jep dhjetra emra vendesh e njerezish me hapesirat egjyptiane qe me pak mundim mund te nxjerresh etimologjine nga shqipo - etruskishtja. Ne harten e faqes 9 para se te hapet delata e Nilit lexojme emrin Gurob. Majani shkruan: "Por gjerat me te papritura arkiologu Petri i zbuloj ne Gurob, ne qytetin e te huajve". Ne faqen 33: Mbishkrimi i arkivolit verteton se Anten Tursha (ose In-en-Tursha) qe shkelqeu ne Gurob ose me sakte ne oborrin e Ramsesit II. Petri njohu nje nga tirenasit i ardhur nga Lemnosi, (lemi) ose nga bregdeti Dardan. Emri i qytetit Gurob= Gur-o-bo= Gur eshte bere. shoqerohet edhe me emrin tjeter Kahun. Ndeshemi me dukurine e shqipes ku fialezaka merr dy vlera here si ndajfolje nsa dhe percjellorja e gegerishtes dhe camerishtes duke. Emrat Kahun, Karont, Kahrun formohen me shqipen nga + hyn, rron dhe ryn.

    6 - Lidhje egjypto-ballkanase, populluar prej pellazgo-ilireve jane te pakta 1000 vjet para se Aleksandri i madh te pushton Egjyptin. Terminologjia dhe gjuha equajtur greke ne emrimin e qyteteve si Heliopolis, Panopolis. Filae, Hermanfis, Hermopolis kane elemente sa greke aq dhe shqiptar. Austriaku K.Trajmer pjesen liernt e ka te argumentuar si simbol te ngrohtesis dhe sinonim te fjales zjarr si tek Himare, Termopil=pyll i ngrohte. Ne kete varg kemi dhe emrin Tebe qe gjendet si toponim dhe ne Egjypt dhe ne territorin e sotem greke kur banohej nga iliro-pellazget. Sipas shpjegimeve te nje emisioni shkencor ne TVSH 5.11.06 fjala Tebe nenkupton nje grumbullim artificial mase dheu me lartesi 8- 30 metro ne nje vend fushor qe perdorej per te mbuluar dicka, ndoshta tume varrimi ose si lartesi per te ngritur nje veper arti. Shqip do te thote = te behet.

    Pe e mbullim sythin e Matit me fjalet e autorit te librit e cila s'ka nevoje per koment: "Ne disa vizatime, penda e shpendit e perendise Mat qendron ne krye te shkalleve per te garantuar drejtesi, hdersa zemra e te vdekurit peshohej ne anen e kunder te ballances ku, ishte vendosur gjithe penda e saj. Nese zemra barazpeshonte me te verteten duke mos qene as shume e rende e as shume e lehte, merrte rolin e tregusit te peshores dhe njeriu gjykohej para se te shkonte ne ferre e ne parajs. (L.M.) .Sot shqiptaret mijra vjet pas Egjyptit te lashte thone Mat shtate here e pre nje here. E kemi marre apo na e kane marre? Si e shpreh sot egjymtiani konceptin e mases? Po te mbeshtetemi tek algoritmi simbolik te Petro Zhej, une them se nena eshte shqipja dhe njerka eshte Egjypti. Nje egjyptolog mund te na thote a eshte sot Mat simbol i matjes dhe i drejtesis?

    11 - Per perendine Toti mund te mbeshteteshim edhe tek Xhuzepe Katapano, por po parapelqejme kete liber. Bashke me Matin zene 22 faqe te librit. Toti (shqip sot thote=i mencuri) perfaqeson te diturin, te mencurin, intelektualin, mesuesin. "Une jam Toti, djali i madh i Ra-se te cilin e formoi Atumi, i krijuar nga Khepri. Ai shihej si krijusi i retorikes, i emrave te objekteve, i alfabetit. Ai shpiku shkrimin me hieroglife, aritmetiken, astronomine" (faqe 179) Hidhet ideja se ... Toti shkoi libirn e tij (libri i Totit) me doren e tij dhe ne te perfshihen dhe shpjegohen te gjitha magjite e botes, (faqe 181)

    12 - Shume historian e gjeograf te lashte kane bere fjale per Numfeun= Burim gazi e zifti ne Frakull te Fierit. Tit Livi, Straboni, Plini plak, Dion Kasi thone se burimi i gazit ndizej me shume kur binte shi. Lengu qe s'digjej ne ajer si gazi, ishte i zi sic jane pellgjet me siperfaqesore me nafte sot ne Marinz dhe lengu qe ishte i zi quhej pjs. Sic themi sot serre, sterre dhe italisht sera=mbremje, me fjalen pis nenkuptohej e zeza e pusit te thedhe, nje nate pa asnje burim drite. Pus e pis jane variante te te njejtes fjale. Ne faqet e librit qe po analizojme ndeshemi me kultin e buallit te cilin Egjyptianet e lashte e quanin Apis. Per tingullin A tashme kemi folur, pis=i zi dhe me shqipen e sotme Apis do te thote=eshte i zi. Ne kushtet e Myzeqese, ku ritej bualli, nuk eshte pare buall me lara ose buall i kuq. Qe ky eshte formim sipas rregullave te gjuhes shqipe na e konfirmon Cabej kur per kafshen gomar nxjerr emrin a + gri, ndonese per fat te keq Cabej fjalen pis na sjell nga latinishtja. Ne faqe e librit te Robert Armorit me nje studim me te vemendshem, me nje njohje te gjuhes se lashte te Egjyptit mund te vihen piketa me te aferta ne rrugen gjuhesore qe bashkon popullin e Egjyptit me iliro-pellazgo-shqiptaret. Nuk do te perbente cudi qe ne Egjypt te kete vdekur struktura e vjeter iliro-pellazge dhe fjalet te kene mbetur jetime atje, ne kerkim te genit te tyre te lashte mund te gjejne nenen e tyre tek gjuha shqipe.
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip). « më: 28-11-2007, 14:43

    ANTI-TEZA: =PELLAZGIADA=Pjesa e dytë=
    Dosja Mathieu Arefhoti fliste shqip...?
    ajzberg: Barat nuk po shtoj me shume per TAN...............por libri qe e kam perfunduar keto dite eshte mjaft interesant.Une nuk jam historian por dote desha te sqaroja disa momente te vogla me autorin e librit .E di njeri adresen elektronike te Mathieu Arefit?


    http://toponimeterrenjetshqip.blogsp...ste-shqip.html

    =BOTA E SHPELLARVE=
    ng Kreksi,

    Nuk është e ndaluar që te shkruajmi edhe ne për Atlantiden si syzhe rreth miteve por është teper e rrezikshme kjo për lexuesin shqiptar te shkruhen propaganda mashtruese që nuk nalaverdisin por trondisin kêto pretendime..." NE jemi atlant, NE jemi te zbritur nga siriusi, NE jemi te paret e botës..."..Pastaj, here themi "NE jemi ata shpellaret (njerezit e dalur prej shpelles..lol) here themi: NE jemi ata barbaret e Herodotit, here themi "NE jemi ata pellazhget, me te qytetruarit e botes"..NE jemi .te pjellurit para hëne...që flisnin një gjuhë Hyjnore..."

    Kam një pyetje: për ç'farë sherben Akademia e një shteti, ku mbetet arsimimi në shkollat tona ?

    ...apo duhet ti degjojmi perrallat e e pa baza e jo shkencore te Matufarefave e Tru-kocaqve te rrakatur ?
    Ju lutem pra, te kthehet besimi tek Akademia jonë shtetrore e mos te besohet ne perrallat mashtruse e fitimpruese që shesin këta antikombetar që synimi i tyre eshte perqarja e opinionit shqiptar dhe shëmbja e tezes Ilire te prejardhjes se shqiptarve, tezë kjo që vetem akademin serbe pengon nga fryma e tyre shoviniste pse shqiptarët janë me prejardhje Ilire, kjo tez ata i pengon së tepermi dhe per inati te tyre neve nuk do ta ndrrojmi, do mbesim pergjithemone ilirë dhe krenar që sot jemi shqiptar, por, sikur mos te ishin këto bandat Arefokocaqiane që i sulen opinionit te pa pergatitur dhe te keq informuar, duke i propozuar diçka tjeter, gjoja se më shumë e diçka më te vlefshme se ilirët, ata na i shfaqin si stergjysh tanë =Shpellarët=pra sipas tyre ne jemi pjelle shpellarve qe pollen nën Akullnajat e Ballkanit dhe u kufizoheshin deri në Himalaja ! Merreni pak me mend ju lutemi se ku janë Himalajet..derisa Ballkani në këtë periudh ishte në fazen kulminante, ishte i pushtuar 8000 vite nën akullnajat deri në 3 kilometra trashesi dhe keta perseri ngulin kembë e thonë; "NE dolem prej ketij dheut(akullit) minus 50° grad celsius ?! ...Injorantet brira nuk kanë ndryshe ....

    Këta janë shkrues te cilët hedhin posht punimet shkencore e Akademike tepofesorve tanë te ndershëm, e shajnë Akademin tonë kerrcnojnë autoritete intelektual e personalitete tonat te shquara dhe publikishte i fyejnë ata me një fjalor te "shpellarve"...!

    Shqiperi moj e mjera Shqiperi, kush te shtyri me krye në hi ?..shifeni njehere se deri ku kemi arritur, konflikte, kokçarje perçarje...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip). « më: 28-11-2007, 14:43

    https://www.google.se/search?q=pella...w&ved=0CDQQsAQ

    KREKSI nje fjal popullore thote mos e lyp " nonen e mizes se nuk e gjone "
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 02-07-2014 më 16:19

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Bajraku për postimin:

    Kreksi (02-07-2014)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip). « më: 28-11-2007, 14:43

    ....pra ô Bajraktari Llaushes Akademin tone t'ua dorzojmi =shpellarve=, si thua ti, e hapim nje sondazh...? ...lol !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •