Qëllimi
Qellimi i temës është të tregojë shkurtimisht se si ka evoluar përgjegjësia sociale e biznesit përgjatë kohës, cilët janë faktorët që kanë ndikuar në rritjen e rëndësisë së saj në ditët e sotme dhe disa nga tendencat e së ardhmes.

Zhvillimi
“Përgjegjësia e korporatave sot është shumë më gjerësisht e diskutuar dhe praktikuar, por ekzistojnë dallime të mëdha në mënyrën se si ajo është interpretuar dhe zbatuar. Ka shqetësim në rritje rreth një krize globale të qëndrueshmërisë së bashku me krizën globale të besimit dhe atë financiare dhe një debat intesiv në lidhje me atë se si duhet të jetë përgjigjja e biznesit ndaj kësaj krize qëndrueshmërie”. David Grayson
Në vitin 1970, ekonomist dhe fituesi i çmimit Nobel Milton Friedman botoi një artikull në NewYork Times të titulluar “Përgjegjësia Sociale e biznesit është të rrit fitimet e tij”. Në këtë artikull ai iu referua Përgjegjësisë Sociale të Korporatës (CSR) si “hypocritical window dressing”. Pergjegjesia sociale e kompanive, një angazhim i kompanive për të vendosur një ekuilibër midis objektivave ekonomike dhe sociale, ka qënë në plan të dytë të menaxhimit dhe lidershipit te biznesit. Bisedat e zakonshme të menaxhimit janë fokusuar tradicionalisht në çështjet ligjore dhe të rrezikut, financat, strukturat e menaxhimit, kompetencat individuale, udhëheqjes dhe pavarësisë.
Kohët kanë ndryshuar, çështjet e sotme të CSR veprojnë përtej kërkesave të thjeshta ligjore. Ka kompani qe ende ndjekin vizionin e Friedman, por sigurisht shumë kompani të tjera e kanë bërë CSR një prioritet. Dhjetë vjet më parë, për shembull, vetëm një numër i vogël i kompanive të Fortune 500 publikonin raporte të përgjegjësisë sociale të biznesit, tani shumica e bën këtë gjë. Përgjegjësia sociale e kompanive nuk është një temë e re, megjithatë në vitet e fundit është bërë më popullore duke marrë një rëndësi në rritje në nivel ndërkombëtar. Por në të njëjtën kohë ka gjeneruar një debat të fortë në lidhje me fushëveprimin dhe pasojat e saj, sidomos përsa i përket vështirësive të dukshme se si mund të zbatohet në praktikë një koncept që ndikon në mënyrë direkte në imazhin e kompanive në shoqëri, në një mjedis të globalizuar të biznesit, në të cilin janë rritur kërkesat sociale mbi rolin e kompanive në shoqëri dhe mjedis. Kjo qasje e re në mënyrën e të bërit biznes,ka bërë që të rishikohen skemat tradicionale të menaxhimit të biznesit, duke promovuar menaxhimin e ndryshimit organizativ të bazuar në përqasjen e CSR, me qëllim përfundimtar për ta kthyer kompaninë në një motorr të zhvillimit ekonomik, por në mënyrë etike dhe me përgjegjësi shoqërore.
Por cilat janë përgjegjësitë sociale të biznesit dhe përse kompanitë sot ndërmarrin iniciativa sociale? Kompanitë kanë përgjegjësi ndaj të gjithë grupeve të interest që ndikojnë dhe ndikohen nga veprimet e organizatave. Arsyet pse kompanitë përkrahin CSR varjojnë nga përmirësimi i aftësisë për të tërhequr investitorët, për të ulur riskun, për të adresuar shqetësimet e stakeholder-sve, për të ritur kërkesën për produktet ekologjike, për të forcuar imazhin e tyre në shoqëri etj. Kompanitë globale janë subjekt i kërkesave në rritje nga aktivistët, punonjësit dhe investitorët që të sillen në një mënyrë të qëndrueshme, duke marrë parasysh çështjet e rëndësishme sociale, mjedisore dhe etike. Qëndrimet ndaj biznesit dhe marrëdhëniet e tij me shoqërinë janë duke ndryshuar, të ndikuara nga ngjarjet e jashtme. kjo mund të jetë demostrim i problemeve sociale që në thelb kanë ndryshuar mjedisin në të cilin kompaitë bëjnë biznes. Bizneset po ndërmarin më shumë përgjegjësi sociale dhe kjo nuk ka kthim mbrapa. Një biznes i ndërgjegjshëm për shoqërinë dhe mjedisin nuk është vetëm një mesazh i mirë por një biznes i mirë dhe i zgjuar. Përgjegjësia sociale e biznesit tashme nuk është një opsion por një praktikë standarte.
Por si paraqitet e ardhmja e CSR, çfarë duhet të ndryshojnë bizneset, cilat janë tendencat e reja dhe faktorët që i kanë bërë kompanitë të rishikojnë edhe njëherë programet e tyre të përgjegjësisë sociale? Në ditët e sotme, ekonomia globale ka bërë që aksionet sociale të shëndrohen në një mjet strategjik të biznesit. Bota është duke ndryshuar me shpejtësi, popullsia botërore po rritet me shpejtësi, dhe impakti i veprime dhe dhe aktiviteteve tona po ndihet në shumë mënyra. Ndryshimet klimaterike janë bëre një shqetësim serioz për komunitetin e biznesit sepse kompanitë janë një ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes mjedisore dhe të ngrohjes globale. Ky ndryshim ka implikime të thella për biznesin, kjo do të thotë se edhe përgjegjësia sociale e biznesit është në pararojë të këtij ndryshimi. Sipërmarrësit dhe menaxherët tashmë janë bërë më të ndjeshëm dhe të ndërgjegjshëm përballë magnitudës së vërtetë të problemve sociale.
Duhet të theksojmë se kriza e fundit ekonomike ka patur një ndikim të madh në këtë drejtim, sepse ka ulur besimin e shoqërisë tek bota e biznesit. Kjo ka bërë që të rriten presionet e të gjithë grupeve të interest për kompani më të përgjegjëshme dhe kompani kanë përmirësuar qasjen e tyre ndaj përgjegjësisë sociale. Vende të ndryshme veçanërisht SHBA dhe Bashkimi Europian, nëpërmjet politikave të caktuara po i nxitin kompanitë të jenë më të përgjegjëshme dhe të të rritin angazhimin e tyre në shoqëri, për të rifituar besimin e humbur.
Tashmë CSR duhet të integrohet në AND-në e kompanive. Kompanitë duhet të thonë “duam të fitojmë para, por sigurisht, ne gjithashtu shqetësohemi për efektin tonë mbi shoqërinë dhe mjedisin, dhe kjo tregohet përmes llojit të punëve që ne ofrojmë, produkteve që prodhojmë dhe mënyrat në te cilat ne përdorim burimet. Përgjegjësia sociale e kompanive duhet të jetë pjesë integrale e strategjisë së biznesit dhe jo e një departamenti të vecantë. Në nivel kompanie, objektivat strategjike duhet të jenë si për të maksimizuar vlerën e aksionerëve në afat të gjatë dhe për të adresuar problemet më të mëdha të shoqërisë. Kompanitë kanë filluar të kuptojnë se CSR është një model i ri i të bërit biznes. Tendenca më e rëndësishme në të ardhmen është kalimi nga CSR tek qëndrueshmëria si një koncept që shkon përtej Përgjegjësisë Sociale të Korporatës. Qëndrueshmëria ka tre dimensione bazë: qëndrueshmërinë ekonomike, përgjegjësinë sociale dhe përgjegjësinë mjedisore. Organaizatat po i japin shumë rëndësi qëndrueshmërisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm ka filluar të ndryshojë kulturën e të bërit biznes. Sfida globale është që të sigurohet që organizatat të zhvillojnë qëndrueshmërinë, për të përmirësuar performancën e tyre mjedisore, sociale dhe financiare. Kjo kërkon ndryshime rrënjësore në mënyrën se si ato bëjnë biznes.

Punoi: Une

Literatura
http://business.time.com/2012/05/28/...ponsibilities/
http://truist.com/why-corporate-soci...rtant-in-2013/
http://knowledge.insead.edu/csr/soci...o-capital-2035
http://blueandgreentomorrow.com/wp-c...to-CSR-5MB.pdf
http://ec.europa.eu/enterprise/polic...y/index_en.htm
http://www.forbes.com/sites/forbesle...-csr-for-2012/