Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15

Tema: Ndihme!

  1. #1
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Ndihme!

    Do e vleresoja nese dikush ka mundesi te me ndihmoj me nje power of attorney form ne shqip??

    Flm!
    I LOVE GOD

    j&g

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Ndihme!

    Lone, cer osht ajo gjo?
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Ndihme!

    Citim Postuar mė parė nga hot_prinz Lexo Postimin
    Lone, cer osht ajo gjo?
    Ne fakt te them te drejten nuk e di si i thone ne shqip, me duket se prokure por nuk jam e sigurt. Me power of attorney i jep te drejte dikujt tjeter te veproj per ty. Me duhet nje form ne shqip.
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Ndihme!

    Citim Postuar mė parė nga loneeagle Lexo Postimin
    Ne fakt te them te drejten nuk e di si i thone ne shqip, me duket se prokure por nuk jam e sigurt. Me power of attorney i jep te drejte dikujt tjeter te veproj per ty. Me duhet nje form ne shqip.
    Lone ty kerkon autorizim.
    Do me e autorizu nje person privat apo nje avokat?
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  5. #5
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Ndihme!

    Loneeagle ketu ke nje prokure. Mbase te hyn ne pune mbasi te besh adaptimet perkatese.


    (Data)


    PROKURĖ E POSAĒME
    (Draft pėr t’u patur parasysh nga shtetasit shqiptarė mbi 16 vjeē)

    Unė e nėnshkruara (Emer, Mbiemer) i/e bija e Vasilit dhe Sherifes, lindur mė 10 prill 19XX, nė Memaliaj, aktualisht banuese nė SHBA nė adresėn: 200 South Street, Anytown, TN, ZIP XXXXX, deklaroj si mė poshtė vijon:

    Emėroj dhe caktoj si pėrfaqėsuesin tim tė posaēėm, babain z. Vasil Mbiemrri, i biri i Janit dhe Nerminit, i datėlindjes 20 gusht 19XX, me nr. pasaporte xxxxxxxxx, akualisht banues nė Rr. “Xhemal Tafaj", Pallati 17, Apt. 79, Tiranė, tė cilit i jap tė drejta dhe tagra tė plota nė emėr e dobinė time tė kryejė tė gjitha veprimet e nevojshme pėr nxjerrjen e pasaportės time.

    Tė gjitha veprimet qė do tė kryhen prej tij pėr sa mė sipėr i konsideroj tė drejta dhe tė plota sikur tė isha vetė i pranishėm.

    Porositėsj
    Kėtu do tė shkruash me shkrim dore emėr & mbiemėr.





    (KETU DO TE JETE PJESA
    E NOTERIT AMERIKAN)

  6. #6

    Pėr: Ndihme!

    Lone, ne kėtej, kėsaj i themi prokurė qė i jep tė drejtė avokatit tė tė pėrfaqėsojnė nė proēes gjyqėsor, bazuar nė objektin e kėrkesės qė do kėrkosh nga ai proēes qė ke nisur, i jep tė drejtėn tė tė pėrfaqėsojė dhe i pėrcakton tagrat qė ia kalon nė atij nė pėrfaqėsim; pra ėshtė prokurė e posaēme, si kjo qė ta solli BOKE, por formulohet ndryshe nė rastin e prokurės sė posaēme qė formulon t'i japėsh tagėr pėrfaqėsimi avokatit.

    Psh, njė model qė mė kapi syri nė dokumenta (ēudi qė e paskam ruajtur se zakonisht e kam ves ta mbush koshin :D)


    PROKURE

    Une, nenshkruesi:


    nepermjet kesaj prokure emeroj:


    te jete Perfaqsues i tij/tyre ne
    Republiken e Shqiperise:

    a) ne lidhje me cdo kerkese per Patenat per Shpikje, si dhe per Patentat Shtese.
    b) te paraqese kerkese per regjistrimin e cdo Marke Tregetare, Modeli dhe Dizenjo ne emrin e tij/tyre.

    Ne permbushje te kesaj Prokure avokati ne fjale eshte ne menyre te vacante i autorizuar dhe i pajisur me te drejta te marre te gjithe informacionin, ankesat dhe njoftimet e tjera; te jape deklarata ne emer te tij/tyre; te parakese ankesa ne Zyren e Patentave, ne gjykatat ose cfaredo organi tjeter ose ti terheque ato; te ngreje objek sione; te apeloje si dhe te kete te drejte te perdore masa te tjera ligjore ose ti terheqe ato; ti drejtohet arbitrazhit; te betohet dhe te pranoje betimin; te marre pjese ne ekzekutimin e vendimeve; te kerkoje masat e sigurimit gjuqsor si dhe ti anulloje ato; te bej kompromis; te marre para dhe viera te tjera; te terheqe cdo lloj kerkese ose te drejte te regjistruar te pronesise industriale; te kaloje ose ndryshoje pjeserisht ose teresisht kete prokure dhe te kryeje pergjitsisht gjithcka qe eshte e nevojshime ne baze te ligjeve per te siguruar dhenesin e privilegjeve te pemendura me larte.


    Place and Date:
    Signature:
    Name of the person signing and position:
    Company stamp (seal):



    ------


    POWER OF ATTORNEY

    The undersigned:


    hereby constitute and appoint:


    to act as his/their Agent in the Republic of Albania


    a) in respect of any application for Patents of Invention, as well as for Patents-in-Addition.

    b) to apply for registration of any Trademark, Model and Design in his/their name.


    In the execution of this Power of Attorney the said attorney is specially authorized and empowered to receive all communications, plaints and other notices; to give declaration in his/their name; to lodge plaints with the Patent Office, the courts and any other Authorities in any Penal or Civil Proceedings, or to withdraw the same; to raise objections; to appeal and to have recourse to other legal measures and to withdraw the same; to submit to arbitration; to offer and to accept oath; to attend the execution of sentences; to apply for judicial securities and to cancel the same, to compromise; to receive money and other valuables; to withdraw any application and any registered right of industrial property, to substitute all or any part of the present power; and to do generally all that may be necessary according to the laws to secure the grantor of the privileges above mentioned.



    Nuk e di, a ėshtė ky lloj modeli pėrfaqėsimi qė po kėrkoje apo jo?
    P.S. Se desh harrova, marrė shkas edhe nga pyetja qė tė kishte bėrė hot_prinz, se a do ia kalosh tagrat e pėrfaqėsimit njė personi privat apo avokatit... nėse e do ndaj njė personi privat t'i kalosh tė drejtat, ėshtė si modeli i BOKE, ndėrsa nėse e do pėr njė avokat tė tė pėrfaqėsojė, ėshtė pak a shumė me pėrmendjen e njė sėrė vėllimi tagrash si ajo e modelit qė solla, qė saktėsohen duke pėrfshirė nė tė, tė gjitha tagrat qė i korespondojnė mundėsive ligjore, shkallėve qė do i duhen tė ndjekė avokatit nė proēes tė tė pėrfaqėsojė ty nė tė gjitha ato qė pėrmenden.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 02-07-2013 mė 12:07

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Ndihme!

    Boke & Fleur shume FLM. Do ia kaloj nje personi privat. Por midis dy shembujve qe me keni dhene eshte mjaftushem cfare me duhet. Ju jam shume mirenjohese. THANKS! Fleur dmth ne shqip quhet prokure?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga loneeagle : 02-07-2013 mė 13:04
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Ndihme!

    Citim Postuar mė parė nga hot_prinz Lexo Postimin
    Lone ty kerkon autorizim.
    Do me e autorizu nje person privat apo nje avokat?
    Hp eshte autorizim per nje person privat. Tamam si e ka shpjeguar Boke & Fleur me siper. Shume flm te gjitheve!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga loneeagle : 02-07-2013 mė 13:14
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Ndihme!

    Citim Postuar mė parė nga loneeagle Lexo Postimin
    Hp eshte autorizim per nje person privat. Tamam si e ka shpjeguar Boke & Fleur me siper. Shume flm te gjitheve!

    Lone po kuptoj e kane spjeguar per se mari,
    biles Fleur Blanche e spjegon me pike dhe presje.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Ndihme!

    Citim Postuar mė parė nga hot_prinz Lexo Postimin
    Lone po kuptoj e kane spjeguar per se mari,
    biles Fleur Blanche e spjegon me pike dhe presje.
    Shembull eshte! Meriton rep. por s'po me lejohet ti jap me rep. Ia kam borxhe!
    I LOVE GOD

    j&g

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Ndihme!

    Citim Postuar mė parė nga loneeagle Lexo Postimin
    Shembull eshte! Meriton rep. por s'po me lejohet ti jap me rep. Ia kam borxhe!
    Eshte shembull pertej shembullit.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  12. #12

    Pėr: Ndihme!

    Citim Postuar mė parė nga loneeagle Lexo Postimin
    Fleur dmth ne shqip quhet prokure?
    Po Lone, prokurė quhet nė shqip, qė nė thelb ėshtė njė akt pėrfaqėsimi.
    Qė mos harroj meqė po slliesha kėtej vėrdallė, pėr korrektesė po tė sjell ca nene qė ta qartėsojnė edhe mė mirė, qė tė paktėn nėse tė shėrbejnė t'u hedhėsh njė sy.

    Pėrfaqėsimi me prokurė
    Neni 70
    Prokura ėshtė dokumenti nė tė cilin i pėrfaqėsuari, me vullnetin e
    tij tė lirė ka pėrcaktuar karakterin dhe vėllimin e tagreve qė i ka
    dhėnė pėrfaqėsuesit.

    Neni 71
    Prokura ėshtė e pėrgjithshme kur i pėrfaqėsuari i ka dhėnė
    pėrfaqėsuesit tagre pėr tė kryer veprime juridike tė shumėllojshme, tė
    cilat kanė tė bėjnė me njė tėrėsi tė drejtash tė tė pėrfaqėsuarit, pėrveē
    atyre qė i ka pėrjashtuar shprehimisht.
    Prokura ėshtė e posaēme kur i pėrfaqėsuari i ka dhėnė
    pėrfaqėsuesit tagrin pėr tė kryer njė ose disa veprime juridike tė
    caktuara, qė karakterizohen nga njė qėllim i pėrbashkėt.

    Neni 72
    Prokura bėhet gjithmonė me shkresė.
    Ēdo prokurė pėr tė lidhur njė kontratė, e cila sipas ligjit mund tė
    bėhet vetėm me akt noterial, duhet tė pėrpilohet nė kėtė formė,
    pėrndryshe ėshtė e pavlefshme. Edhe prokura pėr kryerjen e veprimeve
    para gjykatave dhe institucioneve tė tjera shtetėrore, duhet tė bėhet
    me akt noterial, pėrveē kur me dispozita ligjore lejohet qė ajo tė bėhet
    me shkresė tė thjeshtė.
    Prokura nė emėr tė personave juridikė publikė e privatė mud tė bėhet
    edhe vetėm me nėnshkrimin e drejtuesit tė tij dhe me vulėn pėrkatėse,
    pėrveē kur ligji kėrkon qė veprimi juridik tė kryhet me akt noterial.

    Neni 73
    Prokura pėr tė tėrhequr dėrgesa postare ose para nga zyrat postare apo nga bankat deri nė njė shumė tė caktuar prej tyre, prokura pėr tė
    terhequr paga dhe shpėrblime tė tjera qė rrjedhin nga marrėdhėniet e
    punės, si dhe prokura pėr tė tėrhequr pensione, ndihma e bursa, mund
    tė vėrtetohen edhe nga:
    a) administratori i lagjes sė qytetit ose kryeplaku i fshatit;
    b) drejtuesi i personit juridik apo i degės sė tij, ku i pėrfaqėsuari
    ėshtė nė marrėdhėnie pune ose ndjek shkollėn;
    c) drejtuesi i institucionit shėndetėsor ku i pėrfaqėsuari ėshtė
    shtruar pėr mjekim;
    ē) komanda e repartit ushtarak ku shėrben i pėrfaqėsuari;
    d) drejtuesi i institucionit ku i pėrfaqėsuari mbahet i arrestuar ose
    vuan dėnimin me heqje tė lirisė.

    Neni 74
    Ndryshimet nė prokurė duhet t’u bėhen tė njohura tė tretėve me
    mjete tė pėrshtatshme. Nė mungesė tė njoftimeve tė tilla, kėto ndryshime
    nuk mund t’u kundrejtohen tė tretėve, pėrveē kur provohet qė kėta i dinin
    ndryshimet nė prokurė nė kohėn kur ėshtė kryer veprimi juridik.

    Neni 75
    I pėrfaqėsuari mund tė shfuqizojė prokurėn dhe pėrfaqėsuesi tė
    heqė dorė prej saj nė ēdo kohė. Ēdo marrėveshje e kundėrt ėshtė e
    pavlefshme.

    Mbarimi i prokurės
    Neni 76
    Prokura mbaron kur:
    a) pėrfaqėsuesi ka kryer veprimet juridike pėr tė cilat ajo ishte
    dhėnė;
    b) ėshtė plotėsuar afati pėr tė cilin ajo ishte dhėnė;
    c) kur ka vdekur pėrfaqėsuesi apo i pėrfaqėsuari, ose kur njėri
    prej tyre ka humbur zotėsinė pėr tė vepruar;
    ē) ka mbaruar personi juridik pėrfaqėsues apo i pėrfaqėsuar;
    d) kur i pėrfaqėsuari ka shfuqizuar prokurėn ose pėrfaqėsuesi ka
    hequr dorė prej saj. Pas mbarimit tė prokurės perfaqėsuesi, me
    kėrkesėn e tė pėrfaqėsuarit duhet t’i kthejė atij aktin e prokurės.
    Pėrfaqėsimi pas ndryshimeve ose mbarimit tė prokurės

    Neni 77
    Veprimet juridike tė kryera nga pėrfaqėsuesi, pas ndryshimeve
    tė bėra nė prokurė ose pas mbarimit tė saj, janė tė detyrueshme pėr tė
    pėrfaqėsuarin ose pėr trashėgimtarėt e tij, nė rast se personat e tretė,
    me tė cilėt janė kryer ato veprime juridike, nuk kanė patur dijeni pėr
    ndryshimet ose pėr mbarimin e prokurės.

    Pėrfaqėsimi pa tagre
    Neni 78
    Kur njė person fizik ose juridik vepron si pėrfaqėsues pa e patur
    kėtė cilėsi, si edhe kur pėrfaqėsuesi ka kapėrcyer tagret qė i janė dhėnė,
    veprimi juridik i kryer nė kėto kushte nuk ėshtė i detyrueshėm pėr
    personin nė emrin e tė cilit janė kryer, pėrveē kur ky e ka miratuar atė
    mė vonė.
    Kur miratimi nuk ėshtė dhėnė, personi i tretė qė ka qenė nė
    mirėbesim ka tė drejtė tė kėrkojė shpėrblimin e dėmit nga pėrfaqėsuesi.

    Nėse ke ndonjė gjė tjetėr tė paqartė, je e lutur tė pyesėsh sėrish :)
    ...edhe s'mė ke asnjė gjė borxh si u shprehe, por sdq tė/ju falemnderoj pėr vlerėsimin :)

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2013
    Postime
    3

    Pėr: Ndihme!

    Pershendetje,

    do doja te pyesja shqiptaret qe jane ne suedi,se sa egziston mndesia qe te shkosh ne suedi me pashaporten biometrike dhe per periudhen 3 mojore te kerkosh pune, ku mund te drejtohesh? une fakt flas shume mire anglisht edhe gjermanisht. Po e drejtoj kete pyetje, sepse kam degjuar se suedia eshte nje vend shume social. Do te isha shume mirenjohes per pergjigjet tuaja.

    Englantini

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-04-2015
    Postime
    3

    Pėr: Ndihme!

    A mund te me ndihmoni me nje shembull te nje prokure te posacme per te autorizuar nje person per te gjitha prinat e paluajtshme?
    Flm!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-04-2015
    Postime
    3

    Pėr: Ndihme!

    A mund te me ndihmoni me nje shembull te nje prokure te posacme per te autorizuar nje person per te gjitha prinat e paluajtshme?
    Flm!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •