Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 110
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Po analizon gjendjen time psikologjike para se te lexosh ate qe une kam per te shprehur publikisht?

    Basha eshte politikani i vetem profesionist qe ka Shqiperia dhe i perket nje brezi te ri shqiptaresh, as brezit te thinjur nen komunizem te Sali Berishes e as brezit te djegur nga komunizmi te Edi Rames. E ardhmja e Lulzim Bashes ne politike eshte e shkelqyer pasi eshte i kompletuar nga te gjitha aspektet dhe mbi te gjitha ka nje kulture pune te admirueshme. Por do te ishte gabim nese Lulzim Basha kandidonte per kreun e PD ne kete kohe. Kushdo qe do te zgjidhet kryetar i PD ne kete kohe do te jete nje lider kalimtar i PD. PD nuk eshte PS por ka tani nje standard si ne qeverisje edhe ne fushatat elektorale: kryetari i partise drejton fushaten dhe merr drejtimin e qeverise nese fiton zgjedhjet ose jep doreheqjen nese humb zgjedhjet. PD nuk eshte PS ku nje psikopat si Edi Rama ndejti ne krye te partise per 8 vjet edhe pse humbi zgjedhje pas zgjedhjesh e percau te majten, dhe kur erdhi puna, i zuri me shkelma e perzuri nga partia gjithe intelektualet e shquar me kontribut ne vite ne ate parti. Gjithe inteligjenca e Shqiperise eshte ne PD dhe me largimin e Berishes rradhet do te shtohen pasi do te afrohen edhe ata qe per nje arsye apo tjeter u ftohen me lidershipin e Berishes.
    Ajo pjesa me bold

    Cila eshte kjo inteligjence more aman, Mul Noka, Arben Imami, apo njerez si Edward Selamaj qe per 15 vjet nuk beri pike prespektive ne jete!

    Ja ku e ke listen e plote te deputeteve, pervec ketyre qe bujarisht te kam bere une me bold me trego pak ku qendron inteligjenca e PD:

    1.Jozefina Topalli 2.Helidon Bushati 3.Voltana Ademi 4.Nard Ndoka 5.Gjovalin Bzheta

    1.Flamur Noka 2.Besnik Dusha 3.Alban Zeneli

    1.Sherefedin Shehu 2.Bedri Hoxha 3.Roland Keta

    1.Aldo Bumci 2.Gjovalin Kadeli 3.Albina Deda

    1.Eduart Halimi 2.Igli Cara 3.Albana Vokshi 4.Gent Strazimiri 5.Oerd Bylykbashi

    1.Arben Imami 2.Eduard Selami 3.Ardian Turku 4.Luciano Boci

    1.Astrit Patozi 2.Arben Ristani 3.Liljana Elmazi

    1.Genc Ruli

    1.Sokol Olldashi 2.Mesila Doda 3.Kozma Dashi 4.Shpetim Idrizi

    1.Genc Pollo 2.Astrit Velij

    1.Ridvan Bode 2.Eleina Qirici 3.Edmond Spaho 4.Fatmir Mediu 5.Gjergji Papa

    1.Sali Berisha 2.Myqerem Tafaj 3.Majlinda Bregu 4.Halim Kosova 5.Florion Mima 6.Gerti Bogdani 7.Dashamir Shehi 8.Jorida Tabaku 9.Edi Paloka 10.Keltis Kruja 11.Kastriot Islami
    Si perpara po te them dhe tani, nese e ke fjalen per intelektuale te tipit Kac Islami mbajeni se nuk i duam. Sa me shume ta mbani aq me shume vota do te humbni.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi jane ne 2015, zgjedhjet vendore, dhe Lulzim Bashes do ti duhet te marri nje vendim: te heqi dore nga rikandidimi ne Tirane per te drejtuar PD ose te rikandidoje e fitoje ne Tirane e t'ia lere drejtimin e PD dikujt tjeter. Basha i ka bere nje premtim elektoratit te tij ne Tirane se ndryshe nga paraardhesi i tij, ai nuk do merret me politiken e hicit, por do merret 100% te kohes duke u dhene zgjidhje problemeve te qytetareve te Tiranes. Nese ai do te hiqte dore nga drejtimi i Bashkise per hir te PD, kjo do te ishte nje shans i madh i humbur per PD. Pas postit te kryeministrit te vendit, posti me i rendesishem ekzekutiv ne vend eshte Bashkia Tirane. Dhe kush drejton me sukses Tiranen dhe kush rizgjidhet ne kete post me nje perqindje te larte votash, ndryshe nga 2 vjet me pare, kjo do te ishte fitorja me e madhe politike e opozites se demokratike pas humbjes se qershorit. Dhe do ti kallte tmerrin PS dhe Metes se puna qe Basha ka bere ne krye te bashkise ka ndryshuar mendjen e qytetareve per te dhe ne menyre indirekte opoziten.

    Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te jene ne 2017 dhe nese Basha rifiton Tiranen ne 2015, PD eshte nje hap larg ardhjes ne pushtet. Kryetari i ri i demokrateve nuk duhet te jete nje figure karizmatike (sa karizmatik eshte majmuni i cirkut Edi Rama?!) por duhet te jete nje njeri qe eshte ne gjendje te beje dy gjera: a) te afroje njerezit e larguar nga PD ne kete parti b) te rindertoje strukturat e partise ne gjithe rrethet e vendit duke sjelle nje fryme te re ne kete parti dhe ne politike, frymen e real-politikes qe nuk prodhon polarizem e retorike boshe, por ofron zgjidhje problemeve qe hasin qytetaret e vendit. Dhe nga ata qe kane kandiduar, vetem Eduard Selami eshte njeriu i pershtatshem per kete pune, pasi sjell nga eksperienca 20 vjecare e jetes ne Amerike nje fryme tjeter politike qe josh jo vetem militantet e PD por josh edhe shqiptaret e tjere qe ne keto zgjedhje votuan per te majten. Avantazhi tjeter i Selamit eshte se ai nuk eshte produkt i kenetes politike shqiptare dhe nuk e ka vene pasurine e tij as duke vjedhur fonde publike e as me lidhjet me krimin. Dhe kjo ben qe ai automatikisht te gezoje nje mbeshtetje nderkombetare dhe nje besim qe nuk do ta gezonin ata qe kane vite si ushtare te bindur te Berishes ne Tirane.
    Une se kuptoj se si ti mund te dalesh me keto perfundime dhe se nga i merr te dhenat e tua por te gjitha jane komplet ne ajer dhe asgje e bazuar ne fakte.

    A e di ti qe Lul Basha ska bere pothuajse as edhe nje gje ne Tirane ne kto dy vjet??? Megjithese ti nuk e pranon te gjithe e pame qe ai fitoi mandatin e Tiranes pas manipulimeve dhe makinacioneve te PD dhe prapeseprape me 100 e ca vota???

    Pak rendesi ka kjo sepse PS pa aleatet ka marre mbi 47000 vota me shume se PD ne Tirane. Me cilat llogari mendon ti se ka ndonje shans per te fituar Basha qe po e le Tiranen me keq se ce mori??? A e kupton ti qe prej Lul Bashes PD ka pesuar nga humbjet me te thella ndonjehere ne Tirane?? Ne cilin univers mendon tise PD ne opozite do te kete mundesine me te vogel per te ngushtuar diferencen???

    Ka ardhur koha te hiqni preshet nga b*tha e te uleni me kembe ne toke se perndryshe do ju marre koka ere me keq se c'ju ka marre.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Qe te mesosh edhe dy gjera me shume per Eduard Selamin, ai u zgjodh kryetar i PD menjehere pas ardhjes se PD ne pushtet ne 22 mars 1992 ne Shqiperi. Berisha u be president, Aleksander Meksi u zgjodh kryeminister dhe Selami u zgjodh kryetar i PD. Ndryshe nga Meksi e Berisha, Selami i perkiste brezit te dhjetoristeve, studenteve. Ai u ftoh me Berishen dhe Meksin pasi beri nje obzervim serioz por qe u keqkuptua si nje "ambicie politike" e tij. Ai tha se ne cdo vend demokratik ne bote, kryetari i partise duhet te jete edhe kryeministri i vendit nese partia fiton zgjedhjet. Kjo duhet te kthehej ne nje princip e praktike per partine e re te demokrateve. Por duke qene se ishin fillimet e demokracise e shumica e njerezve nuk e kishin idene se si funksiononin demokracise e shtetet demokratike, Selami u kryqezua per kete ide te tij. Por ja si rrodhen ngjarjet, dhe ideja e Selamit 20 vjet me pare, eshte sot realiteti i politikes shqiptare qe respektohet jo vetem nga PD por edhe nga PS. Ana tjeter pozitive e Selamit eshte se ndryshe nga shume te larguarit e tjere nga PD, asi asnjehere nuk e humbi besimin tek PD dhe lidershipi i saj.

    Shqiptaret jane velur me populizmin. Fushata e Lulzim Bashes ne Tirane e provoi kete gje pasi ishte nje fushate komplet ndryshe nga fushatat qe shqiptaret ishin mesuar te shihnin. Shqiptaret nuk duan politikane qe bejne mitingje e bejne premtime, duan politikane qe gjejne kohe te degjojne problemet e tyre dhe ofrojne zgjidhje per to. Kjo ishte risia qe Lulzim Basha solli ne politiken shqiptare dhe Eduard Selami e vlereson kete gje me mire se gjithe te tjeret, pasi 20 vjetet e fundit nuk jetoi si zgjedhes ne Shqiperi por si zgjedhes ne Amerike.

    Albo
    Ja po te tregoj nje artikull te gazetes Dita per Edwardin qe se njohin shumica e Shqiptareve:



    Ēfarė i ka ndodhur Eduard Selamit dy vitet e fundit nė SHBA. Nga dėnimi nė Gjykatė i paditur nga dentisti i vet, te divorci dhe dėbimi nga shtėpia prej bashkėshortes Pegi, ish-Miss i viteve ’90. Faksimilet e dėnimit gjyqėsor, ngelja pa tė ardhura dhe pa punė. Historia qė zbulon arsyen e vėrtetė banale tė ndryshimit tė papritur nė qėndrimet ndaj Berishės…

    Edward Selamaj (njohur edhe si Eduard Selami), ose profili i paautorizuar i njė emigranti tė papunė

    Dalja mė e fundit e Eduard Selamit nė emisionin “Opinion” tė Blendi Fevziut dhe rreshtimi i tij pa kushte nė mbėshtetje tė Berishės nė kėtė pragfushate i bėri shumėkujt pėrshtypje dhe ēudi, nisur dhe nga qėndrimet kritike tė Selamit ndaj Berishės nė 17 vitet e fundit. Por ajo ēka shkaktoi diskutime tė tjezgjatura rreth kėsaj dalje tė Selamit, ishte pėrpjekja pėr tė gjetur motivet e vėrteta qė e bėnė Selamin tė bėnte kėtė ndryshim trajektoreje tė papritur. Disa folėn pėr ftesė tė beftė dhe kėmbėngulėse Berishės, me qėllimin pėr tė penguar negociatat e Selamit me Partinė e Bamir Topit. Tė tjerė folėn pėr njė “shqisė tė gjashtė” tė Selamit, i cili ka gjetur momentin mė tė pėrshtatshėm pėr tė “futur kėmbėt” dhe pėr tė luftuar pėr drejtimin e Partisė Demokratike nė kėtė fund tė mandatit tė dytė e tė shumėkonsumuar tė demokratėve. Pati dhe nga ata qė kapėrcyen shumė me imagjinatė duke e shpjeguar mbėrritjen e Selamit, si njė “direktivė amerikane” me qėllim influencimin e rrymave liberale nė PD-nė e atrofizuar nėn dominimin absolut tė Berishės. A mund tė ketė shpjegime tė tjera pėr tė mbėrritur te shtysat e kėsaj lėvizje tė Selamit? Njė tentativė pėr t’iu afruar sa mė shumė dhe me objektivizėm asaj qė realisht po ndodh, ndoshta do tė ishte pyetja se nga erdhi, mė shumė se pyetja se ku do tė shkojė.

    Amerikani
    Nė pėrpjekje pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj pyetje gazeta “DITA” ka mbledhur njė sėrė informacionesh dhe tė dhėnash qė hedhin dritė mbi jetėn nė Shtetet e Bashkuara tė Eduard Selamit qė prej largimit tė tij nė vitin 1996. Kur flasim pėr Selamin nė Amerikė duhet tė kemi parasysh se gjeneralitetet shqiptare nuk pijnė ujė. Ai nė Shtetet e Bashkuara njihet si shtetasi “Edward Selamaj”. Kėshtu vendosi tė regjistrohej nė tokėn e premtuar kur shkeli 17 vite mė parė sėbashku me bashkėshorten. Pasi Selami nuk arriti tė marrė ndonjė diplomė nė universitetet ku shkoi me bursėn mė tė mirė amerikane – bursėn Fullbrajt – u vendos fillimisht nė Bronks e pastaj nė zonėn e Virxhinias, ndėrsa nė muajt dhe vitet e para vazhdonte tė kishte kontakte me disa personalitete amerikane qė i kishte njohur nga pozita e tij e dikurshme nė Tiranė si njė ndėr drejtuesit kryesorė tė Partisė Demokratike.

    Nė vitin 1997, nė kulmin e rrėmujės ai u kthye pėr pak ditė duke pretenduar se i kishte sjellė Berishės “njė mesazh nga njė mik i fuqishėm amerikan”, por Berisha nuk denjoi ta priste nė zyrė. Pas kėsaj orvatje Selami kthehet nė Amerikė, pėr tė qėndruar gjatė pa ardhur nė Shqipėri… Shumė gjatė. Shkėlqimin dhe vėmendjen qė e kishte tė rezervuar nga statusi shoqėror nė Shqipėri, i duhej ta harronte nė tokėn e premtuar, kėshtuqė Edward Selamajt i duhej tė siguronte jetesėn dhe nisi tė kėrkonte pėr punė.

    Automobila
    Pas njė experience tė shkurtėr me shitjen e makinave tė pėrdorura nė Bronks, nė vitin 1999 Edward Selamaj nisi punė nė njė kompani tė quajtur “Charles Barker”. Kompania ndodhet nė rajonin “Virginia Beach” dhe ėshtė njė koncesionar, kryesisht pėr automobila tė markave japoneze. Shtetasi Selamaj punoi pėr afro njė dekadė nė zanatin e shitjes sė automobilave. Pjesėn mė tė madhe tė kėsaj dekade si shitės makinash e kaloi nė kompaninė “Charles Barker”, por pak kohė punoi dhe nė koncesionarin zyrtar tė kompanisė “Toyota” nė “Virginia Beach”. Statusi i tij gjatė gjithė kėsaj dekade si shitės automobilash ka qenė agjent shitjesh, pra dikush qė telefononte, priste dhe pėrcillte blerės tė ndryshėm tė interesuar nė blerjen e njė automjeti. Herė pas here shfaqej edhe nė Zėrin e Amerikės, ku e ftonte Elez Biberaj, me tė cilin ishte njohur e miqėsuar qė nė fillimin e viteve 90’, fliste dhe analizonte situatėn politike nė Shqipėri dhe mė pas kthehej te automobilat.

    Agjenti i pronave
    Nė vitin 2008 Edward Selamaj vendosi tė heqė dorė nga zanati i makina-shitėsit. Ai mendoi se do gjente begatinė duke shfrytėzuar tregun e pamatė tė shitjes sė pronave tė patundshme nė Shtetet e Bashkuara. Zgjodhi njė periudhė tė keqe, pasi bash nė kėtė vit, nė SHBA shpėrtheu kriza ekonomike, e cila nė gjenezė tė saj kishte abuzimet dhe humbjet me kreditė e kėqija pėr pronat e paluajtshme. Megjithatė Selamaj kėmbėnguli pėr t’u bėrė pjesė e kėtij tregu, madje kėtė vit nisi punė si bashkėpunėtor i jashtėm i njė kompanie real-estate tė quajtur “Prudential Toėn”. Selamaj kėrkoi dhe punoi shumė tė bėhej pjesė e stafit tė kėsaj kompanie por tė dhėnat sugjerojnė se ai mundi tė ishte vetėm njė bashkėpunėtor “part time” i saj. Nė vitin 2009 ai aplikoi pėr tė marrė njė licensė si agjent i pronave tė paluajtshme, licensė tė cilėn e siguroi nė fillim tė vitit 2010. Nė kėtė kohė nisi tė punonte pėr njė tjetėr kompani lokale nė real-estate tė quajtur “Country Real Estate”.

    Por tregu nuk ishte i lehtė dhe pėrveē vėshtirėsive nė punė Selamajt po i trokisnin dhe problemet nė rrafshin familjar. Eduard Selami viziton sėrish Shqipėrinė nė vitin 2010, jep edhe njė intervistė pėr “Top-Channel”, kritikon sėrish Berishėn dhe niset prapė pėr nė Shtetet e Bashkuara. Asokohe u fol se ardhja e tij ishte njė kerkesė e tėrthortė ndaj Berishės pėr ta bėrė kandidat pėr kryetar Bashkie nė Tiranė. Por Berisha, kishte punė tė tjera nė mendje dhe me siguri qė nuk kishte ngutin e Selamit.

    Nga viti 2011 e deri nė mėtimin sė fundmi nė Tiranė ka qenė kohė e vėshtirė pėr Edwardin. Pėr Selamajn nisi njė periudhė tejet e vėshtirė me financat dhe tė ardhurat e veta. Flet vetė edhe padia qė ka bėrė ndaj tij njė klinikė dentare e cila i kėrkonte atij qė tė paguante shėrbimin e kryer pėr rregullimin e dhėmbėve. Bėhej fjalė nė total pėr njė pagesė prej… 300 dollarėsh. “Konikoff Dental Associates INC” quhet klinika dentare qė paditi pėr mashtrim dhe dėm shtetasin Edward Selamaj, i cili nė fund tė gjykimit mė 21 korrik tė vitit 2011 duhej tė paguante njė total prej 600 dollarėsh duke pėrfshirė dhe shpenzimet e gjyqit.

    Por problemet nuk kanė tė mbaruar pėr tė pasi mė 15 Nėntor tė vitit 2011 bashkėshortja e tij Pegi depozitoi nė gjykatė njė kėrkesė pėr divorc. Pegi Vreto (Peggy Selamaj nė dokumenta) njihet si njė nga MISS-et e fillim viteve 90’. Ēifti ka tre fėmijė. Divorci u miratua diku nga Shkurti i vitit 2012. Por gjashtė muaj mė vonė mė 31 Korrik 2012 sėrish bashkėshortja e tij depoziton njė tjetėr kallėzim nė gjykatė ku madje kėrkon largimin e tij tė menjėhershėm nga banesa, Selamaj pėr disa kohė u sistemua nė shtėpinė e tė vėllait tė tij i cili jeton gjithashtu nė Shtetet e Bashkuara. Gjatė vitit 2012 shtetasi Selamaj duket se ka punuar pėr disa kohė edhe taksist nė “New York” pėr tė siguruar jetesėn. Pas gati 17 vitesh emigracion nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Edward Selamaj e gjeti veten pa njė perspektivė dhe pa zanat dhe me njė familje tė copėtuar. Dhe u shfaq nė Tiranė, nė emisionin e Blendi Fevziut, nga ku na bėri tė gjithėve tė ditur se 17 vite oponencė ndaj Berishės kishin marrė fund dhe se ishte i gatshėm tė rreshtohej pranė tij pa ekuivok.
    Eshte mese e kuptushme perse eshte kthey Edwardi ne Shqiperi.

    Ja pra, per Albon ky eshte perfaqesues i inteligjences dhe intelektit ne PD
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xinxerfilli : 03-07-2013 mė 05:50

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Basha shpall kandidaturėn pėr Kryetarin e PD


    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha zyrtarizoi sot kėrkesėn e tij pėr tė qenė pjesė e garės pėr zgjedhjen e kreut tė ri tė Partisė Demokratike.

    Kryebashkiaku Basha e vlerėsoi si tė pamundur zėvendėsimin e liderit tė PD-sė, Sali Berisha, ai do te mbetet lideri historik. Megjithatė, sipas tij, nisur nga fakti se PD ėshtė njė trashėgimi e vyer, nevojitet njė tė ecet drejt njė ringritje me qėllim qė nesėr ajo tė jetė shumicė.

    Keto kane qene dite reflektimi te thelle per ne demokratet dhe gjithe mbeshtetesit tane anembane vendit. Kam pare dhe prekur hidherimin per humbjen ne syte dhe duart e qindra mbeshtetesve tane te palodhur. Kam degjuar dhe ndjere tronditje, zhgenjim dhe madje edhe zemerim per nje rezultat te cilin askush prej nesh nuk e perfytyronte vetem pak dite me pare.
    Por kam ndjere po keshtu ne shtrengimin e cdo dore vendosmerine per tu ringritur,kam lexuar ne syte tuaj forcen per tu perballur me sfidat qe na presin, dhe kam degjuar nga zemrat tuaja thirrjet per te nisur te gjithe se bashku, plot shprese, besim dhe energji, nje fillim te ri ne rrugen drejt rikthimit si mazhorance!
    ”, vuri nė dukje Basha.

    Nė gjykimin e tij, familja e madhe e demokrateve duhet te jete me e bashkuar se kurre dhe tani eshte momenti qe cdo anetar i saj, cdo demokrat dhe demokrate te jete i gatshem te jape kontributin e vet maksimal per kete fillim te ri.

    Pas nje reflektimi te gjate, pas mijera mesazheve te anetareve dhe militanteve te Partise Demokratike dhe pas nje bisede me kryeministrin Berisha jam sot para jush per t’ju komunikuar nje nga vendimet me te veshtira dhe te kthjelleta te jetes time. Vendimin per te kandiduar per kryetar te Partise Demokratike. Jam thellėsisht i vetėdijshėm se sa pėrgjegjėsi e madhe ėshtė tė kandidosh pėr kreun e njė partie qė ka lindur nga lėvizja historike e dhjetorit 1990, tė njė partie qė ka ndryshuar historinė e Shqipėrisė sė re, qėėshtė udhėhequr nga Sali Berisha, qė ka patur nė krye tė saj qė prej fillimit elitėn e mendjes, shpirtit dhe kurajos pėr ta bėrė Shqipėrinė tė lirė dhe demokratike, me gjithė anėtarėt dhe mbėshtetėsit e saj, me gjithė popullin shqiptar.
    Askush nuk e zėvendėson dot Sali Berishen, ai eshte lideri yne historik, dhe burim i pashtershem force, energjie dhe krenarie per cdo demokrat. Ai eshte me shume se nje simbol, vete ndergjegja e Partise Demokratike. Por misioni i lirise dhe Shqiperise se zhvilluar europiane nuk duhet te ndaloje per asnje moment
    ”, u shpreh Basha.

    Por, detyra qe e pret nuk eshte e lehte, sfidat jane te medha dhe pėr kėtė kryebashkiaku vjen nė garė pėr kryesimin e PD me njė projekt pėr fillimin e ri tė kėsaj partie.

    I vetėdijshem per trashėgiminė tone te vyer, plot bindje nė vlerat e te sotmes ju ftoj te ecim se bashku drejt projektit te se ardhmes tone, drejt fillimit te ri, projektit te ringritjes dhe fitores.
    Ne projektin tonė tė Fillimit tė Ri Partia Demokratike duhet dhe do tė mbėshtetet fort tek ju anėtarėt dhe militantėt e saj te pėrkushtuar nė vite. Burra dhe gra gjigantė nė kontribute dhe sakrifica, modestė dhe tė heshtur nė kėrkesa dhe pėrfitime. Pėr mua, nė pikėnisje dhe themel tė Fillimit tonė tė ri duhet dhe do tė jetė ndjeshmėria absolute pėr zėrin tuaj dhe pėrgjegjshmėria e lartė pėr ta dėgjuar, respektuar dhe kthyer atė nė moto tė veprimit tonė politik.
    Partia Demokratike duhet dhe nė pikėpamjen time do tė ndėrtojė nje sistem tė qartė dhe transparent tė meritės dhe kreditimit pėr kontributet e ēdo anėtari. Kėsaj duhet ti paraprije njė analize e drejtė, e vėrtetė dhe me pėrgjegjėsi, para dhe pas ēdo procesi zgjedhor
    ”, deklaroi ai.

    Pėr funksionimin e kėtij projekti, basha do tė mbėshtet pikėrisht tek tradita e kėsaj partie.

    Kjo kėrkon evidentimin e plotė tėgjithė potencialit tonė njerėzor, tė tė gjithė kontributit historik tė anėtarėsisė tonė nė vite, dhe angazhimin pa asnjė hezitim, pa asnje pengesėte ketij potenciali i cili i vėnė nė punė me eficensė, pėrbėn njė forcė tė pathyeshme njerėzore sic demonstrojne edhe fushatat tona fituese.
    Dhe nė pėrpjekjen time pėr ta drejtuar kėtė fillim tė ri unė do tė mbeshtetem fort tek vizioni, kurajo dhe qėndresa e themeluesve, e Azem Hajdarit, dhe qėndrestarėve tė tjerė. Do tė mbėshtetem tek pėrvoja e cmuar e dhjetėra drejtuesve te Partisė Demokratike sot, dhe ndėr vite. Do tė mbeshtetem tek lidershipi historik i Sali Berishes qė ėshtė njė pasuri e paēmueshme pėr Partinė Demokratike dhe projektin tonė tė Fillimit tė Ri
    ”, nėnvizoi Basha.

    http://www.botasot.info/shqiperia/23...ryetarin-e-pd/

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Filluan filmat me metrazh te shkurter ne PD.

    Kandidatet qe po rregjistrohen po na thone te gjithe se Olldashi eshte favoriti kryesor... Nuk po e permend njeri Bashen fare i cili eshte zgjedhur nga xhaxhi qe perpara te prije tufen... Do te dalin pastaj e te thone kjo eshte nje zgjedhje surprize demokratike... Luli vete do jete me i emocionuar e i egzaltuar sesa Xhoana kur fitoi Nano zgjedhjet per kryetar ne PS...

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Po ē'te intereson ty Xinxerfill se kush e fiton PD apo ke ka zgjedhur xhaxhi sali, siē tha edi rama keni nje pergjegjesi te madhe tani per te qeverisur, nuk ka me vlere te analizoni diktaturen e saliut, shikoni drejt te ardhmes.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Po ē'te intereson ty Xinxerfill se kush e fiton PD apo ke ka zgjedhur xhaxhi sali, siē tha edi rama keni nje pergjegjesi te madhe tani per te qeverisur, nuk ka me vlere te analizoni diktaturen e saliut, shikoni drejt te ardhmes.
    Po prit se kemi dhe dy muaj te merremi me Saliun dhe Partine e Moderuar te Punes, se e kemi pushim tani deri ne 3 Shtator

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Ne fakt Partia e Punes eshte nen stresin e ndarjes se posteve deri ne Shtator.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    The greatest leader is not necessarily the one who does the greatest things
    He is the one that gets the people to do the gretest things----- Rockefeller

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Ehh mer cuna , ehhh mer cuna sa e "holle" qenka kjo puna ......

    Emri:  ciftet-berisha-basha1.jpg

Shikime: 3773

Madhėsia:  59.0 KB

  9. #69
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Disperacion shof tek kjo foto.
    Ftyr komunistash me duken si caucesku me gruan para pushkatimit.
    Basha goxha bur

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    I thashe Berishes :- Mos dil ne popull per zgjedhjet , se do ta hash .....! Por nuk me degjoi . Veshi antiplumbin dhe doli cep e me cep !

    Dhe ja tani shqiptaret ia futen jo vetem atij , por dhe neve se na lane me kryetar "gjasme" ! Ku uluret dot Luli si Berishea me ? Po ku rrojme dot neve pa ulurima ? U bo koti fare jeta ......

  11. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Citim Postuar mė parė nga cool_shqype Lexo Postimin
    Do te sillte nje paqe midis vorbulles se atyre qe i largohen fajit dhe urraganit te "TYRE QE DUAN TJU HIPIN NE KURRIZ FAJTOREVE".......por inteligjenca e saj eshte per tu admiruar, menyra se si artikulon mendimin e saj jane mbreslenese, te fuqishme dhe per mendimin tim do te sillte nje fryme te re ne kete grupim e mbi te gjitha mendja e saj femerore e pasqyruar me hijeshine e paraqitjes do te ndryshonte shum ne kete formacion te plagosur politik qe vetem shprehet "Dhe ti Brut"......

    TE Lutem zonja Duma vere dhe ti kandidaturen......
    Grida eshte nji yll i sapo lindur ne PD qe do i fshij me fshes rrozgat e partis si bregu prapa kodrave e zholefinat..Menyra se si i mbron mendimet e veta eshte shum bindese ne ate qe fol edhe kur del para fakteve te pakundershtushme te kundershtarit ajo rreshqet si ngjale ,e njeh shum mir artin e gazetaris, shum e shkathet ,nuk i ngaterron mendimet ,oratore e lindur ,tamam brum politikani,e pabesushme qe te dal nga gjiri i PD nji talent i tille sps i shkrumbojn pa u krijuar ende ne embrion.i bej pyetje vetes qe cdreqin do kjo filiz e re me kete intelekt te PD!!.vetem e majta di te rrise te tilla filiza...ndoshta zhdervjelldsia e saj e shpetoj kete talent dhe tani po lundron drejt ujrave te thella si notare profesjoniste..por nuk besoj qe ajo pretendon per nji kanditatur te kreut te PD,eshte shum e re ,per mendimin tim Grida do ishte zedhensja me dinjitoze e shtypit te opozites kater vitet e ardhshme..

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Gara pėr kreun e ri tė PD-sė, kryesia zyrtarizon katėr kandidatura





    Berisha: Kryetari i ri zgjedh ekipin qė na do ta ēojė partinė mė shpejt nė pushtet


    Kryesia e Partisė Demokratike mori sot nė shqyrtim kandidaturat pėr zgjedhjet qė do tė zhvillohen nė parti pėr postin e kryetarit tė ri tė saj.
    Kjo mbledhje e drejtuar nga Kryeministri Berisha zyrtarizoi katėr kandidatura.
    Konkretisht kandidatėt zyrtar janė Lulzim Basha, Sokol Olldashi, Astrit Sinani dhe Sokol Prekė Paja.

    Eshtė e rėndėsishme qė anėtarėt e PD kanė deklaruar angazhim nė njė proces vendimtar pėr partinė. Duhet tė shndėrrohemi nė njė opozitė tė fortė dhe tė ndajmė parimet e partive simotra. Njė opozitė e fuqishme e cila tė shkojė e sigurtė drejt fitores sė ardhshme”, vuri nė dukje Berisha.

    Por nga ana tjetėr, lideri demokrat insiston nė zhvillimin e njė garė tė qytetėruar, transparente dhe tė pa ndikuar nga presionet.
    Nė procesin e zgjedhjes sė lidershipit tė ri, asnjė nuk mund tė pėrdorė pushtetin e tij. Nėse dikush do tė lobojė pėr kandidatin qė preferon, duhet tė japė dorėheqjen nga forumet drejtuese tė partisė. Do realizojmė procesin mė tė civilizuar qė kjo parti ka zhvilluar ndonjėherė, lidershipi i ri do raelizojė qėllimin tonė. Ai qė do tė zgjidhet nga kryesia e partisė, ai do tė zgjedhė edhe ekipin qė ai mendon se na ēon mė shpejt nė pushtet. Anėtarėsia e PD tė pėrēmojė tė gjithė ata qė do tė tentojnė tė ndėrhyjnė nė proces”, vlerėsoi Berisha.

    Janė katėr kandidatura pėr kreun e ri tė PD, Lulzim Basha, Sokol Olldashi, Astrit Sinani dhe Sokol Prekė Paja, ndėrsa kėrkesat e tjera nuk respektojnė statutin e PD.
    Kandidaturat qė pėrcaktojnė kriteret sipas zyratės sė organizimit nė parti, janė kryebashkiaku Lulzim Basha, ministri Sokol Olldashi, Astrit Sinani, anėtar i PD dega Fier, Sokol Prekė Paja anėtar dega Tiranė. Kandidaturat e tjera pėr shkak tė mosqenurit anėtar i PD nė bazė tė statusit nuk mund tė kandidojnė pėr kryetar tė saj”, sqaroi Berisha.
    http://www.botasot.info/shqiperia/23...r-kandidatura/

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Citim Postuar mė parė nga cincinati5 Lexo Postimin
    Grida eshte nji yll i sapo lindur ne PD qe do i fshij me fshes rrozgat e partis si bregu prapa kodrave e zholefinat..Menyra se si i mbron mendimet e veta eshte shum bindese ne ate qe fol edhe kur del para fakteve te pakundershtushme te kundershtarit ajo rreshqet si ngjale ,e njeh shum mir artin e gazetaris, shum e shkathet ,nuk i ngaterron mendimet ,oratore e lindur ,tamam brum politikani,e pabesushme qe te dal nga gjiri i PD nji talent i tille sps i shkrumbojn pa u krijuar ende ne embrion.i bej pyetje vetes qe cdreqin do kjo filiz e re me kete intelekt te PD!!.vetem e majta di te rrise te tilla filiza...ndoshta zhdervjelldsia e saj e shpetoj kete talent dhe tani po lundron drejt ujrave te thella si notare profesjoniste..por nuk besoj qe ajo pretendon per nji kanditatur te kreut te PD,eshte shum e re ,per mendimin tim Grida do ishte zedhensja me dinjitoze e shtypit te opozites kater vitet e ardhshme..
    Ajo eshte yll yll ylllllll por yll me shum inteligjence (me aq sa e kemi pare ne debate e fjalime).......sa per filiz????po ajo eshte orkide qe i ve perpara te gjith rapatucat e ps pd pds e me rralle.........Nje element i tille i duhet PD sot ne kete dite te hallit....nje element qe nuk ka frike te flase, ka fuqi argumenti e bindshem dhe me fakte e mbron ate.....nuk te le ti prekesh as majen e thojit se te hoqi vashmbathjet e moralit.....ka oratori dhe mbi te gjitha figura e embel dhe delikate te urdheron respekt dhe te ballafaqon me hijeshi....e ku ka vend per debat pastaj.....ate kur te dale neper mitingje nga i vogli e deri te gjusherat do ti lere me goje hapur ........por Sali i ka futur hunden e tij duke zgjedhur shelegun e kopese.......
    AH SIKUR TE VIHEJ KRIETARE ZONJA GRIDA PER 2 VJET DO ISHIN BERE ZGJEDHJE TE REJA SA NUK AK BURR NENE NE PS PDS PDIUAUAUAU TI DALE MENDJES SE NDRITUR TE KESAJ ZONJE.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  14. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Kush eshte kjo Grida Duma ?!?

    Ndonje bio te shpejte dhe te shkurter dhe ndonje youtube ku mnd e cmojme oratorine e saj ...


    Flm ne perparesi ...

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    E ke nga kucova, a nga ura vajgurore

    Me teper duhet pyt landi.(jo I forumit)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    ..Pd ja,po e zgjodhi bashen,veshtire se do beje per vete zgjedhesit e Shqiperise,opozzite do mbetet pergjithmone...

  17. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Citim Postuar mė parė nga cool_shqype Lexo Postimin
    Ajo eshte yll yll ylllllll por yll me shum inteligjence (me aq sa e kemi pare ne debate e fjalime).......sa per filiz????po ajo eshte orkide qe i ve perpara te gjith rapatucat e ps pd pds e me rralle.........Nje element i tille i duhet PD sot ne kete dite te hallit....nje element qe nuk ka frike te flase, ka fuqi argumenti e bindshem dhe me fakte e mbron ate.....nuk te le ti prekesh as majen e thojit se te hoqi vashmbathjet e moralit.....ka oratori dhe mbi te gjitha figura e embel dhe delikate te urdheron respekt dhe te ballafaqon me hijeshi....e ku ka vend per debat pastaj.....ate kur te dale neper mitingje nga i vogli e deri te gjusherat do ti lere me goje hapur ........por Sali i ka futur hunden e tij duke zgjedhur shelegun e kopese.......
    AH SIKUR TE VIHEJ KRIETARE ZONJA GRIDA PER 2 VJET DO ISHIN BERE ZGJEDHJE TE REJA SA NUK AK BURR NENE NE PS PDS PDIUAUAUAU TI DALE MENDJES SE NDRITUR TE KESAJ ZONJE.
    O Daku e shoh qe te paska perpir te terin qo goca e vogel ,nuk habitem aspak per ty sps eshte e vecante si karakter Grida,ka nji kombinacjon apo perzierje te mendimeve te saj ne menyr perfekte,nuk perdor ate gjuhen e drunjte si politikanet apo analistet e njohur.ta jep pergjigjen ne moment bam bam ,plot e sigurt cfar nxjer nga goja,hezitimin me te vogel nuk ka per ato qe flet se mos thot noj gaf,pik muhabeti njerez te till lindin e kan dhurat nga natyra te jen brisk nga goja...dhe nqs do ta len te lire te flas ashtu si do ajo ne PD do shikojm qe do jet nji nder politikanet me te mire qe do kemi ne te ardhmen..por ato qe thua ti per tu bere kreu i PD ajo eshte shum e vogel nuk e ka bagazhin politik e ekonomik per aq lart nuk mund ndeshet me peshkaqenet e medhenj akoma, do ishte nji vetvrasje nji sfide e tille.ajo do fush veprimi gje te cilen duhet tja mundesoj kreu i PD qe do zgjidhet kushdo qoft,qe te krijohet kjo fush duhet te behet AKT VRASJA MORALE E LIDERIT ABSOLUT TE PD.gje te cilen Tos Lubonja e tha qe ne ditet e para ne prani te Grides.po e bene kete pas 4 vitesh PD vjen ne pushtet ne te kundert ta harrojn pushtetin per shum koh..Sps kush mund te guxoj te shaj BERISHEN sa te jete gjalle pushteti i tij,edhe kryetari i ri qe do zgjidhet nuk ja mban ta bej nji gje te tille.

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Citim Postuar mė parė nga cincinati5 Lexo Postimin
    O Daku e shoh qe te paska perpir te terin qo goca e vogel ,nuk habitem aspak per ty sps eshte e vecante si karakter Grida,ka nji kombinacjon apo perzierje te mendimeve te saj ne menyr perfekte,nuk perdor ate gjuhen e drunjte si politikanet apo analistet e njohur.ta jep pergjigjen ne moment bam bam ,plot e sigurt cfar nxjer nga goja,hezitimin me te vogel nuk ka per ato qe flet se mos thot noj gaf,pik muhabeti njerez te till lindin e kan dhurat nga natyra te jen brisk nga goja...dhe nqs do ta len te lire te flas ashtu si do ajo ne PD do shikojm qe do jet nji nder politikanet me te mire qe do kemi ne te ardhmen..por ato qe thua ti per tu bere kreu i PD ajo eshte shum e vogel nuk e ka bagazhin politik e ekonomik per aq lart nuk mund ndeshet me peshkaqenet e medhenj akoma, do ishte nji vetvrasje nji sfide e tille.ajo do fush veprimi gje te cilen duhet tja mundesoj kreu i PD qe do zgjidhet kushdo qoft,qe te krijohet kjo fush duhet te behet AKT VRASJA MORALE E LIDERIT ABSOLUT TE PD.gje te cilen Tos Lubonja e tha qe ne ditet e para ne prani te Grides.po e bene kete pas 4 vitesh PD vjen ne pushtet ne te kundert ta harrojn pushtetin per shum koh..Sps kush mund te guxoj te shaj BERISHEN sa te jete gjalle pushteti i tij,edhe kryetari i ri qe do zgjidhet nuk ja mban ta bej nji gje te tille.
    Bajraktarizmit ne politiken Shqiptare zor se i hiqen tentakulat....megjithate e vetmja per PD qe i jep gjalleri dhe i shkund poturet e rinovimit si pamor ashtu edhe mendor, ka potence dhe llogjike bindese eshte (per mendimin tim) Z. Grida.....the duke me ber per vehte me virtytet e saj (jo se me per-piu por me gelltiti) mendova se folese se grethave te pa zotere te shtangur sikur te kene pire te gjith jeshil-llikun e Lazos, do tu duhej nje bleteze puntore dhe bukuroshe qe ti veje te cepi si Olldashin, qe me teper luan rrolin e cubit edhe Bashen qe duket sikur "ka gelltitur okllaine" dhe strmundohet te ruaje cinizmin duke buzeqeshur ma nota fallco, e hyjnujshem shtiret rrejshem te trgoje qetesine e brendshme me dinakerine e ardhshme te tipit metrioseksual ne paradoksin e skileve te ranshem te rreth e rrotul tij......
    Ah, tė kisha njė grusht tė fortė e ti bija mal_ okut qė nuk bėza e vazhdon me ba rremuj si gjarpni.....
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  19. #79
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Analistėt flasin pėr kreun e Partisė Demokratike


    Tashmė gara ėshtė e hapur. Por kush do ta drejtojė Partinė Demokratike, do tė jenė anėtarėt e kėsaj force politike qė do tė vendosin mė 22 Korrik pėr liderin e ri pėrmes votimit njė anėtar njė votė.

    Analistėt Agim Neza dhe Eduart Zaloshnja e konsiderojnė njė garė tė fortė pėrballjen Basha – Olldashi pėr drejtimin e selisė blu. Ndėrsa vlerėson tė dy figurat personalitete tė mbėshtetur nga kreu nė detyrė Sali Berisha, analisti Agim Neza thotė se kjo e bėn garėn mė tė fortė por edhe mė demokratike. Por pėr Eduart Zaloshnjėn kjo garė do tė nxjerrė fitues de fakto nėnkryetarin e PD-sė, pasi kryetari sipas tij do tė vazhdojė tė jetė Sali Berisha, i cili ka deklaruar se do tė bėjė 24 orė punė.

    Pėr Eduart Zaloshnjėn gara do tė fitohet nga Lulzim Basha, pasi sipas tij kryebashkiaku i Tiranės ėshtė njė “fushatist” i zoti, ndėrsa pėr Sokol Olldashin thotė se ėshtė ekspert i mirė nė drejtimin e punėve dhe kėtė e ka treguar nė krye tė ministrive qė ka drejtuar, por kjo nuk mjafton- thotė ai.

    Por Agim Neza ndėrsa nuk flet pėr pritshmėritė e fituesit tė garės thotė se kjo do tė mbetet nė dorė tė anėtarėsisė demokratike.

    Njė ditė mė parė kryesia e Partisė Demokratike ka pranuar kėrkesat e dy kandidatėve pėr drejtimin e selisė blu, tė kryebashkiakut tė Tiranės, Lulzim Basha dhe tė Ministrit tė Transporteve, Sokol Olldashi, ndėrsa anėtarsia do tė votojė mė 22 Korrik pėr lidershipin e ri.
    oranews.tv
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Analistėt flasin pėr kreun e Partisė Demokratike

    Pėrse Lulzim Basha kryetar
    171


    Opinione Premte, 5 Korrik, 2013 | 13:00 pm
    ARTUR ZHEJI

    Ėshtė vėrtet njė situatė e ēuditshme kjo qė jetojmė kėto ditė. Duket sikur Partia Demokratike ėshtė ende nė pushtet dhe sikur ende Kryeministėr ėshtė po ai, Berisha.
    Kjo lodėrti gati gazmore qė sjell si pasojė intervali dymujor, qė kushtetutshmėrisht duhet tė kalojė derisa tė institucionalizohet vota e qartė popullore e 23 qershorit, kjo hapėsirė kohore pra, po mbushet me njė palė zgjedhje tė tjera.
    Zgjedhjet pėr kryetar tė Partisė Demokratike. Dy figura simpatike dhe eficiente tė demokratėve. Olldashi dhe Basha. Dy pėr Njė. Dhe diku mė tej Berisha. I dorėhequr, por ende me dorėn e tij tė fortė politike brenda nė parti. Krijesė nga e cila nuk do tė dorėhiqet kurrė. Kjo tashmė ėshtė e qartė.
    E megjithatė, nė PD duket sikur ka realisht zgjedhje. Kjo buron jo vetėm nga fakti formal dhe i proklamuar publikisht i procesit zgjedhor, por edhe nga tensionet dhe lobimet realisht elektorale, qė duket se tė dy kandidatėt kanė vėnė nė lėvizje.
    Sokol Olldashi ėshtė, pa dyshim, njė figurė simpatike dhe nė kontrast me mjaft prej personazheve skematike qė lėvrijnė nė PD. Improvizues e me sens mase, dhe pa dyshim nė stilin e tij komunikativ, ndihet influenca e Berishės, por edhe e Fatos Nanos nė mėnyrėn si i thotė apo nuk i thotė gjėrat qė ka pėr tė thėnė. Me batutė tė hidhur dhe me pipė tė ndezur, hokatar dhe agresiv sa s’ka kundrejt kundėrshtarit, kur tė qenit i tillė lypset vėrtet. Nė mungesė tė Lulzim Bashės, pa dyshim qė do tė ishte mė i favorizuari. Edhe sepse ka qenė njė pd-ist i kohėve tė vėshtira dhe i kohėrave tė sakrificave jo tė vogla.
    Ndėrsa Basha, pėr hir tė sė vėrtetės, shfaqet mė vonė nė jetėn publike dhe politike tė demokratėve, krejt nė fund tė vitit 2004. Nė kohėn kur dialektika politike dhe pėrēarja e tė majtės po e ēonte nė perėndim pushtetin e socialistėve dhe nė ngjitje tė pashmangshme Partinė Demokratike. Mirėpo qė nė shfaqjen e tij tė parė, ai koordinoi Komitetin e Orientimit tė Politikave, KOP-in e famshėm pra.
    Njė fytyrė e re dhe pa armiq tė vjetėr.
    Dhe kjo nuk ish pak. Sepse duhej implementuar procesi i pajtimit tė madh dhe historik tė asaj kohe, tė segmenteve tė djathta apo pseudo tė tilla (por kjo ėshtė njė temė tjetėr), pėr tė cilin Berisha, mė nė fund kish rėnė dakord. Dhe kėtė “pajtim” politik dhe kėtė pajtim interesash nuk mund ta bėnte kurrkush mė mirė se sa njė personazh si Basha. Pa xhepa mllefesh apo xhepa inatesh nė kostumin e tij tė ri holandez politik.
    Ata qė e sulmojnė dhe madje shumė, nuk i “falin” lidhjen e tij speciale me familjen Berisha, a thua se ky ėshtė njė fenomen i ri botėror, dhe jo njė premisė pėr politikėn, e vjetėr sa vetė bota.
    Ēėshtja ėshtė tjetėr. Tanimė ata qė nuk duan Berishėn, pėr motivet e tyre, ndoshta edhe tė arsyeshme, edhe tė kuptueshme, edhe tė besueshme, nuk duan mė, ndonėse nuk ia pohojnė dot as edhe vetes sė tyre, nuk duan pra, as edhe Partinė Demokratike. Parti e cila, pėr hir tė sė vėrtetės, ėshtė e mbushur me lėndė berishiste nga themeli nė ēati tė saj.
    E pra, antiberishistėt do tė donin njė rithemelim antiberishist tė kėsaj partie, nė emėr tė frustimit tė tyre personal, por jo nė optikėn e objektivitetit racional tė proceseve. Merrni po tė doni nė analizė cilėndo parti europiane dhe shikoni me vėmendje racionale diagramėn e raportit tė liderit themelues dhe profilin politik dhe psikologjik tė pasardhėsit. Shumė pak ose aspak ndryshim ka nė ēka ndodh sot nė Partinė Demokratike.
    Largimi i Berishės sot vėrtet lexohet objektivisht si i pjesshėm, porse procesi i mohimit dialektik sapo ka filluar. Edhe sikur vetė djali biologjik tė kandidonte dhe tė zgjidhej kryetar i Partisė Demokratike tė babait, shumėēka do tė ishte ndryshe. Kjo ėshtė vėrejtur nė eksperiencėn mijėravjeēare tė njerėzimit, nė periudhat monarkike, tė mbushura me atvrasje reale, ndėrsa mohimi dialektik ka qenė kurdoherė i pranishėm.
    Kapėrcyer ky ngėrē iluzor, pra berishizmi i tepėrt nė PD dhe berishizmi i tepėrt nė CV politike dhe personale tė Lulzim Bashės, mbetet veēse pėr t’u analizuar konkurrimi spektakolar i Bashės nė fushatėn e vitit 2011. Pak muaj pas ngjarjeve tė rėnda dhe tė pėrgjakshme tė 21 janarit.
    Vetėm Basha shqiptoi dhe mundej tė shqiptonte nė Partinė Demokratike konceptin politik se “Edi Rama nuk ėshtė armiku ynė…”.
    Mund tė hidhen e tė thonė se vetė Berisha e dha licencėn dhe autorizimin elektoral pėr t’u prononcuar kėsisoj, e pra nuk qenka autentike. Edhe nė ka ndodhur kėshtu, kjo ishte njė formulė fituese qė Basha ia shkėputi Berishės atėherė kur nuk mendohej se dikush mund ta bėnte.
    Dhe nėse PD i intereson rimėkėmbja dhe shqiptarėve njė opozitė e fortė, kush tjetėr mundet tė implementojė njė stil tė ri tė konceptit politik dhe tė komunikimit politik? Qoftė edhe me miratimin e Berishės?
    Kush mundet tjetėr, sepse kostumi holandez i Bashės duket ende pa xhepa mllefesh politike ndėrpartiake, tė krijojė njė rithemelim tė butė dhe paqėsor tė Partisė Demokratike, mbi bazėn e eksperiencės sė KOP-it dhe, pse jo, duke e ēuar mė tej atė? Kontrolloni po deshėt fjalimet, intervistat apo batutat e tij publike. Dhe nėnvizoni po mundėt njė rast kur ai ka prononcuar njė herė njė fjalė tė hidhur ndaj “renegatėve” tė djathtė apo ndaj fraksionistėve potencialė.
    E pra, edhe nėse dikush apo disa janė tė bindur se Lulzim Basha nuk ėshtė mė i miri, tė gjithė nė brendėsi e dinė se Lulzim Basha ėshtė mė i duhuri!
    Pėr njė Pajtim tė Ri nė tė djathtėn shqiptare, apo pėr njė Fillim tė Ri, si dhe ai nėnvizoi disa herė nė fjalėn e tij debutuese si kandidat pėr tė kryesuar Partinė Demokratike.
    Dhe fakti qė thuhet apo stėrthuhet se ai, Basha pra, ka besimin e plotė tė Berishės pėr kėtė proces, nuk ėshtė thjesht dhe sipėrfaqėsisht njė minus, por njė premisė. Njė premisė mė shumė qė ai dhe Partia Demokratike ka pėr tė evoluar pėrmes kompromisit, dhe jo konfliktit tė brezave nė kėtė parti.
    Konflikt brezash qė nė Partinė Socialiste prodhoi nė absurd dhe nė kundėrshti tė numrave, pushtetin tetėvjeēar tė Sali Berishės, si dhe njė pėrēarje tė gjatė e tė thellė majtas.
    Kuptueshėm nė tė majtėn aktuale, menēurisht dhe logjikisht do tė donin qė Basha tė mos zgjidhej kryetar i Partisė Demokratike. Qė lufta e brezave dhe hatėrmbetjeve tė bėnte kėrdinė. Dhe njė implozion i brendshėm ta hidhte nė erė kėtė ngrehinė tė “rrezikshme” politike kundėrshtare. Gjė qė ka gjasa edhe tė ndodhė. Por, nė tė njėjtėn kohė, ka gjasa tė pėrgėnjeshtrohet nėse demokratėt zgjedhin Lulzim Bashėn. Me tė gjitha “nėqoftėse”-tė apo “por”-et pėrkatėse.
    Ndonėse Sokol Olldashi, nė tė njėjtėn kohė mund tė themi se ėshtė pa dyshim njė politikan sojli.

    171




    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


    Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

    10 Komente per “Pėrse Lulzim Basha kryetar”


    fatbardh
    5 Korrik, 2013 - 14:17



    Kesaj radhe nuk je marre me anen fizike.Kur e bere kete analize a te erdhi ndopak ne mendje Tirana si eshte katandisur,a e ke pare cfare po ndodh me ndertimet pa leje .Ju nuk ka gje tu ndryshoj.

    Pėrgjigjjuni



    Euro Maloku
    5 Korrik, 2013 - 15:03



    PO SIKUR TE ZGJEDHIN LULEZIMIN !!!!

    Pėrgjigjjuni



    Andi
    5 Korrik, 2013 - 18:20



    Po si nuk veproi nje njeri si duhet me gjith ket politiken e renimit … e pse nuk duhet te largohesh nga politika pa kontestime me deshire dhe me bindje te plote per ate qe bere gjate mandatit.. dhe keta qe duan te zene vend duhet ta marin seriozisht se partia nuk eshte prone private … dhe te tregohen burra te pranojn gabimet e bera dhe ti rikuperojn ato ne menyre qe vendi te ece perapara dhe te largohet varferia …

    Pėrgjigjjuni



    reformer
    5 Korrik, 2013 - 18:42



    “KOP-in e famshėm pra” KOP ziu perfundoi ne nje kukull te Berishes.

    Pėrgjigjjuni



    reformer
    5 Korrik, 2013 - 18:46



    pse kaq shume zell per te ngritur e mbrojtur Lulin, madje duke argumentuar me kembe e meduar, duke dale garant dhe duke folur ne emer te Lulit dhe Saliut ne menyre te atille sa edhe ata vete nuk do te guxonin?

    nje media e mire dhe asnjeanese nuk merret me paragjykime, qofshin keto pozitive ose negative, nuk merret as me parashikime, por pret qe gjerat te ndodhin, pa vene bast as majtas as djathtas.

    Pėrgjigjjuni



    reformer
    5 Korrik, 2013 - 18:47



    duhet te prisni edhe disa vjet te dashur analiste!

    Pėrgjigjjuni



    geni
    5 Korrik, 2013 - 19:01



    Nuk mund te jete kryetar i opozites neser nje individ qe nuk di se ceshte opozita , Luli e gjeti gati cdo gje , ndersa Olldashi ka qene opozitar i forte nga 1998 deri ne 2005 ka luajtur nje role kryesor ne ringritjen e strukturave te PD-se dhe mendoj se eshte figura me e denje per te perfaqesuar liderin e Partis Demokratike

    Pėrgjigjjuni



    otto
    5 Korrik, 2013 - 19:50



    Pd nuk ka pasur asnjehere kryetar te zgjedhur .Berisha u emerua nge Alia dhe tani ai do te beje te njejten gje. Mendesit komuniste eshte veshtire te crrenjosen sado qe Berr-isha beri propagande anticomuniste per 23 vjet se snje gje tjeter nuk beri

    Pėrgjigjjuni



    As to me ...
    5 Korrik, 2013 - 20:23



    E gjeti gati , thoni ju geni, por harroni se Tiarana i ngjante Kandaharit apo Bagdatit, kur e mori Z.Lulėzim Basha.Mė shumė rrugė janė asfaltuar pėr dy vjet nga sa asfaltoi i gjati pėr 11 vjet.Pastaj bėni vlerėsime pa tru sa tė doni.

    Pėrgjigjjuni



    ardenal
    5 Korrik, 2013 - 20:33



    Me vjen keq kur e them kete gje por,fatekeqesisht do te vertetohet reklama e socialisteve kur thonin kush eshte luli ne te vertet dhe shfaqej portreti i berishes. Keta “lider” dridhen nga kryetari i tyre dhe nuk gjejn guxim te implementojne idet e tyre jane vetem nje kopje e shemtuar e origjinalit, me vjen keq qe nje aset publik nuk do te jete kurr nje dere e hapur per te gjithe

    Pėrgjigjjuni

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •