Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 110
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet nė Bllog
    17

    Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Berisha: Kryetari i ri i PD-sė do tė zgjidhet me parimin njė anėtar njė votė


    Kryeministri Berisha thirri sot Kryesinė e partisė, pėr tė diskutuar lidhur me zgjedhjen e drejtuesit tė ri tė PD-sė. Ai tha se mėnyra mė e mirė pėr zgjedhjen e lidershipit tė ri ėshtė parimi njė anėtar njė votė. “PD ka pėsuar njė humbje dhe ajo ka jetik njė fillim tė ri tė fuqishėm. Eshtė nė detyrimin tonė mė madhor moral, t’i japim asaj mbėshtetjen totale pėr fillimin e saj tė ri mė tė fuqishėm qė ka patur ndonjėherė. Njė fillim i ri do tė ishte i pamundur pa njė lidership tė ri. Kemi detyrėn kryesore, imediate, tė hapim procedurėn e zgjedhjes sė lidershipit tė ri. Ai ka fatin qė tė ketė nė shpinė trashėgiminė e mirė tė PD-sė. Tė ketė vizionin e saj, projektin e saj. Nė kėtė kontekst ai duhet tė zgjidhet, 1anėtar 1 votė. Tė gjithė anėtarėt e PD-sė ta konsiderojnė kėtė proces si njė mision jetik pėr fillimin e ri tė fuqishėm dhe tė suksesshėm tė PD-sė”- deklaroi Berisha. Sipas kreut actual tė Partisė Demokratike, brenda njė jave kandidatėt duhet tė paraqesin kėrkesėn e tyre pėr kėtė post dhe mė pas do tė nisin procedurat pėr zgjedhjen e kreut tė ri, pėrmes votave tė anėtarėsisė. “Lidershipi i ri do tė bėjė tė gjitha analizat e kėsaj humbjeje, e cila ėshtė serioze, shumėplanėshe, e cila nuk do tė kalojė pa njė analizė. Ne nuk jemi parti e filozofisė sė gjahut. Ne rrafshin njerėzor ai qė humbet ndjehet njeriu mė fatkeq. Ai ka bėrė gjithēka pėr tė fituar, humbi nuk ėshtė mirė, por ne nuk bėjmė gjah kurrė. E kemi kėtė punėn si popull, duam koka turku, por nuk jam unė. Kjo ėshtė staliniste. Ne bėjmė analizat.” – tha Berisha. Sipas Berishės, nuk ėshtė e nevojshme qė kryesia aktuale tė japė dorėheqjen, pasi lidershipi i ri do tė zgjedhė edhe kryesinė e re tė PD-sė. “Kryesia mund tė jepte dorėheqjen, nuk ja kėshilloj. Lidershipi i ri do tė zgjedhė kryesinė e vet. Dha dorėheqjen kryetari. Nė kėtė mėnyrė ecim tė sigurt drejt njė fillimi tė ri tė fuqishėm. Nėse unė do tė doja tė shėnjoja pasardhėsin ai do dilte. Unė nuk do ta bėj kėtė, do ta le njė garė tė hapur. Cilido le tė vijė tė hyjė nė garė, por me njė kusht tė pranojė garėn”- tha Berisha.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Topalli: Nuk do kandidoj pėr kryetare tė PD-sė

    Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar se nuk do tė kandidojė pėr kryetare tė Partisė Demokratike. “S’do tė kandidoj pėr kryetare tė PD, nuk ėshtė ambicia ime. Jam krenare qė kam punuar me Sali Berishėn. Berisha, arkitekt i Shqipėrisė moderne”, shprehet Topalli.

    MAPO

  3. #3
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Lulzim Basha do te jete 100%. Mbajeni mend kete.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Aleksandėr Biberaj hedh kandidaturėn pėr kreun e PD: Do marr pėrgjegjėsitė

    Nga: VALENTINA MADANI


    TIRANE- Nė njė prononcim pėr "Gazeta Shqiptare" ish-anėtari i kryesisė dhe ish-deputet i Partisė Demokratike, Aleksandėr Biberaj konfirmoi se ėshtė i gatshėm tė kandidojė pėr postin e kryetarit tė ri tė selisė blu. Ai pėrmend se nė vitin 2009, nė Kuvendin e fundit tė demokratėve, dorėzoi njė kėrkesė, pėrmes sė cilės kėrkoi zgjedhje pėrmes anėtarėsisė, duke aplikuar procedurėn e votimit "njė anėtar-njė votė". "Ftesa e PD-sė pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri tė PD-sė pėrmes parimit 'njė anėtar-njė votė', natyrisht hapi rrugėn pėr kandidimin e pėrfaqėsuesve, intelektualėve tė PD-sė. Kjo kėrkesė ėshtė paraqitur nga unė nė Kuvendin e fundit tė PD-sė nė vitin 2009 dhe mė vjen mirė qė ėshtė marrė parasysh nga kryesia e PD-sė. Gjatė kėtyre ditėve kam pasur shumė telefonata e mesazhe nga ish-themelues dhe anėtarė tė PD-sė, pėr tė kandiduar pėr kreun e Partisė Demokratike, kėrkesė tė cilėn unė po e shqyrtoj me seriozitet tė madh. Nė kushtet e vėshtira nė tė cilat ndodhet sot PD-ja dhe demokratėt, dėshiroj tė jap kontributin tim dhe tė marr pėrgjegjėsitė e mia. Nė kohėn dhe momentin e duhur do tė marr vendimin e duhur, brenda afatit tė pėrcaktuar nga kryesia e Partisė Demokratike", - deklaroi Biberaj.

    REAGIMET
    Dy nėnkryetarėt e PD-sė Jozefina Topalli, Astrit Patozi dhe sekretari i pėrgjithshėm Ridvan Bode nuk do tė garojnė pėr kreun e ri tė PDsė, ndėrkohė qė Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi shprehen se ėshtė herėt pėr tė folur, por Edi Paloka thotė se mbėshtetėsit e tij i kanė kėrkuar qė tė kandidojė dhe do ta mendojė njė gjė tė tillė deri ditėn e premte kur hapet gara zyrtarisht. Nėnkryetarja demokrate Jozefina Topalli sqaroi dje mediat se nuk ka qenė asnjėherė ambicie e saj posti i kryetarit tė partisė teksa vlerėson bashkėpunimin me liderin Sali Berisha. "S'do tė kandidoj pėr kryetare tė PD, nuk ka qenė ambicia ime. Jam krenare qė kam punuar me Sali Berishėn. Berisha, arkitekt i Shqipėrisė moderne", - u shpreh Topalli. Po kėshtu, edhe Sekretari i Pėrgjithshėm i PD, Ridvan Bode, qė mban njėkohėsisht dhe postin e Ministrit tė Financave, konfirmoi se do jetė nė funksion tė konsolidimit tė lidershipit tė ri tė kėsaj partie, duke pėrjashtuar kėshtu mundėsinė e kandidimit tė tij pėr kreun e PD. "Unė kam 16 vjet qė jam sekretar i pėrgjithshėm nė PD, njė nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Sali Berishės, ka qenė njė kėnaqėsi dhe fat i madh pėr mua qė kam bashkėpunuar me tė nė ditė tė mira e tė kėqija. Do jem nė funksion tė konsolidimit tė njė lidershipi tė ri tė PD qė do tė konfigurohet nga kėto zgjedhje, tė cilat do tė jenė tė pėrgjithshme pėr tė gjithė anėtarėt e PD", - u shpreh Bode. Kurse kryebashkiaku i Tiranės Lulzim Basha tha se do tė mendohet nėse do tė hyjė apo jo nė garė. "Tė gjithė kandidatėt potenciale do tė kenė mundėsi tė shprehen. Do tė mendohem", - deklaroi Basha. Edhe Sokol Olldashi u shpreh se: "Ėshtė herėt pėr tė qenė kandidat pėr kryetar partie". Kurse anėtari i kryesisė Edi Paloka tha nė njė prononcim pėr "Gazeta Shqiptare" se kandidimin ia kanė kėrkuar mbėshtetėsit e tij dhe kėtė gjė do ta mendojė deri ditėn e premte kur bėhet zyrtarizimi i kandidatėve. "Shumė militantė tė PD-sė po ma kėrkojnė tė kandidoj. Po tė zėsh vendin qė deri sot e ka mbajtur njė burrė si Sali Berisha ėshtė peshė shumė e madhe. Sidoqoftė PD-ja ka nevojė sot qė tė bashkojė tė gjithė e sidomos tė afrojė ata qindra militantė tė zhgėnjyer e tė pakėnaqur qė nė njė farė mėnyre ishin njė nga faktorėt e humbjes. Ka nevojė pėr dikė qė tė drejtojė njė opozitė tė fortė nė kushtet kur kemi pak numra nė Parlament dhe sidomos pėr dikė qė ta ēojė PDnė drejt fitores. Unė pėr vete kam kohė dhe do tė mendohem deri tė hėnėn", - u shpreh Paloka. Kurse nėnkryetari demokrat Astrit Patozi duket se e ka marrė me sportivitet teksa iu pėrgjigj gazetarėve: "Do tė iki tė pėrpunoj programin tani".

    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)






    Spiuni Biberaj kerkon te benet krietar i Pd-se...

    sa i paftyre paska qen ky katundari..
    uaaaa..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2013 mė 14:54

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Kryetari i PD, 4 kandidatė nė garė, pritet kandidimi i Bashės, Selamit, Olldashit dhe Imamit

    Nisin procedurat pėr zgjedhjet nė PD pas dorėheqjes sė Berishės.

    Berisha: Analizėn e humbjes do ta bėjė lidershipi i ri.

    Pa u bėrė 48 orė nga dorėheqja e kryetarit tė PD-sė Sali Berisha, nė selinė blu nisin zyrtarisht procedurat pėr zgjedhjen e lidershipit tė ri. Kryesia e demokratėve e mbledhur dje nė mesditė ka vendosur qė t’u lėrė shtatė ditė kohė tė gjithė anėtarėve tė saj qė duan tė kandidojnė pėr postin e kryetarit tė PD-sė. Kushti pėr ata qė do tė hyjnė nė garė ėshtė tė pranojnė rezultatin. Nė fjalėn e tij, kreu nė detyrė i PD-sė, Sali Berisha, foli pėr njė fillim tė ri tė fuqishėm tė kėsaj partie, duke u bazuar nė Grupin e saj Parlamentar, tė cilin e konsideroi si grupin mė tė kualifikuar qė kjo forcė ka pasur ndonjėherė. “Liderishpi i ri ka fatin tė mos ketė historinė nė shpinė, por tė ketė trashėgiminė e mirė tė Partisė Demokratike, tė ketė vizionin e saj, tė ketė projektin e saj. Nė kėtė kontekst, pėr kėto shkaqe komplekse ai nuk mund tė zgjidhet nga Kongresi, nga Kuvendi i partisė. Ai duhet tė zgjidhet nga njė anėtar, njė votė, dhe kėtu ėshtė apeli im pėr tė gjithė anėtarėt e Partisė Demokratike. Ta konsiderojnė kėtė proces si njė mision jetik pėr fillimin e ri tė fuqishėm dhe tė suksesshėm tė Partisė Demokratike”, u shpreh kreu i demokratėve, tani nė opozitė. Mė tej ai bėri tė ditur se lidershipi i ri i PD-sė, i cili do tė zgjidhet sipas parimit “njė anėtar, njė votė”, do tė bėjė analizėn e humbjes sė 23 qershorit. “Lidershipi i ri do tė bėjė tė gjitha analizat e kėsaj humbjeje, e cila ėshtė serioze, ėshtė shumėplanėshe, e cila nuk do tė kalojė pa njė analizė. Ju e keni konstatuar vetė se unė nuk jam kurrė pėr gjah. Ne nuk jemi parti e filozofisė sė gjahut. Pse e kam unė kėtė? E para, ne kemi filozofi tjetėr; e dyta, nė rrafshin njerėzor ai qė humbet, ai ndihet njeriu mė fatkeq. Ai ka bėrė gjithēka pėr tė fituar, me familjen e tij, me kandidatėt. Humbi, s’ėshtė mirė, por ne nuk bėjmė gjah kurrė”, theksoi Berisha. Sipas tij: “Ka njė moment, Kryesia mund tė jepte dorėheqjen, por unė nuk ia kėshilloj dorėheqjen Kryesisė. Pėrse? Lidershipi i ri do tė zgjedhė Kryesinė e tij. Por ne s’kemi pse krijojmė njė situatė tė tillė. Lidershipi i ri do tė ketė tė drejtė tė formulojė e hartojė listėn e Kryesisė, t’ua paraqesė forumeve tė partisė, dhe ne jemi Parti Demokratike, forumet kanė tė drejtė tė shtojnė vetė nė listė, dhe nė kėtė mėnyrė ecim tė sigurt drejt asaj qė themi njė fillim i ri i fuqishėm”.

    “Nuk do ndėrhyj nė garė”

    Kryetari nė detyrė i Partisė Demokratike, Sali Berisha, premtoi dje se do ta lėrė tė hapur garėn pėr pasardhėsin e tij. “Unė jam njeri i sinqertė. Nėse unė do tė doja tė shėnjoja pasardhėsin, ai do tė dilte nė shanset mė tė mėdha. Unė nuk do ta bėj kėtė. Pse? Sepse unė do ta lė tė jetė njė garė e hapur. Cilido nga strukturat e Partisė Demokratike, cilido, le tė vijė tė hyjė nė garė, por me njė kusht: tė pranojė garėn”, tha Berisha.



    Kryetari i PD, 4 kandidatė nė garė
    Dalin emrat e parė pretendentė pėr tė garuar pėr pasardhėsin e Berishės
    Pritet kandidimi i Bashės, Selamit, Imamit e Olldashit


    Pas largimit tė Sali Berishės nga Partia Demokratike, dalin nė skenė emrat e mundshėm qė do ta pasojnė atė nė krye tė opozitės. Deri tani dihet me siguri qė Jozefina Topalli dhe Ridvan Bode nuk do tė jenė nė kėtė garė. Ndėrkohė qė janė tė paktėn katėr kandidatė tė mundshėm, tė cilėt po pėrfliten se do tė jenė pjesė e garės qė do tė hapet javėn e ardhshme, ku kėtė herė do tė jenė anėtarėt dhe jo Kuvendi Kombėtar qė do tė zgjedhė lidershipin e ri. Emri i parė i pėrfolur ėshtė ai i kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha. Nė ēdo debat publik, por edhe nė daljet me Kryeministrin, ai ėshtė konsideruar si kryetari i ri i PD. I njėjti koment u bė edhe pak ditė mė parė, kur ai u takua me Presidentin Bujar Nishani menjėherė pas takimit qė kreu i shtetit pati me kreun e qeverisė, Berisha. Vetė Basha nuk ka folur asnjėherė pėr kėtė temė, por dje, i pyetur pas mbledhjes sė Kryesisė, nuk e mohoi kandidimin. “Jeni informuar qė nuk ėshtė momenti pėr tė diskutuar njė temė tė tillė. Pas mbledhjes sė Kryesisė tė gjithė kandidatėt potencialė do tė kenė mundėsi tė shprehen. Sot nuk ėshtė dita pėr t’u shprehur pėr kėtė”, tha kryebashkiaku. Emri i dytė i pėrfolur ėshtė ai i ministrit tė Punėve Publike dhe kreut tė listės nė qarkun e Fierit, Sokol Olldashi. Edhe ai, nė tė njėjtėn linjė me Bashėn, nuk e mohoi kandidimin pėr nė krye tė PD-sė. “Ėshtė njė ēėshtje procedure se si do tė bėhen gjėrat. Ėshtė shumė herėt pėr tė folur pėr kandidatėt”, tha ish-kreu i Degės sė Tiranės. Nė mjediset rreth PD ėshtė pėrfolur gjithashtu emri i ish-kryetarit tė kėsaj partie nė periudhėn 1992-1995, Eduard Selami. Publikisht ai nuk ėshtė shprehur asnjėherė pėr kėtė ēėshtje, ndėrsa nė rrethet e ngushta ka deklaruar se nuk ka vendosur nėse do ta ndėrmarrė kėtė hap. Megjithatė, ajo qė bie nė sy ėshtė fakti se ditėt e fundit Eduard Selami ėshtė parė pranė Kryeministrit Berisha. Ditėn e dorėheqjes, Selami ishte njė ndėr funksionarėt e lartė demokratė qė u thirr nga Berisha nė zyrėn e tij nė PD. Kandidati i katėrt i mundshėm ėshtė gjithashtu njė prej themeluesve tė kėsaj partie, ministri nė detyrė i Mbrojtjes, Arben Imami. Kryesuesi i qarkut tė Elbasanit e ka shprehur qė herėt ambicien e tij pėr tė kandiduar pėr njė nga postet drejtuese tė PD-sė, por kjo ambicie mbeti nė sirtar pėr shkak se qė prej vitit 2005 kjo parti nuk ka zhvilluar zgjedhje tė posteve drejtuese, me pėrjashtim tė kryetarit.

    Lulzim Basha

    Aktualisht mban postin e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, ndėrsa gjatė tetė viteve tė qeverisjes sė Partisė Demokratike ka mbajtur postet e ministrit tė Punėve Publike, ministrit tė Jashtėm gjatė anėtarėsimit nė NATO dhe ministrit tė Brendshėm gjatė kohės sė liberalizimit tė vizave me BE-nė. Nė muajt e parė tė vitit 2005, pėrpara se Partia Demokratike tė merrte pushtetin, spikati si koordinator i Komitetit tė Orientimit tė Politikave, njė strukturė e ngritur vetėm pėr tė pėrgatitur programin qeverisės tė demokratėve. Nė vitin 2005 fitoi njė nga zonat bastion tė PS-sė nė Tiranė, ndėrsa nė vitin 2009 kryesoi listėn e Elbasanit.

    Eduard Selami

    Ka qenė njė nga themeluesit e Partisė Demokratike nė dhjetor 1990 dhe dy vjet mė pas, kur Sali Berisha mori postin e Presidentit, zuri vendin e tij nė krye tė selisė blu. E drejtoi partinė nė humbjen e zgjedhjeve lokale tė vitit 1992 dhe humbjen e referendumit tė vitit 1994, ndėrsa njė vit mė vonė u detyrua tė largohet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pas pėrplasjeve me Berishėn. U rikthye nė Tiranė pak muaj mė parė, kur iu pėrgjigj pozitivisht ftesės sė kreut tė demokratėve pėr t’u pėrfshirė nė fushatėn elektorale. Nė zgjedhjet e 23 qershorit ishte kandidat nė zonėn e Librazhdit, pjesė e qarkut tė Elbasanit.

    Sokol Olldashi

    Fillimet e ish-gazetarit nė strukturat e selisė blu janė me Forumin Rinor, ndėrsa nė vitin 2001 u bė deputet i Partisė Demokratike. Ka mbajtur gjithashtu edhe postin e kryetarit tė Degės sė Tiranės, ndėrsa nė vitin 2007 kandidoi dhe humbi nė garėn pėr kryetarin e Bashkisė sė kryeqytetit pėrballė Edi Ramės. Me ardhjen e PD-sė nė pushtet nė vitin 2005 mori postin e ministrit tė Brendshėm, tė cilin e mbajti pėr njė vit e gjysmė dhe mė pas, nga mesi i 2007-s deri nė 2013-n, mbajti postin e ministrit tė Punėve Publike. Nė dy legjislatura, 2009 dhe 2013, kryesoi listėn e PD-sė sė qarkut tė Fierit.

    Arben Imami

    Themelues i PD dhe njėri prej drejtuesve tė Lėvizjes Studentore tė Dhjetorit ‘90. Nė tė njėjtėn kohė ka mbajtur postin e nėnkryetarit tė partisė dhe kreut tė Grupit Parlamentar. Nė vitin 1992 u largua pėr tė themeluar partinė e “Aleanca Demokratike”, ndėrsa nė vitin 1998 ishte nė grupin e hartuesve tė Kushtetutės. Pasi mbajti disa poste ministrore nė qeverinė socialiste, nė vitin 2005 iu bashkua PD-sė, ku mori postin e shefit tė kabinetit tė Kryeministrit Berisha. Nė vitin 2009 u bė deputet nė qarkun e Tiranės dhe ministėr i Mbrojtjes, ndėrsa nė zgjedhjet e 23 qershorit kryesoi listėn e deputetėve tė qarkut tė Elbasanit.

    Aleksandėr Biberaj: “Mund tė kandidoj pėr kreun e PD”

    Ish-themeluesi dhe deputeti i Partisė Demokratike, Aleksandėr Biberaj mund tė kandidojė pėr kreun e kėsaj partie pas dorėheqjes sė Sali Berishės. I kontaktuar nga gazeta “Panorama” ai tha se ka marrė shumė mesazhe mbėshtetėse tė cilat po i vlerėson dhe brenda pak ditėsh do tė vendosė nėse do tė hyjė nė kėtė garė. “Pėrshėndes lidershipin e Partisė Demokratike qė pranoi propozimin tim tė vitit 2009 pėr vendosjen e parimit ‘njė anėtar njė votė’. Ky parim i hap rrugė kandidimit tė intelektualėve pėrfaqėsues pėr kreun e PD-sė. Eshtė njė zhvillim i rėndėsishėm. Kam pasur shumė telefonata, mesazhe pėrkrahjeje dhe po e shqyrtoj me seriozitet kėrkesėn pėr tė dhėnė kontributin tim dhe pėr tė marrė pėrgjegjėsitė e mia nė kėto momente tė vėshtira tė PD-sė”, tha Biberaj.


    Panorama

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Ky post i takon Astrit Patozit.........
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    352

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Zgjedhjet e radhes ne vitin 2017 sigurisht qe jane te humbura qysh tani nga PD, keshtu qe Lul Basha nuk eshte zgjedhje e mire per kryetar te PD-se. Fillimisht ai nuk eshte deputet dhe te berit opozite nga pozita e kryebashkiakut nuk eshte menyra me e mire per te bere opozitarin, e bente Rama sepse kishte prapa Top Chan dhe mediat tjera, Basha nuk mund ta beje ate. Plus, me humbjen e zgjedhjeve atij do t'i duhej te jepte doreheqje nga kryetari i PD-se, them se nuk eshte ne gjendje te heq dore nga karriera politike ne nje moshe kaq te re. Them se Patozi do te ishte zgjedhja me e mire, eshte deputet, eshte dinamik dhe si ish shef i grupit paralamentar te PD-se eshte personi me i mire per ate pozite.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    I vetmi kandidat serioz eshte Lulzim Basha...

    Nese Berisha dhe PD kane plane tjera dhe nuk kerkojne nje lider afatgjate, atehere sigurisht se do te zgjedhet ndonje kandidat tjeter.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Basha, Olldashi dhe Selami tre kandidaturat pėr tė marrė PD-nė





    Kjo javė pritet qė tė jetė shumė vendimtare pėr Partinė Demokratike pasi pėrkon dhe me fillimin e procesit tė zgjedhjes sė kryetarit tė ri, pas 21 vite tė drejtimit nga Sali Berisha. Pas dorėheqjes, si pasojė e humbjes sė thellė pėrballė koalicionit tė majtė, tė djathtėt janė nė udhėkryq pėr tė gjetur fig-urėn e cila do tė drejtojė PD-nė drejt zgjedhjeve vendore tė 2015-s, qė do tė jenė ed-he sfida e parė pėr kreun e ri.

    Mė i kuotuari nga kandidatėt ėshtė Lulzim Basha, kryetari aktual i Bashkisė sė Tiranės, i vetmi qė ka fituar pėrballė Edi Ramės dy vjet mė parė, edhe pse mes shumė kontestimeve. Basha iu bashkua Partisė Demokratike tė Shqipėrisė nė janar tė vitit 2005 si Koordinator i Komitetit tė Orientimit tė Politikave (KOP) nė Partinė Demokratike nė Tiranė, duke qenė pėrgjegjės pėr ekspertėt dhe komisionet e KOP-it nė pėrgatitjen, diskutimin dhe shpalljen e 17 projekt-platformave qeverisėse pėr Partinė Demokratike. Ai u bė anėtar i kryesisė sė partisė nė maj tė atij viti dhe shėrbeu si zėdhėnės i PD-sė gjatė zgjedhjeve parlamentare vitit 2005, nė tė cilat ai u zgjodh nė Kuvendin e Shqipėrisė si deputet i zonės zgjedhore nr. 33 nė Tiranė.
    Pas zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2005, Lulzim Basha u bė Ministėr i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku shėrbeu pėr njė peri-udhė prej dy vjetėsh, derisa ai u emėrua Ministėr i Punėve tė Jashtme nė vitin 2007. Nė vitin 2007 Prokurori i Pėrgjithshėm i Shqipėrisė, Theodhori Sollaku, do t’i kėrkonte parlamentit tė heqė imunitetin e Bashės nga ndjekja penale nė mėnyrė qė ai mund tė fillonte njė hetim me akuzėn pėr korrupsion dhe abuzim tė pushtetit nė lidhje me dhėnien e kontratės sė ndėrtimit tė autostradės Durrės-Kukės njė kompanie tė pėrbashkėt amerikano-turke. Por, shumė shpejt do tė vinte edhe hakmarrja ndaj Sollakut, i cili do tė shkarko-hej nga e djathta.
    Pas zgjedhjeve tė vitit 2009, Basha u emėrua si Ministėr i Brendshėm nė qeverinė e re Beri-sha, ku ishte dhe njė nga drejtuesit e Policisė nė 21 janar, ku mbetėn tė vrarė katėr demonstrues tė opozitės. Por, ngjitja e shpejtė nė strukturat mė tė larta drejtuese tė PD-sė brenda 8 viteve ngjalli jo pak xhelozi dhe te Sekretari Organizativ, Ridvan Bode dhe te kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, qė tė dy pretendentė tė fortė pėr tė zėnė vendin e Berishės, nėse PD do tė humbte.

    Por, pas humbjes sė thellė edhe nė zonat e tyre, si Ridvan Bode, ashtu edhe Jozefina Topalli, janė shprehur se nuk kanė nė plan qė tė garojnė pėr kreun e PD-sė. Aq mė tepėr qė nė PD ėshtė ende si deputet dhe njė figurė e fortė si kryeministri Sali Berisha, i cili mbėshtet fuqishėm Lulzim Bashėn. Njė tjetėr kandidaturė qė pritet tė garojė ėshtė edhe ministri i transporteve Sokol Olldashi. Edhe Olldashi ka tentuar tė pėrballet direkt me liderin e sė majtės, Edi Ra-ma, pėr kryetar bashkie nė Tiranė, ndonėse pėsoi njė humbje tė thellė me 20 mijė vota diferencė. Qė nga koha e studimeve pėr jurisprudencė fillon tė punojė si gazetar nė Agjencinė Telegrafike Shqip-tare dhe mė pas nė gazetėn “Albania”, mė vonė bėhet kryeredaktor i televizionit ATN.

    Vihet nė krye tė Forumit Rinor tė Partisė Demokratike dhe nė vitin 2001 zgjidhet de-putet nė Parlament. Nė vinitn 2005 mban postin e Ministrit tė Brendshėm, Qė nga viti 62007, emėrohet nė postin e Ministrit tė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit nė qeverinė Berisha. Ministri Olldashi ėshtė njė nga ministrat mė jetėgjatė tė qeverisė Berisha.
    Gjithsesi, pas rezultateve tė dobėta nė qarkun e Fierit, ka pak shanse. Burime nga PD thonė qė njė tjetėr kandidaturė do tė jetė nga qarku i Elbasanit.
    Nuk do tė jetė ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili kryesoi garėn e PD-sė nė kėtė qark, por Eduard Selami. Humbja nė zgjedhje e Imamit por edhe skandalet e njėpasnjėshme nė dikasterin qė ai drejton, kanė ulur ndjeshėm reputacionin nė radhėt e demokratėve. Eduard Selami, edhe pse shihet si njė ardhje e re nė kėto zgjedhje, pas njė largimi shumėvjeēar, vėshtirė se do tė arrijė tė bindė grupet brenda PD-sė.
    http://www.botasot.info/shqiperia/23...e-marre-pd-ne/

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    ska fort rendesi tani kush zgjidhet..

    per cilindo qe do zgjidhet seli rozja e ka gati paketen me shpifje intriga e kurthe..

    me rendesi eshe se..

    sot krejt shqiptarhanja kudo ku jeton prej konispoli e der ne podujev.. eshte nen thundren e enverizmes..


    dhe eshte nje enerverizem shum me i djallzuar e i felliqur e barbar se enverizma e vjeter..

    dhe me e lezetshmja eshte se.. kjo mafiiii pocaqi.. u mbeshtet nga usa dhe europa te vij ne pushtet..

    dhe se vet populli me qejf e solli me vot..

    per mua 23 qershori eshte dita me e zeze ne historin 100 e ca vjecare te shqiptarve..


    .

    ..

  11. #11
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Aleksandėr Biberaj hedh kandidaturėn pėr kreun e PD: Do marr pėrgjegjėsitė
    Ky legeni ben mire nqs kandidon sepse do i vije dita ku do injorohet njehere e pergjithmone. Personi me negativ qe ka pasur ndonjehere PD.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ska fort rendesi tani kush zgjidhet..

    per cilindo qe do zgjidhet seli rozja e ka gati paketen me shpifje intriga e kurthe..

    me rendesi eshe se..

    sot krejt shqiptarhanja kudo ku jeton prej konispoli e der ne podujev.. eshte nen thundren e enverizmes..


    dhe eshte nje enerverizem shum me i djallzuar e i felliqur e barbar se enverizma e vjeter..

    dhe me e lezetshmja eshte se.. kjo mafiiii pocaqi.. u mbeshtet nga usa dhe europa te vij ne pushtet..

    dhe se vet populli me qejf e solli me vot..

    per mua 23 qershori eshte dita me e zeze ne historin 100 e ca vjecare te shqiptarve..


    .

    ..
    ne sistemin kapitalist shteti nuk ka fare rendesi
    njerzit jane te lire te hapin, zhvillojne biznese, punsojne njerzit qe duan, paguajne taksen morale per shtetin dhe vendin e tyre, pasurohen.
    harroje stalinizmin se shumica e atyre qe kane votuar per edi ramen nuk kane buke te hane.
    ishte gje e mire qe humbi berisha, shqiptaret tani do e kuptojne kotesine e te majteve. pas 2 vjetesh PD me ne krye lul bashen kthehet ne pushtet.

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Personi me kapital politik qe meriton te drejtoje PD eshte kryetari i bashkise Tirane Lulzim Basha. Duke qene drejtuesi i bashkise me te madhe te vendit, duke qene edhe njeriu qe fitoi garen elektorale me Ramen 2 vjet me pare, ai do te ishte de-fakto njeriu qe duhej te drejtonte PD ku merita merret si baze. Nese Basha do te zgjidhej kryetar i PD, atij do t'i duhej te balanconte dy detyra, ate te bashkise dhe ate te PD dhe ai ka bere nje emer ne Tirane duke u premtuar qytetareve qe ai do te punoje per zgjidhjen e problemeve te tyre, e jo me politizimin sic beri paardhesi i tij per 4 vjet. Per kete arsye, Basha duhet te terhiqet nga gara e duhet te shprehet publikisht se ai nuk mund te pranoje te beje te njejtin gabim qe beri Edi Rama. Nuk mund te vere para interesave te qytetareve te Tiranes interesin e PD. Ne fakt, fakti qe ai drejton Bashkine Tirane e kthen ate njeriun me te rendesishem politik ne vend pas kryeministrit te vendit, pasi Tirana ka 32 mandate deputetesh dhe popullsia e qarkut po vjen ne rritje nga zgjedhjet ne zgjedhje.

    Kryetar i PD duhet te zgjidhet Eduard Selami. Arsyet per kete jane dy. Duke qene nje njeri i riardhur rrishtas ne Tirane e ne politiken shqiptare nga Amerika, zgjedhja e tij ne krye te PD do te shihej si nje armespushim. Askush nga ata qe kane ambicie per te drejtuar PD-ne nuk do te ndiheshin keq me Selamin ne krye te PD. Por kjo nuk do te ishte e vertete nese nje person tjeter politik nga ish-ministrat e Berishes do te zgjidhej kryetar. Arsyeja tjeter eshte se kryetari i ri do te jete nje figure tranzitore ne PD ne kalimin nga PD e udhehequr nga Berisha, ne PD e udhehequr nga dikush tjeter. Eshte e rendesishme qe kreu i ardhshem i PD te jete nje njeri qe nuk mund te akuzohet dot nga pozita si "njeri i Berishes" dhe mund te krijoje nje besim te ri tek elektorati shqiptar per kete parti. Eduard Selami i permbush shume mire keto kritere dhe eshte nje njeri i qete, i matur, me kulture dhe gezon lidhje e mbeshtetjen e duhur ne Departamentin e Shtetit amerikan. Ai nuk eshte Sali Berisha dhe fryma qe ai do te sjelle ne drejtimin e PD ne opozite do te jete nje fryme e opozites institucionale evropiane, duke bere nje kontrast te thelle me njerez te pozites qe jane gati te gjithe produkte te kenetes politike shqiptare.

    Detyra e re e kryetarit te PD do te jete rinovimi i gjithe strukturave te kesaj partie ne cdo qark, qytet e fshat te vendit. Detyra tjeter eshte hapja e nje linje direkte komunikimi me elektoratin shqiptar, ku qendrimi qe opozita mban jane ne nje linje me ate qe shumica e opinionit publik shqiptar perfaqeson. Nje nga arsyet kryesore te humbjes se PD ne keto zgjedhje eshte se ajo humbi kontaktin me realitetin ne te cilin jeton zgjedhesi shqiptar.

    Vota ime per Eduard Selamin kryetar te PD.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-07-2013 mė 11:59

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Kreu i ri i PD-sė, Patozi: Nuk kandidoj, do respektoj ēdo kandidaturė dinjitoze

    TIRANE - Numri dy i demokratėve Astrit Patozi nuk do tė jetė pjesė e garės pėr kreun e ri tė selisė blu. Ndėrsa deklaron se do tė japė kontributin e tij nė kėtė proces, Patozi thotė se do tė respektojė ēdo kandidaturė tė denjė dhe se do tė hedhė poshtė me neveri atė tė ēdo sharlatani, por pa cituar ndonjė emėr konkret.

    “Jam pjesė e pėrgjegjėsisė. Nėse kryetari i partisė merr pėrsipėr tė gjitha pėrgjegjėsitė, sigurisht qė nė radhė tė dytė mė takon mua qė tė marr pėrgjegjėsitė e mija. Duke e ndjerė veten pjesė e kėsaj pėrgjegjėsie, unė nuk jam pjesė e kėtij procesi, nuk kandidoj pėr kryetar tė Partisė Demokratike. Por unė mund tė them paraprakisht qė do tė vlerėsoj dhe respektoj ēdo kandidaturė dinjitoze, por do tė hedh poshtė me neveri ēdo sharlatan i cili pėrpiqet tė pėrfitojė diēka nė kėtė proces, krejtėsisht normal dhe demokratik.”- deklaroi Patozi.

    Ndėrkaq gara pėr pasuesin e Sali Berishės, sipas Patozit, duhet tė jetė e ndershme dhe se humbėsi duhet tė pranojė rezultatin.

    “Mendoj se PD nė kėtė fazė ringritjeje ka nevojė pėr njė garė tė fortė dhe reale, po aq sa dhe pėr fair play, apo pėr lojė tė ndershme. Gjykoj se puna e parė qė bėn kryetari i ri i shtrin dorėn bashkėpunimit me rivalėt e mundshėm nė garėn brenda llojit, ndėrkohė qė tė tjerėt duhet t’i urojnė atij fitoren dhe tė bėhen pjesė e tė ardhmes sė PD-sė.”- u shpreh Patozi.

    Kjo e hėnė mbylli edhe anėtarėsimet nė PD ku kryetari i ri i demokratėve do tė zgjidhet sipas parimit njė anėtar njė votė. Ndėrsa tė enjten merr fund zyrtarizimi i kandidatėve pėr kreun e selisė blu.

    (er.nu/news24/BalkanWeb)

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    eduardi ishte mire duke shite makina ne florida, ti rikthehesh politikes eshte si ti ri-kthehesh gruas se ndare

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Personi me kapital politik qe meriton te drejtoje PD eshte kryetari i bashkise Tirane Lulzim Basha. Duke qene drejtuesi i bashkise me te madhe te vendit, duke qene edhe njeriu qe fitoi garen elektorale me Ramen 2 vjet me pare, ai do te ishte de-fakto njeriu qe duhej te drejtonte PD ku merita merret si baze. Nese Basha do te zgjidhej kryetar i PD, atij do t'i duhej te balanconte dy detyra, ate te bashkise dhe ate te PD dhe ai ka bere nje emer ne Tirane duke u premtuar qytetareve qe ai do te punoje per zgjidhjen e problemeve te tyre, e jo me politizimin sic beri paardhesi i tij per 4 vjet. Per kete arsye, Basha duhet te terhiqet nga gara e duhet te shprehet publikisht se ai nuk mund te pranoje te beje te njejtin gabim qe beri Edi Rama. Nuk mund te vere para interesave te qytetareve te Tiranes interesin e PD. Ne fakt, fakti qe ai drejton Bashkine Tirane e kthen ate njeriun me te rendesishem politik ne vend pas kryeministrit te vendit, pasi Tirana ka 32 mandate deputetesh dhe popullsia e qarkut po vjen ne rritje nga zgjedhjet ne zgjedhje.

    Kryetar i PD duhet te zgjidhet Eduard Islami. Arsyet per kete jane dy. Duke qene nje njeri i riardhur rrishtas ne Tirane e ne politiken shqiptare nga Amerika, zgjedhja e tij ne krye te PD do te shihej si nje armespushim. Askush nga ata qe kane ambicie per te drejtuar PD-ne nuk do te ndiheshin keq me Islamin ne krye te PD. Por kjo nuk do te ishte e vertete nese nje person tjeter politik nga ish-ministrat e Berishes do te zgjidhej kryetar. Arsyeja tjeter eshte se kryetari i ri do te jete nje figure tranzitore ne PD ne kalimin nga PD e udhehequr nga Berisha, ne PD e udhehequr nga dikush tjeter. Eshte e rendesishme qe kreu i ardhshem i PD te jete nje njeri qe nuk mund te akuzohet dot nga pozita si "njeri i Berishes" dhe mund te krijoje nje besim te ri tek elektorati shqiptar per kete parti. Eduard Islami i permbush shume mire keto kritere dhe eshte nje njeri i qete, i matur, me kulture dhe gezon lidhje e mbeshtetjen e duhur ne Departamentin e Shtetit amerikan. Ai nuk eshte Sali Berisha dhe fryma qe ai do te sjelle ne drejtimin e PD ne opozite do te jete nje fryme e opozites institucionale evropiane, duke bere nje kontrast te thelle me njerez te pozites qe jane gati te gjithe produkte te kenetes politike shqiptare.

    Detyra e re e kryetarit te PD do te jete rinovimi i gjithe strukturave te kesaj partie ne cdo qark, qytet e fshat te vendit. Detyra tjeter eshte hapja e nje linje direkte komunikimi me elektoratin shqiptar, ku qendrimi qe opozita mban jane ne nje linje me ate qe shumica e opinionit publik shqiptar perfaqeson. Nje nga arsyet kryesore te humbjes se PD ne keto zgjedhje eshte se ajo humbi kontaktin me realitetin ne te cilin jeton zgjedhesi shqiptar.

    Vota ime per Eduard Selamin kryetar te PD.

    Albo
    Ti ende shpreson ende ne rikthimin e Berishes, prandaj propozon kandidaturen e Eduard Selami, i cili nuk ka as shansa minimale per te fituar ndonje zgjedhje...
    Nese zgjedhet Basha shanset e Berishes per t'u kthyer edhe nje here ne krye te Partise dhe ndoshta edhe si Kryeminister i Shqiperise bien dramatikisht.

    Perndryshe, ne Shqiperi nuk zgjedhesh Kryeminister apo edhe Kryebashkiak i kryeqytetit etj., nese nuk je karzmatik. Tipat e merzitshem, pavaresisht a i quan te qete, te matur, me kulture..., nuk zgjedhen ne poste te tilla. Ky tip politikani edhe ne krye te partise do te ishte vetem zgjedhje provizorike apo do t'ia ruante karrigen ose Berishes ose Bashes etj., varesisht nga zhvillimet politike, per zgjedhjet e ardhshme.

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Ti ende shpreson ende ne rikthimin e Berishes, prandaj propozon kandidaturen e Eduard Selami, i cili nuk ka as shansa minimale per te fituar ndonje zgjedhje...
    Nese zgjedhet Basha shanset e Berishes per t'u kthyer edhe nje here ne krye te Partise dhe ndoshta edhe si Kryeminister i Shqiperise bien dramatikisht.
    Garancia e rikthimit te PD ne pushtet e ka emrin Edi Rama! Te gjithe e dine, si te majtet edhe te djathtet, qe Edi Rama nuk ka kapacitetin mendor e profesional qe te qeverisi vendin, dhe deshtimi i tij ne qeverisje eshte i garantuar. Pakenaqesia qe do te sjelli ne popull keqqeverisja do te jete e tille, sa Edi Rama nuk do te jete ne gjendje te mbylli nje mandat si kryeminister i vendit. Dhe socialistet do bejne ate qe bene edhe dekaden e kaluar, do nderrojne kryeministrat njeri pas tjetrit. Problemi kesaj rradhe eshte se Edi Rama nuk eshte Fatos Nano dhe nuk e leshon drejtimin e qeverise kollaj. Dhe kjo do te sjelli rrezimin e qeverise se tij ne Kuvend me votat e LSI dhe opozites.

    Lulzim Basha eshte njeriu qe Sali Berisha katapultoi ne drejtimin e PD dhe njeriu qe vete Sali Berisha do te deshironte te shihte ne krye te PD. Prandaj kjo ideja se Lulzim Basha eshte larg Berishes tregon se sa pak e njeh ti politiken shqiptare. Sherbimin me te madh Lulzim Basha PD dhe te djathteve nuk do t'ua beje duke mbajtur fjalimore para mediave perdite, sic beri Edi Rama per 8 vjet ne opozite, por duke krijuar nje model te ri ne qeverisjen e bashkise me te madhe ne vend ku jeton gati gjysma e popullsise se Shqiperise. Nese Lulzim Basha eshte i suksesshem ne drejtimin e bashkise dhe u jep zgjidhje konkrete problemeve te qytetareve, ai do te fitoje jo vetem besimin e qytetareve te Tiranes pa dallime politike, por ai do te krijoje edhe nje kontrast te thelle me qeverisjen e Rames. Dhe ky kontrast ne qeverisje eshte ajo qe ndryshon mendje njerezish dhe jo emrat e pervecem apo titujt qe mban.

    Sali Berisha do te vazhdoje te kete nje ndikim te madh jo vetem ne PD por edhe ne parlamentin shqiptar si deputet i demokrateve. Si njeriu me i votebesuar i pluralizmit shqiptar, besimi qe ai gezon ne elektorat eshte i paaritshem nga ndonjeri prej kastes se politikaneve te tjere shqiptare te te gjitha ngjyrave. Sali Berisha nuk vjen me ne krye te PD dhe nuk vjen me as ne krye te qeverise por do te punoje si konsulent larg syve te publikut per drejtuesit e rinj te PD-se.

    Sa per mungesen e karizmes se Eduard Selamit, hidhi nje sy karizmes se njeriut qe do te jete kryeminister i ardhshem i Shqiperise! Ai fitoi zgjedhjet pasi emri i tij nuk ishte Sali Berisha. Kur Edi Rama te mbaroje misionin e tij, ai do te kete humbur jo vetem besimin e elektoratit shqiptar tek PS, por ai do te prishi edhe aleancen e brishte te te majteve. Dhe kete ta garantoj une pasi i tille eshte majmuni i cirkut Edi Rama.

    Albo

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Garancia e rikthimit te PD ne pushtet e ka emrin Edi Rama! Te gjithe e dine, si te majtet edhe te djathtet, qe Edi Rama nuk ka kapacitetin mendor e profesional qe te qeverisi vendin, dhe deshtimi i tij ne qeverisje eshte i garantuar. Pakenaqesia qe do te sjelli ne popull keqqeverisja do te jete e tille, sa Edi Rama nuk do te jete ne gjendje te mbylli nje mandat si kryeminister i vendit. Dhe socialistet do bejne ate qe bene edhe dekaden e kaluar, do nderrojne kryeministrat njeri pas tjetrit. Problemi kesaj rradhe eshte se Edi Rama nuk eshte Fatos Nano dhe nuk e leshon drejtimin e qeverise kollaj. Dhe kjo do te sjelli rrezimin e qeverise se tij ne Kuvend me votat e LSI dhe opozites.

    Lulzim Basha eshte njeriu qe Sali Berisha katapultoi ne drejtimin e PD dhe njeriu qe vete Sali Berisha do te deshironte te shihte ne krye te PD. Prandaj kjo ideja se Lulzim Basha eshte larg Berishes tregon se sa pak e njeh ti politiken shqiptare. Sherbimin me te madh Lulzim Basha PD dhe te djathteve nuk do t'ua beje duke mbajtur fjalimore para mediave perdite, sic beri Edi Rama per 8 vjet ne opozite, por duke krijuar nje model te ri ne qeverisjen e bashkise me te madhe ne vend ku jeton gati gjysma e popullsise se Shqiperise. Nese Lulzim Basha eshte i suksesshem ne drejtimin e bashkise dhe u jep zgjidhje konkrete problemeve te qytetareve, ai do te fitoje jo vetem besimin e qytetareve te Tiranes pa dallime politike, por ai do te krijoje edhe nje kontrast te thelle me qeverisjen e Rames. Dhe ky kontrast ne qeverisje eshte ajo qe ndryshon mendje njerezish dhe jo emrat e pervecem apo titujt qe mban.

    Sali Berisha do te vazhdoje te kete nje ndikim te madh jo vetem ne PD por edhe ne parlamentin shqiptar si deputet i demokrateve. Si njeriu me i votebesuar i pluralizmit shqiptar, besimi qe ai gezon ne elektorat eshte i paaritshem nga ndonjeri prej kastes se politikaneve te tjere shqiptare te te gjitha ngjyrave. Sali Berisha nuk vjen me ne krye te PD dhe nuk vjen me as ne krye te qeverise por do te punoje si konsulent larg syve te publikut per drejtuesit e rinj te PD-se.

    Sa per mungesen e karizmes se Eduard Selamit, hidhi nje sy karizmes se njeriut qe do te jete kryeminister i ardhshem i Shqiperise! Ai fitoi zgjedhjet pasi emri i tij nuk ishte Sali Berisha. Kur Edi Rama te mbaroje misionin e tij, ai do te kete humbur jo vetem besimin e elektoratit shqiptar tek PS, por ai do te prishi edhe aleancen e brishte te te majteve. Dhe kete ta garantoj une pasi i tille eshte majmuni i cirkut Edi Rama.

    Albo
    Edhe A. Merkel ne Gjemani u "katapultua" nga H. Kohl ne krye te partise konzervatore ne Gjermani (CDU). Madje eshte quajtur edhe "Vajza e Kohl-it". Megjithat, kjo gje nuk e ka penguar A. Merkel per t'ia kthyer shpinen ne momentin me te volitshem...
    Edhe ne rastin e Bashes ne parim nuk qendron ndryshe. Ne politik nuk ka miqesi te vertete, edhe pse te shqipetaret ekzistojne edhe lidhje tjera familjare, biznesore apo edhe te aferave te ndryshme (korruptive) te perbashketa, te cilat i detyrojne njerezit te bashkepunojne edhe pa vullnetin e tyre.

    Sidoqofte, une askund nuk thashe se Basha eshte ne armiqesi me Berishen, por se Basha eshte me veshtire te largohet nga posti i kryetarit te PD-se nese Berisha ka ambicje edhe per nje mandat tjeter si Kryeminister, varesisht prej zhvillimeve politike te 2 apo 3 viteve te ardhshme. Apo edhe nese Basha nderkohe sjellet ne kundershtim me interesat e Berishes. Cdo kandidat tjeter, sidomos ai i propozuarai nga ti eshte lehtesisht i zevendesueshem, edhe nese jo direkt me Berishen, se paku me ndonje te perzgjedhur tjeter te Berishes.

    Perndryshe, ne te gjitha shkrimet tua shihet qartazi se ende nuk je i gatshem te panosh se koha e Berishes ka perenduar. Roli vendimtar i Berishes ne parti, ne Parlament etj., sic e pershkruan ti, eshte jo vetem shenje e qarte per simpatite tua te medha ndaj Berishes, por edhe e shpreses per nje rikthim te Berishes edhe ne krye te shtetit. Madje ti enderron se qeveria e majte do te deshtoi brenda pak muajsh, prandaj propozon qe te behet nje zgjedhje provizorike (me njeri te zevendesueshem), ne menyre qe jo Basha, por Berisha ta merr edhe nje here timonin, cofte edhe me ndihmen e LSI-se dhe vetem per nje apo dy vite deri ne zgjedhjet e ardhshme te jashtezakonshme.
    Sipas mendimit tim, frika jote kryesore eshte margjinalizimi i Berishes dhe zvogelimi i ndikimit te tij ne cdo aspekt, nese do te zgjidhej dikush si Basha ne krye te Partise. Dhe duke mos qene i bindur se Basha dhe ndonje i ri tjeter i PD-se do te jene ne gjendje te perballen suksesshem me "tandemin" Rama-Meta, se paku jo ne vitet e para, ti preferon kete zgjidhje me E. Selami. Thjeshte: Aktualisht nuk ke besimin e duhur te aftesite e Bashes per t'u perballur me kundershtar politik te kategorise Rama dhe Meta. Pavaresisht rezultatit te 2009 ne Tirane.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anėtarėsuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    O Albo pse ma fshit Postimin???
    Ska te drejte Robi te mendoje qe "Ciljeta Cilaga" Antare e PD te behet Kryetare Partie???

    Stjerner er dom som lyser i Mųrke

  20. #20
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Citim Postuar mė parė nga Tipiku Lexo Postimin
    O Albo pse ma fshit Postimin???
    Ska te drejte Robi te mendoje qe "Ciljeta Cilaga" Antare e PD te behet Kryetare Partie???
    ahahahah se ka pare lajmin ku Berisha thekson cdo anetare ka te drejte LOL


    Sa per temen, askush se meriton te jete kryetar i PD pervec Lulzim Bashes.
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •