Ēfarė i ka ndodhur Eduard Selamit dy vitet e fundit nė SHBA. Nga dėnimi nė Gjykatė i paditur nga dentisti i vet, te divorci dhe dėbimi nga shtėpia prej bashkėshortes Pegi, ish-Miss i viteve ’90. Faksimilet e dėnimit gjyqėsor, ngelja pa tė ardhura dhe pa punė. Historia qė zbulon arsyen e vėrtetė banale tė ndryshimit tė papritur nė qėndrimet ndaj Berishės…
Edward Selamaj (njohur edhe si Eduard Selami), ose profili i paautorizuar i njė emigranti tė papunė
Dalja mė e fundit e Eduard Selamit nė emisionin “Opinion” tė Blendi Fevziut dhe rreshtimi i tij pa kushte nė mbėshtetje tė Berishės nė kėtė pragfushate i bėri shumėkujt pėrshtypje dhe ēudi, nisur dhe nga qėndrimet kritike tė Selamit ndaj Berishės nė 17 vitet e fundit. Por ajo ēka shkaktoi diskutime tė tjezgjatura rreth kėsaj dalje tė Selamit, ishte pėrpjekja pėr tė gjetur motivet e vėrteta qė e bėnė Selamin tė bėnte kėtė ndryshim trajektoreje tė papritur. Disa folėn pėr ftesė tė beftė dhe kėmbėngulėse Berishės, me qėllimin pėr tė penguar negociatat e Selamit me Partinė e Bamir Topit. Tė tjerė folėn pėr njė “shqisė tė gjashtė” tė Selamit, i cili ka gjetur momentin mė tė pėrshtatshėm pėr tė “futur kėmbėt” dhe pėr tė luftuar pėr drejtimin e Partisė Demokratike nė kėtė fund tė mandatit tė dytė e tė shumėkonsumuar tė demokratėve. Pati dhe nga ata qė kapėrcyen shumė me imagjinatė duke e shpjeguar mbėrritjen e Selamit, si njė “direktivė amerikane” me qėllim influencimin e rrymave liberale nė PD-nė e atrofizuar nėn dominimin absolut tė Berishės. A mund tė ketė shpjegime tė tjera pėr tė mbėrritur te shtysat e kėsaj lėvizje tė Selamit? Njė tentativė pėr t’iu afruar sa mė shumė dhe me objektivizėm asaj qė realisht po ndodh, ndoshta do tė ishte pyetja se nga erdhi, mė shumė se pyetja se ku do tė shkojė.
Amerikani
Nė pėrpjekje pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj pyetje gazeta “DITA” ka mbledhur njė sėrė informacionesh dhe tė dhėnash qė hedhin dritė mbi jetėn nė Shtetet e Bashkuara tė Eduard Selamit qė prej largimit tė tij nė vitin 1996. Kur flasim pėr Selamin nė Amerikė duhet tė kemi parasysh se gjeneralitetet shqiptare nuk pijnė ujė. Ai nė Shtetet e Bashkuara njihet si shtetasi “Edward Selamaj”. Kėshtu vendosi tė regjistrohej nė tokėn e premtuar kur shkeli 17 vite mė parė sėbashku me bashkėshorten. Pasi Selami nuk arriti tė marrė ndonjė diplomė nė universitetet ku shkoi me bursėn mė tė mirė amerikane – bursėn Fullbrajt – u vendos fillimisht nė Bronks e pastaj nė zonėn e Virxhinias, ndėrsa nė muajt dhe vitet e para vazhdonte tė kishte kontakte me disa personalitete amerikane qė i kishte njohur nga pozita e tij e dikurshme nė Tiranė si njė ndėr drejtuesit kryesorė tė Partisė Demokratike.
Nė vitin 1997, nė kulmin e rrėmujės ai u kthye pėr pak ditė duke pretenduar se i kishte sjellė Berishės “njė mesazh nga njė mik i fuqishėm amerikan”, por Berisha nuk denjoi ta priste nė zyrė. Pas kėsaj orvatje Selami kthehet nė Amerikė, pėr tė qėndruar gjatė pa ardhur nė Shqipėri… Shumė gjatė. Shkėlqimin dhe vėmendjen qė e kishte tė rezervuar nga statusi shoqėror nė Shqipėri, i duhej ta harronte nė tokėn e premtuar, kėshtuqė Edward Selamajt i duhej tė siguronte jetesėn dhe nisi tė kėrkonte pėr punė.
Automobila
Pas njė experience tė shkurtėr me shitjen e makinave tė pėrdorura nė Bronks, nė vitin 1999 Edward Selamaj nisi punė nė njė kompani tė quajtur “Charles Barker”. Kompania ndodhet nė rajonin “Virginia Beach” dhe ėshtė njė koncesionar, kryesisht pėr automobila tė markave japoneze. Shtetasi Selamaj punoi pėr afro njė dekadė nė zanatin e shitjes sė automobilave. Pjesėn mė tė madhe tė kėsaj dekade si shitės makinash e kaloi nė kompaninė “Charles Barker”, por pak kohė punoi dhe nė koncesionarin zyrtar tė kompanisė “Toyota” nė “Virginia Beach”. Statusi i tij gjatė gjithė kėsaj dekade si shitės automobilash ka qenė agjent shitjesh, pra dikush qė telefononte, priste dhe pėrcillte blerės tė ndryshėm tė interesuar nė blerjen e njė automjeti. Herė pas here shfaqej edhe nė Zėrin e Amerikės, ku e ftonte Elez Biberaj, me tė cilin ishte njohur e miqėsuar qė nė fillimin e viteve 90’, fliste dhe analizonte situatėn politike nė Shqipėri dhe mė pas kthehej te automobilat.
Agjenti i pronave
Nė vitin 2008 Edward Selamaj vendosi tė heqė dorė nga zanati i makina-shitėsit. Ai mendoi se do gjente begatinė duke shfrytėzuar tregun e pamatė tė shitjes sė pronave tė patundshme nė Shtetet e Bashkuara. Zgjodhi njė periudhė tė keqe, pasi bash nė kėtė vit, nė SHBA shpėrtheu kriza ekonomike, e cila nė gjenezė tė saj kishte abuzimet dhe humbjet me kreditė e kėqija pėr pronat e paluajtshme. Megjithatė Selamaj kėmbėnguli pėr t’u bėrė pjesė e kėtij tregu, madje kėtė vit nisi punė si bashkėpunėtor i jashtėm i njė kompanie real-estate tė quajtur “Prudential Toėn”. Selamaj kėrkoi dhe punoi shumė tė bėhej pjesė e stafit tė kėsaj kompanie por tė dhėnat sugjerojnė se ai mundi tė ishte vetėm njė bashkėpunėtor “part time” i saj. Nė vitin 2009 ai aplikoi pėr tė marrė njė licensė si agjent i pronave tė paluajtshme, licensė tė cilėn e siguroi nė fillim tė vitit 2010. Nė kėtė kohė nisi tė punonte pėr njė tjetėr kompani lokale nė real-estate tė quajtur “Country Real Estate”.
Por tregu nuk ishte i lehtė dhe pėrveē vėshtirėsive nė punė Selamajt po i trokisnin dhe problemet nė rrafshin familjar. Eduard Selami viziton sėrish Shqipėrinė nė vitin 2010, jep edhe njė intervistė pėr “Top-Channel”, kritikon sėrish Berishėn dhe niset prapė pėr nė Shtetet e Bashkuara. Asokohe u fol se ardhja e tij ishte njė kerkesė e tėrthortė ndaj Berishės pėr ta bėrė kandidat pėr kryetar Bashkie nė Tiranė. Por Berisha, kishte punė tė tjera nė mendje dhe me siguri qė nuk kishte ngutin e Selamit.
Nga viti 2011 e deri nė mėtimin sė fundmi nė Tiranė ka qenė kohė e vėshtirė pėr Edwardin. Pėr Selamajn nisi njė periudhė tejet e vėshtirė me financat dhe tė ardhurat e veta. Flet vetė edhe padia qė ka bėrė ndaj tij njė klinikė dentare e cila i kėrkonte atij qė tė paguante shėrbimin e kryer pėr rregullimin e dhėmbėve. Bėhej fjalė nė total pėr njė pagesė prej… 300 dollarėsh. “Konikoff Dental Associates INC” quhet klinika dentare qė paditi pėr mashtrim dhe dėm shtetasin Edward Selamaj, i cili nė fund tė gjykimit mė 21 korrik tė vitit 2011 duhej tė paguante njė total prej 600 dollarėsh duke pėrfshirė dhe shpenzimet e gjyqit.
Por problemet nuk kanė tė mbaruar pėr tė pasi mė 15 Nėntor tė vitit 2011 bashkėshortja e tij Pegi depozitoi nė gjykatė njė kėrkesė pėr divorc. Pegi Vreto (Peggy Selamaj nė dokumenta) njihet si njė nga MISS-et e fillim viteve 90’. Ēifti ka tre fėmijė. Divorci u miratua diku nga Shkurti i vitit 2012. Por gjashtė muaj mė vonė mė 31 Korrik 2012 sėrish bashkėshortja e tij depoziton njė tjetėr kallėzim nė gjykatė ku madje kėrkon largimin e tij tė menjėhershėm nga banesa, Selamaj pėr disa kohė u sistemua nė shtėpinė e tė vėllait tė tij i cili jeton gjithashtu nė Shtetet e Bashkuara. Gjatė vitit 2012 shtetasi Selamaj duket se ka punuar pėr disa kohė edhe taksist nė “New York” pėr tė siguruar jetesėn. Pas gati 17 vitesh emigracion nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Edward Selamaj e gjeti veten pa njė perspektivė dhe pa zanat dhe me njė familje tė copėtuar. Dhe u shfaq nė Tiranė, nė emisionin e Blendi Fevziut, nga ku na bėri tė gjithėve tė ditur se 17 vite oponencė ndaj Berishės kishin marrė fund dhe se ishte i gatshėm tė rreshtohej pranė tij pa ekuivok.
Krijoni Kontakt