Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 110
  1. #101
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Kryetari i ri i PD, tė gjitha detajet e votimit dhe numėrimit

    Nevila Perndoj

    TIRANĖ Nė orėt e vona tė mbrėmjes sė 22 korrikut, nė hollin e Pallatit tė Kongreseve, anėtarėt e Komisionit tė Organizimit dhe Kontrollit tė Operacioneve Elektorale apo siē njihet ndryshe “KQZ”, (strukturė e ngritur pranė Partisė Demokratike) do tė presin kutitė e para tė votimit pėr kryetarin e ri tė PD-sė, pėr tė filluar mė pas numėrimin pikėrisht aty. Burime nga PD-ja thanė dje pėr gazetėn “Mapo” se numėrimi i 100 kutive tė votimit qė do tė shpėrndahen nė rrethe, do tė bėhet nė Tiranė, por jo nė selinė e Partisė Demokratike. Organizatorėt e kėtij procesi kanė dėrguar tashmė njė shkresė zyrtare pranė institucionit mė tė lartė tė administrimit tė zgjedhjeve, KQZ, pėr tė marrė prej tij vetėm 100 kuti votimi (numėr i vogėl ky pėr gjithė anėtarėsinė) dhe 300 dhoma tė fshehta, ku pritet tė votojnė rreth 100 mijė anėtarė tė Partisė Demokratike. Kur mbetet edhe njė javė nga pėrfundimi i fushatės Basha-Olldashi, Komisioni i Organizimit ka marrė masat pėr ecurinė e gjithė procesit, duke i dhėnė fund edhe miratimit tė fletės sė votimit, e cila mendohet se do tė ketė disa elemente sigurie. Ajo ėshtė njė fletė e vogėl e pėrmasave

    A5, ku janė shkruar vetėm dy emrat e kandidatėve, Lulėzim Basha dhe Sokol Olldashi, sipas rendit alfabetik. Ndėrsa fushata deri nė procesin e votimit pritet tė vijojė e qetė dhe pa ndonjė surprizė, ajo qė pritet me interes ėshtė numri i anėtarėve qė do tė votojnė pėr kryetarin, si dhe ecuria e procesit tė numėrimit. Deri mė tash po diskutohet qė ky numėrim tė bėhet pa praninė e mediave, ndėrsa brenda sallės ku do tė numėrohen fletėt do tė ngrihen plot 10 grupe numėrimi. Secili grup numėrimi do tė ketė nė pėrbėrje katėr anėtarė; dy anėtarė do tė emėrohen nga Komisioni i Organizimit dhe dy tė tjerė do tė propozohen respektivisht nga Olldashi dhe Basha. Nė tė njėjtėn ditė, (22 korrik) gjatė paradites pritet qė tė ketė votim edhe nė selinė e PD-sė. Nė katin e dytė, nė sallėn e madhe tė Kėshillit Kombėtar, do tė vendoset njė kuti votimi e pajisur me pesė kode sigurie, ku pritet tė votojnė deputetėt aktualė, gjithė grupi i ardhshėm parlamentar si dhe tė gjithė anėtarėt aktualė tė Kėshillit Kombėtar. Nė selinė e Partisė Demokratike pritet qė tė votojė edhe anėtarėsia e nėndegės sė qendrės sė Tiranės, qė kap kryesisht zonėn e rrugės sė Kavajės dhe rreth saj. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit tė Operacioneve Elektorale ka shpėrndarė tashmė tek strukturat njė udhėzues zyrtar pėr qendrat e votimit qė do tė ngrihen. Pėr ēdo qendėr votimi ėshtė parashikuar tė ngrihet njė komision votimi me 5 anėtarė. Pėr grup-seksionet e qytetit Tiranė, 3 anėtarė do tė propozohen nga kryesia e grupseksionit, ndėrsa dy tė tjerėt do tė jenė pėrfaqėsues tė kandidatėve. Ndėrsa nė rrethe komisioni i votimit pėrbėhet nga sekretari i degės (nė mungesė tė tij nėnkryetari), dy anėtarė kryesie tė zgjedhur nė kryesinė e degės dhe dy pėrfaqėsues nga kandidatėt nė degėt pėrkatėse. Nė anėn tjetėr, lista pėrfundimtare e anėtarėsisė pritet tė miratohet ditėn e martė nė mbrėmje. Pėr tė votuar, njė anėtar i PD-sė duhet tė jetė i pajisur me kartėn dixhitale tė anėtarėsisė, si dhe kartė identiteti ose pasaportė biometrike. Hapja e qendrės sė votimit do tė bėhet nė orėn 08:00, ndėrsa mbyllja nė orėn 19:00 tė pasdites. Pas mbylljes sė votimit, kutitė, fletėt e papėrdorura, listat e anėtarėsisė dhe procesverbali i mbylljes se votimit administrohen nga komisioni i qendrės sė votimit. Anėtarėt e kėtij komisioni do tė jenė tė detyruar qė tė shoqėrojnė dhe tė dorėzojnė kutitė nė Tiranė pranė Komisionit tė Organizimit. Ky i fundit mė pas do tė merret me procesin e numėrimit qė do tė instalohet nė Pallatin e Kongreseve. Numėrimi i kutive tė votimit do tė fillojė vetėm pasi tė ketė mbėrritur edhe kutia e fundit e votimit nga rrethet.

    ”Nė tė njėjtėn ditė, (22 korrik) gjatė paradites pritet qė tė ketė votim edhe nė selinė e PD-sė. Nė katin e dytė, nė sallėn e madhe tė Kėshillit Kombėtar do tė vendoset njė kuti votimi e pajisur me pesė kode sigurie, ku pritet tė votojnė deputetėt aktuale, gjithė grupi i ardhshėm parlamentar si dhe tė gjithė anėtarėt aktualė tė Kėshillit Kombėtar. Nė selinė e Partisė Demokratike pritet qė tė votojė edhe anėtarėsia e nėndegės sė qendrės sė Tiranės, qė kap kryesisht zonėn e rrugės sė Kavajės dhe rreth saj”

    Procesi i votimit dhe i numėrimit

    1. Hapja e qendrės sė votimit do tė bėhet nė orėn 08:00, ndėrsa mbyllja nė orėn 19:00 tė pasdites

    2. Ēdo anėtar duhet tė jetė i pajisur me kartėn dixhitale tė anėtarėsisė, si dhe kartėn e identitetit ose pasaportėn biometrike.

    3. Anėtarėt do tė votojnė mbi njė fletė votimi e pėrmasave A5, ku nė tė janė shkruar vetėm dy emrat e kandidatėve, Lulėzim Basha dhe Sokol Olldashi, sipas rendit alfabetik

    4. Pas mbylljes sė votimit, kutitė e votimit, fletėt e papėrdorura, listat e anėtarėsisė dhe procesverbali i mbylljes se votimit administrohen nga komisioni i qendrės sė votimit

    5. Komisioni i qendrės sė votimit pėrbėhet nga pesė anėtarė, ku dy prej tyre u pėrkasin kandidatėve Olldashi dhe Basha.

    6. Komisioni i votimit do tė shoqėrojė dhe dorėzojė kutitė nė Tiranė, pranė Komisionit tė Organizimit.

    7. Komisioni i Organizimit ngre mė pas 10 grupe numėrimi nė hollin e Pallatit tė Kongreseve.

    8. Grupet e numėrimit pėrbėhen nga katėr anėtarė, 2 nga Komisioni i Organizimit dhe dy emra tė tjerė tė propozuar nga kandidatėt respektivė.

    9. Numėrimi i kutive tė votimit do tė fillojė nė Pallatin e Kongreseve, vetėm pasi tė mbėrrijė edhe kutia e fundit e votimit nga rrethet.

    10. Deri mė tani po diskutohet qė numėrimi i fletėve tė votimit tė bėhet pa praninė e medias.

    Berisha: Tė gjithė jemi “Sebastianė”

    Frymėzimin e radhės kryeministri Sali Berisha e ka marrė sėrish dje nga mesazhi i njė tė riu, Sebastian Dema, i cili ka komentuar fushatėn e Olldashit dhe Bashės pėr drejtimin e partisė. Nisur nga mesazhi i kėtij tė fundit, Berisha premton nė faqen e tij nė Facebook se shumė shpejt mazhoranca aktuale do tė kthehet nė opozitė. “Tė dashur miq, duke ju ndjekur ēdo ditė tek mbushni sallat nė takimet me kandidatėt pėr kryetar tė Partisė Demokratike, me vijnė vetishėm nė mendje fjalėt e tė riut Sebastian Dema, qė nė mesazhin e tij njė javė mė parė mė shkruan: “Unė jam shumė i ri dhe qė nga viti 2005 nuk isha mėsuar me humbjen e partisė me tė cilėn jam lidhur. Por dua tė tė them tė vėrtetėn, nuk e di se si, por qė nga dita qė u mor vesh humbja nė mėnyrė tė ēuditshme ndjej nė veten time njė forcė, njė energji qė unė kurrė nuk e kam ndjerė ndonjėherė pėr tė bėrė gjithēka qė kėta qė erdhėn nė pushtet t’i bėjmė prapė opozitė qė nė sekondat e para tė mandatit tjetėr, Sebastian Dema”. Pra, duke lexuar fjalėt e Sebastianit, sot pėr ne demokratėt nuk mund tė ketė koment tjetėr veēse: Tė gjithė jemi Sebastianė! Pėrpara!”- shkruan Berisha nė Facebook.

    MAPO

  2. #102
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Te rroje Lulezim Berisha!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Kjo nuk ka domethenje te madhe...
    Edhe ne vendet me te zhvilluara ndodhin gjera te ngjashme, ku rezultati i zgjedhjeve lokale nuk perputhet me relzultatin e zgjedhjeve nacionale.

    Sidoqofte, PS duhet te jete e lumtur qe nuk ishte Lulzim Basha ai qe kandidonte per Kryeminister, por Sali Berisha. Rezultati sipas te gjitha gjasave do te ishte dukshem me i ngushte, dhe madje as fitorja e se majtes nuk do te ishte e sigurte. Votuesi shqipetar ne zgjedhjet e kaluara ne radhe te pare e ndeshkoi Sali Berishen, kryesisht nga urrejtja per paraqitjet e tij te neveritshme gjate disa viteve te fundit.
    Fushaten e Tiranes e beri Basha per PD dhe rezultati ne do te ishte edhe me i thelle nese do te kandidonte vete per kryeminister sepse ne dy vjet kryetar nuk ka bere ASGJE per Tiranen. Per kete arsye humbi edhe ne lagjen e vet!

    Citim Postuar mė parė nga Pirate of Love Lexo Postimin
    ke per ta pare, si ka per ta debuar edhe nga qeveria. Mos u nis nga numri i votave, sepse jane relative shume relative. Keshtu llogariste edhe Saloja me gjysem milion perkrahes ne tubimin permbylles dhe i doli ndryshe. Jam i bindur qe Luli ne zgjedhjet e ardhshme ka per tu sifiduar e edhe nga aty debuar. Luli vie me eksperiencen e Juropes dhe shkollimin nga jashte e jo te kombinatit, njekohesisht eshte duke deshmuar per menaxhimin me sukses te Tiranes dhe e din saktesisht se me defa e kenge ra ky e ai nga fiku nuk fitohen zgjedhjet. Te shikojme si do perfundoj kete mandat Edvini dhe ky eshte rafali i fundit qe ai mund ta zbraz ne emer te rilindjes ne hava

    Nje gje dhe e sigurte qe duhet te ndodhi, qe ne Shqiperi duhet te vijne kuadro te reja, kudo e dergosh vendin para me Salo, Gramoz Ruēa e nomenklature, qe duan te vdesin edhe jashte pensioneve ne poste e kolltuqe shteti.
    Me cilin sy e pe ti menaxhimin e suksesshem te Tiranes?? Me ate me xham apo pa xham??? Me trego pak ti cfare ka bere Basha per Tiranen? E ke pare ti trafikun si eshte e rruget si jane bere? Kur isha tani mu duk vetja si ne xhungel!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xinxerfilli : 16-07-2013 mė 10:53

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Citim Postuar mė parė nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Fushaten e Tiranes e beri Basha per PD dhe rezultati ne do te ishte edhe me i thelle nese do te kandidonte vete per kryeminister sepse ne dy vjet kryetar nuk ka bere ASGJE per Tiranen. Per kete arsye humbi edhe ne lagjen e vet!
    Shumica e votuesve shqipetar nuk votojne mbi bazen e meritave te qeverise...

    Vota e zgjedhjeve te kaluara ishte qartazi vote ndeshkuese ndaj Berishes dhe jo (patjeter) vote per PS dhe LSI.
    Vete fakti qe LSI pjeserisht i shumefishoje votat, edhe pse ishte ne qeveri te perbashket me Berishen dhe megjithe aferen e njohur korruptive te vete liderit te kesaj partie, e cila u shoqerua edhe me doreheqjen e tij nga posti zyrtar, eshte tregues i qarte se votuesit shqipetar nuk i interesojne shume meritat, kontributet dhe jokontributet e liderve partiak.
    Votuesi shqipetar ne radhe te pare ndeshkon ate ose ata qe me sjelljet dhe paraqitjet e tyre publike e tejkalojne cdo kufi te se tolerueshmes, sic ishte rasti me S. Berishen. Gjerat tjera ne rastin me te mire jane te rendesise dytesore- pervec ndoshta ne raste te krizave te medha ekonomike dhe politike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 16-07-2013 mė 11:06

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Zgjedhjet nė PD si moment historik

    Nga Nebil ĒIKA

    Zgjedhjet pėr kryetarin e ri tė PD-sė pas dorėheqjes sė liderit historik tė kėsaj partie Sali Berisha kanė tėrhequr vėmendjen opinionit publik shqiptar mė shumė sesa pritej, aq sa ka lėnė nė hije zhvillimet nė kampin e majtė, qeverinė e re qė pritet tė dalė prej tij. Duhet thėnė se zhvillimet nė PD gjithnjė kanė tėrhequr vėmendjen e shqiptarėve qė nga themelimi i saj nė vitin 1990, por kjo garė pėr kryetarin e ri tė saj pėrbėn njė evenimet me tė vėrtetė historik.

    Zgjedhja e re e kryetarit tė PD-sė pas njė drejtimi 23-vjeēar nga Sali Berisha pėrbėn njė eveniment historik pėr disa arsye dhe jo vetėm pėr PD-nė, anėtarėt dhe elektoratin e saj. Partia Demokratike, e para forcė politike opozitare me komunizmin nė Shqipėri, lindi nė kushte tė vėshtira politike, ekonomike e shoqėrore, madje mund tė themi se ishte mundėsia maksimale e njė opozite antikomuniste nė ato kushte. E paqartė politikisht, pa njė filozofi politike tė pėrcaktuar, me elita pa ndonjė lidhje apo formim politik tė djathtė, PD-ja erdhi nė arenėn politike shqiptare si pėrfaqėsuese e zemėrimit popullor dhe reagimit ndaj degradimit dhe prekjes sė fundit prej regjimit mė kriminal tė Europės. Zyrtarisht PD-ja ėshtė konsideruar si parti e lėvizjes studentore, gjė qė ėshtė vėnė nė dyshim shumė herė gjatė analizave apo studimeve qė i janė bėrė kėsaj partie dhe historisė politike tė saj.

    Nė fakt, edhe lėvizja studentore e dhjetorit 1990 ishte kulmi apo masivizimi i lėvizjes antikomuniste qė kishte nisur nė Shqipėri bashkė me instalimin e komunizmit nė vitin 1944. Nė kohėn e lėvizjes studentore Shqipėria numėronte disa herė mė shumė tė burgosur politikė sesa studentė, por kushtet politike e ndoshta edhe interesat e kasės sunduese tė komunizmit stimuluan njė lėvizje tė studentėve, qė nė masė, me pėrjashtime tė rralla, vinin nga familje tė konsideruara politikisht si mbėshtetėse tė komunizmit dhe tė diktaturės e tij, njė llogari kjo e deklaruar nė njėfarė mėnyre edhe nga diktatori i fundit, Ramiz Alia. “Baballarėt e tyre i kemi vrarė pėr 50 vjet”, – u thotė ai anėtarėve tė Byrosė Politike nė njė fjalim pėr lėvizjen studentore dhe pluralizmin politik nė vitin 1990, duke treguar me gisht armikun e vėrtetė se sipas tij nuk ishin studentėt, por tė pėrndjekurit politikė dhe pronarėt ajo qė nė terminologjinė komuniste quhej “klasa e pėrmbysur”. Nė njė intervistė botuar nga gazetarja Luljeta Progni nė librin e saj “Trashėgimtarėt” Spiro Dede, ish-drejtues i lartė komunist, kryeredaktor i atėhershėm i “Zėrit tė popullit”, thotė se pas njė takimi tė tij me krerėt e protestave studentore me porosi tė Ramiz Alisė “e garantova atė se ata ishin djemtė tanė dhe prej tyre nuk na vinte asnjė rrezik”. Fatos Lubonja, njė ish-bllokmen, njėherazi edhe njė ish-i burgosur politik, nė librin e tij “Ridėnimi” thotė se njė pjesė tė mirė tė intelektualėve i ēoi te lėvizja e studentore e pėr rrjedhojė edhe te PD-ja Sigurimi i Shtetit, konstatim ky pjesėrisht i vėrtetuar nė kėta 23 vjet tė ekzistencės sė PD-sė.

    Ka edhe dhjetėra fakte tė tjera qė vėrtetojnė kushtet dhe situatėn nė tė cilėn u themelua e u formatua politikisht PD-ja, por kėto qė thashė besoj se janė mjaft pėr tė krijuar njė ide pėr atė fillim tė vėshtirė, tė paqartė dhe tė dyshimtė tė sė parės opozitė zyrtare antikomuniste. Kalimi i stafetės nga studentėt tek intelektualėt ishte njė zhvillim normal dhe planifikimi apo pėrdorimi i kėtij procesi nga kupola komuniste apo institucionet e saj tė dhunės, njė gjė pothuaj e pashmangshme. Nga i gjithė grupi mė i besuari, por edhe mė i pėrshtatshmi pėr shumė arsye ishte Sali Berisha. I krahasuar me Gramoz Pashkon dhe intelektualė tė tjerė tė afruar apo tė dėrguar te lėvizja studentore ai ishte mė pak i komprometuari me PPSH-nė nga origjina dhe karriera nė kėtė parti, por dhe mė i pastri moralisht e mė i formuari itelektualisht. Mendoj se nė kushtet qė pėrmenda mė lart Sali Berisha ishte mundėsia mė e mirė e mundshme pėr tė drejtuar PD-nė dhe opozitėn e parė zyrtare antikomuniste nė Shqipėri.

    Sigurisht qė askush, besoj as Ramiz Alia, e sigurisht edhe kundėrshtarėt realė e historikė tė komunizmit nuk e kishin parashikuar qė PD-ja e drejtuar prej tij dhe ai personalisht do tė jetonin kaq gjatė e do tė dominonin politikėn shqiptare pėr 23 vjet rresht. Fakti qė PD-ja ėshtė e vetmja forcė politike postkomuniste ende aktive nė politikė dhe Berisha i vetmi lider postkomunist politikisht mė kėmbė nė tė gjithė Europėn ish-komuniste flet pėr kushte tė jashtėzakonshme e specifike tė zhvillimeve politike nė Shqipėri, gjė qė e ka bėrė atė njė pėrjashtim nga rregulli, qė Shqipėria e ka manifestuar nė ēdo zhvillim politik qė nga pavarėsia e saj e deri mė sot. Pėr shkak tė kushteve tė pafavorshme historike zhvillimet e brendshme nė Shqipėri janė pėrcaktuar kurdo nga zhvillimet ndėrkombėtare, qė, pėr fat tė keq, nė shumicėn e rasteve kanė qėlluar negative pėr interesat tona kombėtare e shoqėrore.

    Ndarja e shqiptarėve nė disa shtete nė fillim tė shekullit tė 20-tė solli zhvillime negative nė politikat tona tė brendshme, qė janė detyrimisht tė cunguara, tė paplota e shpeshherė tė orientuara kundėr vetes, njė skemė politike jashtė sė cilės nuk mund tė dilte e nuk mund tė dalė ende edhe PD-ja e lidershipi i saj. Njė komb si shqiptarėt me ēėshtjen kombėtare ende tė pazgjidhur e ka tė vėshtire t’u japė pėrparėsi zhvillimeve tė brendshme, qė shpeshherė ndikohen e diktohen nga ēėshtja e madhe e pazgjidhur ende. Falė kėtyre kushteve historike, nė mėnyrė tė veēantė ēėshtja e Kosovės dhe rrjedhojat e saj nė Shqipėri, si ngjarjet e vitit 1997 etj., por dhe aftėsive personale tė z. Berisha PD-ja ia arriti tė mbijetonte politikisht me sukses deri tani, duke tejkaluar edhe parashikimet e ndoshta edhe projektet e skemat e atyre qė lejuan e ndoshta edhe mundėsuan lindjen dhe misionin e saj.

    Sido qė tė ketė qenė puna. z. Berisha ia doli tė bėjė diferencėn me homologėt e tij tė Europės ish-komuniste duke u pėrshtatur dhe shfrytėzuar mė sė miri kushtet komuniste e postkomuniste tė vendit, por dhe falė aftėsive tė tij intelektuale, duke u imponuar 23 vjet nė politikė, 15 prej tė cilėve nė pushtet, njė bilanc qė do ta kishte zili ēdo politikan nė njė sistem demokratik. Sigurisht qė kjo situatė favorizoi njė PD, sipas Berishės, e pandryshuar nė koncepte, me filozofi politike dhe organizim qė nga viti 1991, por ruajti staniacionin dhe e la vendin pa njė tė djathtė tė mirėfilltė me gjithė domosdoshmėrinė historike tė rikrijimit tė saj nė Shqipėrinė e qeverisur nga e majta qė nga viti 1944. Mendoj se pamundėsia e PD-sė pėr t’u ndryshuar, transformuar e rreshtuar politikisht qė nga themelimi e deri mė sot e nxori atė jashtė kohe dhe ishte edhe arsye parėsore e humbjes sė zgjedhjeve prej saj, gjithashtu edhe arsyeja kryesore qė i bėn zgjedhjet pėr liderin e ri njė eveniment tė rėndėsishėm historik jo vetėm pėr PD-nė dhe elektoratin fanatik tė saj.

    Midis vazhdimėsisė vetėvrasėse dhe ndryshimit tė mbijetesės

    Siē thashė mė lartė, z. Berisha shėnoi njė rekord politik, duke e sjellė deri kėtu kėtė parti, qė mund tė thuash se ėshtė identifikuar deri diku me emrin e tij. Kurrė politika e rregullat e saj nė PD nuk janė pėrcaktuar nga statute e ligje, por nga vullneti politik, dėshirat dhe skenarėt e Sali Berishės. Shumė e kanė kritikuar kėtė mėnyrė funksionimi tė PD-sė, por unė i jap tė drejtė z. Berisha, pa i hyrė analizės, vetėm prej faktit qė arriti jo vetėm ta mbante gjallė PD-nė, por edhe pėr mė shumė se gjysmėn e jetės sė saj tė deritanishme nė pushtet. Kjo mjafton qė tė gjithė kritikėt tė heshtin, pasi suksesi personal nė politikė ka njė njėsi matėse tė pakontestueshme nga askush, qė ėshtė pushteti. 15 nga 23 vjet nė pushtet ėshtė pa dyshim njė rekord dhe njėherazi edhe drita jeshile qė Berisha tė hyjė nė histori, por pyetja qė shtrohet sot nuk ka tė bėjė me Berishėn, por me (pa)mundėsinė e PD-sė pėr tė jetuar e kthyer nė pushtet pas dorėheqjes sė tij. Sigurisht, nuk hyj tek ata qė qajnė pėr ikjen e Berishės, pėrkundrazi, e vlerėsoj veprimin e tij tė shpejtė e tė guximshėm si njė nga vendimet mė tė mėdha tė tij nė ndihmė tė PD-sė , strukturės dhe elektoratit tė saj e ndoshta edhe pėr krejt tė djathtėn shqiptare. Por siē thamė, largimi i Berishės nga lidershipi ėshtė vetėm njė shans, vetėm njė mundėsi pėr tė mbajtur nė jetė njė strukturė politike tė planifikuar e pėrgatitur pėr t’u shembur nga themeli pas pėrfundimit tė misionit tė saj, si simotrat nė Europėn ish-komuniste.

    Besoj se gara nė PD nuk ėshtė vetėm njė garė individėsh. Sigurisht qė gara reale qė po zhvillohet midis Olldashit e Bashės ėshtė njė shenjė domethėnėse zhvillimi nė njė PD ku do tė mund tė imponohej politikisht jo vetėm z. Berisha, por tė gjitha strukturat e pėrfaqėsuesit e saj, pėrfshirė edhe zotėrinjtė qė janė nė garė. Vetė gara (nėse do tė jetė e tillė deri nė fund) mund tė shihet si shkėndija shprese pėr tė filluar njė proces shpėtimi, qė do tė shėnonte njė tjetėr rekord ndėrkombėtar tė PD-sė. A mund tė jetė PD-ja njė rast unikal apo njė pėrjashtim nga rregulli nė tė gjithė Europėn ish-komuniste? Unė shpresoj se po. Kur mbijetoi 23 vjet, pse tė mos vazhdojė edhe mė? Sigurisht qė ringritja politike ka mė vėshtirėsi se sa vazhdimėsia 23 vjeccare e Berishės. Duket se PD-sė ka vetėm njė mundėsi mbijetese: ndryshimin. Jo makijazh politik, por njė ndryshim tė plotė, tė pėrshtatur me interesat e elektoratit, zhvillimeve politike, shoqėrore e ekonomike tė vendit dhe veēanėrisht tė mungesės sė Berishės dhe filozofisė sė metodave politike e organizative tė tij. Votimi “njė anėtar, njė votė” po e ēon drejt njė PD-je me rregulla loje e demokraci tė brendshme, gjė qė pritet (pėrveē liderit dhe strukturave) tė pėrcaktojė edhe filozofinė e politikėn e re tė PD-sė. Nėse kjo demokraci e brendshme do tė lejohet tė funksionojė, gjė qė besoj se ėshtė jetike pėr mbijetesėn e PD-sė, besoj se PD-ja do tė jetė e detyruar tė kthehet djathtas, si vullnet i shumicės militante e elektorale tė saj.

    Gara midis Olldashit dhe Bashės nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje emrash, por garė e mundėsisė sė fituesit pėr tė bėrė historinė. Nėse Berisha e nisi garėn e tij me PPSH-nė dhe diktaturėn e saj, kryetari i ri ka kundėrshtarė e kushte tė tjera, politikisht shumė mė tė vėshtira se tė atij. Nė kėta 23 vjet tė pluralizmit politik ajo qė ka pėsuar ndryshim ėshtė PS-ja. Nga PP me diktaturėn e saj, ekonomi tė planifikuar, luftė klasash, me burgje internime e uri, injorancė etj., PS-ja ka evoluar dukshėm e nė shumė drejtime, e ndoshta ėshtė bėrė mė kapitaliste se PD-ja. Pėrveē retorikes antikomuniste, nė filozofi e programe nuk mund tė gjesh dot ndryshime thelbėsore midis dy partive. Dy ndryshimet thelbėsore tė kėsaj fushate elektorale: taksa e sheshtė dhe shėndetėsia falas, janė anuluar dhe midis dy kundėrshtarėve politikė e ideologjikė nuk gjen dot asnjė ndryshim tė qenėsishėm. PS-ja, pavarėsisht sinqeritetit, ka deklaruar ndryshime tė mėdha nė retorikėn politike, siē janė marrėdhėniet me pronat dhe ish-tė pėrndjekurit politikė apo edhe me ēėshtjen ēame etj., gjėra qė me PPSH-nė e mė vonė gjatė konvertimit nė socialiste tė saj ishin pothuaj tabu. Po ndėrsa PS-ja ėshtė afruar nga e majta ekstreme drejt njė tė majte mė tė pranueshme, PD-ja ka ngelur nė vend-numėro, me pak ndryshime nga koha e Ramiz Alisė, kur ajo u krijua. Qėndrimi me pronat dhe ish-tė pėrndjekurit nė fund tė 23-vjeēarit ishte me farė pak ndryshime nga ai vitit 1991. Kjo politikė bėri qė PD-ja tė qėndrojė nė vend si njė parti antikomuniste, por jo e djathtė, ndėrkohė qė rivalja e saj po i afrohej me shpejtėsi atij pozicioni qė, nė fund tė fundit, si e majtė i takonte asaj. Tani mund tė themi se nė Shqipėri kemi dy apo tri parti tė majta, nėse e llogaritim mė vete LSI-nė, me ndryshime tė padukshme filozofike e politike me njėra-tjetrėn, dhe pothuaj asnjė tė djathtė. Nė kėtė situatė e vetmja alternativė nė dispozicion tė lidershipit tė ri ėshtė kthimi djathtas i PD-sė sipas modeleve konservatore e popullore euroatlantike. Nuk ėshtė ndonjė filozofi e madhe. Ka projekte tė gatshme tė ngjashme politike, qė i kanė ndėrtuar e aplikuar me sukses si nė Hungari, Poloni, Ēeki etj. Mjafton vetėm guximi pėr tė ndėrmarrė njė ndryshim tė tillė. Kthimi djathtas i PD-sė ėshtė njė domosdoshmėri politike dhe lidhet drejtpėrdrejtė me karrierėn politike tė lidershipit tė ri, por dhe me vetė ekzistencėn politike e intelektuale tė PD-sė. Ligje tė tilla si lustracioni, kthimi i pronave, zbardhja e krimeve komuniste etj. janė pengesa qė nuk mund tė shmangen mė nga lidershipi i ri, pavarėsisht se realizimi i tyre mund tė godasė edhe interesa grupesh e individėsh brenda PD-sė aktuale. Besoj se lideri i ri duhet ta parashikojė edhe reagimin e superstrukturės sė vjetėr nė PD-sė dhe jashtė saj, qė do tė preket detyrimisht nga ndryshimi i domosdoshėm, kapėrcimi i tė cilit do guxim dhe vendosmėri.

    Pėrtej gjithė kėsaj nė ketė garė shoh shenja qė nuk e premtojnė ndryshimin e kėrkuar. Angazhimi i personazheve politikisht e mė gjerė tė diskretituar nė stafet apo fushatat e kandidatėve nuk mund tė interpretohet si shenjė ndryshimi e pėr mė tepėr djathtas, pėrkundrazi, njė PD apo kryetar i saj i kontrolluar apo nė shėrbim tė tyre nuk do tė jetė nė gjendje tė qėndrojė mė kėmbė. Nuk dua t’u jap mendje kandidatėve pėr kryetar, pasi me sa i njoh unė e kanė tė mjaftueshėm pėr tė kuptuar situatėn ku janė e ku mund tė mbėrrijnė me politikat e tyre, por nuk mund tė rri pa u kujtuar se kanė nė duar njė shans historik pėr ta, PD-nė dhe vendin, shans qė arrihet jo duke qarė ikjen e Berishės dhe kohėn e tij, por duke mėsuar nga pėrvoja e deritanishme e sidomos duke riparuar gabimet e tij.

    Raporti me Berishėn pritet tė jetė njė nga vendimet mė tė rėndėsishme tė lidershipit tė ri, si njė raport qė pritet me shumė interes nga opinioni kombėtar e ndėrkombėtar. Medie, politikanė e analistė tė majtė janė pėrfshirė nė njė fushatė propagandistike, qė synon kryqėzimin politik tė Berishės, duke parashikuar, apo mė mirė tė themi dėshiruar pėr tė njė fat si ai i Fatos Nanos te PS-ja. Por unė mendoj se, nėse vėrtet fillon tė funksionojė si e djathtė, PD-ja nuk mund tė aplikojė politika e standarde tė tilla. Nė tė kundėrtėn, teorisė sė “vrasjes sė babait”, si filozofi e sė majtės, e djathta mbėshtetet tek tradita dhe funksionon si njė familje normale apo tradicionale, ku babai e gjyshi janė njerėzit mė tė respektuar, edhe pse pėr shkaqe nga mė tė ndryshmet kujdesi pėr familjen nuk ėshtė mė pėrgjegjėsi e drejtpėrdrejtė e tyre. Nė kėtė kėndvėshtrim edhe respektimi dhe vlerėsimi i liderit historik Sali Berisha pritet tė jetė njė element apo njė shenjė e fortė e procesit aq jetik tė zhvendosjes sė domosdoshme djathtas tė lidershipit tė ri tė PD-sė. Me optimizmin tim do tė na duhet tė presim edhe pak pėr tė parė ēka vendosur tė bėjė PD-ja dhe lidershipi me mundėsinė e vetme nė dispozicion pėr mbijetesė. Le tė presim.

    http://www.gazetametropol.com/zgjedh...ment-historik/

    One Response to Zgjedhjet nė PD si moment historik

    Zamir Reply

    July 16, 2013 at 7:32 pm

    “Nė tė kundėrtėn, teorisė sė “vrasjes sė babait”, si filozofi e sė majtės, e djathta mbėshtetet tek tradita dhe funksionon si njė familje normale apo tradicionale, ku babai e gjyshi janė njerėzit mė tė respektuar, edhe pse pėr shkaqe nga mė tė ndryshmet kujdesi pėr familjen nuk ėshtė mė pėrgjegjėsi e drejtpėrdrejtė e tyre. Nė kėtė kėndvėshtrim edhe respektimi dhe vlerėsimi i liderit historik Sali Berisha pritet tė jetė njė element apo njė shenjė e fortė e procesit aq jetik tė zhvendosjes sė domosdoshme djathtas tė lidershipit tė ri tė PD-sė”, perfundon bukurisht shtjellimin e tij Nebil Ēika (I riu).

    Pergjithesisht te djathtet perendimore e vleresojne udheheqesin pararendes “mė shumė se baba, mė pak se gjysh”.

    Rasti i Berluskonit, Sarkozise, pse jo edhe Aznarit a Bushit(I Riu) tregojne se keta udheheqes nuk gezojne pension te parakohshem, por te perkohshem politik. Ne rastet e dy te pareve, “baballaret u kthyen/po kthehen”(pa u kembyer ne gjysher partiake) ne vatren politike; ndersa te dytet nuk kane shkuar ne azil politik(si gjysher te mirefillte e te lene pas dore), por kane hapur “porten” e oborrit, kane rihyre brenda gardhit, si dhe po kėmbatisen drejt deres se shtepise.

    Kjo nuk do te thote qe ‘bijte me kurore’ te mos marrin pergjegjesite perkatese per mbarevajtjen e “oxhakut” familjar. Atyre u takojne celesat e ngrehines. Por baba/gjyshi hyn fort ne pune ne raste kur djemve u mbijne qimet politike ne faqe. Vetem nje baba/gjysh i mencur dhe zemermadh mund te fashise zenkat dhe sherret e “nuseve”( per pasoje edhe dhendureve) qe nuk u pritet rasti te nuserojne ne te gjithe shtepine,e pastaj…

    E keto ‘nuse’ ne politike quhen nuselale. Jane ato “nuse” qe me “nuskat” e tyre kerkojne te miklojne tere mehallen politike. Keto nuselale jane servilet(te kembyeshem vrik ne arrogante) e perhershem qe u ngjiten si “Meta pas kepuce” djelmoshave kur u tringellijne para syve ‘celesat’ e shtepise politike. Keta/keto jane zjarri i “shtepise”. E kesi rastesh duhet maturia( jo fenda) e baba/gjyshit qe te sherbeje si “firewall” i shtepise e katandise.

    Ne te kundert ‘nuselalet’ do ta katandisin edhe PD-ne sa hap e mbyll syte ne “han pa portė”, ku hyn “derr” e del “dosė”.Ku elektorati demokrat te ndihet si “derri nė thark”…Mos qofte e thene!

    Ja pse duhet edhe baba/gjyshi, qe djemve mustaqedirsur te mos t’u ēuēurisin pas veshi e ne mesnate nuse(lalet) e t’u marre koka erė se e kane fituar davane. Ka dava Janina.E kete e di fort mire ‘babėgjyshi’…prane oxhakut.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Votuesi shqipetar ne radhe te pare ndeshkon ate ose ata qe me sjelljet dhe paraqitjet e tyre publike e tejkalojne cdo kufi te se tolerueshmes, sic ishte rasti me S. Berishen.
    Jane te verteta ato qe the, por me duket se votuesi ndeshkoi edhe paraqitjet publike qe tejkalojne kufijte e tolerances, siē eshte rasti me Edi Ramen, sepse vetem Meta u rrit.

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Jane te verteta ato qe the, por me duket se votuesi ndeshkoi edhe paraqitjet publike qe tejkalojne kufijte e tolerances, siē eshte rasti me Edi Ramen, sepse vetem Meta u rrit.
    Une habitem me keto lloj mendimesh. PS eshte rritur me 100 mije vota por nuk ka marre aq mandate sa LSI per shkak se eshte parti me e madhe dhe i ka dhuruar vota LSI per --mandate. Ta analizojme pak zgjedhjet.

    Ne Elbasan mandatet jane ndare ASHE 8-6 APMI. Nga keto LSI ka 2 PS ka 6. Nese do te garonin vecmas PS dhe LSI ndarja do te ishte 6 APMI 7 PS dhe 1 LSI, pra ne kete qark LSI ka marre nje deputet nga PS.

    Ne Tirane kemi ndarje 19-13. Nese do te garonte e vetme LSI do te merrte vetem 2 mandate, dhe mandatin e 3 e ka marre nga votat e PS por dhe nga ndarja brenda koalicionit.

    Ne Fier LSI ka marre dy mandate dhe nese do te garonte po vetem do te merrte nje mandat dhe te dytin e ka marre nga votat e PS.

    Ne Vlore ndarja eshte 8-4 dhe nese do te garonte e vetme PS do te merrte 7 mandate nga 6 qe ka aktualisht, dhe 1 ja ka dhuruar PBDNJ.

    Ne Lezhe nese do te garonte e vetme LSI nuk do merrte mandat, dhe kete e ka fituar me votat e PS. Jo vetem kaq por per shkak te ndarjes brenda koalicionit rrezikon mandatin e saj ne kete qark nese APMI do te dale me 50%+1 te votave!

    Ne Shkoder mandati i 6 i koalicionit te majte eshte fituar nga PDK por me votat e PS per arsye te ndarjes se mandateve brenda koalicionit.

    Per mandatin e katert ne Kukes, nese rezultati do te ndryshonte pas ankimit do ti shkoje LSI per arsye se si ndahen mandatet brenda koalicionit.

    Pra sic mund ta shikojme pa e analizuar ne thellesi jane 7 mandate te cilat PS ka dhuruar per aleatet dhe jo vetem kaq!!

    Kur te dalin shifrat zyrtare nga KQZ do te bej nje tabele per tu pare se megjithe rritjes prej 100 mije vota qe ka pasur, PS nuk ka perfituar vete por i ka ndare keto brenda koalicionit.

  8. #108
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Analizo Xinxo, analizo...

    Fut edhe 22.000.000€ + qe perdoret per blerje votash tek analiza jote...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Analizo Xinxo, analizo...

    Fut edhe 22.000.000€ + qe perdoret per blerje votash tek analiza jote...
    Qaj ti qaj se ate pune ke. Me kete mendje sdo vini me ne pushtet ndonjehere!

  10. #110
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Pėr: Kush do te jete lideri i ri i Partise Demokratike pas doreheqjes se Berishes?

    Citim Postuar mė parė nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Me cilin sy e pe ti menaxhimin e suksesshem te Tiranes?? Me ate me xham apo pa xham??? Me trego pak ti cfare ka bere Basha per Tiranen? E ke pare ti trafikun si eshte e rruget si jane bere? Kur isha tani mu duk vetja si ne xhungel!!!!

    po, jo une nuk e pash, keshtu me tha njeri, qe i kishte treguar njeri nga nje tjetri ne telefon e shikon qe ti e ke pare me dylbi, andaj edhe rezultati ne xhungel.
    Pse polic rrugore te duket ty roli i kryetarit te bashkise ?

    Nje gje eshte e sigurt, ai u tha atij te gjatit, por edhe atij te shendoshit, kryemadhit... heeeee e dini se ku do ju ēoj Mushkaaaaaa matane nga Skrapaaaarri.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •