Kryetari i ri i PD, tė gjitha detajet e votimit dhe numėrimit
Nevila Perndoj
TIRANĖ Nė orėt e vona tė mbrėmjes sė 22 korrikut, nė hollin e Pallatit tė Kongreseve, anėtarėt e Komisionit tė Organizimit dhe Kontrollit tė Operacioneve Elektorale apo siē njihet ndryshe “KQZ”, (strukturė e ngritur pranė Partisė Demokratike) do tė presin kutitė e para tė votimit pėr kryetarin e ri tė PD-sė, pėr tė filluar mė pas numėrimin pikėrisht aty. Burime nga PD-ja thanė dje pėr gazetėn “Mapo” se numėrimi i 100 kutive tė votimit qė do tė shpėrndahen nė rrethe, do tė bėhet nė Tiranė, por jo nė selinė e Partisė Demokratike. Organizatorėt e kėtij procesi kanė dėrguar tashmė njė shkresė zyrtare pranė institucionit mė tė lartė tė administrimit tė zgjedhjeve, KQZ, pėr tė marrė prej tij vetėm 100 kuti votimi (numėr i vogėl ky pėr gjithė anėtarėsinė) dhe 300 dhoma tė fshehta, ku pritet tė votojnė rreth 100 mijė anėtarė tė Partisė Demokratike. Kur mbetet edhe njė javė nga pėrfundimi i fushatės Basha-Olldashi, Komisioni i Organizimit ka marrė masat pėr ecurinė e gjithė procesit, duke i dhėnė fund edhe miratimit tė fletės sė votimit, e cila mendohet se do tė ketė disa elemente sigurie. Ajo ėshtė njė fletė e vogėl e pėrmasave
A5, ku janė shkruar vetėm dy emrat e kandidatėve, Lulėzim Basha dhe Sokol Olldashi, sipas rendit alfabetik. Ndėrsa fushata deri nė procesin e votimit pritet tė vijojė e qetė dhe pa ndonjė surprizė, ajo qė pritet me interes ėshtė numri i anėtarėve qė do tė votojnė pėr kryetarin, si dhe ecuria e procesit tė numėrimit. Deri mė tash po diskutohet qė ky numėrim tė bėhet pa praninė e mediave, ndėrsa brenda sallės ku do tė numėrohen fletėt do tė ngrihen plot 10 grupe numėrimi. Secili grup numėrimi do tė ketė nė pėrbėrje katėr anėtarė; dy anėtarė do tė emėrohen nga Komisioni i Organizimit dhe dy tė tjerė do tė propozohen respektivisht nga Olldashi dhe Basha. Nė tė njėjtėn ditė, (22 korrik) gjatė paradites pritet qė tė ketė votim edhe nė selinė e PD-sė. Nė katin e dytė, nė sallėn e madhe tė Kėshillit Kombėtar, do tė vendoset njė kuti votimi e pajisur me pesė kode sigurie, ku pritet tė votojnė deputetėt aktualė, gjithė grupi i ardhshėm parlamentar si dhe tė gjithė anėtarėt aktualė tė Kėshillit Kombėtar. Nė selinė e Partisė Demokratike pritet qė tė votojė edhe anėtarėsia e nėndegės sė qendrės sė Tiranės, qė kap kryesisht zonėn e rrugės sė Kavajės dhe rreth saj. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit tė Operacioneve Elektorale ka shpėrndarė tashmė tek strukturat njė udhėzues zyrtar pėr qendrat e votimit qė do tė ngrihen. Pėr ēdo qendėr votimi ėshtė parashikuar tė ngrihet njė komision votimi me 5 anėtarė. Pėr grup-seksionet e qytetit Tiranė, 3 anėtarė do tė propozohen nga kryesia e grupseksionit, ndėrsa dy tė tjerėt do tė jenė pėrfaqėsues tė kandidatėve. Ndėrsa nė rrethe komisioni i votimit pėrbėhet nga sekretari i degės (nė mungesė tė tij nėnkryetari), dy anėtarė kryesie tė zgjedhur nė kryesinė e degės dhe dy pėrfaqėsues nga kandidatėt nė degėt pėrkatėse. Nė anėn tjetėr, lista pėrfundimtare e anėtarėsisė pritet tė miratohet ditėn e martė nė mbrėmje. Pėr tė votuar, njė anėtar i PD-sė duhet tė jetė i pajisur me kartėn dixhitale tė anėtarėsisė, si dhe kartė identiteti ose pasaportė biometrike. Hapja e qendrės sė votimit do tė bėhet nė orėn 08:00, ndėrsa mbyllja nė orėn 19:00 tė pasdites. Pas mbylljes sė votimit, kutitė, fletėt e papėrdorura, listat e anėtarėsisė dhe procesverbali i mbylljes se votimit administrohen nga komisioni i qendrės sė votimit. Anėtarėt e kėtij komisioni do tė jenė tė detyruar qė tė shoqėrojnė dhe tė dorėzojnė kutitė nė Tiranė pranė Komisionit tė Organizimit. Ky i fundit mė pas do tė merret me procesin e numėrimit qė do tė instalohet nė Pallatin e Kongreseve. Numėrimi i kutive tė votimit do tė fillojė vetėm pasi tė ketė mbėrritur edhe kutia e fundit e votimit nga rrethet.
”Nė tė njėjtėn ditė, (22 korrik) gjatė paradites pritet qė tė ketė votim edhe nė selinė e PD-sė. Nė katin e dytė, nė sallėn e madhe tė Kėshillit Kombėtar do tė vendoset njė kuti votimi e pajisur me pesė kode sigurie, ku pritet tė votojnė deputetėt aktuale, gjithė grupi i ardhshėm parlamentar si dhe tė gjithė anėtarėt aktualė tė Kėshillit Kombėtar. Nė selinė e Partisė Demokratike pritet qė tė votojė edhe anėtarėsia e nėndegės sė qendrės sė Tiranės, qė kap kryesisht zonėn e rrugės sė Kavajės dhe rreth saj”
Procesi i votimit dhe i numėrimit
1. Hapja e qendrės sė votimit do tė bėhet nė orėn 08:00, ndėrsa mbyllja nė orėn 19:00 tė pasdites
2. Ēdo anėtar duhet tė jetė i pajisur me kartėn dixhitale tė anėtarėsisė, si dhe kartėn e identitetit ose pasaportėn biometrike.
3. Anėtarėt do tė votojnė mbi njė fletė votimi e pėrmasave A5, ku nė tė janė shkruar vetėm dy emrat e kandidatėve, Lulėzim Basha dhe Sokol Olldashi, sipas rendit alfabetik
4. Pas mbylljes sė votimit, kutitė e votimit, fletėt e papėrdorura, listat e anėtarėsisė dhe procesverbali i mbylljes se votimit administrohen nga komisioni i qendrės sė votimit
5. Komisioni i qendrės sė votimit pėrbėhet nga pesė anėtarė, ku dy prej tyre u pėrkasin kandidatėve Olldashi dhe Basha.
6. Komisioni i votimit do tė shoqėrojė dhe dorėzojė kutitė nė Tiranė, pranė Komisionit tė Organizimit.
7. Komisioni i Organizimit ngre mė pas 10 grupe numėrimi nė hollin e Pallatit tė Kongreseve.
8. Grupet e numėrimit pėrbėhen nga katėr anėtarė, 2 nga Komisioni i Organizimit dhe dy emra tė tjerė tė propozuar nga kandidatėt respektivė.
9. Numėrimi i kutive tė votimit do tė fillojė nė Pallatin e Kongreseve, vetėm pasi tė mbėrrijė edhe kutia e fundit e votimit nga rrethet.
10. Deri mė tani po diskutohet qė numėrimi i fletėve tė votimit tė bėhet pa praninė e medias.
Berisha: Tė gjithė jemi “Sebastianė”
Frymėzimin e radhės kryeministri Sali Berisha e ka marrė sėrish dje nga mesazhi i njė tė riu, Sebastian Dema, i cili ka komentuar fushatėn e Olldashit dhe Bashės pėr drejtimin e partisė. Nisur nga mesazhi i kėtij tė fundit, Berisha premton nė faqen e tij nė Facebook se shumė shpejt mazhoranca aktuale do tė kthehet nė opozitė. “Tė dashur miq, duke ju ndjekur ēdo ditė tek mbushni sallat nė takimet me kandidatėt pėr kryetar tė Partisė Demokratike, me vijnė vetishėm nė mendje fjalėt e tė riut Sebastian Dema, qė nė mesazhin e tij njė javė mė parė mė shkruan: “Unė jam shumė i ri dhe qė nga viti 2005 nuk isha mėsuar me humbjen e partisė me tė cilėn jam lidhur. Por dua tė tė them tė vėrtetėn, nuk e di se si, por qė nga dita qė u mor vesh humbja nė mėnyrė tė ēuditshme ndjej nė veten time njė forcė, njė energji qė unė kurrė nuk e kam ndjerė ndonjėherė pėr tė bėrė gjithēka qė kėta qė erdhėn nė pushtet t’i bėjmė prapė opozitė qė nė sekondat e para tė mandatit tjetėr, Sebastian Dema”. Pra, duke lexuar fjalėt e Sebastianit, sot pėr ne demokratėt nuk mund tė ketė koment tjetėr veēse: Tė gjithė jemi Sebastianė! Pėrpara!”- shkruan Berisha nė Facebook.
MAPO
Krijoni Kontakt