Pėrse Lulzim Basha kryetar
171
Opinione Premte, 5 Korrik, 2013 | 13:00 pm
ARTUR ZHEJI
Ėshtė vėrtet njė situatė e ēuditshme kjo qė jetojmė kėto ditė. Duket sikur Partia Demokratike ėshtė ende nė pushtet dhe sikur ende Kryeministėr ėshtė po ai, Berisha.
Kjo lodėrti gati gazmore qė sjell si pasojė intervali dymujor, qė kushtetutshmėrisht duhet tė kalojė derisa tė institucionalizohet vota e qartė popullore e 23 qershorit, kjo hapėsirė kohore pra, po mbushet me njė palė zgjedhje tė tjera.
Zgjedhjet pėr kryetar tė Partisė Demokratike. Dy figura simpatike dhe eficiente tė demokratėve. Olldashi dhe Basha. Dy pėr Njė. Dhe diku mė tej Berisha. I dorėhequr, por ende me dorėn e tij tė fortė politike brenda nė parti. Krijesė nga e cila nuk do tė dorėhiqet kurrė. Kjo tashmė ėshtė e qartė.
E megjithatė, nė PD duket sikur ka realisht zgjedhje. Kjo buron jo vetėm nga fakti formal dhe i proklamuar publikisht i procesit zgjedhor, por edhe nga tensionet dhe lobimet realisht elektorale, qė duket se tė dy kandidatėt kanė vėnė nė lėvizje.
Sokol Olldashi ėshtė, pa dyshim, njė figurė simpatike dhe nė kontrast me mjaft prej personazheve skematike qė lėvrijnė nė PD. Improvizues e me sens mase, dhe pa dyshim nė stilin e tij komunikativ, ndihet influenca e Berishės, por edhe e Fatos Nanos nė mėnyrėn si i thotė apo nuk i thotė gjėrat qė ka pėr tė thėnė. Me batutė tė hidhur dhe me pipė tė ndezur, hokatar dhe agresiv sa ska kundrejt kundėrshtarit, kur tė qenit i tillė lypset vėrtet. Nė mungesė tė Lulzim Bashės, pa dyshim qė do tė ishte mė i favorizuari. Edhe sepse ka qenė njė pd-ist i kohėve tė vėshtira dhe i kohėrave tė sakrificave jo tė vogla.
Ndėrsa Basha, pėr hir tė sė vėrtetės, shfaqet mė vonė nė jetėn publike dhe politike tė demokratėve, krejt nė fund tė vitit 2004. Nė kohėn kur dialektika politike dhe pėrēarja e tė majtės po e ēonte nė perėndim pushtetin e socialistėve dhe nė ngjitje tė pashmangshme Partinė Demokratike. Mirėpo qė nė shfaqjen e tij tė parė, ai koordinoi Komitetin e Orientimit tė Politikave, KOP-in e famshėm pra.
Njė fytyrė e re dhe pa armiq tė vjetėr.
Dhe kjo nuk ish pak. Sepse duhej implementuar procesi i pajtimit tė madh dhe historik tė asaj kohe, tė segmenteve tė djathta apo pseudo tė tilla (por kjo ėshtė njė temė tjetėr), pėr tė cilin Berisha, mė nė fund kish rėnė dakord. Dhe kėtė pajtim politik dhe kėtė pajtim interesash nuk mund ta bėnte kurrkush mė mirė se sa njė personazh si Basha. Pa xhepa mllefesh apo xhepa inatesh nė kostumin e tij tė ri holandez politik.
Ata qė e sulmojnė dhe madje shumė, nuk i falin lidhjen e tij speciale me familjen Berisha, a thua se ky ėshtė njė fenomen i ri botėror, dhe jo njė premisė pėr politikėn, e vjetėr sa vetė bota.
Ēėshtja ėshtė tjetėr. Tanimė ata qė nuk duan Berishėn, pėr motivet e tyre, ndoshta edhe tė arsyeshme, edhe tė kuptueshme, edhe tė besueshme, nuk duan mė, ndonėse nuk ia pohojnė dot as edhe vetes sė tyre, nuk duan pra, as edhe Partinė Demokratike. Parti e cila, pėr hir tė sė vėrtetės, ėshtė e mbushur me lėndė berishiste nga themeli nė ēati tė saj.
E pra, antiberishistėt do tė donin njė rithemelim antiberishist tė kėsaj partie, nė emėr tė frustimit tė tyre personal, por jo nė optikėn e objektivitetit racional tė proceseve. Merrni po tė doni nė analizė cilėndo parti europiane dhe shikoni me vėmendje racionale diagramėn e raportit tė liderit themelues dhe profilin politik dhe psikologjik tė pasardhėsit. Shumė pak ose aspak ndryshim ka nė ēka ndodh sot nė Partinė Demokratike.
Largimi i Berishės sot vėrtet lexohet objektivisht si i pjesshėm, porse procesi i mohimit dialektik sapo ka filluar. Edhe sikur vetė djali biologjik tė kandidonte dhe tė zgjidhej kryetar i Partisė Demokratike tė babait, shumėēka do tė ishte ndryshe. Kjo ėshtė vėrejtur nė eksperiencėn mijėravjeēare tė njerėzimit, nė periudhat monarkike, tė mbushura me atvrasje reale, ndėrsa mohimi dialektik ka qenė kurdoherė i pranishėm.
Kapėrcyer ky ngėrē iluzor, pra berishizmi i tepėrt nė PD dhe berishizmi i tepėrt nė CV politike dhe personale tė Lulzim Bashės, mbetet veēse pėr tu analizuar konkurrimi spektakolar i Bashės nė fushatėn e vitit 2011. Pak muaj pas ngjarjeve tė rėnda dhe tė pėrgjakshme tė 21 janarit.
Vetėm Basha shqiptoi dhe mundej tė shqiptonte nė Partinė Demokratike konceptin politik se Edi Rama nuk ėshtė armiku ynė .
Mund tė hidhen e tė thonė se vetė Berisha e dha licencėn dhe autorizimin elektoral pėr tu prononcuar kėsisoj, e pra nuk qenka autentike. Edhe nė ka ndodhur kėshtu, kjo ishte njė formulė fituese qė Basha ia shkėputi Berishės atėherė kur nuk mendohej se dikush mund ta bėnte.
Dhe nėse PD i intereson rimėkėmbja dhe shqiptarėve njė opozitė e fortė, kush tjetėr mundet tė implementojė njė stil tė ri tė konceptit politik dhe tė komunikimit politik? Qoftė edhe me miratimin e Berishės?
Kush mundet tjetėr, sepse kostumi holandez i Bashės duket ende pa xhepa mllefesh politike ndėrpartiake, tė krijojė njė rithemelim tė butė dhe paqėsor tė Partisė Demokratike, mbi bazėn e eksperiencės sė KOP-it dhe, pse jo, duke e ēuar mė tej atė? Kontrolloni po deshėt fjalimet, intervistat apo batutat e tij publike. Dhe nėnvizoni po mundėt njė rast kur ai ka prononcuar njė herė njė fjalė tė hidhur ndaj renegatėve tė djathtė apo ndaj fraksionistėve potencialė.
E pra, edhe nėse dikush apo disa janė tė bindur se Lulzim Basha nuk ėshtė mė i miri, tė gjithė nė brendėsi e dinė se Lulzim Basha ėshtė mė i duhuri!
Pėr njė Pajtim tė Ri nė tė djathtėn shqiptare, apo pėr njė Fillim tė Ri, si dhe ai nėnvizoi disa herė nė fjalėn e tij debutuese si kandidat pėr tė kryesuar Partinė Demokratike.
Dhe fakti qė thuhet apo stėrthuhet se ai, Basha pra, ka besimin e plotė tė Berishės pėr kėtė proces, nuk ėshtė thjesht dhe sipėrfaqėsisht njė minus, por njė premisė. Njė premisė mė shumė qė ai dhe Partia Demokratike ka pėr tė evoluar pėrmes kompromisit, dhe jo konfliktit tė brezave nė kėtė parti.
Konflikt brezash qė nė Partinė Socialiste prodhoi nė absurd dhe nė kundėrshti tė numrave, pushtetin tetėvjeēar tė Sali Berishės, si dhe njė pėrēarje tė gjatė e tė thellė majtas.
Kuptueshėm nė tė majtėn aktuale, menēurisht dhe logjikisht do tė donin qė Basha tė mos zgjidhej kryetar i Partisė Demokratike. Qė lufta e brezave dhe hatėrmbetjeve tė bėnte kėrdinė. Dhe njė implozion i brendshėm ta hidhte nė erė kėtė ngrehinė tė rrezikshme politike kundėrshtare. Gjė qė ka gjasa edhe tė ndodhė. Por, nė tė njėjtėn kohė, ka gjasa tė pėrgėnjeshtrohet nėse demokratėt zgjedhin Lulzim Bashėn. Me tė gjitha nėqoftėse-tė apo por-et pėrkatėse.
Ndonėse Sokol Olldashi, nė tė njėjtėn kohė mund tė themi se ėshtė pa dyshim njė politikan sojli.
171
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori
Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
10 Komente per Pėrse Lulzim Basha kryetar
fatbardh
5 Korrik, 2013 - 14:17
Kesaj radhe nuk je marre me anen fizike.Kur e bere kete analize a te erdhi ndopak ne mendje Tirana si eshte katandisur,a e ke pare cfare po ndodh me ndertimet pa leje .Ju nuk ka gje tu ndryshoj.
Pėrgjigjjuni
Euro Maloku
5 Korrik, 2013 - 15:03
PO SIKUR TE ZGJEDHIN LULEZIMIN !!!!
Pėrgjigjjuni
Andi
5 Korrik, 2013 - 18:20
Po si nuk veproi nje njeri si duhet me gjith ket politiken e renimit e pse nuk duhet te largohesh nga politika pa kontestime me deshire dhe me bindje te plote per ate qe bere gjate mandatit.. dhe keta qe duan te zene vend duhet ta marin seriozisht se partia nuk eshte prone private dhe te tregohen burra te pranojn gabimet e bera dhe ti rikuperojn ato ne menyre qe vendi te ece perapara dhe te largohet varferia
Pėrgjigjjuni
reformer
5 Korrik, 2013 - 18:42
KOP-in e famshėm pra KOP ziu perfundoi ne nje kukull te Berishes.
Pėrgjigjjuni
reformer
5 Korrik, 2013 - 18:46
pse kaq shume zell per te ngritur e mbrojtur Lulin, madje duke argumentuar me kembe e meduar, duke dale garant dhe duke folur ne emer te Lulit dhe Saliut ne menyre te atille sa edhe ata vete nuk do te guxonin?
nje media e mire dhe asnjeanese nuk merret me paragjykime, qofshin keto pozitive ose negative, nuk merret as me parashikime, por pret qe gjerat te ndodhin, pa vene bast as majtas as djathtas.
Pėrgjigjjuni
reformer
5 Korrik, 2013 - 18:47
duhet te prisni edhe disa vjet te dashur analiste!
Pėrgjigjjuni
geni
5 Korrik, 2013 - 19:01
Nuk mund te jete kryetar i opozites neser nje individ qe nuk di se ceshte opozita , Luli e gjeti gati cdo gje , ndersa Olldashi ka qene opozitar i forte nga 1998 deri ne 2005 ka luajtur nje role kryesor ne ringritjen e strukturave te PD-se dhe mendoj se eshte figura me e denje per te perfaqesuar liderin e Partis Demokratike
Pėrgjigjjuni
otto
5 Korrik, 2013 - 19:50
Pd nuk ka pasur asnjehere kryetar te zgjedhur .Berisha u emerua nge Alia dhe tani ai do te beje te njejten gje. Mendesit komuniste eshte veshtire te crrenjosen sado qe Berr-isha beri propagande anticomuniste per 23 vjet se snje gje tjeter nuk beri
Pėrgjigjjuni
As to me ...
5 Korrik, 2013 - 20:23
E gjeti gati , thoni ju geni, por harroni se Tiarana i ngjante Kandaharit apo Bagdatit, kur e mori Z.Lulėzim Basha.Mė shumė rrugė janė asfaltuar pėr dy vjet nga sa asfaltoi i gjati pėr 11 vjet.Pastaj bėni vlerėsime pa tru sa tė doni.
Pėrgjigjjuni
ardenal
5 Korrik, 2013 - 20:33
Me vjen keq kur e them kete gje por,fatekeqesisht do te vertetohet reklama e socialisteve kur thonin kush eshte luli ne te vertet dhe shfaqej portreti i berishes. Keta lider dridhen nga kryetari i tyre dhe nuk gjejn guxim te implementojne idet e tyre jane vetem nje kopje e shemtuar e origjinalit, me vjen keq qe nje aset publik nuk do te jete kurr nje dere e hapur per te gjithe
Pėrgjigjjuni
panorama
Krijoni Kontakt