FotoLajm: E vërteta e protestës së djeshme
Nga Express | 28 Qershor 2013 11:58
Një foto e Demotix.com, e realizuar në protestën e djeshme, po bën xhiro nëpër rrjetet sociale.
Aty shihet një polic i Kosovës teksa shpërndanë shishe uji për protestuesit e Vetëvendosjes.
Gazetarë nga media të ndryshme të Kosovës, që ishin prezentë në protestën e djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë thënë se policia është sjellë shumë mirë me protestuesit. Por, ndryshe kanë thënë aktivistët e Albin Kurtit. Sipas tyre, policia ka ushtruar dhunë të tepruar.
Rreth 70 protestues janë arrestuar nga policia dhe shumë prej tyre po mbahen ende në dhomat e paraburgimit. Shtatë policë, ndërkaq, kanë pësuar lëndime serioze.
Krijoni Kontakt