Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 77
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Skuadrat shqiptare ne Europe 2013

    Ne baze te shortit te organizuar nga Uefa ekipi i vetem shqiptar pjesemares ne Champions Ligue Skenderbeu do te ndeshet me ekipin azerbaixhanas Neftci.Ndeshja e vajtjes do te zhvillohet ne Azerbaixhan me 16-17 Korrik dhe ajo e kthimit me 23-24 Korrik.



    Europa Ligue Kukesi do ndeshet me estonezet e Flora Tallin, Laci kunder Differdange 03 (Luxemburg), Teuta kunder Dacia Chisinau (Moldavi)

    Suksese ekipeve shqiptare ne Kupat e Europes
    MOS I NDY TEMAT no name

  2. #2

    Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    Skenderbeu gjen Neftchi Baku ne Champions

    Skėnderbeu do tė ndeshet me Neftchi Baku tė Azerbajxhanit nė raundin paraeliminator tė Ligės sė kampioneve. Goglat e shortit tė hedhur mesditėn e sė hėnės nė Nion tė Zvicrės kanė zbuluar edhe emrin e kundėrshtarit tė kampionėve tė Shqipėrisė, i cili kėsaj here ėshtė mė i lehtė nė letėr se nė dy sezonet e mėparshme, ku korcarėt nuk ia dolėn mbanė. Neftchi Baku u shpall kampion nė vendin e tij nė sezonin qė shkoi, ku regjistroi kėto statistika: nė 32 ndeshje mori 19 fitore, 5 barazime dhe 8 humbje, me nje golaverazh 59:32.

    Neftchi Baku PFK, i njohur gjithashtu Neftchi, ėshtė njė klub futbolli i Azerbajxhanit, me bazė nė kryeqytetin e kėtij vendi, Baku, qė aktualisht luan nė Premier Ligėn e azerėve. Trajner i skuadrės nė fjalė ėshtė Boyukagha Hajiyev, ndėrsa president Sadyg Sadygov. Ata janė mė tė famshmit dhe mė tė suksesshmit si klub, me tetė tituj kampioni nė Azerbajxhan dhe pesė Kupa tė Azerbajxhanit. Neftchi ėshtė njė nga dy ekipeve nė Azerbajxhan, sė bashku me Qarabağ, i cili ka marrė pjesė nė tė gjitha kampionatet e “Premier League” tė kėtij vendi deri mė tani.

    Nė vitin 2012, Neftchi Baku u bė ekipi i parė qė pėrparon nė fazėn e grupeve tė njė konkurrimi evropian, duke mposhtur APOEL tė Qipros 4-2 nė total, nė raundin e” play-off”-it tė Ligės sė Europės pėr sezonin 2012-2013.

    Ekipi i epokės sovjetike (1937-1991)

    Neftchi ėshtė themeluar si klub nė vitin 1937. Gjatė viteve 1937-1967, ai ishte i njohur si Neftyanik dhe u riemėrua Neftchi nė vitin 1968. Neftchi ka luajtur tre kampionate nė Top Ligėn Sovjetike, mė 1949-1950, 1960-1972 dhe 1977-1988, prej njė totali 28 vjetėsh nė rangun e lartė tė futbollit Sovjetik. Klubi luajti nė Ligėn e Parė Sovjetike, nga 1946-1948, 1951-1959, 1973-1976, dhe 1989-1991. Golashėnuesi mė i mirė i Neftchi nė kėtė epokė tė hershme ishte legjenda e futbollit nė Azerbajxhan, Alakbar Mammadov, i cili gjithashtu ka luajtur pėr Dinamon e Moskės. Mamedov ka grumbulluar 51 gola nė ligė gjatė viteve 1950-1960 pėr klubin. Ndoshta, arritja mė e madhe e klubit ishte njė finish nė 3 vendet e para nė Top Ligėn Sovjetike nė vitin 1966.

    Dominimi nė 1991-2012

    Neftchi vazhdoi tė dominojė futbollin e Azerbajxhanit gjatė viteve 1990. Nė kontrast tė fortė me stilin mbrojtės dhe tė kritikuar shpesh tė ekipit kombėtar tė Azerbajxhanit nė atė kohė, Neftchi arriti sukses pėrmes zbatimit tė rreptė taktik. Klubi nė fjalė u bė i pari ndonjėherė nė kėtė vend qė fiton shtatė tituj dhe katėr kupa nė vend radhazi. Nė vitin 2006, Neftchi arriti tė fitojė Kupėn “CIS Kaunas”. Nė garat evropiane, klubi azer ka pėrparuar dy herė edhe nė raundin e dytė kualifikues tė Ligės sė Kampionėve, pasi mundi kampionėt boshnjakė tė Shiroki dhe kampionėt islandezė tė FH Hafnarfjaršar, nė vitin 2004 dhe 2005. Nė vitin 2008, kundėrshtari i Skėnderbeut avancoi nė raundin e tretė tė Kupės Intertoto, pasi mundi sllovakėt e Nitra dhe belgėt e Berschot. Neftchi pati njė periudhė tė gjatė rėnieje tė suksesit pas vitit 2005 deri nė fund tė dekadės. Pavarėsisht nga emėrimi i emrave tė famshėm tė tilla si Gurban Gurbanov, Vlastimil Petržela Anatolij Demyanenko dhe Hans-Jürgen Gede nė rolin e trajnerėve, klubi nuk ka arritur ndonjė sukses dhe ka shpėrdoruar shuma tė mėdha parash pėr blerje tė pasuksesshme. Gjėrat ndryshuan pozitivisht nė dhjetor 2009, kur kontrolli i klubit ėshtė lėnė nė dorė tė Sadyg Sadygov. Ardhja e tij u pasua menjėherė me njė stuhi ofertash pėr lojtarė tė profilit tė lartė ndėrkombėtar, tė tillė si Bahodir Nasimov, Nicolįs Canales, Flavinho, Bruno Bertucci, Eric Ramos, Igor Mitreski dhe Julius Wobay. Nė maj 2010, nėn sezonin e parė si trajner, Arif Asadov fitoi titullin e gjashtė nė kampionat. Asadov bėhet gjithashtu personi i parė nė Azerbajxhan qė fiton titullin e ligės si trajner dhe lojtar futbolli.

    Stadiumi dhe tifozėt

    Nė sezonin 2011-2012, Boyukagha Hajiyev e udhėheq Neftchi drejt njė suksesi tjetėr nė familje, si klubi qė bėhet kampion pėr herė tė shtatė nė historinė e vet. Nė nėntor 2011, Neftchi festoi fitoren e tij tė 1000-tė nė lojėra zyrtare. Vitet e fundit ka pasur edhe pėrparim nė garat evropiane. Nė vitin 2012, Neftchi ėshtė kualifikuar pėr nė fazėn e grupeve tė Ligės sė Europės, duke qenė ekipi i parė azerbajxhanas qė pėrparon nė kėtė fazė nė njė kompeticion europian. Ky klub vjen pėrballė Skėnderbeut si fitues i titullit tė kampionit nė vendin e vet pėr sezonin 2012-2013 dhe fitues i Kupės sė Azerbajxhanit mė 28 maj 2013, duke siguruar njė sukses tė dyfishtė nė vendin e vet.

    Neftchi luan nė njė stadium me kapacitet prej 11 mijė vendesh, i cili u ndėrtua nga tė burgosurit gjermanė tė luftės nė vitin 1951 dhe ka formėn e germėsa C pėr tė nderuar Stalinin. Stadiumi shėrben gjithashtu si terren pėr tė luajtur ndeshjet e veta nė shtėpi kombėtarja azerbajxhanase. Neftchi Baku ėshtė njė nga klubet qė pėrkrahet mė shumė nga tifozėt nė Azerbajxhan, me mbėshtetės tė organizuar nė grupe dhe qė funksionojnė nė vende tė ndryshme tė botės, pėrfshirė Shtetet e Bashkuara, Turqi, Rusi, Gjermani, Holandė dhe ēdo vend tjetėr me komunitet tė konsiderueshėm azerbajxhanas.

    Neftchi favorit ndaj Skenderbeut

    Neftchi eshte sigurisht skuadra favorite per tu kualifikuar nga kjo perballje. Eksperienca eshte ne favor te tyre por edhe rekordi i azerbajxhanasve ne Europe eshte dicka e paarritur nga skuadrat shqiptare. Ata kane marre pjese ne fazen e grupeve te Europa League dhe madje kane marre tre pike sezonin e kaluar, ku pervec dy barazimeve me Partizanin e Beogradid arriten dhe nje barazim ne San Siro kunder Interit.

    Ne fazat eleminatore te Europa League ata kane luajtur 16 ndeshje, duke fituar 5, barazuar 4 dhe humbur 7. Skenderbeu nga ana tjeter ka marre pjese vetem dy here duke luajtur 4 ndeshje, me 1 fitore dhe 3 humbje. Neftchi ka arritur dy here ne raundin e trete, ndersa Skenderbeu asnjehere.

    SKEDA

    Emri i plotė: Neftēi Peşə*** Futbol Klubu
    Themeluar: 18 mars 1937
    Stadiumi: Bakcell Arena, Tofiq Bahramov Stadium

    Palmaresi i Neftchi
    8 tituj kombėtarė: 1992, 1995–96, 1996–97, 2003–04, 2004–05, 2010–11, 2011–12, 2012–13
    3 herė nėnkampion: 2000-01, 2001-02, 2006-07
    5 Kupa tė Azerbajxhanit: 1994–95, 1995–96, 1998–99, 2003–04, 2012–2013
    2 finale tė humbura tė kupės: 2000-2001, 2011-2012
    2 Superkupa: 1993, 1995 (http://futbollishqiptar.net/)

  3. #3

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    Teuta luan perballe Dacia nga Moldavia

    Skuadra e Teutes eshte vene perballe FC Dacia Kishinau nga Moldavia ne shortin e sotshem. Kundershtari nuk eshte i pakalueshem por sigurisht qe jane treguar me te afte se sa durrsaket ne kompeticionet Europiane.

    FC Dacia Kishinau ėshtė njė klub futbolli moldav, qė i pėrket kryeqytetit tė Moldavisė. Ata luajnė nė “Nationala Divizia”, liga kryesore e kėtij vendi. Emri i klubit vjen nga Dakia, njė qytetėrim i lashtė, i cili ka mbuluar pjesėt e Moldavisė moderne. Eshtė themeluar nė vitin 1999, ndėrsa u promovua nė Ligėn Kombėtare dy vjet mė vonė. Dacia ka mbetur aty qysh atėhere, ndėrsa fitoi titullin e parė nė ligė nė sezonin 2010-2011, duke u kualifikuar pėr eliminatoret e Ligės sė Kampionėve. Ekipi ka marrė pjesė edhe nė “Europa League” nė pesė raste, por kurrė nuk e ka kaluar fazėn e grupeve.

    Historia e hershme (1999-2002)

    FC Dacia u themelua nė vitin 1999 nga Roger Levadaru, Igor Ursachi, Valeriu Plujnic dhe Alexandru Şcaruba. Qėllimi fillestar i klubit ishte pėr tė konkurruar nė Moldavi njė “ndarje shtresore” (e dytė). Dacia ka debutuar nė kėtė kampionat gjatė sezonit 2000-2001, ndėrsa Gabriel Stati e mori pėrsipėr si president nė vjeshtėn e vitit 2000. Klubi u promovua shpejt nė top-divizionin e futbollit moldav, pikėrisht sezonin e ardhshėm.

    “National Division” (2002-10)

    Dacia fitoi ndeshjen e parė nė “National Division” me rezultatin 1-0 kundėr Nistru Otaci dhe e pėrfundoi sezonin 2002-2003 nė 4 vendet e para, me kualifikimin pėr nė Kupėn Intertoto. Kėtu ata mundėn klubin e GI Gota dhe pastaj shqiptarėt e Partizanit, ndaj tė cilėve shėnuan pesė gola pa pėsuar asnjė (2-0 dhe 3-0). Mė pas Dacia u eliminua nga gjermanėt e Shalke 04, duke i humbur tė dyja ndeshjet (1-0 dhe 2-1).

    Nė sezonin 2004-2005, Dacia kualifikohet nė Kupėn UEFA pėr herė tė parė pas njė finishi pėr vendin e tretė nė kampionat. “Ujqėrit”, gjithashtu, pėrfunduan si finalistė tė mundur tė Kupės sė Moldavisė pas njė humbjeje dramatike ndaj Nistru. Dacia u eliminua nga Kupa UEFA nė sezonin 2005-2006 nė raundin e parė kundėr FC Vaduz, qė luante nė “Challenge League” tė Zvicrės. Pasi e mbylli kampionatin nė vendin e katėrt nė sezonin 2006-2007, Dacia u kualifikua pėr Kupėn Intertoto, ku avancoi ndaj azerbajxhanasve tė Bakut nė raundin e parė. Nė raundin e dytė moldavėt mposhtėn klubin zviceran tė “St Gallen”. Kundėrshtarėt e tretė tė Dacia ishin gjermanėt e Hamburgut, ekipi qė rrotullohej rreth mesfushorit holandez Rafael van der Vaart. Barazoi 1-1 nė Moldavi, por humbi 4-0 nė ndeshjen e kthimit.

    Dacia luajti nė “Europa League” nė sezonin 2009-2010, nė raundin e dytė kualifikues, ku u mund 3-0 nė total nga ana MSK Zilina e Sllovakisė. Sezonin 2010-2011, klubi nė fjalė mori pjesė nė kualifikueset e “Europa League”, duke luajtur dhe kualifikuar kundėr FK Zeta tė Malit tė Zi. Mė pas u rrėzua me rezultatin 2-0 nė total nga ekipi suedez i Kalmarit.

    Para sezonit 2011-2012, Dacia fitoi Super Kupėn e Moldavisė kundėr Iskra-Stal Rībniţa. Nė korrik 2011, Dacia bėri debutimin nė Ligėn e Kampioneve nė raundin e dytė kualifikues, kundėr kampionėve tė Gjeorgjisė, Zestafoni. Pavarėsisht fitores 2-0 nė shtėpi, Dacia humbi 3-0 nė ndeshjen e kthimit dhe u eliminua. Dacia mori pjesė nė sezonin 2012-2013 nė Ligėn e Europės, duke luajtur nė raundin e parė kualifikues, ku fituan nga 1-0 ndaj sllovenėve tė Celjes nė secilėn ndeshje. Nė raundin e dytė kualifikues luajtėn kundėr Elfsborg tė Suedisė, Dacia fitoi ndeshjen e parė 1-0, para se tė humbte 2-0 nė transfertė dhe tė eliminohej.

    Moldavet favorite, Teuta rekord te dobet ne Europa League

    Paraqitjet ne Europe dhe sidomos ne Europa League kane qene me te mira per skuadren moldave. Ne Europa League ata kane luajtur 14 ndeshje duke arritur 4 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje. Teuta ne kete kompeticion ka arritur te fitoje vetem nje here ne 12 ndeshje, ndersa ka arritur edhe nje barazim te vetem si dhe 10 humbje.

    Ne te gjitha kompeticionet ne Europe, Dacia ka 28 ndeshje, prej ketyre 10 fitore, 7 barazime dhe 11 humbje. Teuta ka ne total 24 ndeshje, 5 fitore 3 barazime dhe 16 humbje.

    Raundi 2 i Europa League

    Teuta ka nje short shume te veshtire ne raundin e dyte. Nese ata kalojne FC Dacia Kishinau do te kene perballe disa fytyra te njohura si Kristi Vangjeli dhe Elis Bakaj dhe skuadren e tyre FC Chornomorets Odesa nga Ukraina.

  4. #4

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    Laci me fat, gjen kundershtar nga Luksemburgu

    Laci ka qene skuadra me me fat ne shortin e sotem pasi kane gjetur ne raundin e par ete Europa League nje kundershtar nga Luksemburgu. Ne fakt kundershtaret kane me shume eksperience ne Europe, dhe kane arritur madje te kalojne edhe nje here raundin, por mbajne edhe rekordin per humbjen me te thelle, 14-0.

    Differdange 03 u formua nė vitin 2003 si njė amalgamė e dy klubeve tė tė njėjtit qytet me tė njėjtin emėr: “FA Red Boys Differdange” dhe “AS Differdange”. Kur klubet u shkrinė nė kohė pėr sezonin 2003-2004, tė kuqtė lėnguan nė gjysmėn e poshtme tė Divizionit Kombėtar, ndėrsa ishin nė pozicion mesi tė tabelės nė grupin e tretė tė futbollit Luksemburgas. Klubi u promovua pėrsėri nė Divizionin Kombėtar nė sezonin 2005-2006, kur kampionati u zgjerua nga 12 klube pėr 14 tė tilla. “Red Boys Differdange” mė parė kishin qenė njė nga ekipet mė tė mėdha dhe mė tė suksesshme nė futbollin luksemburgas, duke fituar Kupėn e Luksemburgut mė shumė herė se ēdo ekip tjetėr. Gjatė viteve 1920 dhe 1930, “Red Boys” konkuruan me “Spora Luksemburg” pėr dominimin e futbollit nė Luksemburg. “Red Boys” ishin mė tė suksesshėm fituan 13 trofe nė mes tė viteve 1923 dhe 1936. Pavarėsisht nga konkurrenca e patundur (Spora kishte fituar 8 trofe nė tė njėjtėn periudhė), ky rekord nuk ka qenė kurrė i krahasueshėm. Nė sezonin 2011-2012, kundėrshtari i Lacit mori pjesė nė “Europa League” dhe pėrparoi nė raundin e tretė kualifikues, pasi eliminoi Levadia Tallinn me rezultatin 1-0 nė total, njė nga fitoret mė tė famshme evropiane dhe njė nga fitoret mė historike pėr njė klub nga Luksemburgu, qė ka pasur ndonjėherė nė garat evropiane. Nė raundin e 3-tė kualifikues ata u takuan me Olympiakos Volou dhe humbėn nga 3-0 nė tė dyja ndeshjet (6-0 nė total). Megjithatė, Olympiakos Volou me sa duket ishte i pėrfshirė nė njė rast korrupsioni, ndaj UEFA vendosi mė 11 gusht 2011 qė Differdange tė pėrparojė nė raundin e “play off”-it dhe tė takohet me PSG. Mė 5 dhe 12 korrik 2012, luksemburgasit fituan kundėr NSI pėr raundin e parė kualifikues tė Ligės sė Evropės, me njė rezultat total prej 6 golash nė dy ndeshje, pas pėsuar asnjė. Nė raundin e dytė, FC Differdange 03 do tė takohej me klubin belg “KAA Gent”.

    Arritjet

    6 tituj nė “National Division”: 1922–23, 1925–26, 1930–31, 1931–32, 1932–33, 1978–79
    11 herė nėnkampion: 1910–11, 1926–27, 1933–34, 1934–35, 1957–58, 1973–74, 1975–76, 1979–80, 1980–81, 1983–84, 1984–85
    16 herė fitues i Kupės sė Luksemburgut:1924–25, 1925–26, 1926–27, 1928–29, 1929–30, 1930–31, 1933–34, 1935–36, 1951–52, 1952–53, 1971–72, 1978–79, 1981–82, 1984–85, 2009–10, 2010–2011

    Laci favorit, por nuk do te jete e lehte

    Differdange 03 ka marre pjese shume here ne Europe, ndersa Laci nje here te vetme kur ka arritur nje barazim dhe nje humbje. Humbja ka qene turperuese per lacianet, 7-1 kunder bjelloruseve te Dnepr Mogilev.

    Differdange 03 ka 26 ndeshje ne Europa League dhe 36 ndeshje europiane ne total. Ne Europa League ata kane 4 fitore, 3 barazime dhe 19 humbje. Nje rezultat i tyre historik eshte barazimi 0-0 me Ajax ne 1984, por qe u pasua nga nje humbje rekord qe qendron edhe sot, 14-0 ne Hollande.

    Raundi 2, kundershtare hollandeze

    Lacianet kane qene me fat ne shortin e raundit te pare, por jo ne ate te raundin pasardhes. Nese kalojne skuadren nga Luksemburgu Laci do te kete perballe FC Utrecht te Hollandes qe do te thote se vazhdimi per me tej eshte mese i pamundur.

  5. #5

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    FC Flora Tallin, kundėrshtari i Kukėsit

    Kukesi merr pjese per here te pare ne historine e vete ne nje kompeticion europian. Risia e futbollit shqiptar ne sezonin qe sapo u mbyll, do te kete perballe estonezet e FC Flora Tallinn. Kundershtari ka sigurisht eksperiencen ne Europa ne avantazh me plot 40 ndeshje, por eshte veshtire te zgjedhesh favorite ne kete sfide. Ne Europa League ata kane 3 fitore, 7 barazime dhe 16 humbje nga 26 ndeshje.

    FC Flora ėshtė njė klub futbolli nė Estoni, qė u themelua nė vitin 1990. FC Flora e ka fituar shumė herė titullin nė “Meistriliiga” dhe Kupėn e Estonisė. Ata kanė pėr vite tė tėra me pjesėmarrjen e numrit mė tė madh tė lojtarėve nė ekipin kombėtar, ndėrsa kanė rritur lojtarė tė suksesshėm nga sistemi i tė rinjve, qė kanė pasur njė karrierė tė mirė edhe jashtė vendit. Nė kėta lojtarė pėrfshijmė, pėr shembullm Mart Poom, Andres Oper, RAiO Piiroja, Ragnar Klavan.

    Historia

    Klubi u themelua nė vitin 1990. FC Flora ka luajtur sezonin e saj tė parė nė ligėn e dytė tė kampionatit tė Estonisė e mbushur kryesisht me ish-lojtarė tė Tallinna Lõvid. Nė vitin 1994, Flora fitoi titullin e parė nė “Meistriliiga”, nėn rrethana tepėr tė diskutueshme, kur Federata Estoneze e Futbollit vendosi tė skualifikojė kryesuesit e Tevalte Talin pėr fiksim tė ndeshjeve, akuzat qė kurrė nuk u provuan. Flora e fitoi titullin tjetėr nė “Meistriliiga” nė 2010, pas 7 vjet pritjeje. Nė verėn e vitit 1998, Flora, e sapokurorėzuar kampione, luajti me Milanin njė miqėsore nė Sicilia. Si ekipi i vetėm qė pėrkrahet nga qeveria nė Estoni, Flora posedon disa ekipe rezervė dhe “klube fermė” nė divizione tė ndryshme. Lojtarėt qė nuk kanė bėrė njė ndikim tė mjaftueshėm nė klub janė dėrguar shpesh pėr tė luajtur jashtė, nė Tulevik. Rivalėt kryesorė tė FC Flora janė FC Levadia, JK Sillamäe Kalev dhe FC Trans Narva. Stadiumi i Florės ėshtė ndėrtuar kohėt e fundit dhe ka njė kapacitet prej 9300 vendesh, me njė sistem nėnngrohjeje tė tokės.

    Arritjet

    9 tituj kampioni nė “Meistriliiga”: 1993–94, 1994–95, 1997–98, 1998, 2001, 2002, 2003, 2010, 2011
    6 Kupa tė Estonisė: 1994–95, 1997–98, 2007–08, 2008–09, 2010–11, 2012–13
    7 Superkupa tė Estonisė: 1998, 2002, 2003, 2004, 2009, 2011, 2012

    Kundershtari ne Raundin 2

    Kuksianet kane nje short te favorshem ne raundin e dyte te Europa League pasi nese arrijne te kalojne FC Flora, atehere do te ndeshen me fituesin mes AC Libertas (San Marino) dhe FK Sarajevo (Bosnje).

  6. #6
    Trepca&Chelsea
    Anėtarėsuar
    08-03-2009
    Postime
    104

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    Pershendetje!

    A e transferojne lojrat e liges kampionatit ose ligen e evropes ne kanalin SuperSport

  7. #7

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    Kukesi vazhdon te shkruaje historine, kualifikohet

    Kukėsi ėshtė e vetmja skuadėr shqiptare, nga tri tė tilla pjesėmarrėse, qė kalon nė turin e dytė tė Ligės sė Europės. Vazhdon tė habisė skuadra e Armando Cungut, e cila debutoi nė Superiore nė sezonin qė shkoi dhe zuri vendin e dytė. Ky pozicion i mundėsoi asaj marrjen pjesė pėr herė tė parė edhe nė Kupat e Europės, ku e ka “hedhur vallen” me sukses nė “nusėrimin” debutues.

    Verilindorėt i janė falur golit nė fushė kundėrshtare pėr tė pėrparuar mė tej, sepse nė kthim, nė stadiumin “Qemal Stafa”, nuk kanė shkuar dot mė tej se barazimi i bardhė 0-0, pavarėsisht rasteve tė krijuara. E ka vendosur gjithcka barazimi 1-1 nė Talin, ku goli i Gerhard Prognit vlen jashtėzakonisht shumė, kualifikimin. Nė turin e dytė tė Ligės sė Europės, Kukėsi do tė pėrballet me njė prej dy ekipeve tė ēiftit Sarajevo-Libertas. Boshnjakėt e kanė fituar ndeshjen e parė nė fushėn e tyre ndaj skuadrės nga San Marino dhe shihen si favoritė kryesorė pėr tė kaluar nė turin e dytė, duke parė edhe kundėrshtarin qė kanė pėrballė. Ata po luajnė nė kėto momente nė San Marino dhe sipas tė gjitha gjasave do tė jenė sfiduesit e kuksianėve nė raundin pasues. Sfida e parė e turit tė dytė luhet mė 18 korrik, sfida e kthimit njė javė mė pas.

    Kukesi nuk ka bere asnje ndryshim ne formacion, krahasuar me sfiden e pare te luajtur ne kryeqytetin estonez. Trajneri Cungu u ka besuar 11 lojtareve qe i siguruan barazimin ne fushen e Flora Talin, duke e vendosur skuadren e tij sipas modulit 4-4-2, me mesfushoret e krahut qe do te asistojne gjithnje sulmuesit Hoxha dhe Popovic. Ndertimi i lojes i besohet fantazise se Alikajt, ndersa ne krah te tij do te jete Progni, i gatshem per te goditur nga distanca dhe sulmuar kundershtarin nga pas kraheve. Flora Talin kunderpergjigjet me te njejten skeme, duke i dhene edhe ajo perparesi shenimit te golit, ngaqe ka pesuar ne fushen e vet dhe duhet ta beje kete ne “Qemal Stafa”, ne menyre qe te ekuilibroje “golin ne fushe kundershtare”.

    Ndeshja nis me nje aksion te rrezikshem te miqve, ku sulmuesi Frolov sjell peshtjellim te prapavija kuksiane. Nuk kane kaluar 60 sekondat e pare dhe Flora fiton goditjen e pare nga kendi, si per te paralajmeruar se do t’i luaje te gjitha kartat. Nga ana e vet, kuksianet shfaqen te ekuilibruar mes reparteve, pa krijuar hapesira mes tyre dhe me nje shpirt te larte gare arrijne te hedhin veshtrimin nga gjysmefusha e kundershtarit dhe te krijojne mundesite reale per finalizim. Kjo duket edhe ne goditjet nga kendi te njepasnjeshme qe skuadra e Cungut fiton, por estonezet nuk lejojne qe t’i afrohen portes se tyre. Beteja zhvillohet me se shumti ne mesfushe, ku te dyja palet mundohen te shkaterrojne lojen e kundershtarit dhe te nisen vete ne kundersulm. Allmuca, Popovic dhe Alikaj jane me te levizshmit te vendesit, madje arrijne ta shenjestrojne edhe porten e Flora Talin, por portieri estonez i zgjidh me qetesi momentet e rrezikshme. 30 minutat e para te lojes kalojne me perpjekje te te dyja skuadrave, por rast ideal per shenim nuk eshte paraqitur ne asnjeren porte, cka deshmon se luhet ne menyre mjaft te kujdesshme. Me pas kane dale ne drite raste te shumta, por te shperdoruara nga Kukesi, te cilit vetem goli i ka munguar. 45 minutat e para mbyllen pa asnje gol, me porta ta parekura, ndaj rezultati i bardhe kenaq kuksianet, qe jane te kualifikuar, edhe pse duhet pritur konsumimi i fraksionit te dyte te lojes, ku Flora Talin detyrimisht do te kerkoje te shenoje, pasi nuk ka asgje per te humbur. Verilindoret e Cungut, me barazimin 1-1 e shohin veten ne turin tjeter, ndaj duhet “te presin 100 here e te masin 1 here” ne pjesen e mbetur te ndeshjes se kthimit.

    Pjesa e dyte nis pa zevendesime per te dyja skuadrat, me Kukesin ne sulm, ku Popovic sjell peshtjellim te madh ne prapavijen estoneze. Shtatlarti serb, i ndihmuar edhe nga mesfushoret Allmuca dhe Progni, mbetet pika e referimit per tanet. Serish me ngulmues jane te besuarit e Cungut, qe i afrohen rrezikshem portes estoneze, nderkohe qe kundershtari nis e kryen zevendesime per te ndryshuar dicka ne lojen e vet. Nuk qendron duarkryq as stafi teknik i Kukesit, qe shtimit te forcave ofensive te Flora Talin i pergjigjet me nje “peshe te rende” ne mbrojtje, sikurse eshte lezhjani Malota. Ai ze vendin e Alikajt, qe ka shpenzuar shume, edhe per faktin se tashme theksi kryesor duhet vene te mospesimi i golit dhe ruajtja e kualifikimit te fiksuar qe ne ndeshjen e pare. Veshtiresohen dhjete minutat e fundit per verilindoret, sepse kosovari Musolli ndeshkohet me karton te kuq, duke i lene te tijte ne inferioritet numerik.

    Trajneri Cungu vendos te hedhe ne fushe edhe Malindin per Popovic, duke dashur te shfrytezoje freskine fizike te sulmuesit, qe i bashkohet ne detyra difensive skuadres se tij, e mobilizuar me shpirt nder dhembe per ta mbrojtur rezultatin deri ne fund te pese minutave shtese. Kuksianet, ndryshe nga kurbinasit dhe durrsaket, vijojne me tej ne turin e dyte te Liges se Europes. Nje sukses mbreselenes per debutuesit ne kesi kompeticionesh dhe nje mundesi mese reale per te arritur edhe nje rekord historik per Shqiperine, pasi kundershtari i rradhes me shume mundesi do te jete Sarajevo e Bosnjes.

    KUKESI-FLORA TALIN 0-0

    KUKESI: Halili, Brahja, Hallaēi, Malakarne, Peqini, Progni, Allmuēa, Alikaj (Malota 66′), Musolli, Popović (Malindi 83′), Hoxha (Manuka 90+4′). Trajner: Armando Cungu
    FLORA: Meerits, Mets, Jürgenson, Palatu, Mikadze (Adou 86′), Van De Streek, Laabus (Post 64′), Frolov, Luigend, Alliku, Prosa (Logua 64′). Trajner: Marko Lelov
    Gjyqtarė: M.Whitby, G.Jones, L.Edwards (Uells)
    Kartonė tė verdhė: Progni 64′, Malota 79′ / Jürgenson 23′, Palatu 85′
    Karton i kuq: Musolli 79′

    Kukėsi, 240 milionė lekė pėrfitime pėr 1 ndeshje

    Kukėsi mbush arkėn qė nė turin e parė tė Ligės sė Europės. Me njė llogari tė thjeshtė, veriorėt kanė pėrfituar minimalisht 240 milionė lekė tė vjetra nga dy sfidat e zhvilluara me Flora Talin. Kėshtu, vetėm nga shitja e biletave nė pėrballjen e mbrėmjes sė djeshme, klubi ka arkėtuar njė shifėr diku te 100 milionė lekė, kjo duke marrė parasysh jo vetėm ēmimin (30 mijė lekė bileta mė e shtrenjtė dhe 5 qind lekė mė e lira), por edhe faktin se nė “Qemal Stafa” ishin mė shumė se 7 mijė tifozė. Pėrveē kėsaj, Kukėsi do tė pėrfitojė edhe 100 mijė euro, tė ardhura kėto qė vijnė nga UEFA pėr ēdo skuadėr qė merr pjesė nė turin e parė tė Ligės sė Europės. Kėshtu, nė total vetėm pėr dy ndeshjet me Flora Talin shuma qė ka pėrfituar skuadra e drejtuar nga Cungu ėshtė minimalisht 240 milionė lekė. Kujtojmė se Kukėsi nuk mundi tė pėrfitojė nė kėtė rast nga e drejta televizive, kjo edhe pėr faktin se kundėrshtari nuk ėshtė njė klub me emėr dhe me njė buxhet tė madh, dhe natyrisht nuk e bleu takimin e djeshėm, sikundėr ka bėrė pak sezone mė parė pėr shembull Olimpiakosi kur luajti me Besėn e Kavajės, ose Napoli apo Rapidi i Vjenės kur luajti me Vllazninė. Ndėrkohė, referuar tė ardhurave, por jo vetėm, presidenti Safet Gjici ka premtuar se do tė japė njė shpėrblim tė majmė pėr tė gjithė skuadrėn. “Djersa dhe mundi i lojtarėve nuk do tė mbetet pa u shpėrblyer. Unė tani nuk dua tė jap premio, pasi do ma konsiderojnė edhe si emocionale, por ju siguroj se do t’i kėnaq tė gjithė lojtarėt dhe stafin pėr kėtė kualifikim historik. Ne jemi krenaria e shqiptarėve, pasi jemi e vetmja nga tri skuadrat qė u kualifikua nga turi i parė nė Ligėn e Europės sa u pėrket skuadrave shqiptare. Jam krenar pėr Kukėsin tim dhe tė tillė duhen tė ndihen sot (dje) tė gjithė shqiptarėt. Bėmė njė lojė shumė tė mirė, edhe pse barazuam pa gol duhet thėnė se ishte njė kualifikim heroik, duke qenė se e mbyllėm ndeshjen me njė lojtar mė pak”, ka theksuar dje pas takimit Gjici.

    Hallaēi: S’ka kohė pėr festė, java kalon shpejt

    Ka shpenzuar shumė energji gjatė takimit tė djeshėm ndaj Flora Talin, megjithatė kapiteni i Kukėsit, Rrahman Hallaēi, ėshtė mjaft i lumtur pėr suksesin e arritur. “E menduam njė ndeshje mė tė lehtė, duke pasur parasysh edhe rezultatin qė arritėm ne Estoni, por mund tė them se nė fushė ka dalė mė e vėshtirė. Ekipet e huaja kanė njė karakteristikė, qė nė fushėn e tyre nuk luajnė shumė, ndėrsa nė transfertė janė gjakftohtė. Edhe Flora Talin tregoi njė forcė mjaft tė madhe nė kualifikime, pasi erdhi me shumė vuajtje. Ne mund tė kishim arritur tė shėnonim, sepse krijuam mjaft raste, por nuk arritėm t’i realizonim ato. Gjithsesi barazimi pa gola na favorizonte ne dhe morėm atė qė deshėm”, – pohoi kapiteni, i cili foli edhe pėr ndeshjen e radhės: “Objektivin e parė e realizuam dhe tashmė jemi tė pėrqendruar te ndeshja e radhės ndaj Sarajevės, e cila vjen shumė shpejt, kėshtu qė nuk kemi shumė kohė pėr tė festuar. Java do tė jetė intensive nė lidhje me pėrgatitjet”. http://futbollishqiptar.net/


  8. #8
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    Rezultat fantastik i Skenderbeut ne transferten e azerbajxhanit. Neftēi 0-0 Skenderbeu. Shpresojme ne nje rezultat pozitiv ne ndeshjen e kthimit. Do ishte historike kalimi i nje turi dhe do ngrinte si nivelin e Skenderbeut ashtu dhe renditjen e Kampionatit tone ne renditjen e pergjithshme europiane.

    Kukesi luan sot ndaj Sarajevos ne kuader te turit te dyte te Europa League.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  9. #9

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    veshtire do e kene. dominuan komplet ata azerbajxhanasit. megjithate rezultat i mire 0-0 jashte.

    historike po kaloi Kukesi. vetem Flamurtari ka arritur te kaloj 2 raunde

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    Kukesi po fiton me rezultatin 3-2 dhe mbi te gjitha po zhvillon loje mjaft te bukur, perjashto 10 minuta vetekenaqesie ku beri nje autogol ne porten e vet e pesoi nje gol tjeter nga Sarajevasit. Le te shpresojme qe te shenoje edhe nje gol tjeter Kukesi per t'ja lehtesuar gjerat vetes sa me shume per ndeshjen e kthimit.

    Duhet theksuar se ne Sarajeve do jene rreth 5-6 mije tifoze pro Kukesit nga ekipi kundershtar i Sarajevos, Zeleznjicar.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  11. #11

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    fituan hallall. mbaroi 3-2

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    Bravo Kukesi...

    Kukesi - Sarajevo 3-2

    1-0 Hoxha 24 `
    1-1 Popovic 32` a.g
    1-2 Haurdic 33`
    2-2 Popovic 45`
    3-2 Alimucaj 58`



    A do te jete ky rrezultat i mjaftueshem per Kukesin te kaloje ?... Mendoj qe jo,Boshnjaket ishin shume me te mire dhe dominuan Kukesin.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    dhe bastet mos i harroni po se patet bezdi
    JO SEKS PARA MARTESE

  14. #14
    Trepca&Chelsea
    Anėtarėsuar
    08-03-2009
    Postime
    104

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    a e transmeton super sport lojen e kthimit?

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    Skėnderbeu hoping 'third time's a charm'

    Published: Monday 22 July 2013, 11.00CET

    President Ardian Takaj is hoping "third time's a charm" for KS Skėnderbeu as they look to progress from the second qualifying round at the expense of Neftēi PFK.
    by Fatjon Pandovski

    http://www.uefa.com/MultimediaFiles/...1974736_w2.jpg


    Albanian champions KS Skėnderbeu have been UEFA Champions League second qualifying round regulars in recent years, but on Tuesday they will look to make the next step for the first time.

    Skėnderbeu and Neftēi PFK drew 0-0 in Azerbaijan in last week's first leg, leaving the tie evenly poised for the second instalment in Korca. "The upcoming match will be different," said Skėnderbeu goalkeeper Orges Shehi. "It is true we didn't let Neftēi score, but they have a good team with dangerous attackers and it will not be easy to eliminate them. We have to score more than them and defend better than them. We started well [last week] but we need to learn to keep doing the same things and not give our opponents easy shots. We have to focus the entire match because they have a good side with strong, fast players. But as the home team we will have the support of our fans – the best in Albania."

    Skėnderbeu's bright opening in Baku last Wednesday prefigured a more conservative approach to the contest, with the priority very much on stifling their hosts. "We had a strategy and the task was completed," coach Mirel Joca told UEFA.com. "The first result is promising but we need to win the next game to advance." Affected by the recent departure of Sebino Plaku to WKS Śląsk Wrocław, Skėnderbeu found the net just once in five friendly fixtures at their pre-season camp in Austria. Joca has now brought in Gilman Lika and Mario Morina from KF Tirana, as well as Jetmir Sefa from KS Bylis. "We have the players and we have created chances, we just have to do a better job of finishing," added Joca.

    Joca should have defender Ditmar Bicaj available again after he missed out through injury last week. "It was tough to watch from the stands, but I will be ready for the next match," said Bicaj. "I have been working hard to be 100%, but it will be the coach's decision if I start. Our fans will be ready and it's our job to deliver."

    Even without Bicaj, Skėnderbeu managed to keep a clean sheet in testing circumstances. "[Bici] is our leader at the back, but we have a great group of players," said fellow defender Renato Arapi. "Everyone stepped up their game and we were able to escape from Baku with a clean sheet."

    Skėnderbeu have been here before. Albanian champions in 2011, 2012 and 2013, they have entered the second qualifying round for three seasons in a row but have yet to progress. They came closest to doing so last term, winning 1-0 against Hungary's Debreceni VSC before losing 3-0 in the return. "In the past two seasons, results have gone against us, but we still hope – third time's a charm," said president Ardian Takaj.

    ©UEFA.com 1998-2013. All rights reserved.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 22-07-2013 mė 21:20

  16. #16

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    ishalla kalojne

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    Skenderbeu - Neftci Baku 0:0,1:0 ET

    1:0 Orelesi 116`



    Bravo Skenderbeu !

    Faza tjeter :

    30/7 Shakhtar (Kazastan) - Skenderbeu
    06/8 Skenderbeu - Shakhtar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga semiku : 23-07-2013 mė 17:18

  18. #18
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    Urime Skenderbeut per kualifikimin historik dhe suksese kundra kazakeve javen qe vjen.

  19. #19
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    Urime Skenderbeut zhvilloi nje ndeshje te mire mbreme.

  20. #20

    Pėr: Skuadrat shqiptare ne Europe - 2013

    Fantastike. Do bejn lek te madh nga Europa kete sezon. Edhe po u eleminuan tani ne raund te trete te Champions do kalojn ene playoff te Europa League dhe kan dhe dy ndeshje te tjera. Me gjith keto te ardhura sigurojne pa problem buxhetin e sezonin te ardhshem.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •