Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    14 falenderime nė 10 postime

    Zhakonda; La Joconde; La Gioconda; Mona Lisa

    Ndoshta portreti me i diskutuar historikisht dhe boterisht, Zhakonda e Da Vincit.

    Disa kuriozitete mbi jetėn e pikturės.

    Lisa Gherardini Giocondo (Mona Lisa) lindi ne 1479 dhe mendohet te kete qene rreth 24 vjec ne kohen kur Leonardo pikturoi portretin e saj.

    Ne 1495 ( 16 vjec) Lisa u martua me Francesco Di Bartolomeo Di Zanobi del Giocondo, i cili kish pas qene i martuar dy here (grate kishin vdekur) dhe ishte 19 vjec me i madh se Lisa. Duke qene i pasur, egziston besimi se ai ka paguar da Vincin per ti bere portretin e gruas se tij (ky portret nuk u be ndonjehere pjese e koleksionit te tij).

    Da Vinci ka perdorur efektin e "sfumatos" per te pikturuar portretin e Mona Lises, kjo per te shmangur vijat dhe per te krijuar nje efekt atmosferik.

    Ne 1530 piktura i kaloi mbretit te Frances, Francis I , i cili pagoi gati $105,000. Ne ate kohe piktura mund te admirohej vetem nga klasa e larte qe kishte hyrje ne pallatin mbreteror.

    Ne 1625 fama e piktures kishte marre dhene, ne ate kohe Duka e Buckingham po mundohej ta blinte kete pikture per Angline.

    Ne 1650 piktura u leviz ne "Louvre" , shtepi mbreterore ne ate kohe (sot muze).

    Gjate viteve 1700 piktura u mbrojt ne banimet private te mbretit. Ne 1800 u vendos ne dhomen e gjumit te Napoleonit, ne Tuileres, deri ne 1804, kohe ne te cilen u zhvendos ne Galerine e Madhe te Muzeut Louvre.

    Ne kohen kur piktura u be publike, jo vetem shume piktore e admiruan dhe filluam te punonin mbi kopjet e saj por dhe masat i dhane nje vleresim shume te larte. Nga mesi i viteve 1800 kjo pikture ishte kthyer ne nje legjende.

    Ne 1911 Mona Lisen e vodhen nga muzeu. Ne kete kohe ajo u publikua ne gazeta, piktura madje dhe kartona per femije.
    Pablo Picasso ishte nje nga njerzit qe u moren ne pyetje ne kete kohe. Ai kishte blere me pare disa skulptura gurri nga nje burre i quajtur Pieret (skulptura te cilat ishin vjedhur nga po i njejti muze), rrjedhimisht Picasso mendonte se Mona Lisa ishte vjedhur nga i njejti njeri.

    Ne 1939 kur ne France filloi Lufta e Dyte Boterore, muzeu Louvre evakuoi punimet me te shtrenjta dhe te rendesishme (ketu dhe Mona Lisa), ne nje vend larg Parisit.
    Per te treguar se keto punime ishin akoma ne gjendje te mire, njerzit qe u moren me mirembajtjen e tyre perdornin kodin "la Joconde a le sourire" (Zhakonda eshte duke qeshur).

    Ne 1963 Mona Lisa u paraqit ne nje Galeri Nacionale ne SHBA ku gati 1 ½ milion njerez qendruan ne rradhe per ta pare. Po ne kete vit Salvador Dali shkroi nje artikull per Art News (Lajme Arti) ku diskutonte teorite e tij mbi efektet provokuese te kesaj pikture. Ku artikull u publikua perseri ne 1992 (faqja 166).

    Mona Lisa u paraqit ne Japoni ne pranvere te vitit 1974, ne muzeun Nacional te Tokios. Piktura terhoqi gati 1.5 milion vizitore, duke arritur nje rekord per vezhgues pikturash ne Japoni (rekordi nuk eshte thyer akoma). Xhami me tre shtresa i cili mbron Mona Lisen ishte dhurate e Japonezeve pas kesaj "vizite te piktures" ne Japoni.

    Ne 1982/1983 artisti japonez Tadahiko Ogawa krijoi nje kopje te Mona Lises te perbere nga 63 feta buke, te thekur. Origjinali i kopjes* ekspozohet ne Mexico City ndersa ne Orlando, Fl (SHBA) eshte nje tjeter kopje e krikuar nga Ogawa por duke perdorur "material/ushqim" tjeter.



    Ky ishte krijimi i tij i pare. Ne koleksionin e tij bejne pjese dhe "Gostia e Fundit" e da Vincit si dhe "Lindja e Venusit" nga Botticelli.

    Kopja me permasa me te vogla te kesaj pikture eshte krijuar nga Yves Gerard ( 9x13 milimetra) nga Luxemburgu, dhe ndodhet sot ne Muzeum e Miniaturave ne Drome, Fronce.

    Eric Harshbarger krijoi nje mozaik te titulluar "Mona Lego" (pasi perdori LEGO te zeza, blu, jeshile, te kuqe, te bardha dhe te verdha). Per kete projekt ju deshen rreth 2000 LEGO. Permasat e mozaikut jane 6 kembe e gjere dhe 8 kembe e larte.



    Me permasa me te medha mund ta shikoni ketu .

    Artisti bashkekohor Karen Eland krijoi Mona Lisen duke perdorur kafe (qe pijme) si ngjyre dhe e titulloi krijimin "Mona Latte" .

    Monalisa eshte perdorur si karakter ne kartona per femije si Breshkat Ninja ( Ninja Turtles) ; u perdor si sfond per lojrat e reja te Star Trek si dhe njerzit krijuan nje lule te quajtur Mona Lisa e cila zgjatet gati 2 kembe nga toka dhe perbehet nga tone te ndryshme te rozes.

    Ne 1990, artistja franceze Orlan ka filluar serine e gjashte operacioneve plastike ne menyre qe te duket si nje "krijim kompjuterik", i cili u formua nga bashkimi i fotove te Mona Lizes, Psyche (e Gerome) si dhe "Lindja e Venusit"(Botticelli). Deri tani aktorez i kane dhene ballin e Mona Lizes, hunden e Psyche dhe mjekren e Venusit.

    Ne 2000 ne Japoni u hap ekspozita " Les 100 Sourires de Monna Lisa" ( 100 te qeshurat e Mona Lises), ku moren pjese punime te artisteve te cilin kishin kopjuar apo kishin rrikrijuar "Mona Lisen" pergjate 5 shekujve te shkuar.

    Nje teori gjithashtu egzsiton e cila shpejgon se Xhakonda eshte nje vete-portret i da Vincit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 12-04-2003 mė 05:39

  2. #2
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    875
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ndersa portreti i Da Vinēit hyn tek Arti, ato manovrat e tjera hyjne tek Cirku. Japonezve ky i fundit u pelqen mjaft.

    Ndersa une kam nje pyetje per hapesen e kesaj teme: Pse ky portet eshte bere i famshem, ēfare ka te BUKUR e te jashtezakonshem ai? Kuptohet ne krahasim me portrete te tjere qe siē e dini jane te panumert.
    Mos valle rastesia ka ndikuar per kete.

    Neqofte se qellimi ketij posti ishte te tregoje picat e bera nga japonezet e frymezuar, atehere une terhiqem.

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    14 falenderime nė 10 postime
    Temen e kam nisur me fjalet : "Disa kuriozitete mbi jeten e pikturės". Me duket interesante dhe aspak humbje kohe te lexoj (qofte dhe mbi cirkun apo picat) kuriozitete te cilat nuk i dija me pare, kjo eshte arsyeja perse mendova se do ishte sado pak interesante dhe per lexuesin shqiptar te lexonte fakte te tilla te cilat nuk egzistojne te perkthyera ne gjuhen shqipe.

    Perse piktura te vecanta behen te njohura ne rrjedhen e kohes ju takon ta shpjegojne historianet e artit.

    Duke u bazuar ne njohurite e mia (amatore) do thoja se duhet pasur parasysh koha kur ky portret eshte pikturuar, efektet dhe ngjyrat e perdorura (jo te njohura per kohen) si dhe faktore te tjere te cilet e vecojne kete portret nga portretet e tjera. Shume thone qe arsyeja kryesore eshte qeshja ironiko-enigmatike e Mona Lisės. Per mendimin tim nuk perjashtohet dhe fakti se portreti thjesht ra ne duar te shkathta tregetare te cilat diten si ta reklamonin, ngrinin vlerat dhe shisnin ate.

    Fakti eshte se ne pak a shume jemi te lire te mendojme cfare te duam per aq kohe sa nuk mund te kemi fakte te sakta dhe te dokumentuara mbi arsyet e verteta.

    Se sa e vleresoj une kete portret, apo dikush tjeter, mbetet thjesht pjese e shijeve personale dhe eshte e pa vlere te diskutohen keto te fundit.

    Pershendetje!

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    32
    Postime
    1,589
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Fiori shumė interesant!

    Kjo pikturė vėrtetė paska udhėtuar shumė mė tepėr se vjolina e kuqe. Edhe unė, si Ornamenti, s'harrij tė kuptoj vėrtetė pse kjo pikturė ėshtė kaq e rėndėsishme. S'ka dyshim qė dora qė e ka pikturuar ėshtė e famshme, por megjithatė...

    Pėrsa i pėrket lidhjes me autoportretin e tij, dhe me pikturėn nė vetvete, kėto proporcione vėrtetė qėndrojnė? Kjo pyetje i shkon Fiorit, por edhe gjithėsecilit qė e di.

    Vėrtetė interesant fakti qė ėshtė vizituar nga miliona vizitorė.

    drini.

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,429
    Faleminderit
    0
    64 falenderime nė 56 postime
    Vepra e mjeshtrit Leonardo Da Vinci, nga “Hermitage” nė “Quirinale” tė Romės dhe Palazzo Ducale tė Venezias. Ajo u realizua mė 1490 kur mjeshtri ishte piktor pranė Dukės Sforza tė Milanos dhe nė tė njėjtėn kohė punonte pėr mrekullinė e njohur nė tė gjithė botėn “Darka e fundit”

    “Madonna Litta” shoqėron presidentin Putin


    Angela Vicentini

    Sė bashku me presidentin rus Vladimir Putin mbėrriti nė Romė dhe u ekspozua nė sallėn e flamujve tė pallatit tė Quirinales (pallatit tė presidencės italiane) “Madonna Litta”, njė nga pikturat mė tė famshme tė mjeshtrit tė madh Leonardo Da Vinci. Piktura vjen nga muzeu “Hermitage” i Shėn Petėrburgut dhe mbas etapės sė saj tė parė nė Romė (7 - 10 dhjetor) do tė vazhdojė udhėtimin pėr nė Venecia (15 dhjetor-15 janar) ku do tė ekspozohet nė Palazzo Ducale, salla e hartave, nė koincidencė me rihapjen e Teatrit “La Fenice” qė do tė inaugurohet me njė koncert tė orkestres sė Shėn Petėrburgut. Kėshtu pėr dy muaj, tė tėrė italianėt do tė mund tė admirojmė njė kryevepėr qė ėshtė krenaria e popullit rus dhe mė e preferuara nga gjithė veprat e ekspozuara, edhe pse nė sallat e muzeut “Hermitage” ekziston njė tjetėr mrekulli e Leonardos e titulluar “Madonna Benois” pikturuar nga mjeshtri nė vitet 1472 dhe 1480 . Kjo vepėr mbėrriti nė Shėn Petėrburg mė 1914 ndėrsa “Madonna Litta” ka mbėrritur nė Rusi shumė vite mė parė. Bėnte pjesė nė koleksionin e artit tė dukės milanez Antonio Litta Visconti i cili mė 1865 vendosi t’ia shesė muzeut perandorak rus pėr 100 mijė franga sė bashku me 3 piktura tė tjera tė Parmigianino-s, Correggio-s dhe Sassoferrato-s. Blerja e pikturės “Madonna Litta” nga muzeu “Hermitage” i Shėn Petėrburgut bėri shumė zhurmė nė pallatet mbretėrore tė Europės. Gustav Friedrich Waagen, studiues i artit dhe drejtor i galerisė sė Berlinit, tentoi pa sukses tė bindte mbretin e Prusisė pėr tė blerė pikturėn tė cilėn e gjykonte si vepėr tė Leonardo Da Vinci-t dhe e cilėsonte si “xhevahirin mė tė ēmuar tė muzeut Hermitage”. Sipas specialistėve vepra u realizua nga Leonardo mė 1490 kur ishte piktor pranė Dukės Sforza tė Milanos dhe nė tė njėjtėn kohė punonte edhe pėr mrekullinė e tij tė famshme tė njohur nė tė gjithė botėn “Ultima Cena” (darka e fundit) nė dhomėn e ngrėnies tė kishės Santa Maria delle Grazie. Por nėse kjo e fundit nė shekuj dihej qė ishte vepėr e mjeshtrit tė madh, “Madonna Litta” mendohet qė ėshtė e Leonardos. Dyshimet pėr vėrtetėsinė e firmės sė kėsaj vepre filluan qė mė 1800 dhe pėr gjithė kėto vite specialistėt e artit ndaheshin nė dy grupe sipas tezave qė mbėshtesnin. Mė 1990 u vendos qė tė kthehej nė Milano pėr njė ekspozitė dhe njė diskutim tė pėrbashkėt tė specialistėve mė tė mėdhenj tė artit leonardesk tė cilėt nė mėnyrė definitive e cilėsojnė si njė vepėr tė shkollės sė Leonardos ndofta e nxėnėsve tė tij Giovan Antonio Boltraffio ose Marco D’Oggiono. Por pėr Tatiana Kustodieva drejtuese e muzeut rus “Hermitage” dhe dy specialistėt italianė Carlo Perdetti e Claudio Strinati qė mbajtėn edhe fjalėn e hapjes nė inaugurim ku ishte prezent Presidenti i Republikės Italiane Carlo Azeglio Ciampi, vepra ėshte absolutisht e Leonardos. Nė mėnyrė unanime tė tre mbrojnė tezėn se asnjė nga nxėnėsit e tij nuk arriti kėtė nivel pėrsosmėrie tė ngjyrave dhe ekspresionit nė pikturim. Ngjyra bojė qielli e mantelit dhe e kuqja e fustanit tė Madonės janė tė njėjta me ato tė krishtit tek “Cenacolo”. Flokėt e fėmijės bjond dhe kaēurrel qė janė njė pasion i madh i Leonardos tė kujtojnė ato tė portretit tė “Ginevra de’Benci”. Eshtė njė pikurė me dimensione tė vogla 42x33 centimetra, e pikturuar mbi dru e mė vonė e transferuar nė pėlhurė dhe tregon Madonėn qė i jep qumėsht fėmijės. Kjo virgjėreshė ėshtė veshur nė mėnyrė elegante qė tė kujton gratė fisnike milaneze nė gjysmėn e dytė tė shek.XIV. Nė sfond, mbas shpatullave tė Madonės, janė dy dritare ku duken dy peizazhe qė tė kujtojnė atė tė sė mrekullueshmes “Gioconda” qė ruhet nė muzeun e Luvrit nė Paris. Fėmija qė nė njė dorė mban njė kanarinė e me tjetrėn shtrėngon gjoksin e nėnės ėshtė i shkujdesur dhe shikon horizontin. Mbi tė gjitha, theksojnė mbrojtėsit e tezės sė Leonardos, vėshtrimi i virgjėreshės ėshtė tipike e mjeshtrit tė madh: shpreh ėmbėlsi, mister, durim. Claudio Strinati mbasi zbulon profilin e Madonės qė tė kujton atė tė Filippo-s nė “Cenacolo” thekson: ėshtė misteri i madh leonardesk i pėrbėrė nga hiri magjepsės i hollė, meditimit tė qetė dhe energjisė jetėsore tė fuqishme. Ndėrsa Carlo Perdetti pyet veten nėse Madona ėshtė nė kėmbė apo e ulur dhe nėnvizon qė edhe nė kėtė pikturė dominon “loja me perceptimin e vėzhguesit qė ėshtė tipike e Leonardos, dhe duke cituar nga dorėshkrimet e mjeshtrit vazhdon: “Kur bėn figurėn tėnde mendo mirė kush ėshtė dhe atė qė ti do qė tė bėje”. Tė dy studiuesit e Leonardos mbėshtetin tezėn qė “Madonna Litta” ishte njė nga pikturat mė tė imituara nga nxėnėsit e mjeshtrit tė madh dhe nėse “Madonna Benois” pėrmblidhte gjithė kėrkimet e artit nė shek.XIV, kryevepra qė ekspozohet nė Quirinale njoftonte zhvillimin e pikturės italiane nė shekujt e ardhshėm.



    11/11/2003 (Shekulli )
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,682
    Faleminderit
    52
    47 falenderime nė 36 postime
    Xhokonda e Leonardo Da Vinēit me njė binjake

    Ambientet e Muzeut tė Madridit u kthyen nė teatrin e njė prej zbulimeve mė tė rėndėsishme tė historisė sė artit: ekspertėt e galerisė spanjolle kanė identifikuar njė kopje tė Xhokondės sė Leonardo da Vinēit, pikturuar nga njė prej nxėnėsve tė tij mė tė afėrt, me shumė gjasė Andrea Salai (sipas historianėve, i dashuri i mjeshtrit), ose Franēesco Melzi. Tabloja ėshtė ekspozuar nė Muzeun e Madridit. Specialistėt kishin muaj qė po studionin veprėn, duke ia nėnshtruar atė njė procesi pastrimi, duke hequr vernikun e errėt qė mbulonte bojėrat e vajit. Tabloja, qė pėr shumė kohė nė fondet e muzeut, ishte konsideruar si njė kopje banale e njė prej portreteve mė tė famshme femėrore tė Da Vinēit, qė ruhet nė Luvėr tė Parisit, ėshtė riklasifikuar. Dishepulli i Leonardos ka bėrė kėtė dublim pikėrisht nė studion e mjeshtrit tė Rilindjes, nė Firence, ndėrkohė qė ai po realizonte pikturėn origjinale. Edhe dimensionet e dy pikturave janė gati tė ngjashme (Xhokonda e Luvrit: 77 cm x 53 cm, ndėrsa kopja 76 cm x 57 cm). Piktura e nxėnėsit tė Leonardos ka mbėrritur nė koleksionin mbretėror spanjoll nė vitin 1666.

    Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,682
    Faleminderit
    52
    47 falenderime nė 36 postime
    Majtas, Xhokonda Origjinale e Da Vinēit. Djathtas, kopja e Madridit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •