Nis numėrimi i votave, rezultatet e para nėpėr qarqe
UPDATE- Nė qarkun e Elbasani numėrimi ka nisur disi me vonese, pasi nuk jane paraqitur ne kohe numeruesit e PS dhe PD, megjithate kane filluar te dalin edhe rezultatet e para, qe i perkasin KQV se Belshit. Ne 5 kuti jane keto rezultate: 339 vota per AMSH dhe 341 per AMPI
***
Policia e Shtetit tha se procesi pėr shoqėrimin e kutive tė votimit me materiale zgjedhore pėr nė vendet e numėrimit ka filluar pas orės 19.00’ dhe aktualisht po ecėn normalisht pa pasur asnjė incident.
Deri nė kėto momente nga punonjėsit e policisė janė shoqėruar dhe kanė mbėrritur nė Vendet e Numėrimit tė Votave 4.895 kuti votimi, pėrkatėsisht:
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė 1.010 kuti votimi,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr 180 kuti votimi,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Vlorė 431 kuti votimi,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Durrės 437 kuti votimi,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Elbasan 467 kuti votimi,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Korēė 443 kuti votimi,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Kukės 156 kuti votimi,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Dibėr 254 kuti votimi,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Shkodėr 363 kuti votimi,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Fier ka pėrfunduar procesi i shoqėrimit tė matreialeve zgjedhore pėr tė gjithė qarkun, nė total kanė mbėrritur nė VNV 576 kuti votimi.
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Berat ka pėrfunduar procesi i shoqėrimit tė matreialeve zgjedhore pėr tė gjithė qarkun, nė total kanė mbėrritur nė VNV 303 kuti votimi.
- Po ashtu dhe nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Lezhė ka pėrfunduar procesi i shoqėrimit tė matreialeve zgjedhore pėr tė gjithė qarkun, nė total kanė mbėrritur nė VNV 258 kuti votimi.
Sipas policisė janė nė proces shoqėrimi materialet zgjedhore dhe pėr 613 qendra votimi. Po ashtu policia theksoi se janė marrė masa pėr ruajtjen e ambienteve tė Vendit tė Numėrimit tė Votave, nė total 89, tė cilat janė marrė nė ruajtje nga ora 18.00’ e ditės sė sotme.
Policia e Shtetit garantoi opinionin publik se po vazhdon me seriozitet dhe angazhim maksimal kėtė proces dhe do tė vazhdojė me tė njėjtin pėrkushtim deri nė pėrfundim tė tij.
***
Ne Qarkun e Korces, rreth orės 23:30 te dites se sotme, ka perfunduar procesi i shoqerimit dhe dorezimit per ne Vendet e Numerimit te Votave te 447 qendrave te votimit prej te cilave te gjithat qendrat e kane perfunduar dorezimin me procesverbal te kutive. Ka nisur numerimi i kutive te para, nder te cilat, tri te Kolonjes kane prodhuar kete rezultat: 476 koalicioni i majte dhe 302 koalicioni i djathte.
Policia theksoi se gjate procesit te shoqerimit dhe dorezimit te materialeve zgjedhore, nuk eshte evidentuar asnje incident.
Nė Has, nė qarkun e Kukėsit mesohet se ka perfunduar dorezimi i materialeve zgjedhore ne Qendren e Numerimit te Votave dhe ka nisur edhe numerimi i kutive te para. Ka perfunduar numerimi i kater kutive te Hasit, qe kane ne avantazh koalicionin e Partise Demokratike. Ne KZAZ e Kukesit dhe te Tropojes nuk ka nisur ende numerimi.
Policia e Tiranės njoftoi se deri nė orėn 23.10’ tė ditės sė sotme, nė Qarkun e Tiranės janė shoqėruar dhe dorėzuar pėr nė Vendet e Numėrimit tė Votave rreth 71 % e materialeve zgjedhore, ndėrkohė qė vazhdon dorėzimi dhe njė pjesė e tyre janė nė pritje tė dorėzimit nė vendin e numėrimit tė votave.
Po kėshtu dhe nė Lezhė, pėrfundoi dorėzimi i kutive nė KZAZ-tė 12, 13 dhe 15, ndėrsa nė KZAZ nr 14 priten edhe kutitė e komunės Selitė. Nė Laē, PD nuk ka dėrguar ende listėn e numėruesve pėr tė filluar numėrimin.
Nė qarkun e Shkodrės dhe Dibrės nuk ka filluar ende numėrimi. Kutitė janė transportuar tė gjitha nė KZAZ dhe pritet tė fillojė numėrimi i votave nga momenti nė moment.
Ne Vlore ka nisur procesi i votimit, por me njefare tensioni. Vezhguesit e disa partive te vogla po e ngrene zerin se nga pozicioni ku gjenden nuk e shikojne mire fleten e votimit, per te shquar se ku eshte vene “kryqi”, per cilin subjekt eshte votuar. Per pasoje, eshte pezulluar numerimi. Edhe ne Sarande ka nisur ky proces, si pjese e qarkut te Vlores.
Ne Gjirokaster nuk ka nisur numerimi i votave, as ne Permet. Ne Tepelene jane numeruar 5 kuti, ku PS ka marre 267 vota, PD 44 vota 292 vota, ndersa LSI ka marre 33 vota.
Gjatė gjithė procesit tė shoqėrimit dhe dorėzimit tė materialeve zgjedhore, nuk ėshtė evidentuar asnjė incident.
***
Eshtė drejt pėrfundimit transportimi i kutive tė votimit drejt qendrave tė numėrimit, ku do tė nisė njė tjetėr proces tepėr i rėndėsishėm, nga ku do tė nisė tė zbardhen hap pas hapi edhe rezultatet e para dhe trendi i verdiktit tė votuesve. Nė tė gjitha qarqet e vendit janė mbyllur qendrat e votimit nga ora 19:00 e dicka mė pas, nė varėsi tė njerėzve qė kanė qenė nė radhė duke pritur pėr tė hedhur votėn nė kuti, pėr t’iu drejtuar KZAZ-ve nėn mbikqyrjen e policisė, qė kanė edhe pėrgjegjėsinė pėr kėtė. Sipas KZAZ-ve tė ndryshme kanė mbėrritur kutitė e para, ndėrkohė qė ka nisur sistemimi i tyre, nė pritje tė fillimit tė procesit tė numėrimit. Nuk ka njė orar fiks tė numėrimit tė kutive tė votimit, por pas mbledhjeve respektive tė personave pėrgjegjės, sipas KZAZ-ve, do tė vendoset edhe ky start. Pritshmėritė janė qė numėrimi tė nisė rreth mesnatės dhe nisur nga fakti se ka vetėm njė fletė votimi, pėrfundimi i kėtij procesi mund tė mos zgjasė. Pėrvec incidentit tė rėndė qė ndodhi mėngjesin e sė dielės nė Lac, ku mbeti i vrarė njė qytetar, simpatizat i LSI-sė, dhe u plagos kandidati pėr deputet i PD-sė, Mhill Fufi, sė bashku me njė tė afėrm tė tij, procesi zgjedhor nuk ka prodhuar probleme tė tjera tė mprehta. Votimi ka shkuar pėrgjithėsisht normalisht dhe ėshtė mbikėqyrur nga vėzhgues tė shumtė vendas dhe tė huaj. Tė dyja kampet politike kanė pretenduar fitoren pa u mbyllur ende kutitė e votimit, cka ėshtė shoqėruar edhe me daljen e simpatizantėve tė dy koalicioneve nė festime nė rrugė. Pararelisht me parashikueshmėritė e partive garuese nė kėtė proces zgjedhor janė publikuar edhe dy exit poll-e, qė nxjerrin fitues tė ndryshėm.
Panorama
Krijoni Kontakt