Votojnė presidenti dhe krerėt e partive: Ftesė pėr pjesėmarrje dhe maturi
Nishani: Kerkohet Maturi
Presidenti i Republikės Bujar Nishani i bėri thirrje qytetarėve qė tė tregojnė maturi dhe njė pėrgjegjėsi civile, duke demonstruar njė pjesėmarrje sa mė tė gjerė nė procesin e votimit. “Uroj qė tė mos ketė incidente tė tjera si ai i Lacit. U drejtoj apel tė gjithė qytetarėve tė vendit qė partitė janė ideologji tė ndryshme, por e ardhmja ėshtė vetėm njė”, tha Nishani. Nishani ushtroi tė drejtėn e tij si qytetar i kėtij vendi, i shoqėruar nga bashkėshortja e tij, por edhe djali, qė votonte pėr herė tė parė.
Berisha: Vota do respektohet
Kryeministri Sali Berisha ishte i pari ndėr politikanėt shqiptarė qė votoi nė kėtė ditė zgjedhjesh. I shoqėruar nga bashkėshortja e tij Liri Berisha, Kryeministri ftoi tė gjithė votuesit qė tė marrin pjesė nė proces, ndėrsa siguroi se vota e cdo qytetari do tė respektohet plotėsisht. “Ftoj tė gjithė shqiptarėt qė tė votojnė sepse kėto zgjedhje janė pėrcaktuese pėr katėr vitet qė vijnė. Uroj ata qė votojnė pėr herė tė parė, si dhe falenderoj emigrantėt qė kanė ardhur nė Atdhe pėr tė ushtruar kėtė tė drejtė”, tha Berisha. Kryeministri bėri thirrje pėr cdo anėtar partie, cdo simpatizant dhe mbėshtetės qė ta shndėrrojnė kėtė ditė nė njė ditė feste dhe mirėkuptimi. “I bėj thirrje tė gjithė komisionerėve, tė gjithė qytetarėve ta shndėrrojnė kėtė nė njė simfoni tė vėrtetė, demonstrim tė vlerave tė qytetarėve, tė vullnetit politik”, tha Berisha.
Rama: Pjesėmarrje nė proces
Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama u bėri apel votuesve qė tė shkojnė tė votojnė, pasi nė vetėm katėr minuta ata vendosin kėshtu fatin e njė gjenerate. “Nuk duhet harruar fjala qė kur e keqja ka pėrfshirė njė vend, faji nuk ėshtė i tė kėqijve, por i tė mirėve qė nuk bėjnė asgjė.I bėj apel qytetarėve qė tė marrin pjesė nė kėtė proces, pasi kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme pėr ta sot”, tha Rama. Rama shprehu edhe njėherė keqardhjen pėr ngjarjen e Laēit dhe pėr rolin e policisė nė disa zona tė Shqipėrisė.
Meta:Ora e ndėshkimit me votėn e shqiptarėve
Kreu i LSI-sė, Ilir Meta e ka vlerėsuar ditėn e zgjedhjeve, si ditėn e ndėshkimit me votė tė pushtetit tė dhunės. Pasi ka hedhur votėn e tij nė kutinė e votimit, Meta i ėshtė kthyer sėrish ngjarjes sė Lacit, duke thėnė para medias se ajo qė ngjau ėshtė pėrgjegjesi direkte e PD dhe e banditėve tė saj. “Ata do e marrin pėrgjigjen me votė nga gjithė qarku i Lezhės, shqiptarėt janė tė vendosur mė shumė se kurrė pėr t’i thėnė po demokracisė e jo dhunės, pėr tė shkuar drejt BE e jo pėr t’u kthyer te 26 marsi i Berishės. LSI ėshtė e angazhuar pėr tė mbrojtur cdo votė. Berisha nuk diti tė largohej me dinjitet duke respektuar votėn e lirė tė shqiptarėve”, tha Meta.
Topi: Ngjarja nė Laē, produkt i politikės sė vjetėr
Kreu i Frymės sė Re Demokratike Bamir Topi, pas votimit, u shpreh per mediat se ėshtė i dėshpėruar pėr atė qė ka ndodhur nė Laē. “Kam bindjen e plotė se ajo qė ka ndodhur nė Laē ėshtė produkt i njė politike tė vjetėr. Sot Shqipėeria duhet tė vendosė t’i japė fund kėtij trancizioni sepse nuk e meritojmė tė kemi episode tė tilla qė nuk ndodhin nė asnjė vend ballkanik”, tha Topi.
Kreu i FRD-sė bėri thirrje qė kjo ditė zgjedhore tė kalojė nė qetėsi dhe qytetarėt t’i largohen episodeve tė panevojshėm dhe tė shfrytėzojnė tė drejtėn e votės pėr tė votuar, pavarėsisht se zgjedhin ata.
MAPO
NE KETE TEME MUND TE SILLNI VETEM LAJME ZYRTARE MBI ZGJEDHJET TE DALA NGA KQZ APO NGA SELITE E PARTIVE POLITIKE! KJO TEME ESHTE HAPUR PER TE INFORMUAR PUBLIKUN ME LAJMIN ME TE FUNDIT MBI ZGJEDHJET. KOMENTET MUND TI BENI NE TEMAT E TJERA TE HAPURA NE FORUM MBI ZGJEDHJET!
Krijoni Kontakt