Nė dy qarqe: KQZ vendos hapjen e 1330 kutive tė votimit
KQZ do tė rinumėrojė kutitė e Shkodrės dhe Lezhės. PS: Po bėni pis procesin.
Katėr anėtarėt e KQZ, vendim pėr thellimin e hetimit administrativ.
KQZ vendos hapjen e 1330 kutive tė Shkodrės e Lezhės.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me katėr pro vota tė realizojė njė hetim tė thelluar administrativ, duke vendosur tė hapė dhe tė rinumėrojė tė gjitha kutitė e votave nė qarkun e Lezhės dhe tė Shkodrės. Kėrkesa pėr hapjen e kutive tė Shkodrės erdhi pas kėrkesės sė Partisė Republikane, tė cilėt propozuan dje qė KQZ-ja tė investohet nė njė hetim dhe pėr kėtė qark dhe tė ndiqen tė njėjtat procedura si pėr Lezhėn. Kjo kėrkesė ėshtė pranuar dje nga demokratėt, ndėrsa ėshtė kundėrshtuar nga PS dhe LSI nė KQZ. Me kėtė vendim, KQZ do tė nisė sot hapjen e 248 kutive tė votave dhe 248 kutive tė materialeve zgjedhore tė Lezhės, nė ambientet e KQZ-sė. Pas kėtij numėrimi do tė vijohet me qarkun e Shkodrės, qė ka nė total 417 kuti votimi. Nė total, nė ambientet e KQZ do tė hapen 1330 kuti, votimi dhe materialesh zgjedhore.
Debati
Anėtari mė i vjetėr i KQZ-sė, Klement Zguri, propozoi dje se hapja e 10 kutive tė Lezhės dhe nxjerrja e njė rezultati krejt tė ndryshėm nga ai qė ishte nė tabelat pėrfundimtare dhe nė sistemin elektronik tė KQZ-sė, kėrkon njė hetim mė tė gjerė. “Situata qė pamė me 10 kutitė e Lezhės ishte dramatike, ishte njė zhbalancim i madh ndėrmjet dokumentacionit tė ardhur dhe realitetit nė kuti. Janė dy elemente qė kanė funksionuar, financimi dhe paratė, sepse ėshtė e pamundur qė njė grup kaq i madh njerėzish qė janė pjesė e administratės zgjedhore tė komprometohen”, theksoi Zguri. Propozimi ėshtė mbėshtetur nga 3 tre anėtarėt e tjerė, tė cilėt kanė nisur ndėrkohė qė socialistėt kanė kundėrshtuar me ngulm kėtė vendim. “O tė ēmendur, dėgjoni tė flasim ne! Dėgjoni more. Do numėroni votat e zgjedhėsve rrugėve. I keni mbushur kutitė nė Lundėr. Na jepni rezultatin tė paktėn ēfarė keni futur nė kuti dhe ta dimė”, deklaroi dje juristi i PS, Eridjan Salianji. Juristi tjetėr i PS-sė, Genci Gjonēaj, tha se vendimi i KQZ-sė ishte pėr tė bėrė pis procesin zgjedhor. Ai akuzoi katėr anėtarė se po pėrdorin standarde tė dyfishta dhe se refuzuan nė vitin 2009 hapjen e kutive. “Po turp t’ju vijė qė bėheni celulė e PD-sė, jeni totalisht jashtė ligjit. Kjo qė po bėni ėshtė skandal. Dilni kundėr asaj qė keni thėnė para tre vjetėsh, jo ti, po tre anėtarėt e KQZ-sė. Jeni totalisht jashtė vendimeve tė Kolegjit. Nuk ka njeri qė ju shpėton nga kėto vendime dhe ju premtoj, nė emėr tė PS-sė, qė do hetoheni pėr ēdo vendimmarrje qė do tė bėni nė kėtė proces tė paravendosur ankimor”, tha Gjonēaj. Ndėrkohė qė kryetarja e KQZ-sė tha se “realitetin e ndryshoi hapja e kutive tė Lezhės. Ato tė cilat ne mendonim se ishin funksionuese, ndryshuan dhe nuk e dinim ēfarė do tė nxirrnin ato kuti”. Ndėrkohė qė pėrfaqėsuesi ligjor i LSI-sė, Ilirian Muho, tha se KQZ po pėrdor standarde tė dyfishta, pasi disa ditė mė parė rrėzoi kėrkesėn e LSI-sė pėr qarkun e Kukėsit, edhe pse sipas tij kjo forcė kishte prova dhe fakte pėr manipulime.
Akuzat e PS
Pėrfaqėsuesi ligjor i PS-sė, Genci Gjonēaj, tha dje se PS do tė jetė pjesė e procesit tė rinumėrimit, por ai akuzoi KQZ-nė se e ka pėrgatitur qė nė fillim kėtė skemė. “Dy kėrkesa ankimore janė shtyrė qė prej fillimit. Janė shtyrė Shkodra dhe Lezha me pretekste nga mė tė ndryshmet. Ka qenė e pėrgatitur qė nga fillimi qė Shkodra dhe Lezha tė renditeshin nė fund tė kėrkesave ankimore tė renditura nė procesin zgjedhor, nė mėnyrė qė KQZ t’i hynte kėsaj valleje, qė nuk ka lidhje fare me ato qė kėrkohet. Kjo ėshtė njė sjellje e qėllimshme. Ne nė kėtė sallė do tė jemi dhe nė kėtė proces, por pėrgjegjėsinė e keni ju pėr integritetin e kutive”, tha ai.
PD pro PR
Pėrfaqėsuesi ligjor i PD-sė, Niazi Kosovrasti, u shpreh dje pro kėrkesės sė Partisė Republikane. “PR ėshtė aleati ynė brenda koalicionit dhe pretendon se ėshtė dėmtuar nga PD. Dhe, nėse do tė rezultojnė tė vėrteta kėto pretendime, do tė dėmtohet PD-ja. Ndaj, ne e vlerėsojmė ankimimin dhe, nė kuadėr tė kėtij vlerėsimi, pa diskutim tė asaj qė pamė me qarkun e Lezhės, mendojmė se e vėrteta dhe drejtėsia duhet tė shkojnė nė vend pėr mua si pėrfaqėsues i PD-sė. Nuk mė intereson nėse mandati ikėn nga PD dhe shkon nga PR. Vendi ka nevojė pėr tė vėrteta dhe drejtėsi. Mbėshtes PR-nė qė tė gjitha qendrat tė jenė pjesė e hetimit administrativ”, tha Kosovrasti.
Baza ligjore
KQZ ka pėrdorur si bazė ligjore pėr rinumėrimin e kutive nenin 124, pika 6 e Kodit Zgjedhor, qė ėshtė ndryshuar nė vitin 2012 dhe qė i jep tė drejtė kėtij institucioni tė nisė njė hetim tė thelluar pėr njė kėrkesė ankimore. “Nė shqyrtimin e kėrkesave ankimore tė paraqitura, KQZ-ja shqyrton tė gjithė problematikėn e tyre, pėrfshirė edhe pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė qendra tė caktuara votimi, pa u kufizuar nė objektin e kėrkimit tė kėrkesės ankimore tė paraqitur nga subjekti zgjedhor”, thuhet nė Kodin Zgjedhor.
FATION BINJAKU
MAPO
Krijoni Kontakt