Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    Rreth hoxhes Irfan Salihu

    Asnjehere askush nuk del ne mbrojtje te fjalorit qe ka perdorur hoxha Irfan Salihu ne xhamine ku aa ligjeron. Te gjithe e dijme qe nje fjalor i tille nuk mund te perdoret dhe nuk eshte ne perputhje me dispozitat e Islamit, nga nje hoxhe e madje as nga nje musliman i devotshem qe praktikon Islamin.
    Askush nuk del ne mbrojtje te fjalorit qe ka perdorur, por askush nuk guxon te dali kunder hoxhes jashta fjalorit te tij, i vetmi gabim i hoxhes eshte fjalori qe ka perdorur dhe asgje tjeter. Nese i zevendesojme fjalet: "Kurve" dhe "Rrospi" me fjale te tjera jo ofenduese atehere do te kuptonim qe hoxha ne fjale ka te drejte.

    I vetmi problem ne gjithe ligjeraten e hoxhes Irfan Salihu eshte gjuha qe ka perdorur dhe asgje tjeter. Por perse ka perdorur nje gjuhe te tille? Aty mund te jene shume arsye por arsyeja e pare eshte per arsye psiqike momentale, arsye nervoze dhe pamundesi vetpermbajtje. Realisht hoxha ne fjale nuk eshte per te rasti i pare ky qe perdor fjale te tilla per njerez te caktuar apo shoqeri te caktuara.

    Hoxha ne fjale ka thene: "Ne cfare gjendje kemi arrit, me qen gurbetxhit tane, qasi "berllogu" eshte edhe qitune edhe te ne ka qasi "berllogu", qika eshte regjistru n'fakultet, qika e gurbetxhis tone, dhurat a din ca po i blen baba vllazen? Ni paket kondoma qikes po ja blen".

    Hoxha ne fjale ka thene: "O vllazen, na s'jemi tu marr vesh cfar meshkuj t'coroditen i kemi, cfar meshkuj "qyrrana" i kemi".

    Hoxha ne fjale ka thene: "Jo me larg se sa Ramazanin qe e lam, n'10 ditshin e fundit, masi e fala namazin e drekes, me ni akraba temin dolem dhe po ecim nga shetitorja e qytetit t'Prizrenit, mas namazit t'Drekes, ato ulset qe jon aty rreth lumit, vajz me shami, ishte ulur n'preher t'djalit dhe goj-em-goj n'pik t'ramazanit tu u puth, para krejtve, "paturpsi", para krejtve para syve t'tjerve, gajle se ka, ka vu shami n'koken e saj, pa mantill dhe me ni "laper", se vet osht "laperic", n'pik te drekes, n'muaj t'Ramazanit kur jemi t'detyrum mi rujt epshet tona, puthet me djalin goj-em-goj".

    Hoxha ne fjale ka thene: "Dikur ishin femrat, e tash mashqit, se burra sun po ju thom, mashqit jon bo ma hasetqi, poj hekin vetllat, a keni ni tash? Mashqit poj hekin vetllat. Hajt mos thuj masnej si "pederat" pi hekin. Po vij me autobus njo perpara meje qekaq vothin, si me baski, me shrafa m'ja shti mrena, ish kon aj far "vironi", flokt i kish qu tenalt, vothin e kish shpu, une se di femra ca sheh te qiky "hajvan", veshin me ta shpu, "hajvanve" jau kan shpu, per me dit i kuj o ky "hajvan", "lopa" kuj o, demi kuj o, cjapi kujt? "Hajvan". Ose qet zingjira, hallhalla ne duar, me kap "muzat" hajde.

    Dhe shume shembuj te tille te ketij hoxhe. Realisht hoxha nuk bie ndesh me Islamin, ai nuk ka asgje kunder femrave shqiptare apo meshkujve shqiptare. Menyra e tij eshte kjo menyre e te folurit dhe askush nuk mund t'a ndryshoj kete fakt por askush nuk mund te thote qe hoxha ne fjal ka perdorur gjuhen korrekte, pasi sic thash edhe ne fillim te postimit gjuha e tille nuk eshte ne moralin e muslimanit te devotshem.
    Gjithsesi, hoxha ne fjale, asnjehere ne te gjitha ligjeratat e tij, nuk ka rene ndesh me mesimet, obligimet dhe urdherasat e Islamit. Hoxha ne fjale, perdor fjale te tilla per ata njerez te cilet bien ndesh me mesimet, obligimet dhe urdheresat e Islamit. Ne shembujt me siper qe kam sjellur keni verejtur qe hoxha ne fjale, nuk i kursen as meshkujt, as femrat, as prinderit madje edhe ato femra qe jane me "shamia" perderisa ata bijne ndesh me Islamin dhe i shkaktojne deme Islamit.
    Hoxha ne fjale eshte ne gjendje ta quaj "laperic" edhe nje femer e cila bart "mbules" (dhe i thote vetes muslimane e ndershme) perderisa ajo bie ndesh me rregullat e Islamit.

    Hoxhen ne fjale askush nuk e mbron per gjuhen qe perdor ne ligjeratat e tij, por askush nuk guxon te dali kunder tij duke thene se ai po ben dicka kunder Islamit apo po mundohet te fyej gjithe femrat shqiptare apo dicka e tille, ai perdor ate gjuhe vetem me ata njerez qe bie ndesh me Islamin.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    Pėr: Rreth hoxhes Irfan Salihu

    "Ajo qe nuk eshte e lejuar, nuk eshte e lejuar", ky eshte parimi me te cilin ushqehet hoxha Irfan Salihu. Nese dicka nuk eshte e lejuar ne Islam, ai nuk mund te thote qe: "...po eshte e lejuar por...", eshte karakteri i tij dhe i disa hoxhallareve te tjere te jete shume i prer ne pergjigjet e tij dhe ne mesimet e Islamit. Hoxhe Irfan a eshte e lejuar te vras nje njeri pa faj? Jo nuk eshte e lejuar. Hoxhe Irfan a eshte e lejuar te luaj kumar? Jo nuk eshte e lejuar. Hoxhe Irfan a eshte e lejuar te pi alkool? Jo nuk eshte e lejuar. Keto do ishin pergjigjet e hoxhes Irfan ne pyetje te tilla, sic do t'ishte dhe pyetja nese eshte e lejuar te kemi lidhje intime jashtmartesore me nje femer apo nje mashkull, do t'ishte pergjigje e prer qe jo. Tani sa eshte gabim ne keto pergjigje hoxha? Aspak, hoxha nuk ka gabuar ne asnjeren nga keto pergjigje. A u pelqejne te tjereve keto pergjigje do t'jet ne lekuren e tyre.

    A ishte i pershtatshem fjalori i perdorur nga hoxha Irfan? Jo, natyrisht. Muslimanet fjalor te tille nuk perdorin asnjehere ne asnje vend. Thjesht momente kulminante emocionale te nje njeriu ben qe te anashkalosh faktin qe je fillimisht nje musliman, pastaj nje hoxhe dhe qe gjindesh para nje xhemati te madhe dhe qe po filmohesh nga dikush e qe pas disa minutave do te kete mundesine e gjithe bota te te shoh. Por eshte moment emocional qe s'mund te kontrollosh veten ne moment te caktuar dhe ne nje ceshtje te caktuar.

    Mund te marrim nje shembull, ndoshta per shume njerez banal por qe mund ta spjegoj kete gje ne nje menyre apo tjeter. Ne nje emision televiziv drejtperdrejt, ku te thirrur ishin nje mashkull dhe nje femer me probleme me zerin, posa i ftuari fillon te flas, drejtuesi fillon te qesh, pasi ai vazhdon prap te flasi, ai prap vazhdon te qesh edhe me shume dhe keshtu per disa minuta. Pra, a mendoni se ky person e ka bere nje gje te tille me qellim? A mendoni se ai me te vertet do t'a bente kete nese do mund t'i kontrollonte emocionet e tij? Asnjehere. Edhe hoxha Irfan, ne njeren menyre apo tjetren ka perdorur fjale te tilla thjesht per te shprehur mllefin e tij qe po i pengon aq shume, pasi aty nuk po flitet per kafshe e nuk po flitet as per njerez qe s'kane rendesi, por po flitet per rinine shqiptare qe ne menyren tjeter apo tjetren, nuk e konsiderojne problem te madh faktin qe te ken lidhje, madje dhe marredhenie intime me persona para marteses.

    Askush nuk e mbron fjalorin e hoxhes, por mllefi ka kryer punen e tij, por mllefi per cfare arsye eshte shfaqur tek hoxha? Eshte shfaqur per faktin qe rinia shqiptare, po mundohet te ndjek rruget e prapta. Hoxha spjegon para se te filloj te perdor ate fjalor, qe ne Shqiperi eshte konstatuar qe 92% e te rejave shqiptare ne shkollat e mesme (Flitet per Shqiperi) kane te dashur. Cfare do te thote kjo? Cfare do te thote per ty o prind i nje vajze qe e dergon vajzen tende ne shkolle te mesme per te bere mesim, e nese kalon nga shkolla mund ta gjesh ne oborrin e shkolles duke u puthur me dike tjeter, ai dike tjeter thjesht do mbetet "dike" per vajzen tende. Si do te ndiheshe? A do te perdorje edhe ti te njejtat fjale, ne nje moment te tille apo do te thoje qe nuk ke asgje kunder me kete fakt? Normalisht qe do mbusheshe mllef, qe vajza jote te cilen e ke rritur me mundime te medha, ne vend qe te jete ne shkolle duke mesuar, eshte ne oborrin e shkolles me "dike" te panjohur per ty "i cili" po e shfrytezon vajzen tende.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #3
    Kosovė e Shqiperi nje Maska e aska_peja
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    362

    Pėr: Rreth hoxhes Irfan Salihu

    Na qe i thojm dreqit shejtan, e ndaqit me pa shejtan me sy, qe qeky Irfan Salihu osht shejtan e gjys, kqyre qfar shprehjeve ka ni her,
    Po nuk duhat me ja nxon per te madhe, ndoshta o nis pi asej se qfare e ka nonen, grun e vajzat e veta, ndoshta ato i ka rospia

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Rreth hoxhes Irfan Salihu



    "...Femra qe rri pa shami e ka gjynahin ma t'madh te Allahu se vet rakixhia (alkooliku)... se rakixhia bon gjnyh ndaj allahit tuj pi raki, femna tuj nejt pa shami osht nonstop si ne raki. O prej gjynaheve t'mdhaja. Mirepo na e kemi minimizu kete gjynah dhe fare nuk e konsiderojme... ne ni vakt o kon mesele nk'katund mu pa ni femen pa shami. Le femna, por njeri (burri) pa kapuq o kane mesele me dal. Kur e kane pa n'katund qe ka dal pa shami, krejt katundi me gisht ka bio, vajza e filanit si shkin o bo. Ka dal pa shami.
    Qitash me gisht bojne, vajza e filanit kish vu shami, zaher e kishin pague arabet. Filoni kish n'shue mjekerr se e kishin pague arabet. Kish hi n'xhami pu paguejshe. ...ku kem e ku erdhem!
    "

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Rreth hoxhes Irfan Salihu



    "...nuk eshte e largte dita, kur muslimanet do te jene ata qe natyrshem do te udheheqin me boten. Kur kane udheheq muslimanet me dynjan nuk ka pase masakra, nuk ka pase ksi lojna te virusave te ndryshem; grip i shpezeve, grip i derrave, grip i bubrrecave dhe gripi i kesaj...i knusave, i pulave...gripi e-koli m-koli, kastravecat gjuaj, patligjonat gjuaj...vetem me shkatrrue qellimisht. Jo lopet e trenta, jo ai jo ky..."


    "...rinia jone keto muhabete si din, se osht nkafiq, ne facebook, facebuk....pse ka vakt me kqyr fotografi t'femnave, e do me i kqyr serialet...do me i qyr kanagjeqet, do me i kqyr kengetaret, do me i kqyr miniqat. S'ka vakt mu marre, mi kqyre cfare lojna jon tuj u luejt perreth meje. Pranaj osht shume me rendesi vetedijesimi i rinise."

    "Te rejat perpara kane prite msiti me ardh me e pelqye nderin e saj, moralin e saj. Kur e ke kqyre femnen ka ule syte, ka pase marre. Sot te rejat jane gjahetare, te cilat dalin si ujqe te uritun edhe gjuajn nate per nate. Ai ke pa ato kuckat e sokakit qe qe dalin, per shka del ajo?!...Islami s'ka preferue daljen e femnes edhe ne xhami me fal namaz, ka thone namazi i femnes osht ma mire n'shpi te saj, ne shtepine e saj, ne dhomen e saj, ne qoshe te dhomes se saj. per mos mu perzi me meshkuj te huaj, ndersa te ne femrat dalin ne rruge, te ne sistemi eshte i perziem neper shkolla dhe une si musliman me thone du sitem arisimor njegjinor, sikur se po e bojn ne Angli, ne Amerike, ne Kore...
    Po boj kerkese publike, pse s'po ju ofron njerezve arsmimimin me t'drejta te barabarta? keta po dojn per djem vec per vajza vec, bujrum, qe ku i keni klasat. Keta po dojn bashke me kone dhante e dhite, bujrum. Pse ai ka te drejte e une s'kom te drejte me lype? Nuk oshte vetem e karakterit fetar kerkesa, se edhe karakteri fetar osht prezent ne kete ceshtje. Per arsye se keto femrat qe po i shoh ne gjimnaz, ne mjekesi, ne shkolle normale, teknike, keto te mesmeve qe po i shoh, me ato miniqat qe po shkojn edhe po i prejne hala hala te nalt. Dhe tash kur t'ulet ajo edhe deri ku po i vjen miniqi. E pyeti te rinjet tane se t kallxojne ku po i shkon dora e djalt, ku po prek aty ne kofshe te pules. Po shkon dora ne te djathte dhe te majte. I ka lan bashke, i ke lan bashke.
    ...Na me fole si hoxhallare, ekstremista jone keta, keta po lypin shume...
    Paramendoni nese nje sistem yni funksionon ne menyre te ketille, me perzirje te gjinive, nese kishmi me insistu me kone musliman -po flase per musliman se nuk i kemi babat edhe nenat sot musliman te mire. Jo ma larg se para dy diteve isha me nje vella, te cilin e thirri nje femer e cila eshte hy ne shami ne nje qytet tjeter, jashte Prizerenit, ...dhe po thote nena o shkue ne spital, sepse motra ne Austri o shkue ne spital se nena doren e djathte spo mund te levize, shkaku se ka hy vajza ne shami. Ishalla do Zoti e s'vdes me qeto mend nena, se si t'ka vdeke e ka honger noma e zeze ne ate dynja....
    "

    "...shume pengesa kane te rinjte dhe te rejat tona nga prinderit e tyre,... se jon pionir te kuq te Titos dhe te xhahit Enver. S'eshte pune mu prish ata me besatimin qe e kane bo me Titon. Ishalla ma shpjete shkojne (vdesin). Mos t'idhnohen pleqte, se e kom fjalen per qita te kqite. A per namazlilte Allahu ju dhashte ymer edhe niher kaq.
    E per qata te sokakit, qe i moren ne qafe rinine, te rinjte dhe te rejat tana...qe i mesuan me pir raki, qe ju blene tasha qikave dhe grave te tyre qe ua prishin moralin, e qata tregetaret qe na i prishten butikat me tesha te prostitutave te Evropes dhe te Moskves Allahu kurre mos ju dhashte bereqet edhe shendet, kurre!
    "

    "...Mirepo verejtja shkon edhe per keto te rejat tana qe po vejne shami e po ecin ne farmerka. Edhe keto jane lahperica te sokakit. Ca je ka bon ti hajgare me ate shami?! Po ven shami me djalin dore per dore. Po ven shami e ja ka qite Milloradit doren keshtu per qafe se po i ike nusja ne sokak. Pse s'po martohesh, me vjet hec qishtu neper sokak. E bon ni niqah qaty edhe me vjet ece ne te djathte ne te majte, ku ti ze dita e nata nuk pyesin... Niqahi kur t'bohet kape qo ne shtepi, mos na shetit si gomar , si qen rrugeve. Mos shetit me te nalt e poshte. Mos i lini qikat me dal me te fejuarit. Paska niqah. E merr niqahin e qon ne shtepi te vete, kur ti vjen dita edhe mo se kthen te ti, vec kur t'vjen ne zijaret. Ndalone!
    Laperllek, s'ka dy nete perpara para xhamise...u ule qika me djalin, dore per dore dhe rrine si gollub tuj e kqyr njoni tjetrin, tuj u preke, qika me shami xhemati po del prej namazit. S'kemi nevoje neve per keso laperica, ska nevoje. E ven shamine, mbulohesh dhe bohesh muslimane e denje. Mirepo jo ne kete forme. Dhe nese neve shukatim ndaj kesaj gjendje pasojat do ti bartim te gjithe. Nese keto femnat qishtu vazhdojne edhe djemte qishtu vazhdojne, paramendoni femijet e tyne cka dalin, vec paramendoni.
    ..."


    "...edukate s'ka. ...si t'thuhet program argetues ne televizion, program per te rinje, aty jane do te rinje cullak, tuj kcy, tuj pi, neper diskoteka...luaj, trullavu. vec qisi sene i ki."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 27-06-2013 mė 12:41

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Pėr: Rreth hoxhes Irfan Salihu

    Antiportant. Falemineres shume per Videot qe u ke shkruar me fjale.
    Jam diku ku smund ta degjoj keshtu qe i lexova (: Tpershedes

    Fjal me vend paska fol dhe kush mendon se nuk eshte si thot hoxha pe genjen veten.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2012
    Postime
    98

    Pėr: Rreth hoxhes Irfan Salihu

    Ndoshta ndokuj mund t’i qeshet me nji ngjarje fare tė rrėndomtė qė ndodhi me nji grup zonja tė riatdhesueme nga policia italjane pėr shkak punsimi tė pa ligjshėm nė bulvaret e Italisė kur nji polic shqiptar i emėrtoi me nji fjalė shqip e ato j’u hodhėn nė grykė duke pretendue fjalėn e hijshme e moderrn evropjane ‘’prostitute’’
    .Prandaj hoxha duhet t beje pak me shum kujdes ne shprehje..qofte per profesionistet qoft per diletantet...bura o grra...ose per x et o y et cfardo qe sipas mendimit te ndokuj ka ca tendenca me te theksara liberale e jasht rruges normale apo te zakonshme...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    Pėr: Rreth hoxhes Irfan Salihu

    @Rromanoku, askush edhe nje here nuk e mbron menyren e te shprehurit te hoxhes, thjeshta ai ka te drejte ne cfare thote, por ne disa raste perdor fjalor qe i humb hijeshine e shembujve e ligjeratave te tij aq te sinqerta, serioze dhe shume te rendesishme per cdo shqiptar, pa marr parasysh madje edhe perkatsise fetare.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2012
    Postime
    98

    Pėr: Rreth hoxhes Irfan Salihu

    qytetnimet,masi arrijn majen e tyne,shkatrrohen...vetazgjesohen,sig.me vullnetin e ALLAH ut! kte na e ka tregu historia.Hipokrizia idem me tradhtia! si me i than punve t nyta? pervec se ashtu si quhen?devijimet jan te rrezikshme.kur je t u i dhon makines,po kur ka devjime socjale?kurvlleku e homosex,jan te denushme po sidomos kur rreklamohen si vlera....po kush esht nana apo mami i tyre? ku esht rrenja?perversiteti moral qe e fillon kalimin e ujit nen rrogoz me hipokrizi,n fillim me shpikjen e llafeve t ,,jashtme .,, me hutu t perciptet ne pergjithesi,me i rrejt me lezet....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    Pėr: Rreth hoxhes Irfan Salihu

    @Rromanoku, fjala "kurve" dhe "rrospi" nuk perdoren, te pakten jo nga nje musliman dhe jo nga nje hoxhe dhe jo ne nje xhami. Poqese eshte ashtu atehere pse hoxha i nderuar fjalet: "penis, vagine, seks" etj., nuk i zevendeson me fjalet si u thuhet atyre fjalve ne ate gjuhen qe ka perdorur hoxha ne fjale? Fjale te tilla Rromanoku, nuk perdoren ne xhami, nga nje hoxhe madje as nga nje musliman, nuk u takon muslimaneve te perdorin nje fjalor te tille. Ndersa per sa ka te drejte hoxha dhe a eshte ne kundershtim me Islamin te gjithe e dijme qe nuk eshte, nuk eshte ne kundershtim aspak.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •