Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Bardhyl Agasi boton kujtimet: Si mė hoqi Rama nga lista e PS

    Agasi boton kujtimet: Si mė hoqi Rama nga lista e PS

    Personazhet e politikės vijnė nė librin “Nė krah dhe pėrballė”

    Bardhyl Agasi: Si i kam njohur Nanon, Berishėn e Ramėn.

    Raporti i njė prej figurave kryesore tė PS-sė me krerė dhe anėtarė partish.


    Tashmė i distancuar nga jeta aktive politike, njė nga figurat kryesore tė Partisė Socialiste, ish-kryetar i degės sė Durrėsit dhe sekretar i PS-sė, Bardhyl Agasi, ka mundėsi tani t’i shohė ngjarjet dhe njerėzit me mė shumė gjakftohtėsi. “Nė krah dhe pėrballė”, kėshtu titullohet libri i botuar nga shtėpia botuese “Dituria”. Nė mbi 300 faqe libėr, Agasi ndalet njė pėr njė te disa nga figurat mė tė rėndėsishme tė politikės nė Shqipėri, me tė cilėt iu desh tė “luftonte” nė krah apo pėrballė. Si ishin raportet e tij me ish-kryetarin socialist Fatos Nano, po me atė aktualin Edi Rama, me ish-liderin e fundit komunist, Ramiz Alia, pėr tė vijuar me kreun e Partisė Demokratike Sali Berisha, kreun e LSI-sė Ilir Meta, socialistėt Gramoz Ruēi, Ben Blushi, Ben Malaj, Pandeli Majko, Rexhep Meidani, por edhe me ish-presidentėt e Republikės Alfred Moisiu e Bamir Topi etj. Agasi pėrpiqet tė ruajė balancat. Pavarėsisht nė i ka pasur kundėrshtarė politikė apo nėse ka pasur pėrplasje me ta, ai nuk ua mohon anėt e tyre tė mira. Kėshtu vepron nė rastin e Berishės apo Ramės, edhe pse ky i fundit nuk pranoi qė ai tė kandidonte pėr Bashkinė e Durrėsit e mė pas nė listat e deputetėve.

    Emri:  libri-i-bardhyl-agazit-200x300.jpg

Shikime: 395

Madhėsia:  16.6 KB

    Siē i pata thėnė edhe Edit (Ramės), me humbjen e Partisė Socialiste unė dhashė dorėheqjen si pėrfaqėsuesi diplomatik nė Danimarkė. Por fjalėt qė mė kishte thėnė se nėse do ta bėja njė veprim tė tillė, atėherė do tė punonim bashkė, siē duket kishin qenė thjesht pėr kortezi. Sidoqoftė, edhe unė nuk iu afrova dhe ia pėrmenda ndonjėherė. Zgjedhjen e tij si kryetar tė partisė nė kongres unė e ndoqa nga ekrani nė shtėpi, nė Kopenhagė. E prita mirė, ndonėse respektoja profesor Meidanin. Kur u ktheva, Gramozi mė tha se u mbėshtet Edi pėr faktin se vetėm ai mund tė pėrballonte Berishėn, se vetėm me Edin mund tė arrihej fitorja e Partisė Socialiste. Edhe unė ashtu besoja, isha nė tė njėjtin mendim me Gramozin.
    Fitorja e tij mė 2007-n si kryetar Bashkie shtoi besimin te fitorja e dy viteve mė vonė pėr zgjedhjet parlamentare. Pa dyshim nė fitoren e tij, krahas disa faktorėve tė tjerė, ishte edhe bashkėpunimi me LSI-nė e Ilir Metės, gjė pėr tė cilėn kishim biseduar edhe mė parė bashkė. Por miqėsia me Metėn, pothuaj pas kėsaj fitoreje, do tė ftohej, derisa do arrinte nė njė prishje tė saj. Edhe nė kėtė prishje mund tė ketė shkaqe dhe faktorė tė shumtė, por unė mendoja se pėrgjegjėsia mė e madhe na takonte neve, si parti mė e madhe, drejtuese e sė majtės opozitare. Nėpėr mbledhje tė ndryshme LSI-ja po trajtohej edhe mė kundėrshtare se vetė PD-ja. Unė, sa herė pata rastin, kam theksuar se forca e LSI-sė nuk duhej nėnvleftėsuar, por gjithmonė kam ndier kundėrvėnie pėr shfaqjen e mendimit tim…
    Nė zgjedhjet pėr kryetar Bashkie nė Durrės, nė 2007-n shumica e socialistėve nė qytet mendonin se Lefter Koka, kryetar i Bashkisė 2003-2007, kishte qenė si suksesshėm dhe ai duhej tė rikandidonte, si kandidatura mė e mundshme pėr tė fituar. Por Edi Rama nuk e kishte kėtė mendim… paraqitėm argumentet tona pėr rikandidimin e Lefter Kokės. Ai na dėgjoi me mospėrfillje dhe nė fund tha se nuk ishte pėr kėtė kandidaturė. Atėherė unė, pak i nervozuar i thashė se, siē dukej, nuk e kishte llogaritur Durrėsin tė mundshėm pėr tė fituar njė mandat tjetėr dhe se ai po shikonte mė shumė kandidaturėn e tij nė Tiranė. Edhe shokėt e tjerė shprehėn vendosmėrinė pėr kandidaturėn e Kokės. Rama na dha dorėn, duke na lėnė tė kuptonim tė mos zgjateshim mė tej.

    Emri:  agasi-300x196.jpg

Shikime: 520

Madhėsia:  18.2 KB

    Dolėm nga zyra e tij tė mėrzitur. Rrugės nė kthim, shokėve se si iu shkrep nė kokė se, meqenėse Lefteri nuk do tė kandidonte, tė kandidoja vetė. As qė e mendoja njė gjė tė tillė, por atyre po u forcohej mendimi. Madje Fatos Muēo mori nė telefon Gramoz Ruēin dhe ia shprehu atij mendimin e tyre. Gramori e mirėpriti. Dhe, vetėm katėr orė mė vonė, Asamblesė socialiste tė Durrėsit do t’i paraqiteshin kandidaturat pėr kryetar Bashkie. Ishin regjistruar 8 kandidatura. Nė ēastin e fundit, sapo fillonte mbledhja, unė i paraqita kėrkesėn Gaz Bizhgės, i cili u ēudit me kėtė tė papritur. Votimi nga nėntė kandidaturat nxori fitues mjekun kirurg, Ilir Shani, i cili kishte kohė qė ishte angazhuar pėr kandidaturėn e tij. Unė u radhita i dyti. Por Rama, pas kontaktit me Shanin, nuk ra dakord pėr kandidaturėn e tij. Nė bazė tė statutit i takonte Shanit tė kandidonte. Pas tij duhej tė ishte kandidatura ime. Por Rama nuk ishte dakord. Zhvilluam njė bisedė prej gati gjysmė ore nė telefon.
    -Se nuk tė shoh nė atė vend ty, s’duhet tė mėrzitesh, kėtu jemi, mė pėrsėriste ai. As qė bėhej fjalė pėr statutin e partisė.
    Nga nėntė kandidaturat konkurruese, asnjė nuk iu paraqit Kryesisė pėr diskutim. Kryetar i Bashkisė sė Durrėsit u zgjodh zoti Vangjush Dako, pėr tė cilin unė dhashė mbėshtetjen time jo vetėm te shokėt e Kryesisė, por edhe me angazhimin konkret nė shtabin e tij…


    Nė njė mbledhje tė Asamblesė Kombėtare tė PS-sė, para zgjedhjeve nė parti unė kundėrshtova hapur vendimin qė nė votim tė merrnin pjesė edhe ata qė mund tė hynin nė parti po ditėn e votimit, kur statuti e kishte se ata qė hynin nė radhėt e PS-sė, pas vendimit pėr shpalljen e datės sė zgjedhjeve nė parti, nuk merrnin pjesė nė votim. Nė zgjedhjet qė u bėnė nėpėr rrethe kudo u bėnė abuzime, njerėzit pajiseshin me dokumente partie vetėm sa pėr tė votuar dhe pastaj as qė e dinin se ku binte partia. Aq sa nė kutitė e votimit u gjetėn dhe dokumente partie tė hedhura nė vend tė fletave tė votimit, gjė qė tregonte se ata ishin njerėz qė s’e kishin haberin se ē’ėshtė partia, por qė ishin thirrur vetėm sa pėr tė votuar. U arrit aty, saqė nė kongres as qė u numėrua votat, por nė Asamblenė Kombėtare u zgjodhėn anėtarė ata qė ishin tė njohur dhe tė deklaruar si pėrkrahės tė Ramės. Nga lista u fshinė tė gjitha ata qė nė njė mėnyrė apo tjetėr kishin shfaqur qėndrime kundėrshtuese, apo edhe ata qė kishin dhėnė kontributet e tyre qė nga themelimi i partisė.
    Mohimi i kontributeve dhe vlerave dalėngadalė u bė njė vijė nė parti, apo pjesė e pashkruar, por e zbatuar e programit politik tė saj. Nė kėto kushte, largimi nga Asambleja Kombėtare mė mėnjanoi disi nga jeta dhe veprimtaria politike aktive nė parti. Megjithatė, pėr hir tė sė vėrtetės, Rama sa herė qė vinte nė Durrės, pyeste pėr mua dhe mė dėrgonte tė fala. Pėr tė mos mė lėnė nė harresė, u bė njė pėrpjekje pėr t’u takuar bashkė. Dhe kjo ndodhi pak ditė para konferencės socialiste tė qarkut, ku m’u propozua tė zgjidhesha kryetar i kėsaj konference… Dhe u zgjodha kryetar i konferencės socialiste tė qarkut, pa asnjė votė kundėr, duke marrė vota tė disave qė mė parė kishin qenė gjithmonė kundėr meje. Dukej se Gazi kishte pėrgatitur mjaft mirė terrenin. Ashtu siē e kisha menduar, konferenca socialiste e qarkut nuk funksionoi nė Durrės. Dukej qė ishte njė hallkė e tepėrt. Megjithatė, edhe unė tregova neglizhencėn time, sepse nuk u mblodh kjo konferencė as nė krye tė vitit, as nuk u mblodh pėr fushatėn e re zgjedhore, qershor 2009…
    Ftohja mė e dukshme me Ramėn ndodhi pikėrisht kur po hartohej lista e kandidatėve pėr deputetė. Nė kėtė rast u shkelėn plotėsisht normat edhe rregullat e statutit. Nėse mė parė ata propozoheshin pėrmes votimit nga komitetet drejtuese tė rretheve, pėrcaktoheshin nė kryesinė e PSSH-sė, aprovoheshin nė komitetin e pėrgjithshėm drejtues dhe deklaroheshin pėrfundimisht nė kongresin e partisė, tani e gjithė lista u bė pronė e kryetarit tė partisė. Qė para se tė shpalleshin, flitej kudo se nė lista do tė ishin kryesisht biznesmenėt apo njerėz krejt tė panjohur, pa asnjė kontribut nė parti, madje jo me bindje socialiste, njerėz qė vinin nga radhėt e Partisė Demokratike.
    Kur po bisedonim me njė grup anėtarėsh socialistė pėr kėtė qė po ndodhte, tė gjithė ndiheshin tė shqetėsuar. I telefonova vetė Edi Ramės. E hapi menjėherė telefonin, ndonėse ishte ditė e diel. I kėrkova tė mė priste nė njė kohė tė pėrshtatshme pėr tė. “Hajde nesėr, po tė pres nė Bashki”, m’u pėrgjigj i qetė. Tė nesėrmen u ndodha nė zyrėn e tij nė Bashki. Mė priti mirė, ngrohtėsisht. I thashė se kisha kėrkuar takimin, i shqetėsuar pėr fjalėt qė po dėgjoheshin kudo.
    “Po ēfarė ka kėtu?”, mė pyeti duke u vrenjtur nė fytyrė.
    “Si ēfarė ka”, fola menjėherė unė. “Ėshtė e vėrtetė qė do tė kandidojnė njerėz pa asnjė lidhje me partinė, apo njerėz qė mbajnė fotografinė e Berishės nė zyrat e tyre?”
    Ai m’i nguli sytė e tij tė mėdhenj dhe mė tha:
    “Ti nuk do tė jesh nė listė!”. Ndjeva njė avull tė menjėhershėm nė kokė, por e pėrmbajta veten. I zgjata dorėn pėr t’u larguar. Ai nuk ma dha dorėn, por foli: “Si, ku do ikėsh, s’ke tė drejtė tė ikėsh, s’mund tė ikėsh, unė tė prita sot. E di ti se pasdite bėhet mbledhja e Bashkisė pėr buxhetin? Dhe unė lashė punėt e tjera pėr tė tė pritur ty. Do tė ikėsh kur tė dua unė”, foli ai, por krejt i zbehur nė fytyrė.
    “Mė keqkuptove, s’kam ardhur pėr vete, por pėr shqetėsimin qė tė thashė. Mund tė mos jem unė, por Partia Socialiste ka mijėra tė tjerė qė e meritojnė tė kandidojnė si deputetė tė saj, dhe jo njerėz qė as nuk e dinė se cila ėshtė kjo parti. Dhe, sa pėr veten e dija qė s’isha nė listėn tėnde. Mė erdhi Paskal Milo dhe mė kėrkoi tė kandidoja pėr PSD-nė. Tė kishte pyetur edhe ty dhe i kishe thėnė se isha i lirė dhe mund tė mė propozonte pėr partinė e tij. Por si mund ta bėja unė kėtė?! Unė, njė nga themeluesit e PS-sė, pothuaj gjithė kohėn nė forumet mė tė larta tė saj?! Megjithatė, nuk kam ardhur tė debatoj. Tė falėnderoj qė mė prite dhe tė kėrkoj ndjesė pėr humbjen e kohės”, dhe, pasi i thashė tė gjitha kėto, pėrsėri i zgjata dorėn. Por ai pėrsėri nuk e zgjati tė tijėn.
    “Paskalin nuk e dėrgova unė, ka ardhur vetė. Ishte e drejta e tij tė tė takonte. Megjithatė, Bardho, mė dėgjo mirė. Vėrtet nuk je nė listėn e kandidatėve pėr deputetė, por unė kam menduar tjetėr gjė pėr ty, njė vlerėsim qė as tė shkon ndėr mend, qė s’ta ka bėrė pėr kaq vjet Fatos Nano, madje Nano s’tė futi nė listė dhe tė ēoi nė Danimarkė”.
    “Nuk e kuptoj se ē’qenka kjo gjė, ky vlerėsim qė as nuk mund ta mendoj”, ndėrhyra unė jo pa ironi.
    “Shumė mė tepėr, meqenėse ke qenė vlerėsuar mė shumė sesa sekretar i partisė”, foli prapė.
    “Ndoshta vėrtet e ke kėtė dėshirė pėr mua, por s’do tė mund ta realizosh”.
    “Pėrse?!”, pyeti ai si me habi.
    “Sepse nuk do tė fitosh”, i thashė unė. Vura re qė edhe duart iu zbehėn.
    “Ti thua se PS-ja nuk do tė fitojė?”, m’u drejtua i nervozuar.
    “Kėshtu si po drejton ti, kėtė herė nuk fiton”, fola me vendosmėri, por jo pa dhembje brenda vetes.
    Vazhdimi i bisedės edhe pėr atė tani ishte i kotė. Megjithatė, ai nuk ma dha dorėn, por doli bashkė me mua nga zyra…


    Burgosja e liderit socialist dhe vizitat nė qeli, nė Bėnēė Nano dhe Ramizi, tė fundit nė qeli nė vitin 1997


    Emri:  fatos-nano-ne-gjyq-gjykate1-300x226.jpg

Shikime: 584

Madhėsia:  17.1 KB

    Burgosja e Nanos do tė shėnonte fillimin e njė pėrballjeje tė egėr pozitė-opozitė, me mitingje tė panumėrta nė Tiranė dhe kudo nė Shqipėri, ku kėrkohej lirimi i liderit socialist. Pėr fat tė keq, slogani i Berishės nė ditėn e betimit tė tij si president “opozitarė, por vėllezėr”, gati po shndėrrohej nė sloganin “opozitarė dhe armiq”…
    Do tė zhvilloheshin gjyqe njėri pas tjetrit, por prokurorėt, gjykatėsit ishin vėnė nė shėrbim tė partisė pushtetmbajtėse. Avokatėt Pėrparim Sanxhaku dhe Agim Tirana bėnin tė pamundurėn pėr pafajėsinė e klientit tė tyre. Pothuaj nė tė gjitha gjyqet e zhvilluara, unė me shokėt e mi tė PS-sė nė Durrės kemi qenė brenda nė sallė, po kėshtu edhe punonjėsit e selisė tė PSSH-sė, Kristina, Dafina, Rajmonda, Aida, Liljana, Shpėtimi, Fahredini e tė tjerė. Ishte tepėr e rėndė tė shikoje Fatos Nanon me pranga nė duar. Ai na pėrshėndeste, na buzėqeshte si pėr tė na dhėnė kurajė. Unė, Moikomi dhe Zihniu vendosėm tė shkonim njė ditė ta takonim atje, nė Bėnēė tė Tepelenės. Atėherė rruga ishte tepėr e vėshtirė dhe deri nė Bėnēė zgjaste disa orė tė mira. Arritėm aty nga dreka. Unė me Moikomin ishim deputetė, ndėrsa Zihniu nė atė periudhė ishte sekretar organizativ i PS-sė pėr Durrėsin. Na kishin thėnė se nuk ishte aq e lehtė tė takoheshe me Fatosin nė burg. Meqenėse ishin aq tė shumtė vizitorėt nga tė gjitha anėt e vendit, kishin vendosur pėr ta takuar vetėm tė familjes, njerėz tė afėrt tė tij dhe ndonjė figurė kryesore e partisė. Vendosėm tė paraqiteshim si njerėz tė afėrt tė tij. Unė u thashė se babai im e kishte djalė daje Fatosin dhe mendo se im atė quhej Hasan, ndėrsa i tij Thanas. Po kėshtu edhe Zihniu u paraqit si kushėri nga nėnat, Zyhra dhe Marie. Ndėrsa Moikomi e kishte tė vėshtirė tė gėnjente. “Unė do t’u them se jam shok me Fatosin, jam dhe deputet”, vendosi tė thoshte ai. Dhe ashtu bėri. Por rojet lejuan vetėm mua dhe Zihniun, si tė afėrmit e Fatosit, ndėrsa Moikomin s’e lejuan. Aq sa na erdhi keq, aq na erdhi dhe pėr tė qeshur. Ishte njė rast kur gėnjeshtra bėn njė punė tė mirė dhe e vėrteta shpėrfillet.
    Hymė nė territorin e burgut, pėrshkuam oborrin dhe u ndalėm para godinės. E njoftuan dhe ai doli, ishte veshur me tuta sportive, kishte lėnė edhe mjekėr. U pėrqafuam fort, me mall. Unė s’i mbajta lotėt, por ai mundohej tė dukej gazmor. “Mė hoqėt nga fizkultura”, na tha duke qeshur. Unė nxora nga ēanta njė kek qė e kishte bėrė Besa dhe Zihniu njė triko, qė e kish qepur nėna e tij e mrekullueshme, posaēėrisht pėr Fatosin. Atė triko ai e mbajti gjatė gjithė kohės sė qėndrimit nė burg dhe e ktheu pas daljes. Ne i thamė se Moikomi po qėndronte jashtė, sepse kishte treguar tė vėrtetėn. Qeshi me tė madhe, pastaj iu drejtua njė oficeri qė qėndronte jo shumė larg nesh dhe i kėrkoi qė tė lejonin dhe shokun qė po priste jashtė mureve. Oficeri veproi menjėherė, dha urdhėr pėr tė futur brenda Moikomin. Unė kuptova se Fatosi komunikonte mirė me personelin dhe, nga mėnyra si vepruan oficeri dhe roja te porta, aq shpejt, pa thėnė as gjysmė fjale, ndjeva se ai ushtronte njė autoritet tek ata, ose mė saktė ata qė e respektonin…
    Nė ngjarjet e marsit 1997 ndodhi qė mė 13 mars, nė mos gabohem, tė shpėrthejė edhe burgu 313 nė Tiranė, ku ishte dėrguar edhe lideri i opozitės. Tė gjithė tė burgosurit morėn arratinė, veē lideri i fundit komunist Ramiz Alia dhe lideri i parė socialist, Fatos Nano, nuk u larguan, derisa erdhėn dhe i morėn pėr t’i nxjerrė andej pėrfundimisht. Vetėm pas katėr ditėsh, mė 17 mars, Fatosi lirohet me dekret presidencial…

    BARDHYL AGASI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Bardhyl Agasi boton kujtimet: Si mė hoqi Rama nga lista e PS

    mir ka bere edvinua qe e ka hequr kte agasin..

    nganjehere ben pun te mira ki edvinua..

    agasi eshte mafioz..
    kishin nje shpi me bahce keta agaset..
    nje ti hyre politikes ki agasua.. e ne koh rekord u bėti me nja vargmal pallatesh 20 katshe.. qe i ndertoj rrufeshem pas 97-tes..
    ciu miu sberi lagja e tij edhe se vargmali me pallate ja zuri diellin shpijave posht per gjithmon..
    mbahet dhe si poet kopili..
    mirpo ja vodhi hisen e diellit komshijve 100 vjecare..
    aq pis eshte..
    kulmi me agasin eshte kjo qe do tregoj nashti.. e qe nga qo te kuptojn mileti se cfar termeti..po vjen..
    ne se vjen ppsh e agasit ne pushtet..
    ne zonen ku e kish kandiduar ps-ja kte agasin para shum vitesh.. nje parti e vogel demokristiane.. kish kandiduar nje doktor..
    nje doktor qe nja 30 vjet te pakten ne mesin e pacienteve te tij kish pasur gjysherit e prinderit e agasit..
    doktori nje mjek shum i njohur.. e nje humanist i pa arritshem.. e nje njeri enciklopedik e fantastik..
    pasuria e vetme e te cilit ishte e mbeti nje biciklet e vjeter..

    ja cme tregoj miku i afert i doktorit te famshem..
    po prisnim doktorin tha tek kafeja jon e zakonshme prapa pallatit a moisiu..
    kur vjen tha ishte i tronditur..
    cfar ke i thash doktor B qe nuk dukesh mire..

    e dini tha se cme ka ndodhur.. sot ne mengjes..
    ra telefoni tha e me del i njohuri im agasi.. e me thot.. doktor hiqe kandidaturen nga zona ime se e di cte bej..
    cdo me besh i thash i habitur..
    te ve tritolin tha e te hedh ne ere..
    kaq..
    e mo mos caj kok i tham ne doktorit.. thot ky miku i doktorit..
    jo tha doktori se jam shum i shokuar nga ky kercenim sepse ma ben njeriu qe ne er e shi e ne kallkan ne pik te vapes e mesnates.. me kan thirrur e u kam vajtur kur i semureshin gjysherit apo prinderit.. e te ma bej ky kte terror sma kish marr mendja kurre..

    ja kush eshte pisi agasi..
    bardhyli..

    ..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •