DASHURIA NĖ RECESION

nga ERJUS MEZINI



1. Eriku nė ungjillin e burrave:

Ai po qėndronte pėrpara ndėrtesės gjashtėkatėshe, me njė tufė lulesh nė dorė. Nuk ishte martuar njeri, as kishte vdekur, as ditė e veēantė nuk ishte dhe as pėrvjetor. Njė ditė e zakontė si gjithė tė tjerat, me pėrjashtimin e vetėm faktin qė binte shi me rrėshekė dhe qielli ēahej nga shkreptimat. Djali priti rreth gjysmė ore pėrpara ndėrtesės sė vajzės sė fatit, tė tij apo tė dikujt tjetri nuk ishte mė i sigurtė, megjithatė atij nuk i pėlqenin mėdyshjet. Kishte ardhur t’ia shkoqiste tė gjitha, tėk e tėk, sy ndėr sy, nga goja nė gojė, nga veshi nė vesh. Kishte njė vit qė e priste, ajo akoma mė shumė, megjithatė sot duhet tė sqarohej gjithēka. Jetė a vdekje, dashuri a urrejtje, ajo apo ai, pak rėndėsi kishte se kush do mbizotėronte. Ēėshtja ishte qė i riu tė lironte shpirtin dhe mendjen nga ky fenomen me emrin fatal Destina.

Djali futi dorėn qė dridhej nga ftohti nė xhepin e kėmishės, nxori paketėn e lagur dhe bėri tė ndizte duhanin. Pėr bela cigaret ishin bėrė qull, por jo mė shumė qull sesa djali. U fut nė hyrjen e shkallės, zuri t’i thante me frymėn e ngrohtė dhe me duar, por pastaj diēka e ndaloi. “Po sikur tė mė shikojė nga brenda xhamave?”, pyeti ai veten dhe nisi tė sodiste vendin pėrreth, pėr tė gjetur njė strehė mė tė mirė. Pėrballė vuri re hyrjen e njė pallati tjetėr. “Hmm” vrau pėr njė ēast mendjen; nuk e zgjati shumė dhe u hodh nė anėn tjetėr tė rrugės. U mbėshtet tek njė kolonė, e hyrjes luksoze, dhe pasi u mundua me duart e lagura, arriti mė nė fund tė ndizte cigaren. “Edhe kėto me vajzat ngjajnė”, pėshpėriti ai pėr cigaret, “janė tė konsumueshme”.

Teksa e thithte me mani dhe me njė shpresė se sot do tė ishte dita e tij (e jetės apo e vdekjes pak kishte rėndėsi, ai kėrkonte liri), i riu nxori njė psherėtimė me kujtimet e bukura. Pikėrisht ishin kėto kujtime qė e bėnė sot tė vinte nga ana e anės, pa i kėrkuar leje askujt, dhe, paēka shiut, tė ngjitej pas asaj shtylle, derisa Destina t’i jepte njė pėrgjigje fati. Ashtu me ditėn pėrpara, me murin nga mbrapa, me strehėn mbi kokė dhe me ujin gjithadej, nė kėmishė, nė flokė, nė pantallona, nė ēorapė, por jo vetėm, ai i harroi tė gjitha dhe solli nė mendje momentet e bukura, me vajzėn e fatit, tė cilat, pėrveē ēlodhjes, i kishin sjellur edhe shumė telashe, sidomos tani nė kohėn e recesionit, kur tė gjithė dinin si tė punonin dhe pak se si tė dashuronin. Po, po! Edhe ditėn e parė qė kishte takuar Destinėn, Eriku kishte lėnė punėn dhe kishte ardhur nė Nju Jork pėr tė gjetur njė punė mė tė mirė, qė jepte mė shumė lekė, mė shumė kėnaqėsi dhe mė shumė pikė nė sytė e Destinės, por edhe nė sytė e ēdo vajze tjetėr. Ai dha intervistėn, pėrballė njė femre qė kishte intervistuar nja shtatėdhjetė tė tjerė pėrpara tij dhe zuri t’i largohej Uollstritit me kokėn e lodhur nga pyetjet dhe buzėt e varura nga zhgėnjimi. Mori frymė thellė, duke ēliruar dufin e ditės sė punės qė kishte humbur dhe e lekėve tė rrugės, qė nėse nuk i pagonte pėr rrugėn, do i pagonte pėr borxhet e shkollave, pėr taksat e shtėpisė dhe tė makinės, pėr dentistėt, pėr avokatėt, dokumentat, benxinėn, pėr familjen, pėr njerėzit me halle (tė cilėt i qaheshin javė pėr javė, nga ana tjetėr e Atlantikut), dhe kėshtu me radhė. Fėrkoi fytyrėn qė tė mos mendohej mė shumė, hallet atje do e prisnin gjithmonė, dhe pasi mallkoi femrėn qė e kishte intervistuar, filloi tė mendonte, disi nė mjegull, vajzėn qė do takonte tek porti i Dauntaunit. Zuri njė stol pėrpara stacionit tė metrosė dhe sytė i hapte si dac pėr tė dalluar diēka midis atyre njerėzve qė dilnin me vrap dhe ecnin tė djemnuar, sikur t’i kishte pushtuar i ligu, tė gjithė pa pėrjashtim. Njerėzit u pėrhapėn, pa fjalė, pa gjeste, pa buzėqeshje, secili nė punėn e vet, dhe Eriku pėrzdrodhi buzėt sėrish, me mendimin se duhet tė priste edhe gjysmė ore akoma, derisa tė vinte treni tjetėr i Bruklinit. Uli kokėn pėr tė parė orėn; dy orė tė tjera i kishin mbetur nė Manhatan, pėrpara se t’i ikte autobuzi, dhe kjo e dėshpėroi disi, jo sepse do i mungonte metropoli, por sepse koha nuk ishte e mjaftueshme pėr tė njohur njė vajzė me tė cilėn deri atė ditė kishte ruajtur vetėm njė lidhje virtuale. Ai ngriti kokėn i pashpresė, vetėm kur papritmas vuri re diēka qė lėvizte ndanė parmakėve metalikė tė stacionit.

Vajza, me flokėt e zinj dhe tė dredhur, po ngjiste shkallėt, me shpinėn e kthyer nga djali; me tė dalur nė sipėrfaqe u kthye me fytyrė nga ai.

Eriku u pėrtyp disi; lodhja e rrugės dhe e intervistėt nuk i kishte ikur akoma, mirėpo kjo vajzė kishte diēka tė veēantė, ajo i jepte njė tjetėr frymė asaj dite tė ftohtė shkurti.

Me pantallonat blu tė ngushta, njė xhaketė tė bardhė, me disa kopsa tė mėdha dyngjyrėshe dhe njė jakė tė ngritur me cepa, tė prerė nė stil ushtarak, dhe kėpucėt e errėta gri, me majuca nė formė harku dhe taka tė shkurtra, ajo kishte pritur tė iknin njerėzit e djemnuar qė nė fund t’i jepte njė tjetėr hije asaj piace dhe atij qyteti. Vajza ecte drejt tij si modele dhe ai, me tė pikasur atė ecje atletike tė shoqėruar nga lėkundja e belit tė hollė dhe e flokėve qė i frynte era, gjėja e parė qė mendoi ishte se kishte tė bėnte me njė kėrcimtare latine. Djali i buzėqeshi pak, kurse ajo u duk disi e trembur; u mundua tė buzėqeshte, sigurisht, por me njė ēehre qė ndahej midis gojės gjysmė tė hapur dhe syve tė humbur nė hulumtim.

“Ēudi”, mendoi ai. “Unė e kujtoja pėr latine, por kjo paska ēehre amerikane. Mbase nuk ndjehet mirė nė kėtė takim tė parė”. Teksa po e hetonte, vajza kishte filluar t’i fliste. Djali nuk e dėgjoi mirė dhe iu lut qė tė pėrsėriste ato qė tha. “Nuk e di nėse e mban mend, por tė kam thėnė qė nuk dėgjoj mirė”.

“Nuk ka problem”, ia ktheu ajo plotė mirėkuptim dhe nisi ta sqaronte sėrish pėr vonesat e trenave.

Eriku, sakaq, ia nguli sytė mirė, si pėr t’i lexuar buzėt, ashtu edhe pėr ta kundruar. Vajza i fliste dhe ai nuk i dėgjonte tė gjitha, megjithatė djalin diēka e kishte bėrė tė ndjehej i lumtur. Ky takim nuk iu duk si takimet me vajzat e tjera nė Amerikė. Ai kishte dalur nja dy herė me njė kineze dhe ajo, jo vetėm qė nuk zbukurohej, por gjithmonė vishte tė njėjtat tuta, trikolore si tjegullat e ēative kineze. Ai kishte dalur edhe me njė bullgare dhe kjo e kishte shėmtuar veten aq shumė, saqė ngjante sikur ta kishin nxjerrur nga morgu. Po, po! Bullgarja dukej shumė e zbehtė dhe djalit vetėm pėr tė vdekurit i kishte folur, sepse njė profesion tė pėrafėrt kishte pasur; profesoreshė nė antropologji. Nju Jorku kishte vajza tė tjera plotė, mirėpo Erikut i dukeshin tė ngrira si monumente, me njė fytyrė plastike, qė as nuk qante dhe as nuk qeshte, me njė kostum tė errėt zyre dhe njė ēantė pune, qė njė zot e dinte se ēfarė fshihte brenda. Destina me stilin atletik dhe afshin qė lėshonte, doemos, iu duk krejt ndryshe dhe atij iu kujtua ajo shprehja, e treta e vėrteta.

Pėrveē faktit qė ishte veshur bukur, vajza kishte bėrė makijazh tė lehtė nė fytyrė; qerpikėt i kishte lyer shumė pak me rimel, kurse fytyrėn e kishte mbuluar me njė krem tė bardhė, mbase pėr tė fshehur nja dy puērra mikroskopike, tė cilat iu dalin vajzave nga stresi dhe Destinės nuk i prishnin dot hijeshinė mahnitėse qė i lėshonin ata dy sy tė mėdhenj magjikė.

Erikut nuk i pėlqente makijazhi tek vajzat qė ishin vetė tė bukura, megjithatė atė e gėzoi mendimi se Destina ishte munduar qė bukurinė natyrale ta bėnte akoma mė tė bukur, vetėm pėr tė tėrhequr vėmendjen e kėtij mashkulli, tė cilin bullgarja me kinezen, jo vetėm qė e kishin tmerruar, por i kishin dhėnė tė kuptonte se nuk e pėrfillnin. Destinės mbase i ishte bėrė zakon qė ta mbante veten; si do qė tė ishte, Eriku deshi tė besonte se vajza ishte pispillosur prej atij. Ia nguli sytė pėr dy orė rrjeshtazi, sikur tė mos ngopej me vajzėn tė cilėn deri njė ditė mė parė e kishte parė vetėm nė fotografi, dhe i zuri muhabete tė gjata, pėr recesionin, pėr punėt, pėr studimet, pėr artin dhe pėr udhėtimet qė kishte bėrė. Pasi i foli pėr shumė gjėra, e shpuri sėrish tek porti i Dauntaunit dhe e vėshtroi mirė, nga mbrapa, derisa ajo u zhduk midis njerėzve, ashtu si mrekullitė qė nuk zgjasin shumė, nė stacionin e metrosė. Eriku shkeli cigaren, shtrembėroi buzėt, jo me vajzėn, por me mendimin se nuk do e shikonte mė. Ishte kohė recesioni dhe njerėzit duhet tė punonin, nė vend se tė dashuronin; djali duhej tė kthehej nė Ollbėni dhe atje atė e priste puna e rėndomtė e shqiptarit, pastrues shtatė ditė nė javė.



* * *

“Kujt t’ia priste mendja se do arrinim deri kėtu?”, mėrmėriste Eriku nga ndėrtesa qė ndodhej pėrballė shtėpisė sė Destinės; ndezi cigaren e njomur nga e para, e thithi me sa fuqi, qė tė mos i fikej, dhe pastaj nguli sytė sėrish nga dritarja gjysmė e hapur e vajzės. “Kjo shtėpi e ka fajin. Mė mirė tė mos kisha hyrė brenda kurrė”. Eriku po sillte ndėrmend ditėn qė Destina e kishte pritur nė shtėpi. “Pse mė futi aty brenda atėhere? Pse nuk ma hap derėn sot? Nuk e dinte kjo qė unė isha njė qyqar? Kam ardhur nga ana e anės nė kėtė vend dhe kėta njerėz mė duken aq tė huaj. Pse mė futi nė jetėn e saj dhe pastaj mė pėrzuri?” Ai mori frymė thellė, paksa nga inati, jo me vajzėn qė tani nuk e qaste mė brenda, por me veten, qė dikur ishte aq afėr nirvanės dhe aq larg ferrit qė e priste nė Ollbėni; nė njė banesė pėrdhese, njė kuzhinė e shkatėrruar, njė banjė e pisėt, njė dhomė qė mbante era kėmbė, ku refugjatėt, me tė cilėt bashkėjetonte, shkonin sa pėr tė fjetur dhe pėr tė ngrėnė, ata flisnin nganjėherė, por vetėm pėr lekė, punė, si edhe halle pa fund. Edhe Destina kishte halle, shtėpia e saj nuk ishte luksoze, megjithatė banesa e vajzės kishte njė tjetėr erė, tė ngjallte tė tjera mendime; tė hiqte mėrzitjen, tė ushqente me ndjenja dhe emocione, ishte njė ambient femėror, njė nirvanė pėr ēdo mashkull.

“Eh”, psherėtiu ai, kur kujtoi ditėn qė ishte ulur me vajzėn nė tė njėjtėn tryezė; ajo i kishte ofruar disa fruta dhe me sytė e mėdhenj e kishte bėrė tė shkretin tė ndjehej si dikush tjetėr, e kishte bėrė tė dashurohej me gjithēka pėrreth, me atė shtet, atė qytet, atė lagje, atė shtėpi, me atė njeri. Eriku kishte lindur nga e para, atė ditė ishte mė i sigurtė se kurrė se bota ishte gatitur pėr atė. Dorėn e tij, plotė vetėbesim, e zgjati nga vajza. I la frutat mėnjanė dhe zuri krahun e saj; e tėrhoqi nė prehrin e tij dhe nisi tė kafshonte me pasion atė qėnie rreth qafės. E puthi shumė, buzėt dhe faqet ia bėri mavi.

Ajo, nė njė moment, nuk ishte ndjerė mirė. “Kam vapė”, kishte pėshpėritur dhe ishte futur nė banjė qė tė lagte trupin e njomė.

Eriku kishte kafshuar dorėn, me mendimin e njė sirene, tė zvheshur brenda vaskės; ishte ēuar nė kėmbė. Djali kishte dashur t’i shkonte vajzės nga mbrapa, t’i thoshte se kishte edhe ai vapė, tė laheshin bashkė me ujin e ftohtė, mirėpo diēka e kishte ndaluar. Ai kishte dalluar njė kornizė nė faqen e murit, i ishte afruar qė ta shikonte mė mirė, trupi i ishte rrėqethur me atė qė i kishin zėnė sytė. Destina, vajza me tė cilėn ishte magjepsur, pėr njė ēast iu duk sikur tė ishte dy persona tė ndryshėm; femra qė lahej nė vaskė, me trupin e afshėt, dhe vajza e protretit. Ajo, midis asaj kornize, po i buzėqeshte dhe ai, duke e harruar sirenėn, kishte ngrirė me gjithė imazhin qė kishte pėrpara syve. Njė fytyrė e pafajshme, poshtė njė kėsuleje tė rrafshėt ceremonie, e rrethuar nga flokėt me rrica, e plotėsuar nga njė hundė e gjatė helenistike, nėn vetullat lakore tė ngritura pėrpjetė nga vetėkėnaqja, mbi buzėt e ēelura, qė i jepnin kėsaj Kleopatre njė shije tė ėmbėl dhe djalit i ngjallnin pak xhelozi, sepse ajo dukej mė e lumtur sesa ai.

“Imazhet janė mizore”, pėrbluante i riu nga hyrja ku ishte strukur, teksa sillte ndėrmend ditėn qė kishte parė atė portret magjik tė diplomimit tė Destinės. “Juda ishte i shėmtuar, Efialti i pėshtirė, Bajlozi i zi. Imazhet nuk krijojnė asnjėherė mundėsi debati. E keqja ėshtė e shėmtuar, kurse e mira e bukur. Ke parė ndonjėherė ėngjėj tė shėmtuar?”, pyeti ai veten. “Engjėjt janė gjithmonė tė bukur, tė bukurit gjithmonė ėngjėj. Po sikur tė ketė pėrjashtime? Po sikur vajza qė shikova unė tė mos jetė njė ėngjėll? O zot, ēfarė mallikimi tė jesh edhe shurdh edhe piktor. Mbetesh njė jetė skllav i imazheve. Po ēfarė tjetėr kam unė pėrveē imazheve? Asgjė prej gjėje. Imazhet mė japin jetėn, mė japin ajrin, gjakun, bukėn e gojės, ujin. Imazhet janė njerėzit e mi. Njerėzit nuk mė flasin, por unė i shikoj dhe i mbaj mend vetėm si imazhe”. Erikut po i dhimbsej vetja me atė paradoks qė nganjėherė i dukej tragjedi. “Jo!”, vazhdonte ai mendimet. “Destina nuk mund tė jetė njė imazh, as portretet e saj nuk janė fotografi. Destina ėshtė ndryshe nga tė tjerėt. Jam aq i sigurtė. Edhe fotografitė e saj nuk janė njėsoj me tė tjerat. Ajo ėshtė ėngjėll. Jo sepse ėshtė e bukur, por sepse ėshtė vėrtet ėngjėll. Ėshtė ėngjėlli im. Tė tjerėt shikojnė vetėm imazhin tek ajo, ashtu siē shikoj unė imazhin tek tė tjerėt. Por unė shikoj ėngjėllin, tė cilin nuk mund ta shikojnė tė tjerėt. Si do mundeshin vallė ta shikojnė? Ata nuk janė as piktorė dhe as shurdhė. Do i sillen mirė, do i japin siguri, do e dėgjojnė, do e ēojnė nė vendet e bukura tė botės, nė hotelet dhe restorantet luksoze, do i japin familje, do i bėjnė dhurata, do i shkojnė nė spital, ditėn qė do lindi, do e pėrqafojnė, do e puthin, do jenė kaq normal me tė, do e dashurojnė. Por a do shikojnė vallė atė qė pashė unė tek ky njeri? Si do munden ta shikojnė me sytė e mi? Si do mundet ajo t’i kuptojė sytė e tyre?”

Teksa vriste mendjen, Eriku vuri re diēka qė lėvizte, nė anėn tjetėr tė rrugės. Njė vajzė kishte dalur nga shkalla e Destinės, dhe atij sa nuk i ngriu gjaku. “Tė jetė kjo? Pse nuk e kthen kokėn?” Eriku hodhi cigaren, doli nga streha ku ishte futur dhe iu qep vajzės me gjatėsinė e Destinės. “Pse fshihet nga mua?”, pyeste ai veten pėr vajzėn, e cila kokėn e mbuluar me kapuē e mbante vetėm ulur.

Vajza, sakaq, shpejtoi hapat, tė njėjtėn gjė bėri edhe Eriku.

“Destina”, i thirri ai, me zėrin qė dridhej, por ajo hiē. I inatosur iu turr nga mbrapa dhe e zuri nga supi.

Vajza, me sytė bojqiellė, vetullat dhe flokėt e gėshtenjta, dhe hundėn e trashė e tė shtypur, siē e kishin ruset, u kthye nga Eriku plotė habi. “Ēfarė pėsove?”, e pyeti ajo, teksa ngriti kapuēin dhe nxori kufjet nga veshėt.

“Mė fal! Tė kujtova pėr dikė tjetėr”.

Vajza buzėqeshi dhe ia nguli sytė nga duart. “Pėr kė i ke kėto lule?”

Eriku lexoi buzėt e tė panjohurės dhe pastaj ngriti dorėn pėr tė parė lulet. “Kėto janė pėr Destinėn”, i shpjegoi dhe zuri tė largohej.

“Ke ndonjė cigare”, e pyeti ajo, mirėpo djali nuk ia vuri veshin.

Eriku mendonte vetėm Destinėn dhe sapo u kthye nga mbrapa, vuri re njė femėr tjetėr. Iu afrua edhe kėsaj tė dytės, por kjo nė njė ēast ktheu fytyrėn nga e djathta dhe Eriku e kuptoi, nga profili i gruas, se nuk ishte Destina. “Tė jetė ėngjėll, apo djall?”, bluajti me vete dhe pastaj u fut sėrish tek shkalla e pallatit dhe shtypi zilen e vajzės me mani dhe me njė shpresė se kėsaj radhe do hapte derėn. Megjithatė ishte e kotė. I ra nja pesė herė, vuri veshin ngjitur altoparlantit, se mos ndjente diēka, tundi derėn e shkallės, filloi tė shfrynte me vete dhe pastaj u kthye qė tė ikte. Djali u hodh nė trotuarin pėrpara shkallės, vetėm kur lulet i ranė nga dora; nuk i bėri zemra t’i ēonte, sepse sytė e tij po notonin brenda syve si hėna tė plota tė brunes qė i kishte dalur pėrballė. Ishte Destina, vajza e fatit dhe e ėndrrave, vajza qė e kishte sjellur deri kėtu, nė mesin e shiut. Eriku i hapi sytė si filxhanė, kėsaj radhe ishte ai i tremburi, fjala i mbeti nė gojė, lulet pėrtokė, ishte topitur, nuk dinte ēfarė tė bėnte.

“Nuk e besoj dot”, shkruanin buzėt e vajzės, e cila u skuq nė fillim, pastaj buzėqeshi.

Erikut iu bė zemra mal, me mendimin se Destina po i qeshte. Zgjati dorėn drejt dorės sė vajzės, e rroku dhe pastaj u pėrkul nga toka dhe me dorėn tjetėr i dha asaj lulet.

“U bėre qull”, i tha ajo.

“Nuk mė bėhet vonė”, ishte pėrgjigja e tij.

“Pse erdhe deri kėtu?”

“Ja, pėr kėta dy sytė e tu”.

Destinėn e zunė tė qeshurat.

Eriku nuk duroi dot, pa belin dhe kėmbėt e vajzės dhe zgjati pa vetėdije duart grabitqare. E afroi nga vetja, e shtrėngoi fort dhe nisi t’i puthte faqet. Pėr njė moment tėrhoqi kokėn qė ta shikonte mė mirė dhe u ēudit me faktin se ajo po i buzėqeshte.

“Ah kėta burrat”, pėrbluante vajza, sakaq, mbrapa fytyrės sė ėmbėl. “Shiko si e ulin veten. Mirė mė ka thėnė mamaja. Kėta janė si qentė. Jetojnė vetėm pėr t’u fėrkuar. Nuk e deshėn mė ato bushtrat nė Ollbėni dhe erdhi tek mua”. Destina nuk ndėrpriste buzėqeshjen, nga njėri vesh nė tjetrin.

“Femrat”, i pėrgjigjej edhe Eriku, pa folur dhe duke picėrruar sytė plotė ėmbėlsi. “Djaj dhe kaluar djajve. I krijoi zoti pėr tė na nxirė jetėn. Unė bėj tetė orė rrugė sa herė qė dua tė shikojė surratin e kėsaj. Ēfarė ka bėrė kjo pėr mua?”

“Pse erdhe? Ne u ndamė njėherė.”

Eriku u befasua me vajzėn qė i buzėqeshte me fytyrė dhe e vriste me fjalė. “U ndamė?”, e pyeti ai. “Ē’ėshtė ajo fjalė? Ne tė dyve vetėm vdekja do na ndajė”, ai mezi po mbante veten pa shpėrthyer nė lotė.

“Filloi prapė ky”, mendoi pa zė Destina, me tė kuptuar atė ēehre. “Mė prit kėtu”, i tha ajo dhe u fut nė shtėpi; la lulet dhe ēantėn nė krevat dhe pastaj doli prapė, me njė pikėpyetje tė madhe sesi do e hiqte budallain qafe.

“Tė lutem shkojmė tė hamė sushi. Mė ka marrė shumė uria”. Eriku nuk kishte shumė qė kishte ngrėnė, mirėpo, tani qė rrugėt rriheshin nga shiu, ai deshi ta ēonte vajzėn nė njė ambient mė tė pėrshtatshėm pėr biseda serioze.

“Si tė duash”, iu pėrgjigj ajo; u largua me djalin dhe kokėn e saj kthente sa andej kėndej, nga frika se mos e shikonin bashkė me tė.

Ata ecėn deri tek restoranti japonez, ajo me duart tek ēadra dhe ai me duart nė xhep.

“Mos do tė blesh ca rroba?”, e pyeti Destina, nė hyrjen e restorantit

“Nuk ka problem se mė pranojnė edhe tė lagur brenda”.

“S’e kisha fjalėn aty”, e replikoi vajza.

“O, vėrtet?”

“Je lagur dhe nuk dua tė ftohesh pėr mua”.

“Ftohja ėshtė gjėja mė e vogėl qė mund tė mė ndodhi pėr ty”, ia ktheu Eriku, teksa tėrhoqi derėn e restorantit.

Vajza eci drejt hyrjes me kapardi dhe futi ēadrėn nė njė kosh.

Eriku e shoqėroi tek tavolina dhe i tha vajzės qė tė porosiste pėr tė dy; vetė vajti nė banjė, kėputi ca letra, fshiu kėpucėt dhe pastaj zuri tė thante flokėt dhe fytyrėn tek tharėsja e duarve, pėrbri lavamanit dhe pasqyrės. Kur u kthye, Eriku vuri re se Destina po fliste me kamarierin.

Kamarieri, sakaq, pa Erikun shtrėmbėr; japonezi nuk bėhej xheloz, mirėpo ai ishte habitur me djalin tė cilin e kishte pėrshėndetur dhe nuk kishte marrė pėrgjigje. “Idioti”, mendoi japonezi me vete dhe vazhdoi t’i fliste Destinės butė dhe ėmbėl.

Eriku, i cili nuk dėgjonte mirė as kamarierin dhe as vajzėn, nguli sytė tek dora qė zgjatej mbi tavolinė drejt tij dhe u bė gati tė zgjaste edhe ai dorėn, nė mėnyrė qė tė prekte, tė ledhatonte dhe tė ndjente pak njomėsinė e vajzės. Hapi gishtat, i afroi shumė afėr pėllėmbės sė vajzės, mirėpo pastaj diēka e ndaloi. “O zot”, pėrbluante me vete, “ti je piktori mė i madh. As Zhan Kurbe, as Modiliani dhe asnjė piktor tjetėr qė kam njohur nuk do mundej tė krijonte njė dorė femre si kjo”. Eriku kundronte gishtat e hollė dhe tė drejtė tė vajzės, nyjet e vogla me viza, lėkurėn e njomė dhe tė pastėr, pa asnjė pikė vurrate apo njolle, tė lėmuar nga natyra dhe tė veshur me njė nuancė zeshkane, thonjtė e gjatė e tė hollė, tė lyer me njė manikyr tė trėndafiltė. Djali u rrėqeth, paksa nga xhelozia pėr perėndinė, qė nuk arrihej nė pikturė, dhe paksa nga zilia pėr vajzėn, duart e sė cilės i shkaktonin njė dhimbje tė ėmbėl. Mblodhi dorėn mbi bulesėn e tavolinės dhe njė lot i rrėshqiti vetvetiu. Mori frymė thellė, e mbajti veten mirė qė tė mos qante dhe qė tė mos e shtrėngonte atė dorė, e cila, megjithėse e butė, djalit i shkaktonte vetėm djegie dhe shpim. Diēka, sakaq, do i tėrhiqte vėmendjen.

Destina kishte mbaruar porosinė me kamarierin dhe po i bėnte shenjė, me dorėn tjetėr, djalit qė nuk dėgjonte mirė. “Porosita solomon, oriz tė bardhė dhe salcė nigiri”, po i thoshte ajo.

“Mirė e bėre”, i foli Eriku, me lotin qė i kishte rėnė mbi faqe.

Sakaq, Destina e vuri re faqen dhe qerpikėt e njomur. U skuq nė fillim, por pastaj vendosi ta lozte rolin ndryshe, pėrderisa ajo ishte amerikane dhe nuk i pėlqenin dramat. “Nuk e besoj”, i foli djalit duke qeshur. “Haha”, u zgėrdhie pak me dorėn qė i mbulonin dhėmbėt e bardhė. “Ti je njė aktor. Ku e gjete ujin qė hodhe nė faqe? Tek ajo gota”, vajza drejtoi gishtin nga gota e ujit nė krahun e Erikut. “Hahaha! Do mė vdesėsh ti mua. Ēfarė aktori!”

Eriku nga brenda ishte bėrė vullkan, gati pėr tė shpėrthyer, mbi piatat, mbi gotat, mbi tavolinat, stolat, mbi karriget, mbi japonezėt, donte t’i merrte pėrpara tė gjithė si lava, t’i bėnte thėrrmija dhe t’i digjte, vetėm pėr t’i treguar Destinės se e donte, megjithatė i kishte mbetur edhe atij njė farė krenarie akoma, paēka se ishte shurdh, dhe vendosi ta lozte rolin ndryshe. “Ti do mė vdesėsh mua”, i foli dhe priti ēehren e saj qė tė vazhdonte shtirjen. “Ke nevojė pėr doktor se po tė ikėn kujtesa. Nuk e mban mend qė isha bėrė qull nga shiu. E shikon”, i tregoi ai flokėt qė kishte tharė nė banjė, “mė ra njė pikė uji nga cullufet. Nuk jam aktor unė. Unė jam piktor”.

Destina u trullos disi me shqiptarin, tani po vriste mendjen nėse qau apo nuk qau. Tėrhoqi nga vetja dorėn, me tė cilėn i kishte shkaktuar ngashėrim Erikut, dhe pastaj hyri drejt e nė temė. “Pse erdhe? Ne u ndamė njė herė?”

“Edhe bukėn po ma zė nė fyt kjo”, mendoi Eriku pa zė; u pėrtyp pak, i trazuar me pyetjen, dhe pastaj mori guximin t’i pėrgjigjej. “Nuk e dija qė u ndamė. Njerėzit nuk ndahen kėshtu si ne. Pa fjalė, pa sherre, pa akuza, pa prova. Erdha qė tė ndahemi sot. Mė thuaj qė ke dikė tjetėr dhe unė do zhdukem nga jeta jote. Mė thuaj qė mė urren dhe unė do kėrkojė njė njeri qė mė do. Mė thuaj qė jam i keq dhe unė do bėhem mė i mirė. Mė thuaj qė nuk bėj pėr ty dhe unė do i pėrshtatem dikujt tjetri”.

Nė momentin qė Eriku i fliste vajzės, erdhi kamarieri me porositė. Japonezi pa ēehren e Erikut dhe prapė iu kujtuan idiotėt. I buzėqeshi Destinės dhe u bė gati tė ikte, mirėpo Eriku nuk e la.

Djali e tėrhoqi kamarierin nga kėmisha dhe ky i dyti, i nevrikosur nė kulm me atė gjest, u mundua me shumė vėshtirėsi qė t’i buzėqeshte. “Keni ndonjė kasap aty brenda nė kuzhinė?”, e pyeti Eriku. “Thuaji tė vijė dhe tė mė nxjerri zemrėn qė ta shikojė kjo vajza nėse po them tė vėrtetėn”. Shqiptari u shkri me veten, kurse japonezi me amerikanen shtrembėruan vetullat.

Amerikanja, ndėrkaq, i bėri shenjė kamarierit qė tė mos ia vinte veshin Erikut. “Eshtė shqiptar i ēmendur”, i tha ajo me tė qeshur dhe pasi preu njė copė peshku dhe e provoi, zuri t’i pėrgjigjej djalit. “Kam harxhuar gjithė kėtė kohė me ty. Nuk e bėj dot mė. Miqtė dhe familja ime do zhgėnjehen nėse unė pėrfundoj me ty. Do mė pyesin si ia lejova vetes kėtė gjė. Jo sepse je shurdh. Mos mė keqkupto tė lutem! Por sepse ti mė lėndove njėherė dhe ata do mendojnė qė jam skllavja jote tani dhe ti do bėsh ēfarė tė duash me mua”.

“Si ėshtė e mundur tė mė flasi kėshtu”, pėrbluante Eriku sakaq. “Po kjo nuk mė ka lėnduar mua? A ka dashuruar ndonjėherė ky njeri? A mundet tė dashurojė?” Djali piu njė gllėnjkė ujė, qė tė mos ulėriste; ata ishin nė Bruklin dhe jo nė Kombinat, duhet ta mbante veten mirė qė tė mos pėrfundonte nė polici. “Dėgjo”, i foli ai kėsaj radhe Destinės. “Nėse tė kam lėnduar tė kėrkojė tė falur me gjithė shpirt. Po ti nuk mė kujtove njėherė. Kisha datėlindjen dhe nuk mė dėrgove njė mesazh. As pėr vit tė ri nuk mė kujtove. Unė jam i vetmi qė nis mesazh i pari. Ti, po nuk tė kujtova unė as qė begenis tė mė shkruash. Unė mund tė jem sėmurur apo larg qoft diēka tjetėr dhe ti as qė do e marrėsh vesh. Isha nė spital katėr ditė dhe as qė u bėre e gjallė. Tė thashė qė kam edhe unė ėndrrat e mia. Gjithė jetėn pastrues do rrijė? Kam gjashtė muaj qė po pėrgatis ca piktura pėr njė ekspozitė”.

Destina, sakaq, hante peshkun. Vajza kishte njė mani tė papėrshkrushme me solomonin; pa djem mund tė rrinte, por kurrėn e kurrės pa sushi. U pėrtyp ca dhe pastaj vazhdoi tė sajėn. “Mė lėndove! Si tė tė falė? Ti nuk mė kupton asnjėherė. Mė njeh mirė ti mua? Si t’i besojė fjalėve tė tua? Ti ia fut gjithmonė kot. Kush tė tha ty qė unė jam amerikane? Edhe unė emigrante si puna jote jam, por ca gjėra i kuptoj mė mirė. Eshtė tek njeriu kjo punė, jo tek kombėsia. Sidoqoftė unė jam kolombiane”.

Erikut iu frynė damarėt e qafės, me ato qė i lexonin sytė dhe i dėgjonin veshėt; vajza atij nuk i jepte asnjėherė zgjidhje. Dikur ai e kishte lėnduar, megjithatė njerėzit qė dashurojnė nuk flasin dhe nuk sillen kėshtu, se fundja fundit ai nuk e kishte tradhtuar dhe as i kishte vajtur mendja ndonjėherė tek femrat e tjera; Eriku ishte edhe emigrant edhe invalid, atė recesioni e trembte mė shumė nga tė gjithė. Destinės i kishte premtuar se do shpėrngulej nė Bruklin, por ajo nuk e kishte ndihmuar dhe as do mundej ta ndihmonte nė tė gjitha hallet e tij. Muhabetet dhe problemet ia kishte sqaruar gjithė ato herė, por ajo ishte amerikane dhe nuk do mund ta kuptonte. “Ti e huaj?”, e pyeti Eriku dhe filloi tė qeshte me tė madhe nė mes tė lokalit.

“Idioti”, pėshpėriti kamarieri japonez, me tė dėgjuar shqiptarin.

“Pasaporta jote mund tė thotė qė linde nė Kolombi. Por ti je amerikane dhe kaluar amerikaneve. Ke tė njėjtat shije, tė njėjtėn gusto dhe tė njėjtat mendime me amerikanet”.

“Bullshits”, i foli Destina nė Anglisht.

“Nuk je emigrante ti”, vazhdonte Eriku me zėrin e lartė, pėrderisa shurdhi nuk dėgjonte as veten e tij. “Nuk e njeh dhimbjen ti. Dhimbja nuk ėshtė aq e keqe sa e bėn ti. Dhimbja na bėn njerėz fundja fundit. Ja shiko shqiptarėt! Ne qajtėm Enverin. Do qajmė edhe pėr Saliun”.

“Uat”, Destina nuk po kuptonte prapė. “Kush janė kėta?”

“S’ka rėndėsi. Ta kisha fjalėn qė ne shqiptarėt nuk jetojmė dot pa dhimbjen. Si ta kuptojmė jetėn pa dhimbjen ne? Kur na lė e dashura, ne shqiptarėt qajmė si kalamajtė. Kur na vdes komshiu, qajmė prapė. Kur partia jonė humb votimet, vrasim veten. Kur skuadra e zemrės tonė humb finalen, nuk dalim nga shtėpia pėr njė javė. Kur tė gjitha na shkojnė fjollė, ne pėrmallohemi pėr njerėzit qė nuk kemi pranė. Pėr gjyshėrit dhe gjyshet qė na kanė vdekur kėtu e njėzet vjet. E kupton se sa tė ndryshėm jemi ne tė dy? Unė jam shqiptar. Por edhe kolombianėt nuk ma do mendja tė jenė kaq ndryshe nga ne shqiptarėt. Kurse ti? Ti je amerikane, vajzė”.

“Ti ia fut kot”, vazhdoi Destina. “Unė jam kolombiane dhe jam shumė mė e ndjeshme sesa ty, sepse jam femėr fundja fundit”.

Ajo vazhdonte t’i fliste, ndėrsa Erikut diēka ia tėrhoqi vėmendjen. Ai ktheu kokėn nga e djathta dhe ia nguli sytė dy femrave qė ishin nė kėmbė afėr tavolinės sė tij dhe bisedonin me kamarierin japonez. Eriku pėr ca ēaste i harroi bisedat me Destinėn, ai nuk e dėgjonte dhe tani, qė i kishte hedhur sytė diku tjetėr, as qė i lexonte buzėt e mikeshės. I kundroi mirė femrat, tė cilat flisnin me kamarierin, nga koka deri tek kėmbėt dhe pastaj ktheu vėshtrimin nga Destina.

“Turp tė tė vijė”, i foli ajo e inatosur; i hodhi njė gotė me ujė nė kemishėn e njomė dhe ia krisi vrapit nga hyrja.

Eriku la ca lekė mbi tavolinė dhe iu turr edhe ai Destinės nga mbrapa. E kapi prej krahu tek dalja e restorantit, kurse ajo nisi ta qortonte.

“Mė lė rehat! Mos mė prek me dorė! Nuk i sillen njė femre kėshtu dreqi e marrtė”. Destina tėrhoqi derėn dhe zuri tė ikte, mirėpo Eriku nuk i shqitej.

“Ēfarė tė bėra prapė?”

“Mė ofendove. Uleshe me mua dhe shikoje atė vajzėn”.

“Je nė vete ti? Tė dukem gjė pėr pedofil? Unė po shikoja mamanė e saj”.

“Uau”, hapi gojėn Destina e skandalizuar. “Psikopat! Tė pėleqejnė plakat”.

“Ēfarė thua? Nuk ishte plakė. Po le tė ishte fundja, unė po e shikoja se mu duk si shqiptare. Ka shumė shqiptarė kėtu nė Bruklin”.

“Fatkeqėsisht, po. Ju kemi njohur mirė tani. Ja u pimė lėngun”. Destina po shpejtonte hapin nga lindja, drejt rrugės numėr tetėdhejetegjashtė dhe bulevardit numėr dy. Ajo dukej sikur donte t’i shqitej shqiptarit, por pastaj diēka e ndaloi papritmas. U kthye befasisht me fytyrė nga Eriku dhe i ndryshoi bisedėn. “Mė hiq nga kėtu tė lutem se kam ftohtė”.

“Eja tė tė pėrqafojė unė”. Eriku hapi krahėt i gatshėm.

“Je nė vete ti? Kėtu nė mes tė rrugės?” Destina u nxi nė fytyrė, kėsaj radhe nga turpi, dhe iu drejtua sėrish restorantit. “Mė pihet njė kafe i tha ajo”.

Megjithėse i befasuar me atė sjellje tė paparishukueshme, Eriku, deshi s’deshi, tėrhoqi sėrish derėn e restorantit japonez. “Dy kafe tė rregullta”, i tha ai japonezit, i cili po pastronte tavolinėn.

Kamarieri, la gotat dhe picetat pa i lėvizur, mori piatat dhe pastaj i buzėqeshi vetėm Destinės. “Si urdhėroni zotėri”, iu pėrgjigj Erikut dhe teksa u fut nė banak, u foli nėpėr dhėmbė kolegėve. “Idioti”.

“Pse mė sillesh kėshtu”, pyeti Eriku mikeshėn amerikane. “Pse tallesh me mua?”

“Unė po tallem me ty, apo ti po tallesh me mua? Mė the se do shpėrnguleshe nė Nju Jork dhe se do fejoheshim. Pastaj u zhduke. Mos ke ndonjė grua andej nga Shqipėria ti? Jeni tradhtarė ju shqiptarėt. Ju kemi mėsuar tashmė. Mbani gra me kalamaj nė Shqipėri dhe dashnore nė Amerikė”.

“Gėnjeshtra me bisht”.

“Nuk janė gėnjeshtra fare”, vazhdoi Destina dhe zuri t’i mbushte mendjen me gjėrat qė kishte lexuar nė internet dhe kishte parė nėpėr filma.

Ata pinė kafenė dhe pėr njė orė nuk u ēuan nga tavolina. Destina vazhdoi rolin e hetuesit, me akuza, thumba dhe historira nga e kaluara, kurse Eriku vazhdoi rolin e avokatit, me justifikime, alibira dhe pėrshkrime tė sė tashmes, qė ai ndjente pėr Destinėn, vajzėn e ėndrrave dhe tė fatit. Folėn shumė atė mbrėmje, pėr artin, pėr punėt, pėr studimet, pėr fėmijėt, pėr dashurinė dhe pėr recesionin. Nė fund u ndanė; ai i sigurtė se fitoi zemrėn e amerikanes, kurse ajo e sigurtė se nuk do shikonte mė fytyrėn e shqiptarit.



* * *

Eriku ēeli derėn dhe u fut nė banesėn e tij nė Ollbėni. Shokėt e tij, me tė cilėt ndante shtėpinė, nuk ishin aty dhe kjo e ēuditi disi. “Tė kenė dalur pėr ndonjė birrė kaq vonė?”, pyeti ai veten. “Po kėtė dreq tavoline nuk e pastronin dot?”

Hodhi me nerva ēelėsat, mbi tryezėn e mbushur me qese, kapaēka dhe shishe, dhe pastaj u ul qė tė ēlodhej pak. Ishte ora njė e natės dhe djali tė nesėrmen duhej tė zgjohej qysh nė pesė e gjysmė, qė tė shkonte nė punė. I kishin mbetur vetėm katėr orė pėr t’u ngopur me gjumė, megjithatė diēka nuk e linte qė tė shtrihej. Ai nuk ndjehej mė i qetė me atė qė kishte ndodhur. Destina ishte ndarė nga ai plotė buzėqeshje, nga njėri vesh nė tjetrin, mirėpo kishte katėr orė qė nuk i shkruante asnjė mesazh. Djali kishte udhėtuar nga Nju Jorku nė Ollbėni pėrreth katėr orė, midis fortunave, shiut dhe erės dhe ajo as qė i kishte hyrė mundimit t’i uronte rrugė tė mbarė. Ai i kishte nisur gjatė udhėtimit tre mesazhe, kurse ajo asnjė.

“Ma bėri gropėn prapė”, pėshpėriti Eriku, ndėrsa gjumi iu largua fare. Hapi laptopin me njė shpresė tė zbehtė se Destina do i kishte nisur imeil, duke i sqaruar se nuk kishte mė mesazhe nė dispozicion. Megjithatė ishte e kotė, amerikanja dukej se vėrtet e kishte groposur. “Do ia bėjė gropėn edhe unė”, pėshpėriti shqiptari dhe nisi tė kontrollonte miqtė qė kishte nė linjė. Befasisht vuri re se pėrbri emrit Ema ishte ndezur rrethi i vogėl jeshil. “Aty je”, i shkruajti ai asaj. Priti disa minuta, duke kafshuar gishtat plotė nervozizėm, derisa Ema u bė e gjallė.

“Po! Kėtu jam. Ēfarė deshe?”

“Del dot nė kamera se dua tė flasim”.

“Tė flas me ty? Harroje!”

“Hė mo, mos bėj si kalama! Jam nė tym, dreqi e marrtė. Vetėm ti mė ke mbetur”.

Ema nuk u bė e gjallė pėr nja tre minuta dhe pastaj iu pėrgjigj Erikut sėrish. “E po mirė atėhere”, i shkruajti ajo dhe i dėrgoi njė zile qė tė flisnin nė kamera.

“Ule pak kamerėn nga fytyra”, zuri t’i fliste Eriku nga kompiuteri i vet. “Dua tė tė shikojė mė mirė”.

“Tė mė shikosh mė mirė?”

“Po! Ti e di qė unė dėgjoj mė mirė kur tė shikojė edhe buzėt”.

“Dakord! Si tė duash”. Ema drejtoi kamerėn mė mirė dhe pastaj filloi t’i kėrkonte llogari Erikut. “Ku ishe zotrote gjithė ditėn e djeshme?”

“Kisha ca punė”.

“Punė? Pse nuk i the vetė Danielit. Tė priti gjithė ditėn qė t’i uroje gėzuar ditėlindjen”.

“Po ia them sot”.

“Sot? Je nė vete ti?”

“Hė mė, si bėn edhe ti. Jam nė Amerikė unė. E harrove? Kam shumė punė pėr tė bėrė. Si janė kalamajtė?”

“T’i pyesje vetė dje qė pritėn surratin tėnd”.

“Tė thashė. Nuk mundesha. Ku i ke kalamajtė?”

“Janė nė gjumė”.

“Gjumė nė kėtė orė? Nuk i ēove nė shkollė sot?”

“Ēfarė shkolle thua? Kanė pushimet e verės. E harrove?”

“O, vėrtet? Po ti pėr ku je pispillosur kėshtu, qysh nė pikė tė sabahut? Na paske vėnė edhe dekolte”.

“Pse? U bėre xheloz ti?”

“Unė tė bėhem xheloz pėr ty?” Eriku zuri tė gajasej me tė madhe.

Ema, sakaq, nuk e kuptoi atė tė qeshur dhe vazhdoi nė tė sajėn. “Nga kush tė ruhem tani? I kam thėnė tė gjithėve qė burri mė ka vdekur”.

“Mos fol budallallėqe tė lutem!”

“Budallallėqe?” Ema u habit. “Tė vėrtetėn po them”. Ajo nuk foli pėr disa sekonda, por pastaj vendosi qė ta sqaronte Erikun nė detajė. “Kėtu ėshtė ora shtatė. Moza ikėn nė Angli sot nė drekė dhe kėshtu vendosėm me ca shoqe qė tė dalim pėr njė kafe qysh nė mėngjes herėt, se Moza pale kur kthehet prapė”.

“Mirė bėni”, i tha Eriku.

“Po ti pėr ēfarė mė deshe? Pse the qė je bėrė tym”.

Eriku u skuq pak nė fytyrė, mirėpo pastaj vendosi qė tė hapte gojėn. “Po ja, kam rėnė nė dashuri”.

“Ke rėnė nė dashuri?” Ema hapi gojėn sa njė ēorap, nga habia. “Ēfarė do nga unė atėhere?”

“Po, ja”, vazhdoi Eriku, paksa i ndrojtur. “Ti je femėr vetė dhe mbase do mundeshe tė mė sqarosh disa gjėra”.

“Nuk besoj se e ke seriozisht, hė?”

“Jo! Kam rėnė brenda vėrtet. Isha bėrė gati tė fejohesha me tė”.

“Tė fejoheshe?” Ema u habit me Erikun.

“Po! Po! Do shkoja nė Nju Jork. Por pastaj ndėrrova mendje. Ēfarė punėsh ka pėr shurdhėt nė Nju Jork mendova dhe mė zuri frika. Vendosa tė prisja pak se ēdo bėhej me atė aplikimin qė kisha bėrė nė njė akademi pėr pikturė nė Boston. Po tė mė pranonin do merrja lekė pėr tė pikturuar. Do isha tjetėr njeri tani. Ai muhabet s’u bė dhe kjo vajza mendon se unė e kam nė dorė tė dytė”.

“Po tė drejtė ka”.

“Ē’thua edhe ti tani?” Eriku shtrembėroi fytyrėn. “Unė jam tridhjetė vjeē tani. Kam investuar gjithė jetėn pėr t’u bėrė dikushi. Dhe ēfarė mė pret mua shurdhin nė Nju Jork? Pastrimet e haleve, apo piceritė? E ka pyetur ndonjėherė veten ajo nėse do e ndėrpriste karrierėn e saj pėr mua? Do mundej ajo tė braktiste ėndrrat e njė jete pėr surratin tim? Unė e dua, prandaj i ruajta kontaktet. Kurse ajo tallet me mua. I dėrgoj mesazhe dhe ajo as qė pėrgjigjet”.

“E po duket qartė qė nuk tė do mė”.

“Sa xheloze qė bėhesh dhe ti”, ia ktheu Eriku.

“Unė xheloze pėr ty?”

“Nejse, kėto kohėt e fundit mė ka hyrė njė dyshim se Destinėn e zėnė krizat e grave”.

“Krizat e grave? Pa mė sqaro pak se nuk po tė marrė vesh fare sot”.

“Po ja”, filloi t’i shpjegonte Eriku. “Doli sot nga restoranti ku ishim futur dhe ia krisi vrapit qė tė ikte. Pastaj sesi ia dha truri, mbuloi fytyrėn me ēantėn e saj dhe u fut nė restorant sėrish. Njė herė tjetėr, po ecnim nė Bruklin dhe mė tha qė tė futej tek njė dyqan se kishte ftohtė. Unė i shkreti hoqa xhaketėn dhe i thashė ta vishte. Ajo ma ktheu mbrapsht dhe mė tha se nuk kishte mė ftohtė. Ēup doli menjėherė nga dyqani. Si thua ti? Ėshtė nė rregull nga trutė kjo vajzė?”

Ema e dėgjoi me vėmendje dhe pastaj u shkri me tė madhe. “Unė tė dija pėr djalė tė zgjuar ty”, i tha ajo Erikut. “Tė ta hedhi edhe njė amerikane kėshtu? Hahaha”, Ema nuk mbante dot tė qeshurat.

“Si tė ma hedhi?” Eriku nuk po kuptonte.

“Po ajo ka turp kur ėshtė me ty nė rrugė, prandaj i bėn kėto numra. Nuk e kuptove qė ajo fshihet nga tė tjerėt sa herė qė ėshtė me ty?”

Eriku, pėr njė ēast shtangu. Ai kishte kaq kohė qė kishte dalur me Destinėn dhe u ndje disi budalla qė e kuptoi kaq vonė se ajo fshihej nga dikush. U pezmatua disi, fytyra iu zbeh nga mėrzia, megjithatė e mbajti veten pėrpara Emės. “Ajo tė fshihet nga mua? Mė duket se ti je xheloze tani”.

“Po! Jam xheloze. Si tė mos jem?”, ia ktheu kėsaj radhe Ema. “Nuk dua qė vėllaēkon tim ta marrin nė qafė amerikanet”.

Eriku i buzėqeshi me vėshtirėsi dhe pastaj i foli edhe ai. “Edhe unė jam xheloz pėr motrėn time. Nuk dua ta marrin nė qafė rrugaēėt e Kombinatit”.

“Kush tė mė marri nė qafė mua tani aman? U bėra tridhjetetre, me njė burrė tė vrarė dhe dy fėmijė jetimė”.

“Hė mos fol ashtu”, u mundua Eriku ta qetėsonte. “Sa tė marrė pasaportėn amerikane do tė sjellė kėtu. Nuk i lė unė nipėrit e mi nė Kombinat. Thuaji Danielit u bėftė njėqind se e ka daja xhan”.

“Edhe ai tė ka xhan. Mė duhet tė iki tani se mė dėrgoi Moza mesazh”.

“E po mirė. Kalofshit bukur!” Eriku i bėri njė shenjė puthjeje me dorė motrės dhe nė momentin kur ajo mbylli kamerėn atė e kaploi njė dhimbje therrėse nė kraharor. Nuk e kishte as rruga e gjatė fajin, katėr orė qė tė shkonte dhe katėr orė qė tė kthehej, dhe as shiu qė e kishte lagur, pėr katėr orė tė tjera. Fajin e kishte ajo brengė torturuese se Destina fshihej nga dikush, sa herė qė nė krahun e saj kishte Erikun. Djali nuk e pranonte dot kėtė sjellje, ai pėr njė ēast u ndje aq budalla, saqė donte tė mbyste veten.

“Si ėshtė e mundur?”, pėshpėriti, ndersa kėmbėt i mizėronin dhe ai nuk ēohej dot nga karrigja. “Pse tė mė sillet sikur tė jem njė plehrė? Si mundi tė ma bėjė kėtė gjė? Unė shurdh jam, nuk jam qorr. Njerėzit qė mė shikojnė nuk e kuptojnė problemin tim. Tė ketė ajo turp tė dali me mua?” Atij iu ngrit njė avull nė kokė, zemra e tij nuk e pranonte dot atė dhimbje. “Unė krenohem me qenen nė tė gjithė botėn. Fotot e saj ia kam treguar miqve qė tė mė kenė zili. Kurse ajo? Ajo, jo vetėm qė nuk i thotė njeriut gjė pėr mua, por paska edhe turp tė dali me mua nė rrugė”. Erikut, sakaq, iu mbushėn sytė me lotė; nuk duroi dot dhe nxori ca gulēima. “O zot sa botė e padrejtė. O zot sa budalla qė paskam qėnė. Si nuk e kuptova mė parė?” Tridhjetėvjeēari vazhdonte tė qante si fėmijė, i ra me grusht tavolinės ku kishte vėnė laptopin dhe nisi tė merrte frymė thellė nga inati. Pėr njė moment ndjeu njė urrejtje tė madhe pėr femrėn djall qė i kishte nxirė jetėn, pastaj e zuri dashuria me femrėn ėngjėll qė i kishte buzėqeshur nė njė vend ku njerėzit asnjėherė nuk e kishin pyetur sesi ndjehej; i lindi sėrish njė urrejtje, pastaj nga e para njė dashuri.

“Femrat janė djaj”, foli me vete dhe vendosi qė t’i shkonte nė fund kėtij muhabeti. “Nuk ėshtė e mundur tė ketė turp nga shurdhėt. Bota nuk i kupton asnjėherė shurdhėt. Dashnor do tė ketė patjetėr. Doli me mua nga frika qė i zura rrugėn dhe filloi tė fshihej nga ai tjetri. Qenia! Do ia rregullojė mirė samarin unė”. Me dorėn qė dridhej Eriku mori nė telefon kompaninė ku punonte; iu la njė mesazh me gojė, se gjoja ishte i sėmurė dhe se nesėr nuk shkonte dot nė punė.

Me tė mbaruar telefonatėn, ai dėgjoi, disi turbull, zhurmat e shokėve tė dehur, tė cilėt po hynin nė banesė. U hodh me vrap nė krevat, pa i hequr kėpucėt dhe rrobat; u mbulua kokė e kėmbė me batanije, vetėm qė tė mos e shikonin shokėt. Ēfarė do mendonin miqtė e tij shqiptarė, nėse shikonin kėtė djalė me lotė nė sy? Do e merrnin vesh tė gjithė shqiptarėt nė Ollbėni; hajde tė mbyllje gojėt e tyre pastaj, lajmi mund tė shkonte deri nė Shqipėri, tek familjarėt dhe shokėt e tij. Mbylli sytė dhe heshti, derisa tė flinin dy burrat me tė cilėt bashkėjetonte. Kur dritat u fikėn dhe tė gjithė ishin shtrirė, Eriku hapi sytė. Djali shtrembėroi surratin brenda errėsirės dhe i dha premtim vetes se tė nesėrmen do e zinte Destinėn me pras nė dorė. Ai nuk donte t’i bėnte keq, mirėpo vajza me sjelljen e saj e kishte lėnduar rėndė dhe Eriku, si shqiptar qė ishte, donte t’i tregonte se atij nuk ia hidhte dot aq kollaj. Do i thoshte, akoma, se nė Shqipėri dhe Ollbėni atė e prisnin dhjetra vajza tė tjera, paēka se ishte shurdh, dhe se asaj duhet t’i vinte turp qė u tall me shqiptarin.



* * *

Tė nesėrmen, Eriku u zgjua qysh nė tė gdhirė. Shokėt, nė kundėrshtim me Erikun, nuk punonin gjatė fundjavave dhe, kėshtu, ai u largua shumė ngadalė qė tė mos i zgjonte. Mbajti tė njėjtėn kėmishė, tė njėjtat pantallona dhe tė njėjtat kėpucė, me tė cilat e kishte zėnė gjumi, vetėm dhe vetėm qė tė mos bėnte zhurma nė banesėn ku rrinte me shqiptarėt, nga njė frikė se ata do e merrnin nė pyetje nėse iu dilte gjumi.

Me tė ndezur makinėn, iu drejtua mėngjesores sė parė. Hėngri pak vezė me proshutė, piu njė kafe, bleu pėr me vete nja tre sanduiēe dhe njė shishe tė madhe koka-koleje; pastaj nisi sėrish udhėtimin pėr nė Nju Jork. Ishte e shtunė dhe Eriku kishte shpresa se Destina do dilte me dashnorin, nga i cili ajo fshihej, sa herė qė shqiptari kokėfort i zinte rrugėn. Kur arriti tek pallati i Destinės, ishte dhjetė e mėngjesit dhe ai nuk u shqetėsua se mos Destina kishte dalur. Tė shtunave amerikanet nė moshėn e Destinės, zakonisht zgjoheshin nė dymbėdhjetė tė drekės. “Ku i dihet”, bluajti Eriku me vete. “Sa ėshtė ndarė me mua dje, do tė ketė dalur me atė tjetrin. Do kenė kėrcyer gjithė natėn dhe tani mbase po gėrhasin bashkė”. Shqiptari qeshi me veten e tij, pastaj egėrsoi fytyrėn me atė padrejtėsi dhe me atė sjellje tė shėmtuar qė i kishte dhuruar njė amerikane. “Qenia”, pėshpėriti prapė, ngaqė nuk i bėnte zemra tė nxirrte ndonjė fjalė mė tė rėndė, pėr amerikanen e vetme qė i kishte buzėqeshur me gjithė zemėr dhe i kishte lejuar qė ta prekte. Ai e dinte se sa shumė e urrente, por nuk e harronte edhe se sa shumė e dashuronte atė amerikane tė lindur nė Kolombi. Priti pėr nja dy orė brenda makinės dhe nė dymbėdhjetė e njė ēerek Destina doli nga shtėpia, e veshur dhe e pispillosur si gjithmonė.

Erikut iu bė pak qejfi qė ajo ishte vetėm, por pastaj, mbas asaj nate tė tmerrshme, qė kishte qarė si fėmijė, ai nuk deshi t’i jepte mė shpresa vetes pėr Destinėn. “E dija”, pėshpėriti djali me vete, teksa plotė zili shikonte ecjen e asaj vajze, me ato vithe joshėse, qė linin meshkujt pa frymė. “Ka qėnė gjithė natėn jashtė. Tani u zgjua mė nė fund dhe po shkon tek jarani”.

Shqiptari priti qė vajza tė largohej pak dhe me tė marrė ajo kthesėn, ai ndezi makinėn dhe filloi t’i jepte ngadalė. U kthye edhe Eriku andej nga u fut vajza dhe pėr njė moment iu errėn sytė dhe i ngriu gjaku me panoramėn. Njė burrė rreth tė dyzetave po ecte drejt Destinės dhe po i qeshte sikur ta njihte prej vitesh. “Me kėtė mė tradhtove?”, bėrtiti Eriku brenda makinės, vetėm kur shoferi qė po vinte pėrballė i ra borisė, nxori kokėn si gjel nga dritarja dhe i futi njė tė sharė. “Fak ju”, ia ktheu edhe Eriku nė Anglisht, ndėrsa sytė nuk i hiqte nga burri qė zuri t’i fliste Destinės. Uli shpejtėsinė, duke bllokuar trafikun nga mbrapa, dhe hapi menjėherė xhamin qė tė merrte vesh diēka.

Mesoburri, sakaq, i bėnte shenja Destinės, mirėpo ajo vazhdoi rrugėn pa ia varur fare. “Ēfarė vithesh o zot”, foli burri nėpėr dhėmbė me kokėn qė i rrinte e kthyer pas Destinės.

Eriku i shikonte tė gjitha, ai ishte shurdh dhe mund tė lexonte edhe buzėt e amerikanit. Pėr njė ēast i ra me grusht timonit dhe u mėrzit me faktin qė nuk kishte blerė njė pistoletė dhe t’i fuste njė **** plumbi atij ndyrėsire qė guxoi tė zinte nė gojė vithet e Destinės. Donte tė linte makinėn ne mes tė rrugės dhe ta shembte burrin nė dru, por pastaj u kujtua se femrat janė djaj dhe nuk ia vlente tė ziheshe pėr to. Liroi kėmbėn nga pedali i frenave dhe sapo ngriti kokėn nga Destina, njė imazh i erdhi si rrufeja nė hale. U paralizua nė vend, sytė iu errėn, megjithėse tė hapur si filxhanė, iu drodhėn faqet, fyti iu trash dhe iu skuq, gjithė trupi po i rrėqethej.

Boritė, sakaq, nuk pushonin duke rėnė nga mbrapa. Eriku nuk i dėgjonte tė gjitha, megjithatė ai vuri re kaosin nga pasqyra e majtė. Manovroi menjėherė nė tė djathtėn, shikoi si ta parkonte mė mirė, shoferin dibran qė e shau nė Shqip nga motrat, nė mes tė Bruklinit, as nuk e dėgjoi fare, tėrhoqi frenat e dorės, fiku makinėn dhe doli me vrap si i ēmendur. Eriku e kuptoi mė nė fund se nė Nju Jork nuk i ndjek dot njerėzit me makinė, megjithatė ai nuk po kuptonte akoma se ēfarė dreqin bėnte Destina me atė djalė.

Vajza, sakaq, po i qeshte, me buzėt e hapura nga njėri vesh nė tjetrin, siē bėnte dikur me shqiptarin, ezmerit tė hollė dhe tė gjatė.

Eriku, nga ana tjetėr e rrugės, i hapte sytė si dac. Nė fillim, u frikėsua se mos Destina kthente kokėn, por ajo hiē fare; tė gjithė shikimin dhe buzėqeshjen e mbante pėr tė panjohurin. “Me kėtė karkalecin nuk e zinka turpi kėtė”, foli shqiptari nėpėr dhėmbė. Priti qė ata tė largoheshin dhe pastaj iu qep nga mbrapa. Ai donte ta zinte Destinėn me pras nė dorė, mirėpo ata as po kapeshin prej duarsh dhe as po putheshin. “Ndonjė nga ata tipat qė gjen nė internet me shumicė do jetė edhe ky”, foli me vete Eriku, dhe iu afrua dy tė rinjėve rreth pesėmbėdhjetė metra nga mbrapa. “Bėn si muzikant ky idioti”, mendoi ai pėr djalin qė kishte hedhur prapa shpine njė kitare tė mbuluar me kėllėf. “Po flokėt ku i ka ky? Eh po kjo pikė e zezė! Kjo botė vetėm me piktorėt dhe shurdhėt ėshtė raciste”. Teksa shqiptari iu shkonte nga mbrapa dhe pyeste veten nėse duhet t’iu fliste tani apo mė vonė, i riu qė shoqėronte Destinėn filloi tė valėzonte duart nė ajėr dhe pasi u kthye nga e majta dhe u pėrkul si shėrbėtorėt e mbretit francez, i hapi Destinės derėn e njė kafeneje dhe e ftoi tė hynte brenda, me gjeste qė Eriku nuk ia kishte haberin.

Destina, me ecjen qė linte burrat pa frymė, u fut me vrap nė kafene, kurse ai tjetri, tė cilin Eriku donte ta pikturonte me bojė tė kuqe gjaku, i hodhi njė vėshtrim tė habitshėm shqiptarit qė kishte ngrirė si lapidar, disa metra mė tutje; pa u zgjatur shumė, u fut edhe i panjohuri nė kafene dhe tėrhoqi derėn, sikur t’i thoshte Erikut se nuk duhet t’iu shkonte nga mbrapa.

Eriku, ndėrkaq, i shikonte tė gjitha dhe merrte frymė thellė me fytyrėn qė ndėrronte njėqind ngjyra dhe ēehre, si nga inati me Destinėn, ashtu edhe nga inati me veten qė dikur nuk mbajti premtimin e shpėrnguljes nė Nju Jork. U topit i tėri, nuk dinte mė ēfarė tė bėnte. Tė hynte edhe ai nė kafene dhe t’i hidhte gotėn e ujit nė surrat, ashtu siē ia kishte bėrė ajo? Djali po vriste mendjen. “Jo”, vendosi ai. “Tė pres edhe pak. Ai do e ēojė nė shtėpi dhe pastaj do e puthi. Kėshtu nuk e bėri edhe me mua kjo? Do i pres tė kalojnė mirė dhe kur tė puthen do ia pėrplas tė gjitha nė fytyrė. Po iu hyra tani nė pilaf do mė nxjerrin budalla. Jemi shokė shkolle do mė thonė dhe pallavra tė tjera”. Ashtu e mendoi Eriku dhe ashtu e bėri.

Zuri njė qoshe nė anėn tjetėr tė rrugės dhe priti njė orė tė gjatė pėr Destinėn. Njė vajzė i kėrkoi sėrish cigare, por ai prapė nuk i dha asgjė. “I kam pėr Destinėn”, iu pėrgjigj tė panjohurės, megjithėse Destina nuk pinte duhan dhe e panjohura nuk e dinte se kush ishte Destina. Si pėrfundim i piu tė gjitha vetė dhe nė njė moment, kur do kėrkonte paketėn qė e kishte zbrazur pa vetėdije, kitaristi i Destinės u duk nga nė anėn tjetėr tė rrugės; kishte dalur i pari nga kafeneja dhe po mbante derėn e hapur pėr Destinėn.

Destina u shfaq nė daljen e kafenesė, nė fillim si hije dhe pastaj si rreze, mirėpo i panjohuri mbante akoma derėn e hapur. Fill mbas Destinės doli njė vajzė tjetėr, me tipare latine.

“Shi shi ky”, pėshpėriti shqiptari i befasuar. “Nxirrka dy dashnore njėherėsh”.

I panjohuri, sakaq, i dha Destinės dorėn dhe zuri prej qafe shoqen tjetėr; nisi ta puthte nė faqe dhe u largua me atė, duke e lėnė Destinėn vetėm.

Destina zuri tė ikte, me ecjen qė bėnte burrat tė flisnin me vete, ndėrsa Eriku nuk po merrte vesh se ēfarė dreqin po ndodhte.

“Ku tė jetė dashnori”, pyeti ai veten, por pastaj diēka nuk po i shkonte mirė. I shtrydhi trutė pėr disa sekonda dhe ktheu kokėn sėrish nga ēifti qė u largua.

Djali qė kishte pritur Destinėn ishte futur nė kafene me njė kitare nė shpinė dhe kishte dalur me duar nė xhep. E dashura e tij, poashtu, nuk mbante asgjė. Destina nga ana tjetėr, kishte hyrė nė kafene me duar nė xhep dhe kishte dalur me njė ēantė tė zezė.

“Ēfarė dreqin bėhet kėtu?”, bluante Eriku, teksa nisi tė ecte nga drejtimi i Destinės. “Ku i mbolli kėto fytyra kjo? Ata qė nė surrat duken tė ēuditshėm”, fliste shurdhi shqiptar me vete. “Si ėshtė e mundur tė shoqėrohet me kėto fytyra kjo vajzė? A i ka sytė nė ballė?” Eriku i shkonte Destinės nga mbrapa, ashtu si qengji mbas deles, sa herė qė i pihej qumėsht, dhe diēka e trazonte, me gjithė ato qė vuri re. “Nga kush tė fshihet kjo vajzė? Ē’ishin kėta njerėz? Po tė jenė kolombianė tė gjithė? Po sikur tė jenė mafiozė? Po sikur nė atė ēantė tė ketė drogė? O zot do mė ēmendi fare kjo mua. Ku i gjeti kėto fytyra tė ēuditshme aman?”

Teksa Eriku vriste mendjen, duke ndjekur Destinėn nga mbrapa, vajza arriti nė pallatin e saj. Ajo ēeli portėn prej xhami tė hyrjes, u fut vetė brenda, kurse Erikun e la jashtė me pikėpyetjet e pazgjidhura. Shqiptari vari turinjtė dhe nuk dinte ēfarė tė bėnte. Ai kishte lėnė ditėn e punės dhe pėrgjigje nuk po merrte. Nė shtėpinė e Destinės nuk futej dot, sepse gjatė fundjavave mamaja e saj ishte pushim. Destina i kishte thėnė se e ėma nuk ishte mirė mė shėndet dhe Eriku nuk donte t’i shkaktonte shqetėsime tė tepėrta njė gruaje qė do mundej tė kishte qėnė nėna e tij. “Si t’ia bėjė?”, vrau mendjen. “Po sikur tė ruhet nga mafia kolombiane? Po sikur tė fshihet nga policia? O zot Destina ime e ka futur veten nė telashe dhe unė nuk e ndihmoj dot”.

Vajti tė merrte makinėn qė ta parkonte pėrpara pallatit tė Destinės. Kur u kthye, djali po shfryhej si i xhindosur. Kėsaj radhe ishte nevrikosur me faktin se policia i kishte ngjitur mbi xhamin e makinės njė gjobė pėr parkim pa leje. “Qenia”, po shante prapė vajzėn. “Tė mė thoshte qė ka dashnor dhe gjėrat nuk do arrinin deri kėtu. Jo nuk e lė unė tė ma hedhi kėshtu. Ka dashnor dhe pikė. Prandaj ma bėri gropėn. Prandaj do ia bėjė edhe unė gropėn. Do e kap me pras nė dorė. Nuk shkulem nga kėtu”. Ashtu e tha shqiptari dhe ashtu e bėri. Parkoi makinėn afėr shtėpisė sė vajzės dhe priti atje gjithė ditėn. Nė fillim hėngri sanduiēet, pastaj piu koka-kolėn dhe kur nuk i mbeti gjė pėr tė ngrėnė dhe pėr tė pirė filloi tė shkruante mesazhe nė celular; po gėnjente familjarėt e tij nė Shqipėri pėr njė tjetėr ditė tė bukur qė po kalonte nė Amerikė. I shkruajti tė gjithėve, akoma edhe njė shoku qė e kishte humbur celularin para nja tre vjetėsh dhe qė tani pėr shkaqe tė pazbardhura kishte pėrfunduar nė spitalin numėr pesė tė Tiranės. “Janė bėrė mendjemėdhenj tė gjithė”, pėshpėriti Eriku pėr mikun, i cili nga psikiatria nuk mundej t’i pėrgjigjej. “Asnjėri nuk do tė merret mė me shurdhėt, as Destina. Tė mė thoshte tė paktėn qė nuk i ka qejf shurdhėt. Pse mė la kėshtu nė mėdyshje? Tė mė thoshte qė muzikantėt janė mė seksi sesa piktorėt. Pse mė futi kot shpresat? Po tė ma thoshte troē do ndėrroja edhe unė profesion. Ajo e di qė unė pėr atė do bėja gjithēka. Po, po! Do bėhesha muzikant. Do bėhesha Bethoveni shqiptar, vetėm pėr Destinėn. Pse, kėta shqiptarėt qė i kanė veshėt pipėz mos marrin vesh nga muzika mė shumė sesa unė?”

Mendja e Erikut ēfarė nuk bluante atė mbrėmje; ironizonte veten, ironizonte edhe Destinėn, ironizonte shqiptarėt, ironizonte edhe amerikanėt. Nė trurin e tij njė komplot i madh botėror, midis njerėzve, xhindėve, ufove dhe djajve, ishte pėrgatitur mirė vetėm qė tė ndante Adamin me Evėn, Erikun me Destinėn. Tani gjithė pyetja ishte se ku fshihej gjarpri nga i cili trembej Destina. Po molla me helm? Po sikur Destina tė dilte me njė mollė nė dorė, ēfarė tė bėnte? Ta hante, apo mos ta hante? “Femrat janė djaj”, bėrtiti djali dhe pastaj ndezi makinėn me nerva. U nis tė kthehej nė Ollbėni dhe gjatė rrugės ndėrroi tre herė mendje. Njė herė bėri tė kthehej mbrapsht, por pastaj pa orėn qė kishte vajtur njėmbėdhjetė e natės. Iu fut prapė autostradės pėr nė Ollbėni dhe pastaj zuri tė merrte nė telefon Destinėn. Si nuk iu pėrgjigj, u nis sėrish pėr nė shtėpi dhe nė njė moment ndaloi nė njė benxinatė. Nė vend se tė mbushte makinėn me benxinė, bleu nja gjashtė birra dhe i piu. Pėr ēdo birrė i dėrgoi edhe njė mesazh Destinės, por ajo prapė nuk u bė e gjallė. E zunė tė qarat, ashtu si nė verėn e vitit 1999, kur Bajerni humbi finalen e Ligės sė Kampionėve, nga Manēesteri. “Pse o zot”, pyeti edhe kėsaj radhe qiellin; shishet e birrės i pėrplasi edhe kėsaj radhe nė mur. “Pse o zot mė bėre burrė? Mirė nuk isha kur shikoja vetėm futboll? Pse tė shikojė pėr femra tani? Topin e kontrollon kollaj, por jo femrėn. Sidomos kur je shurdh”. Nxori celularin prapė nga xhepi, kėsaj radhe mori nė telefon kompaninė ku punonte; iu tha prapė se nuk shkonte dot tė nesėrmen. Makinės i hipi i dehur dhe u kthye nė Ollbėni duke qarė.

Tani nuk qante mė as pėr Bajernin, as pėr Destinėn dhe as pėr ndonjė femėr tjetėr. Tani Eriku qante pėr veten e tij. Atij i kishin ndodhur kaq fatkeqėsira dhe gjoksi nuk ia mbante mė brengėn e kyēur. Njė avull pėrvėlues, sakaq, i ngjitej lart. I pėrvėlonte fytin, e bėnte tė pėrtypej me gulēima, i thante gojėn, gjithė lėngjet qė kishte ia kthente nė lotė, lotė nga ata qė i digjnin sytė. Erikut papritmas i lindi njė ide se ai ishte njeriu mė i pafat nė botė. Ai ishte shqiptar, ishte refugjat, ishte shurdh, ishte artist, pastronte haletė, mbante me bukė familjen, meraskosej pėr babain e sėmurė, qante hallet e botės dhe kur njė ditė kishte pritur pėr njė fjalė tė mirė, pėr pak prekje, pak dashuri, pak mirėkuptim, ai kishte rėnė nė duart e Destinės. Ajo i kishte dhuruar ca buzėqeshje, njėherė e njė kohė, por tani i dhuronte dhimbje. Megjithatė Eriku nuk e kishte marrė inat pėr dhimbjen qė i shkaktoi. (Me dhimbjen piktori ushqehej mėngjes, drekė dhe darkė, por edhe me njė xhelozi tė madhe ndaj zotit dhe ndaj ēdo gjėje tė bukur qė ai solli nė tokė. Kur t’i kalonte dehja ai do kthjellohej prapė. Nėse do pikėllohej pėr veten, ai nuk do qante si sot, do blente njė kanavacė dhe do i jepte ngjyrat e dhimbjes). Eriku e mori vajzėn inat sepse e la injorant. Ajo kurrėn e kurrės nuk i tregoi se nga kush fshihej.



2. Destina nė ungjillin e grave:

Rreth orės njėzetetre tė sė sė shtunės, Destina dhe mamaja e saj po shikonin serialin e tyre tė dashur, rreth njė dashurie tė ndaluar, tė njė princi qė shtirej si lypės me njė princeshė qė nuk ishte princeshė dhe qė nuk e dinte se lypėsi nuk ishte lypės. Dy femrat po kalonin bukur, njė natė tjetėr familjare, pėrpara televizorit me dyzeteshtatė a mė tepėr inēe, po shanin princeshėn e rreme qė nuk e kuptonte budallaqja se lypėsi ishte mbreti, po iu vinte keq pėr mbretin, tė cilin dashuaria e kishte kthyer nė lypės, po e shanin edhe atė, sepse ishte verbuar fare dhe nuk shikonte njė princeshė tjetėr me tė cilėn kishte lidhje familjare. Nata po kalonte bukur, dy femrat po ēlodheshin, nganjėherė i kalonin njėra tjetrės ndonjė qershi, nganjėherė ndonjė puthje. Aty ku dikur Destina kishte puthur Erikun, tani puthte mamanė dhe sytė s’i hiqte nga ekrani, qė tė merrte vesh e shkreta se kė do puthte edhe mbreti. Fundjavat ishin koha mė e pėrshtatshme pėr t’u puthur, ose pėr tė parė si putheshin tė tjerėt pėrpara kamerės. Dy ditė ishin tė shkretat, tė dy grave tė vetme nė Bruklin, dhe duhet tė mbusheshin me puthje, pėrderisa gjė tjetėr nuk bėnin dot nė recesion. Pastaj do tė vinte sėrish e hėna, e madhja do tė shkonte nė punė, kurse e vogla nė shkollė, njėra do vriste kurrizin, tjetra sytė e mėdhenj si hėnat, e dinin tė dyja se jeta nė Amerikė donte sakrifica, javėt do i merrte era, vitet do shuheshin nė eter, Nju Jorkun do e mbulonte uji, ashtu siē kishte mbuluar lagjen e tyre dy muaj mė parė, njė uragan me emėr femėror, jeta do tė vazhdonte nė harmoni, midis cironkave dhe peshkaqenėve, njerėzit do jetonin akoma, nė disa planete tė tjera, por qė tė arrinin deri atje duhet tė punonin tė hėnėn dhe qė tė punonin tė hėnėn duhet tė mbysnin njėra tjetrėn me puthje tė shtunėn, tė merrnin zemėr tė gjorat, nė qytetin e madh, ku burrat bėnin ligjin dhe grave iu nxinin jetėn, kur nuk iu nxinin jetėn, iu nxinin vetėm kėmbėt, ashtu si ferrat e gomarit, nė fshatrat e Kolombisė, por edhe nė Arizona dhe kudo tjetėr qė kishte burra. Ato tė shkretat i ishin ngjitur ekranit, duke parė mbretin lypės, si e si qė tė harronin burrat qė ngjanin me ferrat e gomarit, mirėpo Eriku ishte shqiptar, ishte shurdh, ishte edhe piktor, nuk merrej as me mbretėr dhe as me gomerė, megjithatė Destinės iu bė ferrė.

Ndėrsa Eriku e shante nga makina, Destina u kujtua se po i mizėronin kėmbėt, sikur ta shponin gjembat e ferrave. Uli vėshtrimin dhe iu dukėn tė fryra. “Gjithė ditėn kam qėnė nė kėmbė duke bėrė punėt e shtėpisė”, i tha ajo mamasė, tani qė stacioni i tyre i preferuar po jepte reklama. “Po shkoj tė shtrihem mė mirė?”

“Do shtrihesh?” Mamaja mbeti e befasuar. “Po filmin nuk do e shikosh?”

“Eh”, foli Destina, “seriali do zgjasi gjithė verėn. Sot jam e lodhur”.

“E po mirė. Si tė duash. Hajde pak tek mami”, i foli Estelita duke hapur krahėt qė tė mblidhte vajzėn; ia puthi mollėzat qė dikur ia kishte puthur Eriku dhe pastaj e la tė shkonte.

Destina u fut nė dhomėn e saj, mori furēėn dhe pastėn e dhėmbėve, njė krem pėr tė pastruar fytyrėn, njė lėng pėr ta zbutur, krehrin dhe disa vogėslira tė tjera. U fut nė banjė; pasi lau dhėmbėt, zuri tė lagte fytyrėn me lėngun special dhe pastaj me njė napė tė posaēme katrore filloi ta fshinte mirė dhe shumė ngadalė. Nė fillim fshiu dy mollėzat e kuqe poshtė syve, tė cilat fytyrėn ia ēelnin si lule, pastaj zbriti dorėn drejt faqeve tė pjerrėta dhe mjekrės sė imėt. I pastroi mirė dhe zuri tė shikonte pasqyrėn; bėri ca gjeste duke picėrruar sytė dhe duke hapur gojėn nė gjysmė. Pasi i hodhi tė gjithė burrat pėrtokė, u kujtua se vetullat kishin lėshuar pak lyrė nga kremi dhe solucioni qė ajo kishte pėrdorur. Zuri t’i fshinte ngadalė dhe me kujdes tė madh. Pasi e kaloi napėn njė herė mbi vetullėn e trashė dhe tė harkuar qė thyhej nė mes, ashtu si meteorėt kur binin nga qielli nė tokė, mbi qepallat e mprehta tė syve si hėnat, Destina pa veten nė pasqyrė dhe i premtoi se nuk do linte askėnd qė ta lėndonte, as Erikun. Vera do vinte dhe burrat do dilnin si zogjtė, nė ēdo derė dhe nė ēdo dritare do i cicėronin, dhe nėse ajo zhytej nė liqen, bashkė me zanat e tjera, ata do bėheshin rosa dhe do e gjėmonin. Pse tė brengosej qysh kėndej e tutje? Burrat ishin me shumicė dhe ajo do zgjidhte atė qė do i plotėsonte qejfet dhe dėshirat. Nxori njė psherėtimė me atė mendim qesharak tė burrave ushtarė qė rreshtoheshin pėrpara saj, vetėm kur papritmas dėgjoi njė ulėrimė nga dhoma e pritjes; zemra sa nuk i pushoi, gjaku i vajti nė fundin e kėmbėve. “Mami”, thėrriti vajza e shastisur, hodhi napėn nė lavaman dhe doli me vrap nga banja. “Ēfarė ke?”, pyeti ajo tė ėmėn, me t’u futur nė dhomėn e pritjes.

“Ai prapė”, po i fliste e ėma duke drejtuar dorėn qė dridhej nga tryeza. “Dhe njė fundjavė tė lirė qė kishim na i zuri nė fyt”.

“Kush ai?” Destina nuk po kuptonte. Pa dorėn e mamasė qė tregonte nga tavolina dhe zuri telefonin qė dridhej pa zė. Nė ekranin e ndezur tė celularit, shkruhej me shkronja tė mėdha emri i shqiptarit qė kishte rėnė nė dashuri me vajzėn dhe tė cilin zjarri qė i digjte shpirtin, qė nuk merrte kurrė pushime, e shtynte tė mos e linte Destinėn tė qetė, as gjatė fundjavave. Destina e mbajti pak celularin nė dorė, pėrpara mamasė qė i dėrdėlliste nė Spanjisht dhe Anglisht, dhe pastaj vendosi qė ta hapte. Vajza e ēoi celularin drejt veshit, mirėpo Estelita iu hodh si mace dhe ia mori menjėherė nga dora.

“Jo”, i bėrtiti vajzės. “Si ia bėn kėtė gjė vetes?”

“Ēfarė thua moj?”

“Si i lejon njė shqiptari tė tė shkatėrrojė jetėn?” Ndėrsa Estelita pyeste tė bijėn, celulari filloi tė dridhej nė dorėn e saj nga e para. Ajo pa emrin e Erikut dhe e mbylli sėrish.

“Ēfarė bėn? Ma jep t’i flasė”, po i thoshte e bija sakaq.

“Je nė vete moj? Harroje shqiptarin! Nuk ėshtė pėr ty.”

“Ma jep celularin tė thashė”, ngulte kėmbė Destina. “Nuk jam mė e vogėl. Jam njėzetepesė vjeēe”.

“E vogėl je pėr mua dhe qepe!”

“Sill celularin”. Nervat e bėnė Destinėn tė ngulte kėmbė mė shumė. “E di vetė se me kė flas”.

“Jo dhe pikė”, ia ktheu Estelita. “Ky ndyrėsirė nuk do tallet me vajzėn time”.

“Nuk po tallet njeri. Dje erdhi me lule nė dorė dhe mė kėrkoi tė falur. Ishim gjithė ditėn bashkė. Vajtėm tek ai restoranti pėrballė punės tėnde.”

“Ua!” Estelita i ra ballit me pėllėmbė.

“Eh! Ēfarė tė bėjė edhe unė? U rrita tani. U bėra njėzetepesė. Nuk do fshihem gjithė jetėn nga ty”.

Me tė dėgjuar vajzėn e irrituar, mamasė iu skuq fytyra; u pezmatua e tėra dhe u ul nė karrige, duke marrė frymė thellė.

“Je mirė mami?”, Destina e harroi menjėherė celularin dhe Erikun; vajti tė ledhatonte mamanė qė vuante nga zemra.

“Nuk do fshihesh nga mua?” Mamanė e kishin rėnduar fjalėt e vajzės. “Po ē’tė kam bėrė unė qė tė fshihesh nga mua? Nga ai shqiptari i poshtėr duhet tė fshihesh! Ai nuk tė bėri qė tė qaje? Unė jam mamaja jote. Unė punoj dy punė pėr ty. Unė tė rrita dhe tė bėra kaq. Dhe ti mė trembesh mua, nė vend se t’i trembesh shqiptarit? Ai ka gjithė tė kėqiat more t’u bėftė nėna”.

“Po mu soll mirė moj mami. Si t’i them tani, ik zhduku se dje u talla me ty?”

“Po ashtu nuk ta bėri edhe ai? Tė tha se tė donte dhe pastaj u zhduk pėr dy muaj.”

“Po bėnte ca piktura”.

“Po ē’na duhen neve pikturat e shqiptarit? Ai i ka tė gjitha tė kėqiat. Ėshtė shqiptar, ėshtė shurdh, ėshtė edhe piktor. Ai vetėm dhimbje do tė ndjelli. Si t’i besosh kėtij njeriu? Si t’i besosh njė shqiptari? Kėta mbajnė dy gra nė Shqipėri dhe tre dashnore nė Amerikė. E lanė dashnoret e tjera dhe u kujtua pėr ty”.

“Gėnjeshtra me bisht”, pėrsėriti Destina shprehjen qė kishte dėgjuar nga Eriku.

“Nuk janė gėnjeshtra fare”, nguli kėmbė mamaja. “Shko pyet Meganin, po nuk mė besove”, i tha ajo pėr pėrgjegjėsen e vet. “U martua me shqiptarin. Ai e mbajti derisa mori pasaportėn amerikane dhe pastaj e ndau. Nė fund e morėm vesh se kishte grua me fėmijė nė Shqipėri dhe bėri njė martesė tė dytė me atė qė ta sillte nė Amerikė bashkė me kalamajtė”.

“Nuk mė intereson fare”, insistoi vajza. “Eriku nuk ėshtė si shqiptarėt e tjerė dhe ai nuk ka nevojė pėr dokumenta nga unė”.

“Para gjashtė muajsh tė tjera gjėra mė thoshe. Sa shpejt ta prishi mendjen. Oooh, ooh ia bėje”, po tallte mamaja vajzėn qė kishte qarė. “Si ma bėri kėtė mė thoshe, sa herė qė ai lozte me ato laviret nė Fejsbuk”.

“Eh! Muhabete Fejsbuku mė bėn ti mua?” Destinės po i vinte inat me veten tani, pėr faktin se i ishte hapur dikur mamasė.

“Kėshtu tė thosha unė atėhere. Kurse tani po e ndėrron ti pllakėn. Si e le tė tė talli kėshtu? Je nė vete ti? Tė tė bėjė njė shqiptar kėto lojra? Thua se nuk ka mė burra tė tjerė kjo botė. Na ka mbetur vajza nė shtėpi neve dhe do i lutemi shurdhit tė na i marri. Nuk tė deshte atėhere, nuk tė do as tani.”

“Po sa ishim njohur moj mami dhe ai nuk e dinte se ēfarė do bėnte akoma”.

“Oh, e shkreta unė! Ma ka ēmendur vajzėn fare. Na rrofshin vitet e punės neve. Na rrofshin edhe lekėt qė paguam pėr ty. Plotė pesėdhjetė mijė dollarė qė tė shkolloheshe. Edhe nė Amerikė kot erdhėm. Mė mirė tė kishim vajtur nė Shqipėri qė tė na martohej vajza me shqiptar. Hė si thua? Mos duhet tė emigronim nė Shqipėri mė mirė?”

Destinės po i vinte tė qeshte me ironitė e mamasė, megjithatė asaj nuk i pėlqente qė e ėma t’i jepte mėsime. Pėr mė tepėr, vajza nuk e kuptonte pse mamaja i kishte inat shqiptarėt, kur ajo vetė ishte e huaj nė Amerikė. “Mė mirė tė rrije nė Kolombi mami”, i hodhi Destina thumba dhe u bė gati tė ikte, mirėpo e ėma nuk e la.

“Ku shkon? Ku shkon?”, e pyeti vajzėn dy herė dhe me fytyrėn e pėrmalluese e zuri nga krahu qė tė mos ikte. “Ulu aty”, i tregoi ajo karrigen, ku dikur Destina ishte ulur mbi prehrin e Erikut. Mamaja ia nguli vajzės sytė dhe filloi t’i fliste me logjikė. “Ky njeri nuk ėshtė pėr ty. Tė jetė nga tė dojė dhe tė jetė si tė dojė. Mua nuk mė intereson fare. Ti je amerikane, e shkolluar, dhe duhet tė gjesh dikė qė tė pėrshtatet”.

“Jam kolombiane mami”, Destina hapi sytė e mėdhenj si hėnat, tė habitur me nėnėn qė nuk e kuptonte.

“Mė dėgjo kėtu dhe lėri budallallėqet. Kolombianja e leshit”, i tha ajo, ndėrsa Destina ēakėrriti sytė e befasuar. “Ti erdhe foshnje kėtu. Unė jam kolombiane, jo ti. Ti je amerikane dhe duhet tė shikosh jetėn tėnde. Gjej njė amerikan si vetja, me shkollė dhe me njė punė tė mirė. Ti ke bėrė kaq vite shkollė. Sa jam munduar qė tė arrije deri kėtu? Kam punuar kaq vite qė tė shikojmė njė ditė tė lumtur. Jam munduar qė vajza ime mos tė ketė jetėn qė kisha unė nė Kolombi, as fatin tim. Pse tė keqen mami tė hedhėsh nė erė mundimin tim dhe pėrpjekjet e tua pėr njė shqiptar qė nuk tė do? Nuk e shikon qė ai njeri tė do pėr interesin e vet? Do i kesh thėnė patjetėr qė do marrėsh tetėdhjetė mijė dollarė nė vit, sapo tė zėshė punė. Hė, mė shiko nė sy! I the apo nuk i the?”

“Vetėm pesėdhjetė mijė i thashė”, iu rrėfye Destina tani qė ndjehej fajtore.

“E shikon”, i tha mamaja. “Pse pesėdhjetė mijė i janė dukur pak atij? Ai i merr apo nuk i merr njėzetė mijė tek piceria ku punon”.

“Nė spital punon”, ia ktheu Destina.

“Pak na bėhet vonė. Ti nuk do bėshesh si shqiptari dhe pikė. Ka burra dynjaja plotė. Pse tė pleksesh me atė? Ai vetėm dhimbje tė sjellė. Tė la njėherė, apo jo? Shumė mirė e bėri”, mamaja filloi tė bėnte kryqin dhe tė falėnderonte nė Spanjisht, Atin, Birin me kompani, pėr atė fat tė mirė. “Pse t’i lutesh ti tani?”

“Ai po mė lutet mami”, i ėmbėlsoi Destina zėrin dhe sytė mahnitės.

“Sepse ta ka nevojėn. Prandaj i bėn tė gjitha. Por ti s’ke ē’e do njė burrė parazit qė do tė merret gjithė jetėn me piktura. Ty tė duhet njė amerikan i kapur mirė. Gjithė kėta burra njeh, e marrtė e mira. Pse tė merresh me shqiptarin? Me atė pėrgjegjėsin tek puna ēfarė u bė?”

“Cilin pėrgjejgės?” Destina hapi sytė si hėnat, poshtė vetullave si meteorėt.

“Atė syjeshilin”, e sqaroi mamaja. “Marko, nuk the se e kishte emrin? Ti vetė the qė ėshtė mė i bukur dhe mė i sjellshėm sesa Eriku. Tė ēoi njėherė nė njė restorant luksoz, jo nė kėto fastfudet qė tė fut shqiptari. Marko flet edhe Spanjisht, apo jo?”

“Harroje atė”, ia ktheu Destina.

“Pse?” Estelita ēakėrriti sytė e trembur.

“Ėshtė i martuar mami”.

“Po ti nuk the qė ai do e linte gruan pėr ty? Fėmijė nuk kishte. Ē’e do atė surratqenen pėrpara teje ai? Nejse, nuk ka nevojė t’i lutesh. Vajza ime nuk do i lutet askujt. Burrat duhet t’i luten ėngjėllit tim”. Estelita i pėrkėdheli Destinės sė dėshpėruar dorėn mbi trapezari, nė mėnyrė qė ta zbuste. “Nuk e nxjerr vajzėn nė shitje unė. Vajzėn e kam yll dhe duhet t’i lėpijnė kėmbėt tė gjithė”.

“Eh mami! Kanė ikur ato kohė. Burrat janė bėrė homo tani”. Destinės po i vinte pėr tė qarė me atė fatkeqėsi, nė atė qytet tė madh, me burra plotė, por tė gjithė kot.

“Ēfarė thua dhe ti? Burrat pėr ty vdesin. Ėshtė koha e keqe. Tani punojnė tė gjithė dhe prandaj nuk i shikon rrugėve. Edhe ata qė janė rrugėve janė tė papunėt qė i ka vrarė recesioni, por nuk i dua ata unė. Mė mirė hap njė llogari tek ajo faqja e internetit ku ishe atėhere!”

“Po do pesėdhjetė dollarė nė muaj atje”.

“Po le t’i dojė. T’i jep mami tė gjitha. Nuk tė lė me shqiptarin unė”.

“Fillove prapė ti?”, Destina nuk donte tė dėgjonte mė pėr Erikun.

“Nuk tė lė edhe pikė. Tek ajo faqja e lidhjeve regjistrohu qė nesėr! Mė mirė qė ėshtė me lekė. Po tė ishte pa lekė do shkonin kėta lypsarėt dhe emigrantėt. Do gjesh amerikanė plotė atje. Si atėhere kur dole me atė Kevinin nga Manhatani”.

“Ēfarė kujtese tė fortė ke edhe ti aman”. Destinėn e zunė tė qeshurat, me mamanė qė mbante mend muhabete nga e kaluara.

“Ke mbajtur akoma kontakte me tė?”

“Ē’kontakte tė mbajė mė unė me Kevinin?”

“Pse jo? Ai kishte njė punė tė mirė. Edhe ti pėr njė vit e shumta do marrėsh tetėdhjetė mijė nė vit”.

“Eh, tė drejtė ke. I pasur ishte ai. Po ja, mua mu duk pak i shėmtuar”.

“Po le tė ishte. Edhe mua babai jot nė fillim i shėmtuar mu duk. Pastaj e gjetėm muhabetin fjollė. Mė mirė kur e ke burrin mė tė shėmtuar se vetja. Nuk tė tradhton kurrė dhe tė mban nė pėllėmbė tė dorės”.

“Kėto janė pėrralla mami”.

Estelita u bė gati ta kundėrshtonte, mirėpo Destina vazhdoi rrėfimin.

“Por nuk ishte e gjithė puna tek pamja e jashtme. Kevini nuk mė bėnte asnjėherė tė qeshė. Tė gjithė kėta amerikanėt me tė cilėt kam dalur nuk mė bėjnė tė qeshė si Eriku”.

“Po nuk tė bėjnė as tė qashė aman”, i theksoi mamaja. “Mė tė sjellshėm sesa shqiptarėt janė, kanė edhe para”. Sakaq Estelita vuri re sytė si hėnat tė vajzės, tė cilėt tani ishin skuqur nga ngashėrimi dhe ishin veshur me njė shkėlqim nga drita e llambės qė reflektohej mbi lotėt. I erdhi keq kur e kuptoi se vajza e kishte mendjen tek shqiptari, i cili dikur e kishte bėrė tė qeshte, megjithatė deshi tė mos i linte mė asnjė dyshim pėr atė ndyrėsirė. “Investove dy vjet nga jeta jote me shurdhin dhe ai guxoi tė tė gėnjente. Mos ki asnjė pishman! Sa tė dua unė nuk tė do ai. Nuk duhet tė investosh asnjė qindarkė, asnjė sekondė, asnjė buzėqeshje dhe asnjė lot pėr shqiptarin. Iku mori fund ai muhabet. Nė djall vaftė! Investo pėr ndonjė burrė tjetėr. Jep ca lekė tek ajo faqja e takimeve, hidh ca foto tė bukura dhe do gjesh njė tufė me burra. Do zgjedhėsh kė tė duash. Investo me mendje, jo me zemėr...”, vazhdonte t’i fliste mamaja, pa pushim, ndėrsa vuri re se vajza po qante mė shumė dhe po zinte veshėt me dy pėllėmbėt e saj, qė mos ta dėgjonte. “Ēfarė pėsove ti?”, e pyeti mamaja, mirėpo Destina, me veshėt e zėnė dhe sytė e ulur nga tryeza, ishte bėrė tani si Eriku, nuk dėgjonte fare. “Ēfarė pėsove moj?”, e pyeti mamaja dhe njė herė tjetėr. Si e pa se Destina nuk i fliste ajo iu afrua afėr dhe ia hoqi duart nga veshėt. “Me ty po flas”, i thėrriti kėsaj radhe.

Destina, sakaq, nuk duroi mė. Duke qarė u ēua nga karrigja dhe i hodhi mamasė njė shikim tė egėr. “Jo! Nuk po flet me mua. Me ndonjė ufo po flet. Kaq fjalor tė madh ka Anglishtja, po aq tė madh edhe Spanjishtja. Fjalėn investim gjete qė tė pėrdorėsh kur flet pėr Erikun? Dashuria nuk ėshtė investim. Dashuria ofrohet pa kushte”. Destina iku duke qarė nė dhomėn e saj.

“Kjo paska qėnė budallaqe fare”, vazhdoi Estelita, mbrapa kurrizit tė vajzės qė vraponte drejt dhomės. “Tani e mori vesh kjo qė burrat janė investim? Tė gjithė investim jemi. Dėgjove?”, i bėrtiti ajo tė bijės qė ishte mbyllur nė dhomė. “Edhe dashuria investim ėshtė. Edhe zoti”. Me tė mbaruar fjalėn, Estelita u ul e drobitur nė karrige, bėri kryqin dhe i kėrkoi ndjesė Atit, Birit me kompani. Ata ishin familje e mirė katolike dhe nuk duhej, kurrėsesi, tė bėnin blasfemi. “Po nuk mė dėgjon fare kjo vajzė o zot”, fliste Estelita me perėndinė, tani qė nuk ia varte Destina. “I vjen keq pėr shqiptarin kėsaj. Po atij i erdhi keq pėr ato gratė qė la nė Shqipėri? I pyeti ai ato si ndjeheshin kur i hipi avionit? Nuk ka pasur fare thotė kjo budallaqja ime. Si nuk paska pasur ai? Tridhjetė vjeē burrė ėshtė. I hipi avionit pėr interesin e vet dhe tani pret qė t’i dhimbset vajzės time. Si t’iu besosh burrave o zot? Pse nuk mė dėgjon kjo vajza ime? Pse nuk e pėrdor fare mendjen kjo? Do vuajė me kėtė tru qė ka. E do shqiptari mė shumė sesa e dua unė kėtė njeri? E rriti shqiptari kėtė, apo e rrita unė? Kur t’ia shkatėrrojė jetėn ai do vejė mend kjo. Ma ruaj Destinėn o zot! Vetėm kjo mė ka mbetur tani. Mos ia prish jetėn e zot!” Estelitės po i vinte inat me vajzėn qė nuk e kuptonte, por edhe me veten qė i foli tė bijės aq ashpėr. U ēua nga karrigja, deshi t’i kėrkonte tė bijės tė falur. Destina ishte shpresa, drita, ajri dhe ēdo gjė tjetėr qė rrethonte kėtė grua rreth tė pesėdhjetave. Kishte punuar njė jetė pėr tė bijėn dhe nuk duronte dot t’ia lėndonin apo t’i largonin atė buzėqeshje hyjnore me tė cilėn tė ėmėn mbante akoma nė jetė, paēka se ishte e sėmurė me zėmėr. “O zot ē’bėra”, foli Estelita dhe sytė iu mbushėn me lotė, per yllin e saj tė vogėl qė ishte futur nė dhomė e trishtuar. Gruaja vendosi veshin tek dera e tė bijės dhe i trokiti lehtė. “Po vijė brenda unė. Dakord?”, e pyeti vajzėn dhe shtyu kanatin.

Destina, sakaq, ashtu e shtrirė nė krevat, mbante sytė nga tavani, i qėndisur me disa yje, zemra dhe flutura, qė ia kishin bėrė dhuratė kur ishte e vogėl dhe ajo nuk i kishte hyrė mundimit t’i hiqte nga aty, as tani qė ishte bėrė njezetepesė, sepse brenda saj ishte ndjerė gjithmonė e vogėl, por edhe kur ndjehej e madhe ia kishte prapė ėnda pėr tė gjitha, pėr yjet, pėr zemrat, pėr fluturat, nė supin e princit me sytė jeshilė dhe fytyrėn e pastėr si bora, mbi kalin e bardhė nė lėndinėn e gjelbėr, ku xhuxhmaxhuxhėt i piqnin gėshtenja dhe i zienin salep. “Sa bukur”, foli vajza pėr tavanin. “Pse nuk mė lė rehat”, pyeti mamanė qė po i prishte ėndrrat, por e ėma bėri sikur nuk e dėgjoi, ngaqė e donte mė shumė se ēdo gjė tjetėr nė kėtė botė.

“Mė fal”, i pėshpėriti Estelita qysh nga dera e dhomės, teksa tė gjorėn e zunė tė qarat pėr vajzėn e saj tė vetme, njeriun me tė cilin kishte kaluar mbi njėzet vjet nė Amerikė.

Destina, pėr njė ēast i hoqi sytė nga yjet dhe zbukurimet e tjera dhe i ktheu nga mamaja. E pa sesi qante e gjora dhe iu dhimbs nė shpirt. “Mė fal ti mami”, i foli dhe me ndihmėn e bėrrylave ngriti pak shtatin; u drejtua nė gjysmė nga mamaja dhe i bėri shenjė qė ta pėrqafonte.

E ėma pa ēehren e vajzės dhe iu qas me vrull, donte ta pėrqafonte dhe nėse mundej tė hynte brenda atyre syve si hėnat, tė kapej fortė pas bishtave tė tyre dhe tė notonte nė galaksitė e pafundme. “Nuk e pėrsėris mė. Ti je e madhe tani dhe e di vetė se ēfarė duhet tė bėsh. Po ja, unė e shkreta kujtova se ti i kishe kuptuar vetė disa gjėra. Nuk ma priti mendja se nuk i kishe kuptuar. U irritova, nuk e kontrollova dot veten”. Mamaja e kishte zėnė tė bijėn prej qafe, i ledhatonte flokėt me rrica dhe faqet, ashtu siē kishte bėrė dikur Eriku. “Ti e shikon edhe vetė”, i thoshte tė bijės, “nuk mund tė ketė njė dashuri me tė madhe se ajo midis nėnės dhe fėmijės. Tė them tė vėrtetėn as unė nuk i besoja nėnave tė tjera. Ishte dita qė erdhe ti kur drita mbuloi botėn time. Unė u bėra njeri tjetėr. Nuk isha me ajo qė kisha qėnė dikur. Nuk e njihja mė veten. Nuk isha mė Estelita qė njihnin tė gjithė”, i kallėzonte vajzės, tė cilės iu mbushėn sytė me lotė. “Unė isha mamaja e Destinės tani. Tani jeta ime mori njė kuptim. Ti u bėre kuptimi i jetės time. Ty tė mendoja kudo qė shkoja, vetėm pėr ty mė dhimbte zemra. Tani ti u rrite dhe ē’ėshtė e vėrteta jam pak xheloze. Mė kujtohet vetja, mė kujtohet rinia, babai jot, mė kujtohet ēdo gjė. Por besomė tė lutem, unė nuk dua qė ti tė vuash si unė. Unė dua qė ti tė ndriēosh akoma mė shumė. Jetėn tėnde ta jetosh. Njė ditė tė bėhesh edhe ti nėnė. Se ne gratė nė kėtė botė prandaj vimė. Ne vimė pėr t’u bėrė nėna dhe urimi mė i madh pėr ēdo grua ėshtė qė tė jetė nėnė. Nuk ka kėnaqėsi mė tė madhe se tė jesh nėnė, tė krijosh jetė, jetėn ta ruash, tė kujdesesh pėr tė, ta rritėsh, ta trashėgosh nė breza, t’i shėrbesh njerėzimit dhe zotit. E kupton Destina se ēfarė fati ėshtė tė jesh femėr? Do mundeshin kurrė burrat ta shikonin botėn me sytė tonė? Mbajnė ata foshnje nė bark pėr nėntė muaj? E ndjejnė ata jetėn qė krijohet brenda jetės? Kurrėn e kurrės jo! Burrat mendojnė me pantallona. Ne gratė mendojmė me tru dhe me zemėr. Truri dhe zemra jonė janė fėmijėt. Mė kupton se ē’dua tė tė them?”

Destina hapi sytė dhe mblodhi buzėt. Ajo donte tė thoshte po, megjithatė nuk ishte plotėsisht e sigurtė.

“Trashėgimia e jetės ėshtė mė e rėndėsishme sesa lidhja me njė burrė. Eriku mund tė jetė djalė i mirė, t’u soll mirė dikur, por kjo nuk ka mė rėndėsi. Ti je vajzė serioze me moral dhe ajo qė ka rėndėsi pėr ty ėshtė tė sjellėsh jetė nė kėtė botė. Tė sjellėsh fėmijė tė cilėt do tė duan ashtu siē mė do ti mua. Burra ka dynjaja plotė. Vetėm burrat qė nuk do i mungojnė ndonjėherė kėsaj bote. Ēėshtja tani janė fėmijėt. Ata ia japin bukurinė e vėrtetė jetės, jo burrat. Kur ne gratė mbetemi me barrė, burrat na tradhtojnė. Kur plakemi, ata shikojnė vjazat e reja. Burrat janė djaj. Nuk kanė as shpirt dhe as tru. Ata mendojnė vetėm me pantallona dhe prandaj ti nuk do bėhesh vegla e njė burri. Burri do bėhet vegla jote, sepse ti je femėr, ti je nėnė, ti je jeta, ti je e ardhmja. Ti duhet ta zgjedhėsh burrin dhe jo e kundėrta! Zgjidh dikė qė do tė qėndrojė besnik”, vazhdonte Estelita ligjėratėn, teksa gishtat e saj i fuste tek flokėt e zinj tė vajzės. “Zgjidh dikė qė ty dhe fėmijėve tė tu do ju ofrojė siguri. Mos shiko shumė pėr bukuri dhe dashuri. Dashuria dhe bukuria mė e madhe pėr njė nėnė ėshtė fėmija”.

“Tė drejtė ke mami”, i foli Destina, teksa iu mbushėn sytė me lotė. “Po Eriku thotė qė mė do”.

“Nuk ka mė rėndėsi. Ai gėnjen. Burri ka lindur gėnjeshtar nga natyra. Burri ēfarė thotė sot nuk e thotė nesėr. Por edhe nėse e ka me tė vėrtetė, ty nuk tė intereson mė. Ai nuk e mbajti njėherė fjalėn dhe kush ėshtė ndyrėsirė njėherė, ndyrėsirė mbetet pėrherė”.

“Jo mami”, nguli kėmbė vajza me tė butė. “Eriku mė do me tė vėrtetė”.

“Po le tė tė dojė. Kush burrė nuk do binte nė dashuri me ty? Pak rėndėsi ka tani. Ai ėshtė shurdh dhe ti duhet tė mendosh fėmijėt e tu. Do doje ti qė tė dalin fėmijėt shurdhė?”

“Nuk ėshtė shurdh mami. Ka pak problem me dėgjimin”.

“Sido qė tė jetė. Njė shqiptar qė nuk komunikon mirė nė Anglisht dhe mė shumė pikturon sesa punon, vetėm probleme do tė sjelli ty edhe fėmijėve tė tu. Ti the se dashuria nuk ka kushte. E ke gabim, vajzė. Dashuria ka njė kusht tė madh. Burri duhet ta bėjė femrėn e lumtur. Do ishe ti ndonjėherė e lumtur me Erikun?”

Destinės po i rridhnin lotėt me ato fjalė, asaj po i vinte keq pėr Erikun, megjithatė brenda vetes e dinte se mamaja po i thoshte tė drejtėn; Eriku ishte ai qė pasioni pėr femrėn e kishte bėrė qė tė mos shikonte realitetin e gjėrave. “Tė drejtė ke mami. Nuk tė kundėrshtojė dot. Po ja, mua tė shkretės mė vjen keq qė t’ia them muhabetin troē. Ai do lėndohet mami”.

“Po le tė lėndohet fundja. Nė kėtė jetė lėndimi dhe dhimbja janė bekim. Po ato vajzat qė ka lėnė ai nuk janė lėnduar?”

“Mirė e ke”, i foli Destina, duke varur turinjtė, me zėrin qė dridhej. “Po mua mė vjen keq prapė pėr tė gjorin”.

“Hė se nuk e gjen gjė shqiptarin”.

“Po sikur tė sėmuret moj mami?”

“Do e marrim vesh nė Fejsbuk”, iu pėrgjigj e ėma.

“Po sikur tė vdesi?”

“Ua, avash ti!”

“Jo me tė vėrtetė e kam”. Destinės i puliteshin qepallat nga ngashėrimi pėr Erikun. “Po sikur vėrtet tė vdesi?”

Mamasė iu mbushėn pak sytė me lotė, edhe asaj i kishte vdekur burri, megjithatė u bė sėrish e fortė, ashtu siē duhet tė ishte ēdo nėnė. “Jetėn dhe vdekjen”, do i thoshte vajzės, “e jep vetėm perėndia. Ne nuk ndėrhymė dot nė punėt e tij. Mund ta ketė radhėn Eriku, mund ta ketė dikush tjetėr. Mė kupton ēfarė dua tė them?”

“Mos fol ashtu mami!” Destina filloi tė qante dhe ta shtrėngonte mamanė me sa fuqi.

“Ne nuk hymė dot nė punėt e zotit dhe as nė mendjet e burrave. Ne jemi nėna dhe ne duam siguri pėr fėmijėt tanė”.

“E di mami, por Eriku po mė dhimbset. Nuk e shikon njeri me sy tė shkretin”.

“Eh, ka shqiptarė plotė Amerika. Do dali edhe njė pėr tė”.

“Po dashuri? Ai ka nevojė pėr dashuri?”

“Ka budallaēka plotė qė duan tė pikturohen lakuriq. Piktor ėshtė, do gjejė ndonjė. Po ē’tė duhet ty fundja? Ai t’u soll keq dhe nuk ia vlen qė t’ia hedhėsh mė sytė. Po tė kishte njė punė tė mirė, ose tė mos ishte shurdh, edhe e falje, se do mendoje sigurinė qė tė ofron. Por nuk besoj se ke me tė vėrtetė qė tė falėsh njė shurdh shqiptar pėr dhimbjen qė tė shkaktoi? Hė! Mė shiko nė sy!”

Destina i nguli sytė mamasė, pėr njė ēast, dhe nuk po merrte dot vendimin nėse duhej ta falte shqiptarin shurdh dhe piktor.

“Mos mė thuaj se do rrezikosh jetėn dhe tė ardhmen tėnde thjesht pėr bamirėsi dhe mėshirė. Mė dėgjon?”, mamaja drejtoi shtatin dhe liroi duart me tė cilat kishte pėrqafuar mė parė Destinėn. Ajo tani rrinte e ulur dhe me vėshtrimin e kthyer majtas shikonte Destinėn qė mbėshteste kokėn mbi pėllėmbėn e majtė dhe e cila, e zhytur nė hulumtim, sytė e saj do i drejtonte nga dera e dhomės. E priti pak se mos vajza po i jepte pėrgjigje dhe si e pa se ajo nuk e begenisi, zuri t’i fliste sėrish. “Mė shiko nė sy tė lutem!”

Destina i ktheu sytė nga e ėma, e cila me dorėn e saj e shkundi nga supi.

“Ti e di se sa tė dua unė, apo jo? Ti e di qė unė do bėja gjithēka pėr ty.”

“Po”, pėshpėriti Destina.

“Shumė mirė”, i foli e ėma. “Nėse ti e do vėrtet kėtė djalė, unė do e qepja gojėn dhe do ju lija tė lirė. Por unė nuk besoj se ti e do atė. Njeriu mund t’i fali gabimet dikujt qė e dashuron vėrtet. Por kurrėn e kurrės nuk mund tė fali dikė qė nuk e do. Aq mė tepėr kur ky njeri nuk tė ofron asnjė siguri ty dhe fėmijėve tė tu. Pse tė fusėsh veten kot nė bela pėr dikė qė vetėm telashe do tė sjelli? Pse tė shkatėrrosh jetėn vetėm sepse pate njė simpati pėr dikė qė dikur t’u soll mirė? Tė drejtė nuk kam?”

Destina vėshtronte Estelitėn dhe heshtte.

“Ai t’u soll dikur mirė. Ishte pak mė simpatik se tė tjerėt qė ti njihje. Por ky muhabet zgjati shumė dhe ne ia njojtėm surratin mė mirė. Ti pėr atė njeri tani nuk ndjen dashuri. Ti bėrė ēfarė bėre me tė sepse nuk t’u dha mundėsi tjetėr. Vitet kaluan, ti ece pėrpara, kurse ai mbeti nė vend. Nuk besoj se e ke seriozisht qė t’i rrish besnike dikujt qė nuk e dashurove kurrė?”

“Nuk e di mami”, fliste Destina, disi e trembur.

“Mos mė thuaj nuk e di! E do apo nuk e do atė njeri?”

“Kam simpati. Dashuria vjen mė vonė”.

“Eh! Fillove lojrat ti? Dashuria mė vonė mund tė vijė pėr cilindo. Ti pėr kėtė njeri ndjen veē simpati dhe mėshirė”.

“Mbase!”


“E shikon”, foli e ėma dhe menjėherė nxori njė psherėtimė, nė menyrė qė t’i ikte ai ankth, i cili pėr kaq orė i ngushtonte gjoksin. “E dija qė ti kėmbėngulje vetėm nga inati im. Unė tė premtojė se nuk do ndėrhyjė mė nė punėt e tua. Unė thjesht tė kam si diellin dhe nuk dua qė vajza ime tė mbetet peng i disa premtimeve tė shkuara me njė njeri qė nuk ia vlen. Edhe atij mė mirė do i bėhet tani. Dėrgoi njė mesazh”, do i thoshte e ėma, por pastaj ndėrroi menjėherė mendje. “Jo! Jo! Jo mesazh! Dėrgoi njė imeil mė mirė, qė tė duket diēka e ftohtė dhe formale. Thuaja troē qė nuk e do. Liroje edhe atė tė shkretin! Tė gjejė ndonje shurdhe mė mirė, ose ndonjė nga ato budallaēkat qė biejnė nė sevda me piktorėt”.

“Mos fol ashtu aman! Haha”, Destina u zgėrhdie me tė fortat e mamasė.

“Po ēfarė tė them mė unė e shkreta? Mė plasi shpirti kėtu dhe dy vjet. T’i thoshe qė nuk e doje dhe puna do mbaronte me kohė. Kishe frikė ti se nuk gjeje burrė tjetėr. Sa tė fillosh punė vitin tjetėr, tė shikosh sa dhėndurė do dalin. Do zgjedhėsh kė tė duash ti”. Estelita po i shkulte faqet tė bijes me pėrkėdheli. Ajo filloi tė falėnderonte Atin, Birin me kompani, qė mė nė fund vajza i hapi zemrėn. “Nuk ta marrė mė telefonin si sot. Fol me kė tė duash! Dil me sa amerikanė tė duash! Unė thjesht nuk doja qė ylli im tė shkatėrronte jetėn e vet me shqiptarin”.

“Mirė mami. Faleminderit! Ti je nėna mė e mirė nė botė.”

“Pėr dritėn time i bėj tė gjitha. Edhe vetė do tretem pėr ty”.

“Mos fol ashtu”, vajza u pėrlot dhe tė ėmėn zuri nga qafa.

Filluan tė puthnin njėra tjetra, sepse tė hėnėn i priste puna dhe shkolla, dhe qė tė ishin gati tė hėnėn duhet tė putheshin nė fundjavė. Jeta nė Nju Jork do tė vazhdonte, e madhja do lodhte trupin, e vogla mendjen, kurse shqiptarin nuk do e begenisnin mė. Nėse ndonjėherė do iu bėhej vonė pėr tė dhe do pyesnin nėse ai ishte gjallė apo kishte vdekur, ato do kontrollonin faqen e tij nė Fejsbuk.

“Fli tani”, i foli mamaja, mirėpo e vogla u duk e hutuar.

“Mė iku gjumi. Mos ke njė tabletė gjumi aty?”

“Pėr yllin tim i kam tė gjitha”. Mamaja u fut nė kuzhinė, bėri ca zhurma tė vogla dhe mbas tre minutash u kthye nė dhomėn e vajzės. “Tė solla edhe ujė me limon. Ashtu siē e ke qejf ti”.

“Rrofsh mami”.

“Ēoje pak kokėn se mos mbytesh”, i foli Estelita dhe iu afrua pranė krevatit.

Vajza hapi gojėn, pėrtypi ilaēin dhe ujin qė i dha mamaja. I dhuroi tė ėmės edhe njė puthje tjetėr, meqėnėse ishte fundjavė; pastaj u shtri.

Estelita pa yllin e saj edhe njė herė tė fundit, pastaj fiku dritėn dhe tėrhoqi derėn ngadalė.

Me tė dėgjuar mamanė qė doli, Destina hapi sytė e mėdhenj si hėnat, drejt yjeve dhe zemrave fosforike tė tavanit. Asaj po i merrej mendja, gjithė dhoma po i vinte vėrdallė. Megjithatė arriti tė mendonte edhe njė herė tė fundit djalin qė e kishte pritur nė shi dhe si kalama i kishte folur duke u qaravitur. Pak nga trullosja, pak nga fjalėt e mamasė, Destina vendosi se nuk do e sillte mė ndėrmend shqiptarin. “Nuk e dua”, foli ajo pėrēart pėr Erikun. “Si tė falė dikė qė nuk e dashurova vėrtet?”, i bėri ajo pyetjen vetes dhe mbylli menjėherė sytė. Pa kaluar pesė minuta, tableta e kishte bėrė efektin e vet dhe vajza ishte zhytur nė njė gjumė tė rėndė, nga ai pa ėndrra, pa frika, pa vegime, pa dhimbje dhe pa dashuriēka.